Category: Showbiz

  • E kam gjetur djalin, por ai do që ta …! Elton Iliriani në lot: Parashqevia u tmerrua kur se pa se çfarë po flasin shqiptarët, kam frikë se

    E kam gjetur djalin, por ai do që ta …! Elton Iliriani në lot: Parashqevia u tmerrua kur se pa se çfarë po flasin shqiptarët, kam frikë se

    Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku.

    Përpara pak ditësh me anë të një posti në rrjetin e tij social, Ilirjani ndau për herë të parë një foto duke u përqafuar me Simakun dhe që prej atij takimi, ai tashmë ka marrë nën krahët e tij artisten e mirënjohur.

    Në pamundësi të një lidhje telefonike me emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, Elton Ilirjani arriti të dërgonte disa mesazhe zanore, ku shprehu emocionet e tij për këtë ngjarje dhe ndjesitë e Parashqevisë nga ky ndryshim i papritur në jetën e saj.

    Edhe për ne dëgjuesit ishin disa minuta shumë të trishta, ku edhe vetë Ilirjani dhe moderatorët në studio janë përlotur.

    Mesazhi i tij zanor vijon si më poshtë:

    Elona e dashur, kemi kaluar tri ditë shumë të vështira. Dy netë pa gjumë. Sot që arrita të fle pak, ajo ka pasur krizë. Nuk duhet të kishte dëgjuar asgjë nga këto që foli Osman Mula e shokë. Nuk e di domethënë. Është keq. Nuk pranon. Po qan. Kam frikë se do të na iki prapë. Jam shumë i trishtuar. Nuk di çfarë të bëj.

    Nuk janë çështje lekësh. Është çështja që ajo do djalin. Djali s’do ta takojë. Nuk e di. Është një tragjedi e madhe. Nuk e di pse u gjenda këtu në mes të gjithë kësaj. S’di si të sillem. S’di çfarë të bëj. Thjesht i lutem Zotit që ajo të mos iki./TAR

    Top Channel

  • Heidi Baçi rikthehet në Shqipëri, i besohet moderimi i “Big Brother VIP Fan Club”

    Heidi Baçi rikthehet në Shqipëri, i besohet moderimi i “Big Brother VIP Fan Club”

    Heidi Baçi, ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP 3” do të rikthehet sërish në Shqipëri. Shkak i rikthimi nuk është më ish partneri i saj Romeo Veshaj, por puna si moderatore në “Big Brother VIP Fan Club”.

    Pak kohë më parë Heidi njoftoi se do të largohej nga emisioni “Goca dhe Gra” për t’iu përkushtuar më shumë vetes në një periudhë jo shumë komode për të. Ajo sqaroi se arsyet e largimit ishin personale dhe se kërkonte të rigjente veten. Tashmë mesa duket kjo periudhë e keqe për të i përket së shkuarës.

    Deri më tani është konfirmuar fakti se Big Brother Albania VIP 4 do të nisë më 21 dhjetor. Megjithatë lista e banorëve pjesëmarrës të këtij viti nuk është bërë ende zyrtare nga Top Channel, këto janë disa nga emrat që po përflitet se do jenë pjesë e BBVA4.Këngëtarja e njohur Anila Mimani, aktori i “Portokallisë” Akil Varfi si dhe ish-bashkëshortja e Ledri Vulës, influencerja Sara Hoxha. Gjithashtu një emër që tashmë dihet është ai i futbollistit shqiptar Eros Grezda.

  • Një ish banore…! Zbulohet kush do të prezantojë “Big Brother VIP Fan Club”

    Një ish banore…! Zbulohet kush do të prezantojë “Big Brother VIP Fan Club”

    Publiku po pret me padurim nisjen e spektaklit të madh të “Big Brother VIP”, më 21 dhjetor

    Shumë pak ditë na ndajnë nga nisja e spektaklit më madhështor në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

    Ndërsa përgatitjeve po u vjen fundi, është zbuluar se kush do ta moderojë “Big Brother VIP Fan Club”. Do të jetë ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Heidi Baci që do të prezantojë programin dedikuar tërësisht detajeve dhe dinamikave të “Big Brother VIP 4” që do të diskutohen nga opinionistë të ftuar në studio.Publiku po pret me padurim nisjen e spektaklit të madh të “Big Brother VIP”, më 21 dhjetor, i cili kësaj radhe do të vijë me ndryshime. Përveç banorëve VIP, pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe njerëz të thjeshtë, të cilët dëshirojnë që të ndajnë historitë e tyre.

    Gjithashtu publiku ka nisur edhe me hamendësimet se kush mund të jenë personazhet e njohur që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri e që do të ndiqen 24/24 në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb.

    Vetëm pak ditë më parë, u bënë publike dhe emrat e opinionistëve të cilët do të jenë këtë edicion në ekranin e Top Channel.

    Arbër Hajdari kthehet për të katërtin vit radhazi në poltronin e opinionistit dhe risia këtë herë është Neda Balluku, së cilës po ashtu i besohet ky rol i rëndësishëm.

    Megjithatë, do të na duhet të presim edhe fare pak ditë për të zbuluar gjithçka…

  • Parashqevi Simaku falenderon shqiptarët: Është lehtë të gjykosh kur nuk e di çfarë ka kaluar njeriu

    Parashqevi Simaku falenderon shqiptarët: Është lehtë të gjykosh kur nuk e di çfarë ka kaluar njeriu

    Këngëtarja e dashur Parashqevi Simaku ka reaguar për herë të parë, ku ka falenderuar të gjithë shqiptarët për mbështetjen e dhuruar. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Parashqevi Simaku shprehet se është emocionuar nga mbështetja e madhe që ka marrë nga të gjithë njerëzit, ku dhe premton se do të rikthehet sërish në muzikë. Po ashtu, ajo ka një fjalë dhe për personat që e kanë paragjykuar, ku është shprehur se është e lehtë të gjykosh, kur nuk e di se çfarë ka kaluar një njeri.
    “Të dashur shqiptarë,

    Dua të filloj me një falënderim të madh për gjithë ju që më keni mbështetur dhe më keni treguar dashurinë tuaj në momentin kur papritmas u shfaqa në një nga televizionet e Amerikës. Kam mbetur e befasuar dhe pa frymë nga të gjitha komentet dhe dashurinë që më keni dhënë, si dhe nga interesimi i madh për të më ndihmuar. Ka pasur edhe paragjykime, por është e lehtë të gjykosh kur nuk e di se çfarë ka kaluar një njeri.Në veçanti, dua të falënderoj publikisht Elton Ilirianin, i cili më ka dhuruar aq shumë dashuri. Do të jem mirënjohëse për gjithë jetën për atë që ka bërë, sepse nga dje më ka ndryshuar krejtësisht jetën time!Ju premtoj publikisht që do të kthehem më fuqishëm në muzikë dhe do të këndojmë së bashku këngët e mia më të dashura!Në fund, dua t’ju informoj se kjo është llogaria e vetme e vërtetë në Facebook që kam, dhe herë pas here do të komunikoj me ju, shqiptarët e mi.Ju falenderoj me gjithë zemër dhe do të jem mirënjohëse deri në frymën e fundit!”, shkruan këngëtarja.Parashqevi Simaku ishte zhdukur prej vitesh. Figura e këngëtares së njohur u rikthye sërish në vëmendjen e publikut pasi një video e transmetuar nga televizioni amerikan “Abc 7”, ka tronditur rrjetin. Në pamjet e rrjeteve sociale shihet Parashqevi Simaku e cila merr ndihma si e pastrehë.

  • “Më ra qielli mbi kokë”, Xuxi rrëfen varësinë nga dr*ga e takimin pas 29 vitesh me vajzën

    “Më ra qielli mbi kokë”, Xuxi rrëfen varësinë nga dr*ga e takimin pas 29 vitesh me vajzën

    Naim Bunjaku apo ndryshe, Xuxi ka rrëfyer për publikun jetën e tij të vështirë në Big Brother VIP Kosova 3.

    Ai ka treguar për vështirësitë që ka hasur në jetë, nisur nga takimi me vajzën pas 29 vitesh e deri te rehabilitimi nga droga.

    Këngëtari i njohur ka folur po ashtu për vajzën e tij tjetër që vuante nga meningjiti bakterial, si një gjë shumë të vështirë.

    Ai ka zbuluar se ishte i varur nga droga për shumë kohë dhe se ka qenë për rehabilitim në Turqi.

    Kam pasur një fëmijëri shumë të bukur. Nuk më ka munguar asnjëherë asgjë. Kur mbusha 18 vjeç përfundova shkollën e mesme, kam ndjekur dy vite si gazetar dhe pastaj është dashur të shkoj në shërbim ushtarak në ish shtetin e Jugosllavisë dhe kur jam kthyer për hatër të prindërve kam zgjedhur juridikun.

    Pastaj më është ngushtuar liria ime, atëherë është dashur të shkoj në Gjermani të qëndroj deri në vitin 1997. Kanë qenë vite të vështira për mua sepse kam qenë i vetmuar, larg familjes. Më mungojnë prindërit, për pak ditë kam edhe përvjetorin e nënës tani bën pesë vite dhe më dhemb që nuk kam qenë aty në momentet e fundit të saj. Nëna është e shenjtë.

    Gjithmonë më dhemb që nuk kam qenë atë ditë aty.

    Spontanisht ka ndodhur njohja ime me ish gruan time në Gjermani, jemi martuar në vitin ’92 dhe Kiara, vajza ime lindi më 6 tetor të vitit 1993. Pas ardhjes në jetë të Kiarës, raportet e mia me të ndryshuan rrënjësisht. Fatkeqësisht e kam lënë vajzën time tre muajshe.

    E di që shokët e mi më thoshin pse nuk shkon ta takosh vajzën, por unë kur jam kthyer nuk kam pasur të drejtë të kthehem në atë shtet për dhjetë vite.

    Më është dashur të pres 29 vite për ta takuar Kiarën. Kur e kam kontaktuar në Instagram për herë të parë i kam shkruajtur që jam babai biologjik Naimi, pas pak më erdhi mesazhi që është gëzuar shumë. Kur kam dalë nuk e kam ditur se si të reagoj e kam pyetur nëse mund të përqafoj. Ka qenë një nga momentet më të bukura të jetës time sepse kam pasur shumë mall. Më ka hidhëruar shumë në fund se ka insistuar se nuk do të ketë fëmijë se është sklerozë të shumëfishtë, nuk mundet se rrezikon jetën e vetë. Është e vështirë kur të thotë se nga unë nuk mund të bësh fëmijë asnjëherë.

    Kur jam kthyer, Ardiana gruaja ime dhe Bardhi, çuni im e ka ditur për Kiarën, por Sumeja nuk e ka ditur sepse e kemi pasur të vështirë të ia tregojmë për një problemi që ka Sumeja, për Sumejën ka qenë shok sepse nuk ka mundur të besoj që në atë moshë 16 vjeçe nuk e di që ka një motër.

    Sumeja ka lindur në vitin 2006 dhe ka qenë një gëzim shumë i madh. E kanë kuptuar që është me meningjit bakterial, në 11 muajshe e kam kuptuar se është e shurdhër në dy veshët e saj. Ka qenë momenti më i vështirë në jetë. Më ra qielli mbi kokë. Gjithë jetën ka qenë luftëtare. Në moshën tre vjeç e gjysmë për herë të parë ka dëgjuar, reagimi i saj ka qenë i jashtëzakonshëm. Me shumë punë sakrificë, për mua nuk ka pasur rëndësi pasuria vetëm që Sumeja të jetë e barabartë.

    Falë Zotit gjithë atë që kam pasur e kam shkrirë për shëndetin e Sumejës. Prindi bën për fëmijët gjithçka në jetë. Sumeja është sot 18 vjeçe, një vajzë shumë e bukur. Nëse mund të jem krenar për diçka është familja ime. Zoti më ka dhënë dashurinë më të madhe në jetë, Ardianën.

    Unë kam pasur problemet e mia me drogë dhe kam qenë i varur për disa vite, deri në 2000 kur babai im i ndjerë unë kam shkuar në Turqi në rehabilitim.

    Jam njeri i rilindur. Unë këtu nuk kam hyrë për të më njohur njerëzit, fama nuk më ka munguar. Çmimi i madh mund të bëjë shumë ndryshim në jetën e familjes time.

  • Vin Veli sërish baba, zbulohet partnerja

    Vin Veli sërish baba, zbulohet partnerja

    DJ i njohur Vin Veli është duke pritur fëmijën e tij të dytë. Lajmi vjen pas disa muajsh spekulimesh lidhur me jetën e tij private. Një nga postimet e tij në rrjetet sociale, ku shfaqte një foto me një vajzë të panjohur, ngjalli dyshime për një lidhje të re dashurie.

    Vajza që kishte tërhequr vëmendjen ishte Karolina Gasiunaite, e cila në një postim të saj në Milano e kishte etiketuar Vin Velin.

    Duke hedhur dritë mbi marrëdhënien e tyre, DJ Vin Veli ka shpërndarë kohët e fundit një foto ku ai dhe Karolina shihen së bashku, duke festuar ditëlindjen e saj, ndërkohë që ajo shihet me barkun e rrumbullakosur. Kjo ka bërë të mundur konfirmimin e lajmit, pasi Karolina ka shpërndarë po ashtu disa imazhe në profilin e saj, duke i treguar fansave barkun e saj të rrumbullakosur.

  • Hapet “GoFundMe” për Parashqevi Simakun, ja shifra që synohet dhe sa janë mbledhur deri tani!

    Hapet “GoFundMe” për Parashqevi Simakun, ja shifra që synohet dhe sa janë mbledhur deri tani!

    Një llogari për mbledhjen e fondeve për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Parashqevi Simaku është hapur në GoFundMe.

    Mbledhja e fondeve është nisur nga sipërmarrësi Elton Ilirjani, i cili ka vendosur si qëllim një shifër të konsiderueshme por të nevojshme për të siguruar një rikthim të qëndrueshëm në këngëtares shqiptare nga rruga në jetën normale.

    Synimi është mbledhja e 1 milionë dollarëve. Ja mesazhi i Ilirjanit për këtë organizim:

    Unë quhem Elton Ilirjani, një sipërmarrës ndërkombëtar dhe model ne fushën e modes me banim në New York City, Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

    E krijova këtë iniciativë për mbledhje fondesh sepse u frymëzova dhe u preka thellësisht nga historia dhe arritjet jashtëzakonisht të suksesshme artistike të zonjës Parashqevi Simaku (Nolfe) – këngëtarja jonë Diva shqiptare – per arsye të situatës dhe gjendjes së saj të vështire aktuale.

    Kontributi i saj artistik në kulturën dhe muzikën shqiptare – tradicionale dhe bashkëkohore – veçanërisht në vitet 1980 dhe 1990 ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtimet e shqiptarëve, të cilët u rritën duke shijuar këngët e saj (zërin melodioz) që ajo i interpretoi në mënyrë kaq të mrekullueshme.

    Sot është momenti ynë qe t’i tregojmë Divës tonë kujdesin, dashurinë, respektin dhe admirimin maksimal për kontributin e saj të pamasë në kulturën dhe muzikën shqiptare në përgjithësi.

    Unë mund t’ju siguroj absolutisht se çdo qindarkë që do të mblidhet përmes kësaj fushate për mbledhjen e fondeve do të menaxhohet siç duhet dhe do të shkojë vetëm për mirëqenien, interesin dhe prosperitetin e saj, në mënyrë që të përpiqemi sa më shumë që të jetë e mundur për t’i rikthyer zonjës Simaku dinjitetin, respektin dhe admirimin që ne kemi si komb ndaj saj.

    Në emër të zonjës Simaku, ju falënderoj të gjithëve për mendimet dhe urimet tuaja, dhe çdo kontribut financiar që mund të ofroni.

    Sinqerisht,

    Elton Ilirjani

  • Dhunohet ish-bashkëshorti i Rudina Dembacaj, përfundon te trauma-shkak deklaratat ndaj saj?

    Dhunohet ish-bashkëshorti i Rudina Dembacaj, përfundon te trauma-shkak deklaratat ndaj saj?

    Një lajm i “Ilirianews.al” po bën bujë në rrjet ditën e sotme, ku thuhet se Aleksandër Varfaj, i njohur për publikun shqiptar si ish-bashkëshorti i Rudina Dembacaj, ka përfunduar orët e para të mëngjesit në spitalin e traumës.

    Sipas burimit, Varfaj është paraqitur në ambjentet e spitalit i dhunuar dhe i shoqëruar nga forcat e policisë.

    Kujtojmë se prej vitesh tashmë, Aleksi dhe ish-bashkëshotja e tij, Rudina Dembacaj janë në konflikt pas divorcit dhe janë përballur edhe në dyert e gjykatës.

    Nuk dihet nëse konflikti i divorcit ka lidhje me dhunimin e Aleksandër Varfaj.

  • “Sharlatan që ka pesë lekë, turp” – Robert Aliaj shpërthen ndaj biznesmenit që ndihmoi Parashqevi Simakun: Ne të japim bukë e të …

    “Sharlatan që ka pesë lekë, turp” – Robert Aliaj shpërthen ndaj biznesmenit që ndihmoi Parashqevi Simakun: Ne të japim bukë e të …

    Artisti Robert Aliaj është shprehur i revoltuar për mënyrën se si është trajtuar çështja e këngëtares, Parashqevi Simaku, e cila u shfaq në një video e pastrehë, duke marrë ndihma nga fëmijët amerikan.

    Në një lidhje direkte me Skype për emisionin “Open”, Aliaj shpërtheu ndaj biznesmenit Elton Ilirjani, i cili pasi pa videon e Parashqevisë shkoi e mori nga rruga ku ajo qëndronte dhe e strehoi në një hotel në Nju Jork.

    Ai filmoi çdo moment me Parashqevinë, duke përfshirë darkën që konsumuan bashkë në hotel dhe momentin kur i dhuron një unazë diamanti.

    Për këtë Robert Aliaj tha se është gjest i turpshëm nga ana e biznesmenit. Ai tha se biznesmeni po shfrytëzon çështjen e Simakut për të bërë spektakël dhe për të marrë klikime.

    “Mënyra se si u përdhunua Parshqevia këtë radhë dhe pastaj me qershinë mbi tortën e mishërimit që ishte dreka që i filmoi çdo cap që i dha. Me naivitetin Parashqevia gëzoi dhe këndoi në atë tavolinë të mëshirëshume, ne të japim bukë dhe të filmojmë çdo sekondë. Është shumë turp. Sharlatan që ka pesë lekë që të jep bukë, e kuptoni çfarë turpi është? Ai po bën spektakël”, tha Aliaj.

    Aliaj u shpreh kundër publikimit të videos së Simakut. Sipas tij diçka e tillë është imorale dhe kundër etikës.

    Robert Aliaj: Video më la një shije shumë e hidhur shumë e keqe, por ajo që pasoi akoma ishte më e tmerrshme. Mënyra se si u soll dhunshëm ajo në peizazhin mediatik, mënyra se si u abuzua dhe se si u mëshirua, ne jemi popull që e shesim mëshirën si vlerë.

    Ajo video nuk ishte e transmetueshme, imoralitet tërësor. Flasim me terma të ekzagjeruar, skandalozë. Mënyra se si u përdhunua Parshqevia këtë radhë dhe pastaj me qershinë mbi tortën e mishërimit që ishte dreka që i filmoi çdo çap që i dha. Me naivitetin Parashqevia gëzoi dhe këndoi në atë tavolinë të mëshirueshme, ne të japim bukë dhe të filmojmë çdo sekondë. Është shumë turp. Sharlatan që ka pesë lekë që të jep bukë, e kuptoni çfarë turpi është? Ai po bën spektakël.

  • “Parashqevia nuk është idhulli im” – Godole: Ka vazhduar t’i këndojë Partisë edhe pas viteve ’90! Enveri dhe Nexhmija u larguan nga kjo botë, por…

    “Parashqevia nuk është idhulli im” – Godole: Ka vazhduar t’i këndojë Partisë edhe pas viteve ’90! Enveri dhe Nexhmija u larguan nga kjo botë, por…

    Pedagogia, Jonila Godole, ka bërë një postim në rrjetin social Facebook, ku komenton rastin e këngëtares shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila mori vëmendjen e gjithë publikut shqiptar për shkak të ndryshimit të saj rrënjësor, nga artiste në një grua të pastrehë në mes në Nju Jorkut.

    Jonila Godole paraqet një këndvështrim ndryshe nga shumica. Ajo thotë se ndjesia e parë e saj për Parashqevinë ishte keqardhja.

    “Kam ndjekur zhurmën mediatike këto ditë për Parashqevinë. Ndjesia e parë që pata ishte keqardhja. Si grua, nënë dhe njeri, uroj të rehabilitohet dhe të jetë mirë”, shkruan Godole.

    Por pedagogia thotë se Parashqevia nuk është idhulli i saj, pasi ajo e lidh me komunizmin.

    Godole thotë se Simaku mori famë në një regjim që nuk investonte për talentin nëse nuk kishe biografinë dhe qëndrimin e duhur ndaj partisë. Dhe ajo sipas Godoles i ka pasur të dyja.

    “Ne, si popull, historikisht i falemi idhujve të rremë. Nuk pyesim kurrë se çfarë i kanë dhënë këta idhuj shoqërisë, përveçse çfarë i kanë marrë. Parashqevia mund të vazhdojë të jetë idhulli i gjithkujt, por nuk është idhulli im. Enveri dhe Nexhmija u larguan nga kjo botë, por nuk largokan dot nga mendja dhe zemra adhuruesve të tyre, qoftë edhe nga maja e Amerikës”, shkruan Godole.

    Postimi i plotë nga Jonila Godole në Facebook:

    Kam ndjekur zhurmën mediatike këto ditë për Parashqevinë. Ndjesia e parë që pata ishte keqardhja. Si grua, nënë dhe njeri, uroj të rehabilitohet dhe të jetë mirë.

    Ndjesia e dytë lidhej me kontributin e saj në shoqëri, e rritur dhe e kultivuar nga një regjim që e ngjiti në majat më të larta duke i mundësuar suksesin dhe adhurimin.

    Së treti, kërkova pak, të dija se si kjo grua mendon, ç’reflektim ka pasur gjithë këto vite që jeton jashtë vendit për të shkuarën, të tashmen… Dhe pasi lexova postimet e saj, kuptova se Parashqevia, si para vitit 1990 ashtu edhe pas tij, ka vazhduar t’i këndojë partisë, dikur në Pallatin e Kongreseve, e më vonë në Facebook e gjetkë.

    Parashqevia simbolikisht ka qenë kolona zanore e brezit tim, në një periudhë liberalizimi diku nga fundi i viteve 1980. Mori famë në një regjim që nuk investonte për talentin nëse nuk kishe biografinë dhe qëndrimin e duhur ndaj partisë. Dhe ajo siç duket i ka pasur të dyja. Ne, si popull, historikisht i falemi idhujve të rremë.

    Nuk pyesim kurrë se çfarë i kanë dhënë këta idhuj shoqërisë, përveçse çfarë i kanë marrë. Parashqevia mund të vazhdojë të jetë idhulli i gjithkujt, por nuk është idhulli im. Enveri dhe Nexhmija u larguan nga kjo botë, por nuk largokan dot nga mendja dhe zemra adhuruesve të tyre, qoftë edhe nga maja e Amerikës.