Category: Showbiz

  • “Parashqevia nuk është idhulli im” – Godole: Ka vazhduar t’i këndojë Partisë edhe pas viteve ’90! Enveri dhe Nexhmija u larguan nga kjo botë, por…

    “Parashqevia nuk është idhulli im” – Godole: Ka vazhduar t’i këndojë Partisë edhe pas viteve ’90! Enveri dhe Nexhmija u larguan nga kjo botë, por…

    Pedagogia, Jonila Godole, ka bërë një postim në rrjetin social Facebook, ku komenton rastin e këngëtares shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila mori vëmendjen e gjithë publikut shqiptar për shkak të ndryshimit të saj rrënjësor, nga artiste në një grua të pastrehë në mes në Nju Jorkut.

    Jonila Godole paraqet një këndvështrim ndryshe nga shumica. Ajo thotë se ndjesia e parë e saj për Parashqevinë ishte keqardhja.

    “Kam ndjekur zhurmën mediatike këto ditë për Parashqevinë. Ndjesia e parë që pata ishte keqardhja. Si grua, nënë dhe njeri, uroj të rehabilitohet dhe të jetë mirë”, shkruan Godole.

    Por pedagogia thotë se Parashqevia nuk është idhulli i saj, pasi ajo e lidh me komunizmin.

    Godole thotë se Simaku mori famë në një regjim që nuk investonte për talentin nëse nuk kishe biografinë dhe qëndrimin e duhur ndaj partisë. Dhe ajo sipas Godoles i ka pasur të dyja.

    “Ne, si popull, historikisht i falemi idhujve të rremë. Nuk pyesim kurrë se çfarë i kanë dhënë këta idhuj shoqërisë, përveçse çfarë i kanë marrë. Parashqevia mund të vazhdojë të jetë idhulli i gjithkujt, por nuk është idhulli im. Enveri dhe Nexhmija u larguan nga kjo botë, por nuk largokan dot nga mendja dhe zemra adhuruesve të tyre, qoftë edhe nga maja e Amerikës”, shkruan Godole.

    Postimi i plotë nga Jonila Godole në Facebook:

    Kam ndjekur zhurmën mediatike këto ditë për Parashqevinë. Ndjesia e parë që pata ishte keqardhja. Si grua, nënë dhe njeri, uroj të rehabilitohet dhe të jetë mirë.

    Ndjesia e dytë lidhej me kontributin e saj në shoqëri, e rritur dhe e kultivuar nga një regjim që e ngjiti në majat më të larta duke i mundësuar suksesin dhe adhurimin.

    Së treti, kërkova pak, të dija se si kjo grua mendon, ç’reflektim ka pasur gjithë këto vite që jeton jashtë vendit për të shkuarën, të tashmen… Dhe pasi lexova postimet e saj, kuptova se Parashqevia, si para vitit 1990 ashtu edhe pas tij, ka vazhduar t’i këndojë partisë, dikur në Pallatin e Kongreseve, e më vonë në Facebook e gjetkë.

    Parashqevia simbolikisht ka qenë kolona zanore e brezit tim, në një periudhë liberalizimi diku nga fundi i viteve 1980. Mori famë në një regjim që nuk investonte për talentin nëse nuk kishe biografinë dhe qëndrimin e duhur ndaj partisë. Dhe ajo siç duket i ka pasur të dyja. Ne, si popull, historikisht i falemi idhujve të rremë.

    Nuk pyesim kurrë se çfarë i kanë dhënë këta idhuj shoqërisë, përveçse çfarë i kanë marrë. Parashqevia mund të vazhdojë të jetë idhulli i gjithkujt, por nuk është idhulli im. Enveri dhe Nexhmija u larguan nga kjo botë, por nuk largokan dot nga mendja dhe zemra adhuruesve të tyre, qoftë edhe nga maja e Amerikës.

  • Nuk fitoi “luftën” me kancerin, ndërron jetë aktori i dashur për publikun (Emri + Foto)

    Nuk fitoi “luftën” me kancerin, ndërron jetë aktori i dashur për publikun (Emri + Foto)

    Aktori i njohur grek Dimitris Imellos, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 57-vjeçare, pas një beteje me kancerin. Ai dha frymën e fundit në spitalin ku po trajtohej prej disa kohësh.

    Prej dy vitesh ai ishte në një betejë me sëmundjen e rëndë, teksa vazhdonte të punonte në teatër dhe në televizion.

    Aktori pati një karrierë të suksesshme në aktrim dhe u bë i njohur për publikun e gjerë përmes rolit të “Policit Friagiadakis” në “Sasmos”. I lindur më 12 qershor 1967 në Kypseli të Athinës, Dimitris Imellos ishte me origjinë nga Naxos, konkretisht nga fshatrat Filoti dhe Apeiranthos. Ai u rrit në një familje të madhe me katër fëmijë.

    Edhe pse filloi studimet në Fakultetin Juridik të Athinës, shumë shpejt ndoqi pasionin e tij për teatrin. Ai studioi në Punëtorinë Teatrore të Vasilis Diamantopoulos dhe kreu studimet në Shkollën Dramatike të Diomedes Fotiadis. Karriera e tij artistike e çoi në Moskë, ku u specializua në regji, duke studiuar në Akademinë e Arteve Teatrore të Moskës (GITIS).

    Karriera e tij teatrale përfshinte bashkëpunime me regjisorë kryesorë dhe pjesëmarrje në shfaqje si “Edipi në Kolonus”, “Medea”, “Perses”, “Erotokritos” dhe “Tartufos”. Nga viti 2001 deri në vitin 2007 ka qenë anëtar i Skenës Eksperimentale të Teatrit Kombëtar, nën drejtimin e Stathis Livathinos.

    Në televizion, Dimitris Imellos spikati me interpretimet e tij në seriale të njohura, si “To 10”, “Sasmos”, “Karyotakis” dhe “Agios Paisios”. Në kinema bëri bujë me filma si ‘Bank Bang’, ‘Delivery’ dhe ‘The Tailor’.

  • Tragjike! Konkurrenti “Përputhen” humb nënën dhe aksidentohet para emisionit, ditën tjetër i digjet shtëpia (Video)

    Tragjike! Konkurrenti “Përputhen” humb nënën dhe aksidentohet para emisionit, ditën tjetër i digjet shtëpia (Video)

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur pak para regjistrimeve të puntatës së fundit të emisionit “Përputhen”.

    Një prej konkurrentëve të programit të dashurisë, Blendon, teksa po udhëntonte me makinë rrugës për në Kosovë, mësoi lajmin se nëna e tij është ndarë nga jeta.

    Ky moment i rëndë u pasua nga një tjetër ngjarje, ku Blendoni pësoi edhe një aksident të rëndë me makinë, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi ka qenë edhe i pranishëm në studion e “Përputhen”.

    Mirëpo situatat e vështira të Blendonit nuk mbarojnë me kaq.

    Megi Pojani, moderatore e “Përputhen”, teksa fliste për lajmin e rëndë, zbuloi më tej se Blendonit ditën pasardhëse i është djegur nga flakët edhe shtëpia.

  • Parashqevi Simaku në ”qiell të shtatë”, befasohet nga ajo çfarë po i bëjnë shqiptarët në New York (Video)

    Parashqevi Simaku në ”qiell të shtatë”, befasohet nga ajo çfarë po i bëjnë shqiptarët në New York (Video)

    Tashmë ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, është takuar me shqiptarët në Amerikë, me të cilët ka darkuar. Shumë vite pasi ishte larguar nga Shqipëria pa lënë asnjë gjurmë, Parashqevi Simaku u shfaq pak ditë më parë në një stacion treni në New York, si e pastrehë.

    Tashmë ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, është takuar me shqiptarët në Amerikë, me të cilët ka darkuar.

    Shumë vite pasi ishte larguar nga Shqipëria pa lënë asnjë gjurmë, Parashqevi Simaku u shfaq pak ditë më parë në një stacion treni në New York, si e pastrehë.

    Kjo situatë vuri në lëvizje shqiptarët, teksa biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku një natë më parë, ku kanë kaluar një darkë së bashku.

    Ajo ka marrë dhurata të çmuara nga ky i fundit, ndërsa këngëtarja nuk e ka besuar dot.

    Më pas Elton Ilirjani ka reaguar duke treguar që Parashqevi Simaku është mirë dhe se do të shkëlqejë gjithmonë.

  • “Parashqevia ishte …”/ Vëllai i këngëtares flet pas telefonatës së parë me të

    “Parashqevia ishte …”/ Vëllai i këngëtares flet pas telefonatës së parë me të

    Amaneti i mamasë së Parashqevi Simakut u përmbush: vajza u gjet.

    Në një intervistë televizive, vëllai i këngëtares ikonike, Arben Simaku tregon se të shihte buzëqeshjen e Parashqevisë ishte lajmi i jetës që i lehtësoi zemrën.

    Pjesë nga intervista:

    Ben Simaku: Kjo është lumturia më e madhe e jetës sime. Edhe sikur të vdes nuk i kam më pishman gjë kësaj jete; se të paktën u realizua ajo dëshira e nënës sime.

    Gazetarja: Ju keni shumë vite që e kërkoni?

    Ben Simaku: Nuk bëhet fjalë.

    Gazetarja: Po mamaja juaj kur ndërroi jetë?

    Ben Simaku: Në janar mbush dy vite. Si çdo nënë; si ajo që po kërkon fëmijën e vetë atje, ashtu edhe nëna ime. Si nënë, si prind… gjithmonë për fëmijën!

    Gazetarja: Ju e njohët në momentin e parë kur doli video?

    Ben Simaku: Po si nuk e njihja motrën time, kush është ai që nuk do e njihte. Unë kam jetuar vetë dy vite me të kur sa lindi fëmijën. Në një shtëpi bashkë me të, bashkë me të shoqin.

    Gazetarja: Kanë pasur probleme në atë kohë?

    Ben Simaku: Jo atëherë fare, asnjë lloj problemi. Shumë të qeshur të lumtur…

    Gazetarja: Dhe që nga ajo kohë i shkëputët marrëdhëniet?

    Ben Simaku: Jo erdhi kur vdiq babai…

  • Klea Prenga “demaskon” Antolena Berishën pas intervistës “viktimizuese” dhe publikon fotot: Thonë se duan të më…

    Klea Prenga “demaskon” Antolena Berishën pas intervistës “viktimizuese” dhe publikon fotot: Thonë se duan të më…

    Klea Prenga i është rikthyer edhe njëherë sumit ndaj saj nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, pas intervistës të Antonelës në emisionin në “Goca dhe Gra”.

    Në intervistë, Antonela u shpreh se kërkonte falje, mirëpo në asnjë moment nuk i është referuar Klea Prengës, ndaj të cilës kryen aktin e tmerrshëm të sulmit që e la të dëmtuar në fytyrë.

    Mirëpo Klea Prenga ka ardhur me një reagim në rrjete sociale duke deklaruar se në asnjë moment askush nuk është mundut t’i kërkojë falje apo ta dëmshpërblejë, por dhe nëse ky gjest ndodh prej tyre, ajo thotë se nuk e ka ndërmend t’i pranojë.

    Ajo më tej thotë se motrat Berisha janë shprehur në rrjetet sociale të gatshme ta sulmojnë sërish.

    Reagimi i plotë:

    Dua të sqaroj publikisht se në asnjë moment askush nuk ka tentuar të më dëmshpërblejë apo të kërkojë falje për atë që ka bërë. As nuk do ta pranoj ndonjëherë dëmshpërblimin dhe faljen. E vetmja gjë që janë përpjekur të bëjnë është të manipulojnë opinionin publik me gënjeshtra. E vërteta është aty, e qartë dhe e pakundërshtueshme. Për më tepër, të dyja pohimet ishin të gatshme të kryenin.

    Foto e mëposhtme janë shkëputur nga adresat e tyre ku guxojnë të pohojnë që do ta kryejnë sulmin përsëri. Njëra komenton që herën tjetër kur të sulmoj do të thërrasë dhe komentuesen, ndërsa tjetra pëlqen komentin me fjalorin banal. Tani nxirrini prapë në emisione të tjera se ju shisni dhe shpirtin për klikime. (Ahh, dhe për kë mbështetje publike e kanë fjalën, për adresat fake të hapura nga vetë ata që më sulmojnë prej muajsh mua dhe familjen time?) Vazhdoni përndjekjen.

  • Parashqevi Simaku pas shumë vitesh kontakton vëllain dhe nipat

    Parashqevi Simaku pas shumë vitesh kontakton vëllain dhe nipat

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas shumë vitesh ku ajo u pa në gjendje të mjerueshme në rrugët e New Yorkut.

    Figura ikonike e muzikës shqiptare, ka lënë gjurmë më zërin dhe intepretimin e saj në vitet 80’ dhe 90’. Mbrëmjen e djeshme bizesmeni shqiptar Elton Ilirjani ndau një video ku tregonte se i kishte siguruar një dhomë në hotel për tre javë.

    Tashmë Ilirjani ka dhënë një tjetër lajm për Parashqevi Simakun, ai shkruan se ikona e muzikës pas shumë vitesh është në kontakt me familjen.

    “Parashqevia u lidh pas shumë vitesh me vëllain e saj dhe nipat dhe mbesën! Familja e saj është tashmë në kontakt”, shkruan ai.

  • Klea Prengën përgënjeshtron Antonela Berishën: Nuk kanë kërkuar kurrë falje

    Klea Prengën përgënjeshtron Antonela Berishën: Nuk kanë kërkuar kurrë falje

    Disa ditë më parë, Antonela Berisha komentoi për herë të parë ngjarjen e rëndë të ndodhur disa muaj më parë ku bashkë me motrën e saj Mariela Berisha dhunuar barbarisht Klea Prengën duke e goditur me gotë në fytyrë.

    Ndër të tjera Antonela tha se i kanë kërkuar familje Klea Prengës në sallën e gjyqit, por modelja përmes një reagimi ditën e sotme e ka përgënjeshtruar duke thënë se nuk i ka kërkuar asnjë nga motrat falje.

    Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Klea shprehet se nuk ka marrë kurrë një kërkesë për falje apo ndonjë përpjekje për dëmshpërblim nga dy motrat. Për më tepër, ajo thekson se nuk do ta pranonte asnjëherë një falje të tillë dhe e akuzon Antonelën për manipulim të opinionit publik.“Dua të sqaroj publikisht se në asnjë moment askush nuk ka tentuar të më dëmshpërblejë apo të kërkojë falje për atë që ka bërë. As nuk do ta pranoj ndonjëherë dëmshpërblimin dhe faljen. E vetmja gjë që janë përpjekur të bëjnë është të manipulojnë opinionin publik me gënjeshtra. E vërteta është aty, e qartë dhe e pakundërshtueshme. Për më tepër, të dyja pohimet ishin të gatshme të kryenin. Foto e mëposhtme janë shkëputur nga adresat e tyre ku guxojnë të pohojnë që do ta kryejnë sulmin përsëri.”

    Klea publikoi gjithashtu disa foto ku pretendon se komentet e Antonelës dhe Marielës tregojnë se ato janë ende të gatshme për veprime të ngjashme. Ajo i akuzon për vazhdimësinë e përndjekjes dhe përdorimin e llogarive false për të manipuluar publikun.

  • Dënohet me 30 mijë euro gjobë Klan Kosova! Shkak bëhet Big Brother VIP

    Dënohet me 30 mijë euro gjobë Klan Kosova! Shkak bëhet Big Brother VIP

    30 mijë euro gjobë ka vendosur Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në Prishtinë për televizionin Klan Kosova pas promovimit të dhunës përmes reality show Big Brother VIP Kosova.

    Vendimin e ka publikuar Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias në Kosovë e cila shprehet se ky është një moment historik pasi fituan rastin kundër Big brpther dhe Klana Kosova.

    Çdo gjë nisi pas futjes së Atilla Kardesh,ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit i cili akuzohet për dhunë fizike në familjë. Edhe pse Drenusha ishte me urdhër mbrojtje ndaj ish-burrit, BBVA e futi në shtëpi si një banor duke thyer edhe ligjin i cili e ndalon të qëndrojë në një ambient me ish-partneren.

    Valë reagimesh vërshuan në rrjet kundër produksionit i cili promovoi dhunën ndaj grave.

    E fituam rastin kundër Big Brother dhe Klan Kosova! 30,000 euro gjobë për Klan Kosova që përmes Big Brother promovoi dhunë psikologjike ndaj një viktime të dhunës, lejoi gjuhë denigruese dhe lejoi përdorim të fjalorit vulgar pankodim për t’i mbrojtur fëmijët.

    Ky është një vendim historik i KPM-së, bazuar në tetë ankesa, që tregon se në Kosovë nuk kalon promovimi i dhunës ndaj grave, denigrimi i komuniteteve dhe dëmtimi i fëmijëve përmes përmbajtjes televizive.

    Big Brother tani ka marrë epitetin e emisionit që promovon dhunën ndaj grave. A do të ndryshoj qasjen Klan Kosova apo do të vazhdoj avazin e njëjtë?”

    Gjithashtu Kusari shkruan se lufta po bëhet në mënyrë që “Modeli i Shqipërisë për rritje të shikueshmërisë përmes dhunës nuk kalon në Kosovë”. Duket se me këtë i drejtohet Olsa Muhametaj, producentes e cila shpesh është akuzuar se të njëjtin model me dhunë dhe ofendime përdorte edhe në Përputhen për të përfituar klikime.

    “Bravo KPM! Ky është një hap i madh për shoqërinë tonë!

    Modeli i Shqipërisë për rritje të shikueshmërisë përmes dhunës nuk kalon në Kosovë. Pikë.
    Vendimi do të publikohet në të ardhmen dhe nëse kam kohë e analizoj detajisht.

    Ju falenderoj për vëmendje.

    P.S për të interesuarit rreth bazës ligjore, KPM ka përdorë pikërisht nenin 3.1 të Kodit të Etikës në të cilën e kam bazu ankesën dhe poashtu edhe nenin 4 dhe 5 të Kodit.”

  • E thamë një vit më parë që nuk janë ndarë: Sara dhe Ledri u fotografuan sërish bashkë rrugëve të Tiranës

    E thamë një vit më parë që nuk janë ndarë: Sara dhe Ledri u fotografuan sërish bashkë rrugëve të Tiranës

    Rreth një vit më parë Kryefjala.com ka shkruajtur një artikull për Ledrin dhe Sarën e ndarjen e tyre, duke shkruajtur se këto janë levizje për vëmendje. Pasi dihet që ka shumë kuriozitet mbi ndarjet e ribashkimet e çifteve të showbizit.

    Ditën e djeshme, Sara dhe Ledri janë fotografuar bashkë në rrugët e Tiranës. Nuk dihet nëse çifti po përpiqen të rregullojnë marrëdhënien e tyre apo thjesht janë bërë bashkë për ditëlindjen e vajzës.

    Ama e sigurt është që lëvizjet e tyre vazhdojnë ende të tërheqin vëmendje.1FAB7A65 5AD4 4F73 9554 533A0FE25B2A