Category: Showbiz

  • Policia njoftoi arrestimin e tij, reagon Rezart Veleshnja: Ja si qëndron e vërteta

    Policia njoftoi arrestimin e tij, reagon Rezart Veleshnja: Ja si qëndron e vërteta

    Aktori Rezart Veleshnja, i cili u ndalua nga Policia e Durrësit për mashtrim, ka reaguar duke dhënë versionin e tij si qëndron e vërteta rreth makinës që dyshohet se ai ka marrë një personi, përmes mashtrimit dhe e ka shitur për 2 mijë euro.

    Veleshnja pohoi që e ka përdorur makinën, që sipas tij kishte qenë e humbur, por që sot është gjetur pronari i saj.

    Ai tha se makinën nuk e ka më, duke u shprehur se “e kam hequr”.

    “Ju përshëndesim nga Pogradeci! Ideja është që është një automjet që e kam përdorur unë. Ai automjet kishte humbur, ndërkohë që unë thjesht e kam përdorur. Dhe sot e kësaj dite është gjetur se kush e ka pasur. Kaq! Nuk ka asnjë gjë këtu, jo u arrestua jo… turp! Ishte një automjet që kishte humbur, kaq! E kam përdorur dikur, por unë s’kam lidhje më me atë makinë pasi e kam hequr”,– tha Veleshnja.

    Ndërkohë, policia njoftoi pak më parë se “specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur”.

  • Provokuese, e talentuar dhe me batutën në majë të gjuhës/ Zbulohet një tjetër figurë e njohur që do hyjë në BBV4

    Provokuese, e talentuar dhe me batutën në majë të gjuhës/ Zbulohet një tjetër figurë e njohur që do hyjë në BBV4

    Provokuese, e talentuar dhe me batutën në majë të gjuhës/ Zbulohet një tjetër figurë e njohur që do hyjë në BBV4
    3 emrat e parë zyrtarë të figurave të njohura publike që do të bëhen pjesë e shtëpisë së “BBVA4”.

    Emrat e njohur të ekranit shqiptar, Rozana Radi, Laert Vasili dhe këngëtari Marin do të jenë pjesë e këtij edicioni që do të nisë më 21 dhjetor.

    Pas shumë spekulimeve, mësohet se edhe aktorja Cubi ka vendosur të hyjë në shtëpinë e Big Brother VIP.

    Me personalitetin e saj të veçantë dhe karakterin provokues, ajo do të sjellë shumë emocion, dinamizëm dhe surpriza për shikuesit.

  • “E kam përcjellë me muzikë”- Ndarja nga jeta e të atit, rrëfehet Alketa Vejsiu: Amaneti i fundit që më la babai

    “E kam përcjellë me muzikë”- Ndarja nga jeta e të atit, rrëfehet Alketa Vejsiu: Amaneti i fundit që më la babai

    Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu e ftuar në një intervistë ka bërë një rrëfim prekës lidhur me humbjen e babait të saj.

    Alketa ka rrëfyer marrëdhënien e ngushtë që kishte me të atin teksa ka shtuar se humbja e tij nuk ka qenë e lehtë.

    “Ky vit ka qenë i mbushur me lot. Kam qarë për atë baba që nuk jeton më, por sot dua të flas për të me buzëqeshje. Dua të tregoj gjithçka të bukur që më ka mësuar dhe trashëguar, pa lot. Më thoshte gjithmonë: Unë do të iki i lumtur sepse pata një fëmijë që nuk më zhgënjeu kurrë. Ti më bëre krenar” tha moderatorja ndërsa shtoi se babai i saj i ka lënë edhe një amanet.

    “Ai më la një amanet: të jem e lumtur dhe ta çoj jetën përpara.”

    Ndër të tjera Alketa tregoi se gjithmonë ka qenë vajza e të atit dhe se ai ka qenë fansi i saj më i madh teksa u shpreh se “dashurinë e tij nuk do ma zëvëndësojë askush”.

    “Unë kam qenë gjithmonë goca e babit. Ai ishte fansi im më i madh, dhe mesazhet e tij të fundit janë dëshmi e një dashurie që nuk do të ma zëvendësojë askush.”

    Moderatorja tregoi gjithashtu se e ka përcjellë të atin me muzikë, një dëshirë që i ndjeri e kishte shprehur para se të vdiste.

    “E kam përcjellë me muzikë, siç ma kërkoi. Ai donte që unë të vishesha me të bardha dhe që funerali i tij të ishte një festë, jo një pikëllim. Muzika ishte ajo që e shoqëroi deri në fund, ashtu siç do të kishte dashur gjithmonë,” përfundoi ajo në Mirëmbrëma Yje.

  • “Nuk e kam dashur kurrë”- Në një lidhje në BBV, banorja bën deklaratën për këngëtarin: Me dikë mund të flesh edhe…

    “Nuk e kam dashur kurrë”- Në një lidhje në BBV, banorja bën deklaratën për këngëtarin: Me dikë mund të flesh edhe…

    Xheneta Fetahu, banorja e Big Brother VIP që prej hyrjes ka krijuar një romancë me njërin nga konkurrentët, Gjestin.

    Çifti shpesh shihen të kalojnë kohë së bashku duke shkëmbyer puthje dhe përqafime.

    Mirëpo së fundmi gjatë një bisede me banorët e tjerë, Xheneta ka bërë një deklaratë teksa është shprehur se momentalisht ajo nuk ndjen dashuri për Gjestin por vetëm një tërheqje fizike.

    “Mua nuk më intereson dashuria e tij (Gjestit) mua më intereson se si sillet me mua. Nuk e kam dashtë kurrë dhe nuk i kam thënë kurrë të dua. Kam pas pëlqim për të, mundesh me fjetë me dikë edhe nëse ke veç tërheqje fizike”, është shprehur Xheneta.

  • Si nuk e paskemi menduar/ Zbulohet arsyeja ‘madhore’ se pse Driloni nuk lejon vajzat ti afrohen: Ai qenka…

    Si nuk e paskemi menduar/ Zbulohet arsyeja ‘madhore’ se pse Driloni nuk lejon vajzat ti afrohen: Ai qenka…

    Boksieri Drilon Rama është banori më i komentuar i sezonit të tretë të Big Brother VIP Kosova. Jo vetëm i komentuar por Driloni pëlqehet shumë edhe nga banoret brenda shtëpisë, të cilat shpesh e ngacmojnë apo shfrytëzojnë mundësitë për të patur kontakt fizik me të.

    Megjithatë Driloni u tregua i prerë disa ditë më parë, duke i kërkuar si vajzave ashtu edhe pjestarëve të tjerë të shtëpisë që mos ta prekin më fizikisht. Mirëpo duket se është zbuluar se pse Driloni ka kërkuar diçka të tillë, të paktën sipas emisionit “Ora shtatë” në “Klan Kosova”:

    “Driloni është i lidhur jashtë. Ai kurrë nuk do lidhet brenda shtëpisë, vetëm nëse e bën për lojë, por deri sa nuk e ka bërë deri tani, s’do e bëjë kurrë. Mos shpresoni kot. Vajza nuk është figurë publike”.

  • Ishin ‘betuar’ që nuk do i flisnin njëra-tjetrës/ Kiara dhe Olta kapen mat së bashku, çfarë po kurdisin ato?

    Ishin ‘betuar’ që nuk do i flisnin njëra-tjetrës/ Kiara dhe Olta kapen mat së bashku, çfarë po kurdisin ato?

    Olta Gixhari dhe Kiara Tito janë bërë bashkë në një event që është zhvilluar në Tiranë. Që pas daljes nga “Big Brother VIP”, dy vajzat e showbizit nuk kanë pasur kontakt dhe nuk janë parë në prani të njëra-tjetrës.
    Një gjë të tillë ato e kanë pohuar edhe vetë në intervista të ndryshme.

    Gjithsesi fakti që janë të dyja personazhe me influencë, së fundmi kanë rastisur shumë pranë në një event të zhvilluar në Tiranë, ku shihen të ulura në një tavolinë duke komunikuar me blogeren Sara Hoxha.

    Olta Gixhari në një intervistë të dhënë së fundmi në “Mirëmbrëma yje” pohoi se edhe gjatë xhirimeve të filmit me Luizin nuk ka pasur asnjë lloj komunikimi, përveçse xhirimeve që u është dashur të realizojnë së bashku.

  • “Përgjithmonë nis tani”/ Fejohet këngëtarja e njohur

    “Përgjithmonë nis tani”/ Fejohet këngëtarja e njohur

    Selena Gomez dhe Benny Blanco janë zyrtarisht të fejuar! Lajmi është bërë me dije nga vetë këngëtarja ku ka ndarë në rrjete sociale një sërë fotografish ku duket tepër e lumtur teksa mban në gisht unazën me të cilën partneri i saj e ka propozuar.

    Krahas postimit, Selena shkruan: Përgjithmonë nis tani.

    Rikujtojmë që dyshja është lidhur që në qershor të vitit 2023 dhe fansat apo dhe shumë të tjerë fillimisht nuk besonin në lidhjen e tyre.

    Ndërsa, në dhjetor 2023, Selena Gomez la një varg komentesh në Instagram që më në fund konfirmuan marrëdhënien e saj me producentin muzikor Benny Blanco. “Ai është gjithçka absolute në zemrën time”.

  • “E ka nëna…”/ Venera Lumani zbulon pa dashje gjininë e fëmijës

    “E ka nëna…”/ Venera Lumani zbulon pa dashje gjininë e fëmijës

    Lind Islami dhe Venera Lumani njoftuan gëzimin e pritjes së fëmijës së tyre vetëm dy javë më parë, një lajm që mori shumë urime nga ndjekësit. Por, siç ndodh shpesh në botën e mediave sociale, ka pasur edhe disa komente negative.

    Një koment i cili i ishte drejtuar Venerës, u shfaq në llogarinë e saj në Instagram ku një ndjekës e kritikointe për pamjen e saj. Venera nuk e injoroi këtë koment, por u përgjigj me shumë maturi dhe sportivitet, duke shpjeguar se shijet dhe mendimet e njerëzve mund të jenë të ndryshme, dhe se ndoshta ata që bëjnë komente të tilla kanë më shumë nevojë për dashuri.

    Shija, mendësia dhe vizioni janë të ndryshme nga njëri-tjetri. Asnjëherë nuk e dimë çfarë mund të fshihet pas një personi që shpreh indinjatë pas ekranit të telefonit. Mendoj se ata kanë më shumë nevojë për dashuri se ne.

    Venera Lumani zbulon padashje gjininë e fëmijësVenera Lumani zbulon padashje gjininë e fëmijës

    Përveç kësaj, këngëtarja befasoi ndjekësit duke zbuluar pa dashje gjininë e foshnjës. Ajo ndau një moment të veçantë, duke thënë se “goditjet e ‘dritës time’ në bark” janë ato që po e mbajnë zgjuar natën. “E ka nëna boksier” shtoi ajo duke zbuluar kështu se është në pritje të një djali.

  • Një aktore, një këngëtar dhe një…! Aludimet për banorët e “Big Brother VIP 4”, ja kush janë tre të tjerët

    Një aktore, një këngëtar dhe një…! Aludimet për banorët e “Big Brother VIP 4”, ja kush janë tre të tjerët

    Në 21 dhjetor do të fillojë spektakli televiziv “Big Brother VIP 4”. Dhederi tani nuk kanë munguar aludimet se kush do të jenë banorët e këtij sezoni.

    Dje u përfol se këngëtarja Anila Mimani, aktori i Portokallisë, Akil Varfi dhe influencerja Sara Hoxha do të jenë tre banorët e parë.

    E aludimet kanë vazhduar në mediat rozë me tre emra të rinj. Ata janë aktorja e humorit Cubi Metkaj, këngëtari G Bani dhe Amber Candy. Amber dikur është njohur me emrin Salice dhe është një ndër të parët që është kthyer nga djalë në vajzë (transgjinor).

    Mbeten edhe vetëm pak ditë për të parë tashmë se cilët do të hyjnë zyrtarisht brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

  • Tre emra që flitet se janë gati për të hyrë në Big Brother Albania VIP 4

    Tre emra që flitet se janë gati për të hyrë në Big Brother Albania VIP 4

    Pritet që në 21 dhjetor të fillojë Big Brother VIP 4. Ndonse deri tani ka patur shumë aludime për banorët.

    Thuhet se tre emrat e parë që përfliten janë aktorja e humorit Cubi Metkaj, këngëtari G Bani dhe Amber Candy. Amber dikur është njohur me emrin Salice dhe është një ndër të parët që ēshtë kthyer nga djal në vajzë.
    Të tre janë figura mjaft energjike, kështu që na mbetet të presim edhe pak.