Category: Showbiz

  • “E ka nëna…”/ Venera Lumani zbulon pa dashje gjininë e fëmijës

    “E ka nëna…”/ Venera Lumani zbulon pa dashje gjininë e fëmijës

    Lind Islami dhe Venera Lumani njoftuan gëzimin e pritjes së fëmijës së tyre vetëm dy javë më parë, një lajm që mori shumë urime nga ndjekësit. Por, siç ndodh shpesh në botën e mediave sociale, ka pasur edhe disa komente negative.

    Një koment i cili i ishte drejtuar Venerës, u shfaq në llogarinë e saj në Instagram ku një ndjekës e kritikointe për pamjen e saj. Venera nuk e injoroi këtë koment, por u përgjigj me shumë maturi dhe sportivitet, duke shpjeguar se shijet dhe mendimet e njerëzve mund të jenë të ndryshme, dhe se ndoshta ata që bëjnë komente të tilla kanë më shumë nevojë për dashuri.

    Shija, mendësia dhe vizioni janë të ndryshme nga njëri-tjetri. Asnjëherë nuk e dimë çfarë mund të fshihet pas një personi që shpreh indinjatë pas ekranit të telefonit. Mendoj se ata kanë më shumë nevojë për dashuri se ne.

    Venera Lumani zbulon padashje gjininë e fëmijësVenera Lumani zbulon padashje gjininë e fëmijës

    Përveç kësaj, këngëtarja befasoi ndjekësit duke zbuluar pa dashje gjininë e foshnjës. Ajo ndau një moment të veçantë, duke thënë se “goditjet e ‘dritës time’ në bark” janë ato që po e mbajnë zgjuar natën. “E ka nëna boksier” shtoi ajo duke zbuluar kështu se është në pritje të një djali.

  • Një aktore, një këngëtar dhe një…! Aludimet për banorët e “Big Brother VIP 4”, ja kush janë tre të tjerët

    Një aktore, një këngëtar dhe një…! Aludimet për banorët e “Big Brother VIP 4”, ja kush janë tre të tjerët

    Në 21 dhjetor do të fillojë spektakli televiziv “Big Brother VIP 4”. Dhederi tani nuk kanë munguar aludimet se kush do të jenë banorët e këtij sezoni.

    Dje u përfol se këngëtarja Anila Mimani, aktori i Portokallisë, Akil Varfi dhe influencerja Sara Hoxha do të jenë tre banorët e parë.

    E aludimet kanë vazhduar në mediat rozë me tre emra të rinj. Ata janë aktorja e humorit Cubi Metkaj, këngëtari G Bani dhe Amber Candy. Amber dikur është njohur me emrin Salice dhe është një ndër të parët që është kthyer nga djalë në vajzë (transgjinor).

    Mbeten edhe vetëm pak ditë për të parë tashmë se cilët do të hyjnë zyrtarisht brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

  • Tre emra që flitet se janë gati për të hyrë në Big Brother Albania VIP 4

    Tre emra që flitet se janë gati për të hyrë në Big Brother Albania VIP 4

    Pritet që në 21 dhjetor të fillojë Big Brother VIP 4. Ndonse deri tani ka patur shumë aludime për banorët.

    Thuhet se tre emrat e parë që përfliten janë aktorja e humorit Cubi Metkaj, këngëtari G Bani dhe Amber Candy. Amber dikur është njohur me emrin Salice dhe është një ndër të parët që ēshtë kthyer nga djal në vajzë.
    Të tre janë figura mjaft energjike, kështu që na mbetet të presim edhe pak.

  • Dy muaj pas dasmës, del foto e Lori Hoxhës nuse

    Dy muaj pas dasmës, del foto e Lori Hoxhës nuse

    Padyshim që dasma më e përfolur e kësaj vjeshte ishte ajo e presidentes së Top Channel, Lori Hoxha me biznesmenin Vis Bajraktari.

    Çifti kurorëzoi dashurinë disa vjeçare me një ceremoni mes miqsh, familjarësh dhe njerëzit e zemrës. Mirëpo Lori dhe Visi kanë preferuar që të mbajnë larg syrit të medias dasmën e tyre.

    E kur kanë kaluar pothuajse dy muaj nga dasma, është publikuar një foto e Lorit si nuse. Ka qenë stilisti i njohur Valdrin Sahiti që ka publikuar një foto të Lorit, teksa shkruan “Me yllin e yjeve”.
    Lori shihet me flokët e kapur topuz, e lyer me një grim të lehtë.

  • “Zero me xhufkë…”/ Egla Ceno jep nga një notë për prezantueset e “Goca dhe Gra”

    “Zero me xhufkë…”/ Egla Ceno jep nga një notë për prezantueset e “Goca dhe Gra”

    Pak ditë më parë Egla Ceno do të mbante profilin zyrtar të emisionit “Goca dhe Gra” në “Instagram”. Aktorja e njohur vendosi që të bënte një pyetësor me ndjekësit.

    “Më bëj një pyetje për prezantueset e Goca dhe Gra”, shkruante Egla në një postim në “Instastory”, e cila është pjesë e panelit të emisionit, i cili transmetohet çdo të shtunë në ekranin e Top Channel.

    Ndjekësit kanë qenë kuriozë të dinë se çfarë mendimi ka Ceno për katër bashkë prezantueset e tjera të emisionit. Madje i kanë thënë që t’u vendosë edhe një notë.

  • Pirro Çako është pa qejf, Arilena Ara përgënjeshtron Gjebrean

    Pirro Çako është pa qejf, Arilena Ara përgënjeshtron Gjebrean

    Këngëtarëte njohur Pirro Çako dhe Arilena Ara, konkurruan në Festivalin e Këngës Magjike me duetin “Zero Gradë”, por u tërhoqën nga gara pak orë para finales, duke mos dhënë asnjë shpjegim.

    Pas përhapjes së lajmit për tërheqjen nga Festivali të dy artistëve, reagoi producenti dhe prezantuesi Ardit Gjebrea, i cili deklaroi se Pirro Çako ishte sëmurë, ndaj nuk mund të performonin në natën finale.

    Por, pas deklaratës së Ardit Gjebreas, ka reaguar edhe këngëtarja Arilena Ara, e cila ka thumbuar producentin.

    Në një postim në “Instagram”, artistja falenderoi fansat, ndërsa thumboi Ardit Gjebrean, duke u shprehur se “urojmë që i gjithë ky suport e kujdes ndaj nesh t’ju kthehet veç në dashuri e shëndet, të cilat i gëzojmë të dy si kurrë më parë”.

    “Përjetësisht falenderuese për kryeveprën që @pirrocako më dhuroi mua dhe gjithë publikut shqiptar dhe për ftesën që patëm për ta performuar së bashku.

    Përjetësisht mirënjohëse JU! Ju që na dëgjuat, na komentuat, na duartrokitët! Mirënjohëse për kujdesin, dashurinë, emocionin, mbështetjen, afeksionin ndaj nesh dhe këngës sonë, duke na bërë të shkrinim akujt e garës.

    Urojmë që i gjithë ky suport e kujdes ndaj nesh t’ju kthehet veç në dashuri e shëndet, të cilat i gëzojmë të dy si kurrë më parë. Deri në takimin tjetër: “PLOT gradë” dashuri për ju”, shkroi Arilena Ara.

    Dyshja ishin në duet së bashku dhe u përfolën si kandidatë fitues të Kënga Magjike.

    Pak para nisjes së finales së Kënga Magjike, producenti Ardit Gjebrea, tha se i vinte keq që Pirro Çako nuk do ishte në Festival, pasi sipas tij, ishte sëmurë.

    Për shkak se kënga është duet, tërheqja e Pirro Çakos sillte rrjedhimisht edhe atë të Arilena Arës, sipas producentit.

    “E dëgjoni zërin tim? Edhe unë jam ftohur, por të paktën nuk do të këndoj. Për fat të keq, edhe Pirro është paqejf dhe për sa kohë që është në duet, më vjen keq që nuk do të jetë ky duet sonte në festival, por sëmundjes nuk ke ç’i bën”, tha ai.

    Fituese e Festivalit u shpall këngëtarja Rozana Radi me “Akoma”, të cilën e performoi në duet me artistin grek Sany Dimitri.

  • Arbenita në Dubai dhe Fero në Mekë! Reperi bën postimin: Më mjafton Zoti

    Arbenita në Dubai dhe Fero në Mekë! Reperi bën postimin: Më mjafton Zoti

    Modelja nga Kosova Arbenita Ismajli ka shpërndarë në rrjetet sociale disa foto me vajzën në Dubai, duke bërë një jetë luksoze.

    Ndërsa, ish-bashkëshorti i saj Fero ka bërë një zgjedhje krejt ndryshe nga ajo, duke zgjedhur të vizitojë Mekën, vendin e shenjtë të myslimanëve.

    “Më mjafton mua All-llahu; s’ka të adhuruar tjetër përveç Tij. Tek Ai jam mbështetur dhe Ai është Zoti i Arshit të Madh”, shkruan Fero.

    Pas divorcit mes njëri-tjetrin, çifti sërish “përplaset” verbalisht shpesh në distancë.

  • Fshihet nga Youtube kënga e Elvana Gjatës në Festivalin e Këngës, reagon këngëtarja

    Fshihet nga Youtube kënga e Elvana Gjatës në Festivalin e Këngës, reagon këngëtarja

    Këngëtarja Elvana Gjata është ankuar për probleme me këngën e saj të re konkurruese në “Fest63”.

    Kënga me motive latine, e titulluar “Karnaval” duket se po has në probleme teknike teksa është ngarkuar në kanalin Youtube të Radio Televizionit Shqiptar.

    Nuk dihet se çfarë konkretisht, disa raportojnë se kënga është fshirë disa herë, ndërsa të tjerë thonë se kënga nuk dëgjohet pasi ka zhurmë.Edhe Elvana vetë shprehet e habitur duke shkruar: “Përsëri… nuk mund ta di apo ta kuptoj pse po ndodh kjo, por e sigurtë që nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Në çdo rast, nuk mund të bëj asgjë në këtë video sepse nuk është kanali im. Ne jemi duke vlerësuar opsionet tona. Ju dua të gjithëve dhe faleminderit për kujdesin”.Kënga e publikuar tre ditë më parë, numëron rreth 170 mijë dëgjime. Ndoshta Elvana ka patur pritshmëri më të larta, ose ndoshta vërtet problemet e raportuara kanë ndikuar në numrin e ulët të klikimeve.

  • Xheneta e pështyu në fytyrë, reagon familja e Drilonit

    Xheneta e pështyu në fytyrë, reagon familja e Drilonit

    Xheneta dhe Driloni janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin ku banori kërkoi largimin nga shtëpia nëse nuk merren masa ndaj saj.

    Përveç ofendimeve të ashpra, Xheneta e ka pështyrë Drilonin gjatë debatit. Sakaq ka ardhur një reagim nga familja e Drilonit ku në rrjete sociale kanë shkruajtur:

    Përshëndetje, publik i dashur! Ne si familje e Drilonit duam të reagojmë për ngjarjet që ndodhën mbremë. Siç keni parë, Xheneta e pështyu dhe e ofendoi rëndë familjen tonë. Një sjellje e tillë është e papranueshme dhe nuk duhet të tolerohet në një format si Big Brother VIP Kosova. Kjo, sipas ligjit, përbën një formë të qartë të kërcënimit dhe fyerjes.

    Deri dje, ajo pretendonte se lufton për te drejtat e grave, por ku janë të drejtat e burrave apo, më saktë, të drejtat e njeriut në ketë situatë? Ky eshtë një turp dhe mungesë totale lojaliteti.
Familja jonë është sulmuar dhe ofenduar pa arsye, edhe pse jemi një familje me vlera dhe histori. Duam t’ju kujtojmë që disa anëtarë të familjes Rama kanë qenë luftëtarë të UÇK-së, duke dhënë kontribut për lirinë e Kosovës.

    Si familje, kërkojmë që produksioni të marrë masa të menjëherëshme për situatën e mbrëmshme. Në kontratën e Drilonit me Big Brother, nuk shkruan askund që familjet mund të përfshihen në këtë mënyrë, e aq më pak të përmenden prindërit, veçanërisht nënat, në kontekste fyese.

    Gjithashtu, duam të sqarojmë edhe një keqkuptim: Driloni nuk ka veshur dhe nuk do të veshë kurrë uniformën e UÇK-së për të marrë mbështetjen e publikut. Nuk ka nevojë për diçka të tillë, sepse ai vjen nga një familje që ka luftuar për çlirimin e Kosovës. Falë tyre, ne sot jetojmë të lirë në vendin tonë.

    Ju falënderojmë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme!”

    Vëllai i Madh mori një masë për Xhenetën gjatë spektaklit të mbrëmshëm, kur u njoftua se Xheneta do të jetë e nominuar deri në ditën e fundit që do të jetë pjesë e reality show-t.

  • Shokon Rovena Stefa: Kam qenë shtatzënë, kam humbur fëmijën nga dh*na e ish-partnerit

    Shokon Rovena Stefa: Kam qenë shtatzënë, kam humbur fëmijën nga dh*na e ish-partnerit

    Rovena Stefa ka bërë një rrëfim prekës për jetën e saj. Ajo u ndal te një moment delikat, duke rrëfyer si rrallëherë detaje nga jeta private.

    “Njëra nga dramat e jetës sime ishte kur isha 21-vjeçare dhe u njoha me një djalë. Ishte një dashuri në shikim të parë dhe filluam të bashkëjetonim. Atëherë isha shumë e re dhe nuk i dija shumë gjëra për të. Ai kishte pasur disa probleme me ligjin, ishte i alkoolizuar dhe përdorte narkotikë. Dita ditës e shihja agresivitetin e tij, në muajt kur filluam bashkëjetuam agresiviteti u rrit, xhelozia. Ndërsa unë këndoja, një natë filloi duke ushtruar dhunë, rrahja ishte aq e tmerrshme sa pësova grushte të rëndë dhe u përplasa në shkallë.

    Vendosa të largohesha për shkak se nuk kisha fuqi, pasi ai kishte humbur gjuhën e komunikimit. Atë mëngjes vetëm kur e pashë veten me duar në fyt ndjeva që po mbytesha, dhe aty në atë moment unë u mbajta me gjithë forcën. Ai ka tentuar që të më hedhë nga dritarja dhe them shyqyr Zotit, e mora forcën që ta kundërshtoja – përfundova në polici e gjetën”.

    Këngëtarja zbuloi edhe një sekret, të cilin nuk e ka bërë të ditur asnjëherë më parë.
    “Unë kam qenë shtatzënë dhe kam humbur fëmijën nga ajo përplasje. Kjo gjë më ka bërë shumë keq. Kam vuajtur shumë kohë sepse unë dua shumë të kem fëmijë dhe një lidhje të vërtetë, një martesë si të gjitha vajzat, pse jo”, rrëfeu Rovena.