Category: Showbiz

  • “Zgjati shumë…”/ Gazetarja e njohur zbulon për herë të parë se cfarë ndodhi me dashurinë e Ilnisës dhe Meritonit

    “Zgjati shumë…”/ Gazetarja e njohur zbulon për herë të parë se cfarë ndodhi me dashurinë e Ilnisës dhe Meritonit

    Marrëdhënia mes çiftit Ilnisa dhe Meriton, që tashmë duket se janë “ish” prej kohës po komentohet dhe aludohet, a janë ndarë apo krijuan një konflikt artificail për vëmendje. Por nga informacionet e fundit, ndarja mes Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiqit është e vërtetë. Ka qenë gazetarja Klotilda Harka, e cila është shprehur se janë ndarë, madje si thotë dhe ajo “madje shumë zgjati”.

    Debati:

    Nevina: Ka patur aludime për ndarjen e Meritonit dhe Ilnisës. Klotilda ke ndonjë informacion për këtë?

    Klotilda: Mund të përgjigjet Meridiani

    Nevina: Pse?

    Klotilda: Nuk dua të përgjigjem për këtë

    Meridiani: Se paska pritur Klotilda. Nuk e prisje ti Klotilda?

    Klotilda: Jo, jo, patjetër që e prisja

    Meridiani: Ishte diçka e pritshme

    Klotilda: Madje u duk sikur zgjati shumë.

    Disa ditë më parë Ilnisa nuk e mohoi ndarjen, por as e pranoi ajo u shpreh shkurt: Në një shtëpi jemi, edhe zihemi.

  • Arilena Ara thumbon pas tërheqjes nga “Kënga Magjike”: Ua mori çmimin pa qenë fare…

    Arilena Ara thumbon pas tërheqjes nga “Kënga Magjike”: Ua mori çmimin pa qenë fare…

    Finalja e “Kënga Magjike” u shoqërua nga një situatë e papritur, ku dy prej emrave kryesorë, Arilena Ara dhe Pirro Çako, munguan në natën finale, duke lënë publikun në paqartësi.

    Organizatori Ardit Gjebrea deklaroi se mungesa e tyre lidhej me probleme shëndetësore. Megjithatë, një postim i mëvonshëm nga Arilena në Instagram ka ngritur pikëpyetje mbi këtë shpjegim.

    Ajo ripostoi një mesazh që shkruante: “Natën e mirë vetëm Arilena Arës që ua mori çmimin edhe pa qenë prezente.”

    Ky reagim ka nxitur diskutime, duke sugjeruar që bojkotimi i finales mund të ketë ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve ose dyshimeve mbi procesin e vlerësimit.

  • Shkak një mashkull tjetër! Ky çift i Big Brother VIP i jep fund lidhjes

    Shkak një mashkull tjetër! Ky çift i Big Brother VIP i jep fund lidhjes

    Dyshja Leo dhe Lela kanë vendosur ta ndërpresin lidhjen e tyre, të paktën gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

    Vendimi ka ardhur nga Leo, i cili i ka propozuar Lelës që marrëdhënien ta vazhdojnë vetëm pasi të kenë përfunduar eksperiencën brenda shtëpisë. Ky vendim ka pasuar pas një përplasjeje mes tyre gjatë sfidës së fundit javore.

    “Kur është loja në mes, dashurinë e vendos në zero,” i tha Leo.
    Por Lela nuk hezitoi t’i përgjigjej:
    “Ti je në një vend tek unë, që loja s’mundet ta ketë asnjëherë.”

    Shkak për këtë situatë duket të ketë qenë qëndrimi i Lelës pranë Drilonit gjatë sfidës, ku ata u detyruan të qëndronin të bashkuar në një bluzë. Leo e shprehu hapur pakënaqësinë e tij, duke thënë se nuk e pranon që partnerja e tij të jetë aq e afërt me një mashkull tjetër, veçanërisht në rrethana të tilla.

    Për këtë arsye, ai këmbënguli që marrëdhënien e tyre ta vijonin pas përfundimit të formatit.

    Megjithatë, Lela nuk ishte dakord me këtë vendim dhe e kundërshtoi, duke treguar se për të lidhja e tyre është më e rëndësishme sesa loja. Situata duket se ka krijuar tensione të mëdha mes çiftit, të cilat pritet të ndikojnë në dinamikën e mëtejshme brenda shtëpisë.

  • “Lut një mashkull të bëj s**s me ty, çfarë femre je ti”- Plas sherri mes dy banoreve të BBV: Ta tregoj unë ty kur të dalim jashtë

    “Lut një mashkull të bëj s**s me ty, çfarë femre je ti”- Plas sherri mes dy banoreve të BBV: Ta tregoj unë ty kur të dalim jashtë

    Një debat i ashpër është zhvilluar së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

    Ka qenë Xheneta dhe Anisa të cilat janë përplasur në ambjentet e shtëpisë duke iu drejtuar njëra-tjetrës me fjalë të rënda.

    Teksa po qëndronin në lavanderi, Xheneta i ka thënë banores se ajo nuk respekton veten e saj, pasi iu shkon meshkujve nga pas.

    “Jemi në 2024, me e lut një mashkull me ta fut ty, mendo cfarë femre je ti”, i tha ajp Anisës, e ndërsa kjo e fundit iu përgjigj duke i thënë: E çfarë ka te keqe këtu?”

    Pas këtij debati të dyja vajzat kanë qenë te tensionuara, gjersa një moment ka qenë përsëri Xheneta që i është afruar Anisës në fytyrë duke e provokuar teksa i thotë “se kjo e fundit ka dëshirë ta kopjojë”.

    Ndërsa banorët u përpoqën t’i ndajë të dyja konkurentet, një moment Anisa e kërcënoi Xhenetën duke i thënë “ta tregoj unë ty kur të dalim jashtë.”

  • “Lutem të ringrihem…”/ Ledjona Xheladinaj reagon pas aksidentit të rëndë

    “Lutem të ringrihem…”/ Ledjona Xheladinaj reagon pas aksidentit të rëndë

    Pak ditë më parë, gazetarja Ledjona Xheladinaj u përfshi në një aksident automobilistik në një fshat të Dibrës. Lidhur me këtë ka reaguar së fundmi vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale.

    Nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve, duket se gjendja shëndetësore e saj është stabilizuar, por do të vijojë të jetë në monitorim.

    “Unë do të rikthehem gjithmonë kështu. Faleminderit Zot, faleminderit për qindra mesazhe nga ju. Lutem të ringrihem shumë shpejt. 1 milionë herë faleminderit që keni qenë pranë në ditët e mia më të vështira”, shkruan ish-banorja e “Big Brother VIP 3” në një postim në “Instastory”.

  • “Provokuese, e guximshme, këtë muhabet keni me mua!” Ronela Hajati shpërthen ndaj Marsela Çibukajt: Pse mi ça bëra unë aty…?

    “Provokuese, e guximshme, këtë muhabet keni me mua!” Ronela Hajati shpërthen ndaj Marsela Çibukajt: Pse mi ça bëra unë aty…?

    Në “Postfestivalin” e “Kënga Magjike”, u hap një debat nga artisti Tiri Gjoci, që kishte të bënte me pikët e dhëna nga juria.

    Ky debat përfshiu dhe Marsela Çibukajn dhe Ronela Hajatin.

    Një pjesë nga debati:

    Marsela: Arti duhet të ketë një kriter kryesor, sportivitetin, gjë që se kam parë tek shumë ‘big’ këtë festival. Merni pjesë në konkurim, ka dhe këngë të tjera më të bukura në gjykimin e disave.

    Ronela: Meqë është kryesore sportiviteti edhe ti nuk është se i mer me shumë sportivitet disa gjëra që të thonë, mban një qëndrim.

    Marsela: Në rastin konkret, Ronela Hajatit që është një këngë moderne, dhe pse është jashtë stilit që unë më së shumti praktikoj , por vlerësoj faktin që kjo artiste është shumë e guximshme

    Ronela: Pse mi ça bëra unë aty, vrava njeri? Ça është kaq guxim i madh, kënga është baladë. Këtë muhabet keni me mua, provokuese, e guximshme.

  • Jay-Z akuzohet për pë*dh**imin e një 13-vjeçareje, së bashku me P Diddy! Zbardhet padia: Më hoqi rrobat dhe… Ishte e pranishme edhe një grua VIP

    Jay-Z akuzohet për pë*dh**imin e një 13-vjeçareje, së bashku me P Diddy! Zbardhet padia: Më hoqi rrobat dhe… Ishte e pranishme edhe një grua VIP

    Reperi Jay-Z është akuzuar për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare pas MTV Video Music Awards. Sipas akuzave, ngjarja ka ndodhur në vitin 2000 dhe dyshohet se ai ka përdhunuar vajzën së bashku me Sean “Diddy” Combs.

    Denoncuesja, i cila është identifikuar si “Jane Doe”, tha se përdhunimi ndodhi në një festë.

    Sipas NBC News, Doe pretendon se u dërgua në VMA në Radio City Music Hall nga një mik, por nuk kishte një biletë dhe iu afrua shoferëve të ndryshëm të limuzinave për t’u përpjekur për të hyrë në shfaqje ose pas festës

    Një shofer dyshohet se i tha Doe se ai punonte për Combs dhe e mori atë. Pas 20 minutash e zbritën në një shtëpi të bardhë dhe u detyrua të nënshkruante një dokument që ajo besonte se ishte një marrëveshje moszbulimi, sipas padisë.

    Ajo pretendoi se i ofruan një pije që e bëri të ndihej e përgjumur. Menjëherë pas kësaj, thuhet në padi, Jay-Z dhe P Diddy hynë në dhomë, ndërsa ky i fundit iu dretua: “A je gati për festë!”

    Doe pretendon se Carter i hoqi rrobat dhe e përdhunoi, ndërsa Combs si edhe një femër e famshme, të cilën nuk e identifikoi, po e shikonin.

    Ajo deklaroi se edhe Combs gjithashtu e përdhunoi ndërsa Carter dhe gruaja e famshme ishin të pranishëm.

    Pas sulmit, Doe pretendoi se mori rrobat dhe vrapoi në pikën më të afërt të karburantit ku telefonoi babain e saj. Ajo kërkon dëmshpërblim të papërcaktuar.

  • Basti që fitoi Arbana Osmani me “Mirëmbrëma yje”, e hodhi edhe një ‘thumb’ larg e larg (Video)

    Basti që fitoi Arbana Osmani me “Mirëmbrëma yje”, e hodhi edhe një ‘thumb’ larg e larg (Video)

    Arbana Osmani ka treguar se emisioni i saj i ri “Mirëmbrëma yje,” larg çdo logoje televizive, është një sukses i vërtetë.

    Me vetëm katër episode të publikuara, moderatorja ka arritur të rrëzojë paragjykimet dhe të fitojë një bast të rëndësishëm profesional.

    Në një postim në “Instagram”, Arbana shprehu mirënjohje për të ftuarit dhe ndjekësit, duke theksuar:
    “Ajo që më gëzon më tepër është basti i fituar me këdo që mendonte se në Shqipëri vëmendja dhe klikimet merren vetëm me debate të dhunshme, skandale dhe vulgaritet. Mesa duket jo!”

  • “Po ju kush jeni, nuk ju njoh””, plas keq mes Françeska Muratit dhe konkurrentes

    “Po ju kush jeni, nuk ju njoh””, plas keq mes Françeska Muratit dhe konkurrentes

    Një situatë jo fort e këndshme ka ndodhur sot në “Pa Filtra”- pjesë e E Diell.

    Ada, një këngëtare e cila mori pjesë në “Pa Filtra” për të reklamuar artin e saj trazoi studion.
    Teksa Artan Trebicka e pyeti se si quhej, ajo u kthye;” Po ju kush jeni, nuk ju njoh”- koment ky i cili ka irrituar Françeska Muratin.

    “U tregove shumë e dobët. Me këtë sjellje që ke ti je për tu përzënë nga studio, arrogante”- u shpreh ajo duke u dashur ndërhyrja e moderatorit Ronaldo Sharka për të qetësuar situatën.

  • Forca, jeto për hir të vajzës! E trishtë ç’po ndodh me Ledjonën pas aksidentit të frikshëm, doktorët thonë …

    Forca, jeto për hir të vajzës! E trishtë ç’po ndodh me Ledjonën pas aksidentit të frikshëm, doktorët thonë …

    Gazetarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Ledjona Xheladinaj, raportohet se ka pësuar një aksident të rëndë në fshatin Melan të Dibrës rreth dy ditë më parë dhe se po merr ndihmë mjekësore në spital.

    Nga vetë gazetarja apo policia nuk ka pasur një reagim mbi gjendjen e saj dhe shkaqet e aksidentit,

    por një prej mikeve të Ledjonës ka lënë të kuptohet që ajo është ende në spital dhe se aksidenti nuk ka qenë i lehtë.

    Ka qenë aktorja Egla Ceno ajo që ka konfirmuar zërat se Ledjona ka pësuar aksident, pasi i ka uruar asaj shërim të shpejtë përmes një postimi në rrjetet sociale.

    “Forca Ledjona Xheladinaj! Shërim të shpejtë, për vete, për vajzën tënde dhe për publikun tënd. Të presim”, ka shkruar Egla në postimin e saj.

    Në media thuhet se si pasojë e aksidentit ajo ka pësuar fraktura të rënda në trup, ndërsa ende nuk dihet gjendja e saj dhe rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.