Category: Showbiz

  • “Po ju kush jeni, nuk ju njoh””, plas keq mes Françeska Muratit dhe konkurrentes

    “Po ju kush jeni, nuk ju njoh””, plas keq mes Françeska Muratit dhe konkurrentes

    Një situatë jo fort e këndshme ka ndodhur sot në “Pa Filtra”- pjesë e E Diell.

    Ada, një këngëtare e cila mori pjesë në “Pa Filtra” për të reklamuar artin e saj trazoi studion.
    Teksa Artan Trebicka e pyeti se si quhej, ajo u kthye;” Po ju kush jeni, nuk ju njoh”- koment ky i cili ka irrituar Françeska Muratin.

    “U tregove shumë e dobët. Me këtë sjellje që ke ti je për tu përzënë nga studio, arrogante”- u shpreh ajo duke u dashur ndërhyrja e moderatorit Ronaldo Sharka për të qetësuar situatën.

  • Forca, jeto për hir të vajzës! E trishtë ç’po ndodh me Ledjonën pas aksidentit të frikshëm, doktorët thonë …

    Forca, jeto për hir të vajzës! E trishtë ç’po ndodh me Ledjonën pas aksidentit të frikshëm, doktorët thonë …

    Gazetarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Ledjona Xheladinaj, raportohet se ka pësuar një aksident të rëndë në fshatin Melan të Dibrës rreth dy ditë më parë dhe se po merr ndihmë mjekësore në spital.

    Nga vetë gazetarja apo policia nuk ka pasur një reagim mbi gjendjen e saj dhe shkaqet e aksidentit,

    por një prej mikeve të Ledjonës ka lënë të kuptohet që ajo është ende në spital dhe se aksidenti nuk ka qenë i lehtë.

    Ka qenë aktorja Egla Ceno ajo që ka konfirmuar zërat se Ledjona ka pësuar aksident, pasi i ka uruar asaj shërim të shpejtë përmes një postimi në rrjetet sociale.

    “Forca Ledjona Xheladinaj! Shërim të shpejtë, për vete, për vajzën tënde dhe për publikun tënd. Të presim”, ka shkruar Egla në postimin e saj.

    Në media thuhet se si pasojë e aksidentit ajo ka pësuar fraktura të rënda në trup, ndërsa ende nuk dihet gjendja e saj dhe rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.

  • Princi Leka dhe e dashura e tij shfaqen krah banores së “Big Brother” në festivalin muzikor

    Princi Leka dhe e dashura e tij shfaqen krah banores së “Big Brother” në festivalin muzikor

    Princi Leka dhe e dashura e tij e re, Blerta Celibashi janë mes spektatorëve që po ndjekin finalen e festivalit të Këngës Magjike mbrëmjen e sotme.

    Çifti ëshët shfaqur krah modeles dhe ish-banores së Big Brother Vip, Françeska Murati, teksa kanë pozuar për kamerat.

    Mesa duket, Princi Leka është rikuperuar nga një lëndim që pësoi dy ditë më parë, teksa u raportua se ishte përfshirë në një aksident.

  • Pësoi aksident të rëndë, fituesja e “Big Brother Vip” mesazh për Lediona Xheladinajn: Forca, për vajzën tënde dhe…

    Pësoi aksident të rëndë, fituesja e “Big Brother Vip” mesazh për Lediona Xheladinajn: Forca, për vajzën tënde dhe…

    Gazetarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Ledjona Xheladinaj, raportohet se ka pësuar një aksident të rëndë në fshatin Melan të Dibrës rreth dy ditë më parë dhe se po merr ndihmë mjekësore në spital.

    Nga vetë gazetarja apo policia nuk ka pasur një reagim mbi gjendjen e saj dhe shkaqet e aksidentit, por një prej mikeve të Ledjonës ka lënë të kuptohet që ajo është ende në spital dhe se aksidenti nuk ka qenë i lehtë.

    Ka qenë aktorja Egla Ceno ajo që ka konfirmuar zërat se Ledjona ka pësuar aksident, pasi i ka uruar asaj shërim të shpejtë përmes një postimi në rrjetet sociale.

    “Forca Ledjona Xheladinaj! Shërim të shpejtë, për vete, për vajzën tënde dhe për publikun tënd. Të presim”, ka shkruar Egla në postimin e saj.

    Në media thuhet se si pasojë e aksidentit ajo ka pësuar fraktura të rënda në trup, ndërsa ende nuk dihet gjendja e saj dhe rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.

  • U skualifikua nga BBVK/ Arioni merr vendimin e papritur në lidhje me marrëdhënien e tij me Dianën

    U skualifikua nga BBVK/ Arioni merr vendimin e papritur në lidhje me marrëdhënien e tij me Dianën

    Arioni ka treguar se çka e ka ndërmend që të bëjë pasi ka dalë nga shtëpia më e madhe në vend. Pas një periudhe emocionuese në shtëpinë më të famshme të vendit, Arioni ka rifilluar jetën e tij jashtë mureve të këtij formati televiziv.

    Ai ka shprehur mendimet e tij rreth Dianës dhe se si e shikon të ardhmen e lidhjes së tyre. Ai ka thënë se së pari do të bisedojë me Dianën, teksa thekson se lidhja e tyre do të shkojë mirë. “Dua të shihemi së pari me të, do të flasim, mendoj që do të shkojë më së miri në botë”, u shpreh Arioni me entuziazëm.

  • Ky është banori që u eliminua nga gara e ‘BBVK’

    Ky është banori që u eliminua nga gara e ‘BBVK’

    Arioni është banori i radhës që u eliminua përfundimisht nga gara për çmimin e madh të Big Brother VIP Kosova 3.

    Nga pesë të nominuarit, Arioni ishte banori që mori më pak vota, duke u larguar kështu përfundimisht nga shtëpia.

    Banori i parë që shpëtoi nga televotimi ishte, Xuxi. Kujtojmë se në nominim, ishte Xuxi, Denusha, Xheneta, Gjesti dhe Arioni.

    Banorët e tjerë vijojnë garën për çmimin e madh.

  • “Ma kanë shkurtuar jetën” – Përfundon në spital Olsi Bylyku!

    “Ma kanë shkurtuar jetën” – Përfundon në spital Olsi Bylyku!

    Aktori Olsi Bylyku tregon se ndodhet në spital duke marrë serum për shkak të një problemi shëndetësor të lidhur me bajamet.

    “Me 39 sot po hajde se ka vend ke makina për serum… Këshillë, këto bajamet mos i nënvlerësoni se kanë nja 7 vjet që ma kanë shkurtuar jetën,” ka shkruar Olsi, duke paralajmëruar ndjekësit për rrezikun që mund të sjellë nënvlerësimi i shëndetit të bajameve.

    Ky mesazh vjen si një thirrje për kujdes ndaj shenjave të mundshme të infeksioneve të bajameve, që duket se kanë qenë një problem i përsëritur për të.

  • Olsi Bylyku nuk fshihet më! Aktori zyrtarizon lidhjen me gazetaren e njohur? Urimi për miken e tyre zbulon gjithçka, ja çfarë shkruhej në kartolinë

    Olsi Bylyku nuk fshihet më! Aktori zyrtarizon lidhjen me gazetaren e njohur? Urimi për miken e tyre zbulon gjithçka, ja çfarë shkruhej në kartolinë

    Aktori Olsi Bylyku, i ka dhënë fund aludimeve për lidhjen e tij me gazetaren e njohur, Denada Lura, pas ndarjes nga Egli Tako.

    Edhe pse aktori është treguar mjaft i rezervuar për romancën e tij të re e të shumëpërfolur, një urim për mikeshën e tyre ka zbuluar se ai dhe Enada janë bashkë.

    Ka qenë një postim në profilin e Sara Gjordenit që ka zbuluar gjithçka. Modelja ka publikuar një foto të luleve dhe kartolinës që Olsi dhe Enada i kanë dërguar pas ardhjes në jetë të vajzës së Sarës dhe Bardhit.

    Siç shihet edhe në foto, krahas urimit për lindjen e Neas, në fund të kartolinës shkruhet: “Përqafime, Olsi Bylyku, Denada”.

    Kaq ka mjaftuar për t’i dhënë fund thashethemeve dhe aludimeve për lidhjen mes tyre, e cila ka nisur jo shumë vonë pas ndarjes së Olsit nga Egli, me të cilën kishte disa vite bashkë.

    Gjatë kohës që kanë qënë bashkë çifti është shhprehur se kanë pasur shumë keqkuptime dhe shume toksicitet në marrëdhënien e tyre.

    Aktori i humorit është shprehur gjithashtu se ka qenë shumë i dhënë ndaj marrëdhënies së tyre që të ishte sa më perfekte dhe nga ky dedikim i madh ka lënë pas dore shumë gjëra të tjera. Brenda shtëpisë së Big-Brother Vip Olsi ka thënë se:

    “Ndonjëherë i kam kërkuar dhe falje, i kam thënë që jam nxituar por dhe unë doja të njoh veten. Këtë fushë nuk është se e njohim, se po të jenë dhe prindërit deri diku në këtë fushë ndoshta edhe mund të të japin ndonjë këshillë. Ndërsa unë isha me atë idenë që ‘po kjo është partnerja ime’ ndërkohë që qoftë për mua, qoftë për ish-partneren time që unë gëzoj shumë respekt, ndoshta dhe ne vetë duhet të njihnim veten dhe të merrnim një vendim, sepse ndodhi shumë shpejt, ndoshta nga dëshira apo momenti.

    Unë sot e kësaj dite them me vete ‘a kam qenë i dashuruar apo s’kam qenë i dashuruar’. Ndoshta ka qenë deri diku afeksion i fortë që unë kam dashur të të jem me këtë, por jo ajo dashuria që… sepse në momentin që unë e shikoja që isha më shumë i dhënë sesa duhet, në kuptimin që po më kalonte koha për gjërat e tjera duke u mundur që marrëdhënia të ishte sa më perfekte”, tha Olsi.

    Asaj kohe këngëtarja Egli Tako ka qenë e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në E Diell ku ka komentuar ndarjen me Olsi Bylykun.

    Ndërsa është shprehur se është mirë edhe pse ka kaluar një periudhë ndryshe, ajo ka theksuar se ka vendosur të ecë me mendimin që çdo gjë ndodh për një arsye dhe se pas saj vjen diçka pozitive.

    Ajo nuk e ka mohuar se ndjen ende mall për të.

    “Është krejt normale që patjetër ka pasur momente të caktuara që ndjehet mungesa sepse ka qenë një lidhje e konsoliduar dhe relativisht e gjatë, kështu që ka edhe momente që ndjen edhe mall bashkë me lëmshin e të gjitha ndjesive të tjera që ke, ka edhe ndonjë shkëndijë malli nuk diskutohet, por jam ok, jam shumë mirë.”- ka thënë ajo.

  • E rëndë/ Aktorja e famshme gjendet pa shenja në shtëpisë e saj (Foto)

    E rëndë/ Aktorja e famshme gjendet pa shenja në shtëpisë e saj (Foto)

    Aktorja japoneze Miho Nakayama, është gjetur e vdekur në vaskë, në shtëpinë e saj në Tokio, sipas “Daily Mail”.

    54-vjeçarja ishte shumë e njohur për pjesëmarrjen e saj në filmin e vitit 1995, “Letra e dashurisë”, një film i cili fitoi vlerësim ndërkombëtar dhe i dha asaj disa çmime për aktoren më të mirë.

    Ajo gjithashtu, pati sukses si këngëtare në kulmin e ndikimit të J-pop-it në vitet 1980 dhe 90, duke u bërë një nga idhujt më të njohur të adoleshencës në Japoni .

    Pasi ajo nuk u paraqit në punë të Premten (6 dhjetor), një koleg i saj shkoi në shtëpinë e zonjës Nakayama dhe e gjeti atë pa ndjenja .

    Ai thirri ambulancën të cilët konfirmuan vdekjen e saj në vendngjarje, e ndërsa shkaku i vdekjes së saj po hetohet.

    Policia tha se ajo ishte gjetur e ulur në këmbë në banjë, sipas mediave japoneze.

  • Çfarë i ndodhi? Olsi Bylyku përfundon në spital, ja arsyeja

    Çfarë i ndodhi? Olsi Bylyku përfundon në spital, ja arsyeja

    Aktori Olsi Bylyku ka ndarë me ndjekësit një moment shqetësues nga jeta e tij.

    Përmes një postimi në Instagram, ai ka treguar se ndodhet në spital duke marrë serum për shkak të një problemi shëndetësor të lidhur me bajamet.

    “Me 39 sot po hajde se ka vend ke makina për serum… Këshillë, këto bajamet mos i nënvlerësoni se kanë nja 7 vjet që ma kanë shkurtuar jetën,” ka shkruar Olsi, duke paralajmëruar ndjekësit për rrezikun që mund të sjellë nënvlerësimi i shëndetit të bajameve.

    Ky mesazh vjen si një thirrje për kujdes ndaj shenjave të mundshme të infeksioneve të bajameve, që duket se kanë qenë një problem i përsëritur për të.