Category: Showbiz

  • “E ftova për intervistë dhe…”/ E dashura e Olsi Bylykut zbulon si ia “vodhi” partnerin Egli Takos

    “E ftova për intervistë dhe…”/ E dashura e Olsi Bylykut zbulon si ia “vodhi” partnerin Egli Takos

    Aktori Olsi Bylyku ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të punës, por edhe jetës së tij personale.

    Pas ndarjes së bujshme me Egli Takon, aktori ka rigjetur dashurinë, gjë të cilën e konfirmoi përmes këngës “Amla”, një dedikim për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.

    Tanimë nuk është sekret: E dashura e tij është Denada Lura, me profesion gazetare.

    Së fundmi, ajo i është bashkuar trendit viral në “TikTok”, duke na dhënë një indicie se si ka nisur dashuria e tyre.

    “Më thanë ta ftoja në intervistë. Unë e mora me vete komplet,” shkruan ajo krahas fotos me Olsin.

    Dyshja janë në lidhje prej më shumë se një viti, ndërsa mesa duket kanë vendosur që të mos e mbajnë më lidhjen e tyre të dashurisë larg syrit të publikut.

  • Mori fund pritja, konfirmohen opinionistët e “Big Brother Albania VIP 4”!

    Mori fund pritja, konfirmohen opinionistët e “Big Brother Albania VIP 4”!

    Edhe shumë pak nga mbetur nga nisja e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri e jo vetëm, “Big Brother VIP”.

    Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm. Tri edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri tani me banorë mjaft të spikatur, që kanë përcjell te publiku emocione të forta, e tashmë jemi “sy e veshë” për edicionin e katërt!

    Si do të jetë shtëpia? Kush do ta moderojë? Do të rikthehet sërish Ledion Liço në krye të spektaklit? Cilët do të jenë banorët? Po opinionistët?

    Të gjitha këtyre pyetjeve u kemi dhënë përgjigje gradualisht… Përveç opinionistëve!

    Një pjesë shumë e rëndësishme e gjithë këtij spektakli janë dhe ata, të cilët me opinionet e tyre bëhen dhe zëri i publikut. Por kush do të ulet në atë poltronë këtë edicion?

    Ashtu siç shumë nga ju dhe mund ta prisnit apo shpresonit, Arbër Hajdari rikthehet për të katërtin vit radhazi në rolin e tij si opinionist. Edhe pse çdo mbarim sezoni Arbri lë pikëpyetje nëse do të jetë sërish i pranishëm edicionin e ardhshëm, të gjithë ne biem dakord se pa të nuk do të quhej i plotë ky spektakël. Me mendimet dhe komentet e tij, i gjithë publiku konfirmon se askush nuk mund të ishte më i përshtatshëm se ai, raporton Topchanel

    Por kush do të ulet krah Arbrit? Këtë edicion të katërt, atij do t’i bashkohet Neda Balluku. Dikur vetë pjesëmarrëse në “Big Brother 4” në vitin 2010-2011, roli i opinionistes nuk është diçka e re për të. Tashmë asaj i besohet dhe ky pozicion i rëndësishëm në spektaklin më të ndjekur ndonjëherë. Arbër Hajdari dhe Neda Balluku do të na shoqërojnë gjatë këtij edicioni plot risi dhe surpriza

  • “Mund të ketë një divorc tjetër”- A është penduar Rudina Dembacaj për martesën me Mark Frrokun? Aktorja habit me përgjigjen

    “Mund të ketë një divorc tjetër”- A është penduar Rudina Dembacaj për martesën me Mark Frrokun? Aktorja habit me përgjigjen

    Rudina Dembacaj ka rrëfyer marrëdhënien së bijës, Viktoria me njerkun e saj, Mark Frroku. Aktorja dhe moderatorja e njohur u shpreh se tashmë janë bërë si një familje dhe se Vikit iu desh 3 vite “për të pasur këtë marrëdhënie që ka sot me bashkëshortin tim”.

    Megjithatë, Rudina Dembacaj u shpreh se martesa me Mark Frrokun njerëzve iu është duke e nxituar, ndërsa theksoi se “edhe mund të jetë se nesër mund të pendohem, por nuk më shqetëson”.

    “Mund të ketë edhe një divorc tjetër, nuk është asnjë lloj problemi”, deklaroi aktorja, teksa shtoi se beson shumë tek familja që tashmë ka krijuar, duke shtuar Viki i konsideron fëmijët e ish-deputetit si motrat dhe vëllai i saj.

    “Viki ka marr 3 vite kohë për të pasur këtë marrëdhënie që ka sot me bashkëshortin tim. Martesa pastaj është një institucion që unë se kam aspak frikë dhe patjetër që njerëzve iu është dikur e nxituar, edhe mund të jetë se nesër mund të pendohem, por nuk më shqetëson. Mund të ketë edhe një divorc tjetër, nuk është asnjë lloj problemi. Nuk nisem kurrë me këtë ide. Besoj shumë tek kjo familje. Për mua jemi familje, Viktoria nuk e bën dot dallimin, kërkon llogari njësoj për të dyja motrat dhe vëllain. Mendoj se janë motrat perfekte për Vikin”, tha Rudina Dembacaj në podkastin “Mamat”.

    Sa i përket planeve për një fëmijë tjetër, aktorja u shpreh se ndihet e plotësuar me vajzën. Por, shtoi se dëshira e Mark Frrokut është për të pasur fëmijë së bashku.

    “Kam menduar për fëmijë tjetër, edhe po të dua ta harroj është im shoq që nuk ka refren tjetër, por nuk doja shpejt. Doja të shkrihej njëherë familja që kishim krijuar, në situtën që isha nuk ia lejoja dot vetes që të kisha një fëmijë. Ardhja e një fëmijë tjetër do më bënte mua të parën konfuze. Doja që Viki të rritej pak, nuk e pati fëmijërinë e thjeshtë. Tani pse jo, por nuk e kam patur ta kërkoj dëshpërimisht. Jam e plotësuar me Vikin, nëse vjen mirë se të vijë. Unë se kërkoj, im shoq po, këtu kemi pak problem. Më duket sikur gjithë jetën do jem dorë për dore vetëm me Vikin”, përfundoi ajo.

  • Shkak i ndarjes tradhtia? E fajësoi për fundin e martesës, Xhensila “thumbon” Besin dhe tregon a ka një mashkull të ri në jetën e saj! Këngëtarja: Vendimin e mora unë! Si ia shpjegova Ajkës

    Shkak i ndarjes tradhtia? E fajësoi për fundin e martesës, Xhensila “thumbon” Besin dhe tregon a ka një mashkull të ri në jetën e saj! Këngëtarja: Vendimin e mora unë! Si ia shpjegova Ajkës

    Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka thyer heshtjen për divorcin nga partneri i saj prej shumë vitesh, Bes Kallaku. Artistja është shprehur se ky vendim është marrë nga ana e saj, për shkak se martesa nuk po funksiononte më, teksa tregoi se forcën e gjeti tek dy fëmijët, Ajka dhe Amen.

    “Më duhej mua që ta bëja si hap pas nuk shikoja asnjë mundësi dhe rrugëzgjidhje tjetër të mundshme”, u shpreh këngëtarja, teksa shtoi se pas marrjes së vendimit për t’u divorcuar ia shpjegoi edhe vajzës, duke i treguar të vërtetë, ndërsa theksoi se donte që fëmijët e saj në të ardhmen të kishin qetësi.

    Xhensila Myrtezaj ka mohuar që shkak i ndarjes të ketë qenë një person i tretë, duke theksuar se në marrëdhënien e saj dhe aktorit të humorit nuk ka ekzistuar diçka e tillë.

    “Problemet mes një çifti nuk zhvillohen domosdoshmërish nga një palë e tretë. Të paktën në rastin tonë nuk ka ekzistuar kurrë diçka e tillë, për këtë pjesë besoj se të dy jemi të qetë”, u shpreh artistja në “Mirëmbrëma Yje”.

    Xhensila Myrtezaj komentoi edhe këngën “Mosmirënjohja” të ish-bashkëshortit të saj Bes Kallaku, teksti i së cilës u tha se ishte një dedikim për artisten. Ajo u shpreh se historia e këngës nuk i përket asaj, duke akuzuar Bes Kallakun se bëri një lëvizje tekike të zgjuar në një moment kritik për të marrë vëmendjen e duhur.

    “Historia e këngës nuk më përket mua dhe nuk kisha se si ta merrja personale, por mendoj që ishte një lëvizje teknike e zgjuar në një moment kritik për të marrë vëmendjen e duhur, gjë që e bëri”, tha ajo, teksa thumboi ish-partnerin: “Unë kam profesion muzikën, ndërsa ai është një aktor vërtet shumë i mirë.”

    Ndërsa rrëfeu se për momentin nuk ka një mashkull të ri në jetën e saj dhe se dëshiron që kohën t’ia kushtojë fëmijëve.

    “Kam sfidë të jashtëzakonshme në jetën time dhe duhet të qëndroj pranë fëmijëve të mi. Nuk e kam hapësirën e kohës për t’iu përkushtuar një dashurie”, tha këngëtarja.

    Pjesë nga intervista:

    Shumë barrë kam marrë mbi supe, shumë peshë mbi supe. Çfarë nuk është thënë, se çfarë nuk kam lexuar. Botën nuk e ndryshoj dot, as mendësinë e tyre të errët. Por kam Zotin dëshmitar dhe kaq më mjafton për të qenë në paqe me veten

    Është një vendim që e ke marrë ti?

    Më duhej mua që ta bëja si hap pas nuk shikoja asnjë mundësi dhe rrugëzgjidhje tjetër të mundshme. Nuk është i lehtë divorci për askënd, as nuk e parashikon të ndodhë dhe as nuk e dëshiron të ndodhë. Disa hapa sado të vështira për t’u marrë në jetë, duhet gjendur forca për t’i marrë disa vendime

    Ku e gjete forcën?

    E gjeta forcën tek fëmijët e mi, tek ajo që unë doja që fëmijët e mi të kishin në të ardhmen, qetësinë.

    Si ka reaguar mamaja jote kur i the vendimin që kishe marrë?

    Në fakt, si për ironi të fatit historia sikur u përsërit. Ishte e vështirë të hapesha me mamin, pavarësisht se ajo e kuptonte që kishte kriza më marrëdhënie. Ne jemi munduar, si unë dhe si ai që ti mbanim larg familjarët nga problemet që ne kishim. Mamit jam munduar t’ia them duke mos e lënduar. Është munduar të kuptojë që nuk kupton gjë, por ishte plotësisht dakord me vendimin tim. Më mbështeti dhe më këshilloi të gjej paqe tek dy fëmijët e mi, të jem e zonja për ta dhe veten time.

    Frika e saj më e madhe ishte se çfarë do të ndodhte pas, duke qenë se mami është divorcuar në një periudhë që gjërat nuk kanë qenë të lehta dhe sot nuk janë të lehta. Më vjen keq ta them që femrat janë të diskriminuara dhe janë të parat që u vendoset gishti, ndëshkohen si fajtore nëse një marrëdhënie nuk shkon.

    Nuk kanë mbështetje ligjore, nga familjarët dhe jam e sigurt, që nëse femrat do të kishin një nga këto mbështetje do të kishin marrë guximin për të qenë larg një marrëdhënie qoftë toksike apo e dhunshme.

    Si ja keni shpjeguar Ajkës?

    Kjo është një nga vështirësitë më të mëdha që kam pasur përpara se të marr vendimin për t’u divorcuar. Vajzën nuk e gënjej kurrë, mundohem ta mbaj larg problemeve. I thashë të vërtetën “të gjithë kemi probleme, ashtu sikurse edhe ti mund të kesh debate me një shok apo shoqe dhe nuk ke dëshirë të qëndrosh për momentin, ashtu po e marrin dhe babi e mami këtë hap. Ne kemi shumë xhan njëri-tjetrin, por mendoj që ka ardhur koha të qëndrojmë pak larg, kjo është një gjë që tek ju nuk do të ndikojë kurrë, sepse dashuria do të jetë njësoj për ty dhe Amen, si nga ana ime e babit dhe dashuria që kemi pasur për njëri-tjetrin do kalojë tek ju”.

    Sa vjeç ke qenë ti kur prindërit e t’u janë ndarë?

    Ironi e fatit, 6-vjeç sikurse edhe Ajka.

    E mban mend?

    E mbaj mend sigurisht, ka qenë më traumatike. Është një periudhë tmerrësisht e rëndë e jetës sime. Mamin tim e dua shumë dhe e vlerësoj, në të njëjtën kohë edhe e gjykoj që pati mundësinë t’i jepte fund asaj martese përpara se të ndodhte ajo që sytë e mi panë. Im atë nuk pranoi divorcin nga ime më dhe nëse njerëzit edhe mund të hulumtojnë mami im ka qenë rasti i asaj gruas që u plagos me 7 thika dhe humbi njërën nga duart, dhe e gjitha kjo ka qenë një veprim që u bë në sytë e mi. Kam parë nënën time teksa therej me thikë. E kam ruajtur këtë sekret, sepse nuk dua të lëndoj as babain tim sepse jam e sigurt që është penduar për atë veprim, nuk ka qenë në dijeni se çfarë po bënte sepse ka qenë nën efektin e alkoolit.

    Mami im e ka falur, ai është babai im dhe asgjë në botë nuk e ndryshon. Mbaj mend periudhën kur ai ishte në burg, ishte bërë divorci, prindërit e mamit ishin kundra që të kisha kontakt me tim atë, kishin të drejtë, i kishin masakruar vajzën, por nuk mund të marrësh hakmarrje tek fëmija i tjetrit. Mbaj mend mamin që fshehurazi më ka çuar dhe kam shkuar kam takuar tim atë në burg, më thoshte është ‘babai yt”, ndjente keqardhje edhe pse ishte masakuar. Kështu janë rritur femrat.

    S’ke folur keq dhe as nuk ke hedhur baltë. Ka qenë zgjedhje e mirëmenduar?

    Ka qenë një zgjedhje, nuk mund të vendos veten para fëmijëve të mi. Nëse nuk do të isha bërë nënë ndoshta do të isha shprehur por nuk mund t’i lëndoj. Në fund të ditës është babai i fëmijëve të mi dhe kaq mjafton. Çdo gjëje tjetër i vendoset kapak. Ai është dhe do të mbetet babai i fëmijëve të mi.

    Besi ka nxjerrë një këngë që e lidhin me ndarjen tuaj? A e ke ndjerë edhe ti që ka qenë një projekt muzikor enkas për këtë moment

    Historia e këngës nuk më përket mua dhe nuk kisha se si ta merrja personale, por mendoj që ishte një lëvizje teknike e zgjuar në një moment kritik për të marrë vëmendjen e duhur, gjë që e bëri. Unë kam profesion muzikën, ndërsa ai është një aktor vërtet shumë i mirë.

    Por gjithsesi nuk besoj se babai i fëmijëve të mi do të bënte këngë të tilla me dashje për të sulmuar apo prekur figurën e nënës së fëmijëve të tij, nuk e besoj këtë gjë, nuk ka se si të ndodhë.

    Si e përballove dështimin e një martese?

    Nuk e shikoj si dështimin tim personal. Martesa nuk është me veten por me një individ tjetër.

    Kam besuar dhe besoj akoma tek jeta, familja dhe martesa.

    Nuk dole të qash dhe të thuash sa po vuan

    Nuk dua të viktimizohem. Dua ti tregoj fëmijëve se sa e fortë jam. Nuk viktimizohem as tek të afërmit e mi forcën e gjej brenda vetes. Punoj dhe jam e zonja vetes. Fakti që je person publik nuk të bën imun ndaj lëndimeve, përjetojmë dhe ndjejmë njësoj, si çdo person tjetër. Është akoma më e vështirë sepse duhet të menaxhosh emocionet e tua teksa performon, por mendoj se muzika ka qenë një lloj terapie, më ka ndihmuar shumë.

    Të kërkuarit ndihmë është hapi i parë dhe më i rëndësishëm, tek rrugëtimi i vetes. Unë këtë kam bërë dhe kam kërkuar ndihmë.

    Si e more vendimin dhe sa kohë ka zgjatur terapia?

    Kam vuajtur nga ataku i panikut, jam përpjekur ta menaxhoj me sport dhe kuptova se ishte e pamundur. Përdora teknika të ndryshme, joga, psikoterapi dhe më pas fillova të ndiqesha nga një psikologe.

    Më rekomandoi të punoja me veten, me ankthin. Janë gjëra që duhet ti shërojmë dhe trajtojmë. Kjo më bëri të kërkoja ndihmë. Kemi nevojë për ndihmë në një moment delikat, jo vetëm në rast atak paniku. Më ka ndryshuar mendësinë, do ishte fantastike ta kisha marrë atë vendim më përpara. Më ndihmoi të përballja gjërat që erdhën më vonë. Terapinë e kam nisur gjatë periudhës së shtatzënisë së djalit.

    Në komente është thënë që divorci juaj ishte një farsë për të maskuar pasuritë e vendosura gjatë martesës?

    Legjenda urbane, hipoteza ka pasur dhe nuk bëj kompromis me jetën time për asgjë e askënd. Jeta është shumë e vlefshme për ta mbajtur peng të opinioneve. Zgjodha Xhensilën dhe e dua shumë veten time. Sa i përket hipotezave të hedhura, hidhen poshtë.

    A ka pasur person të tretë që ka ndikuar në ndarjen tuaj?

    Kur ka probleme në çift përgjegjësia është dyanshme. Duhen dy për të kërcyer tangon, në rast se pesha i mbetet njërit partner, martesa dështon. Problemet mes një çifti nuk zhvillohen domosdoshmërish nga një palë e tretë. Të paktën në rastin tonë nuk ka ekzistuar kurrë diçka e tillë, për këtë pjesë besoj se të dy jemi të qetë.

    Beson akoma tek dashuria? Nëse shfaqet dikush që të bën të besosh tek dashuria?

    Mos lëntë Zoti njeri pa dashuri, sigurisht që besoj fort dhe të gjithë e meritojnë të ndihen të dashuruar. Besoj për momentin nuk kam kohë, realisht kam ardhur nga një lidhje e gjatë dhe kam nevojë të qëndroj me veten time.

    Kam sfidë të jashtëzakonshme në jetën time dhe duhet të qëndroj pranë fëmijëve të mi. Nuk e kam hapësirën e kohës për t’iu përkushtuar një dashurie

  • U bë nënë për herë të parë, Sara Gjordeni publikon foton e vogëlushes! Mesazhi ish-banores së BBV pas ardhjes në jetë të vajzës

    U bë nënë për herë të parë, Sara Gjordeni publikon foton e vogëlushes! Mesazhi ish-banores së BBV pas ardhjes në jetë të vajzës

    Dy ish-banorët e Big Brother Vip, Sara Gjordeni dhe Bardh Idizi janë bërë prindër për herë të parë ditën e djeshme (5 Dhjetor). Ish-Missi zbuloi lajmin në një postim në Instagram teksa publikoi një foto të këngëtarit duke mbajtur vogëlushen në krahë.

    Pasi tregoi se kishte ardhur në jetë vogëlushja Nea, Sara Gjordeni falenderoi ndjekësit për mbështetjen dhe urime, teksa u shpreh se të dyja janë mirë.

    Ish-Missi shkoi se ardhja në jetë e vajzës, të cilën e quajti një perfeksion, është bekim i madh nga Zoti.

    “Ende jemi ne mosbesim te bekimit qe kemi marre nga Zoti diten e sotme! Doja tju falenderoja me shpirt te gjitheve per mesazhet tuaja, urimet, dhuratat dhe gjithcka tjeter. Jane mijera dhe as nuk e di a do arrij dot tju kthej te gjitheve nje e nga nje.

    Une jam shume mire! Nea gjithashtu. NJE PERFEKSION 4kg qe njeh zerin e mamit, babit prej dites pare dhe qe na dhuroi buzeqeshjen e pare qe sot.

    Ju urojme ti keni zemrat plot te gjithe, e ata qe kane vite qe perpiqen per nje mrekulli te tille, t’i mbushin krahet sa me pare! Ne jemi sot me te lumtur se kurre!

    Ju duam Sara, Bardhi dhe Nea”, shkroi Sara Gjordeni.

  • Xhensila Myrtezaj thyen heshtjen, flet për herë të parë për ndarjen nga Bes Kallaku: Marrëdhënia u bë toksike, e dëmshme për fëmijët! Kur e kuptova që martesa mori fund

    Xhensila Myrtezaj thyen heshtjen, flet për herë të parë për ndarjen nga Bes Kallaku: Marrëdhënia u bë toksike, e dëmshme për fëmijët! Kur e kuptova që martesa mori fund

    Xhensila Myrtezaj foli sot për herë të parë për ndarjen nga ish bashkëshorti i saj Bes Kallaku.

    Këngëtarja tha në emisionin e Arbana Osmanit se ajo dhe Besi kishin një kohë të gjatë që po kalonin një periudhë krize në çift.

    Xhensila tha se kur kuptoi që marrëdhënia u bë toksike dhe e dëmshme për atë dhe fëmijët, ajo vendosi që të divorcohej.

    Xhensila Myrtezaj: Ka disa vite që jemi përpjekur që të sistemonim pakënaqësitë në martesën tonë me dëshirën për të mos përfunduar dhe kjo është një ndër arsyet që e kemi përgënjeshtruar spekulimet. Nuk e kishim marrë ende si vendim. Kriza ka çdo çift në marrëdhënie. E vërteta e atij momenti ishte se ne nuk e kishim ndare akoma a duhet të ishim bashkë. Mendoj se në çdo lloj marrëdhënie shoqërore, apo intime ose familjaret, kur veprat me fjalët nuk kanë shumë përputhshmëri, kur komunikimi e humbet peshën e rëndësie që ka, në marrëdhënie mbizotërojnë debatet, bëhet toksike dhe e dëmshme për mua dhe fëmijët. Dhe në këtë rast dhe për të, prandaj duhej një ndryshim, një vendim duhet të ishte marrë në çdo çast edhe unë mora vendimin tim.

    Kur e kuptove që martesa juaj kishte marrë fund?

    Xhensila: Në çift duhet bashkëpunim, do objektiva dhe përgjegjësi dhe kërkohet nga të dy partnerët. Kam kuptuar që nuk mund të luftojë vetëm njëra palë edhe për tjetrën. Çdo ditë që kalonte kuptoja se po thyhej edhe më shumë, ndaj ishte një vendim i marrë nga unë. Shumë barrë kam marrë mbi supe, shumë peshë.

  • E papritur/ Çfarë po ndodh mes djemve në “BBVK”? Xuxi tenton të puth në buzë Drilonin

    E papritur/ Çfarë po ndodh mes djemve në “BBVK”? Xuxi tenton të puth në buzë Drilonin

    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Xuxi, ka debatuar mbrëmjen e kaluar me gjithë banorët e shtëpisë. Gjatë një debati që Xuxi kishte me Sarën u përfshi edhe Driloni. Ky i fundit e akuzoi Xuxin, se pse gjatë debateve po u afrohet njerëzve te fytyra e në veçanti atij, por Xuxi kishte një përgjigje të habitshme.

    “Xux e pse apet po më vjen fytyrë më fytyrë”, u shpreh Driloni.

    “Kom qejf me të puthë, i ki buzën e mira – kom qejf me t’i puthë buzën e bukura”, ishte përgjigja e Xuxit.

  • Fituesi i Big Brother VIP kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme

    Fituesi i Big Brother VIP kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme

    Një nga fytyrat më të njohura të showbiz-it,

    ka vendosur të sfidojë veten në arenën politike, duke kandiduar për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, që pritet të mbahen më 9 shkurt 2025.

    Pas një udhëtimi të gjatë nga sporti dhe modelingu deri te fama e madhe përmes pjesëmarrjes dhe fitores në Big Brother VIP Kosova, Lumbardhi është tani pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

    Lista e kandidatëve të publikuar së fundmi nga partia përfshin edhe emrin e tij, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave.

    Ky ndryshim rrënjësor në karrierë shënon një kapitull të ri, ku ai synon të përdorë eksperiencat dhe popullaritetin për të sjellë një qasje të re në politikë.

    Vendimi për t’u përfshirë në këtë rrugëtim ka ngjallur shumë reagime, duke e kthyer në një nga kandidatët më të diskutuar të këtyre zgjedhjeve.

  • Reagon Jonida pas komenteve për pamjen e saj:”Nesër me 4 vetulla”

    Reagon Jonida pas komenteve për pamjen e saj:”Nesër me 4 vetulla”

    Jonida Maliqi është një nga artistet që do të performojnë natën e dytë gjysëmfinale në “Kënga Magjike” në Tv Klan.

    Ajo ka bërë dhe shaka lidhur me komentet e shumta që mori pas prezantimit të këngës së saj ku një vëmendje të madhe e mori look-u që kishte zgjedhur.Ardit Gjebrea: “Muzika është përgjigjia”. Jonida, a ka ndonjë moment në jetën tënde që nuk e ke marrë këtë përgjigje apo ke marrë përgjigjen e gabuar?

    Jonida Maliqi: Kjo është përgjigja që më ka shoqëruar përgjatë gjithë jetës. Muzika është përgjigja është lajtmotivi i jetës sime dhe i çdo artisti.Ardit Gjebrea:Unë të falenderoj për një gjë, për vetullat sonte. U diskutuan aq shumë vetullat e tua të hequra sa nesër mbrëma do i bësh prapë ashtu, apo…?Jonida Maliqi:Jo, nesër do të vendos katër (Qesh).Ardit Gjebrea: (Qesh) Katër vetulla, ok faleminderit.

  • “Më fute duart”- Pasi romancës me Xhenetën, Gjesti bën veprimin e papritur ndaj banores tjetër në BBV! Ja çfarë ndodhi mes dy konkurrentëve

    “Më fute duart”- Pasi romancës me Xhenetën, Gjesti bën veprimin e papritur ndaj banores tjetër në BBV! Ja çfarë ndodhi mes dy konkurrentëve

    Banori i Big Brother Vip Kosova, Gjesti, ka bërë një veprim i cili habiti banorët dhe ndjekësit së fundmi.

    Teksa ka qenë duke kaluar kohë me Rovena Stefën ai ka vazhduar duke i dhuruar puthje në faqe të njëpasnjëshme kësaj të fundit.

    Ky veprim i tij shtangu këngëtaren e cila reagoi duke thënë me shaka “më fute duart”.

    Pasi të gjithë qeshën në shtëpi, Gjesti u justifikua para kamerave duke thënë se ky veprim i tij erdhi si pasojë e mallit për Xhenetën.

    “Këtë pjesë e hiqni, nuk e di çfarë pata. Më duket se më ka marrë malli për Xhenetën,” tha Gjesti teksa prezente ishte dhe e dashura e tij, Xheneta Fetahu, me të cilën ka krijuar një romancë brenda shtëpisë.