Category: Showbiz

  • Reagon Jonida pas komenteve për pamjen e saj:”Nesër me 4 vetulla”

    Reagon Jonida pas komenteve për pamjen e saj:”Nesër me 4 vetulla”

    Jonida Maliqi është një nga artistet që do të performojnë natën e dytë gjysëmfinale në “Kënga Magjike” në Tv Klan.

    Ajo ka bërë dhe shaka lidhur me komentet e shumta që mori pas prezantimit të këngës së saj ku një vëmendje të madhe e mori look-u që kishte zgjedhur.Ardit Gjebrea: “Muzika është përgjigjia”. Jonida, a ka ndonjë moment në jetën tënde që nuk e ke marrë këtë përgjigje apo ke marrë përgjigjen e gabuar?

    Jonida Maliqi: Kjo është përgjigja që më ka shoqëruar përgjatë gjithë jetës. Muzika është përgjigja është lajtmotivi i jetës sime dhe i çdo artisti.Ardit Gjebrea:Unë të falenderoj për një gjë, për vetullat sonte. U diskutuan aq shumë vetullat e tua të hequra sa nesër mbrëma do i bësh prapë ashtu, apo…?Jonida Maliqi:Jo, nesër do të vendos katër (Qesh).Ardit Gjebrea: (Qesh) Katër vetulla, ok faleminderit.

  • “Më fute duart”- Pasi romancës me Xhenetën, Gjesti bën veprimin e papritur ndaj banores tjetër në BBV! Ja çfarë ndodhi mes dy konkurrentëve

    “Më fute duart”- Pasi romancës me Xhenetën, Gjesti bën veprimin e papritur ndaj banores tjetër në BBV! Ja çfarë ndodhi mes dy konkurrentëve

    Banori i Big Brother Vip Kosova, Gjesti, ka bërë një veprim i cili habiti banorët dhe ndjekësit së fundmi.

    Teksa ka qenë duke kaluar kohë me Rovena Stefën ai ka vazhduar duke i dhuruar puthje në faqe të njëpasnjëshme kësaj të fundit.

    Ky veprim i tij shtangu këngëtaren e cila reagoi duke thënë me shaka “më fute duart”.

    Pasi të gjithë qeshën në shtëpi, Gjesti u justifikua para kamerave duke thënë se ky veprim i tij erdhi si pasojë e mallit për Xhenetën.

    “Këtë pjesë e hiqni, nuk e di çfarë pata. Më duket se më ka marrë malli për Xhenetën,” tha Gjesti teksa prezente ishte dhe e dashura e tij, Xheneta Fetahu, me të cilën ka krijuar një romancë brenda shtëpisë.

  • “SI të jetë vajza ime…”, komentet negative për banoren e BBVK, reagon nëna e Kevinit: Njerëz analfabeta…

    “SI të jetë vajza ime…”, komentet negative për banoren e BBVK, reagon nëna e Kevinit: Njerëz analfabeta…

    Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Kosova 3′, Ana Ejupi, ka reaguar ndaj komenteve dhe ofendimeve që ka marrë pas krijimit të lidhjes me Kevin Edmond brenda formatit.

    Ana është kritikuar për marrëdhënien që ka zhvilluar në shtëpinë e Big Brother, si dhe për paraqitjen e saj gjatë programit. Përkrahjes së saj iu bashkua edhe nëna e Kevinit, e cila ka shpërndarë një postim mbështetës në InstaStory, duke dalë në mbrojtje të Anës.

    “Marre duhet me ju ardh për ofendimet që ia bëni Anës, njerëz analfabeta. Për atë ju jeni aty ku jeni…Jeni msu msheftas ju nëpër motela, si shikoni motrat dhe gratë e juve”, u shpreh ajo.

    Melita tutje theksoi: “Ana është tash në familjen time dhe do ta mbrojë në maksimum si me qenë vajza ime. Shikoni familjet e juaja para se me gjyku”.

  • Milaim Zeka i postoi foton e pakëndshme, familja e banores reagon urgjentisht dhe ka dy fjalë për opinionistin e BBVK

    Milaim Zeka i postoi foton e pakëndshme, familja e banores reagon urgjentisht dhe ka dy fjalë për opinionistin e BBVK

    Sot një foto e banores së “Big Brother Vip Kosova”, ka bërë xhiron e rrjetit. Foto kjo e publikuar nga opinjonisti Milaim Zeka dhe gjithashtu e larguar nga vet ai.

    Pas reagimit që ka bërë Olta në instastory vjen edhe reagimi i familjes së Lelës, të cilët kanë treguar në detaje situatën e komentuar. Kujtojmë se familjarët e Lelës janë mbështetësit më të zjarrtë të vajzës së tyre.

  • “Hapet…”- Postoi pamjet e banores së BBV në pozicion të papërshtatshëm dhe me koment s**sist, Olta Gixhari “shpërthen” ndaj Milaim Zekës: A të ka hije?

    “Hapet…”- Postoi pamjet e banores së BBV në pozicion të papërshtatshëm dhe me koment s**sist, Olta Gixhari “shpërthen” ndaj Milaim Zekës: A të ka hije?

    Opinionisti i Big Brother Vip Kosova, Milaim Zeka ka shkaktuar polemika pasi në Instagram-in e tij zyrtar u publikua një foto e banores, Leila, teksa qëndronte e ulur në divan në një pozicion të papërshtatshëm para kamerave.

    Imazhi i postuar, që tashmë është fshirë nga rrjeti social, u shoqërua edhe me një koment seksist ku shkruhej “Hapet televotimi”.

    Ky postimi i tij ngjalli mjaft polemika dhe reagime. Mes njerëzve që e kritikuan, ishte edhe opinionistja tjetër e BBVK, Olta Gixhari, e cila “shpërtheu” ndaj kolegut të saj duke u shprehur se ky veprim është i pafalshëm.

    “A të ka hije Milaim, në këtë moshë me familje e fëmijë të përfshihesh në shaka të tilla si paraadoleshent”, i drejtohet aktorja, e cila ka qenë edhe pjesë e Big Brother Vip Albania 2.

    Por nuk mungoi një reagim nga vetë Milaimi, i cili thumboi aktoren duke thënë: “Olta Gixhari është njohur nga BB, unë nuk jam Milaimi i bigut”.

    “Olta Gixhari eshte njohur nga BB, une nuk jam Milaimi Bigut. Asaj po i mungon Bigu, prandaj here merret me banoret, here me mu. Ma poshte e keni reagimin e familjes te Leles,” shkruan Milaimi teksa ka shfaqur një foto të reagimit të familjarëve të Leilës por disa minuta më vonë e ka fshirë reagimin e tij për shkaqe të cilat nuk dihen.

    Postimi i plotë i Olta Gixharit:

    Sa gjest i vogël të përfitosh nga dobësia e një gruaje. Fshehurazi, pas krahëve ndërkohë që ajo nuk është as e vetëdijshme për situatën. Rendohet ky veprim e bëhet i pafalshëm kur vjen nga një burrë, i cili është dhe pjesë e produksionit. A të ka hije Milaim, në këtë moshë, me familje e fëmije, të perfshihesh në shaka seksuale si para-adoleshent? Kjo situatë na kujton edhe njëherë se sa lehtë figurat publike, sidomos gratë, mund të bëhen objekt kritikash të padrejta.

    Është e rëndësishme të kemi mirëkuptim dhe mirësi, edhe në platforma publike si reality show. Askush nuk meriton të ndihet i turpëruar apo i poshtëruar për diçka kaq të pafajshme, sidomos nën presionin e madh të të qenit të filmuar 24/7. S’ka asgje qesharake apo të dënueshme në këtë pafajësi.

  • E përlotur dhe me valixhe në duar! Pas vdekjes tragjike të këngëtarit, partnerja e Liam Payne largohet nga vila ku jetonin së bashku

    E përlotur dhe me valixhe në duar! Pas vdekjes tragjike të këngëtarit, partnerja e Liam Payne largohet nga vila ku jetonin së bashku

    E dashura e të ndjerit, Liam Payne, Kate Cassidy ka paketuar gjërat e fundit që i kishin mbetur në shtëpinë të cilën e ndante prej kohësh me këngëtarin dhe ëdhtë larguar.

    Vetëm pak ditë pasi i dha lamtumirën partnerit të saj, Kate është parë e përlotur dhe me valixhe në duar teksa largohet nga vila e cila mendohet se ishte rezidenca e Liam-it.

    Në një moment ajo shfaqet e emocionuar duke shtrënguar fort pas vetes një lodër e cila i ngjan një kungulli shumëngjyrësh, mesa kuptohet ky pellush ka qenë një kujtim i çmuar i çiftit.

    Cassidy u pa të ndihmohej për të ngarkuar gjërat në bagazhin e furgonit nga një mikeshë.

    Destinacioni i 25-vjeçares është ende i panjohur por sipas fqinjëve thuhet se Kate do të qëndrojë tek të afërmit e saj derisa të jetë gati për të fluturuar në SHBA për të festuar Krishtlindjet me familjen e saj shkruan Daily Mail.

    E dashura e ish-ylli të One Direction fluturoi për në Mbretërinë e Bashkuar një ditë pasi tragjedisë kur Liam u rrëzua nga ballkoni i dhomës së hotelit ku po qëndronte.

    Vetëm disa javë para vdekjes së tij, çifti po planifikonin të ardhmen e tyre së bashku.

  • Milaim Zeka publikon foto me nuanca s*ksuale të banores së BBVK ,’shpërthen’ Olta Gixhari: A të ka hije në këtë moshë..

    Milaim Zeka publikon foto me nuanca s*ksuale të banores së BBVK ,’shpërthen’ Olta Gixhari: A të ka hije në këtë moshë..

    Olta Gixhari nuk ka hezituar të mbajë qëndrim ndaj një postimi të Milaim Zekës, tashmë të fshirë, që përfshinte shaka me nuanca seksuale ndaj konkurrentes Lela.

    “Hapet televotimi” shkruhej në postimin e Milaim Zekës mbi një foto ku ajo ishte duke qëndruar në shtëpi.

    Me një reagim të fortë, Olta e konsideroi të papranueshëm gjestin, veçanërisht duke pasur parasysh moshën dhe pozicionin e Milaimit si pjesë e produksionit.

    “Sa gjest i ulët të përfitosh nga dobësia e një gruaje, fshehurazi, ndërkohë që ajo nuk është as e vetëdijshme për situatën,” shkroi Olta.

  • Rikthehet në stil të viteve ’80, Rita Ora befason me modelin e ri të flokëve

    Rikthehet në stil të viteve ’80, Rita Ora befason me modelin e ri të flokëve

    Rita Ora ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme të hënën në ‘British Fashion Awards’ në Royal Albert Hall në Londër, duke surprizuar të pranishmit me pamjen e saj të re dhe transformimin që ka kaluar. Këngëtarja 34-vjeçare e ka ndarë këtë moment në tapetin e kuq me një stil të freskët dhe modern.

    Në këtë ngjarje, Rita ka pozuar me një kostum të gjerë, duke veshur një xhaketë gri të gjerë dhe pantallona të gjera, ndërkohë që këmisha dhe grim i theksuar e kompletojnë look-un. Një tjetër element që ka tërhequr vëmendjen ishte grimi i saj, e cila ishte frymëzuar nga stilistikat e viteve ’80 dhe duket se tashmë është kthyer në një trend të ri. Ajo gjithashtu ka ndriçuar vetullat e saj, duke theksuar pamjen e saj tërheqëse dhe moderne.
    Rita ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve së bashku me nënën e saj, Vera Orën, duke shkëlqyer dhe duke u bërë një nga personazhet më të komentuar në këtë ngjarje prestigjioze.

  • ‘Për syrin e keq…’/ Çfarë i ndodhi Jonida Vokshit pak orë para se të niste Primen e BBVK?(foto)

    ‘Për syrin e keq…’/ Çfarë i ndodhi Jonida Vokshit pak orë para se të niste Primen e BBVK?(foto)

    Jonida Vokshi edhe këtë spektakël po shkëlqen e kuruar deri në detaje. Bukuroshja shfaqet e veshur me një fustan të kaltër plotë vezullim.

    Por, pak orë para spektalit Jonida përsoi një aksident të vogël. Një gërvishje në dorën e saj, ajo e ndau edhe me ndjekësit në rrjete sociale.

  • BBVA3 nuk paska mbaruar/ Egla Ceno ironizon Romeon, ‘thumbon’ projektin e tij me Elvana Gjatën

    BBVA3 nuk paska mbaruar/ Egla Ceno ironizon Romeon, ‘thumbon’ projektin e tij me Elvana Gjatën

    Mbrëmjen e djeshme, fituesja e “BBV3”, Egla Ceno ndau në rrjete sociale një postim duke kujtuar një bashkëpunim të sajin me Elvis Pupuën, miniserialin “Më fal për shprehjen’. Mbi post ajo shkruante: Rrjetet sociale më kujtojnë që në 2016-tën luaja si gruaja e Vis Pupës në “Më fal për shprehjen”, një mini serial i @digitalb_official. Sinqerisht kam nostalgji për punë të tilla.

    Në foto ishte dita e burrit dhe gruas në SPA…torturë e vërtetë për të shkretin S’ka mo…gjen tenxherja kapakun gjithmonë

    “S’ka më gjen tenxhereja kapakun gjithmonë”, thkeskon ajo, një thumb që në dukje lidhet drejtpërdrejtë me projektin me të njëjtin emër të Elvana Gjatë dhe ish-finalistit të “BBV3”, Romeo Veshajt.

    Ndër të tjera ky ishte një koment mbi postimin e saj, ku quante dy protagonistët e “Tenxhereja Kapakun” si dy njerëz q s’kanë pik emocion transmetimi. Dhe nga pëlqimi që aktorja i ka dhënë ndjekësit të saj duket se ndan po të njëjtin mendim me të.