Category: Showbiz

  • “I çmendur, psikopat” – Arbenita reagon në Instagram, ende e shqetësuar nga Fero

    “I çmendur, psikopat” – Arbenita reagon në Instagram, ende e shqetësuar nga Fero

    Modelja Arbenita Ismajli, përmes një postimi në InstaStory, ndau me ndjekësit një situatë të tensionuar që lidhet me ish-partnerin e saj, reperin Fero. Çifti ka një vajzë së bashku dhe, megjithëse kanë pasur një ndarje prej kohësh, raportet mes tyre vazhdojnë të mbeten të ngarkuara.

    Arbenita në postimin e saj shprehet se ende merr mesazhe të padëshiruara nga Fero, të cilat i përshkruan si “një ish i çmendur psikopat”. Ajo shpjegon se këto mesazhe lidhen me keqkuptime të lidhura me jetën e saj private dhe angazhimet profesionale.

    Fero publikon fotografi të Arbenita Ismajlit me një mashkull në Dubai
    Në fund të postimit, Arbenita bën thirrje për ndalimin e ndërhyrjeve nga ish-partneri në jetën e saj dhe e uron atë për një “shërim sa më të shpejtë”. Ajo gjithashtu thekson se është plotësisht e përkushtuar ndaj detyrave si prind dhe nuk shqetësohet për mendimet e të tjerëve.

    “Përshëndetje njerëz. U zgjova në këtë orë të herët si çdo ditë për lutjet e mia dhe pashë disa mesazhe të çuditshme, të cilat e dija saktë se nga do buronin.. nga ish-i i çmedur psikopat. Le të themi se na ka lodhur duke bërë si një 7-vjeçar që sapo ka hapur Instagramin. Hasani hasani. Ai “hasani” është një real estate agent që po bisedoja për apartamente. Jeta ime private nuk të takon ty sepse nuk jemi më bashkë. Me këto gjëra të shëmtuara dhe shpifje vetëm po e tregon karakterin e mashkullit të ulët që ke. Thuaj çka të duash betejën e ke të humbur moti kohë. Nuk më bën aspak për mendimin e të tjerëve sepse jam shumë e zënë me angazhime prindërore. Unë të uroj shërim sa më të shpejtë”.

  • Fero “çmend” rrjetin, publikon foto të Arbenitës me një burrë në Dubai

    Fero “çmend” rrjetin, publikon foto të Arbenitës me një burrë në Dubai

    Ish-reperi Fero, ka trazuar sërish rrjetin me një foto në profilin e tij në Instagram.

    Fero ka publikuar një foto, ku shihet ish partnerja e tij Arbenita Ismajli dhe vajza e tij. Por, me to është edhe një burrë. Sipas kësaj fotografie, ky moment është kapur në Dubai.

    “Me të dashurin e ri dhe me vajzën time”, shkruhet në përshkrimin e fotos

  • “Forma ime e terapisë”/ Eneda Tarifa flet për periudhën e vështirë: Kam tentuar të shkoj te psikologu

    “Forma ime e terapisë”/ Eneda Tarifa flet për periudhën e vështirë: Kam tentuar të shkoj te psikologu

    Në një intervistë për emisionin “Natën me Aulonën”, këngëtarja Eneda Tarifa ndau momente të sinqerta nga jeta e saj personale, duke treguar se ka kaluar periudha të vështira emocionale, përfshirë edhe një fazë të lehtë depresioni, të cilën nuk e kishte kuptuar menjëherë.

    “Ka pasur një periudhë kur e kuptova më vonë që kisha kaluar depresion. Në atë kohë nuk e dija, por shenjat dhe simptomat që ndjeja ishin të lidhura me depresionin. Nuk ishte një depresion i rëndë, por gjithsesi një fazë e ndërlikuar për mua. Kam pasur edhe momente ankthi, mendime që të bëjnë të pyesësh ‘pse jam këtu, pse ekzistoj,’ apo frikë për jetën. Por besoj se këto janë ndjesi që çdo njeri mund t’i përjetojë në momente të caktuara”, rrëfeu këngëtarja.

    Megjithatë, Eneda pranoi se nuk ka shkuar kurrë te psikologu, edhe pse e ka menduar disa herë:

    “Kam tentuar disa herë të shkoj. Kam lënë orare, por gjithmonë në momentin e fundit e kam ndryshuar mendjen. Nuk kam qenë gati të pranoj që dikush tjetër të dëgjojë ato që kam brenda meje. Ndoshta është një ndjenjë që lidhet me mentalitetin tonë, sepse në Shqipëri ende ekziston një lloj tabuje për të kërkuar ndihmë psikologjike”, tha ajo.

    Edhe pse vetë nuk ka ndjekur terapi profesionale, Eneda theksoi rëndësinë e saj për ata që ndihen në nevojë:

    “Kush ka nevojë për psikolog, duhet patjetër të shkojë. Unë vetë kam kaluar shumë nga këto momente përmes muzikës, e cila ka qenë forma ime e terapisë”.

  • Xhensila me vallëzim sensual në koncert, fansat ‘shkrihen’ nga lëvizjet e saj (Video)

    Xhensila me vallëzim sensual në koncert, fansat ‘shkrihen’ nga lëvizjet e saj (Video)

    Njëra nga personazhet më të përfolura në mediet rozë kohëvë të fundit, ka qenë Xhensila.

    Këngëtarja ka qenë shumë e komentuar për jetën personale, për shkak të divorcit të përfolur me Bes Kallakun.

    Duket se Xhensila ka ditur të menaxhojë situatën në mënyrë të shkëlqyer, pasi nuk dha asnjë deklaratë rreth qështjeve personale.

    Përveç kësaj, bukuroshja ka vazhduar karrierën e saj, ka sjell shumë hite, e po ashtu paraqitjet e saj mbresëlënëse në rrjete socialë, nuk kanë munguar.

    Se fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet Xhensila duke dhuruar një vallëzim hot para fansave të saj në një koncert.

    E veshur ngushtë, Xhensila me këtë vallëzim ‘shashtrisë’ fasnat e pranishmëm në koncertin e saj.

  • E gjitha për vëmëndje apo… Ilnisa dhe Meritoni bashkohen sërish? Ja detaji që shtoi dyshimet

    E gjitha për vëmëndje apo… Ilnisa dhe Meritoni bashkohen sërish? Ja detaji që shtoi dyshimet

    Prej kohësh po thuhet lart e poshtë se marrëdhënies së një prej çifteve më të komentuara, Ilnisës dhe Meritonit i është dhënë fund. Por, sa të vërteta janë këto thashetheme?

    Ndonëse asnjë prej tyre nuk ka reaguar deri më tani, veprimet e bëra nëpër rrjetet sociale lënë shumë për të kuptuar. Pasi vendosën që të “zhdukin” fotot me njëri-tjetrin, madje i hoqën dhe “follown”, një tjetër lëvizje është bërë së fundmi nga dyshja mjaft e komentuar.

    Ka qenë Ilnisa ajo e cila ka hedhur një video ku duket një bombë e vërtet. E gjejeni pak se kujt i ka tërhequr vëmendjen kjo video? As më pak dhe as më shumë, vetë Meritonit! Ai nuk ka rezituar pa i bërë një “like” në video Ilnisës dhe pasi vumë re këtë detaj u futëm për t’i kontrolluar në llogaritë e tyre.

    E gjejeni pak çfarë? Ata kanë filluar sërish të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetin social “Instagram”, e në kohën që po jetojmë të gjithë e dini se çfarë do të thotë një “follow” sërish

    Epo, si duket ata i kanë rregulluar punët mes tyre, ose ndoshta nuk i kanë pasur të prishura asnjëherë dhe e gjithë “rrëmuja” që u bë mbase ka qenë veçse për vëmendje!

  • “Kjo les*ikja!” Egla Ceno i përgjigjet ndjekësit: Të duhet vizë…(FOTO)

    “Kjo les*ikja!” Egla Ceno i përgjigjet ndjekësit: Të duhet vizë…(FOTO)

    Egla Ceno, herë pas here u kthen përgjigje komenteve negative të ndjekësve. E kështu ka bërë edhe së fundmi.

    Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” ka ndarë në “Instastory” një koment që dikush i ka lënë.

    “Nuk e di domethënë, pse i bën hije kot tokës kjo lesbikja”, thuhet në komentin në fjalë.

    Ndërkohë Egla i ka kthyer përgjigje duke i thënë:

    “Uaa u bëra dhe lesbike Respekte kush ma gjen këtë tajarsin, t’i shpjegojmë çfarë lloj vize i duhet për t’ju drejtuar një Ceno-je”.

    Ndërkohë kujtojmë se Cenon e shohim çdo të shtunë në panelin e emisionit “Goca dhe Gra”, aty ku diskutohen tema të ndryshme si dhe ka të ftuar të shumtë.

    Puntatën e kaluar Egla u përfshi në një debat të ashpër me Zhaklin Lekatarin. Debati nisi nga rikthimi i një komenti të bërë kohë më parë nga gazetarja te një postim i aktores.

  • Xuxi për Gjestin: Një djalë 24 vjeçar që flen me arush është rast për studim

    Xuxi për Gjestin: Një djalë 24 vjeçar që flen me arush është rast për studim

    Xuxi ka vazhduar të pyesë se pse Gjesti fle me një arush. Ai rrëfehet se ky është një rast për studim, jo nga ai por nga psikologu.

    “Një mashkull 24 vjeçar që fle me arush në mes lyp një analizë më të thellë, jo nga unë por nga psikologu”, tha Xuxi.

    Ndër të tjera ai shtoi: Psikologu nuk është për njerëz të çmendur, është për me të këshillu për me të ndihmu, psikiatri nuk është me shku se ti nuk je normal, po ka ndonjë problem që mundet me ta zgjidh. Këtu e ke për 10, 20 euro dhe nuk shkon se mendon se do të thotë dikush e pashë duke hyrë te psikologu paska ec ky. Ne ende jetojmë për njerëz tjerë, jo për vete, ky është problemi”.

    “Vëllai i Madh i bën rregullat sipas dëshirës së tij sepse është shtëpia e vetë, derisa të ushqen do t’i bëjë rregullat e veta si të dojë ai”, shtoi ndër të tjerash Xuxi.

  • “Kur të bësh fëmijë me Xhenetën, bëji ADN” plas debati mes Xhenetës dhe Arionit

    “Kur të bësh fëmijë me Xhenetën, bëji ADN” plas debati mes Xhenetës dhe Arionit

    Xheneta ka debatuar ashpër me Arionin, për fjalët që i ka thënë për të.

    “Kur bën fëmijë me Xhenetën, këqyr fëmija i kujt është”, ishte ajo që kishte thënë Arioni gjatë bisedës me Gjestin.

    E për këtë i kërkoi llogari Xheneta.“Ku e merr ti të drejtën ti të flasësh për mua. Është pjesë e moralit tim. Qysh i thua një burri bonja ADN-në kur bën fëmijë më Xhenetën”, u shpreh Xheneta.

  • Sëmuret Marina Vjollca, ja cili person po i qëndron pranë moderatores në këto ditë (Foto)

    Sëmuret Marina Vjollca, ja cili person po i qëndron pranë moderatores në këto ditë (Foto)

    Moderatorja shumë e dashur për publikun Marina Vjollca kohës se fundit është aktive në rrjete sociale. Ajo pak ore me parë ka treguar se nuk është në gjendjen e saj më te mirë.

    “Mama është semurë, bebja ime me rri afer” ishin fjalët e moderatorës.

  • Ish-konkurrentja e “Përputhen” thotë se i dashuri “e tradhëtonte me një mashkull”: I kapa fotot

    Ish-konkurrentja e “Përputhen” thotë se i dashuri “e tradhëtonte me një mashkull”: I kapa fotot

    E ftuar në emisionin “Trotuar” ishte ish-konkurentja e Përputhen Saide Buzi. Saidja njihet nga programi i dashurisë ku u njoh me Gertin dhe finalizuan dashurinë e tyre në program.

    Pas një kohe që çifti bashkëjetoi me njëri-tjetrin u krijuan konflikte që çuan në ndarjen e tyre.

    Gerti ka hedhur akuza të rënda për tradhëti nga ana e Saides ndërsa kjo e fundit ka reaguar më vonë duke u shprehur që është keqtrajtuar nga Gerti dhe nëna e tij.

    Së fundmi në “Top Channel” ajo ka treguar se ish-i fejuari i saj përveç dhunës ai e ka tradhtuar me një mashkull tjetër, gjë të cilën ish-konkurentja e konfirmon pasi ka parë mesazhet e tij me një mashkull tjetër.

    “E kapa duke më tradhtuar me një mashkull. Kisha dëgjuar fjalë lart e poshtë po nuk i kisha besuar. Por i pashë një herë telefonin dhe zbulova fotot intime dhe bisedat me një mashkull. Të më kishte tradhtuar me një femër hajt se do e kuptoja, por me një mashkull, ishte e rëndë” tha Saidja.