Category: Showbiz

  • “Më kanë sulmuar fizikisht”- Ish-opinionistja e Big Brother VIP tregon momentin e frikshëm: Më shpëtuan dy taksistë! Për 5 muaj kam qenë e izoluar

    “Më kanë sulmuar fizikisht”- Ish-opinionistja e Big Brother VIP tregon momentin e frikshëm: Më shpëtuan dy taksistë! Për 5 muaj kam qenë e izoluar

    Ish-opinionistja e Big Brother VIP, Zhaklin Lekatari ka treguar një moment tepër të frikshëm në jetën e saj, kur është sulmuar fizikisht nga një person në zonën e Bllokut në Tiranë.

    Ajo thotë se sulmet më të mëdha i ka marrë pas “Big Brother VIP 2”, ku ishte në rolin e opinionistes, ndërsa shprehet se për 5 muaj ka qëndruar e izoluar, pasi e ka pasur tepër të vështirë të bënte nje jetë publike.

    Siç shprehet ajo, gjuha e urrejtjes dhe dhunës tashmë nuk ishte më virtuale, por ishte kthyer në sulme të vërteta fizike.

    “Për 4-5 muaj kam ndenjur pothuajse e izoluar, nuk kam dalë. Ishte shumë e vështirë të kisha një jetë publike dhe fakti që gjuha e dhunës e urrejtja nuk ishte më virtuale, por u kthye në sulme të vërteta fizike, që më cenuan mendërisht e fizikisht. Cenuan edhe familjen time.

    Isha në Bllok, një burrë me ndiqte dhe më ofendonte nga pas dhe më sulmoi. Unë vrapova për t’i shpëtuar sulmit. Fatmirësisht dy taksistë e panë, ndërhynë dhe më shpëtuan. Nuk e denoncova, thjesht u mundova të shpëtoja veten dhe të ikja në shtëpi. Ka qenë periudha post Big Brother”, tha Lekatari në emisionin “Goca dhe Gra”.

  • “Po pres të dalë dielli dhe…”- Eros Grezda thyen heshtjen! A do të jetë pjesë e Big Borther VIP? Ja si përgjigjet futbollisti

    “Po pres të dalë dielli dhe…”- Eros Grezda thyen heshtjen! A do të jetë pjesë e Big Borther VIP? Ja si përgjigjet futbollisti

    Ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se futbollisti Eros Grezda mund të jetë një prej banorëve të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”.

    Për këtë ka reaguar vetë futbollisti, i cili as nuk e ka mohuar dhe as nuk e ka konfirmuar, por tha se shumë shpejt do të merret vesh. “Po pres të dalë dielli”, tha Eros Grezda.

    “Pse e nise kaq fuqishëm, pse me gjithë këto pyetje kaq të rënda. Kjo është pyetje e vështirë. Do ta merrni vesh shumë shpejt. Është një ditë me shi, nuk është koha e duhur për të dhënë përgjigje kaq të rëndësishme dhe të forta. Po pres që të dalë dielli dhe…”, tha Eros Grezda në emisionin “Goca dhe Gra”.

    I pyetur se çfarë mendonte se do të bënin vajzat nëse ai do të futej në shtëpinë e “Big Brother”, Eros u shpreh se nuk kishte idenë, duke mbajtur një qëndrim të rezervuar.

    Ndërkohë, Einxhel, një prej moderatorëve, duke marrë parasysh eksperiencën e saj me emisionet e mëparshme, sugjeroi se përgjigjja e vërtetë do të ishte një “po”, duke lënë të kuptohet se futbollisti mund të jetë një prej banorëve të edicionit të ardhshëm.

    Ngelet për t’u parë në ditët në vijim nëse Eros do të jetë pjesë e këtij edicioni të BBV apo jo.

  • Prapaskenat/ Si nisi konflikti mes Rudina Dembacajt me ish-bashkëshortin pas divorcit! Sherri mes ish-çiftit për shtëpinë dhe kujdestarinë e vajzës, përplasja në dyert e gjykatës

    Prapaskenat/ Si nisi konflikti mes Rudina Dembacajt me ish-bashkëshortin pas divorcit! Sherri mes ish-çiftit për shtëpinë dhe kujdestarinë e vajzës, përplasja në dyert e gjykatës

    Ish-bashkëshorti i aktores Rudina Dembacaj, Aleksandër Varfaj, i është përgjigjur një deklarate të ishgruas së tij, ku në fokus ka qenë çështja e fëmijës së tyre. Përgjigjja e tij erdhi pasi Rudina foli për divorcin që ishte temë e programit që ajo moderon dhe akuzoi ish-burrin se fsheh të ardhurat, duke mos dhënë sa i takon në bazë të tyre, pagesë për vajzën e tyre Viktoria.

    Ndërkohë ish-partneri i aktores ka reaguar lidhur me këtë deklaratë duke u ndalur në dy momente, së pari, pengesa për t’i depozituar ish-gruas paratë e përmuajshme në llogarinë bankare dhe së dyti, pamundësia për të takuar të bijën. Ai thotë se ka gati 3 vite që nuk takon të bijën për shkak të aktores dhe e akuzon se ajo nuk i ka dhënë në kohë llogarinë bankare të së bijës për të bërë depozitimin.

    “Bën sikur harron, besoj se llogarinë ma ke dhënë pas nuk e di sa kërkesash nga ana ime, që të isha në rregull me shtetin, se ato pagesat që bëja unë, kur të mori OPGJ në tel, i the ‘nuk ka paguar gjë’. Dhe justifikimi yt ishte ‘pse ça do thosha unë, qe i ke paguar’?”, shkruan ai në një reagim të gjatë në rrjetet sociale.

    Por veç konfliktit për vajzën, çifti ka edhe një gjyq tjetër, këtë herë për shtëpinë, ku çifti jetonte pasi u martua. Edhe për këtë temë, vetë Aleksandri e ceku disi në postimin e tij. Çifti ka gati 3 vite që është në një tjetër proces gjyqësor, pasi aktorja kërkon që të marrë shtëpinë, që dyshja jetonte. Vetë ish-bashkëshorti ka bërë me dije, se banesa është e tija dhe se nuk i takon asgjë ish-gruas, por aktorja ka insistuar në kërkesat e saj dhe gjyqi është ende në proces, duke ndezur edhe një tjetër konflikt mes ish-çiftit.

    Duket se sherri për shtëpinë, ka çuar edhe në prishjen e raportit të mirë, që ata kishin për hir të vajzës së tyre. Kujtojmë që pas ndarjes, Rudina dhe Aleksi shiheshin shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit, për hir të Viktorias, por konflikti për pronën ka bërë që ata të prishin këtë marrëdhënie duke u ndeshur dyerve të gjykatës, me një përballje jo vetëm për kujdestarinë, por edhe për shtëpinë. Vetë aktorja kur foli për divorcin e saj, nuk e fshehu aspak pakënaqësinë që kishte me ish-burrin.

    “Baballarët shqiptarë duan të drejta të njëjta me nënën pas divorcit, por jo detyrime të barabarta. Sipas ligjit është 150 mijë lekë të vjetra në muaj për fëmijën, por në kohën e sotme janë të pamjaftueshme. Unë kam zgjedhur t’i hap një llogari vajzës sime dhe t’i ketë ato para kur të rritet. Sa përmendet rritje e pensionit, pala tjetër gjen justifikime, duke fshehur të ardhurat, duke treguar se nuk ka mundësi dhe rëndon gjithë situatën. Ajo që është edhe më e rëndë është se ai fëmijë, duhet të presë pafund që t’i vijë data e gjyqit sepse nuk ka i merr përsipër gjykata çështjet aq shpejt. Dhe një fëmijë që të shkojë të takojë njerëzit e vetë, duhet të presë dhe gjykata për time bijë është shumë e njohur. Prindërit shqiptarë nuk e dinë se çfarë i shkaktojnë këtij fëmije duke hequr dorë nga detyrime dhe duke aluduar se reagimi i fëmijës vjen si pasojë e ndikimit të nënës”, tha ajo.

    Një vit më parë, aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Apelit, por që i është konvertuar në 80 orë shërbim prove. Dënimi i është konvertuar pasi Gjykata, për shkak të rrezikshmërisë së ulët dhe dënimit nën 1 vit burg, ka vendosur ta vuajë jashtë dënimin e saj.

    Dembacaj është dënuar pasi u kallëzua penalisht nga ish-bashkëshorti i saj Aleksandër Varfaj, pasi kishte nxjerrë vajzën e tyre jashtë vendit duke falsifikuar prokurën. Prokura, e cila duhet të ishte firmosur edhe nga i ati i vajzës, është falsifikuar, ndaj e bija ka dalë jashtë kufirit të vendit, pa dijeninë e të atit.

  • Sa para marrin banorët për qëndrimin brenda shtëpisë së BBVK? Nuk përmbahet konkurenti, tregon prapaskenat

    Sa para marrin banorët për qëndrimin brenda shtëpisë së BBVK? Nuk përmbahet konkurenti, tregon prapaskenat

    Prej kohësh është përfolur se banorët e reality show-t të njohur BBVK marrin pagesë për qëndrimin e tyre në shtëpi.

    Tani, kjo është konfirmuar nga një prej tyre.

    Gjatë një bisede, Xuxi ka zbuluar detaje mbi pagesën që merr për pjesëmarrjen e tij.

    Sipas tij, shuma arrin në 600 euro për një javë qëndrimi.

    “Nuk është keq, 600 euro për 7 ditë,” u shpreh ai me humor, duke nxitur reagime nga bashkëbanorët dhe publiku.

    Ky detaj ka shtuar kureshtjen e ndjekësve për përfitimet e banorëve në këtë format televiziv.

  • Pasi u eleminua nga loja,Burimi i jep mesazhin e papritur Sarës!

    Pasi u eleminua nga loja,Burimi i jep mesazhin e papritur Sarës!

    Burimi ishte i eleminuari i BBVK dhe pati një mesazh të veçantë nga studioja për një nga konkurrentet më të forta, Sarën.

    “Ti je fituesja,” iu drejtua Burimi, duke shkaktuar emocion te publiku dhe konkurrentët në studio.
    Ky koment nuk kaloi pa vëmendje, duke ngjallur diskutime për marrëdhënien mes dy lojtarëve dhe për mundësinë që Sara të jetë një nga pretendentet kryesore për çmimin e madh.

  • Me kë e ka Stresi?“Keni marrë për gra dashnoret tona!”

    Me kë e ka Stresi?“Keni marrë për gra dashnoret tona!”

    Stresi, ka bërë një postim në Instagram me të cilën ka konfuzuar fansat dhe jo vetëm.
    Ai ka thumbur persona të cilët nuk i ka bërë publik duke ju thënë “si nuk ju vjen turp që martoheni me të dashurat tona”.

    Postimi i plotë:

    A keni sedër, karakter, gjak? Në vënd t’ju vi ju turp, na vjen sepse keni marrë për gra dashnoret tona”, shkruan reperi.
    Mirëpo pas disa minutash ky postim u fshi nga llogaria e Stresit për shkaqe që ende nuk dihen.Mbetet për tu parë nëse reperi do të ketë një shpjegim për këtë.

  • Drama në “BBVK”, kjo banore jep informacion nga jashtë

    Drama në “BBVK”, kjo banore jep informacion nga jashtë

    Ky edicion i “Big Brother VIP Kosova” po ofron dinamika të paparashikuara dhe tensione të reja mes banorëve. Një moment është kthyer në një nga temat më të diskutuara në rrjetet sociale.

    Anisa ka sjellë trazira duke ndarë informacione që vijnë nga jashtë. Sipas saj, familjarët e Dianës i kishin kërkuar që t’i përcillte mesazhin për të shmangur afrimin me Arionin.

    Kjo situatë ka marrë një kthesë tjetër kur Anisa ia rrëfeu këtë Xhenetës, e cila nga ana e saj e ndau informacionin me Arionin.

    Qëllimi duket se ishte të shkaktohej konfuzion në marrëdhënien mes Dianës dhe Arionit. Megjithatë, Arioni ka mbetur i fokusuar tek raporti i tij me Dianën, pavarësisht tensioneve që u krijuan.

  • “Kemi fjetur bashkë”/ Ish e dashura e “demaskoi” publikisht pasi zbuloi se do bëhej baba, krizë në lidhjen e ish-banorit të BBV me partneren shtatzënë! Tenton të pajtohet, por…

    “Kemi fjetur bashkë”/ Ish e dashura e “demaskoi” publikisht pasi zbuloi se do bëhej baba, krizë në lidhjen e ish-banorit të BBV me partneren shtatzënë! Tenton të pajtohet, por…

    Që nga hyrja në ‘Big Brother VIP Kosova’ Mevlan Shaba është komentuar pafund për jetën e tij sentimentale. Nga pjesëmarrja e tij në këtë reality show ai zbuloi se do bëhet baba së shpejti. Sipas “Kosova Today”, një krizë serioze ka shpërthyer mes çiftit, duke vënë në dyshim vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre.

    Për më tepër, të gjitha postimet e përbashkëta në rrjetet sociale janë fshirë, përfshirë edhe atë që konfirmonte lajmin e shtatzënisë. Ky zhvillim ka shkaktuar debat dhe spekulime të shumta në rrjet. Ju kujtojmë se partnerja i zbuloi shtatzëninë Mevlanit brenda shtëpisë së “BBVK”, ndërsa më pas erdhi reagimi i Livias, ish-it të Mevlanit. Kjo e fundit e akuzoi për tradhti. Nuk dihet se nëse akuzat e Livias kanë ndikuar në ndarjen e Mevlanit dhe partneres së tij.

    Megjithatë, vetë ish-konkurrenti ka publikuar një foto në krahët e saj, ku shihet duke e shijuar momentin. Më shumë sesa një përgënjeshtrim i lajmit të ndarjes, këngëtari ka tentuar që të bëjë më shumë lëmsh rrjetin. Nga ato çfarë dihet, partnerja e tij është shumë e prekur nga gjithçka ka ndodhur dhe aktualisht kanë një raport të ngrirë me njëri-tjetrin, ndonëse ajo është në pritje të fëmijës së tyre.

    Sipas Livias, ata janë takuar tri herë në tetor dhe kanë fjetur bashkë. Ndërsa u pyet mbi shtatzëninë e partneres tjetër të Mevlanit, ajo tha se nuk habitet pasi edhe këtë të fundit kishte tentuar ta linte shtatzënë.

    “Jam në shok, sepse nuk e kam pritur këtë lajm. Nuk e dija më ka rënë në kokë si rrufe. Nuk kam fjetur atë natë, jam në shok. Unë u ktheva në Itali në janar, por historia jonë ka zhvilluar gjithmonë. Kam shkuar në Itali për disa punë dhe do kthehesha prap. Në fillimet tona, pas dy muajsh tentoi të më linte shtatzënë, kemi tentuar shumë herët. Edhe mendoj që ka ndodhur shumë shpejt edhe mes tyre. Nuk ka mundësi të kenë një vit bashkë. Ne ishim në një marrëdhënie. Para se të nisesha për në Itali unë shkoja te prindërit e tij, ai ka ardhur te mami im. Ne ishim bashkë. Më ka ardhur ftesë nga BBVK që ne të futeshim çift. Dhe ai thoshte po deri në fund të gushtit. Por unë nuk doja.”

    Mevlani reagoi me tone të ashpra, duke e quajtur Livian “mashtruese”. Ai theksoi se gjithçka që ajo ka thënë është një përpjekje për të manipuluar publikun dhe për të dëmtuar imazhin e tij në një moment kaq të rëndësishëm të jetës së tij.

    “E kam pritur këtë gjë. Ne me Orin kemi nga marsi apo prilli që kemi nisur të njihemi, ajo ka nisur të bëjë kalkulimet, duke menduar se teksa kam qenë me të, kam pasur një tjetër. Njohja me Orin ka nisur 3 ose 4 muaj pas ndarjes sime. Komunikime kemi pasur për arsye të ndryshme. Ajo ka bërë gabim, e di vetë ajo, pasi jemi ndarë pas një kohe të vogël ka rinisur një lidhje, nuk i ka ecur, e tentoi sërish tek unë”, u shpreh Mevlani.

    Megjithatë, ky variant i tij nuk e ka bindur shumë partneren, çfarë edhe ka sjellë një krizë mes tyre. Mbetet për tu parë sesi do të vijojë historia që u trazua pikërisht në “Big Brother”.

  • Heidi e shkuar e harruar! Kush është vajza misterioze që i rrëmbeu zemrën Romeos dhe pse lidhja po mbahet sekret

    Heidi e shkuar e harruar! Kush është vajza misterioze që i rrëmbeu zemrën Romeos dhe pse lidhja po mbahet sekret

    Ka përfunduar pa shumë bujë historia e dashurisë mes Romeos dhe Heidit. Çifti është ndarë në gusht, çfarë solli edhe largimin e ish-finalistes së “Big Brother” nga Shqipëria, disa muaj pasi tashmë jetonte e vetme në Tiranë. Sot, jeta e Heidit e ka lënë pas famën dhe lidhjen e dështuar, për t’u rikthyer sërish në Itali, aty ku edhe e pret familja e saj. Por teksa Heidi ka lënë pas gjithçka ka ndodhur në vitin e fundit me të, Romeo duket se ia ka nisur nga aty ku edhe la.

    Ishte fillimi i tetorit, kur edhe Panorama shkroi për një flirt të ri që aktori kishte nisur. E tashmë, kur kanë kaluar më shumë sesa një muaj, miqtë pranë tij zbulojnë se lidhja që fillimisht përflitej si thashetheme, tashmë është konfirmuar. Të shumtë janë njerëzit që e kanë parë tashmë Romeon në shoqëri të vajzës brune që gjithnjë e më shpesh po shfaqet krah tij.

    Fillimisht, miqtë e afërt të tij ishin skeptik rreth fatit që kjo histori do të kishte. Por kur kanë kaluar disa javë, partnerja e re e Romeos, e shoqëron kudo artistin. Ndonëse deri më tani, çifti i ri nuk ka dalë ende hapur, të shumtë janë ata që e kanë marrë vesh për këtë histori. Ditët e fundit, çifti ka qenë edhe në zonën e ishBllokut, ku vëllai i Romeos, ka edhe një biznes. Nën shoqërinë e miqve të përbashkët, çifti ka qëndruar në një nga baret e njohura në qytet, por pa dhënë shumë skena, si për të mos u zbuluar.

    Vajza në fjalë, nuk është e famshme, por ka shumë miq në fushën e showbizzit, ndaj edhe në një nga këto evente, ajo është njohur me Romeon, pak ditë pasi historia ishte mbyllur. Rrethi i ngushtë i Romeos, bën me dije se nuk e dinë kohën fiks kur ai dhe Heidi u ndanë, por dinë se në fillim të shtatorit, kur Romeo iu rikthye netëve live si këngëtar, partnerja e tij e shoqëronte.

    Ish-banorja e “BBV” Heidi Baçi, së fundmi ka fshirë të gjitha fotot me aktorin Romeo Veshajn nga profili i saj Instagram duke konfirmuar kështu zërat për ndarjen mes çiftit. Jo vetëm postimet me aktorin por Heidi ka fshirë edhe Story të momenteve të tyre të cilat moderatorja i mbante në profilin e saj. Ishte Heidi ajo e cila vendosi të lërë gjithçka që po ndërtonte në lidhje me karrierën në Shqipëri duke iu rikthyer Italisë.

    Mirëpo ajo që vëmë re në “Story-n” e fundit të Romeos është një video në të cilën ai shfaqet i prekur dhe këndon një këngë e cila thotë “Çfarë po bën ku je duke shkuar zemër”. Zërat për një ndarje u vulosën edhe më tej, kur Romeo u shfaq në një dasmë, në shoqërinë e Donaldit dhe Borës, por Heidi mungonte. Ishte pikërisht kjo prova që fansat po prisnin, për të konfirmuar se dyshja e dashur, tashmë i ka dhënë fund.

    Ishte fillimi i shtatorit, kur dhe vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donald festuan ditëlindjen e tyre, çfarë nxori në pah edhe krisjen mes dyshes. Në 29 vjetorin e lindjes së tyre të dy moderatorët morën urime të veçanta nga familjarët dhe miqtë. Por Heidi Baçi, e dashura e Romeos me të cilën u njoh brenda shtëpisë së “Big-Brother Vip”, nuk u pa ta uronte moderatorin në rrjetet sociale.

    Kjo ngriti dyshimet se çifti i njohur ndoshta po kalon një krizë në marrëdhënien e tyre. Po ashtu, prej disa kohësh ata nuk kanë postuar foto me njëritjetrin në rrjetet sociale, ndërkohë që më parë kanë qenë më aktiv dhe të pandarë në profilet e tyre. Dyshja shpesh herë ndanin në profilet e tyre çaste të bukura nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ku nuk mungonin as momentet romantike e gazmore.

    /Gazeta Panorama

  • Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Kosova

    Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Kosova

    Në nominim këtë javë ishin gjashtë banorë: Arioni, Burimi, Pauli, Driloni, Gresa dhe Xuxi.

    Publiku ka vendour të eliminojë Burimin, i cili la shtëpinë e Big Brother VIP Kosova dhe nuk ka më mundësinë të garojë për çmimin e madh.

    Shumë prej banorëve shprehën keqardhje për largimin e Burimit, me të cilin kishin krijuar një raport të mirë.

    Fatkeqësisht, Burimi nuk kishte as biletën e kthimit, duke e bërë daljen e tij nga shtëpia përfundimtare.