Category: Showbiz

  • Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Kosova

    Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Kosova

    Në nominim këtë javë ishin gjashtë banorë: Arioni, Burimi, Pauli, Driloni, Gresa dhe Xuxi.

    Publiku ka vendour të eliminojë Burimin, i cili la shtëpinë e Big Brother VIP Kosova dhe nuk ka më mundësinë të garojë për çmimin e madh.

    Shumë prej banorëve shprehën keqardhje për largimin e Burimit, me të cilin kishin krijuar një raport të mirë.

    Fatkeqësisht, Burimi nuk kishte as biletën e kthimit, duke e bërë daljen e tij nga shtëpia përfundimtare.

  • Vajza e vogël e Aurela Gaçes ndez skenën me këngën “Girls on fire”! Emocionohet këngëtarja: E vogla ime, dashuria…

    Vajza e vogël e Aurela Gaçes ndez skenën me këngën “Girls on fire”! Emocionohet këngëtarja: E vogla ime, dashuria…

    Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, së fundmi ka publikuar një video për ndjekësit teksa vajza e saj e vogël, Abi, ka performuar në skenë në një nga koncertet e artistes.

    Këngëtarja është parë e emocionuar teksa sheh të voglën e saj të këndojë këngën “Girl on fire.”

    Krahas postimit në Instagram, Aurela na la të kuptojmë se kishte qenë dëshira e Abit për të dalë në skenë, pasi e ka pyetur mamanë e saj para koncertit nëse do ta lejojë të këndojë .

    “Dashuria ime , e vogla ime❤️ – Ti do më lesh mua të këndoj në skenë apo jo? ( pyetja e saj mbrëmë)” ka shkruar Aurela.

    Aristja shpesh poston foto dhe momente me dy vajzat e saj. Disa kohë më parë ajo publikoi dhe një këngë të titulluar “ O ma”, të cilën e këndonin të treja së bashku dhe u pëlqye shumë nga publiku.

    Pak ditë më parë në një intervistën për moderatoren Orinda Huta, këngëtarja foli për dy shtatzënitë dhe vështirësitë që kaloi gjatë shtatzënisë së dytë.

    Aurela tha se ndenji në regjim shtrati për pothuajse shtatë muaj, pasi kishte rrezik dështimi dhe se pranë saj në atë periudhë të vështirë pati ndihmën e të shoqit, vjehrrës dhe nënës së saj.

  • Më pak se 1 muaj nga starti/ ‘BBV Albania 4’ vjen me risi, VIP-a dhe njerëz të thjeshtë, ja emrat që përfliten

    Më pak se 1 muaj nga starti/ ‘BBV Albania 4’ vjen me risi, VIP-a dhe njerëz të thjeshtë, ja emrat që përfliten

    Publiku po pret me padurim nisjen e spektaklit të madh të “Big Brother”, i cili kësaj radhe do të vijë me ndryshime. Përveç banorëve VIP, pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe njerëz të thjeshtë, të cilët dëshirojnë që të ndajnë historitë e tyre.

    Gjithashtu publiku ka nisur edhe me hamendësimet se kush mund të jenë personazhet VIP që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Në emisionin “Wake Up” u diskutua sot pikërisht kjo. Dhe dy moderatorët e njohur, Blendi Salaj dhe Neada Muçaj, përmenden disa emra që janë përfolur në rrjet.

    “Big Basta është një emër që po qarkullon, mund të ishte shumë interesante kjo. Albërije Hadergjonaj. Për Enxhi Nasufin kanë thënë, por ajo thotë ‘sjam’”, tha Neada.

    “Enxhi mohon por kam frikë se mund të jetë”, tha Salaj.

    Ndërkohë duke qeshur Muçaj shton: “Po bën intensivisht palestër, nuk është shenjë e mirë”.

  • Partriote e vogël/ Një ‘kopje’ e Luizit, Kiara ndan pamjet e ëmbla të Luna Mari e veshur me rroba kombëtare

    Partriote e vogël/ Një ‘kopje’ e Luizit, Kiara ndan pamjet e ëmbla të Luna Mari e veshur me rroba kombëtare

    Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u bënë prindër për herë tē parë pak muaj më parë. Moderatorja solli në jetë vajzën e tyre Luna Ejlli, e cila ka marrë vēmendjen e ndjekësve. Çifti shpesh herë ka ndarë me ndjekësit foto dhe video të ndryshme të vogëlushes së ëmbël.

    Sot më 29 Nëntor, Kiarara ka publikuar disa foto të vogëlushes, me veshje kombëtare, me rastin e festave të Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë.

    “Në atmosferën festive të 28-29 Nëntorit, festojmë edhe një gëzim të veçantë: bebushja jonë e zemrës që nesër mbush 7 muaj!Gëzuar festat dhe qofshin këto ditë plot lumturi e bekime për të gjithë!”- ka shrkuar Kiara në fotot e publikuara në Instagram.

  • “E sëmurë nga xhelozia”/ Nuk ndalen debatet në BBV, Gresa me tone të ashpra ndaj Rovenës, shkak u bë…(Video)

    “E sëmurë nga xhelozia”/ Nuk ndalen debatet në BBV, Gresa me tone të ashpra ndaj Rovenës, shkak u bë…(Video)

    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, aktorja Gresë Gashi, ka vazhduar përplasjet me këngëtaren Rovena Stefa.
    Ajo e etiketoi atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv për nder të 28 Nëntorit teksa Rovena kërkoi që gjatë interpretimit të jetë në mes.

    “Rovena është këtu e sëmurë nga xhelozia, nëse ka një person që është i sëmurë nga xhelozia është Rovena Stefa dhe më vjen keq për këtë”, u shpreh Gresa.

    Rovena u shpreh se këtë e kërkoi pasi në moshë nga vajzat është më e madhja dhe se gjatë provave sipas saj kishin banorët kishin rënë dakord që ajo të jetë në mes – gjë që u kundërshtua ashpër nga banorët.

    Në mes të ktij debati u përfshi edhe Xuxi me Gresën të cilës i tha se nuk duhej në program t’i kërkonte që të ulte zërin gjatë këndimit.

  • U ndanë apo jo? Mevlan Shaba tregon çfarë po ndodh mes tij dhe partneres shtatëzënë

    U ndanë apo jo? Mevlan Shaba tregon çfarë po ndodh mes tij dhe partneres shtatëzënë

    Që nga hyrja në ‘Big Brother VIP Kosova’ Mevlan Shaba është komentuar pafund për jetën e tij sentimentale. Nga pjesëmarrja e tij në këtë reality show e kishte zbuluar se do bëhet baba së shpejti.

    Papritmas nga dalja e tij është komentuar për një ndarje mes tij dhe partneres, por këto akuza mesa duket i ka hedh poshtë këngëtari. Pak minuta me parë ai ka publikuar një foto në krahët e saj, ku shihet duke e shijuar momentin.

  • Më e lumtur se kurrë/ Xhensila Myrezaj ka zgjedhur një formë të veçantë për të uruar shqiptarët (Foto)

    Më e lumtur se kurrë/ Xhensila Myrezaj ka zgjedhur një formë të veçantë për të uruar shqiptarët (Foto)

    Të shumtë kanë qenë personazhet e showbizit shqiptar që i janë bashkuar festës në Ditën e Pavarësisë.

    Mes tyre është edhe këngëtarja Xhensila Myrezaj, e cila ka zgjedhur një formë të veçantë për të uruar shqiptarët. Ajo është shfaqur me djalin e saj në duar, teksa ka veshur një fustan kuqezi dhe mban krahët e shqiponjës.

    “Urime 28 Nëntorin , ditën e Pavarësisë.

    Urime për të gjithë shqiptarët.

    Uroj që Shqipëria të vazhdojë të zhvillohet dhe të provojë sukses në çdo hap.

    Sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar në ruajtjen e identitetit tonë dhe në ndihmën për një Shqipëri më të fortë dhe më të begatë.

    Gëzuar”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

  • Dh*na ndaj TikTok-erit/ Gjykata jep dënimin për Noizy-n dhe Stresin, ja çfarë u vendos

    Dh*na ndaj TikTok-erit/ Gjykata jep dënimin për Noizy-n dhe Stresin, ja çfarë u vendos

    Gjykata e Pejës ka dhënë dënimet për reperët e njohur Noizy, Stresi dhe D.J. të cilët akuzohen se dhunuan personazhin e njohur në rrjetet sociale Medi Iseni, në një lokal nate në muajin gusht.

    Kështu sipas mediave në Kosovë, Arkimed Lushaj “Stresi” është dënuar me 10.000 euro, Rigels Rajku “Noizy” me 15.000 euro teksa DJ Crax me 5.000 euro.

    Më pas, më 16 gusht, Gjykata e Durrësit vendosi të lirojë nga paraburgimi Noizy-n, pasi i ofroi një garanci financiare prej 50 mijë eurosh, e cila e lejonte të qëndronte i lirë deri në përfundim të procesit gjyqësor.

  • Xheneta shpreh dëshirën për të patur një bebe, reagimi epik i Gjestit nuk duhet humbur

    Xheneta shpreh dëshirën për të patur një bebe, reagimi epik i Gjestit nuk duhet humbur

    Në Big Brother Vip Kosova, dinamika mes banorëve është gjithmonë e papritur, e cila shpesh krijon situata që tërheqin vëmendjen e publikut dhe bëhen pjesë të diskutimeve më të mëdha. Gjatë mbrëmjes së të mërkurës, një moment i tillë ka ndodhur, ku Xheneta, një nga banoret më të komentuara të shtëpisë, ka bërë një deklaratë që ka shkaktuar shumë reagime mes banorëve dhe tifozëve të spektaklit.

    Ajo ka paralajmëruar se do të nisë një “bebé” me Gjestin, një tjetër nga personazhet më të njohura në shtëpi. Xheneta tha me humor dhe të qeshura: “Unë me Gjestin sonte kemi me nis një bebe,” duke lënë të gjithë të tjerët të hutuar dhe të kuriozë për të kuptuar më shumë për këtë “bebe”. Duket se ky ishte një moment që Xheneta e kishte thënë në kuadrin e shakasë dhe humorit, pasi në shtëpinë e Big Brother gjithmonë ka vend për të tilla situata për të krijuar atmosferë dhe për të kaluar më lehtë ditët e gjata të izolimit.

    Reagimi i Gjestit ka qenë po aq epik, pasi ai nuk ka mundur të mbajë qetësinë dhe është përgjigjur me një të qeshur të madhe, duke e bërë këtë moment akoma më të paharrueshëm për të gjithë. Si gjithmonë, banorët e tjerë ishin të pranishëm për të parë këtë bisedë, dhe ndonëse nuk e dinin nëse ishte një shaka e thjeshtë, ata shijuan atmosferën e ngrohtë që Xheneta dhe Gjestin krijuan me batutën e tyre.

    Ky moment ka bërë që edhe tifozët jashtë shtëpisë të reagojnë, duke e konsideruar si një nga situatat më të këndshme dhe me humor që ka ndodhur në këtë edicion të Big Brother Vip Kosova. Gjatë asaj mbrëmjeje, situata ka shkaktuar shumë të qeshura dhe ka bërë që atmosfera mes banorëve të bëhet edhe më e lehtë dhe më pozitive.

    Për të kuptuar më shumë rreth këtij momenti dhe reagimit të Gjestit, mund të ndiqni videon e regjistruar gjatë natës. Ata të dy kanë sjellë një atmosferë argëtuese që ka shtuar shumë më tepër energji pozitive në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova.

  • “S’dua të fle me një burrë të pasur…”- Blerona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën: Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë

    “S’dua të fle me një burrë të pasur…”- Blerona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën: Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë

    Bleona Qereti, e cila prej vitesh është shpërngulur në SHBA ku synon suksesin në tregun amerikan, është shprehur se nuk dëshiron të krahasohet me Rita Orën dhe Dua Lipën.

    Artistja u shpreh në një intervistë se dy yjet muzikës i përkasin sistemit amerikan. Bleona Qereti shtoi se rrugëtimi i tyre është i ndryshëm dhe se Dua Lipa e Rita Ora nuk kanë qëndruar në radhë për bukë.

    “Dua Lipa dhe Rita Ora i përkasin sistemit amerikan; ato janë teknikisht këngëtare britanike apo amerikane me origjinë shqiptare,” shprehet ajo për Living

    Ndërsa shtoi: “Unë nuk kam arsye të krahasohem me to, sepse rrugëtimi ynë është tërësisht i ndryshëm. Ato nuk kanë ndenjur në radhë për bukë si të gjithë ne në vitet 90- të, nuk kanë pasur karrierë e sukses në Shqipëri dhe pastaj të kenë kaluar në skenën ndërkombëtare. Ato janë formuar atje, ndërsa unë jam rritur dhe kam filluar këtu, në Shqipëri.”

    Bleona Qereti sa i përket jetës personale u shpreh se: “Nuk dua të fle me një burrë të pasur, unë jam vetë “burri i pasur” – siç ka thënë dhe CHER.”