Category: Showbiz

  • Shokoi të gjithë kur tha se është ‘babai i 20 fëmijëve’, konkurrenti i “Për’puthen” zbulon nëse i ka takuar

    Shokoi të gjithë kur tha se është ‘babai i 20 fëmijëve’, konkurrenti i “Për’puthen” zbulon nëse i ka takuar

    Dy konkurrentët e “Për’puthen”, Ardi dhe Rebeka, ishin ditën e sotme të ftuar në emisionin “Wake Up”.

    Motër e vëlla ishin të ftuar në studio për të treguar se si u gjenden te dy tek emisioni i dashurisë, pa e ditur për njëri-tjetrin. Por jo vetëm kaq, pasi Ardin e ngacmuan edhe në lidhje me deklaratën e tij se ‘është babai i 20 fëmijëve’.

    Ai tregoi se kishte shkuar atje për arsyet e tij personale dhe e kanë pyetur nëse mund të jetë dhurues.

    Ardi u shpreh se pranoi dhe nuk është paguar për këtë. Gjithashtu shtoi se nuk i ka takuar këta fëmijë, pasi nuk lejohet nga ligji.

    Pjesë nga intervista:

    Ke bërë një deklaratë, që kisha 20 fëmijë, si ishte ai muhabeti? Se ka dhuruar lëndën e parë, si ishte kjo deklaratë?

    Ardi: Në moshën 20-vjeçare kur punoja në kazino në Zvicër. Lindi që vajta me një shok që ishte dhurues. Unë shkova për të mbajtur atë pjesën time se nuk i dihet se çfarë ndodh në jetë, ndonjë aksident, ndonjë gjë.

    Ka ndodhur pa dijeninë tënde?

    Ardi: Jo, ata të pyesnin nëse do të jesh dhurues. Unë thashë ‘bëni ça të doni’.

    E kanë zgjedhur 20 familje.

    Je paguar për këtë?

    Ardi: Jo.

    Mund t’a sqarosh këtë Ardi se ka një perceptim sikur je paguar për këtë gjënë, madje që bëjnë shumë marramendëse po të dhurosh

    Ardi: Ndodh, po për shembull unë kam thënë ‘mbani këtë provën time se unë e dua nëse ndodh diçka’. Dua të kem fëmijë. Nga krahu tjetër ka njerëz që shkojnë dhe paguhen për këtë gjë. Ndihmojmë njerëzit që nuk bëjnë fëmijë, që kanë probleme, edhe ka ndodhur kjo gjë.

    Sa herë ke shkuar ti atje?

    Ardi: 1 herë.

    Domethënë ti Rebeka je halla e 20 fëmijëve

    Rebeka: Dhe nuk e dija, kjo është më e bukura, e kam marrë vesh në “Për’puthen”

    Ti nga e more vesh, apo të kontaktuan sa herë e përdorën?

    Ardi: Po

    Përdoret ende?

    Ardi: Ka mbaruar, aq ishte.

    I ke takuar fëmijët? Je bërë kurioz?

    Ardi: Jo, mund të ndodhë që në moshën 18-vjeçare ata mund t’a kërkojnë këtë gjë. Por nuk besoj që klinika t’a lejojë. Ligji nuk lejohet. E dinë pak a shumë kush është babai, por e mbajnë private.

  • Shifra maramendëse/ Sherri në Pejë, ja sa mijëra euro duhet të paguajnë Stresi dhe Noizy

    Shifra maramendëse/ Sherri në Pejë, ja sa mijëra euro duhet të paguajnë Stresi dhe Noizy

    Reperët Stresi e Noizy, por dhe Dj Crax, gjatë këtij viti u përfshinë në një sherr të bujshëm që ndodhi në një diskotekë në Pejë. Ata u dënuan, u burgosën (përveç Stresit i cili u arratis), por më pas u lanë të lirë.

    ‘Prive’ ka zbuluar se tre protagonistët e ngjarjes janë paraqitur ditën e sotme tek organet e rendit dhe ligjit në Pejë, teksa iu transmentua edhe dënimet në vlera monetare.
    Stresi është dënuar me 10.000 euro, Noizy me 15.000 euro teksa DJ Crax me 5.000 euro.

    ProfitSence Logo
    Kujtojmë se më 8 gusht të këtij viti drejtësia mori vendimin, ku Noizyt dhe DJ Crax-it u ishte caktuar masa arrest me burg lidhur me sherrin që bëri bujë të madhe asokohe, ndaj Medi Isenit. Më pas, më 16 gusht, Gjykata e Durrësit vendosi të lirojë nga paraburgimi Noizy-n, pasi i ofroi një garanci financiare prej 50 mijë eurosh, e cila e lejonte të qëndronte i lirë deri në përfundim të procesit gjyqësor.

  • Pas largimit të Edit, kërcënohet Alaudin Hamiti!

    Pas largimit të Edit, kërcënohet Alaudin Hamiti!

    Pas largimit të Edit, kërcënohet Alaudin Hamiti!Moderatori i “BBVK”, Alaudin Hamiti thuhet se është kërcënuar me jetë nga një familjar i një prej ish-banorëve të këtij edicioni, Edi Kuqit.Ashtu sikurse raporton dhe gazeta online Reporteri.net, Hamiti ka deklaruar në Polici së rreth orës 14:30, të ditës së djeshme, më rrjetin social Facebook në adresën zyrtare të Klan Kosova, ka marrë mesazhe kërcënuese në drejtim të tij me fjalë kërcënuese si: “Edi (ish banor i programit është nipi jem, ato fjalë që ja ka thënë Alaudini besom se ka me pagu me jetë, si dhe që pe rrit atë ton ka me hongër plumin shpejt”.
    Sipas Hamitit mesazhe kërcënuese ka kanë ardhur në forme të shkruar dhe më zë dhe kanë të bëjnë me emisionin e datës 25 nëntor.Kërcënuesi është Liman Berisha dhe jeton në Itali.

  • Ditët në burg,Elsa Lila:U arrestova prej atyre me të cilët kisha pirë kafe dhe birra

    Ditët në burg,Elsa Lila:U arrestova prej atyre me të cilët kisha pirë kafe dhe birra

    E ftuar në “Opinion”, ka qenë Elsa Lila. Kjo e fundit ka rrëfyer për 55 ditët që kaloi padrejtësisht në burg. Teksa filllimisht falenderoi të gjithë lexuesit që janë interesuar për historinë e saj në “Mirë se erdhe në Rebibbia”, ajo rrëfeu se pse u burgos në një prej burgjeve më të frikshme të shtetit italian.

    “U burgosa sepse u akuzova si pjesëmarrëse në një organizatë kriminale për shpërndarje të lëndëve narkotike. Më akuzonin se unë isha një nga krerët e këtij absurditeti.

    I vetmi link ishte njohja e miqësia ime me dy prej të akuzuarve, të cilët janë shqiptarë. I njihja pa e ditur se çfarë bëjnë ata. Kur isha në 41 biss, ato dy javë telefoni im u kontrollua në të gjitha celulat.”

    Për herë të parë, këngatarja e njohur ndau dyshimet e saj sa i takon burgosjes pa fakte.

    “Duke qenë se është absurde që pa prova një person publik, një artiste e nderuar e respektuar të përdorej si lajmmotiv, të përdorej si heroina e kësaj organizate, mbrapa kishte diçka madhore e tendencioze, ndoshta edhe nga këtu…Për të bërë një efekt bilardo, një efekt domino nëpërmjet Elsa Lilës. Për të përdorur Elsa Lilën! Do të thotë që kanë përdorur imazhin tim!”

    Ajo thekson se për izolimin thuajse 2 mujor duke qenë e pafajshme, do kërkojë rimbursim në rrugë ligjore.

    “Pas 55 ditësh, do ta lexoni në libër, isha e vetmja që kërkova një pyetësor. Prokurori që ndiqte çështjen u bind totalisht nga përgjigjet e mia, nga mungesa e fakteve dhe në celular s’kishte asnjë komunikim me bandat.

    Personat në fjalë ishin miq të miqve, që u transferuan në Romë para disa vitesh. Që takoheshim herë pas here për ndonjë kafe, ndonjë birrë. Të gjithë janë brenda! Arrita dhe pata fatin të takoja dhe njerëz shumë dashamirës aty brenda, që më ndihmuan që ato ditë të ishin më të jetueshme”, tregoi artistja.

  • Momente të nxehta në pishinën e BBV! Pas ndarjes, dy banorët kthehen në krahët e njëri-tjetrit! Çifti nuk përmbahen para kamerave

    Momente të nxehta në pishinën e BBV! Pas ndarjes, dy banorët kthehen në krahët e njëri-tjetrit! Çifti nuk përmbahen para kamerave

    Çifti Xheneta Fetahu dhe Gjesti, të cilët kanë krijuan një romancë me njëri tjetrin në shtëpinë e BBVK, së fundmi kanë pasur disa keqkuptime me njëri-tjetrin dhe si pasojë kanë qenë të distancuar.

    Mirëpo mbrëmjen e djeshme (26 nëntor) duket se ata janë pajtuar pasi kanë shkëmbyer disa puthje të zjarrta brenda në pishinë

    Për disa minuta ata vazhduan të qëndronin aty duke u puthur dhe duke shijuar në sfond muzikën e vendosur.

    Të entuziasmuar u dukën edhe banorët e tjerë të cilën u lumturuan për çiftin. Dyshja këtë kohë kanë qenë më të larguar nga njëri-tjetri, duke mos u pajtuar në shumë gjëra.

    Ka qenë Xheneta që bëri një tërheqje nga këngëtari pasi tha se nuk i pëlqejnë sjelljet e tij.

  • Skandal në BBV, k*rcënohet me jetë moderatori

    Skandal në BBV, k*rcënohet me jetë moderatori

    Prezantuesi i njohur i programit “Big Brother VIP”, Alaudin Hamiti, ka bërë të ditur sot se ka denoncuar në Policinë e Kosovës një kërcënim me jetë. Sipas tij, kërcënimet kanë ardhur nga një person që pretendon të jetë i lidhur me familjen e një prej banorëve të larguar nga programi, Eduard Kuçi.

    Hamiti ka deklaruar se kërcënimet janë bërë në formë mesazhesh, disa prej të cilave janë shkruar, ndërsa të tjera janë të regjistruara me zë. Kërcënimet, sipas Hamitit, janë të lidhura me emisionin e transmetuar më 25 nëntor, i cili duket se ka ngjallur reagime të forta nga ndjekësit dhe pjesëmarrësit në program.

    Ky akt i kërcënimit ka shqetësuar jo vetëm Hamitin, por edhe opinionin publik, pasi kërcënimet me jetë janë një ngjarje serioze dhe e dënueshme, e cila kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet e rendit. Hamiti, i cili është një figurë publike dhe ka një ndikim të madh në media, ka theksuar se do të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet për të zbardhur këtë çështje dhe për të siguruar që drejtësia të merret në këtë rast.

    Kërcënimet janë marrë pas një periudhe tensioni dhe polemikash që kanë ndodhur gjatë programit “Big Brother VIP”, ku shpeshherë emocionet dhe diskutimet ndërmjet banorëve kanë shkaktuar reagime të forta nga publiku. Megjithatë, ky incident ka nxjerrë në pah edhe anën tjetër të medias dhe natyrën e mundshme të dhunës verbale dhe fizike që mund të lindin pas përfundimit të emisioneve të tilla.

    Në përfundim, Hamiti ka bërë thirrje për një qëndrim të fortë ndaj kërcënimeve dhe dhunës, duke kërkuar që të gjithë individët që përfshihen në këtë ngjarje të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe të ndihmojnë në zbatimin e ligjit. Po ashtu, ai ka shprehur mbështetje për Policinë e Kosovës dhe ka kërkuar që ky rast të hetohet me seriozitetin e duhur për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

  • Pas skandalit në BBVK,Mevlan Shaba ndahet nga partnerja shtatëzënë?

    Pas skandalit në BBVK,Mevlan Shaba ndahet nga partnerja shtatëzënë?

    Pas skandalit në BBVK,Mevlan Shaba ndahet nga partnerja shtatëzënë? Mevlan Shaba, një nga personazhet e komentuar gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova”, duket se po përballet me sfida të reja në jetën personale. Ndërkohë që u konfirmua lajmi se ai dhe partnerja e tij po presin një fëmijë, situata mes tyre duket se ka marrë një kthesë të papritur.

    Sipas “Kosova Today”, një krizë serioze ka shpërthyer mes çiftit, duke vënë në dyshim vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre. Për më tepër, të gjitha postimet e përbashkëta në rrjetet sociale janë fshirë, përfshirë edhe atë që konfirmonte lajmin e shtatzënisë.

    Ky zhvillim ka shkaktuar debat dhe spekulime të shumta në rrjet. Ju kujtojmë se partnerja i zbuloi shtatzaninë Mevlanit brenda shtëpisë së “BBVK”, ndërsa më pas erdhi reagimi i Livias, ish-it të Mevlanit. Kjo e fundit e akuzoi për tradhti.Nuk dihet se nëse akuzat e Livias kanë ndikuar në ndarjen e Mevlanit dhe partneres së tij.Gjithsesi, do shohim nëse dyshja do dalë me një deklaratë për të treguar nëse lajmi që po qarkullon është i vërtetë apo jo.

  • 14 ditë në izolim total/ Elsa Lila rrëfen eksperiencën e ‘tmerrshme’ në burg: Natën e parë fjeta…

    14 ditë në izolim total/ Elsa Lila rrëfen eksperiencën e ‘tmerrshme’ në burg: Natën e parë fjeta…

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila, ka rrëfyer ditët e saj në qeli përmes një libri. “Mirë se erdhe në Rebibbia” është titulli i librit duke mbajtur kështu emrin e burgut famëkeq në Romë. Ajo tregon aty kohën që kaloi në një nga burgjet më të tmerrshme të Romës. Në një intervistë për Blendi Fevziun, Lila tregoi se 14 ditë i kaloi në 41 biss, pra në izolim total.

    “14 ditë në izolim total, pa asnjë kontakt me botën, pa asnjë objekt. Siç mund ta kesh lexuar në libër, edhe prezenca e një stilolapsi ishte e çmuar në ato momente dhe m’u fut në mënyrë sekrete”, tha Lila.

    Ndër të tjera këngëtarja flet për kushtet e këqija në burg. Natën e parë në izolim ajo nuk mund të flinte dot dhe shkak ishte dysheku. Për këtë arsye tregoi se ka fjetur në karrige dhe në tavolinë. Por siç i kishin thënë edhe gardianët, në dhomën e izolimit ai dyshek do të dukej në fund si krevat perandori.

    “Besoj se kam shpenzuar tre katër faqe të librit për të përshkruar dyshekun i cili u bë një personazh i dhomës time. Ishte shumë i tmerrshëm. Ditën e parë fjeta në karrige dhe majë tavoline. Sepse kur m’u lodh kurrizi jam shtrirë kudo që kam mundur vetëm të mos eksperimentoja atë. Ashtu siç më kishin thënë ata që kalonin nga ajo vrimë e izolimit ku unë jetoja që shpejt do të të duket si krevat perandori. Çedova”, tha ajo.

    Lila tha se burgu i Rebibbia-s ka pasur akuza publike kundrejt menaxhimit për kushtet e këqija. Para disa vitesh tentuan të bëjnë rregullime pa shumë suksese. Edhe gjatë qëndrimit të saj, Lila rrëfen se dushet nuk punonin dhe uji ishte i ftohtë.

  • Çfarë ndodhi?/ Ndërpritet sërish transmetimi i BBVK, përplasje e fortë mes dy banorëve

    Çfarë ndodhi?/ Ndërpritet sërish transmetimi i BBVK, përplasje e fortë mes dy banorëve

    Sërish përplasje mes banorëve në “BBVK”. Kësaj rradhe mes Xuxit dhe Kevinit.

    Sipas shumë videove që po qarkullojnë nëpër rrjet, Xuxi dhe Kevin janë përplasur ashpër me njër-tjetrin, madje një pjesë e mirë e audiencë pretendon se dy banorët në fjalë janë prekur dhe me duar.

    Kevin: Nuk duhet të më prekësh në fytyrë.

    Xuxi: Nuk të kam prekur fytyrën.

    Kevin: Në rregull, do ta shohësh.

    Xuxi: Dil jashtë, hupem. Të tregoj unë nesër hiç mos ta nin.

    Po ashtu, Gjesti, i cili ishte prezent në atë moment, dëgjohet të thotë se Xuxi dhe Kevini janë kapur kokë më kokë dhe me duar. Nuk dihet se cila ishte arsyeja e vërtetë e përplasjes, por thuhet se ishte prishja e qetësisë në dhomën e gjumit.

  • Pritet të startojë së shpejti! “Big Brother VIP Albania” ka një njoftim të rëndësishëm për publikun

    Pritet të startojë së shpejti! “Big Brother VIP Albania” ka një njoftim të rëndësishëm për publikun

    Sezoni i ri i “Big Brother” pritet të nisë në dhjetor në ekranin e Top Channel, duke na premtuar një edicion të mbushur me risi dhe të papritura, ashtu sikurse kanë qenë edhe edicionet e kaluara.

    Mirëpo, këtë herë, përveç personazheve VIP që kanë qenë pjesë e tre edicioneve të fundit, formati i ri do të mirëpresë edhe njerëz të zakonshëm. Ky kombinim synon të sjellë histori të jetës reale që prekin zemrat dhe të krijojë një ndërthurje interesante mes personazheve të njohur dhe atyre anonimë.

    “Big Brother” u ofron njerëzve të zakonshëm platformën për të ndarë historitë e tyre, për t’u njohur nga publiku dhe për të ndikuar me rrëfimet e tyre.

    Aplikimet janë të hapura nga dita e sotme. Rikujtojmë se Egla Ceno ishte fituesja e edicionit të fundit të “BBVA”.