Category: Showbiz

  • Pritet të startojë së shpejti! “Big Brother VIP Albania” ka një njoftim të rëndësishëm për publikun

    Pritet të startojë së shpejti! “Big Brother VIP Albania” ka një njoftim të rëndësishëm për publikun

    Sezoni i ri i “Big Brother” pritet të nisë në dhjetor në ekranin e Top Channel, duke na premtuar një edicion të mbushur me risi dhe të papritura, ashtu sikurse kanë qenë edhe edicionet e kaluara.

    Mirëpo, këtë herë, përveç personazheve VIP që kanë qenë pjesë e tre edicioneve të fundit, formati i ri do të mirëpresë edhe njerëz të zakonshëm. Ky kombinim synon të sjellë histori të jetës reale që prekin zemrat dhe të krijojë një ndërthurje interesante mes personazheve të njohur dhe atyre anonimë.

    “Big Brother” u ofron njerëzve të zakonshëm platformën për të ndarë historitë e tyre, për t’u njohur nga publiku dhe për të ndikuar me rrëfimet e tyre.

    Aplikimet janë të hapura nga dita e sotme. Rikujtojmë se Egla Ceno ishte fituesja e edicionit të fundit të “BBVA”.

  • Çfarë ndodhi?/ Ndërpritet sërish transmetimi i BBVK, sherr mes dy banorëve

    Çfarë ndodhi?/ Ndërpritet sërish transmetimi i BBVK, sherr mes dy banorëve

    Sërish përplasje mes banorëve në “BBVK”. Kësaj rradhe mes Xuxit dhe Kevinit. Sipas shumë videove që po qarkullojnë nëpër rrjet, Xuxi dhe Kevin janë përplasur ashpër me njër-tjetrin, madje një pjesë e mirë e audiencë pretendon se dy banorët në fjalë janë prekur dhe me duar.

    Kevin: Nuk duhet të më prekësh në fytyrë.

    Xuxi: Nuk të kam prekur fytyrën.

    Kevin: Në rregull, do ta shohësh.

    Xuxi: Dil jashtë, hupem. Të tregoj unë nesër hiç mos ta nin.

    Po ashtu, Gjesti, i cili ishte prezent në atë moment, dëgjohet të thotë se Xuxi dhe Kevini janë kapur kokë më kokë dhe me duar. Nuk dihet se cila ishte arsyeja e vërtetë e përplasjes, por thuhet se ishte prishja e qetësisë në dhomën e gjumit

  • “Jam i dashuruar me një pr**titutë”/ Rrëfimi i papritur i Laert Vasilit

    “Jam i dashuruar me një pr**titutë”/ Rrëfimi i papritur i Laert Vasilit

    Podcasti “Flet” me Ilnisa Agolli është një hapësirë ku fjala takohet me njeriun. Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm.

    Çdo episod është një kombinim i diskutimeve interesante dhe konkrete, që e çojnë spektatorin përmes dialogut të thellë, nga fjala te përvoja dhe përjetimi njerëzor. Çdo i ftuar do të jetë aty për të rrëfyer hapësirën e tij të mendimit dhe ku çdo temë zbërthehet për të nxjerrë në pah lidhjet mes nesh dhe botës përreth, vetëm në “Flet”.

    I ftuar në episodin e nesërm të këtij podcast-i do të jetë aktori i mirënjohur, Laert Vasili. Me një karrierë shumë të gjatë dhe të vlerësuar në industrinë kinematografike, Laerti vjen ndryshe këtë herë përpara dashamirësve, ku do të shohin edhe një anë tjetër të tij. Në një video promo të shkurtër shkëputur nga kjo intervistë, aktori ka hapur zemrën dhe ka folur për dashurinë, madje është edhe i prekur nga kjo ndjenjë. I pyetur nëse do të dashurohej me një prostitutë, ai u përgjigj:

    Jam i dashuruar me një prostitutë…Më pëlqeu shumë. Ishte shumë e bukur…dhe e doja shumë.
    Është i dashuruar Laerti?
    Laert Vasili: Po!
    Ilnisa Agolli: Me prostitutën?
    (Laert Vasili pohon me kokë)
    Ilnisa Agolli: Ende?
    (Laert Vasili pohon sërish)

  • Gjesti paralajmëron një sekret b*mbastik që ka të bëj me Xhenetën, kjo e fundit reagon ashpër

    Gjesti paralajmëron një sekret b*mbastik që ka të bëj me Xhenetën, kjo e fundit reagon ashpër

    Gjesti ka bërë “lëmsh” rrjetin duke deklaruar se do të ndajë një sekret që e përfshinë atë dhe Xhenetën.

    Sekreti siç thotë Gjesti ka të bëjë me diçka që ka ndodhur brenda, ose që e ka marrë atë informacion brenda.

    “Çfarë lajmi ka me dhënë, bombardim ka me bo, veç po këqyri qysh po sillesh këto ditë. Ka me e thënë s’kam qare pa e thënë. Na dy e kemi sekret atë. Ja kemi me u bo horë dytë”, i thoshte ai Xhenetës.

    Derisa Xheneta i kërkonte sqarim dhe arsye për këtë.

    “E prish çdo send nëse është ajo që po mendoj, është shumë keq. Kjo që po e bënë ti është kërcënim me shantazh. Ti po më shantazhon mua. Kjo që po e bën ti është shantazh

    Gjesti më pas i thoshte që është diçka që e përfshin Xhenetën brenda dhe jo jashtë.

    “Çka ka të bëjë me ty jashtë, kurrë se bëj. Ama për brenda e kam një shumë të fortë”, vazhdonte Gjesti.

    Më pas ajo i reagoi e indinjuar nga fjalët që ai thoshte.

    “Në qoftë se është ajo që po mendoj ti me mua e kryen përfundimisht”, ia ktheu Xheneta.

    Ende nuk dihet se çfarë bëhet fjalë.

  • “Ti je për burg!”- U ankua për pensionin ushqimor të së bijës, ish-burri i përgjigjet Rudina Dembacajt: S’më lejon të takoj vajzën! Kërkon të marrësh pronën që nuk të takon

    “Ti je për burg!”- U ankua për pensionin ushqimor të së bijës, ish-burri i përgjigjet Rudina Dembacajt: S’më lejon të takoj vajzën! Kërkon të marrësh pronën që nuk të takon

    Ish-bashkëshorti i aktores Rudina Dembacaj, Aleksandër Varfaj, i është përgjigjur një deklarate të ish-gruas së tij, ku në fokus ka qenë çështja e fëmijës së tyre.

    Përgjigja e tij erdhi pasi Rudina foli për divorcin që ishte temë e programit që ajo moderon dhe akuzoi se ish-burrin se fsheh të ardhurat, duke mos dhënë sa i takon në bazë të tyre, pagesë për vajzën e tyre Viktoria.

    “Baballarët shqiptarë duan të drejta të njëjta me nënën pas divorcit, por jo detyrime të barabarta. Sipas ligjit është 150 mijë lekë të vjetra në muaj për fëmijën, por në kohën e sotme janë të pamjaftueshme. Unë kam zgjedhur t’i hap një llogari vajzës sime dhe t’i ketë ato para kur të rritet. Sa përmendet rritje e pensionit, pala tjetër gjen justifikime, duke fshehur të ardhurat, duke treguar se nuk ka mundësi dhe rëndon gjithë situatën.

    Ajo që është edhe më e rëndë është se ai fëmijë, duhet të presi pafund që t’i vijë data e gjyqit sepse nuk ka i merr përsipër gjykata çështjet aq shpejt. Dhe një fëmijë që të shkojë të takoj njerëzit e vetë, duhet të presi dhe gjykata për time bijë është shumë e njohur. Prindërit shqiptarë nuk e dinë se çfarë i shkaktojnë këtij fëmije duke hequr dore nga detyrime dhe duke aluduar se reagimi i fëmijës vjen si pasojë e ndikimit të nënës”, tha ajo.

    Ndërkohë ish-partneri i aktores ka reaguar lidhur me këtë deklaratë duke u ndalur në dy momente, së pari pengesa për t’i depozituar ish-gruas paratë e përmuajshme në llogarinë bankare dhe së dyti, pamundësia të takuar të bijën.

    Ai thotë se ka gati 3 vite që nuk takon të bijën për shkak të aktores dhe e akuzon se ajo nuk i ka dhënë në kohë llogarinë bankare të së bijës për të bërë depozitimin.

    “Bën sikur harron besoj se llogarinë ma ke dhënë pas nuk e di sa kërkesash nga ana ime, që të isha ne rregull me shtetin, se ato pagesat që beja unë, kur të mori OPGJ në tel, i the ‘nuk ka paguar gjë’. Dhe justifikimi jot ishte “pse ça do thoja unë, qe i ke paguar”?”, shkruan ai në një reagim të gjatë në rrjetet sociale.

    Ndër të tjera ai i përgjigjet aktores duke i thënë “ti je për burg”, pasi ajo ka falsifikuar firmën e tij për të marrë prokurën për të bijën, e për të udhëtuar jashtë vendit.

    “Që është fiks për tu trajtuar është se si mundet një njeri që falsifikon firmën e dikujt dhe e pranon fajin, të kërkojë të drejte gjithë jetës të ketë firme pa më pyetur mua. Po të jemi shtet normal do ikje në burg ti”, shkruan ai, ndërsa përmend edhe një proces tjetër gjyqësor me aktoren, në lidhje me një banesë që sipas tij, ajo kërkon t’ja marrë.

    “Dhe me që u ankove për pensionin ushqimor që e paguaj çdo muaj dhe pse nuk më lejon të takoj vajzën time dhe pas shumë e shumë tentativash, pse nuk flitet për gjyqin e shtëpisë që dikur shpreheshe se ‘nuk dua asgjë’, por sot bëj rreth 3 vite që shkoj poshtë e lartë nëpër gjykata? Shtëpi me vlerë të konsiderueshme, që do ta përvetësosh të gjithën, edhe pse nuk te takon”, thotë Aleksandër Varfaj.

    Kujtojmë se më herët, aktorja Rudina Dembacaj ishte dënuar për falsifikim dokumentesh, pasi mori vajzën në një udhëtim jashtë vendit pa prokurën e të atit. Ajo e konvertoni dënimin me gjashtë muaj burg, në 80 orë shërbim prove.

  • “Do thyej derën”/ Banori kërkon të lërë shtëpinë e BBV, përplaset keq me moderatorin: A merr vesh o vëlla, më sillni…

    “Do thyej derën”/ Banori kërkon të lërë shtëpinë e BBV, përplaset keq me moderatorin: A merr vesh o vëlla, më sillni…

    Konkurrenti i Big Brother Vip Kosova, Eduart Kuqi, ka kërkuar të lërë shtëpinë mbrëmjen e djeshme duke u përplasur me tone të larta me moderatorin. Edi tha se donte të largohej menjëherë për shkak të disa çështjeve që kishte lënë pezull jashtë këtij formati, ndonëse nuk zbuloi më shumë për publikun.

    “Dua të dal prej shtëpisë, ka shumë arsye. Kam folur dhe me vëllain e madh. Nuk kam asgjë me banorët këtu, kemi kaluar shumë mirë”, tha Edi, ndërsa moderatorët u përpoqën ta bindnin të qëndronte dhe të reflektonte mbi vendimin e tij.

    Banori refuzoi të qëndronte, duke thënë “po them që du me dal, mos më shtini me the derën, se e thej, nuk e kam problem”. Kjo fjalë e tij agravoi dhe më shumë debatin, ndërsa moderatori Aludin Hamiti e kritikoi për sjelljen dhe tonin e zërit. “Çfarë janë këto sjellje, askush nuk të mban me zor, derën e ke hapur”, tha moderatori.

    Pjesë nga debati

    Edi: Dua të dal prej shtëpisë, ka shumë arsye. Kam folur dhe me vëllain e madh. Nuk kam asgjë me banorët këtu, kemi kaluar shumë mirë.

    Moderatorja: Do doja që të kaloj edhe mbrëmja e sotme dhe nesër mund të flasësh me vëllain e madh.

    Edi: Doni të më mbani me zor në shtëpi, unë po du me dal ju po thoni me nejt këtu. E kam mëndu prej kohës, po them që du me dal, mos më shtini më the derën, se e thej nuk e kam problem.

    Alaudini: Edi, ku je nis me ketë ton? Derën nuk e thyen dot, ti del qysh duhet me dal. Je i lirë si gjithë banorët aty me dal. Ti e di që ke kohë 24 orë me reflektu, nëse nuk do, është krej në rregull me dal.

    Edi: O kam reflektu, ti a merr vesh o vlla, kam fol dje me vëllain e madh. Nuk më mban asnjëri me zor këtu. Më hap derën, më sill valixhet.

    Alaudini: Çfarë janë këto sjellje, askush nuk të mban me zor, derën e ke hapur.

    Edi: Çfarë problemi ke ti?

    Moderatori: Nuk kam asnjë problem unë, problemin e kam me sjelljen tënde, derën e ke të hapur, mundesh të dalësh jashtë që tani.

    Edi: Më sillni valixhet dhe të dal.

    Moderatori: Valixhet nuk t’i sjellim ne, përgatiti rrobat dhe dil.

  • Pas ndarjes nga Meritoni, Ilnisa Agolli merr këtë vendim të rëndësishëm për jetën e saj?(Foto)

    Pas ndarjes nga Meritoni, Ilnisa Agolli merr këtë vendim të rëndësishëm për jetën e saj?(Foto)

    Ilnisa Agolli është njëra nga femrat më të përmendura në botën e showbizit. Ajo aktualisht është e angazhuar me emisionin e saj më të ri në ‘Top Channel’ e cila po merr vëmendjen me paraqitjen e saj.

    Në postimin e fundit Ilnisa shfaqet e mbuluar me shami në kokë, ky veprim i saj është komentuar pafund në rrjet. Për ndryshe kohës së fundit është përfolur për një krizë na marrëdhënien e saj me Meritonin, por çifti nuk kanë bërë asnjë reagim publik në lidhje me këtë.

  • “Erdhi kjo k*rva”/ Olta Gixhari habit publikun, ‘mbron’ Edin pas ofendimit që i bëri Sarës

    “Erdhi kjo k*rva”/ Olta Gixhari habit publikun, ‘mbron’ Edin pas ofendimit që i bëri Sarës

    Konflikti mes Sarës, Edit dhe Drilonit u risoll në vëmendje në “Prime”-in e djeshëm. Në ekran u shfaq një klip që përmbledhte ngjarjet e tensionuara mes Sarës, Edit dhe Drilonit.

    Një nga momentet më të diskutueshme ishte vendimi i Sarës për të sakrifikuar 10 mijë euro nga çmimi i madh, vetëm për të parë çfarë ishte thënë pas shpinës së saj. Klipi zbuloi komente ofenduese nga Edi, ku ai dyshohet të ketë përdorur gjuhë fyese ndaj saj.

    Një nga fjalët më të rënda që u dëgjua ishte: “Kjo k*urva,” një shprehje që shkaktoi tronditje si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj. Pavarësisht ashpërsisë së situatës, opinionistja Olta Gixhari zgjodhi një qasje më të butë. Në vend që të kritikonte Edit për ofendimet, ajo e përgëzoi për kërkimin e faljes që bëri ndaj Sarës pas shfaqjes së videos.

    “Më ka pëlqyer shumë sjellja e Edit. I kërkoi disa herë falje. Bravo Edi,” tha Olta, duke vlerësuar përpjekjen e Edit për të reflektuar mbi veprimet e tij të pahijshme.

  • “Unë kam gru, jo llafe…”/ Luizi thumbon keq Olta Gixharin pas deklaratës së saj për ciftin Ejlli

    “Unë kam gru, jo llafe…”/ Luizi thumbon keq Olta Gixharin pas deklaratës së saj për ciftin Ejlli

    Luiz & Kiara çdo ditë edhe me shumë na tregojnë sa të afërt janë me njëri tjetrin sa nuk harrojnë të ndajnë dhe momente me publikun. Duket se një koment i bërë pak ditë më parë nga Olta teksa ka thënë se Luizin e rreh gruaja, nuk është kapërdirë lehtë nga Luizi.

    Ky i fundit ka komentuar në foton e sapo postuar të Kiarës teksa shkruan:

    “Ça mos me m’rrah kjo. Kam gru, jo llafe”

  • Më të dashuruar se kurrë, Lotina dhe Mozzik publikojnë momentet intime krah njëri-tjetrit

    Më të dashuruar se kurrë, Lotina dhe Mozzik publikojnë momentet intime krah njëri-tjetrit

    Prej kohësh reperi i njohur Mozzik, dhe Lotina Haziri janë duke shijuar një romancë së bashku.

    Çifti nuk e mbajtën sekret lidhjen e tyre asaj kohe, por e ndanë menjëherë me ndjekësit dhe që prej atëherë ata shpesh postojnë momentet krah njëri tjetrit.

    Këtë herë ka qenë partnerja e reperit, e cila në InsaStory-n e saj ka publikuar një foto teksa dyshja shëmbejnë puthje pasiononte në buzë dhe duken mjaft të dashuruar.

    Dyshja Mozzik Lotina, e konfirmuan romancën e tyre të dashurisë disa muaj më parë. Që prej atëherë ata janë parë shpesh krah njëri-tjetrit duke kaluar momente të paharrueshme së bashku.

    Mozzik është shprehur se Lotina ka qenë një fiksim i tij që në vitin 2019. Tani Haziri nuk është thjeshtë një fiksim por partnerja e tij e cila e shoqëron në çdo hap.

    I njëjti ka qenë në një lidhje dashurie me reperen Loredana me të cilën ka dhe një vajzë por ish-çifti u ndanë kohë më parë dhe secili vazhdon jetën e tij tashmë me partnerë të ndryshëm.