Category: Showbiz

  • “Marget 3 vjeç”/ Marina Vjollca na zbulon pak nga festa e ditëlindjes së vajzës së saj (Foto)

    “Marget 3 vjeç”/ Marina Vjollca na zbulon pak nga festa e ditëlindjes së vajzës së saj (Foto)

    Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë padiskutim një ndër çiftet më të dashur të publikut shqiptar, të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë rreth 6 vite me parë, në një ceremoni madhështore të organizuar në gjirin e Lalësit.Pas katër vitesh martesë, moderatorja dhe reperi i njohur, u bënë prindër të një vajze, të quajtur Marget, e cila sot feston 3 vjetorin e lindjes.

    Ditën e djeshme Marina dhe Geti kanë organizuar edhe një festë me rastin e ditëlindjes së vajzës së tyre e nga një foto e Marinës në Instagram, vendi duket si në përralla.

  • Situata e sikletshme në “Big Brother Vip Kosova”/ Edi i kërkoi falje për fjalorin, ja reagimi i Sarës(VIDEO)

    Situata e sikletshme në “Big Brother Vip Kosova”/ Edi i kërkoi falje për fjalorin, ja reagimi i Sarës(VIDEO)

    Pasi mbrëmjen e djeshme u bë e mundur shfaqja e videos ku Edi përdorte fjalor të papërshtatshëm ndaj Sarës dhe Driloni e dëgjonte, Edi ka marrë pak kohë për të kërkuar ndjesë për këtë gjë.

    Në fakt të dy djemtë në fjalë u munduan të flisnin me qetësi me banoren për t’i shpjeguar “të vërtetën”.

    “Erdhi kjo kur*a”, Sara Kolamit i shfaqin klipin ku e shajnë, banores së Big Brother i bie të fikët

    Ngjarja me Drilonin dhe Edin, Sarës i përkeqësohet gjendja në “Big Brother”: Nuk marr dot frymë… (VIDEO)
    Ndër të tjera, Edi u rrëfye se nuk kishte asnjë arsye për të shprehur atë fjalor.

    Pjesë nga biseda e tyre:

    Edi: “Sara a mund të të jap dorën për këtë gjë”?

    Sara: “Urdhëro, për çfarë”?

    Edi: “Për fjalën që ta thashë”.

    Edi: “Të kërkoj falje, të kërkoj ndjesë sidoqoftë a ka qenë për ty. Klipi është klip nuk ke çfarë bën, të kërkoj falje për pjesën e fjalorit që kam përdorur ndaj teje. Kërkoj shumë ndjesë. Nuk kam pasur arsye për me ta shpreh atë fjalorin. Kaq”.

  • Ngjarja me Drilonin dhe Edin, Sarës i përkeqësohet gjendja në “Big Brother”: Nuk marr dot frymë…

    Ngjarja me Drilonin dhe Edin, Sarës i përkeqësohet gjendja në “Big Brother”: Nuk marr dot frymë…

    Një video është publikuar nga “Big Brother VIP Kosova 3”, ku shokoi të gjithë banorët. Ishte fjalë për një bisedë të Eduartit me Drilonin, ku flisnin për modelen Sara Kolami.

    Edi në një moment e quajti Sarën k**vë, teksa bisedonte me boksierin në gjuhë gjermane.

    “Erdhi kjo kur*a”, Sara Kolamit i shfaqin klipin ku e shajnë, banores së Big Brother i bie të fikët
    Ky moment më pas u komentua në masë të madhe nga konkurrentët e tjerë, të cilët reaguan të revoltuar.

    Modelja nga Shqipëria theksoi se kjo nuk duhet t’i thuhet asnjë femre, e më vonë edhe shihej në siklet.

    Në një moment u ul poshtë divanit dhe për pak sa nuk i kishte rënë të fikët për shkak të gjithë kësaj situate që u krijua.

    Banorët i ofruan ndihmë menjëherë duke i sjellë ujë e duke i qëndruar afër.

  • “A e ke menduar se mund të lidheshe ndonjëherë me Luizin”, Kiara Tito i përgjigjet sinqerisht pyetjes së ndjekësit

    “A e ke menduar se mund të lidheshe ndonjëherë me Luizin”, Kiara Tito i përgjigjet sinqerisht pyetjes së ndjekësit

    Moderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”. E sigurisht që pyetjet e tyre kanë qenë të lidhur edhe me partnerin e Kiarës, Luiz Ejlli.

    Një ndjekëse e ka pyetur nëse e ka menduar ndonjëherë se mund të lidhej me këngëtarin e njohur. Kiara i përgjigjet se kur ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka menduar se do të qëndrojë ‘2-3 javë’. Por shton se ‘shkodrani i zemrës i prishi planin me humorin e tij’.

    “Kiara a e ke menduar në fillim ndonjëherë se mund të lidheshe me Luizin dhe të arrije këtu ku je sot?”, e pyeti një ndjekës.

    “Mendimi im ishte do futem në Big Brother dhe do dal mbas 2-3 javësh. Mirë që dola pas 3 muajsh, po u bëra me bashkëshort dhe me fëmijë. Jo kurrë s’do kisha menduar, se kam qenë e vendosur në fillim por ja që shkodrani i zemrës ma prishi mendjen me humorin e tij”, i përgjigjet

  • Nuk pritej kaq shpejt! Ja DATA kur do të nisë Big Brother VIP Albania 4

    Nuk pritej kaq shpejt! Ja DATA kur do të nisë Big Brother VIP Albania 4

    Më pak se një muaj na ndan nga nisja e Big Brother VIP Albania 4.

    Mësohet se data kur do të nisë edicioni i 4-t do jetë mbrëmja e 21 dhjetorit.

    Dhe si çdo edicion, emra të ndryshëm nga showbizzi dhe jo vetëm, po qarkullojnë në rrjet se do bëhen pjesë e shtëpisë më të madhe në vend.

    Disa prej tyre janë Albërie Hadërgjonaj, Alba Pollozhani, Drilon Hoxha dhe Tiri Gjoci. .

    Megjithatë mbetet për t’u parë dhe për të pritur deri në nisje të programit për të parë personazhet VIP që do të jenë pjesë e shtëpisë.

  • U tërhoq zvarrë nga sigurimi, çfarë ndodhi para se Liam Payne ti jepte fund jetës?

    U tërhoq zvarrë nga sigurimi, çfarë ndodhi para se Liam Payne ti jepte fund jetës?

    Është shfaqur fotografia e fundit tronditëse e Liam Payne pak ora para se të humbte jetën në Argjentinë. Në foton e fundit të publikuar nga “Daily Mail”, këngëtari shihet teksa mbahet në krahët dhe duart nga tre burra në një holl hoteli.

    Imazhi tragjik, është marrë nga pamjet CCTV të regjistruara brenda hotelit CasaSur Palermo në Buenos Aires, ku Payne po qëndronte në momentin e vdekjes së tij më 16 tetor.
    Pamjet tregojnë se këngëtari është marrë nga krahët nga tre punonjës të hotelit, të cilët e kanë vendosur në ashensor dhe më pas e kanë dërguar në dhomën e tij, pasi këngëtari kishte sjellje të dhunshme.Punonjësit duke marrë zvarrë Liam Payne
    Mirëpo këto pamje kanë ngritur një tjetër pyetje? Se përse punonjësit nuk thirrën një ambulancë, kur panë se Liam ishte në atë gjendje.Vetëm pak orë pasi është marrë në atë gjendje dhe ëhstë dërguar në dhomë, këngëtari ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga ballkoni.Payne ndërroi jetë pasi mori plagë të shumta nga rënie nga ballkoni që rezultuan fatale për të. Raporti toksikologjik gjeti gjurmë të ‘alkoolit, kokainës dhe antidepresantëve”

  • Ilnisa dhe Meritoni nuk janë më bashkë:Xhelozia dhe sherret largojnë Meritonin nga Shqipëria!

    Ilnisa dhe Meritoni nuk janë më bashkë:Xhelozia dhe sherret largojnë Meritonin nga Shqipëria!

    Ditët e fundit, në rrjetet sociale janë përhapur dyshime se Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

    Këto dyshime lindën pasi dyshoja i hoqi njëri-tjetrit follow në Instagram, ndërsa më pas Ilnisa e ftuar në emisionin “Wake Up”, e pyetur mbi këto aludime, ka dhënë disa përgjigje jo shumë të qarta.
    Burime për gazetën “Panorama” bëjnë me dije se Ilnisa dhe Meritoni janë ndarë dhe se shkak janë bërë skenat e xhelozisë dhe sherret. Thuhet se pas sherreve të vazhdueshme, Meritoni ka vendosur të largohet nga shtëpia ku rrinte me moderatoren dhe është larguar në Kosovë.Sherret dhe xhelozitë janë mësuar edhe nga miqtë, që kanë zbuluar se Ilnisa ka shfaqur shenja xhelozie ndaj Meritonit, teksa ky i fundit ka vendosur mos japë më shpjegime rreth skenave që partnerja i ka bërë.

  • “Shkodrani i zemrës…”/ Kiara Tito zbulon si i’a ‘prishi mendjen’ Luizi dhe pse nuk mban në gisht unazën e martesës

    “Shkodrani i zemrës…”/ Kiara Tito zbulon si i’a ‘prishi mendjen’ Luizi dhe pse nuk mban në gisht unazën e martesës

    Moderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”. E sigurisht që pyetjet e tyre kanë qenë të lidhur edhe me partnerin e Kiarës, Luiz Ejlli.

    Një ndjekëse e ka pyetur nëse e ka menduar ndonjëherë se mund të lidhej me këngëtarin e njohur. Kiara i përgjigjet se kur ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka menduar se do të qëndrojë ‘2-3 javë’. Por shton se ‘shkodrani i zemrës i prishi planin me humorin e tij’.

    “Kiara a e ke menduar në fillim ndonjëherë se mund të lidheshe me Luizin dhe të arrije këtu ku je sot?”, e pyeti një ndjekës.

    “Mendimi im ishte do futem në Big Brother dhe do dal mbas 2-3 javësh. Mirë që dola pas 3 muajsh, po u bëra me bashkëshort dhe me fëmijë. Jo kurrë s’do kisha menduar, se kam qenë e vendosur në fillim por ja që shkodrani i zemrës ma prishi mendjen me humorin e tij”, i përgjigjet Kiara.

    Ndërsa një tjetër ka qenë kuriozë të dijë se pse nuk mban unazat e martesës dhe Tito I tregon se ‘nuk i bëjnë më’.

    “M’fal për pyetjen por pse nuk i mban unazat e martesës?”, e ka pyetur një tjetër.”

    “Akoma nuk më bëjnë! Besoj që do t’i ndërroj”, i ka kthyer përgjigje moderatorja e njohur.

  • Skena xhelozie dhe sherre, zbulohen arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit! Moderatori mori valixhet nga shtëpia ku bashkëjetonin dhe u largua drejt…(Prapaskenat)

    Skena xhelozie dhe sherre, zbulohen arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit! Moderatori mori valixhet nga shtëpia ku bashkëjetonin dhe u largua drejt…(Prapaskenat)

    Rreth një muaj më parë “Panorama” zbuloi se mes Ilnisës dhe Meritonit kishte një krizë. Çifti, i cili u njoh dhe u dashurua në “Big Brother” kishte nisur nga problemet. Por atëherë kur u duk se gjërat mes tyre po sistemoheshin, problemet dolën sërish në pah.

    Ditët e fundit, si Ilnisa, ashtu edhe Meritoni, kanë larguar njëri-tjetrin nga “Instagram”-i si dhe kanë fshirë të gjitha fotot që kishin së bashku. Pak ditë më parë, ishte vetë gazetarja që pranoi problemet, por duke u përpjekur t’i zvogëlojë ato. Gjatë bisedës, Ilnisës iu shfaqën disa foto të publikuara dikur nga Meritonin, të cilat tashmë nuk janë të pranishme në profilin e tij në “Instagram”.

    Po ashtu, u përmend edhe fakti që ata nuk e ndjekin më njëritjetrin në këtë rrjet social. E pyetur në lidhje me këto ndryshime, Ilnisa u përgjigj shkurt dhe qartë: “Nuk kemi, nuk kemi ndonjë lajm të ri”, tha ajo.

    Kur u pyet më tej nëse ata janë mirë dhe të dashuruar, Ilnisa shtoi me buzëqeshje: “Si çdo çift normal që mundet të…” dhe më pas vazhdoi duke komentuar mbi dinamikën e marrëdhënies së çiftit, duke theksuar se si ndodhin në çdo lidhje grindje të vogla: “Në një shtëpi jemi, edhe zihemi”.

    Nga ato çfarë kemi mundur të mësojmë, sherri mes tyre ka qenë për shkak të xhelozisë. Pas sherreve të vazhdueshme mes tyre, Meritoni ka vendosur të largohet nga shtëpia, për t’u rikthyer sërish në Kosovë. Pasi ka mbyllur disa angazhime në Prishtinë, është nisur drejt Nju Jorkut, ku edhe ka disa ditë që po qëndron. Nga ana tjetër, Ilnisa ka vijuar me angazhimet e saj në Tiranë. Që pas sherrit të parë, çifti është përplasur edhe disa herë, duke bërë që moderatori të largohet nga shtëpia, duke mos u rikthyer më.

    Sherret për xhelozi janë mësuar edhe nga miqtë, që kanë zbuluar se Ilnisa ka shfaqur disa shenja xhelozie ndaj Meritonit, teksa ky i fundit ka vendosur që të mos japë më shpjegime rreth skenave që partnerja i ka bërë.

    Të shpeshta kanë qenë aludimet se familjarët e moderatorit kosovar nuk e kanë pranuar partneren e re të djalit. Dhe në fakt, pas disa muajsh nga bashkëjetesa e këtij çifti, duket se familja Mjekiqi, ende nuk pranon Ilnisën si të dashurën e djalit. Nga ajo çfarë dihet, Ilnisa nuk ka shkuar ende te shtëpia e Meritonit, pasi familjarët e tij janë kundra kësaj lidhjeje. Në një intervistë të dhënë disa javë më parë, gazetarja e konfirmoi një gjë të tillë, duke u shprehur se ende nuk kishte gjetur kohën.

    “Vera ka qenë intensive për atë çfarë pritet të vijë dhe ende nuk kemi gjetur kohë”, tha shkurtazi Ilnisa, duke zgjedhur që të mos komentojë më gjatë raportin që ka me familjen e partnerit të saj. E teksa në Prishtinë situata është ende e nderë, në Tiranë, Meritoni është pranuar tashmë si ‘dhëndër’.

    Vetë gazetarja ka zbuluar takimin e tij me vajzën e tij, por nuk ka përmendur në asnjë sekondë takimin me prindërit e saj, duke ngritur dyshimet se kjo lidhje, ndonëse është pranuar nga familja e saj, nuk shihet me sy edhe aq të mirë. Ajo tregoi mes të tjerash se si është marrëdhënia e Meritonit, partnerit të saj me Anaisin, e bija e gazetares. Ilnisa u shpreh se takimi i tyre i parë shkoi shumë mirë, ashtu siç ajo e kishte pritur dhe menduar.

    “Ky ka qenë takimi i tyre i parë. Këta janë shumë shokë, bëjnë shumë gjëra që unë bëhem me nerva, bëjnë shumë lojëra. Anaisi është shumë e mirë, është një dritë. Takimi i tyre ishte siç e kisha pritur, i ëmbël, i qetë. E rëndësishme është që ka dashuri shumë në familjen tonë”, u shpreh Ilnisa.

    Ajo tha se me Meritonin po bashkëjetojnë, se ka projekte të mëdha dhe janë aq të zënë sa nuk u intereson se ç’bëhet përreth: “Më beso, nuk kemi kohë të shohim se ç’bëhet vërdallë. Unë një xhiro e bëj në ‘Instagram’ dhe shoh ato që shkruhen për mua. Kur dëgjoj ndonjë deklaratë të ndonjë ‘zero me xhufkë’, zgjedh të hesht. Nuk ka përgjigje më të mirë se sa heshtja”.

    Ilnisa ceku edhe për lajmin e rremë për aksidentin e Meritonit: “Besoj që reagimi im nuk ka rënë në vesh të shurdhër, pasi duhet të kemi shumë kujdes me atë që shkruajmë dhe me atë që shesim. Duke ditur se në kohët e fundit gjithçka ka një centrifugë të përshpejtuar lajmit të rremë”. Ajo u shpreh se ata ishin në shtëpi kur lajmi mori dhenë: “Ne ishim në shtëpi dhe befas dëgjuam një trokitje që po shpërthente në një zhurmë ekstreme. Ishte Kevi, im vëlla, shumë i shqetësuar. Kishte shumë telefonata nga familja e tij”.

    Gazetarja e njohur Ilnisa Agolli pas përfundimit të pushimeve me partnerin e saj Meriton Mjekiqin, ishte e ftuar në emisionin “She’s On Top”, ku ka folur për detajet e marrëdhënies së saj me moderatorin. Nuk munguan pyetjet ngacmuese nga Argjira, moderatorja e emisionit nëse çifti ka ndonjë të re për të ndarë me publikun. Ndër të tjera, Ilnisa tha se tashmë kishin marrë një hap tjetër të rëndësishëm në jetën e tyre, kishin filluar bashkëjetesën nga ku shtoi se gjithçka po shkon për mrekulli, por si çdo çift edhe ata kanë zënkat e vogla kur nuk gjejnë gjërat nëpër shtëpi. Kujtojmë që Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u dashuruan në shtëpinë e “Big Brother” kur ishin konkurrentë dhe lidhjen e tyre e vijuan pas daljes.

  • Ana lë shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 3”

    Ana lë shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 3”

    Mbrëmja e së premtes në Big Brother VIP Kosova solli një eliminim surprizë, teksa bukuroshja Ana u bë e eliminuara e radhës nga shtëpia më e ndjekur në vend.

    Ajo rezultoi më pak e votuara nga publiku, në një televotim ku të nominuar ishin plot 10 banorë.

    Ky eliminim ishte një moment emocional jo vetëm për Anën, por edhe për banorët e tjerë që kishin krijuar lidhje të ngushta me të gjatë qëndrimit në shtëpi.

    Ana, e njohur për natyrën e saj të qetë dhe sjelljen pozitive, u shpreh mirënjohëse për përvojën dhe për mbështetjen që ka marrë nga publiku gjatë garës.

    Ky eliminim ishte veçanërisht i vështirë për Kevinin, me të cilin krijoi një lidhje gjatë qëndrimit në shtëpi.