Category: Showbiz

  • Ana lë shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 3”

    Ana lë shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 3”

    Mbrëmja e së premtes në Big Brother VIP Kosova solli një eliminim surprizë, teksa bukuroshja Ana u bë e eliminuara e radhës nga shtëpia më e ndjekur në vend.

    Ajo rezultoi më pak e votuara nga publiku, në një televotim ku të nominuar ishin plot 10 banorë.

    Ky eliminim ishte një moment emocional jo vetëm për Anën, por edhe për banorët e tjerë që kishin krijuar lidhje të ngushta me të gjatë qëndrimit në shtëpi.

    Ana, e njohur për natyrën e saj të qetë dhe sjelljen pozitive, u shpreh mirënjohëse për përvojën dhe për mbështetjen që ka marrë nga publiku gjatë garës.

    Ky eliminim ishte veçanërisht i vështirë për Kevinin, me të cilin krijoi një lidhje gjatë qëndrimit në shtëpi.

  • Heidi konfirmon ndarjen nga Romeo? Nga program i ri te shpërngulja në Itali, bukuroshja flet ‘pa dorashka’

    Heidi konfirmon ndarjen nga Romeo? Nga program i ri te shpërngulja në Itali, bukuroshja flet ‘pa dorashka’

    Pas ndarjes nga Romeo Veshaj, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Heidi Baci, njoftoi largimin nga emisioni “Goca dhe gra”, por mbeti për disa javë në Shqipëri, duke shkaktuar shumë dyshime te ndjekësit. Arsyet e largimit të saj u morën si të lidhura me kontratat që ajo po mbyllte, por tani duket se çdo gjë është zgjidhur.

    Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, Heidi ka konfirmuar se tashmë është larguar përfundimisht nga Shqipëria dhe ndodhet në Itali, duke nisur kështu një fazë të re të jetës së saj. Nuk dihet ende nëse moderatorja do të tentojë rrugën e famës edhe në Itali, apo do të kthehet të punojë në punën e mëparshme.

    Pas ndarjes nga Romeo, Heidi ka vendosur të largohet nga Shqipëria, duke hequr dorë kështu edhe nga karriera e saj si moderatore. Vendimin, ish-finalistja e “Big Brother” e bëri me dije në puntatën e fundit të sajën në “Goca dhe Gra”.

    “Fillimisht, doja të tregoja të gjithë mirënjohjen time për emisionin, për dyert që më ka hapur”, tha Heidi me emocion. Ajo sqaroi se ky largim është një vendim personal i marrë me kujdes dhe pa qëllim për të shkaktuar polemika.

    “Vijnë ca momente në jetë… Nuk dua të krijohen polemika, është vendim i peshuar dhe për arsye personale. Unë duhet të rigjej veten, listën e prioriteteve të mia dhe të shoh ku do jem”.
    E emocionuar, Heidi theksoi se ndonëse e ka vlerësuar mundësinë dhe ka pasur dyer të hapura, për të rëndësi ka të jetojë për veten, jo vetëm për punën.

    “Është një moment që sado jam ndjerë shumë mirë, me dyer të hapura, ndihem shumë mirënjohëse për këtë, në fakt unë punoj për të jetuar, nuk jetoj për punën. Por të ardhmes nuk i dihet asnjëherë”, përfundoi ajo, duke lënë të hapur mundësinë për të rikthyer në ekran në një moment tjetër.

    Dhe duket se ish-banorja u tregua e sinqertë në deklaratën e saj, duke u shprehur se nuk jeton për të punuar, por punon për të jetuar. Pas ndarjes nga Romeo, Heidi nuk ka edhe një shtëpi ku të jetojë këtu, një problem ky që i ka dalë fundazi, duke menduar marrjen e një shtëpie me qira, por që për momentin, për buxhetin e saj është një hap i pamundur. E kushtëzuar nga ky fakt, si dhe nga fakti se këtu tashmë nuk ka asnjë pranë, ajo ka menduar që largimi për në Milano është vendimi më i mirë që mund të marrë.

    Që pas daljes nga “Big Brother”, ajo shkoi të jetonte në shtëpinë e Romeos, por pas ndarjes, ish-banorja është larguar nga shtëpia, duke bërë që të mbetet pa një vend për të jetuar. Paga e pamjaftueshme si dhe kontratat e pakta që ka bërë në “Instagram” ka qenë një mënyrë e pamjaftueshme për të për të përballuar jetën e Tiranës. Nga ana tjetër, ka qenë familja e saj, që ka këmbëngulur që Heidi të rikthehet pranë saj. Duket se tashmë, ndarja me Romeon është një fakt dhe çifti i ka ndarë keq rrugët e tyre, duke sjellë edhe largimin e saj nga Shqipëria, në pamundësi për të vijuar jetën këtu.

    Dy ish-finalistët e “Big Brother” ishin padyshim ndër çiftet më të dashura për publikun, ku vazhduan të konfirmonin dashurinë e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit. Por ishte fillimi i shtatorit, kur u fol për një krizë mes tyre. Që atëherë, dy protagonistët kanë zgjedhur që të mos flasin për historinë e tyre, duke vazhduar së shfaquri veç e veç.

    Nga ato çfarë mund të mësonim, bëhet me dije se djali në fjalë është një afërm i saj dhe nuk bëhet fjalë për një flirt të ri. E veshur me një palë xhinse dhe një xhaketë të bardhë, Heidi kishte vendosur një kapele dhe një palë syze dielli, si për t’ju shmangur disi syve të kureshtarëve, por duket se nuk ia ka dalë.

  • “S’jemi këtu për t’u ribashkuar si çift, por…”- Pasi e denoncoi për dhunë, këngëtarja bën paqe me ish-bashkëshortin! Porosia për njerkën e fëmijëve të saj

    “S’jemi këtu për t’u ribashkuar si çift, por…”- Pasi e denoncoi për dhunë, këngëtarja bën paqe me ish-bashkëshortin! Porosia për njerkën e fëmijëve të saj

    Ish- bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kartesh, mbrëmjen e djeshme (22 nëntor) i ka bërë një surprizë këngëtares duke e ftuar në një darkë speciale në BBV.

    Të dy ata kanë qenë në qendër të mediave rozë për shkak se disa ditë më parë Atilla, i akuzuar për dhunë ndaj Drenushës, u fut në reality show.

    Mirëpo qëndrimi i tij aty nuk zgjati shumë pasi pati një reagim të madh nga publiku dhe jo vetëm, për ta larguar Atillën nga banorja e BBV.

    Megjithatë, në këtë takim, ata treguan se marrëdhënia mes tyre ka hyrë në një fazë të re, më të qetë, për hir të dy fëmijëve të tyre.

    Darkën e shoqëroi një bisedë emocionale mes ish-partnerëve, ku të dy pranuan gabimet e së kaluarës dhe u shprehën të vendosur për të krijuar një raport pozitiv për fëmijët e tyre.

    Atilla tha se kishte ardhur për të treguar mbështetjen e tij ndaj Drenushës dhe për t’i dhënë fund situatave jo të këndshme që i kishin shoqëruar vitet e fundit.

    “Nuk jemi këtu për t’u ribashkuar si çift, por si prindër që duan të bëjnë më të mirën për fëmijët e tyre”, tha ai.

    Drenusha, e cila u duk mjaft e emociouar, falenderoi Atillën për surprizën teksa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të tyre si prindër.

    “Të dy e dim për çfarë jemi këtu, edhe unë edhe ti. Uroj që të gjejmë një bashkëpunim sa më të mirë për të dy fëmijët tanë, që se kemi gjetur prej dy vitesh tashmë. Jam shumë e gatshme që ne të dy të kemi një bashkëpunim përsa u përket fëmijeve,” u shpreh Drenusha.

    Ndër të tjera ajo shtoi edhe disa fjalë për partneren e re të Atillës ku i uroi këtij të fundit fat me të dhe e falenderoi për kujdesin ndaj fëmijëve të saj.

    “Dua të uroj fat në jetë me personin që e ke zgjedhur. Për ta kuptuar publiku se ne nuk kemi interes për të pasur një lidhje. E falënderoj atë për kujdesin ndaj fëmijëve. Unë kam vetëm një mesazh, le të bëhet shoqe e fëmijëve, por nëna mbes unë, mos ta harroj asnjëherë”, tha ish missi.

  • Ishte lojë! Majk s’do fejohet, ja e vërteta që fshihet pas fotove virale

    Ishte lojë! Majk s’do fejohet, ja e vërteta që fshihet pas fotove virale

    Dy ditë më parë, reperi Majk bëri lëmsh rrjetin me foton që postoi ku la të kuptohej se i kishte propozuar partneres. Mirëpo, e gjitha duket të ketë qenë lojë.

    Dje, reperi ka ndarë një trailer të projektit muzikor që do publikojë, e aty shihet një vajzë e veshur me fustan të bardhë.

    “Ku je fshehë”– titullohet kënga e tij e cila do publikohet nesër në orën 16:00.

    Duke qenë se nuk paska një fejesë të vërtetë, edhe viti 2025 do e gjejë Majk beqar!

  • Merr fund aventura me famën, Heidi largohet nga Shqipëria! Vendimi për t’u rikthyer në Itali dhe problemet ekonomike pas ndarjes nga Romeo Veshaj

    Merr fund aventura me famën, Heidi largohet nga Shqipëria! Vendimi për t’u rikthyer në Itali dhe problemet ekonomike pas ndarjes nga Romeo Veshaj

    Pas ndarjes nga Romeo Veshaj, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Heidi Baci, njoftoi largimin nga emisioni “Goca dhe gra”, por mbeti për disa javë në Shqipëri, duke shkaktuar shumë dyshime te ndjekësit. Arsyet e largimit të saj u morën si të lidhura me kontratat që ajo po mbyllte, por tani duket se çdo gjë është zgjidhur.

    Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, Heidi ka konfirmuar se tashmë është larguar përfundimisht nga Shqipëria dhe ndodhet në Itali, duke nisur kështu një fazë të re të jetës së saj. Nuk dihet ende nëse moderatorja do të tentojë rrugën e famës edhe në Itali, apo do të kthehet të punojë në punën e mëparshme.

    Pas ndarjes nga Romeo, Heidi ka vendosur të largohet nga Shqipëria, duke hequr dorë kështu edhe nga karriera e saj si moderatore. Vendimin, ish-finalistja e “Big Brother” e bëri me dije në puntatën e fundit të sajën në “Goca dhe Gra”.

    Fillimisht, doja të tregoja të gjithë mirënjohjen time për emisionin, për dyert që më ka hapur”, tha Heidi me emocion. Ajo sqaroi se ky largim është një vendim personal i marrë me kujdes dhe pa qëllim për të shkaktuar polemika.

  • Në ditët kur flitet për agresivitetin e fëmijëve, dhuna promovohet në TV kombëtar (Video)

    Në ditët kur flitet për agresivitetin e fëmijëve, dhuna promovohet në TV kombëtar (Video)

    Një 14-vjeçar, Martin Cani u vra pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet mesditën e të hënës nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përleshaj dhe për 5 ditë me radhë në studiot televizive, si dhe në politikë ka mbizotëruar debati rreth sigurisë në shkolla, edukumit të të miturve dhe pse ata janë kaq agresiv.

    Vetë kryeministri Edi Rama, për të shmangur përgjegjësinë nga vetja, doli në konferencë dhe fajin ia hodhi rrjetit social “TikTok”, duke paralajmëruar se do të tentojë ta mbyllë këtë të fundit.

    Gjithsesi, mbyllja e “TikTok-ut” nuk është se do i jepte zgjidhje, pasi faktorët e kësaj situate janë të shumtë, nga përgjegjësia tek autoritetet, tek shoq[ria, prindërit, por dhe atë se çfarë promovojnë mediat tradicionale.

    E teksa jemi në ditët kur në studiot televizive flitet për dhunën te fëmijët dhe derdhet lot në studio për vrasjen e një 14-vjeçari, një televizion kombëtar promovon dhunën dhe modelet më të gabuara të shoqërisë në një orar komplet të papërshtatshëm.

    Bëhet fjalë për programin “Për’puthen”, i cili në episodin e sotëm në një minutazh prej rreth 50 minutash, jo një, por ka transmetuar plot 3 episode dhune nga të rinj të marrë nga rruga dhe që nuk përfaqësojnë asgjë.

    Dy episode flasin për dhunën nga një vajzë ndaj dy djemëve, ku në një rast i derdh pijen alkoolike të birrës në fytyrë, ndërsa në rastin tjetër gjuan me këpucë një tjetër, teksa përdor dhe një fjalor aspak të përshtatshëm për në televizion. Këto episode janë regjistruar në një banesë.

    Ndërsa, një episod është regjistruar në studi, ku një vajzë i derdh një pije në kokë një vajze tjetër.

    Këto janë modelet që televizioni i servir sot rinisë shqiptare. Programi “Për’puthen për më tepër nuk është as në transmetim direkt, por me regjistrim dhe nëse do të kishte sadopak përgjegjshmëri, mund të zgjidhte që të mos i trasmetonte këto episode dhune, por zgjedh rritjen e klikimeve.

    Jo pak herë është akuzuar ky program se për më tepër këto episode dhune janë edhe me skenar nga vetë drejtuesit e programit.

    Jo vetëm dhunë, por shpesh herë programi “Për’puthen” ka transmetuar pamje të ngjashme me pornografinë, ku mund t’i ndajë vetëm një fije e hollë, por Autoriteti i Mediave Audiovizive nuk ka reaguar për ta mbyllur.

    Për më tepër ndiqni pamjet e mëposhtme se çfarë i servis televizioni fëmijëve të sotëm në një orar të papërshtatshëm.

  • E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë muzikanti i njohur shqiptar (Emri+Foto)

    E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë muzikanti i njohur shqiptar (Emri+Foto)

    Një lajm i trishtë është mësuar në orët e para të kësaj të premte. Qytetari i mirë i Shkodrës, muzikanti dhe promovuesi i vlerave më të mira shkodrane, Karlo Radoja, ka ndërruar jetë. Ai jetonte në Itali prej më shumë se 25 viteve por mbajti përherë në zemër Shkodrën e tij.

    Karlo Radoja ishte pinjoll i një familje shkodfrane, e cila kaloi një jetë mjaft të vështirë në diktaturë. ajo u persekutua nga regjimi i kohës dhe vetë Karlo, rrëfeu në një libër që publikoi, një pjesë të këtij kalvari.

    Ai e nisi karrierën e tij si instrumentist në teatrin “Migjeni” por mbeti në histori edhe si tropmpetisti i orkestrinës fantastike të Kafes së Madhe, bashkë me emra të tjerë të njohur të artit shkodran.

    Ai ishte mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, duke promovuar vlerat më të mira të Shkodrës e shkodranëve. Pushofsh në paqe “i fundmi i orkestrinës legjendare të Kafes së Madhe”.

  • Plas skandali në BBVK, Lela akuzon njërin nga djemtë: Më puthi me forcë

    Plas skandali në BBVK, Lela akuzon njërin nga djemtë: Më puthi me forcë

    Dy banorët e shtëpisë së ‘Big Brother VIP Kosova’, Lejla dhe Burimi kanë krijuar një shoqëri të mirë. Por, ky i fundit është akuzuar nga banorët e tjerë për ngacmime ndaj vajzave e në veçanti Lejlës dhe Anës.
    Njëra prej tyre, Lejla, ka treguar se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë teksa ajo ishte duke e përqafuar.

    “Isha në kuzhinë dhe u fsheha që ta frikësojë Burimin dhe ai hyri e unë e trëmba. Kur u trëmba më tha më përqafo dhe unë e përqafova pastaj ai nuk më lëshonte dhe nisi të më puthë në faqe – herën e tretë tentoi të më puthë në buzë dhe jam larguar”, u shpreh Lejla.
    Madje, Lejla, e cila e kishte Xhenetën afër, i demostroi se si ndodhi e gjithë ngjarja.

  • “Desh na la qorr”, Fifi shfaqet me syrin e fashurar, ja se çfarë i ndodhi këngëtares dhe si është gjendja e saj

    “Desh na la qorr”, Fifi shfaqet me syrin e fashurar, ja se çfarë i ndodhi këngëtares dhe si është gjendja e saj

    Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale.

    Ajo ndan me ndjekësit e shumtë foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

    Së fundmi, artistja ka zbuluar një incident që i ka ndodhur teksa ka qenë në një lidhje live në “Instagram”.
    Në ato momente djali i saj po luante me ngjyra dhe i ka rënë në sy Fifit.

    “Dje gjatë kohës që isha live në Instagram, ndodhi një aksident i vogël. Theo tu loz me ngjyra përpak na la qorr”, ka shkruar Fifi në postimin e saj të parë në “Instastory”.

  • “Diana do ishte gjallë nëse unë…”- Shoferi besnik i Princeshës flet pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye! Ajo vdiq duke menduar se e tradhtova

    “Diana do ishte gjallë nëse unë…”- Shoferi besnik i Princeshës flet pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye! Ajo vdiq duke menduar se e tradhtova

    Ish-shoferi i Princeshës Diana, ka thyer heshtjen rreth 30-vjeçare për shërbimin e tij mbretëror, për të treguar se si iu shkatërrua jeta nga reporteri i BBC-së, Martin Bashir, duke pretenduar në mënyrë të rreme se ai po nxirrte informacione konfidenciale.

    Në një intervistë ekskluzive me “The Mail”, Steve Davies zbuloi se si sipas tij, gënjeshtrat e Bashirit e helmuan Princeshën kundër tij dhe shkatërruan karrierën e tij si një nga shoferët më të besuar të familjes mbretërore.

    Në intervistën e tij, ai tha se nuk iu dha asnjë shpjegim kur u shkarkua papritur në mars 1996, pas tetë vitesh shërbimi si shofer mbretëror, katër prej të cilave u shpenzuan si shofer personal i Princeshës Diana.

    Sipas tij, në një takim të fshehtë me princeshën dhe vëllain e saj Charles Spencer në shtator të atij viti, Bashir pretendoi se miqtë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Dianës ishin të gjithë pjesë e një komploti të thellë shtetëror kundër saj. Gazetari e quajti në mënyrë specifike Steve si spiun të një gazete dhe e paralajmëroi Dianën se makina e saj po ndiqej dhe përgjohej, kjo për ta bërë atë të ndihej e pasigurt dhe t’i besonte atij një intervistë, shkruan Mail.

    Tani, në një intervistë që rindez skandalin dhe ofron një pasqyrë të jashtëzakonshme në një periudhë të rëndësishme në historinë e familjes mbretërore, Davies flet për keqardhjen e tij dhe gënjeshtrat e Bashirit.

    “Unë u detyrova të largohesha nga puna që doja të ishte puna e jetës sime. Shërbimi mbretëror ka të bëjë me të qenit i besueshëm dhe besnik, të tregosh maturi, të kesh ndjenjën e detyrës. Reputacioni juaj, emri juaj i mirë është gjithçka. Martin Bashir më grabiti mua duke i bërë ato akuza Dianës. Unë nuk jam lloji i njeriut që humb kohën dhe energjinë duke qenë i hidhëruar apo i zemëruar, por ajo vdiq duke besuar se e kisha tradhtuar dhe kjo është diçka që nuk mund ta harroj apo ta fal kurrë”, ka thënë ai.

    Sipas Mail, Davies, një ish-ushtar, iu bashkua shoferëve mbretërorë në vitin 1988 dhe iu kushtua Princeshës pasi ajo u nda nga Charles, dhe u bë një figurë kryesore në rrethin e brendshëm të Dianës.

    Ai ishte shoferi i saj natën e qershorit 1994 kur ajo veshi një fustan të zi mahnitës të quajtur ‘fustani i hakmarrjes’ në një darkë dhe ishte pranë saj kur ajo dhe princat e rinj vizituan Alton Towers.

    “Unë do të kisha marrë plumba për Dianën,” tha Davies, i cili kurrë më parë nuk ka folur për kohën e tij me Royals. “Puna ime, ishte jeta ime. Unë kam qenë gjithmonë aty për të”, ka rrëfyer ai.

    Ai tha se mashtrimi i Bashirit “pati një ndikim të madh në jetën time”, duke shtuar: ‘Kam kaluar nga puna e ëndrrave në nevojën për të filluar përsëri nga e para. Dhe për gati 30 vjet nuk e kisha idenë pse. Ajo që bëri Bashir për të siguruar intervistën e tij ishte e tmerrshme”.

    Princesha Diana vdiq tragjikisht në një aksident automobilistik në Paris më 31 gusht 1997. Davies beson se Diana do të ishte ende gjallë sot nëse ai do të kishte drejtuar makinën e saj atë natë fatale.

    “Unë besoj se Diana do të ishte gjallë sot nëse do ta kisha vozitur në Paris. Nuk do të kisha lejuar kurrë që gjërat të ndodhnin ashtu siç bënë atë natë. Gjithmonë kam marrë masa paraprake shtesë kur është fjala për sigurinë e saj. E kam çuar në situata të ndryshme dhe gjithmonë i kam kushtuar vëmendje çdo gjëje të vogël, gjithmonë kam insistuar të vendos rripin e sigurimit dhe kam kontrolluar me kujdes të gjitha kushtet para se të shkoj diku me makinë”, përfundoi ai.

    Në maj, BBC i pagoi Davies kompensim pasi Gjykata e Lartë dëgjoi se si ai ishte “torturuar” nga spekulimet se pse ai humbi punën.

    “Kur Davies na u afrua, ne e zgjidhëm ankesën e tij menjëherë duke i kërkuar falje nëpërmjet një deklarate në gjykatë dhe i paguam dëmshpërblimet”, tha BBC.

    Por Davies i tërbuar tha: “Ata duhet të kishin thënë diçka më parë. A jam i zemëruar? Po! I zhgënjyer? Po! I befasuar? Jo, sepse ata e mbuluan Bashirin që në fillim.”