Mevlani mbrëmë ka pranuar surprizën me të bukur të jetës së tij, ku takoi të dashurën e cila i dha lajmin e bukur se shumë shpejt do të bëhet baba.Pas kësaj ish e dashura e tij Livia ka bërë deklaratë të fortë duke prononcuar se që një ditë para së të hyjë në ‘Big Brother VIP Kosova’ kanë biseduar së bashku duke i treguara se Mevlani ende ka dashuri për të.
Nuk shkoi shumë erdhi edhe postimi i të dashurës aktuale të banorit, Orneldës duke treguar se nuk mund të mposhtë askush dashurinë e tyre.“Kur mora vesh ekzistencën tende e gjithë bota ime ndryshoj, zemra ime nisi të rrahi me ndryshe se zemrën tende një ditë takoj, Çfarë ndjese e papërshkrueshme kur dëgjoja zemrën tende për herë të parë. Nuk ishte një ëndërr por barkun tim jeton një thesar” ishin fjalët e Orneldës.0A553400 F2CA 4547 8933 3072C9373ECB0393A181 25F5 46BF A95C A9D02B223C3A
Category: Showbiz
-
Pas dramës mes Livias dhe Mevlanit reagon partnerja e tij
-
Si rrallëherë,Butrinti ndan foton e veçantë me të ëmën teksa e uron për ditëlindje
Orët e para të mëngjesit të sotëm, (e martë), Butrint Imeri ka ndarë në rrjete sociale një foto me të ëmën e tij të cilën e uroi për ditëlindje.
Me rastin e ditëlindjes, ai ka postuar si rrallëherë portretin e të ëmës dhe përbri e ka shoqëruar me një urim emocionues.
“Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime. Të dua shumë dhe shpresoj që kjo ditë e jotja të jetë po aq e mrekullueshme sa je ti për mua!”- shkruan këngëtari. -
U përjashtua nga BBV për ngacmim se*sual, habit Rezart Veleshnja: Preka një vajzë pa dëshirën e saj në zonë intime, por…
Aktori Rezart Veleshnja u përjashtua nga Big Brother Vip Kosova pasi u akuzua për ngacmim seksual. Vendimi ndaj aktori të humorit erdhi pasi ai goditi me shuplakë në të pasme konkurrenten Xheneta Fetahu, teksa kjo e fundit ishte e veshur me bikini.
Gjatë prime të së martës, Rezart Veleshnja pranoi se e kishte prekur në zonën time pa dëshirën e saj, por nuk e konsideroi si ngacmim seksual.
“Mua më kanë thënë që bëre ngacmim seksual, ngacmimi seksual është të shkosh të futesh ferrave dhe ta ngacmosh. Unë bëra prekje në zonë intime pa dëshirën e vajzës,” u shpreh Rezi.
Pas kësaj deklarate të aktorit, reagoi opinionistja Olta Gixhari, e cila u shpreh se veprimi i tij “nuk mban emër tjetër përveç se ngacmim seksual”.
“Nëse ti prek një grua, vajzë pa dëshirën e saj quhet ngacmim seksual”, tha aktorja, teksa shtoi se Rezit “i ngeci sharra në gozhdë”.
“Të ngeci sharra në gozhdë sepse ajo Xheneta e luajti lojën shumë bukur dhe e bëri të madhe, nëse ajo nuk do ta bënte aq të madhe dhe do qeshte mbase ai gjest dhe nuk do të ishte vënë re, por ajo e bëri të madhe u shqetësua”, tha Olta Gixhari.
Ndër të tjera Olta tha se ky nuk ishte i vetmi veprim që e nxorri aktorin nga loja por dhe shumë veprime të tjera të tij që nga hyrja teksa përmendi ofendimet e vazhdueshme të Rezit nga Gresës.
-
Dy banorët e BBV s**s në krevat? Shokohen konkurrentët në dhomën e gjumit! Ç’ndodhi poshtë jorganit
Dy banorët e BBV, Xheneta Fetahu dhe Gjesti kanë nisur një romancë dashurie.
Pas shkëmbimit të puthjes pasionate mes tyre, dyshja janë parë në momente të nxehta, ndërsa nuk janë përmbajtur para kamerave.
Ndërkohë, çifti kanë ngritur dyshimet tek banorët e tjerë se kanë kryer marrëdhënie me njëri-tjetrin.
Teksa ndodheshin në shtrat të mbuluar me jorgan, dyshja kanë ngritur tek banorët e tjerë se kanë bërë seks.
Në një video të bërë virale në mediat sociale, shihen teksa 4 banorët ndalojnë bisedat dhe shokohen nga lëvizjet nën jorgan të çiftit.
“Të shkojmë t’ia heqim jorganin”, shprehet njëra nga konkurrentet, por që u ndalua nga banorët e tjerë.
-
Mevlani së shpejti baba, ish-partnerja e demaskon: Shyqyr që kur erdhi te shtëpia ime nuk e lashë të më prekte….
Në spektaklin e një nate më parë në Big Brother Vip Kosova Mevlani zbuloi se do të bëhet shumë shpejt baba. Partnerja e tij u fut brenda në shtëpinë e “Vëllait të madh” dhe i dha Mevlanit lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël.
Por, të gjithë e dimë që një ndër historitë e dashurisë më të komentuara të banorit të Big Brother Vip Kosova ka qenë lidhja e tij me Livia Brungan, një lidhje e cila pavarësisht se ka pasur ulje-ngritje, ata gjithmonë e gjetën rrugën për t’u rikthyer te njëri-tjetri.
Pasi Mevlani mori lajmin e ëmbël, një reagim nga ardhur dhe nga ish-partnerja e tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo ka treguar se natën kur ai u bë pjesë e shtëpisë, i ka dërguar një mesazh Livias ku i thoshte që e donte.
“Shyqyr që kur erdhi tek shtëpia nuk e lejova të më prekte! Urime!”, thotë ndër të tjera ajo.
-
Harrojnë që ka kamera, Gjesti dhe Xheneta momente intime poshtë çarçafit (Foto)
Gjesti dhe Xheneta Fetahu mbrëmjen e djeshme (e diel) kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë.
Derisa po festonin ditëlindjen e Drenusha Latifit, ata në një moment janë parë duke shijuar momente të bukura bashkë.
Derisa u konfirmua edhe një çift i ri në shtëpinë më të famshme në Kosovë, të njëjtit kanë vazhduar të kalojnë kohë pranë njëri-tjetrit.
Në orët e vona, ata shihen të mbuluar me jorgan e në çaste intime, në një privatësi larg të tjerëve.Ka qenë Mevlani, i cili shkoi pranë tyre duke i ngacmuar e duke mos i lënë vetëm, ndonëse iu kërkua nga Gjesti që të mos bënte veprime të tilla.
Krahas kësaj, në BBVK 3 një tjetër çift i krijuar është edhe Arioni me Dianën.
Ka ngacmime gjithashtu edhe në mes të Kevinit e Anës si dhe Leos e Lelës.
-
“Më shkroi në Instagram”/ Kamarieri argjentinas ‘thyen’ heshtjen pas vdekjes së Liam Payne, ja si qëndron e vërteta
Kamarieri 24 vjeçar argjentinas Braian Nahuel Paiz ka thyer heshtjen 1 muaj pas vdekjes tragjike të yllit të muzikës Liam Payne. Ai është një prej 3 personave të arrestuar në Buenos Aries, të akuzuar se kanë lidhje me rastin që tronditi gjithë globin.
Sipas të riut, kontakti i parë me këngëtarin ishte në restorantin ku ai darkoi me të dashurën e tij Kate Cassidy. Ai thotë se kishte dëgjuar thashethemet për të se ai konsumonte lëndë narkotike.
“Kur e takova unë, ai ishte nën efektin e drogës. Nuk hëngri asgjë. Më foli për projektin e tij të ardhshëm në muzikë”, ka thënë Paiz në një intervistë për një gazetar argjentinas.
Kamarieri pranon se ka konsumuar drogë bashkë me Payne, por kurrsesi të kenë bërë ‘pazare’ bashkë.
“Nuk i kam marrë para. Unë mora marijuanë, ai kokainë”, mësohet të ketë thënë 24 vjeçari, shkruan Mirror UK. Ai ka zbuluar madje se këngëtari i ka shkruar përmes një llogarie anonime në Instagram. E në fakt, ekspertiza mjekësore ka zbuluar se Liam kishte konsumuar alkool e kishte marrë kokainë para se të vdiste. Është hedhur poshtë çdo dyshim për vetëvrasje.
-
E njihni personazhin në foto? Një nga figurat më të njohura shqiptare
A e njihni personazhin në foto?
Kjo foto po bëhet virale së fundmi në rrjet pasi shumë njerëz po përpiqen të zbulojnë se kush është ky fëmijë simpatik me buzëqeshje të sinqertë dhe me pamje të pastër.
Vetëm 1 përqind e njerëzve kanë arritur ta gjejnë identitetin e tij pa ndihmë!
Përgjigja e saktë është Luiz Ejlli, një nga figurat më të dashura dhe të njohura shqiptare. Luizi, i njohur si këngëtar dhe personazh televiziv, e ka bërë rrugën e tij në zemrat e publikut shqiptar përmes paraqitjeve të tij autentike dhe të sinqerta në skenë.
Në këtë foto, mund të shohim një Luiz të vogël dhe pa përvojë, por me një shkëlqim të veçantë që duket se ka qenë gjithmonë pjesë e tij
Kjo foto na paraqet Luiz Ejllin në një moshë të re, shumë para se të bëhej i famshëm. Ndryshimet fizike me kalimin e kohës bëjnë që shumë njerëz të mos e njohin, sidomos ata që janë mësuar me paraqitjen e tij të tanishme.
Nëse e njihni Luiz Ejllin nga këto imazhe të fëmijërisë, atëherë jeni me të vërtetë një nga fansat e tij më të vërtetë – ose keni një sy të jashtëzakonshëm për detajet!
-
Laert Haxhiu me shokë në gjyq, SPAK i akuzon dhe për tritolin në butikun e Noizy-t në Durrës
Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë hënë dërgimin për gjykim të dosjes në ngarkim të Laert Haxhiut dhe nëntë personave të tjerë të akuzuar si pjesë e grupit kriminal që ai drejtonte. Sipas organit të akuzës, gjithçka ka nisur për hakmarrje për vrasjen e kushëririt të tij dhe më pas grupi ka vepruar kundrejt pagesës.
Lulzim Spahija (Arapi); Artan (Marjus) Tafani; Ligor Romacka; Bledar Berberi; Erisiano Abedini; Bujar Abedini; Mariglen Topuzi; Idriz Manej; Enriko Xhahysa janë marrë të pandehur dhe akuzohen për një sërë ngjarjesh kriminale, bashkë me Laert Haxhiun.
Në total janë 15 episode kriminale dhe njëri prej tyre lidhet me butikun e këngëtarit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy.Ngjarja bëri bujë dy vite më parë, kur pas një konflikti mes dy reperëve Rigels Rajku dhe Kleviol Ahmeti, ky i fundit i kërkoi mikut të tij Laert Haxhiu që të vendoste tritol në butikun e Noizyt në Durrës, sepse ai e kishte rrahur.
Lënda plasëse shkatërroi pjesën ballore të butikut të njohur “Illyrian” në qytetin bregdetar dhe rasti u bë shumë mediatik, për shkak se në rrjetet sociale nisi një luftë e ashpër mes Kleviol Ahmetit që njihet me pseudonimin Cllevio Serbiano dhe Rigels Rajkut, apo Noizy.
Dy vite më pas, ngjarja është dokumentuar si episod kriminal në dosjen e SPAK dhe organi i akuzës i është dërguar me kërkesë Gjykatës së Posaçme, për dënimin e personave përgjegjës, në grupin e Laert Haxhiut.
“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të Bashkim Rajku e Rigels Rajku (Noizy), ngjarje e ndodhur më datë 08.06.2022, në Durrës”, thuhet në dosjen e Prokurorisë së Posaçme
-
Stilistja tregon për BBVK:”Më hoqën logon me dhunë!”
Stilistja e mirënjohur Blerina Kllokoqi Rugova ndau së fundmi një përvojë të papëlqyer në emisionin “Shok Podcast”, ku rrëfeu sfidat që përjetoi me bashkëpunimin në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova. Duke folur me moderatorin Fisnik Juniku, ajo zbuloi se kishte bërë një marrëveshje paraprake me disa prej banorëve – Gjesti, Arion dhe Besforti – për të krijuar veshje të personalizuara për shfaqjet e tyre në spektaklet “prime”.
Megjithatë, Rugova shprehu zhgënjimin e saj të madh pasi produksioni i emisionit vendosi të largojë logot e markës së saj,nga veshjet e dizenjuara, në mënyrë të papritur dhe të detyruar. Ajo tregoi se edhe pse kishte kërkuar që logot të qëndronin si pjesë e marrëveshjes, ato u hoqën pa leje, duke lënë shenja të qarta në kostumet e Arionit dhe Besfortit.
Pavarësisht këtij incidenti, Blerina theksoi se nuk e la projektin përgjysmë dhe vendosi të përmbushë angazhimin e saj deri në fund. “Unë nuk do t’i lija djemtë në baltë,” tha ajo.