Category: Showbiz

  • Harrojnë që ka kamera, Gjesti dhe Xheneta momente intime poshtë çarçafit (Foto)

    Harrojnë që ka kamera, Gjesti dhe Xheneta momente intime poshtë çarçafit (Foto)

    Gjesti dhe Xheneta Fetahu mbrëmjen e djeshme (e diel) kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë.

    Derisa po festonin ditëlindjen e Drenusha Latifit, ata në një moment janë parë duke shijuar momente të bukura bashkë.

    Derisa u konfirmua edhe një çift i ri në shtëpinë më të famshme në Kosovë, të njëjtit kanë vazhduar të kalojnë kohë pranë njëri-tjetrit.
    Në orët e vona, ata shihen të mbuluar me jorgan e në çaste intime, në një privatësi larg të tjerëve.

    Ka qenë Mevlani, i cili shkoi pranë tyre duke i ngacmuar e duke mos i lënë vetëm, ndonëse iu kërkua nga Gjesti që të mos bënte veprime të tilla.

    Krahas kësaj, në BBVK 3 një tjetër çift i krijuar është edhe Arioni me Dianën.

    Ka ngacmime gjithashtu edhe në mes të Kevinit e Anës si dhe Leos e Lelës.

  • “Më shkroi në Instagram”/ Kamarieri argjentinas ‘thyen’ heshtjen pas vdekjes së Liam Payne, ja si qëndron e vërteta

    “Më shkroi në Instagram”/ Kamarieri argjentinas ‘thyen’ heshtjen pas vdekjes së Liam Payne, ja si qëndron e vërteta

    Kamarieri 24 vjeçar argjentinas Braian Nahuel Paiz ka thyer heshtjen 1 muaj pas vdekjes tragjike të yllit të muzikës Liam Payne. Ai është një prej 3 personave të arrestuar në Buenos Aries, të akuzuar se kanë lidhje me rastin që tronditi gjithë globin.

    Sipas të riut, kontakti i parë me këngëtarin ishte në restorantin ku ai darkoi me të dashurën e tij Kate Cassidy. Ai thotë se kishte dëgjuar thashethemet për të se ai konsumonte lëndë narkotike.

    “Kur e takova unë, ai ishte nën efektin e drogës. Nuk hëngri asgjë. Më foli për projektin e tij të ardhshëm në muzikë”, ka thënë Paiz në një intervistë për një gazetar argjentinas.

    Kamarieri pranon se ka konsumuar drogë bashkë me Payne, por kurrsesi të kenë bërë ‘pazare’ bashkë.

    “Nuk i kam marrë para. Unë mora marijuanë, ai kokainë”, mësohet të ketë thënë 24 vjeçari, shkruan Mirror UK. Ai ka zbuluar madje se këngëtari i ka shkruar përmes një llogarie anonime në Instagram. E në fakt, ekspertiza mjekësore ka zbuluar se Liam kishte konsumuar alkool e kishte marrë kokainë para se të vdiste. Është hedhur poshtë çdo dyshim për vetëvrasje.

  • E njihni personazhin në foto? Një nga figurat më të njohura shqiptare

    E njihni personazhin në foto? Një nga figurat më të njohura shqiptare

    A e njihni personazhin në foto?

    Kjo foto po bëhet virale së fundmi në rrjet pasi shumë njerëz po përpiqen të zbulojnë se kush është ky fëmijë simpatik me buzëqeshje të sinqertë dhe me pamje të pastër.

    Vetëm 1 përqind e njerëzve kanë arritur ta gjejnë identitetin e tij pa ndihmë!

    Përgjigja e saktë është Luiz Ejlli, një nga figurat më të dashura dhe të njohura shqiptare. Luizi, i njohur si këngëtar dhe personazh televiziv, e ka bërë rrugën e tij në zemrat e publikut shqiptar përmes paraqitjeve të tij autentike dhe të sinqerta në skenë.

    Në këtë foto, mund të shohim një Luiz të vogël dhe pa përvojë, por me një shkëlqim të veçantë që duket se ka qenë gjithmonë pjesë e tij

    Kjo foto na paraqet Luiz Ejllin në një moshë të re, shumë para se të bëhej i famshëm. Ndryshimet fizike me kalimin e kohës bëjnë që shumë njerëz të mos e njohin, sidomos ata që janë mësuar me paraqitjen e tij të tanishme.

    Nëse e njihni Luiz Ejllin nga këto imazhe të fëmijërisë, atëherë jeni me të vërtetë një nga fansat e tij më të vërtetë – ose keni një sy të jashtëzakonshëm për detajet!

  • Laert Haxhiu me shokë në gjyq, SPAK i akuzon dhe për tritolin në butikun e Noizy-t në Durrës

    Laert Haxhiu me shokë në gjyq, SPAK i akuzon dhe për tritolin në butikun e Noizy-t në Durrës

    Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë hënë dërgimin për gjykim të dosjes në ngarkim të Laert Haxhiut dhe nëntë personave të tjerë të akuzuar si pjesë e grupit kriminal që ai drejtonte. Sipas organit të akuzës, gjithçka ka nisur për hakmarrje për vrasjen e kushëririt të tij dhe më pas grupi ka vepruar kundrejt pagesës.

    Lulzim Spahija (Arapi); Artan (Marjus) Tafani; Ligor Romacka; Bledar Berberi; Erisiano Abedini; Bujar Abedini; Mariglen Topuzi; Idriz Manej; Enriko Xhahysa janë marrë të pandehur dhe akuzohen për një sërë ngjarjesh kriminale, bashkë me Laert Haxhiun.

    Në total janë 15 episode kriminale dhe njëri prej tyre lidhet me butikun e këngëtarit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy.Ngjarja bëri bujë dy vite më parë, kur pas një konflikti mes dy reperëve Rigels Rajku dhe Kleviol Ahmeti, ky i fundit i kërkoi mikut të tij Laert Haxhiu që të vendoste tritol në butikun e Noizyt në Durrës, sepse ai e kishte rrahur.

    Lënda plasëse shkatërroi pjesën ballore të butikut të njohur “Illyrian” në qytetin bregdetar dhe rasti u bë shumë mediatik, për shkak se në rrjetet sociale nisi një luftë e ashpër mes Kleviol Ahmetit që njihet me pseudonimin Cllevio Serbiano dhe Rigels Rajkut, apo Noizy.

    Dy vite më pas, ngjarja është dokumentuar si episod kriminal në dosjen e SPAK dhe organi i akuzës i është dërguar me kërkesë Gjykatës së Posaçme, për dënimin e personave përgjegjës, në grupin e Laert Haxhiut.

    “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të Bashkim Rajku e Rigels Rajku (Noizy), ngjarje e ndodhur më datë 08.06.2022, në Durrës”, thuhet në dosjen e Prokurorisë së Posaçme

  • Stilistja tregon për BBVK:”Më hoqën logon me dhunë!”

    Stilistja tregon për BBVK:”Më hoqën logon me dhunë!”

    Stilistja e mirënjohur Blerina Kllokoqi Rugova ndau së fundmi një përvojë të papëlqyer në emisionin “Shok Podcast”, ku rrëfeu sfidat që përjetoi me bashkëpunimin në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova. Duke folur me moderatorin Fisnik Juniku, ajo zbuloi se kishte bërë një marrëveshje paraprake me disa prej banorëve – Gjesti, Arion dhe Besforti – për të krijuar veshje të personalizuara për shfaqjet e tyre në spektaklet “prime”.

    Megjithatë, Rugova shprehu zhgënjimin e saj të madh pasi produksioni i emisionit vendosi të largojë logot e markës së saj,nga veshjet e dizenjuara, në mënyrë të papritur dhe të detyruar. Ajo tregoi se edhe pse kishte kërkuar që logot të qëndronin si pjesë e marrëveshjes, ato u hoqën pa leje, duke lënë shenja të qarta në kostumet e Arionit dhe Besfortit.

    Pavarësisht këtij incidenti, Blerina theksoi se nuk e la projektin përgjysmë dhe vendosi të përmbushë angazhimin e saj deri në fund. “Unë nuk do t’i lija djemtë në baltë,” tha ajo.

  • Djali akuza nënës te “Shihemi në gjyq”: Më thonë biri i k***,sjell dashnorët në shtëpi, kam fakte”

    Djali akuza nënës te “Shihemi në gjyq”: Më thonë biri i k***,sjell dashnorët në shtëpi, kam fakte”

    Akuza të rënda kanë përfshirë rubrikën e “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Gjatë lidhjes telefonike në studio mes Nertilit, djalit të Dritës dhe Eni Çobanit për pasurinë që ai ka marrë me dhurim, pati ofendime shumë të rënda.

    “Ajo bën viktimën, është gruaja më fundërrinë në botë që ekziston them unë! Ajo është nga ato gra që fle me burrin në krevat dhe llafos me dashnorin në telefon! E kam me fakte e të tëra!”, u shpreh djali për nënën e tij duke shokuar të pranishmit. Nertili pretendon se ka prova për të gjitha këto akuza dhe ndihet i turpëruar nga e ëma.
    Sa i përket urdhrit të mbrojtjes që Drita thotë se ka marrë ndaj të birit e nuses pas dhunës prej tyre, Nertili shprehet se nuk e ka dhunuar dhe e ka përfituar pa prova.Nertil: I kam me fakte, me prova, për kokën e dy fëmijëve!Drita: Çfarë thua ti?! Çfarë thua ti o qelbanik?!Nertil: Nuk guxoj të dal dot prej shtëpisë në qytet se më tregojnë me gisht!Eni Çobani: Nertil, të lutem, për çfarë provash flet?Nertil: Për çfarë provash flas unë?Eni Çobani: Po.Nertil: Ajo është mësuar si në fshat, t’i marrë dashnorët, t’i sjellë në shtëpi, por nuk e toleroj atë muhabet unë, sot e mot. Ore është grua 60 vjeç dhe e ka mendjen të… cingrenoset poshtë e përjetë, e do më troç?! Do më troç?! Është grua e përdalë!Eni Çobani: Kjo është shumë e rëndë!Nertil: Është e rëndë dhe t’i vijë turp!Drita: Unë jam 60 vjeçe!Nertil: O fundërrinë, o fundi i botës!Drita: Jam grua 60 vjeçe!Nertil: Ti s’ke turp! Ti na ke turpëruar mua, me burrë…ti je fundi i kazanit!Eni Çobani: Nuk të nderon kjo! Nëna jote është Drita Bajlos dhe babai Ramadan Bajlos, nuk i heq dot këto, të lutem!Nertil: Për babain po, për atë nuk ka shans në botë, nuk dua t’ia di fare!Eni Çobani: E ke dhunuar nënën? Se ka marrë urdhër mbrojtjeje.Nertil: E ka marrë pa prova, pa fakte.Eni Çobani: Po si, ia ka dhënë gjykata pa prova? Vetëm në këtë moment, me gjuhën që keni folur ju, zonja mund të shkojë direkt të marrë urdhër mbrojtjeje të dytë nga një djalë si ty!Nertil: Të vejë ku të dojë!Eni Çobani: Ka hall se i ikën pasuria! Pasuria është e babait dhe e kësaj nëne që i ka duart kallo!Nertil: Ja, ashtu bën ajo! Dëgjoje vetë!Në këtë moment, ndërhyn Pavlina, motra e që i kërkon nënës pjesën e saj të pasurisë. Drita shpërthen në ulërima dhe shkon drejt së bijës thuajse për ta goditur, por stafi i programit ndërhyn në kohë. Në ofendimet e tij, Nertili nuk kursen as motrën dhe thotë se është njësoj si nëna.Ardit Gjebrea: Nertil, të të bëj një pyetje. Këtu është edhe motra jote, po e lëmë për një herë mamanë tënde.Nertil: Ore ato janë të dyja njëlloj! Janë të dyja njëlloj mo vëlla i dashur! Janë të dyja njëlloj! Unë nuk dal dot në Bilisht se më tregojnë me gisht, “i biri i ku**ës” thotë, “ky është vëllai i asaj ku**ës”, thonë, për Zotin e madh!Ardit Gjebrea: Kjo është shumë e rëndë!Nertil: Kjo është fundi, si të them unë? Ore nuk dal dot në Bilisht po të them!/tvklan.al

  • “Gjer sa të rritesh bir e ta mësosh të vërtetën…”- Divorci me Bes Kallakun pak pas lindjes së Amen, Xhensila Myrtezaj zbulon portretin e djalit në 1 vjetorin e lindjes! Ja mesazhi për të birin

    “Gjer sa të rritesh bir e ta mësosh të vërtetën…”- Divorci me Bes Kallakun pak pas lindjes së Amen, Xhensila Myrtezaj zbulon portretin e djalit në 1 vjetorin e lindjes! Ja mesazhi për të birin

    Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar, Xhensila Myrtezaj, ka zbuluar për herë të parë portretin e vogëlushit të saj, Amen.
    Sot në ditën e veçantë të djalit të saj, i cili bën 1 vjeç, këngëtarja bëri dedikimin e veçantë për Amen, përmes një kënge për të.

    Mes rreshtave të këngës Xhensila shpreh mirënjohjen dhe bekimin për ardhjen në jetë të vogëlushit Amen, ndërsa i thotë se deri sa ai të rritet e të mësojë të vërtetën, ajo do të hesht.

    “Me shumë trazira të solli furtuna e nëntorit, ti bërë lulet të çelin për mua një vjeshtë. Gjer sa të rritesh bir e ta mësosh të vërtetën, unë do të bëj sikur nuk di dhe vetëm do të hesht”, thotë Xhensila mes rreshtash, e cila në videoklip ka përfshirë dhe vajzën e saj Ajka.

    Ndërkohë në Instagram këngëtarja ka shkruar: “Edhe 100 heroi im i vogël! 11:11:2023. Zoti i dha dritë parajsës së syve të mi. Zëri im kumbon nga zemra kur këndoj për ty.”

    Kujtojmë se Xhensila u nda nga bashkëshorti i saj, Bes Kallaku, pak pas ardhjes në jetë të fëmijës së dytë Amen.

    Ndërkohë që pak ditë më parë këngëtarja publikoi këngën e saj të re “Thuaju”, e cila erdhi si një rrëfim i sinqertë për sfidat dhe sakrificat që shumë gra përjetojnë në heshtje.

    Në videomesazhin e saj emocional të postuar në rrjetet sociale, Xhensila foli për dhimbjen dhe fuqinë e një gruaje që ka duruar padrejtësi për hir të fëmijëve dhe për të ruajtur balancat.

    Ajo pranoi se çdo ditë përballet me kritika, por edhe me mbështetje të madhe nga ndjekësit e saj.

    Gjithashtu aktori Bes Kallaku, foli më herët për herë të parë lidhur me tekstet e këngëve të tij, të cilat shpesh herë, që prej ndarjes nga Xhensila Myrtezaj, është aluduar se i dedikohen asaj. Në një intervistë të shkurtër, Besi nuk e mohoi që tekstet që janë shkruar nga vetë ai, janë një frymëzim personal, edhe pse nuk e quan veten këngëtar.

    “Projektet e mija televizive për momentin janë stopuar për momentin, deri në sezonin e ardhshëm. Tani patjetër që jam fokusuar tek këngët, unë e kam thënë që nuk jam këngëtar. Po them gjithçka në lidhje me këngën, unë kam bërë krijimin e teksteve dhe mund ta quaj frymëzim personal”, tha ai për “Goca dhe Gra” në një lidhje telefonike.
    Kjo deklaratë e aktorit, vjen pak ditë pasi ai publikoi këngën e tij më të fundit, ku nuk kanë qenë të pakta komentet se është një dedikim për Xhensilën.

    “Falja, të gjithë më thonë falja, jo nuk ma bën zemra. Doja të ta falja. A ia vlejti kur zemrën e shite”, janë disa nga vargjet e këngës, ku nënkuptohet se fajtore e ndarjes mund të ketë qenë Xhensila. Kjo është kënga e dytë që Besi bën me pothuajse të njëjtën temë. Edhe në bashkëpunimin e tij të mëparshëm, artisti fliste për një femër që i kishte thyer zemrën, duke e quajtur “Mosmirënjohëse”.

  • Sot feston 1-vjetorin e lindjes, Bes Kallaku bën urimin prekës për të birin (Video)

    Sot feston 1-vjetorin e lindjes, Bes Kallaku bën urimin prekës për të birin (Video)

    Ditën e sotme, i vogli i Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, Amen, feston 1-vjetorin e lindjes. Dashuria që prindi ka për fëmijën e tij është aq e madhe, saqë fjalët nuk do të mjafton kurrë për ta shprehur atë!

    Një urim i ndjerë dhe tepër emocionues ka ardhur nga Bes Kallaku për të birin. Aktori i humorit nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, shpreh gjithë dashurinë dhe me këto fjalë zemre uron të birin për ditëlindje:

  • Kush është fajtori për ndarjen? Pasi Bes Kallaku akuzoi këngëtaren, Xhensila Myrtezaj zbulon prapaskenat e divorcit të bujshëm!

    Kush është fajtori për ndarjen? Pasi Bes Kallaku akuzoi këngëtaren, Xhensila Myrtezaj zbulon prapaskenat e divorcit të bujshëm!

    Pas një periudhe të vështirë dhe pas ndarjes nga Bes Kallaku, këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka ndarë këngën e saj të re “Thuaju”, e cila vjen si një rrëfim i sinqertë për sfidat dhe sakrificat që shumë gra përjetojnë në heshtje.

    Në videomesazhin e saj emocional të postuar në rrjetet sociale, Xhensila flet për dhimbjen dhe fuqinë e një gruaje që ka duruar padrejtësi për hir të fëmijëve dhe për të ruajtur balancat. Ajo pranon se çdo ditë përballet me kritika, por edhe me mbështetje të madhe nga ndjekësit e saj.

    “Ky album është për të gjitha gratë, vajza, mbi të gjitha nënat, të cilat për hir të fëmijëve kanë duruar, kanë sakrifikuar, kanë mohuar veten, kanë qeshur ndërkohë që brenda shpirti ka qarë. Për hir të fëmijëve kanë heshtur për të mos e thënë të vërtetën e tyre kurrë”, shprehet Xhensila.

    Aktori Bes Kallaku, ka folur për herë të parë lidhur me tekstet e këngëve të tij, të cilat shpesh herë, që prej ndarjes nga Xhensila Myrtezaj, është aluduar se i dedikohen asaj. Në një intervistë të shkurtër, Besi nuk e mohoi që tekstet që janë shkruar nga vetë ai, janë një frymëzim personal, edhe pse nuk e quan veten këngëtar.

    “Projektet e mija televizive për momentin janë stopuar për momentin, deri në sezonin e ardhshëm. Tani patjetër që jam fokusuar tek këngët, unë e kam thënë që nuk jam këngëtar. Po them gjithçka në lidhje me këngën, unë kam bërë krijimin e teksteve dhe mund ta quaj frymëzim personal”, tha ai për “Goca dhe Gra” në një lidhje telefonike.

    Kjo deklaratë e aktorit, vjen pak ditë pasi ai publikoi këngën e tij më të fundit, ku nuk kanë qenë të pakta komentet se është një dedikim për Xhensilën.

    “Falja, të gjithë më thonë falja, jo nuk ma bën zemra. Doja të ta falja. A ia vlejti kur zemrën e shite”, janë disa nga vargjet e këngës, ku nënkuptohet se fajtore e ndarjes mund të ketë qenë Xhensila. Kjo është kënga e dytë që Besi bën me pothuajse të njëjtën temë. Edhe në bashkëpunimin e tij të mëparshëm, artisti fliste për një femër që i kishte thyer zemrën, duke e quajtur “Mosmirënjohëse”.

    Tashmë, pas disa muajsh nga divorci i bujshëm me këngëtaren, Besi ka zgjedhur këtë mënyrë për të zbuluar se ka qenë Xhensila shkaku për këtë ngjarje. Deri më tani, asnjë nga ish-çifti, apo miqtë e afërt, nuk flasin për detaje nga kjo ndarje.

    Vetë Xhensila, edhe me mikeshat e afërta ka zgjedhur që mos të japë shumë detaje nga kjo ndarje, duke u mjaftuar me faktin se prej kohësh kishin probleme. Sakaq, më i prekur është shfaqur Besi, i cili edhe përtej këngëve, është shprehur nëpër miq se ndarja ka ardhur me kërkesë të Xhensilës, pasi ai vetë nuk do të donte ta prishte familjen.

    Xhensila Myrtezaj iu drejtua Gjykatës me padi për divorc, pas konflikteve me ish-partnerin e saj për pasurinë. Fillimisht dyshja tentuan t’i jepnin fund martesës me marrëveshje, por pas kërkesës së aktorit që këngëtarja të hiqte dorë nga pasuria u janë drejtuar dyerve të gjykatave. Padia e parë e këngëtares për zgjidhjen e martesës u kthye mbrapsht nga Gjykata për shkak se nuk e kishte firmosur, por kishte autorizuar avokaten. Gjithashtu, u kthye mbrapsht edhe padia e po ashtu për arsye procedurale i është kthyer edhe Bes Kallakut. Këngëtarja dhe aktori e kanë ridorëzuar padinë të plotësuar sipas procedurave.

    Në dokumentet e depozituara në gjykata nga ana e këngëtares mësohet se ish-çifti prej rreth 1 viti nuk jetojnë së bashku. Në padi thuhet se martesa e tyre ka qenë harmonike, por në dy vitet e fundit marrëdhëniet në çift janë acaruar. Gjithashtu, thuhet se martesa ka mbetur formale, nuk funksionon më dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur. Shkak, sipas padisë, “kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare”. “Paditësja Xhensila Kallaku dhe i padituri Besart Kallaku, kanë lidhur martesë ndërmjet tyre, të cilën e kanë celebruar në datë 13.06.2018, siç vërtetohet edhe nga certifikata e martesës e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile 381, Njësia Administrative nr. 9. Palët ndërgjyqëse janë njohur me dashuri.

    Paditësja dhe i padituri janë njohur në një moshë shumë të re. Ata kanë ndërtuar marrëdhënien e tyre mbi baza të dashurisë dhe respektit reciprok. Palët ndërgjyqëse kanë filluar të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin në vitin 2011, në banesën e prindërve të të paditurit. Më datë 1 (një) Shtator të viti 2017 palët kanë realizuar martesën faktike. Pas celebrimit të dasmës së tyre, palët kanë filluar bashkëjetesën”, thuhet në padinë e depozituar në gjykatë.

    Ndërsa vazhdon: “Marrëdhëniet bashkëshortore kanë qenë të mira dhe harmonike. Në dy vitet e fundit, marrëdhëniet në çift janë acaruar, shkak kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare. Çifti ka rreth një vit që nuk jetojnë më bashkë. Në kushtet që martesa ka mbetur formale nuk funksionon më, dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur, paditësja i drejtohet Gjykatës me padi për zgjidhjen e kësaj martese dhe rregullimin e pasojave që vijnë prej saj”, deklarohet në padinë për zgjidhje martese pa faj.”

    Ndarja e çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes. Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë me dije detaje të tjera nga padia e këngëtares, e cila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por, gjithashtu, kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit. Problemet e tyre kanë filluar që dy vite më parë, gati një vit është tentuar që t’i rregullojnë marrëdhëniet, por prej një viti nuk janë më bashkë…

  • Egla Ceno opinioniste e ‘BBVA4’? Fituesja e ‘BBVA3’ jep lajmin e papritur

    Egla Ceno opinioniste e ‘BBVA4’? Fituesja e ‘BBVA3’ jep lajmin e papritur

    Në një postim në rrjetet sociale, Egla Ceno u pyet nëse do të dëshironte të ishte opinioniste në spektaklin “Big Brother Vip Albania”.

    Ajo u përgjigj duke thënë se nuk është shumë e prirur për këtë rol, pasi i duhet të përgatitet dy herë në javë, por la të hapur mundësinë. “Jo, sepse përtoj të pispillosëm 2 herë në javë, por nëse më propozohet do e vlerësoj,” shkruan ajo.

    Kjo përgjigje sugjeron se, ndonëse ajo nuk është plotësisht e vendosur për një rol të tillë, nuk do të refuzonte një ofertë të mundshme. Fansat e saj janë kuriozë për të parë nëse Egla do të marrë ndonjë propozim për këtë pozicion dhe si do të përgjigjet ajo.