Category: Showbiz

  • Egla Ceno opinioniste e ‘BBVA4’? Fituesja e ‘BBVA3’ jep lajmin e papritur

    Egla Ceno opinioniste e ‘BBVA4’? Fituesja e ‘BBVA3’ jep lajmin e papritur

    Në një postim në rrjetet sociale, Egla Ceno u pyet nëse do të dëshironte të ishte opinioniste në spektaklin “Big Brother Vip Albania”.

    Ajo u përgjigj duke thënë se nuk është shumë e prirur për këtë rol, pasi i duhet të përgatitet dy herë në javë, por la të hapur mundësinë. “Jo, sepse përtoj të pispillosëm 2 herë në javë, por nëse më propozohet do e vlerësoj,” shkruan ajo.

    Kjo përgjigje sugjeron se, ndonëse ajo nuk është plotësisht e vendosur për një rol të tillë, nuk do të refuzonte një ofertë të mundshme. Fansat e saj janë kuriozë për të parë nëse Egla do të marrë ndonjë propozim për këtë pozicion dhe si do të përgjigjet ajo.

  • Arben Derhemi ironizon Ermal Mamaqin: Çfarë është ky aktor?

    Arben Derhemi ironizon Ermal Mamaqin: Çfarë është ky aktor?

    Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun Arben Derhemi, ka rihapur debatin e vjetër me Ermal Mamaqin. Në një intervistë të fundit për emisionin “Piranjat,” aktori foli për detaje nga filmi “Njerëz dhe fate 2” dhe ndau histori nga jeta e tij personale.

    Por, gjatë intervistës, Derhemi dha mendimin e tij për disa figura të njohura të kinematografisë shqiptare.

    Për Albano Bogdon, ai tha se ishte një “aktor shumë i këndshëm,” ndërsa Drilon Hoxhën e cilësoi “djalë i mirë.”

    Kur u pyet për Ermal Mamaqin, Derhemi zgjodhi të mos komentojë, duke thënë: “Kush është ky? Çfarë është ky? Aktor”?

    Derhemi dhe Mamaqi kanë pasur përplasje të herëpashershme. Derhemi e ka cilësuar Mamaqin si një “pseudohumorist”, që është futur në industrinë e filmit pa respektuar figurat e artit të vërtetë.

    Mamaqi, nga ana tjetër, ka pohuar se filmat e tij janë pëlqyer shumë nga publiku dhe se suksesin e ka të provuar.

    Në të kaluarën, kur është pyetur për këtë konflikt, Derhemi ka mbajtur të njëjtin qëndrim, duke thënë:

    “Nuk kam asgjë personale me të. Është një djalë që ka rrugën e tij dhe mund të bëjë çfarë të dojë, por për mua është inekzistent”.

  • Xhensila Myrtezajt hap ‘thesin’, thumbon sërisht Bes Kallakun: Kam duruar për hir të fëmijëve

    Xhensila Myrtezajt hap ‘thesin’, thumbon sërisht Bes Kallakun: Kam duruar për hir të fëmijëve

    Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa detaje të albumit të saj më të ri, i cili do të publikohet së shpejti.

    Ajo shfrytëzoi këtë mundësi për të ndarë emocionet dhe mesazhin pas këtij projekti të ri muzikor, duke e përshkruar albumin si një dedikim për gratë dhe nënat që kanë sakrifikuar gjithçka për fëmijët e tyre.

    Në një nga postimet më të spikatura, Xhensila theksoi se ky album është një përshëndetje për të gjitha ato gra që kanë kaluar përmes sfidave dhe sakrificave të mëdha.

    Ajo shkroi: “Ky album është për të gjitha gratë, vajzat dhe mbi të gjitha nënat, që për hir të fëmijëve kanë duruar, kanë sakrifikuar, për hir të fëmijëve kanë mohuar dhe veten! Për hir të fëmijëve kanë qeshur, ndërkohë që brenda shpirti ka qarë! Për hir të fëmijëve kanë heshtur për të mos e thënë të vërtetën e tyre kurrë! Për ato gra që sakrifikuan deri në fund, ndoshta dhe jetën e tyre…”

    Ndërkohë, është e njohur se Xhensila ka kaluar kohë të vështira edhe në jetën personale. Pak kohë më parë, lidhja e saj me aktorin dhe humoristin Bes Kallaku përfundoi, një ndarje që ishte shumë e komentuar dhe që tërhoqi vëmendjen e mediave dhe publikut në rrjetet sociale.

  • Rezarti dhe Besforti nuk janë përjashtuar nga ‘BBVK’? Xheneta ngre dyshimet: I kam dëgjuar…

    Rezarti dhe Besforti nuk janë përjashtuar nga ‘BBVK’? Xheneta ngre dyshimet: I kam dëgjuar…

    Aktorët Rezart Veleshnja dhe Besfort Daka u përjashtuan të premten nga gara e Big Brother VIP Kosova 3 për shkak të shkeljeve të rregullave të shtëpisë.

    Vendimi u mor pasi Vëllai i Madh konstatoi se të dy banorët kishin përdorur gjuhë të urrejtjes dhe kishin kryer ngacmime me natyrë seksuale, duke shkelur normat dhe etikën e spektaklit.

    Megjithatë, disa konkurrentë kanë ende dyshime për përjashtimin e tyre të plotë. Xheneta Fetahu shprehu mosbesim ndaj lajmit, duke kujtuar raste të mëparshme kur banorët vetëm janë izoluar përkohësisht dhe më pas janë rikthyer.

    “Unë mendoj që ata të dy nuk janë përjashtuar, por janë në izolim. I kam dëgjuar duke qeshur. Edhe në edicione të tjera ka ndodhur që kanë hyrë në izolim dhe më pas janë rikthyer”, tha Fetahu.

    Kjo teori hasi në kundërshtim nga Sara Kolami, e cila theksoi se, duke marrë parasysh natyrën e veprimeve të Veleshnjës dhe Dakës, kthimi i tyre është i pamundur.

    “Mendimi im është që përjashtimi është final”, shtoi Sara, duke vënë theksin te serioziteti i shkeljeve të rregullave.

  • “Nëse Artjola Toska futet në BBV unë dal pa brekë”- Këngëtarja komenton deklaratat e Sinan Hoxhës

    “Nëse Artjola Toska futet në BBV unë dal pa brekë”- Këngëtarja komenton deklaratat e Sinan Hoxhës

    “Nëse Artjola Toska futet në Big Brother, unë do dal pa brekë në sheshin ‘Skënderbej’”, tha Sinan Hoxha rreth një muaj më parë në një intervistë.

    Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe Artjola Toska, e cila u shpreh se Sinani e njeh shumë mirë, prandaj i ka bërë ato deklarata.

    Këngëtarja u shpreh se Sinan Hoxha e ka thënë edhe në formë shakaje, por thotë se ajo nuk jep intervista dhe jo më të shkojë në BBV për të treguar gjithçka nga jeta e saj.

    “Sinani duke më njohur si tip që unë nuk dua intervista, jo më të shkoj në BBV dhe të tregoj gjithçka 24 orë nga jeta ime. Më njeh si tip edhe e di që s’futem edhe e ka thënë me shaka. Si duket kjo i ka zgjuar edhe portalet. Me çfarë të merremi dhe hajde t’i biem Artjolës”, tha Artjola në “Goca dhe Gra”.

    Këngëtari Sinan Hoxha refuzoi që të bëhej pjesë e BBV për shkak ta axhendës muzikore që ai ka.

    Ndërsa për t’ia mbushur mendjen që ai të merrte pjesë, iu tha se “edhe Artjola Toska e kishte pranuar ftesën”, por ai u përgjigj:

    “Nëse Artjola Toska është në Big Brother, unë do dal pa brekë në sheshin Skënderbej”, tha Sinan Hoxha pak ditë më parë në Top Albania Radio.

  • Sabiani ndahet sërish nga partnerja?

    Sabiani ndahet sërish nga partnerja?

    Jeta private e Sabianit, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes. Kjo për shkak të lidhjes konfliktuale që ai ka pasur me Arnisën, nënën e djalit të tij, Enes. Qëkur u bë publike historia e tyre e dashurisë, nga e cila kishin edhe një djalë, çifti ka kaluar shumë uljengritje.Përpara dy vitesh, Sabiani dhe Arnisa zhdukën çdo gjurmë të tyre nga rrjetet sociale. Fotot që kishin së bashku u fshinë, madje as njëri dhe as tjetri nuk ndiqej më në Instagram. Por teksa zërat për këtë ndarje ishin ende të freskëta, paparaci i Panorama,com mundi t’i shkëpuste disa foto nga e përditshmja.

    Si një familje e shëndoshë, ata po drekonin, ku së bashku me ta ishte edhe Keisi, vajza e madhe e këngëtarit që ka nga martesa e mëparshme. Kur nuk ka kaluar as 1 vit nga këto foto, duket se lidhja e tyre ka përfunduar sërish. Nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale të të dyve, shohim se përsëri fotot që kanë pasur së bashku nuk janë më. Sakaq as Arnisa dhe as Sabiani tashmë nuk ndiqen më. Nga ana tjetër, ish-partnerja e këngëtarit këtë herë ka fshirë edhe Keisin nga Instagrami i saj.Ndonëse mundi që të vendoste një raport me vajzën e partnerit, me këtë ndarje, ajo ka zgjedhur që t’i japë fund edhe lidhjes së krijuar me Keisin. Nuk dihet se cilat kanë qenë arsyet që kanë çuar në këtë ndarje mes tyre, por ajo që dihet me siguri është fakti se këtë herë gjërat duken serioze, për sa kohë edhe Keisi është përfshirë.Sakaq të dy në rrjetet e tyre sociale vijojnë të publikojnë foto e video me djalin e tyre. Duket se nga kjo ndarje nuk ka pasur asnjë ndikim në kohën që Enesi të kalojë me babain e tij.

  • “T’i dua sytë që më shikojnë”/ Mes këtyre dy banorëve lind dashuria e re në “BBVK” (Foto)

    “T’i dua sytë që më shikojnë”/ Mes këtyre dy banorëve lind dashuria e re në “BBVK” (Foto)

    Në spektaklin e njohur Big Brother VIP Kosova 3, romanca duket se po fillon të marrë jetë midis banorëve, dhe çifti më i përfolur i momentit është Arioni dhe Diana.

    Gjatë një bashkëbisedimi emocional, Arioni dha komente pozitive për Dianën, duke shprehur publikisht pëlqimin dhe ndjenjat e tij të thella për të.

    Arioni nuk ngurroi ta shprehë dashurinë e tij me fjalë të ngrohta dhe plot emocion, duke e krahasuar Dianën me një ëndërr për çdo djalë. “Çdo djalë kish pas andërr me pasë një femër si ti”, i tha ai, duke e vlerësuar jo vetëm për bukurinë e saj, por edhe për karakterin dhe sharmin që sipas tij, i “lëviz gjithmonë zemrën”.

    Në një deklaratë plot ndjenjë, ai shtoi: “T’i dua sytë kur më kqyrin, ta dua gojën kur flet për mua.” Këto fjalë, të shoqëruara me urimin që kjo të jetë vetëm fillimi i lidhjes së tyre, tregojnë për një ndjenjë të vërtetë që po krijohet mes dy banorëve.

    Ky moment intim mes Arionit dhe Dianës ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka shtuar pritshmëritë se ata mund të bëhen çifti i parë zyrtar i këtij sezoni të Big Brother VIP Kosova.

    Nëse kjo lidhje do të vazhdojë të zhvillohet, pritet që ata të sjellin emocion dhe dinamika të reja në spektakël, duke i mbajtur shikuesit me sy nga ekrani për të parë se si do të rrjedhin ngjarjet mes dyshes së përfolur.

  • Pas dashurisë Heidi heq dorë dhe nga fama, çfarë e mban akoma në Tiranë! Ndarja konfliktuale me Romeon dhe romanca e re…

    Pas dashurisë Heidi heq dorë dhe nga fama, çfarë e mban akoma në Tiranë! Ndarja konfliktuale me Romeon dhe romanca e re…

    Lajmi i largimit të Heidit nga Shqipëria vulosi njëherë e mirë edhe ndarjen nga Romeo. Çifti, i cili shumë shpejt u shndërrua i preferuar i publikut i dha fund rreth 2 muaj më parë, duke lënë pas shumë pikëpyetje rreth arsyeve.

    Ndonëse Heidi ishte përqendruar tek karriera televizive, duket se pas më shumë se 1 muaji që nisi edhe rolin e moderatores, finalistja e “Big Brother” zgjodhi që të mbyllte gjithçka dhe të largohej për në Itali, aty edhe ku kishte lënë jetën e saj, para famës në Shqipëri. Edhe pse largimin e njoftoi rreth 2 javë më parë, Heidi vijon ende të jetë në Shqipëri. Paparaci ynë ka mundur t’i shkrepë disa foto, vetëm pak ditë më parë në zonën e ish-Bllokut.

    Ashtu edhe si duket nga fotot, Heidi ka qenë në shoqërinë e një mikeshe dhe vetëm pak hapa më pas, ajo është ndarë nga mikesha, për të vijuar e vetme. Me xhinse të gjera, bluzë bezhë dhe një pallto të gjatë bezhë, biondja simpatike, kishte vendosur një kapele, si për t’i shpëtuar disi syve të kureshtarëve, që e shoqëronin kudo.

    Nga ajo që kemi mundur të mësojmë, Heidi akoma nuk është larguar për shkak të kontratave që është duke mbyllur. Ndonëse nuk kanë qenë të shumta punët që ajo fitoi qëkur doli nga “Big Brother”, konkurrentja pati disa kontrata me bizneset, që duhet ende ti respektojë afatet, nga ana tjetër ajo është duke bërë gati gjithçka përpara se të largohet njëherë e mirë nga vendi.

    Ditët e fundit, kanë qenë prindërit e saj që kanë mbërritur në Tiranë, si për ta ndihmuar në përgatitjen e gjërave, përpara se të niset. Sakaq në rrjetet sociale, kemi parë sesi Heidi ka vijuar të postojë, nga e përditshmja në Tiranë, duke na konfirmuar se largimi i saj do të marrë edhe pak kohë.

    Nisur nga këto fakte, të shumtë kanë qenë edhe ndjekësit që e kanë pyetur përse zgjodhi të largohej nga ekrani aq shpejt, për sa kohë do të vijonte të ishte në vendin tonë. Por vetë Heidi ka preferuar mos të përgjigjet, duke dashur që ta mbyllë në heshtje këtë kapitull.

    Pas ndarjes nga Romeo, Heidi nuk ka edhe një shtëpi ku të jetojë këtu, një problem ky që i ka dalë fundazi, duke menduar marrjen e një shtëpie me qira, por që për momentin, për buxhetin e saj, është një hap i pamundur. E kushtëzuar nga ky fakt, si dhe nga fakti se këtu tashmë nuk ka asnjë pranë, ajo ka menduar që largimi për në Milano është vendimi më i mirë që mund të marrë. /Panorama Plus

  • Produksioni e përjashtoi nga spektakli për ngacmim se*sual, vjen reagimi i parë i Rezart Veleshnja

    Produksioni e përjashtoi nga spektakli për ngacmim se*sual, vjen reagimi i parë i Rezart Veleshnja

    Aktori i humori Rezart Veleshnja ka reaguar në rrjete sociale pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova. Ai nuk doli si pasojë e një televotimi por u përjashtua nga produksioni pas theu rregulloren e formatit.
    “Ju faleminderit shumë për mbështetjen që më keni dhënë i kam parë në Instagram, sapo dola. Ju dua të gjithëve”, ka thënë Veleshnja në një video të shkurtër postuar në rrjete sociale. Përkrah storyt ai ka falenderuar të gjithë mbështetësit e tij që nuk i kanë kursyer fjalët e mira për rrugëtimin e Rezartit në BBVK.

    “Shumë faleminderit për fjalët e mira, të gjithë veriut të shqiptarisë, sidomos Prishtinës së bukur”, shkroi në postimin e tij.

    Rezarti u përjashtua nga Big Brother së bashku me Besfort Daka. Të dy personazhet kanë thyer rregullat e reality show. Ai shpesh është komentuar dhe kritikuar për gjuhën bullizuese, ofenduese ndaj banorëve të tjerë, por edhe për komentet dhe ngacmimet seksuale.

    Ajo që e përjsahtoi Rezartin ishte pikërisht një ngacmim seksual që ka bërë ndaj banores tjetër, Xheneta të cilën e ka goditur në të pasme ndërsa kjo ishte e veshur me bikini.

  • Bëhet viral, Driloni bën pyetjen e çuditshme pas daljes se Rezit

    Bëhet viral, Driloni bën pyetjen e çuditshme pas daljes se Rezit

    Bëhet viral, Driloni bën pyetjen e çuditshme pas daljes se Rezit
    Mbrëmë dy banorë u përjashtuan nga Big Brother Vip Kosova, Rezarti dhe Besforti.

    Kjo për shkak të thyerjes së rregullave të parapara në BBVK.

    Pas Prime, banorët tjerë e kanë komentuar përjashtimin e Rezit dhe të Besfortit.

    Por, Driloni ka bërë një pyetje që befasoi banorët.

    Ai pyeti se a është larguar Rezi me rrobat e njëjta që ka veshur në Prime.

    Kur banorët i thonë që po, ai thotë se Rezi kishte veshur maicën e tij.

    Shiko videon:

    https://www.tiktok.com/?referer_url=infokosova.net%2Fbehet-viral-driloni-ben-pyetjen-e-cuditshme-pas-daljes-se-rezit%2F%3Ffbclid%3DIwY2xjawGcZZJleHRuA2FlbQIxMAABHTFKsG7n8meEI_Qr3SzZ7_-oMI7A6BqyDLcqGLmBXnPB7bpaF-DPvtIcBA_aem_XYemq8e4YpdYhkTYKuWX5g&refer=embed&embed_source=121374463%2C121468991%2C121439635%2C121433650%2C121404359%2C121477481%2C121351166%2C121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_discover_button