Category: Showbiz

  • Konkurrent i “Përputhen” thotë se është babai biologjik i 20 fëmijëve!

    Konkurrent i “Përputhen” thotë se është babai biologjik i 20 fëmijëve!

    Në episodin e “Përputhen”, është zbuluar se një nga konkurrentët, Ardi, është baba biologjik i 20 fëmijëve në Zvicër.
    Ky fakt u bë i njohur nga Gridi gjatë programit. Ardi shpjegoi se ndërsa punonte në një kazino në Zvicër, vendosi të dhuronte spermë për disa familje që nuk mund të kishin fëmijë. Ai theksoi se nuk ka marrë kompensim financiar për këtë veprim.

    “Unë kam punuar në Zvicër në kazino dhe jam përzgjedhur nga 20 familje për të qenë babai i atyre fëmijëve sepse kam vajtur në një klinikë në Zvicër dhe kam dhuruar spermë, pasi burrat nuk kishin mundësi të bënin femijë”, tha Ardi.

  • Si rrallëherë dëbim për dy banorë nga një reality show

    Si rrallëherë dëbim për dy banorë nga një reality show

    Sonte dy banorë u larguan nga loja për shkak të shkeljes së rregullave.Sonte dy banorë u larguan nga loja për shkak të shkeljes së rregullave.

    Televotimi i hapur të hënën, është vendosur që të anulohet, pikërisht për këtë arsye.
    Më tej është diskutuar prej banorëve të tjerë se sjellja e dy personazheve ishte bërë problematike.Ndonse në historinë e reality show ky dëbim është një gjë mjaft e rrallë.

  • Skenari i “BBVK” apo i këngëtares?/ Drenusha Latifi kërkoi futjen e ish-burrit në lojë pasi tërhoqi akuzat për dh*unë?

    Skenari i “BBVK” apo i këngëtares?/ Drenusha Latifi kërkoi futjen e ish-burrit në lojë pasi tërhoqi akuzat për dh*unë?

    Opinioni publik u shokua përgjatë kësaj jave, teksa ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit u bë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”, ndonëse ishte i akuzuar prej saj për dhunë. Të gjithë e kujtojmë konfliktin e ashpër që dy ish-bashkëshortët kanë pasur, që u mbyll me fotot e dhunës që qarkulluan nga vetë këngëtarja.

    Por, ndonëse me disa denoncime, Atilla u bë pjesë e lojës, madje si një konkurrent. Kaq mjaftoi që reagimet të ishin të ashpra, ndonëse si vetë artistja u shpreh, nuk ndjehej e kërcënuar prej pranisë së tij në shtëpi. “Prania e tij këtu nuk më ngjall aspak frikë, pasi e di që “Big Brother” ka kontroll të plotë dhe nuk toleron asgjë të dëmshme. Po ashtu, unë vet si Drenushë ndihem plotësisht e qetë, pa u ndjerë e kërcënuar apo e ngarkuar psikologjikisht,” u shpreh Drenusha.

    Ndër të tjera ajo shtoi se hyrjen e ish-bashkëshortit në BBV e sheh dhe si një mundësi pajtimi pasi e sheh të rëndësishëm për raportin që ata e kanë për fëmijët.

    “Kam parë një pikë shprese për një kërkim falje që kam pritur dhe që do të ishte e rëndësishme për raportin me fëmijët tanë. Absolutisht asgjë më shumë”, theksoi ajo.

    Drenusha Latifi, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Suedi, i ka dhënë fund martesës së saj 10-vjeçare me Atilla Kartesh rreth dy vite më parë. Ish-Miss Kosova dhe biznesmeni i njohur Atilla vendosën që t’i ndajnë rrugët duke u divorcuar, por në atë kohë asnjë nuk reagoi pas lajmeve. Kujtojmë që dyshja nga lidhja e tyre disa vjeçare kanë sjellë në jetë dy fëmijë. Ndërkohë në një intervistë pak muaj më parë, ajo deklaroi se arsyeja e vendimit për t’u divorcuar ishte dhuna fizike që ish-bashkëshorti ushtronte ndaj saj. Ajo tregoi se pas dhunës së ushtruar vendosi të bëhej e pavarur ekonomikisht dhe kur arriti që të krijonte të ardhurat e saj i dha fund martesës.

    “I kam dhënë fund një martese 10-vjeçare dhe u bë një vit e gjysmë që jemi ndarë. Arsyeja kryesore ka qenë dhuna fizike, po ashtu dhe dhuna ekonomike. Unë jam shumë realiste në ato që them dhe e di që shumë njerëzve nuk ka për t’i pëlqyer. Në momentin që kam qenë e pavarur ekonomikisht, jo se kam qenë prej tij e varur ekonomikisht, mirëpo kemi pasur shumë gjëra financiare së bashku. Në momentin që kam qenë e pavarur ekonomikisht, kam gjetur punë vetë, nuk kam qenë ekonomikisht e varur as prej shtetit suedez as prej kurrkujt tjetër. Normalisht ka qenë edhe më e lehtë për mua të marr një vendim të tillë. Kur jam takuar me ish-bashkëshortin tim nuk ka pasur as pasuri, asnjë gjë, përkundrazi ka qenë në një fazë shumë të keqe ekonomike kur jemi takuar dhe kemi ndërtuar shumë gjëra bashkë, por kur unë nuk jam pajtuar me dhunën fizike që më është bërë dhe dhunën ekonomike, psikike etj., m’u desh të shikoja të gjithë territorin tim se çfarë është më e mira për mua dhe fëmijët e mi, kuptova që nëse do pavarësohem nga ana ekonomike dhe jam e pavarur, mund të shkëputem prej tij”, u shpreh këngëtarja.

  • Meritoni në Nju Jork, poston foton me reperin e famshëm

    Meritoni në Nju Jork, poston foton me reperin e famshëm

    Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se ndodhet në Nju Jork.

    Ish-finalisti i edicionit të tretë të “Big Brother VIP” ka ndarë me ndjekësit e tij të shumtë, foto dhe video nga ky udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Por postimi që mori më shumë vëmendjen ishte një video e postuar në “Instastory”.

    Në postimin në fjalë, Mjekiqi shfaqet me reperin e famshëm shqiptar, Gashi.

    Meritoni nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth këtij takimi, por fansat janë kurioze të dinë arsyen.

  • Rezi bën postimin e papritur për Drenushën, pasi u përjashtua nga Big Brother Vip Kosova

    Rezi bën postimin e papritur për Drenushën, pasi u përjashtua nga Big Brother Vip Kosova

    Mbrëmë, është emelinuar nga shtëpia e BBVK me zarf të zi, Rezarti dhe Besforti.

    Rezi ka treguar një afërsi me Drenushën sa ishte pjesë e BBVK.

    Mbrëmë, ai ka publikuar një video të Drenushës, ku merrë vëmendje me shkrimin.

    ‘Një femër që rrezaton dashuri dhe drejtësi Të dua Drenusha je shpirt i lirë’ shkruan ai krahas videos./InfoKosova/

  • Ngacmime s*ksuale e kër*cënime, aktori Rezart Veleshnja përjashtohet nga Big Brother Vip

    Ngacmime s*ksuale e kër*cënime, aktori Rezart Veleshnja përjashtohet nga Big Brother Vip

    Aktori Rezart Veleshnja që prej një muaji ishte pjesë e BBV, së fundmi është përjashtuar nga formati ku i është bashkuar edhe një tjëtër banor Besfort Daka.

    Konkurentët janë eleminuar nga gara për shkak të shkeljes së etikës.

    Sipas produksionit gjatë 3 javëve për këta banorë janë shënuar episode të ngacmimeve seksuale, gjuhë urretje, fyerje dhe kërcënime të cilat “Vëllai i madh” nuk i toleroi më.

    Menjëherë pasi u komunikua vendimi, banorët lanë shtëpinë e BBV.

  • Rezarti dhe Besforti përjashtohen nga “Big Brother Kosova Vip 3”

    Rezarti dhe Besforti përjashtohen nga “Big Brother Kosova Vip 3”

    Spektakli i së premtes në Big Brother VIP Kosova solli një zhvillim dramatik, me zbulimin e përmbajtjes së zarfit të zi, i cili përmbante një vendim të rëndësishëm për fatin e dy banorëve.

    Përmes një komunikimi nga Vëllai i Madh, u bë e ditur se aktorët Rezart Veleshnja dhe Besfort Daka janë përjashtuar nga gara për shkak të thyerjes së rregullave të shtëpisë.

    Ky vendim i ashpër pasoi pas sjelljeve të dy banorëve që shkelën kodin e sjelljes së pritur nga të gjithë pjesëmarrësit në Big Brother VIP.

    Sipas Vëllait të Madh, përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe ngacmimet seksuale ishin ndër arsyet kryesore që çuan në këtë masë drastike. Këto veprime u cilësuan të papranueshme dhe në kundërshtim me normat e shtëpisë dhe etikën e spektaklit.

  • Jeta e re e Elia Zaharias pas divorcit, artistja i rikthehet aktrimit! Si erdhi fundi i martesës disavjeçare me Princ Lekën dhe bashkëjetesa e 42-vjeçarit me fotografen e ish-çiftit mbretëror

    Jeta e re e Elia Zaharias pas divorcit, artistja i rikthehet aktrimit! Si erdhi fundi i martesës disavjeçare me Princ Lekën dhe bashkëjetesa e 42-vjeçarit me fotografen e ish-çiftit mbretëror

    Për Elian ky nuk ka qenë një vit i lehtë. Pas divorcit të vështirë me Princ Lekën, detaje të rënda qarkulluan në media, përfshi këtu edhe videon e dhunës në ambientet e atij që quhet Pallati Mbretëror.

    Megjithatë, aktorja ka zgjedhur që të lërë gjithçka pas dhe të nis një jetë të re, duke iu rikthyer artit dhe shfaqjeve. Në postimet e saj të fundit në rrjetet sociale, Elia shfaqet në aktivitete të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Vetëm pak javë më parë, ajo ishte në Itali, ku filmi i fundit ku ajo merr pjesë si aktore, u vlerësua me çmim ndërkombëtar.

    Tashmë që nuk ka më titullin Princeshë, Elia është rikthyer tek profesioni i saj, aktrimi. Ndonëse nga divorci përfitoi një vlerë monetare dhe shtëpi, sërish duket se Elia i duhet një punë për të fituar të ardhurat e saj, që tashmë janë krejt të ndryshme nga ato që ishte mësuar. Veç filmit më të ri, Elia ka udhëtuar edhe drejt Zvicrës, në një aktivitet, organizuar me komunitetin shqiptar atje.

    Duket se tashmë, si një grua e divorcuar, ajo ka vendosur që të përqendrohet tek karriera, por edhe të ardhurat, duke u përpjekur të vijojë aty ku e la përpara se të shkëputej përpara se t’i dedikohej jetës mbretërore. Kujtojmë se pas ndarjes konfliktuale nga Princ Leka, një tjetër episod që shkaktoi shumë zhurmë ishte edhe përplasja fizike, që ajo dhe babai i saj patën me Princ Lekën.

    Elia Zaharia dhe Princ Leka, të cilët janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit, konfirmuan më 15 janar se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës. Ndërkohë më 5 mars, çifti u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia, pamje që u bënë edhe virale në media. Princ Leka hodhi në gjyq ishbashkëshorten, me të cilën ka një vajzë, Geraldina dhe ish-vjehrrin.

    Gjithashtu, baba e bijë paditën për dhunë 42- vjeçarin. Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhër mbrojtje për Princ Lekën dhe ishbashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci. Elia Zaharia dhe Princ Leka janë zyrtarisht të ndarë, pasi Gjykata e Tiranës vendosi më 25 prill të zgjidhë martesën mes çiftit të njohur. Nga marrëveshja e divorcit, aktorja ka përfituar në një apartament 257 m2, i cili është në emrin e të bijës.

    Ndërsa artistja do të ketë në pronësi të plotë të saj një dyqan 134 m2 si dhe një parking rreth 47 m2. Por në bazë të një marrëveshje që ish-çifti kanë arritur në 15 janar 2024, nëse Elia Zaharia do të martohet sërish, ose do të nisë një bashkëjetesë, do të humbasë të drejtat mbi pronat kur vajza e tyre Geraldina do të jetë në moshë madhore. Në vendim, gjithashtu, thuhet se aktorja ka s’do të mbajë më mbiemrin “Zogu”, por atë të vajzërisë “Zaharia”.

    Marrëveshja e firmosur mes tyre përcakton edhe takimet që Princ Leka do të ketë me Geraldinën, ku sipas dakordësisë, vajza do të takohet me të atin 2 orë çdo ditë dhe do të shkojë në shtëpinë e tij në fundjavë. Sipas marrëveshjes, Princ Leka do të paguajë 1 mijë euro vlerë monetare mujore si detyrim ushqimor kundrejt vajzës, shumë e cila përfshin shpenzimet për nevojat e përditshme të fëmijës dhe do të paguhet në llogarinë bankare të nënës.

    Sipas vendimit të gjykatës, tradhtia nuk ka qenë arsye e fundit të martesës së çiftit të njohur, siç është aluduar pas bërjes publike të romancës së Princ Lekës me fotografen Blerta Celibashi, me të cilën ka nisur edhe bashkëjetesën.

    Por teksa jeta private për Elian do të mbetet diskrete, jeta publike ka nisur të rilind, duke u përpjekur të pozicionet sërish, por këtë herë jo me titull Princeshë, por si aktore profesioniste. Nga ana tjetër, Princ Leka ka vendosur që jetën sentimentale ta ketë më publike, duke shijuar dashurinë me Blerta Celibashin, këtë herë në sytë e publikut. Në postimet e tij në rrjetet sociale, ai dhe Blerta tashmë janë të pandarë, duke jetuar këtë dashuri pa u fshehur më.

  • “I shkova tek shtëpia dhe…”, MC Kresha rrëfen si u njoh me bashkëshorten dhe puthjen e tyre të parë

    “I shkova tek shtëpia dhe…”, MC Kresha rrëfen si u njoh me bashkëshorten dhe puthjen e tyre të parë

    Këngëtari i njohur, Mc Kresha, së fundmi ka treguar në një intervistë historinë sesi është njohur me dashurinë e tij dhe tashmë bashkëshortën, Erzinën me të cilën ndan dy fëmijë.

    Ai ka rrëfyer se e gjitha nisi për ditëlindjen e 30-të të sajën. Mc Kresha ishte idhulli i i Erzinës dhe ajo kishte kërkuar ta kishte pjesë të festës për të kënduar.

    “Atë ditë më kontaktuan që t’i bëja urimin një vajze që më donte shumë. Nuk e dija që ajo ishte Erzina dhe as që po festonte 30-vjetorin. Më vonë u mësova për këtë dhe vendosa të shkoj tek shtëpia e saj për t’i bërë urimin pasi me kishte zënë gjumi dhe nuk arrita dot të shkoj tek festa e saj”.

    Ndër të tjera ai shtoi se atë natë atij iu anulua koncerti që do të shkonte për shkak të shiut dhe kishte kaluar natën nën shoqërinë e Erzinës ku dhe kishin shkëmbyer edhe puthjen e parë.

    “Atë natë koncerti jonë u anulua për shkak të shiut, dhe unë dola me Erzinën për të festuar ditëlindjne e saj me miqtë dhe familjarët e saj.”

    Teksa u pyet nga moderatorja nëse ndodhi ndonjë gj mes tyre atë natë Mc Kresha u shpreh: “Po, ndodhi një puthje, jam i suksesshëm” tha këngëtari duke qeshur. Gjatë një interviste, ai foli për bashkëshorten e tij dhe se si ndryshoi jeta pas martese.

    MC Kresha theksoi se Erzina është një grua e jashtëzakonshme, që kujdeset për familjen. Ai shtoi se ajo është xheloze, por nëse nuk do ishte atëherë nuk do e dashuronte.

    “Bashkëshortja ime është e jashtëzakonshme, kujdeset për familjen e saj dhe timen, është njeri i dashur. Është xheloze, po të mos ishte nuk do e doja. Normal xhelozia ka disa kufij, dhe gruaja ime e kupton që profesioni im është ekstravagant. Kur u martova kalova në një stad tjetër, familjar dhe këtë punën e hip hop e shohim profesion, kur isha beqar e kisha lifestyle, gjithçka. Sot jemi prindër, bashkëshort pastaj jemi artistë”, u shpreh ai në “RTV Ora”.

    Ndërsa pyetjes se kur do shkëputet nga muzika, iu përgjigj: “Kur të vijë koha, s’mund të bësh rap 50-vjeç. Vjen një moment kur njeriu e kupton që duhet të kalojë në një fazë tjetër të jetës profesionale.”

  • Luizi ‘goditi’ sot rrjetin me postimin e tij të fundit: Jam i…

    Luizi ‘goditi’ sot rrjetin me postimin e tij të fundit: Jam i…

    Së fundmi Luiz Ejlli ka postuar një foto me një bluze në të cilën shkruhet “Jam i virgjër por kjo është një bluze e vjetër”.

    Madje edhe ne InstaStoryn e tij ku shfaqet në kamera me Kiarën dhe vajzën e tij Lunën ka po të njëjtën bluze…

    Rikujtojmë se kur Kiara u pyet nëse ajo dhe Luizi kanë në plan që të bëhen sërish prindër së shpejti, moderatorja u shpreh se:

    Jo, jo është një dëshirë e të ardhmes patjetër.

    Ndër të tjera Kiara zbuloi gjithashtu se Luna, vajza e saj e vogël ka një lidhje mjaft të veçantë me Luizin dhe se kur të dy ata kthehen nga puna ajo i pret me padurim dhe gëzohet shumë. Është një vajzë shumë sociale dhe u buzëqesh të gjithëve.