Category: Showbiz

  • E trishtë/ Ndërron jetë tragjikisht modelja e dashur për publikun (Foto)

    E trishtë/ Ndërron jetë tragjikisht modelja e dashur për publikun (Foto)

    Supermodelja britanike Georgina Cooper, ka vdekur tragjikisht në moshën 46-vjeçare në ishullin Kos të Greqisë, vetëm disa muaj pas dasmës së saj.

    Të shumtë kanë qenë kolegët dhe emrat e njohur që kanë reaguar pas ngjarjes tragjike. Nëna e një fëmije ishte me burrin e saj në Kos kur ajo vdiq, tha ish-agjenti i saj.

    Dean Goodman i tha Daily Mail: Ajo e donte Greqinë dhe më tha se do të kthehej me burrin e saj, por vdiq tragjikisht atje dy javë më parë.

    “Georgina nuk ishte mirë gjatë Covid dhe kishte pasur disa probleme shëndetësore. Ajo sapo ishte martuar dhe mezi priste jetën e saj. Të gjithë janë të shkatërruar. Ajo ishte një superstar i vërtetë”, tha Goodman.

  • Momente pasionante, ndodh puthja e parë në “Përputhen”, ja kush janë dy të rinjtë që nisën romancën në spektakël

    Momente pasionante, ndodh puthja e parë në “Përputhen”, ja kush janë dy të rinjtë që nisën romancën në spektakël

    Duket se gjërat po shkojnë shumë bukur për dy të rinj të “Përputhen”, teksa në takimin nën rrezet e diellit e pranë gotës së verës, kanë shkëmbyer puthjen e parë.

    Albi dhe Ketrina kanë shkëmbyer puthjen e parë në këtë spektakël të këtij sezoni.

    Duket se ata i janë dorëzuar pëlqimit që ndjejnë për njëri-tjetrin, duke mos e fshehur më.

  • Dua Lipa shfaqet provokuese para se të largohet nga Singapori

    Dua Lipa shfaqet provokuese para se të largohet nga Singapori

    Dua Lipa ka kaluar disa ditë në Singapor dhe pak para nisjes ka bërë një postim në rrjetet sociale.

    Në veçanti, këngëtarja e njohur ka postuar në llogarinë personale në Instagram disa foto, në të cilat pozon e veshur me trup të zi dhe geta rrjetë.

    Në mbishkrimin e postimit të saj, Dua Lipa shkroi: “Faleminderit Singapor. Dy netë ishin pikërisht ajo që më duheshin”.

  • “Kemi vuajtur shumë”- Pas rrëfimit të Gent Laskut, Eneda Tarifa zbulon takimin e parë: Ishte vetëm ne të dy, në një vend të mbyllur! Si çifti rigjetën dashurinë pas martesave të dështuara

    “Kemi vuajtur shumë”- Pas rrëfimit të Gent Laskut, Eneda Tarifa zbulon takimin e parë: Ishte vetëm ne të dy, në një vend të mbyllur! Si çifti rigjetën dashurinë pas martesave të dështuara

    Eneda Tarifa ka rrëfyer detaje nga njohja me ish-basketbollistin, Gent Lasku, lidhje që u bë publike pasi çifti u fotografuan të përqafuar së bashku në klub.

    “Jemi njohur diku që ishim vetëm ne të dy dhe s’kishte asnjeri tjetër”, u shpreh artistja, teksa tregoi se u takuan në klubin e një miku të përbashkët.

    Ende Tarifa se ishte paradite kur ndodhi njohja e tyre, duke shtuar se “nuk ishte natë që le të themi që njeriu e liron pak veten”.

    Gjithashtu, në intervistë për “Rudina”, këngëtarja komentoi edhe deklaratën e partnerit të tij, i cili u shpreh se “kemi vuajtur shumë”.

    “Kemi pak a shumë histori të ngjashme në disa pika të historisë sonë kronologjike që i kemi të përbashkëta, i kemi shumë të ngjashme. Njeriu sado që të duket i lumtur, i gëzuar dhe i arrirë në jetë, patjetër ka kaluar nëpërmjet vështirësive të veta në këtë kuptim dhe në këtë sens… të gjithë ne”, tregoi ajo.

    Pjesë nga intervista:

    Eneda Tarifa: Jemi njohur diku që ishim vetëm ne të dy dhe s’kishte asnjeri tjetër. Dikush iu drejtua tjetrit…

    Ku ishit, në një festë?

    Eneda Tarifa: Jo, në një vend të mbyllur.

    Ashensor?

    Eneda Tarifa: Jo. (qesh). Okej, ishim në klub-in e një shoku tonë të përbashkët.

    S’kishte njerëz të tjerë?

    Eneda Tarifa: Jo, ishte paradite nuk ishte natë që le të themi që njeriu e liron pak veten, kështu që ishte tepër koshient çdo proces i njohjes.

    Kishit filluar t’i flisnit njëri-tjetrit, u prezantuat gradualisht…

    Eneda Tarifa: Dhe kaq pastaj, mbaron muhabeti.

    Si çifti rigjetën dashurinë pas martesave të dështuara

    Eneda Tarifa dhe Gent Lasku janë padyshim ndër çiftet që më së shumti kanë vëmendjen e ndjekësve. Historia e tyre e dashurisë u zbulua rreth 1 vit më parë, ku të dy, nga dy martesa të dështuara gjetën më në fund dashurinë.

    Që atëherë, çifti i ka pasur të rralla daljet televizive, por gjithnjë kur ishin prezent, nuk linin pa folur me shumë dashuri për njëritjetrin. Këtë herë ka qenë ish-sportisti, që ka ndarë me publikun detaje nga kjo histori dashurie. I ftuar në një emision televiziv për të folur rreth muzikës dhe ndikimit që ajo ka në gjendjen shpirtërore, ishte Gent Lasku, i cili ka shkruar tekstin e këngës “Më fort”, me të cilën partnerja e tij, këngëtarja Eneda Tarifa, konkurron në “Kënga Magjike”.

    Lasku u shpreh se muzika të bën që disa gjëra t’i përjetosh ndryshe. Ai u shpreh se si çift ndajnë histori të ngjashme dhe zbuloi se ishte vetë këngëtarja që donte të bënte një këngë e cila të tregonte historinë e saj dhe mënyrën se si ajo ia ka dalë të përballojë gjithçka.

    “Unë dhe Eneda jemi një çift që vjen së bashku me njëri-tjetrin me eksperiencë, pra kemi kaluar shumë. Në vlerësim dhe falënderim të plotë të gjithçkaje që kemi kaluar, sepse na ka shërbyer kjo eksperienca, dhe një nga gjërat që kemi bërë është që të flasim me njëri-tjetrin. Kështu që unë e di historinë e jetës së Enedës, e kemi shumë të ngjashme dhe kur po diskutonte, ajo donte të bënte një këngë për veten e saj, për jetën e saj dhe për “luftën” që ka bërë. Jo në mënyrën e tregimit, por se çfarë e shtyu të mësonte dhe t’i kalonte. Dhe kënga flet pikërisht për njohjen e dualitetit të gjendjes shpirtërore që ti ke, sepse nëse ti je një femër, ke dhe një mashkull brenda, dhe kjo i lind femrës në momentet më të vështira të jetës,” u shpreh Lasku.

    Nga ana tjetër, Eneda tha se ajo dhe Genti donin të bënin diçka të fortë, të bukur dhe frymëzuese, pasi është në një periudhë që dëshiron të bëjë këngë pozitive dhe motivuese.

    Kur u zbulua lidhja e Gentit me Enedën, menjëherë u bë me dije edhe divorci i vështirë nga i cili sportisti po dilte. Genti nuk ka shumë kohë që është ndarë nga bashkëshortja e tij, me të cilën ka tre fëmijë. Kujtojmë se lidhja e dyshes u zbulua muaj më parë, teksa prej disa kohësh e kishin mbajtur të fshehtë larg syrit të publikut. Madje ka qenë paparazzi i “Panorama Plus”, i cili herë pas herë ka publikuar foto të çiftit ku shfaqeshin krahë njëri-tjetrit në evente të ndryshme.

    “Kemi ca kohë, konsiderueshëm për të kuptuar që është një lidhje e bukur dhe serioze. Të tjerët nuk e kanë besuar. Po sigurisht, ne kështu e kemi marrëdhënien, ngacmohemi. Sa u përket rrethanave të njohjes, besoj që do jetë për një moment tjetër si u njohëm se edhe ajo ka bukurinë e vet, ishte shumë e bukur. Ne ishim shokë, pastaj më vonë lindi dashuria. Po kaq, pastaj sa u përket njerëzve që kemi vërdallë kemi vendosur që të mos dëgjojmë shumë, të mos marrim shumë energjinë e tyre sepse të them të drejtën sa herë që thua jam e lumtur, sikur marrin mësysh, nuk i bëhet njeriu qejfi, duhet të thuash jam keq, më kanë rrahur, jam viktimë e shoqërisë që të të duan”, u shpreh çifti në deklaratën e parë të tyre së bashku.

    Ish-basketbollisti ka zbuluar për ndjekësit Enedën që nuk e njohim.

    “Është pjekuria, maturia, gjërat që kemi kaluar dhe eksperiencat dhe dëshira që kjo histori për shkak të ndjenjës të shkojë ashtu siç duhet, të ketë komunikimin e duhur dhe atë idealin. Eneda është një njeri i drejtë, shumë i çiltër dhe shumë i pastër. Është një nga njerëzit më punëtorë që unë njoh. Ka shumë dashuri brenda dhe këtë nuk ma jep vetëm mua, por ua jep të gjithëve. Është një prind i shkëlqyer dhe unë kam mësuar edhe vetë nga ajo”, u shpreh Genti.

    Nga ana tjetër, edhe këngëtarja ka zbuluar anën romantike të partnerit të saj.

    “Nuk jemi as të parët dhe as të fundit. Të gjitha marrëdhëniet dhe lidhjet e tilla duan kohën e tyre. Nuk iu kemi fshehur gjë, s’iu kemi mbajtur gjë. E kemi bërë gradualisht duke pritur që të na kuptojnë dhe duke iu treguar se sa e rëndësishme është jeta e secilit dhe se sa të rëndësishëm janë ata mbi të gjitha. Mendoj se fëmijët na kanë kuptuar dhe na kanë mbështetur. Dhurata Genti më ka bërë shumë, por më një moment të caktuar është nisur nga larg ka ardhur dhe më ka dhënë një lule të freskët. Ajo ishte një kujtim shumë i bukur”,rrëfeu Eneda.

  • “U largova 40 minuta para se të vdiste”- Akuzohet se furnizoi Liam Payne me dr*ogë, miku i ngushtë i yllit të “One Direction”: Kurrë s’e kam braktisur! Shkova 3 herë në hotel dhe…

    “U largova 40 minuta para se të vdiste”- Akuzohet se furnizoi Liam Payne me dr*ogë, miku i ngushtë i yllit të “One Direction”: Kurrë s’e kam braktisur! Shkova 3 herë në hotel dhe…

    Miku i ngushtë i Liam Payne, Rogelio Nores ka mohuar se akuzat se braktisi ish-yllin e One Direction disa orë para vdekjes së tij.

    Për MailOnline, Nores, i njohur si ‘Roger’, mohoi të ishte i dyshuar për vdekjen e 31-vjeçarit dhe hodhi poshtë pretendimet se policia kishte bastisur shtëpinë e tij në Buenos Aires.

    Deklarata e tij vjen pasi prokurorët argjentinas, që hetojnë vdekjen e Liam Payne, konfirmuan arrestimin e tre të dyshuarve të cilët tani janë nën hetim zyrtar.

    Një prej tyre raportohet se ishte një ‘mik’ i paidentifikuar i yllit të ndjerë të popit.

    Sipas autoriteteve Nores, i cili shoqëroi Liam Payne ditët para se 31-vjeçari të ndërronte jetë, akuzohet për braktisjen e tij.

    Gjithashtu akuzohet si bashkëpunëtor në furnizimin e këngëtarit me drogë, të dy krimet dënohen me deri në 15 vjet burgim.

    Por, Nores ka mohuar të ketë lidhje me vdekjen e yllit të One Direction.

    “Unë kurrë nuk e kam braktisur Liam, shkova në hotelin e tij 3 herë atë ditë dhe u largova 40 minuta para se të ndodhte kjo. Kishte mbi 15 persona në hollin e hotelit që bisedonin dhe bënin shaka me të kur u largova”, tha ai.

    Më pas shtoi: “Nuk mund ta imagjinoja kurrë se diçka e tillë do të ndodhte.

    Unë e kam dhënë deklaratën time në prokurori më 17 tetor si dëshmitar dhe që atëherë nuk kam folur me asnjë oficer policie apo prokuror.

    Unë nuk isha menaxheri i Liamit, ai ishte thjesht miku im shumë i dashur dhe ju lutem referojuni emailit që i dërgova Liam dhe ekipit të tij më 23 gusht.

    Jam me të vërtetë zemërthyer për këtë tragjedi dhe shoku im më mungon çdo ditë”.

    Dy punonjës të hotelit ku ndodhi tragjedia janë në mesin e 3 personave që tani po hetohen zyrtarisht nga autoritetet në lidhje me vdekjen e Liam, sipas ABC Neës.

    Arrestimet vijnë pasi ylli i One Direction, vdiq pasi u rrëzua nga një ballkoni i katit të tretë në hotelin CasaSur Palmero në Buenos Aires më 16 tetor.

  • Vdekja e këngëtarit Liam Payne kthehet në një thriller policor, autoritetet argjentinase përjashtojnë vetëvr*asjen

    Vdekja e këngëtarit Liam Payne kthehet në një thriller policor, autoritetet argjentinase përjashtojnë vetëvr*asjen

    Ndonëse vdekja e Liam Payne më 16 tetor në Buenos Aires të Argjentinës, fillimisht dukej si një vetëvrasje, autoritetet lokale rreth tre javë më vonë e përjashtuan këtë mundësi.

    Sipas thonë hetuesit, ata besojnë se ai nuk kishte ndërmend të vdiste, pasi, siç në gjendjen në të cilën ishte ai, nuk dinte se çfarë po bënte.

    “Edhe pse disa prova nga historia mjekësore e viktimës mbeten për t’u analizuar, mungesa e instinkteve të vetëmbrojtjes ose të vetëruajtjes gjatë rënies, e kombinuar me prova të tjera relevante, çon në përfundimin se ai nuk ishte plotësisht ose fare i vetëdijshëm në momentin e rënies”, u tha në njoftim.

    Ekzaminimi mjekoligjor tregoi praninë e alkoolit, kokainës dhe një antidepresivi në sistemin e tij në momentin e vdekjes.

    Në kuadër të hetimeve që kanë nisur, tre persona janë arrestuar, të akuzuar për braktisje të viktimës, furnizim ose lehtësim të furnizimit të tij me lëndë narkotike.

    Siç raportojnë mediat e huaj, një prej tyre e ka shoqëruar këngëtarin 31-vjeçar gjatë gjithë qëndrimit në Buenos Aires.

    Në orët para vdekjes së tij, dëshmitarët flasin për tre punonjës hoteli dhe dy gra që ishin me muzikantin në dhomën e tij, por që ishin larguar në momentin e rënies.

    “Hetimi kërkon gjithashtu të shqyrtojë përfshirjen e mundshme të një personi të tretë në ngjarjet që çuan në vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftimin përkatës.

    Megjithatë, pak para rënies, sipas dëshmisë së një punonjësi hoteli, Payne dukej se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe drogës, ndërsa bëri kërdinë në dhomën e tij . Punëtori thirri 911 për ndihmë duke thënë “Duhet të dërgoni dikë menjëherë sepse nuk e dimë nëse është në rrezik. Dhoma e tij ka një ballkon dhe kemi frikë se ai mund të bëjë diçka kërcënuese për jetën e tij .’

    Payne ishte me pushime në Argjentinë me partneren e tij, Kate Cassidy. Në postimin e tij të fundit, në fakt, pak ditë para vdekjes, ai kishte postuar një video ku kishin mëngjesin bashkë dhe dukej në humor të mirë.

    Megjithatë, më 14 tetor, Cassidy ngarkoi një video në TikTok duke njoftuar se po kthehej në SHBA.

    ” Unë jam gati të shkoj. Sinqerisht, e dua Amerikën e Jugut, por nuk më pëlqen të qëndroj gjatë në një vend. Shkuam për pesë ditë, të cilat u kthyen në dy javë dhe unë isha sikur duhet të shkoja në shtëpi”, tha ajo.

  • Gjesti ia shpreh Xhenetës një dëshirë të çuditshme: Kam qejf me të… (Video)

    Gjesti ia shpreh Xhenetës një dëshirë të çuditshme: Kam qejf me të… (Video)

    Banorët e BBVK3, kanë diskutuar për pëlqimet e tyre brenda shtëpisë.

    Gjesti, Xheneta, Leo dhe Lela kanë folur për mënyrën se si po i shprehin ndjenjat aty ndaj njëri-tjetrit.

    Xheneta u shpreh se mënyra se si e shprehet Gjesti ndaj saj është e çuditshme.
    Ndërkohë i njëjti ia shprehu asaj dëshirën që t’ia ‘kafshojë veshin’.

    “Unë s’kam qejf me të puth, por me të kafshu veshin”, i tha Gjesti.

    Për të kuptuar më shumë detaje, ndiqni videon në vijim:

  • U nga nga jeta 10 vite më parë, një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr.Florit!

    U nga nga jeta 10 vite më parë, një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr.Florit!

    Prej 10 vitesh tanimë mungesa e Dr.Florit ndjehet nga të gjithë. Ai ka lënë një vend bosh te gjiri i ngrohtë i familjes, te rrethi shoqëror po ashtu dhe te skena shqiptare të cilës i mungon shumë një artist si vetëm ai dinte të ishte.

    E së fundmi, në prag të 10-vjetorit të ndarjes nga jeta të tij, në Tiranë është dedikuar një shesh për nder të këngëtarit të njohur të grupit West Side Family.

    Njeriu i cili ka lënë një trashëgimi të vyer në muzikën shqiptare, tashmë do të kujtohet përjetësisht me një shesh që mban emrin e tij në zonën e Tiranës së Re.Ka qenë miku dhe bashkëpunëtori i tij, Ronald Hysi i cili ka bërë me dije këtë lajm. Ai ka ndarë një foto me Kaltrinën, vajzën e Dr.Florit teksa qëndrojnë në sheshin që tanimë mban emrin “Floran Kondi”.

  • Sara Hoxha ‘hakmerret’ ndaj Ledri Vulës? Merr këtë hap të rëndësishëm për vajzën e saj

    Sara Hoxha ‘hakmerret’ ndaj Ledri Vulës? Merr këtë hap të rëndësishëm për vajzën e saj

    Sara Hoxha ‘hakmerret’ ndaj Ledri Vulës? Merr këtë hap të rëndësishëm për vajzën e saj
    A është ky një vendim personal i Sarës, apo thjesht një tregues i ndryshimeve që ka sjellë ndarja e çiftit?
    Por ajo çfarë tërhoqi më shumë vëmendje ishte se pas emrit të Poit nuk ishte mbiemri Vula, por Hoxha.

    Kjo gjë ka ngjallur kureshtje dhe diskutime në rrjetet sociale.

  • Pas ndarjes nga Heidi, Romeo bën postimin e papritur në Instagram

    Pas ndarjes nga Heidi, Romeo bën postimin e papritur në Instagram

    Aktori i njohur Romeo Veshaj, edhe pse një personazh mjaft aktiv në rrjetet sociale rrallë herë publikon foto me familjarët. Së fundmi ai ka befasuar ndjekësit teksa ka ndarë një foto krah gjyshes dhe gjyshit të tij. Romeo shihet në mesin e tyre teksa i përqafon dhe duket shumë i lumtur. Kujtojmë që gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV, aktori shpesh përmendte raportin e veçantë që kishte me gjyshërit.

    Në një nga netët e spektaklit ai u surprizua nga “Vëllai i madh” teksa ky i fundit i mundësoi takimin me ta.

    Gjatë kësaj kohe Romeo ka qenë në qendër të mediave rozë pasi po përflitet për një ndarje nga Haidi Baçi, një romacë që dyshja e nisën brenda shtëpisë së BBV.

    Heidi Baçi, së fundmi ka fshirë të gjitha fotot me aktorin nga profili i saj Instagram duke konfirmuar kështu zërat për ndarjen mes çiftit.

    Jo vetëm postimet me aktorin por Heidi ka fshirë edhe Story të momenteve të tyre të cilat moderatorja i mbante në profilin e saj.