Category: Showbiz

  • “Kam probleme mendore”, shpërthen banori në shtëpinë e BBV: Mund të bëj diçka që s’bëhet

    “Kam probleme mendore”, shpërthen banori në shtëpinë e BBV: Mund të bëj diçka që s’bëhet

    Një situatë jo e këndshme ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

    Njëri nga banorët, Besforti në një moment tensioni është dëgjuar të kërcënojnë një nga konkurentet, Rezartin, duke i thënë mos ta ngacmojë se ai ka probleme mendore dhe mund të diçka të pabërë.

    “Mos u merr me mua, mos më gjuaj me fjalë. Unë kam telashe, kam probleme psiqike dhe mendore. Mos ma sjell punën deri aty sa të dal jashtë kontrollit, se edhe në lajme më nxjerrin. Mos e bëj këtë, mos e imito, mos u tall me mua, se mund të bëj diçka që s’bëhet!”, dëgjohet të thotë Besforti në bisedën me Rezartin.

  • 10 vite nga ndarja nga jeta/ Sheshi në Tiranë merr emrin e Dr. Florit, Landi me të bijën e këngëtarit i dedikojnë…

    10 vite nga ndarja nga jeta/ Sheshi në Tiranë merr emrin e Dr. Florit, Landi me të bijën e këngëtarit i dedikojnë…

    Në prag të 10-vjetorit të ndarjes nga jeta të Dr. Florit, një shesh në Tiranë është dedikuar për nder të tij.

    Këngëtari i njohur i grupit West Side Family, i cili la një trashëgimi të vyer në muzikën shqiptare, tashmë do të kujtohet përjetësisht me një shesh që mban emrin e tij, në zonën e Tiranës së Re.

    Roland Hysi, mik i ngushtë i Dr. Florit dhe anëtar i grupit, ka ndarë një foto të momentit me Kaltrinën, vajzën e Dr. Florit, në rrjetet sociale, ku shpreh emocione të thella dhe kujtime të çmuara për mikun e tij të dashur.

    Ai ka shoqëruar postimin me vargje nga një nga këngët më të njohura të Dr. Florit, duke përkujtuar kontributin e tij të paharruar në muzikën shqiptare.

    Për familjen e Dr. Florit, kjo është një ngjarje emocionuese, pasi emri i tij do të mbetet i gdhendur në kujtesën kolektive të shqiptarëve përmes sheshit “Floran Kondi” në Tiranë.

  • “Ta kesh parasysh, është nënë e dy fëmijëve”, mesazhi i koduar që Atilla ia la Rezartit për relacionin e tij me Drenushën

    “Ta kesh parasysh, është nënë e dy fëmijëve”, mesazhi i koduar që Atilla ia la Rezartit për relacionin e tij me Drenushën

    Në momentet e fundit të qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Atilla Kardesh surprizoi banorët dhe publikun me një mesazh të koduar, të drejtuar aktorit të njohur nga Shqipëria, Rezart Veleshnja.

    Teksa po i përshëndeste të gjithë banorët për herë të fundit, Atilla i drejtoi Rezit disa fjalë që ngjallën kureshtje.

    “Më vjen mirë që ju njoha të gjithëve, edhe ty Rezi… ta kesh parasysh që është një nënë, ika dy fëmijë jashtë, me respekt”, tha Atilla në adresë të aktorit, duke lënë të kuptohet se mesazhi përmbante një nënkuptim për situatën që ishte zhvilluar gjatë kohës së tyre së bashku në shtëpinë e BBVK.

    Ky mesazh ka shkaktuar reagime të shumta mes ndjekësve të programit dhe mediave online, të cilët e interpretuan si një lloj paralajmërimi për afrimitetin e krijuar mes Rezit dhe ish-bashkëshortes së Atillës, Drenusha Latifit.

    Gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, Rezarti dhe Drenusha kishin ndërtuar një raport të ngushtë dhe shpeshherë kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të afërsisë së tyre.

    Deklarata e Atillës u interpretua nga shumë shikues si një kujtesë për Rezartin që të mos harrojë se Drenusha është nënë e dy fëmijëve dhe që situatat e krijuara në shtëpi mund të kenë ndikim në jetën e saj jashtë programit. Ky moment u shoqërua me një heshtje të shkurtër në shtëpi, ndërsa Rezi u tregua i matur në reagimin e tij, duke e marrë mesazhin pa koment.

  • Ish-banorja e BBVIP, Erjola Doçi habit me deklaratën: Jam shumë nervoze kur nuk bëj s*ks

    Ish-banorja e BBVIP, Erjola Doçi habit me deklaratën: Jam shumë nervoze kur nuk bëj s*ks

    Një deklaratë e bërë së fundmi nga moderatorja Erjola Doçi, ka shkaktuar të qeshura dhe reagime. Ajo është ngacmuar nga moderatori me një pyetje pikante të cilës Erjola nuk nguroi t’i jap një përgjigje të sinqertë.

    “Erjola a mendon se një njeri që nuk bën seks është nervoze edhe duhet të martohet,” iu drejtua Salsano Rrapi, në emisionin “Ndryshe”, në ‘Top Albania Radio’.

    “Po më ka ndodhur mua, jam shumë nervoze kur nuk bëj,” tha Erjola.

    Përgjigjia e saj u prit me të qeshura nga të ftuarit e tjerë.

  • Olsa Muhameti reagon pas largimit të Atilla Kardesh nga Big Brother VIP Kosova

    Olsa Muhameti reagon pas largimit të Atilla Kardesh nga Big Brother VIP Kosova

    Producentja ekzekutive e Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti, ka reaguar pas largimit të konkurrentit Atilla Kardesh nga shtëpia e famshme.

    Ajo bëri një postim në ‘InstaStory’, siç duket duke iu referuar largimit të Kardesh nga gara.

    “Detyra u përfundua”, shkroi Muhameti në postimin e saj, duke ngritur shumë pikëpyetje.

    Ende pa u bërë 48 orë, Atilla, që është njëherësh ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, përfundoi sot garën e tij në BBVK.

    Në momentin kur u kumtoi lajmin, ai u tha banorëve që hyri me qëllim që të “varrosë” konfliktet dhe urrejtjet për mirëqenien e fëmijëve.

  • Akuzohet se sulmoi personazhin e Tik Tok, Noizy lirohet nga Policia e Kosovës! Këngëtari: Rroftë Trump

    Akuzohet se sulmoi personazhin e Tik Tok, Noizy lirohet nga Policia e Kosovës! Këngëtari: Rroftë Trump

    Reperi i njohur Noizy është liruar nga Policia e Kosovës, vetëm 1 ditë pas vetëdorëzimit të tij diten e djeshme me 5 nëntor 2024.

    Lajmin e ka dhënë vetë artisti me anë të një video të publikuar në Instagram.

    “Respekte për drejtësinë e RKS! Rroft Trump” shkruan Noizy krah videos.

    Noizy së bashku me 7 persona të tjerë, akuzohet se dhunoi Muhamet Isenin, i njohur në “TikTok” si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn brenda një klubi nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit.

  • Afrimiteti me Drenushën shqetëson Atillën? Banori para daljes paralajmëron Rezartin: Ta kesh parasysh që…

    Afrimiteti me Drenushën shqetëson Atillën? Banori para daljes paralajmëron Rezartin: Ta kesh parasysh që…

    Ditën e sotme, Atilla Kardesh vendosi të largohej nga ‘Big Brother VIP Kosova”.

    Mirëpo, largimi i tij ishte me shumë të papritura. Atilla surprizoi banorët dhe publikun me një mesazh të koduar, të drejtuar aktorit, Rezart Veleshnja. Teksa po i përshëndeste të gjithë banorët për herë të fundit, Atilla i drejtoi Rezit disa fjalë.

    “Më vjen mirë që ju njoha të gjithëve, edhe ty Rezi… ta kesh parasysh që është një nënë, ika dy fëmijë jashtë, me respekt”, tha Atilla, duke lënë të kuptohet se mesazhi përmbante një nënkuptim për situatën që ishte zhvilluar gjatë kohës së tyre së bashku në shtëpinë e njohur.

    Ky mesazh ka shkaktuar reagime të shumta mes ndjekësve të programit dhe mediave online, të cilët e interpretuan si një lloj paralajmërimi për afrimitetin e krijuar mes Rezit dhe ish-bashkëshortes së Atillës, Drenusha Latifit.

    Kujtojmë se gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, Rezarti dhe Drenusha kanë ndërtuar një raport të ngushtë dhe shpeshherë kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të afërsisë së tyre.

    Shikoni me video momentin e mesazhit të Atillës:

  • “Drenusha dhe Atilla po bëjnë lojë”/ Ngrihen dyshime të mëdha në BBVK

    “Drenusha dhe Atilla po bëjnë lojë”/ Ngrihen dyshime të mëdha në BBVK

    Vullneti përgjatë një bisede me Gresën ka hedhur dyshimet e tij në raportin midis Drenushës dhe Atillës.

    Ai i tha Gresës se hyrja e Atillës mund të jetë një lojë e dyfishtë midis këtyre të dyve, duke pretenduar se mund të jetë një strategji e tyre.

    Vullneti i tha Gresës, që këtë dyshim ia tha edhe Atillës. Për më shumë detaje, kuptojeni nga video në vazhdim:

  • Çiljeta Xhilaga bëhet nostalgjike! Këngëtarja kthehet pas në fëmijëri, ja si dukej ajo vite më parë

    Çiljeta Xhilaga bëhet nostalgjike! Këngëtarja kthehet pas në fëmijëri, ja si dukej ajo vite më parë

    Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga, edhe pse ka kohë që nuk po merret me muzikë vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale.

    Shpesh ajo ndan për ndjekësit momente nga përditëshmëria e saj por këtë herë duket se këngëtarja është ndjerë nostalgjike pasi në InsaStory ka ndarë disa momente nga fëmijëria.

    Ajo ka shfaqur një foto të saj kur ka qenë vetëm 10 vjeçe. Ajo që vihet re ndjeshëm është së tiparet e saj nuk bëjnë ndryshim të madh me fytyrën e këngëtares tani.

    “10 vjeç” ka shkruar Çiljeta krahas postimit në Story.

  • Shtatzënë për herë të parë në moshën 51-vjeçare? Artjola Toska reagon pas thashethemeve!

    Shtatzënë për herë të parë në moshën 51-vjeçare? Artjola Toska reagon pas thashethemeve!

    Këngëtarja dhe artistja e njohur e muzikës popullore, Artjola Toska u raportua se ishte në pritje të ëmbël, lajmi i cili u bë viral në mediat rozë.

    Mirëpo pak orë më vonë rezultoi se e gjitha kjo nuk ishte e vërtetë pasi vetë këngëtarja reagoi me anë të një “InstaStory” ku përgënjeshtroi thashethemin duke nënkuptuar se është një lajm që është përhapur nga mediat vetëm për klikime.

    “Të dashur miq! Lajmet që po qarkullojnë këto ditë rreth meje janë tërësisht të rreme. Dua ti kujtoj këtyre portaleve dhe atyre që qëndrojnë pas, që SHPIFJA PËRBËN VEPËR PENALE!”, ka shkruar Toska në një postim e publikuar.