Category: Showbiz

  • Shtatzënë për herë të parë në moshën 51-vjeçare? Artjola Toska reagon pas thashethemeve!

    Shtatzënë për herë të parë në moshën 51-vjeçare? Artjola Toska reagon pas thashethemeve!

    Këngëtarja dhe artistja e njohur e muzikës popullore, Artjola Toska u raportua se ishte në pritje të ëmbël, lajmi i cili u bë viral në mediat rozë.

    Mirëpo pak orë më vonë rezultoi se e gjitha kjo nuk ishte e vërtetë pasi vetë këngëtarja reagoi me anë të një “InstaStory” ku përgënjeshtroi thashethemin duke nënkuptuar se është një lajm që është përhapur nga mediat vetëm për klikime.

    “Të dashur miq! Lajmet që po qarkullojnë këto ditë rreth meje janë tërësisht të rreme. Dua ti kujtoj këtyre portaleve dhe atyre që qëndrojnë pas, që SHPIFJA PËRBËN VEPËR PENALE!”, ka shkruar Toska në një postim e publikuar.

  • “Më pëlqente të dilja “to*pless” në foto”/ Gerta ‘bën për ujë të ftohtë’ Keldën: Ti sdi të lidhësh br*kët e tua

    “Më pëlqente të dilja “to*pless” në foto”/ Gerta ‘bën për ujë të ftohtë’ Keldën: Ti sdi të lidhësh br*kët e tua

    Konkurrenti i “Përputhen”, Genti, ka realizuar takime me dy nga vajzat e spektaklit – Gertën dhe Keldën. Gjatë emisionit, Megi Pojani e sfidoi duke e pyetur drejtpërdrejt për preferencën e tij mes dy vajzave. Por Genti ngurron të japë një përgjigje të prerë, duke ngjallur pakënaqësinë e Megit, e cila, me një ton të tensionuar, i thotë: “Ti qenke drru, do vi të ta nxjerr më zorr.”

    Atmosfera nxehet edhe më tej kur Kelda hedh një deklaratë të papritur, duke aluduar se sensualiteti i saj e shqetëson Gertën. Gerta, e revoltuar, i përgjigjet Keldës duke thënë: “Ti nuk di të lidhësh brekët e tua, ik moj vajzë, se me vajzë rrugë po merrem.” Në këtë moment ndërhyn Zhaklina, duke e kritikuar Gertën për sjelljen e saj dhe i sugjeron që të mos përqëndrohet te Kelda, por të përballet drejtpërdrejt me Gentin.

    Gjatë takimit të saj me Gentin, Gerta e bën të qartë dëshirën e saj për një trajtim “si princeshë”, duke sinjalizuar se kërkon një mashkull që ta vlerësojë dhe të përpiqet më shumë për të. Ndërkohë, Kelda zbulon disa detaje nga e kaluara e saj, duke treguar se kishte një lidhje njëvjeçare që përfundoi për shkak të mungesës së përputhjes në karakter.

    “Nuk u kuptuam. Nga ajo lidhje mësova që nuk duhet të lejosh askënd të të pengojë për gjërat që ke dëshirë. Mua më pëlqen të krijoj foto artistike, topless, dhe kam kuptuar se meshkujt shqiptarë shpesh nuk e mirëpresin këtë,” tha Kelda, duke shprehur hapur pasionet dhe kufizimet që ka ndier në marrëdhëniet e saj.

  • “Turp për ju që mbështesni abuzues”, Arbenita Ismajli shpërthen ndaj BBVK

    “Turp për ju që mbështesni abuzues”, Arbenita Ismajli shpërthen ndaj BBVK

    Spektakli i Big Brother-it i transmetuar mbrëmjen e kaluar ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh në mediat sociale dhe në publik. Disa figura të njohura kanë shpërthyer në kritika, pas futjes në shtëpinë e Big Brother, të ish-bashkëshortit të Drenusha Latifit, Atilla Kardesh.Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, me një postim të fortë, ka shprehur zemërim ndaj futjes së Atillës në këtë reality-show. Ajo e cilësoi pjesëmarrjen e tij në program si një akt të turpshëm dhe e akuzoi produksionin për mbështetje të abuzuesve.

    “Big Brother ka rënë në një nivel të ulët, duke mbështetur dhe ftuar abuzues në emision! Si nuk ndihen të turpëruar, duke injoruar nënat, motrat dhe vajzat? Ju shiteni për pak para dhe vazhdoni të bëni gabime, ky është dështimi juaj i këtij viti!” ka shkruar Arbenita, duke komentuar këtë situatë.

    Kujtojmë se brenda ‘BBVK’ hyri edhe para disa javësh ish-bashkëshorti i saj, Fero, i cili zhvilloi një konferencë për banorët, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre.

  • Pas Stresit, Noizy vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës

    Pas Stresit, Noizy vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës

    Reperi shqiptar Rigels Rajku, i njohur ndryshe si “Noizy” është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë së Pejës. Siç shkruan Klan Kosova, lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë në Pejë Fadil Gashi.

    “Rreth orës 10:30 Noizy është vetëdorëzuar në polici, i shoqëruar nga avokati i tij. Po intervistohet, është vënë në dijeni edhe Prokurori”, raportohet të ketë thënë Gashi.

    Mësohet se këngëtari do të merret në pyetje nga hetuesit.

    Dyshohet se ai ka dhunuar një personazh të njohur në Tik Tok të quajtur Medi Iseni në një klub nate në Pejë. Ngjarja ndodhi në Gusht të këtij viti, gjatë koncertit të Noizyt atje, ku u përfshinë edhe fansa të tij.

    Kujtojmë se në policinë e Kosovës është dorëzuar para pak ditësh edhe reperi tjetër Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, për të njëjtin rast.

  • Stine rrëfen historinë me bashkëshorten: Më ndiqte nga pas!

    Stine rrëfen historinë me bashkëshorten: Më ndiqte nga pas!

    Këngëtari i njohur Stine ka folur për marrëdhënien me bashkëshorten, Graciela, lidhje e cila është shoqëruar me ulje dhe ngritje, ku çifti janë ndarë shpeshherë, por sërish kanë gjetur rrugën tek njëri-tjetri.

    Teksa u pyet nga moderatorja se pse projekti i tiji fundit mban emrin “E treta e vërteta” këngëtari u shpreh se e ka finalizuar tashmë dashurinë e tij.

    “E treta e vërteta, është ajo që është. Graciela është e treta nga dashuritë e mëdha që kam pasur”, tha Stine në “Një gotë rose” në MCN.

    Ndër të tjera Stine ka treguar një aksident të bërë disa kohë me Gracielën.

    Ai është shprehur se asaj kohe ishin shokë dhe ndërkohë Graciela ishte duke e ndjekur me makinë fshehur. Në një moment teksa këngëtari ka frenuar para një pusetë ajo i ka rënë nga mbrapa.

    Bënte ndjekjet atë kohë si Formula 1, më del një pusetë para dhe frenoj unë vetëm kur më bie nga mbrapa. Thashë kush më ra. Dal nga makina shih unë, Graciela. ‘Më fal’, më tha, ‘doja të të ndiqja jo t’i bija makinës’.

    Stine shtoi se Graciela ka qenë një vajzë shumë xheloze saqë atij shpeshherë i është dashur t’i fshihet.Aq shumë më ka ndjekur Gracia nga mbrapa sa më është dashur të ndërroja vendin. Mësova një stil. Shkoja tek lokali i Rozanës, lija makinën time aty dhe merrja tjetër. Shkonte Graciela dhe i merrte të gjithë me radhë, ‘e keni parë gjë Stinen’.

  • “Atilla që është rra*hës grash i mrekullueshëm”, “Ku po të dhëmb” – Rezi e provokon keq ish-burrin e Drenushës

    “Atilla që është rra*hës grash i mrekullueshëm”, “Ku po të dhëmb” – Rezi e provokon keq ish-burrin e Drenushës

    Hyrja e Atillës, ka nxitur debate në shtëpi.

    Rezi ka vazhduar ta thumbojë atë duke përdorur dhunën që Drenusha pretendoi se, Atilla ka ushtruar ndaj saj.

    Rezi tha se jo të gjithë kanë hyrë për para, por disa për të rregulluar imazhin.

    “Jo të gjithë kanë ardhur për 200 mijë eurot. Dikush ka ardhur për ta ndrequr imazhin e tij. Atilla ka hyrë si si rrahës grash i mrekullueshëm, kampion me certifikatë”, tha Rezi.

    Atilla iu përgjigj: Ku të dhëmb

    Ndërkaq, Reziu ia ktheu: Kam pas rast në familje burri tezes ma rrihte tezen nga mëngjesi deri në drekë.

  • “Po nxirrem si monstër e baba i keq”- Big Brother Vip i bën pjesë të shtëpisë ish-burrin, këngëtarja përballet me të: Je dhu*nues! Vetëm ne, dy gratë e tua të fundit…

    “Po nxirrem si monstër e baba i keq”- Big Brother Vip i bën pjesë të shtëpisë ish-burrin, këngëtarja përballet me të: Je dhu*nues! Vetëm ne, dy gratë e tua të fundit…

    Këngëtarja dhe ish-Missi, Drenusha Latifi është përballur me ish-bashkëshortin e saj, Atill Karteshi në Big Brother Vip, pas ky i fundit u bë pjesë e shtëpisë ku do të “bashkëjetojë” me ish-gruan.

    Drenusha, e cila e ka denoncuar publikisht ish-burrin për dhunë ndaj saj, u përball me Atillën në dhomën e surprizave ku u trondit nga prania e tij, ndërsa më vonë mësoi se ai do të bëhej pjesë e garës.

    “Ke qenë dhunues dhe nuk mund ta mohosh atë fakt kurrë në jetën tënde, mirë është të kërkosh falje”, iu drejtua ajo, ndërsa ish-burri e mohoi duke u shprehur se po e nxirrte si monstër dhe baba të keq.

    drenusha latifi atilla kartesh1

    Pjesë nga përballja:

    Atilla: Fëmijët janë mirë

    Drenusha: Çfarë është kjo surprizë? Nuk kam çfarë e pyes këtë njeri, përveç atyre dy fëmijëve që kemi bashkë, nuk kam qejf të kem asnjë lloj komunikimi.

    E paska cinizmin që ka pasur gjithmonë. Karshi këtij njeriu ndjej asgjë, deri vonë kam pasur njëlloj inati për shkak se s’kemi pasur një bashkëpunim për hatër të fëmijëve. Por tani s’më bën përshtypje ky njeri.

    Ka kaluar një periudhë e gjatë kur jemi ndarë, kanë kaluar dy vite, është munduar të më nxjerrë gënjeshtare edhe si nënë e keqe, pavarësisht sakrificave që kam bërë për të e fëmijët tanë.

    Atilla: I kemi dëgjuar këto në nja 30 programe të ndryshme, sa i përket falënderimit

    Drenusha: Sjellja e tij vijon të jetë dhunuese

    Atilla: E bëre monolog, s’kam asgjë për t’i thënë, i tregova që fëmijët janë mirë. Po nxirrem si monstër, edhe jam baba i keq, nuk mund t’i pres këto muhabete me buzëqeshje

    Drenusha: Ke qenë dhunues dhe nuk mund ta mohosh atë fakt kurrë në jetën tënde, mirë është të kërkosh falje. Ti banor mund të bëhesh, si ish-burri Drenushës? Paske vuajtur për famë, pse s’na tregove më herët të të kisha bërë të famshëm, jo tani. Të paska ardhur të vish mbas meje që të bëhesh i famshëm.

    Njeri më manipulues dhe mashtrues nuk ekziston. Unë s’kam thënë që është baba i keq, apo i ka bërë diçka fëmijëve.

    Mendohu se ku po vjen

    Atilla: Dhunues?

    Drenusha: Po dhunues fizik

    Atilla: Interesante, për t’u parë. Të akuzosh dikë dhunues duhet të kesh fakte. Pallavra, a e njeh

    Drenusha: Të ka mësuar avokati yt

    Atilla: Do të kisha qejf që edhe ty të kishte mësuar diçka.

    Drenusha: Vazhdo me mashtrimet e tua. Lojërat mund të bësh, sepse je ekspert.

    Ne dy gratë e tua të fundit të njohim shumë mirë, që t’i je dhunues. Je dënuar për dhunë sa i përket gruas tjetër, ajo ka qenë më e mençur kurse unë më budallaqe, që s’të kam denoncuar me kohë.

    Mund të qeshësh, dhunuesit si ky qeshin.

    Fundi i martesës

    Drenusha Latifi, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Suedi, i ka dhënë fund martesës së saj 10-vjeçare me Atilla Kartesh rreth dy vite më parë.

    Ish-Miss Kosova dhe biznesmeni i njohur Atill vendosën që ti ndajnë rrugët duke u divorcuar, por në atë kohë asnjë nuk reagoi pas lajmeve.

    Kujtojmë që dyshja nga lidhja e tyre disa vjeçare kanë sjellë në jetë dy fëmijë. Ndërkohë në një intervistë pak muaj më parë, ajo deklaroi se arsyeja e vendimit për t’u divorcuar ishte dhuna fizike që ish-bashkëshorti ushtronte ndaj saj.

    Ajo tregoi se pas dhunës së ushtruar vendosi të bëhej e pavarur ekonomikisht dhe kur arriti që të krijonte të ardhurat e saj i dha fund martesës.

    Drenusha Latifi: I kam dhënë fund një martese 10-vjeçare dhe u bë një vit e gjysmë që jemi ndarë. Arsyeja kryesore ka qenë dhuna fizike, po ashtu dhe dhuna ekonomike. Unë jam shume realiste në ato që them dhe e di që shumë njerëzve nuk ka për t’i përlqyer. Në momentin që kam qenë e pavarur ekonomikisht, jo se kam qenë prej tij e varur ekonomikisht, mirëpo kemi pasur shumë gjëra financiare së bashku.

    Në momentin që kam qenë e pavarur ekonomikisht, kam gjetur punë vetë, nuk kam qenë ekonomikisht e varur as prej shtetit suedez as prej kërkujt tjetër. Normalisht ka qenë edhe më e lehtë për mua të marr një vendim të tillë.

    Kur jam takuar me ish-bashkëshortin tim nuk ka pasur as pasuri, asnjë gjë, përkundrazi ka qenë në një fazë shumë të keqe ekonomike kur jemi takuar dhe kemi ndërtuar shumë gjëra bashkë, por kur unë nuk jam pajtuar me dhunën fizike që më është bërë dhe dhunën ekonomike, psiqike etj, m’u desh të shikoja të gjithë territorin tim se çfarë është më e mira për mua dhe fëmijët e mi, kuptova që nëse do pavarësohem nga ana ekonomike dhe jam e pavarur, mund të shkëputem prej tij.

  • Çfarë ndodhi? Konkurrenti i Përputhen i ‘përvishet keq’ Arjon Muçës: T’i pres duart…

    Çfarë ndodhi? Konkurrenti i Përputhen i ‘përvishet keq’ Arjon Muçës: T’i pres duart…

    Konkurrenti i “Përputhen”, Andrea, po diskutonte për takimin e tij me Rebekën dhe shprehu dyshimet e tij për aftësitë e saj në gatim.

    Në atë moment, ndërhyri opinionisti Arjoni, i cili me shaka i tha Andreas: “T’i pres duart.” Kjo shprehje tregon se Arjoni është shumë i angazhuar për këtë dyshe dhe dëshiron që ata të mos prishin marrëdhënien për shkak të keqkuptimeve të vogla.

  • U rikthye në krahët e saj pas shumë ndarjeve, Stine rrëfen dashurinë me bashkëshorten: Më ndiqte nga pas, ndërroja vendet!

    U rikthye në krahët e saj pas shumë ndarjeve, Stine rrëfen dashurinë me bashkëshorten: Më ndiqte nga pas, ndërroja vendet!

    Këngëtari i njohur Stine ka folur për marrëdhënien me bashkëshorten, Graciela, lidhje e cila është shoqëruar me ulje dhe ngritje, ku çifti janë ndarë shpeshherë, por sërish kanë gjetur rrugën tek njëri-tjetri.

    Teksa u pyet nga moderatorja se pse projekti i tij i fundit mban emrin “E treta e vërteta” këngëtari u shpreh se e ka finalizuar tashmë dashurinë e tij.

    E treta e vërteta, është ajo që është. Graciela është e treta nga dashuritë e mëdha që kam pasur”, tha Stine.

    Ndër të tjera Stine ka treguar një aksident të bërë disa kohë me Gracielën.

    Ai është shprehur se asaj kohe ishin shokë dhe ndërkohë Gracilea ishte duke e ndjekur me makinë fshehur. Në një moment teksa këngëtari ka frenuar para një pusetë ajo i ka rënë nga mbrapa.

    “Bënte ndjekjet atë kohë si formula uno, më del një puset para dhe frenoj unë vetëm kur më bie nga mbrapa. Thash kush më ra. Dal nga makina shih unë, Graciela. Më fal më tha doja të të ndiqja jo t’i bija makinës,” u shpreh ai.

    Stine nuk ka nguruar të shtojë se Graciela ka qenë një vajza shumë xheloze saqë atij shpeshherë i është dashur t’i fshihet.

    “Aq shumë më ka ndjekur Gracia nga mbrapa sa më është dashur të ndrroja vendin. Mësova një stil. Shkoja tek lokali Rozanës lija makinën time aty dhe merrja tjetër. Shkonte Graciela dhe i merrte të gjithë me radhë, e keni parë gjë Stinen,” tregoi këngëtari ndër të qeshura.

    Kujtojmë që këngëtari dhe partnerja e tij, Graciela u përfolën për një ndarje.

    Në postim ai shkroi: “Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falënderuar çdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar së bashku. Kam bindjen e plotë se do funksionojmë më mirë pa njëri-tjetrin. E kemi pasur fatin dhe mundësinë më mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë. Kështu që nuk mbetet tjetër, veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje!”.

    Por disa muaj më vonë ata u ribashkuan dhe duket se marrëdhënia e tyre u rregullua.

    Ndërsa Stine vazhdon të pyetet nëse është i ndarë apo jo me nënën e vajzës së tij 4-vjeçare, Estias ai është përgjigjur:

    “Kush tha që jemi ndarë? Jemi bashkë! Kemi qenë të ndarë, por tani jemi bashkë. Ajo ka qenë thjesht një fazë”.

    Në vitin 2016, çifti u bënë prindër për herë të parë. I pyetur për planet për zgjerimin e familjes, këngëtari është shprehur se janë rrugës.

    Mos harrojmë dhe marrëdhënien e Gracielës me motrën e Stines e cila nuk ka qenë aspak e mirë.

    Disa vite më parë në një intervistë teksa kanë qenë të ftuar vëlla e motër, Alkida Duka është pyëtur se anën e kujt mban Stine kur ndodh një situatë mes saj dhe Gracielës.

    Përgjigjen e dha shumë shpejt Alida, duke thënë me siguri: “Ka mbajtur anën time deri tani. Këtë di unë”.

    Kjo shoqërohet nga një pauzë e shkurtër, një “ah, të paska gënjyer!”, me shaka, thënë nga moderatorja. Ky moment i videos është hedhur në “Instastory” nga Grazia, bashkëshortja e Stines, e cila ka treguar se tashmë kunata e saj e ka mbushur kupën, duke i renditur publikisht një sërë akuzash të rasteve kur ajo e ka injoruar publikisht si nusen e vëllait.

    “Realisht nuk di çfarë të them! I ke gabimet ndaj meje dhe prapë nuk jeton dot pa u shprehur keq edhe publikisht, por gabohesh rëndë! Ke pasur gjithmonë tendencën të më ulësh si femër dhe si nuse në çdo formë. Thjesht ke treguar dhe ke ulur veten tënde,”– shkroi ajo.

    Në vazhdim, Grazia ka postuar edhe momente dhe situata nga intervista të mëparshme të Alidës, ku nuk ndihet ndonjë dashamirësi e madhe ndaj saj për “gruan e vëllait”.

    Në një intervistë të 2016-ës te “Zonë e Lirë”, me titull “Alida, motra e Stines”, një pjesë e bisedës, postuar përsëri në “Instagram” nga Grazia, vijon kështu: “Po ata dukeshin si të dashur edhe pse janë ndarë. Çudi e madhe”, thotë Arjan Çani referuar kohës kur Roza Lati dhe Stine ishin pjesë e programit “Dance with Me”.

    Kësaj, Alida i përgjigjet me “Po normal. Kanë shumë nga njëri-tjetri, kanë qenë 4 vite bashkë.” Arjani vazhdon të pyesë se “me kë është Stine tani” dhe e motra thotë: “Po, është lidhur, ma ka prezantuar”.

    Biseda vazhdon: Si të duket? – Mirë. Çka? – Po, dëgjohet me gjysmë zëri. Mirë. Nuk është ajo që do doje ti apo jo? – “No comment”, përgjigjet Alida.

    Bashkëngjitur kësaj videoje, Grazia shkruan: “09.09.2016. Unë kam qenë 7 muajshe shtatzënë me Estian. Jetoja me Stinen, vetëm se nuk ishim ligjërisht të martuar dhe ja sa bukur shprehet!” .

    Ka akoma: Në një tjetër intervistë të “Zonë e Lirë”, dy vite më vonë, Alida pyetet përsëri për jetën private të Stines. Ajo thotë se ai ka një vajzë dhe nuk jep një përgjigje të saktë për partneren: Thotë se ‘s’janë ndarë’, ‘nuk janë bashkë’ si dhe ‘nuk janë martuar akoma’.

    E ndërkohë që Stine sapo ka publikuar një klip të realizuar më herët kësaj deklarate me Grazian, Mevlanin dhe Julin e “Për’puthen”, burime pranë çiftit kanë treguar se ky sherr publik mes kunatave rrezikon edhe këtë herë martesën e Stines, pasi ai nuk di anën e kujt të mbajë.

    Kujtojmë që ata arritën të rregullonin marrëdhënien pas ndarjes së bërë publike para tre vitesh. Në fund të vitit 2018, Stine njoftoi përmes një postimi në “Instagram” se ishte ndarë nga partnerja e tij, Graciela.

    Në postim ai shkroi: “Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falënderuar çdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar së bashku. Kam bindjen e plotë se do funksionojmë më mirë pa njëri-tjetrin. E kemi pasur fatin dhe mundësinë më mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë. Kështu që nuk mbetet tjetër, veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje!”.

    Por disa muaj më vonë ata u ribashkuan dhe duket se marrëdhënia e tyre u rregullua. Megjithatë, Stine vazhdon të pyetet nëse është i ndarë apo jo me nënën e vajzës së tij 4-vjeçare, Estias.

    “Kush tha që jemi ndarë? Jemi bashkë! Kemi qenë të ndarë, por tani jemi bashkë. Ajo ka qenë thjesht një fazë”, tha Stine pak kohë më parë gjatë një interviste.

    Në vitin 2016, çifti u bënë prindër për herë të parë. I pyetur për planet për zgjerimin e familjes, këngëtari tha se janë rrugës. Vajzë apo djalë? Pak rëndësi ka për këngëtarin.

    Por në lidhje me ribashkimin, u tha se ishte pikërisht Alida ajo që i ribashkoi duke qenë se ajo me kunatën kishin qenë dhe shoqe, e shiheshin të tre në koncerte. Le të presim ndonjë deklaratë nga vetë Stine për marrdhënien kontradiktore mes dy kunatave në muzikë, sherr që rrezikon sërish martesën

  • Noizy dorëzohet në Policinë e Kosovës

    Noizy dorëzohet në Policinë e Kosovës

    Artisti shqiptar Noizy është dorëzuar tek organet e rendit në Kosovë, disa muaj pas sherrit të bujshëm në një diskotek në Pejë.

    Gazeta Insajderi merr vesh nga burimet se ai është vetë dorëzuar në stacionin e policisë në Pejë.

    Ndaj tij, Prokuroria është duke përgatitur masën e ndalimit për 48 orë.

    Kujtojmë se më 8 gusht të këtij viti drejtësia në Shqipëri kishte marrë vendimin, ku Noizyt dhe DJ Crax iu caktua masë arresti me burg.

    Më pas më 16 gusht, Gjykata e Durrësit e liroi Noizyn nga paraburgimi, pasi ofroi një garanci pasurore në vlerë prej 50.000 eurosh.