Category: Showbiz

  • Me këtë veprim, Heidi konfirmon ndarjen nga Romeo

    Me këtë veprim, Heidi konfirmon ndarjen nga Romeo

    Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Heidi Baci ka konfirmuar zërat për ndarjen e saj nga Romeo Veshaj në një mënyrë të qartë dhe të papritur. Ditën e djeshme, ajo ka vendosur të heqë të gjitha fotografitë e saj me aktorin nga profili i saj në rrjetet sociale, duke lënë pas çdo dyshim për lidhjen e tyre.

    Madje ajo ka hequr edhe ‘higlights’ që ka pasur me momentet me Romeon.

    Mbrëmë, ish-banorja e Big Brother VIP ndau në Instastory disa momente të bukura krah familjes së saj, e cila ka ardhur nga Italia për ta vizituar. Kjo duket se ka qenë një mundësi për të shijuar mbështetje dhe ngrohtësi në këtë periudhë të vështirë.

    Ndërkohë, disa kohë më parë, Romeo ka hequr gjithashtu të gjitha fotot me Heidin. Këto veprime kanë ngritur më shumë pikëpyetje mbi marrëdhënien e tyre, duke e bërë ndarjen gjithnjë e më të dukshme.

  • Olta merrë surprizën e veçantë nga djali saj “Lum ajo qe do me këtë mua vjehërr”

    Olta merrë surprizën e veçantë nga djali saj “Lum ajo qe do me këtë mua vjehërr”

    Opinionistja e ‘Big Brother VIP Kosova’ Olta Gixhari ka ndarë me ndjekësit një moment mjaftë të veçantë.

    Teksa ajo e shtrirë i biri saj ka sjelle pjatën me ushqim për Oltën.

    Nuk kanë munguar as fjalët më të ëmbla nga Amari për nënën e tij, e nga kjo kuptojmë se dashuria dhe kujdesi për nënën është i pa krahasueshëm nga vogëlushi saj.

    “Vdiqa fare,Amari me ledhaton çdo dite,çdo dite bene dhe thotë gjera qe me le pa fjalë! Jam shume krenare për djalin qe po rris, lum ajo gocë qe do e marri, lum ajo qe do me ketë mua vjehërr” ishin fjalët e Oltës

  • Djali i Alban Hoxhës feston ditëlindjen, Çiljeta i bën urimin më të veçantë(Foto)

    Djali i Alban Hoxhës feston ditëlindjen, Çiljeta i bën urimin më të veçantë(Foto)

    Sot në shtëpinë e Çiljeta Xhilagës dhe Alban Hoxhës ka festë. Djali i tyre i vogël feston 10 vjetorin. Ka qenë Çiljeta e cila ka ndarë një video nga festa e ditëlindjes dhe një urim special për Bekon.

    “Edhe 100 i vogli i shtëpisë. Beko daculia”, shkruan këngëtarja.

  • Efi me një ndryshim drastik në pamje, ndjekësit nuk e njohin dot: Kush je ti dhe çfarë i ke bërë… (Foto)

    Efi me një ndryshim drastik në pamje, ndjekësit nuk e njohin dot: Kush je ti dhe çfarë i ke bërë… (Foto)

    Efi Dhedhes ka befasuar fansat e saj me një ndryshim të papritur të look-ut!

    Ajo ka vendosur të ndryshojë ngjyrën e flokëve nga e zezë në një bjonde, duke dhënë një pamje më të freskët dhe më të ndritshme.

    “Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Efit” shkruan Efi në postim.

  • “Nuk kam lekë të takoj prindërit”, Kiara Tito surprizon fansin, e gjithë studio në lot (Video)

    “Nuk kam lekë të takoj prindërit”, Kiara Tito surprizon fansin, e gjithë studio në lot (Video)

    Episodi i sotëm i “Pa Filtra” besoi me të tjerë personazhe që guxuan në program.

    Një rast i veçantë ishte dhe ai i Klevisit i cili kishte lënë Pogradecin për të punuar në Golem, në mundësi që ti vijë në ndihmë prindërve të tij.

    Klevisi surprizoi prindërit nga ekrani duke i shkruar një letër emocionuese, por dhe ai u surprizua nga Kiara Tito, idhull i Klevisit.

  • “Kaloja çdo natë me të, u nda nga jeta”, Erjola Doçi mes lotësh rrëfen humbjen: Ka tre ditë që… (Video)

    “Kaloja çdo natë me të, u nda nga jeta”, Erjola Doçi mes lotësh rrëfen humbjen: Ka tre ditë që… (Video)

    Erjola Doçi është prekur gjatë rrëfimit të saj në “Pa Filtra” pjesë e “E Diell” në Top Channel.

    Moderatorja e njohur dhe njëherësh panelistja foli për humbjen e maçokut të saj, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën pak ditë më parë.

    “Ka tre ditë që unë mora një bebe, një maçok për herë të parë. Fatkeqësisht u nda nga jeta. Kaloja çdo natë me atë. Është si një njeri. Si të ndahet dikush nga jeta. Nuk mund të bësh dallim dashuri me dike që dëgjon gjithë problemet. Dhe të jep vetëm dashuri”, u shpreh ajo.

  • Më e lumtur se kurrë! Ish-banorja e “Big Brother Vip” konfirmon romancën, publikon foto krah partnerit të saj: S’ka nevojë për filtra kur ti…

    Më e lumtur se kurrë! Ish-banorja e “Big Brother Vip” konfirmon romancën, publikon foto krah partnerit të saj: S’ka nevojë për filtra kur ti…

    Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova 1, Juljana Nura, ka konfimruar zërat që qarkullonin prej kohësh, se është në një lidhje dashurie.

    Pas një kohe duke u përpjekur të mbajë marrëdhënien e saj private, duket se ajo tani ka vendosur ta ndajë këtë pjesë të jetës së saj me ndjekësit.

    Juljana së fundmi ka publikuar në rrjetet sociale një foto krah partnerit, duke u shprehur se është shumë e lumtur.

    “S’ka nevojë për filtra kur ti rrezaton lumturi”, ka shkruar ajo krahas fotos ku partneri e puth në qafë.

    Dyshimet se ish-banorja e BBV ishte në një lidhje dashurie nisën që me një postim të bërë nga ajo pak muaj më parë, ku publikoi një foto krah një mashkulli në ashensor.

  • “Boshllëkun e madh që më le do mundohem ta mbush me…”/Pak ditë më parë humbi të atin, Jonida Vokshi prek me dedikimin

    “Boshllëkun e madh që më le do mundohem ta mbush me…”/Pak ditë më parë humbi të atin, Jonida Vokshi prek me dedikimin

    Mbrëmjen e djeshme, moderatorja e njohur Jonida Vokshi ka postuar në llogarinë e saj personale të Instagram-it një dedikim tepër të ndjerë për të atin, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

    Ajo ka rrëqethur përmes fjalëve, ku shkruan: “Një pjesë e shpirtit tim është pranë teje tashmë., ma more me vete bush, pika ime e dobët ti!

    Boshllëkun e madh që më le do mundohem ta mbush me kujtimet tona të bukura dhe të tilla ne kemi pambarimisht.
    Dhembje e papërshkrueshme, nuk e di si do ja bëj pa ty, që të kisha kudo me vete, askund pa të marrë.

    Dhemb shpirti sa nuk e di si po mundem t’i shkruaj këto fjalë mes lotësh. Por të premtoj se do ta kthej në forcë për ty se kështu do doje ti. Se kështu më ke mësuar ti.

    Jam e bekuar që jam gjaku yt. Jam e bekuar që tashmë kam ëngjellin mbrojtës më të mirë në qiell.Të dua shpirti im, përjetë bushi im”.

  • “Ku po shkon bebe? Zemra ulëret, po kërkon ty…”, çfarë ndodhi mes Romeos dhe Heidit? Aktori i thotë “të gjitha” në këngën e re

    “Ku po shkon bebe? Zemra ulëret, po kërkon ty…”, çfarë ndodhi mes Romeos dhe Heidit? Aktori i thotë “të gjitha” në këngën e re

    Vetëm pak ditë më parë Heidi Baci dha lajmin se do të largohej nga Shqipëria duke braktisur edhe postin e saj si moderatore në emisionin “Goca&Gra”.

    Përgjigjen për largimin e saj duket se ka dhënë…në mënyrën e tij, aktori Romeo Veshaj.

    Në këngën e tij më të fundit, “S’e di”, tekstin e të cilës e ka shkruar vetë, duket sikur Romeo i drejtohet Heidit për largimin nga Shqipëria.

    Edhe pse nuk dihet nëse teksti është shkruar për të, duket sikur tregon lidhur me atë që po ndodh në marrëdhënien e tyre.

    “Çfarë po bën? Ku po shkon bebe? Është qetësi pa ty në dhomë, vetëm zemra po bën zhurmë, ulëret, po kërkon ty. Kam gjithë natën në telefon, nuk e di ça po më ndalon që të të hap Story-n ty. S’e di, a takohemi prapë s’e di? Njoni më thotë ajo tjetër po do, tjetri më thotë s’du me qenë në vendin ton’. A je e lumtur që sot mo nuk jom?!,”-është një pjesë e teksit të këngës shkruan zeri.

    Prej kohësh përflitet se ka një ndarje të tyre, por deri më sot, askush nuk e ka pohuar dhe as nuk e ka mohuar. Të dy u njohën në edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania” dhe dolën çift nga spektakli.

    Verën e kaluan në shoqërinë e njëri-tjetrin por papritur u fol për një ndarje. Benzinë zjarrit i hodhi Heidi, e cila u shpreh se ka vendosur që të ikë nga Shqipëria me pretendimin se ndjehej vetëm, duke nënkuptuar kështu një ndarje mes saj dhe aktorit.

  • Kantautori Gjergj Jorgaqi bën rrëfimin prekës: Vajza më përmbysi botën, e mora në shtëpi për të dhënë shpirt

    Kantautori Gjergj Jorgaqi bën rrëfimin prekës: Vajza më përmbysi botën, e mora në shtëpi për të dhënë shpirt

    Kantautori Gjergj Jorgaqi ka ndarë në emisionin “Living Room” momentin më të vështirë të jetës së tij.

    Në një bisedë me moderatoren Brunilda Lahe, ai përshkroi momentin dramatik të lindjes së vajzës së tij, e cila për shkak të problemeve të shumta shëndetësore iu desh të kalonte një kalvar të gjatë vuajtjesh në spital.

    “Pika ime e dobët, Xhodi, kjo është vajza e vogël, me të cilën kam vuajtur shumë kur lindi. E pata për 28 ditë në gjendje kome dhe për katër vjet kam vuajtur goxha, goxha, goxha. Janë shumë gjëra që mua mu kthyen përmbys me këtë fëmijë, aq sa e mora në shtëpi për të dhënë shpirt, për shkak të një doktori që më tha firmos se nuk bëhet më. Fryma ime, është jeta ime ai fëmijë. Është gjithçka që më dhemb, dua të jem 200 vjeç që vetëm që t’i shërbej atij fëmijë. E kam pikë të dobët”, tha ai.

    Kantautori i mirënjohur rrëfeu se si ndikoi tek ai gjendja shëndetësore e të bijës, ndërsa dhimbja e madhe që po kalonte u shoqërua edhe me thashetheme rreth tij.

    “Ja fali jetën Zoti dhe e ktheu po prapë në jetë dhe bëhem hasëm për këdo që e prek. Aty e kam fokusin më të madh të jetës sime. Kam vuajtur goxha, përfundova nga 80 kg në 47 kg, sa ishte një periudhë kohe që flitej se kisha filluar drogën”, tha ai duke mohuar të ketë provuar ndonjëherë lëndë narkotike.

    Ai theksoi se ndonëse ka kaluar shumë drama në jetë, kjo është ajo që veçon si më të vështirën për t’u përballuar.