Category: Showbiz

  • Kantautori Gjergj Jorgaqi bën rrëfimin prekës: Vajza më përmbysi botën, e mora në shtëpi për të dhënë shpirt

    Kantautori Gjergj Jorgaqi bën rrëfimin prekës: Vajza më përmbysi botën, e mora në shtëpi për të dhënë shpirt

    Kantautori Gjergj Jorgaqi ka ndarë në emisionin “Living Room” momentin më të vështirë të jetës së tij.

    Në një bisedë me moderatoren Brunilda Lahe, ai përshkroi momentin dramatik të lindjes së vajzës së tij, e cila për shkak të problemeve të shumta shëndetësore iu desh të kalonte një kalvar të gjatë vuajtjesh në spital.

    “Pika ime e dobët, Xhodi, kjo është vajza e vogël, me të cilën kam vuajtur shumë kur lindi. E pata për 28 ditë në gjendje kome dhe për katër vjet kam vuajtur goxha, goxha, goxha. Janë shumë gjëra që mua mu kthyen përmbys me këtë fëmijë, aq sa e mora në shtëpi për të dhënë shpirt, për shkak të një doktori që më tha firmos se nuk bëhet më. Fryma ime, është jeta ime ai fëmijë. Është gjithçka që më dhemb, dua të jem 200 vjeç që vetëm që t’i shërbej atij fëmijë. E kam pikë të dobët”, tha ai.

    Kantautori i mirënjohur rrëfeu se si ndikoi tek ai gjendja shëndetësore e të bijës, ndërsa dhimbja e madhe që po kalonte u shoqërua edhe me thashetheme rreth tij.

    “Ja fali jetën Zoti dhe e ktheu po prapë në jetë dhe bëhem hasëm për këdo që e prek. Aty e kam fokusin më të madh të jetës sime. Kam vuajtur goxha, përfundova nga 80 kg në 47 kg, sa ishte një periudhë kohe që flitej se kisha filluar drogën”, tha ai duke mohuar të ketë provuar ndonjëherë lëndë narkotike.

    Ai theksoi se ndonëse ka kaluar shumë drama në jetë, kjo është ajo që veçon si më të vështirën për t’u përballuar.

  • Pas zyrtarizimit të lidhjes me princ Lekën, Françeska Murati ka dy fjalë për Blerta Celibashin

    Pas zyrtarizimit të lidhjes me princ Lekën, Françeska Murati ka dy fjalë për Blerta Celibashin

    Emri i fotografes Blerta Celibashi u kthye në një nga emrat më të komentuar të muajve të fundit, prej marrëdhënies së saj me princ Lekën.

    Nga ana tjetër, Françeska Murati është një mikeshë e afërt e çiftit e shpesh i kemi parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në eventet e ditëlindjeve të fëmijëve të tyre, Charlie dhe Geraldine.

    Së fundmi, ish banorja e BBV3 ka ndarë disa foto me fotografen në rrjetet e saj sociale, ku tregon për raportin e afërt që ka me Blertën, teksa shkruan fjalë të përzemërta për të.“E lumtur që ende ekzistojnë njerëz me zemra kaq të pastra si Blerta. Çdokush ka nevojë për një shoqe si Blerta”, shkruan Françeska me disa foto nga festa e 4-vjetorit të Geraldine.Së fundmi, ish banorja e BBV3 ka ndarë disa foto me fotografen në rrjetet e saj sociale, ku tregon për raportin e afërt që ka me Blertën, teksa shkruan fjalë të përzemërta për të.“E lumtur që ende ekzistojnë njerëz me zemra kaq të pastra si Blerta. Çdokush ka nevojë për një shoqe si Blerta”, shkruan Françeska me disa foto nga festa e 4-vjetorit të Geraldine.

  • Vajza s**si të showbizz dhe meshkuj beqarë, kush janë emrat e rinj që do të bëhen pjesë e “Big Brother Vip Albania”

    Vajza s**si të showbizz dhe meshkuj beqarë, kush janë emrat e rinj që do të bëhen pjesë e “Big Brother Vip Albania”

    Veç emrave, që deri më tani janë mësuar, të tjerë emra dalin në pah. Një ndër to është Renee Reffo. Vajza në fjalë është e bija e aktores Julia Ilirjani, që vitin e shkuar ishte pjesë e formatit “Big Brother”. E njohur në rrjetet sociale, duket se Renne është gati që këtë vit ta provojë vetë eksperiencën e “Big Brother”. Vetë blogerja ka folur pak kohë më parë, për mundësinë e këtij hapi në karrierën e saj. Ajo pranoi se është kthyer në Shqipëri dhe po mendon t’i hyjë botës së ekranit dhe showbiz-it. Sa i përket BBV, Renee tregon se strategjia që do ndiqte është ‘vetja e saj’ në çdo dimension të mundshëm e megjithatë thotë që nëse do të hynte kërkon falje paraprakisht për fjalorin e pisët, duke thënë se herë pas here edhe mund t’i shpëtojë ndonjë fjalë e “papërshtatshme”. Dhe tashmë duket se ftesa i ka shkuar për të qenë pjesë e lojës.

    Një tjetër emër që përflitet si një ndër banoret është edhe moderatorja Atalanta Kërçyku. Pas eksperiencës së saj si moderatore dhe pjesë e “Dancing with the Stars”, duket se edhe Atalanta e ka marrë tashmë një ftesë për të qenë pjesë e “Big Brother”. Deri më tani, vetë moderatorja ka zgjedhur që mos të flasë rreth hyrjes së saj në këtë format, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se, në fakt, ftesës i është përgjigjur në mënyrë pozitive.

    Një tjetër emër është edhe ai i Drilon Hoxhës. Aktori dhe regjisori, vitet e fundit ka qenë shumë i angazhuar me projektet e tij filmike që ka sjellë për publikun. Por tashmë, është momenti që publiku ta njoh edhe atë si personazh, krahas filmave që ai prodhon dhe luan. Bëhet me dije se aktori do ti bashkohet kastit në lojë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

    Tiri Gjoci është një artist i ri në tregun muzikor, por që shumë shpejt ai ka bërë fansa, duke vlerësuar muzikën e mirë, por edhe natyrën e tij prej playboy. Një ftesë për këtë spektakël ka edhe për Tirin, që me gjasa do të jetë një ndër artistët që bëhet pjesë e këtij formati. Për Tirin, kjo do të jetë një mundësi e mirë, që të njihet nga publiku edhe si karakter dhe jo vetëm nëpërmjet muzikës së tij.

    Një tjetër emër i lakuar është edhe ai i Visjan Ukcenajt. Aktori, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e “Portokalli” është një ndër emrat e lakuar për të qenë pjesë e spektaklit. Si një personazh me shumë humor, por edhe ironi, jemi të sigurt që Visjani do ta gjente shpejt rrugën e suksesit në këtë realiti.

    Nga ana tjetër, Cubi Metkaj ishte aktorja që vitin e shkuar u përfol gjatë si një konkurrente e mundshme. Madje në ato muaj, vetë aktorja në deklaratat e saj linte të kuptohej se do të bëhej pjesë e lojës. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Natyrisht që edhe për Cubin ka pasur një ftesë, ndaj tashmë është në dorën e saj për të parë nëse do ta pranojë këtë herë ftesën për tu bërë pjesë e realiti për më shumë se 100 ditë.

    Dori dhe Devi, ish-prezantuesit e “Fiks Fare” mund të jenë dy nga konkurrentët e fshehtë të këtij sezoni. Dyshja është zëvendësuar papritur nga Jul Deda dhe Xhemi Shehu, duke ngritur spekulime të mëdha. Thashetheme lart e poshtë ka se Dori dhe Devi do jenë pjesë e shtëpisë së famshme, por ende asgjë nuk është zyrtarizuar.

    Një tjetër emër i përfolur është edhe ai i Sara Hoxhës. Ish-partnerja e Ledrit, tashmë është e angazhuar me biznesin e saj, duke mos pas më angazhime televizive. Dhe ndoshta tashmë, si single dhe me një dëshirë të madhe për të vijuar të qëndrojë një figurë e dashur për publikun, Sara do të tentojë edhe famën që ky reality ka. Megjithatë, blogerja ende nuk ka dhënë një përgjigje në lidhje me ftesën e mbërritur nga produksioni.

    Dy emra të tjerë që deri ditët e fundit ishin komplet të fshehtë janë edhe Eugent Bushpepa dhe Kastro Zizo. Dy djemtë, pritet që këtë vit t’i thonë po garës për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Kastro Zizo është i njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh herë edhe ironike.

    Ndaj edhe prania e tij në këtë format po pritet me interes. Nga ana tjetër Eugenti është një artist shumë i dashur për publikun, por që rrallë e kemi parë të dalë nga arti i tij për të folur për jetën private. Ndaj edhe kjo mundësi për të do të ishte një pikë e rëndësishme takimi mes tij dhe ndjekësve të tij.

    Një tjetër emër është edhe ai i Rinian Lekës. Ish-pjesëmarrës në “Përputhen”, djaloshi bëri për vete publikun. Me pamjen e tij prej modeli dhe me natyrën e djalit xhentil, ai mesa duket është gati që të provojë edhe këtë eksperiencë. Teksa organizatorët janë ende duke punuar për detaje të tjera, duket se kasti i emrave po plotësohet, duke lënë edhe disa emra surprizë, që me gjasa do të zbulohen në javët e fundit para fillimit të realitit

  • Nga ndarja me Romeo Veshajn, tek problemet financiare, pse u largua Heidi Baçi! Pas mori valixhet nga banesa ku bashkëjetonte me aktorit, ish-banorja e BBV mbeti pa shtëpi! Si ndikoi familja e saj

    Nga ndarja me Romeo Veshajn, tek problemet financiare, pse u largua Heidi Baçi! Pas mori valixhet nga banesa ku bashkëjetonte me aktorit, ish-banorja e BBV mbeti pa shtëpi! Si ndikoi familja e saj

    Pas ndarjes nga Romeo, Heidi ka vendosur të largohet nga Shqipëria, duke hequr dorë kështu edhe nga karriera e saj si moderatore. Vendimin, ish-finalistja e “Big Brother” e bëri me dije gjatë javës së shkuar, ku ishte dhe në puntatën e fundit të sajën në “Goca dhe Gra”.

    “Fillimisht, doja të tregoja të gjithë mirënjohjen time për emisionin, për dyert që më ka hapur”, tha Heidi me emocion. Ajo sqaroi se ky largim është një vendim personal, i marrë me kujdes dhe pa qëllim për të shkaktuar polemika.

    “Vijnë ca momente në jetë… Nuk dua të krijohen polemika, është vendim i peshuar dhe për arsye personale. Unë duhet të rigjej veten, listën e prioriteteve të mia dhe të shoh ku do jem”.

    E emocionuar, Heidi theksoi se, ndonëse e ka vlerësuar mundësinë dhe ka pasur dyer të hapura, për të rëndësi ka të jetojë për veten, jo vetëm për punën.

    “Është një moment që, sado jam ndjerë shumë mirë, me dyer të hapura, ndihem shumë mirënjohëse për këtë, në fakt, unë punoj për të jetuar, nuk jetoj për punën. Por së ardhmes nuk i dihet asnjëherë”, përfundoi ajo, duke lënë të hapur mundësinë për të rikthyer në ekran në një moment tjetër.

    Dhe duket se ish-banorja u tregua e sinqertë në deklaratën e saj, duke u shprehur se nuk jeton për të punuar, por punon për të jetuar. Pas ndarjes nga Romeo, Heidi nuk ka edhe një shtëpi ku të jetojë këtu, një problem ky që i ka dalë fundazi, duke menduar marrjen e një shtëpie me qira, por që për momentin, për buxhetin e saj, është një hap i pamundur. E kushtëzuar nga ky fakt, si dhe nga fakti se këtu tashmë nuk ka asnjë pranë, ajo ka menduar që largimi për në Milano është vendimi më i mirë që mund të marrë.

    Që pas daljes nga “Big Brother”, ajo shkoi të jetonte në shtëpinë e Romeos, por pas ndarjes, ish-banorja është larguar nga shtëpia, duke bërë që të mbetet pa një vend për të jetuar. Paga e pamjaftueshme si dhe kontratat e pakta që ka bërë në Instagram, ka qenë një mënyrë e pamjaftueshme për të për të përballuar jetën e Tiranës.

    Nga ana tjetër, ka qenë familja e saj, që ka këmbëngulur që Heidi, të rikthehet pranë familjes, ku ka lënë jo vetëm familjen, por edhe karrierën. Menjëherë sapo ka komunikuar vendimin e saj për t’u larguar, ka reaguar mamaja e saj, duke mos e kursyer edhe vlerësimin për të bijën. Në një postim emocionues në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, Lajla i dedikon fjalë të ngrohta dhe krenarie vajzës së saj, duke theksuar se Heidi ka qenë burim krenarie që nga lindja dhe vazhdon të jetë “dielli i familjes.

    “Mesazhi i saj vjen pas një vale komentesh dhe reagimesh nga ndjekësit e Heidit, të cilët kanë shprehur mendimet e tyre rreth vendimit të largimit të saj nga emisioni. Në mesazhin e saj, Lajla shprehet: “Një gjë ta dish të sigurtë Heidushi jonë, ti na ke bërë krenar që ditën që ke lindur, në çdo ditë të jetës. Ti je dhe do të jesh dielli i familjes tonë! Të duam.” E tashmë në rrjetet e saj sociale, Heidi poston foto e video nga Milano, ku dhe duket se ka vijuar me përditshmërinë e saj, duke iu rikthyer jetës që la në dhjetorin e kaluar, para se të futej në “Big Brother”.

    Duket se tashmë, ndarja me Romeon është një fakt dhe çifti i ka ndarë keq rrugët e tyre, duke sjellë edhe largimin e saj nga Shqipëria, në pamundësi për të vijuar jetën këtu. Egla Ceno, fituesja e “Big Brother Vip3”, ka komentuar vendimin e ishrivales së saj, Heidi Baçi për t’u larguar nga Shqipëria. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, aktorja është pyetur nga fansat për mendimin e saj rreth largimit të ish-finalistes së BBV.

    “U tregua e dobët”, është shprehur Egla Ceno teksa ka theksuar se këtë ja ka thënë edhe vetë Heidit Baçit në sy. Gjithashtu, fansat e aktores kanë qenë kureshtarë rreth thashethemeve që qarkullojnë se Heidi dhe Romeon Veshaj, të cilët nisën romancën në BBV, janë ndarë. Mirëpo, aktorja është shprehur se nuk i intereson se çfarë ka ndodhur me marrëdhënien e tyre. “Mendon që Heidi dhe Romeo janë ndarë?” e pyet ndjekësi.

    “As më hyn në xhep fare zemra”, është shprehur Egla Ceno. Kujtojmë që ka gati një muaj që përflitet për një ndarje mes Romeos dhe Heidit. Dy ishfinalistët e “Big Brother” ishin padyshim ndër çiftet më të dashura për publikun, ku vazhduan të konfirmonin dashurinë e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit. Por ishte fillimi i shtatorit, kur u fol për një krizë mes tyre. Që atëherë, dy protagonistët kanë zgjedhur që mos të flasin për historinë e tyre, duke vazhduar së shfaquri veç e veç.

    Vetëm pak javë më parë, “Panorama” publikoi disa fotografia të Heidit, ku shfaqej në Tiranë, në shoqërinë e një mashkulli. Nga ato çfarë mund të mësonim, bëhet me dije se djali në fjalë është një afërm i saj dhe nuk bëhet fjalë për një flirt të ri. E veshur me një palë xhinse dhe një xhaketë të bardhë, Heidi kishte vendosur një kapele dhe një palë syze dielli, si për t’ju shmangur disi syve të kureshtarëve, por duket se nuk ia ka dalë. Nga ana tjetër, Romeo kohët e fundit e ka ndarë kohën mes projekteve të reja. Sakaq, ai i është rikthyer edhe muzikës, duke pasur disa koncerte në agjendën e tij. Miqtë e tij zbulojnë se, në fakt, historia me Heidin ka përfunduar dhe tashmë, Romeo është duke njohur një tjetër vajzë.

    Nuk dihen më shumë detaje në lidhje me këto thashetheme, duke na bërë të mendojnë se, në fakt, janë vetëm thashetheme, për të shtuar vëmendjen për historinë mes tij dhe Heidit. Deri më tani, në ato pak dalje që Romeo ka pasur, ka qenë gjithnjë i shoqëruar nga i vëllai apo nga miqtë e tij, duke mos u parë asnjë femër pranë. Nga ana tjetër, edhe në netët live që artisti ka pasur, është shoqëruar po me meshkuj, duke mos lënë vend për aludime. Nuk dihet nëse kjo histori e re që po nis po jetohet në fshehtësi të plotë, apo është vetëm një thashetheme që qarkullon në njerëzit pranë Romeos, si për ta bërë këtë histori edhe më të bujshme. Zërat për një ndarje u vulosën edhe më tej, kur Romeo u shfaq në një dasmë, në shoqërinë e Donaldit dhe Borës, por Heidi mungonte.

    Ishte pikërisht kjo prova që fansat po prisnin, për të konfirmuar se dyshja e dashur, tashmë i ka dhënë fund. Tashmë, të shumtë janë ndjekësit që po kontrollojnë me imtësi rrjetet sociale të aktorit, për të parë nëse ka lëvizje që do të çonin në identifikimin e vajzës që ka nisur të shoqërohet me Romeon. Ishte fillimi i shtatorit, kur dhe vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donald festuan ditëlindjen e tyre, çfarë nxori në pah edhe krisjen mes dyshes.

    Në 29 vjetorin e lindjes së tyre të dy moderatorët morën urime të veçanta nga familjarët dhe miqtë. Por Heidi Baçi, e dashura e Romeos me të cilën u njoh brenda shtëpisë së “Big-Brother Vip”, nuk u pa ta uronte moderatorin në rrjetet sociale. Kjo ngriti dyshimet se çifti i njohur ndoshta po kalon një krizë në marrëdhënien e tyre. Po ashtu, prej disa kohësh ata nuk kanë postuar foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërkohë që më parë kanë qenë më aktiv dhe të pandarë në profilet e tyre.

    Dyshja shpesh herë ndanin në profilet e tyre çaste të bukura nën shoqërinë e njëritjetrit, ku nuk mungonin as momentet romantike e gazmore. Mesa duket krisja mes çiftit është reale dhe shkak ka qenë pikërisht rruga e ndryshme që kanë zgjedhur. Planet e çiftit kanë sjellë edhe përplasjet e para, ku teksa Romeo duket një hap më larg televizionit, e ndërsa Heidi ka zgjedhur që të investohet tek ekrani.

    Kujtojmë që romanca mes çiftit filloi teksa të dy ata u bën pjesë e reality show-t të “BBV”, ata u përfolën mjaft nga publiku si dhe fituan dashurinë e tyre. Pas daljes nga shtëpia e famshme çifti filloi bashkëjetesën, ata u panë gjatë verës në vende të ndryshme me pushime. Shpesh dyshja u shfaq krahë Borës dhe Donaldit ku u duk se marrëdhënia mes tyre ishte e mirë. Këtë e ka shprehur edhe vetë Heidi në një intervistë teksa ka thënë që është e lumtur që i do shumë Romeon dhe Borën.

  • Luiz Ejlli shtrohet në spital, çfarë ndodhi me këngëtarin?

    Luiz Ejlli shtrohet në spital, çfarë ndodhi me këngëtarin?

    Pas publikimit të disa fotove të tij në spital, Luiz Ejlli ka reaguar përmes një videoje, duke konfirmuar se është në kujdesin e mjekëve, por pa dhënë hollësi për gjendjen e tij shëndetësore. Fituesi i “BBV” siguroi fansat se ndodhet “në duar të sigurta” dhe se shumë shpejt do të jetë në formë të plotë.

    “Nesër do jem si kokra e mollës,” tha Luizi me humor, duke shtuar: “Tani mollë ka shumë, por do jem si molla.”

    Fansat i uruan shërim të shpejtë Luizit, teksa ky i fundit i përditësoi sot përmes një video tjetër duke thënë se ndihet mirë e se do lërë ambientet e spitalit.

    Por, Luizi ende nuk ka treguar se cila ishte arsyeja se përse u shtrua në spital.

  • “A ia vlejti kur zemrën e shite?”- Bes Kallaku akuza përmes vargjeve? Xhensila Myrtezaj zgjedh heshtjen pas divorcit! Si erdhi fundi me sherr i martesës së ish-çiftit

    “A ia vlejti kur zemrën e shite?”- Bes Kallaku akuza përmes vargjeve? Xhensila Myrtezaj zgjedh heshtjen pas divorcit! Si erdhi fundi me sherr i martesës së ish-çiftit

    Bes Kallaku është një ndër emrat më të lakuar të shtypit rozë sidomos pas ndarjes së bujshme me Xhensila Myrtezaj. Pak ditë më parë Besi ka publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj.

    Ndjekësit e tij menjëherë kanë nisur aludimet se kjo këngë i dedikohet Xhensilës, duke parë se dhe teksti është shkruar nga aktori i njohur.

    “Falja, të gjithë më thonë falja, jo nuk ma bën zemra. Doja të ta falja. A ia vlejti kur zemrën e shite”, janë disa nga vargjet e këngës, ku nënkuptohet se fajtore e ndarjes mund të ketë qenë Xhensila. Kjo është kënga e dytë që Besi bën me pothuajse të njëjtën temë. Edhe në bashkëpunimin e tij të mëparshëm, artisti fliste për një femër që i kishte thyer zemrën, duke e quajtur “Mosmirënjohëse”.

    Tashmë, pas disa muajsh nga divorci i bujshëm me këngëtaren, Besi ka zgjedhur këtë mënyrë për të zbuluar se ka qenë Xhensila shkaku për këtë ngjarje. Deri më tani, asnjë nga ish-çifti, apo miqtë e afërt, nuk flasin për detaje nga kjo ndarje. Vetë Xhensila, edhe me mikeshat e afërta ka zgjedhur që mos të japë shumë detaje nga kjo ndarje, duke u mjaftuar me faktin se prej kohësh kishin probleme. Sakaq, më i prekur është shfaqur Besi, i cili edhe përtej këngëve, është shprehur nëpër miq se ndarja ka ardhur me kërkesë të Xhensilës, pasi ai vetë nuk do të donte ta prishte familjen.

    Këngëtarja dhe aktori i humorit kanë marrë vendimin për t’i dhënë fund marrëdhënies së tyre, ndërsa dokumentet e depozituar në gjykatë nga ana e Xhensila Myrtezajt për zgjidhjen e martesës kanë zbuluar detaje nga ndarja e çiftit, prindër të dy fëmijëve. Në dokumentet e depozituara në gjykata nga ana e këngëtares mësohet se ish-çifti prej rreth 1 viti nuk jetojnë së bashku. Në padi thuhet se martesa e tyre ka qenë harmonike, por në dy vitet e fundit marrëdhëniet në çift janë acaruar. Gjithashtu, thuhet se martesa ka mbetur formale, nuk funksionon më dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur. Shkak, sipas padisë, “kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare”.

    “Paditësja Xhensila Kallaku dhe i padituri Besart Kallaku, kanë lidhur martesë ndërmjet tyre, të cilën e kanë celebruar në datë 13.06.2018, siç vërtetohet edhe nga certifikata e martesës e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile 381, Njësia Administrative nr. 9. Palët ndërgjyqëse janë njohur me dashuri. Paditësja dhe i padituri janë njohur në një moshë shumë të re. Ata kanë ndërtuar marrëdhënien e tyre mbi baza të dashurisë dhe respektit reciprok. Palët ndërgjyqëse kanë filluar të bashkëjetojnë me njëritjetrin në vitin 2011, në banesën e prindërve të të paditurit. Më datë 1 (një) Shtator të viti 2017 palët kanë realizuar martesën faktike. Pas celebrimit të dasmës së tyre, palët kanë filluar bashkëjetesën”, thuhet në padinë e depozituar në gjykatë.

    Ndërsa vazhdon: “Marrëdhëniet bashkëshortore kanë qenë të mira dhe harmonike. Në dy vitet e fundit, marrëdhëniet në çift janë acaruar, shkak kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare. Çifti ka rreth një vit që nuk jetojnë më bashkë. Në kushtet që martesa ka mbetur formale nuk funksionon më, dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur, paditësja i drejtohet Gjykatës me padi për zgjidhjen e kësaj martese dhe rregullimin e pasojave që vijnë prej saj”, deklarohet në padinë për zgjidhje martese pa faj.”

    Xhensila Myrtezaj iu drejtua Gjykatës me padi për divorc, pas konflikteve me ish-partnerin e saj për pasurinë. Fillimisht dyshja tentuan t’i jepnin fund martesës me marrëveshje, por pas kërkesës së aktorit që këngëtarja të hiqte dorë nga pasuria u janë drejtuar dyerve të gjykatave. Padia e parë e këngëtares për zgjidhjen e martesës u kthye mbrapsht nga Gjykata për shkak se nuk e kishte firmosur, por kishte autorizuar avokaten. Gjithashtu u kthye mbrapsht edhe padia e po ashtu për arsye procedurale i është kthyer edhe Bes Kallakut. Këngëtarja dhe aktori e kanë ridorëzuar padinë të plotësuar sipas procedurave.

  • Arbana Osmani dhe Alketa Vejsiu bëhen bashkë, ja çfarë po ‘kurdisin’ moderatoret

    Arbana Osmani dhe Alketa Vejsiu bëhen bashkë, ja çfarë po ‘kurdisin’ moderatoret

    Arbana Osmani ka nisur përgatitjet për të sjellë për publikun projektin e saj më të ri surprizë.

    Moderatorja nuk ka ndarë ende detaje nga projekti që pritet të sjellë rikthimin e saj, ndërsa nga postimet e saj mund të kuptojmë se do të jetë në natyrë dhe jo në një studio televizive, pasi aktualisht Arbana ndodhet në veri të vendit teksa po merret me xhirimet, egzaktësisht tek banesa e saj në Bogë.

    Mesa duket, një nga të ftuarat e programit të saj do të jetë edhe Alketa Vejsiu.

    Vetë moderatorja ndau disa postime në InstaStory, ku na la në dijeni se ndodhet në Bogë.

    “Në një takim special me një mike të mirë”- ka shkruar Alketa, ndërsa më pas ka ndarë një foto duke u grimuar.

    Duke zbuluar disi e njëkohësisht duke na bërë kuriozë, Arbana tha se ky program do të përfshijë gjithçka që ajo ka bërë përgjatë karrierës, por duke qenë tërësisht e re.

    “Po përpiqem të bëj diçka që s’kam bërë më përpara duke bërë gjithçka që kam bërë më përpara. Pak ‘Big Brother’, pak reality, pak ‘Dua të të bëj të lumtur’, pak ‘1001 Pse’, pak muzikë, ‘Top Fest’. Unë kam pasur fatin të bëj një gamë të gjerë programesh, te të gjitha ka nga pak unë, nga pak Arbana”- tha moderatorja në intervistën e saj të fundit.

  • “Nuk është ajo arsyeja”, Olti Curri hap ‘thesin’, tregon bisedën me Heidin, flet për largimin e saj nga emisioni

    “Nuk është ajo arsyeja”, Olti Curri hap ‘thesin’, tregon bisedën me Heidin, flet për largimin e saj nga emisioni

    Largimi i Hedi Bacit nga emisioni ‘Goca dhe Gra’ ka sjellë reagime të shumta në rrjete sociale nga fansat por nuk kanë munguar dhe reagimet nga personazhet publike.

    Disa ditë më parë Egla u shpreh se Hedi u tregua e dobët me largimin e saj nga programi.

    Ndërsa një mendim krejt ndryshe ka Olti Curri i cili përmes një video të postuar në Instastory është shprehur se Heidi ka treguar dinjitet me largimin e saj.

    Olti ka theksuar se asnjë nga arsyet e bëra publike nuk është shkaku i largimit të Heidit duke preferuar mos të zbulojë më shumë.

    Ai tha se e kishte takuar disa ditë përpara largimit dhe mund të thotë se largimi i saj tregon se është një vajzë me shumë dinjitet.

  • Ndodh puthja e parë brenda “BBVK3”, është mes…

    Ndodh puthja e parë brenda “BBVK3”, është mes…

    Në spektaklin “Big Brother VIP Kosova 3” ka ndodhur momenti i parë romantik që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

    Konkurrentët Vullneti dhe Gresa shkëmbyen një puthje, e cila u duk se ishte e mbushur me pasion dhe emocion.

    Gjithçka nisi kur të dy konkurrentët kërkuan një çaj për të lehtësuar simptomat e gripit.

    Në një moment loje dhe humor, ata ranë dakord se nëse Vëllai i Madh do t’ua sillte çajin, në këmbim, do të putheshin bashkë.

    Pas miratimit nga Vëllai i Madh, puthja e shumëpritur mes tyre u bë realitet, duke krijuar një moment të veçantë në shtëpi.

  • Babai i Stresit ka disa fjalë pas dorëzimit të djalit të tij në polici

    Babai i Stresit ka disa fjalë pas dorëzimit të djalit të tij në polici

    Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, është dorëzuar sot në policinë e Kosovës, pasi ndaj tij kishte një fletëarrest për shkak të një rrahjeje që ndodhi në muajin gusht në një klub nate në Pejë.

    Babai i tij, Sali Lushaj, për emisionin “Kosova Today” u shpreh se e kishte shoqëruar të birin sot në ora 09:00 në policinë e Pejës.

    Sakaq, lidhur me caktimin e masës së paraburgimit prej 48 orësh, Sali Lushaj u shpreh se nuk ka ndonjë koment pasi ashtu e ka parë të arsyeshme prokuroria dhe duhet zbatuar ligjet e shtetit.

    Dorëzimi i Stresit erdhi pasi avokati i tij negocioi me prokurorinë, tha Lushaj, duke shtuar se nga ky rast pret çka do të vendosë drejtësia.

    “Mbi drejtësinë nuk mund të dalë as unë, as Stresi e askush”, përfundoi ai.