Category: Showbiz

  • Sa para ka Sarah Berisha në llogarinë bankare? “Kunata” Einxhel Shkira zbulon shifrat

    Sa para ka Sarah Berisha në llogarinë bankare? “Kunata” Einxhel Shkira zbulon shifrat

    Influencuesja e njohur, Sarah Berisha, e ftuar në “Goca dhe Gra”, në Top Channel është “ngacmuar” nga “kunata”, Einxhel Shkira në lidhje me fitimet si blogere.

    Einxhel Shkira e pyet në lidhje me llogarinë e saj bankare duke shtuar se ka shumë para në bankë.

    Edhe Sarah nuk e ka mohuar, duke thënë se fiton mjaftueshëm sa për t’i plotësuar vetes gjërat e saj. Ajo shtoi se e ka nisur punën në “Instagram” shumë vite më përpara, por pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, çmimet kanë ndryshuar.

    Pjesë nga biseda:

    Einxhel: Duke qenë se punon nëpërmjet “Instagram”-it më shumë se çdo hapësire tjetër, je shprehur dikur që nuk ke nevojë të bësh punë të tjera se të ardhurat që sjell “Instagram”-i janë mjaftueshëm të larta. Kështu që ajo që dua të di si kunatë është me sa shifra e ke zeron në llogarinë bankare?

    Sarah: Sa e poshtër që je

    Einxhel: Ta di sa lek ka kjo, të di pastaj nga Dagz se sa lek ka PM, të bëj llogarinë. Kunatë pra kunatë

    Sarah: Moj si s’të kam pyetur, sa e ke rrogën këtu?

    Einxhel: Zemra unë nuk kam rrogë. Këtu në Top Channel? Nuk më lënë ta them, rrogat e tjera i them.

    Sarah: Për pjesën e fitimit unë e kam thënë edhe më përpara, unë punë e “Instagram”-it e kam nisur shumë vite më përpara, patjetër që pas daljes nga Big Brother, shikueshmëria ka qenë më e lartë¸ pjesa e çmimeve. Fitoj mjaftueshëm për t’i plotësuar vetes ato gjërat që unë kam.

  • “Big Brother Vip Kosova 3”/ Ndodh puthja e parë brenda shtëpisë

    “Big Brother Vip Kosova 3”/ Ndodh puthja e parë brenda shtëpisë

    Në spektaklin “Big Brother VIP Kosova 3”, ka ndodhur momenti i parë romantik që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

    Konkurrentët Vullneti dhe Gresa shkëmbyen një puthje, e cila u duk se ishte e mbushur me pasion dhe emocion.

    Gjithçka nisi kur të dy konkurrentët kërkuan një çaj, për të lehtësuar simptomat e gripit. Në një moment loje dhe humor, ata ranë dakord se nëse Vëllai i Madh do t’ua sillte çajin, në këmbim, do të putheshin bashkë.

    Pas miratimit nga Vëllai i Madh, puthja e shumëpritur mes tyre u bë realitet, duke krijuar një moment të veçantë në shtëpi.

  • S’do ta besoni sa shumë ka ndryshuar Sindi, ish-konkurrentja e “Përputhen”

    S’do ta besoni sa shumë ka ndryshuar Sindi, ish-konkurrentja e “Përputhen”

    Sindi Loci, ish-konkurrentja e njohur e “Për’puthen,” ka pësuar një transformim të dukshëm fizik që ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale.

    Gjatë kohës që ishte në “Për’puthen,” ajo ishte e njohur për pamjen e saj delikate dhe qëndrimet e hapura, ku shpesh herë diskutonte tema të ndjeshme për publikun.

    Pas daljes nga programi, Loci ka ndjekur një regjim të rregullt stërvitjeje, çka ka kontribuar në formimin e trupit të saj, përfshirë rritjen e masës muskulare dhe përmirësimin e formave trupore, që duket sidomos në fotot dhe videot e fundit në rrjetet sociale.

    Transformimi i saj ka bërë përshtypje të madhe pasi është e dukshme që ajo ka fituar peshë në mënyrë të shëndetshme, duke nxjerrë më shumë në pah format e trupit dhe një pamje më të formuar.

  • I shpallur në kërkim, Stresi vetëdorëzohet në komisariatin e policisë së Pejës

    I shpallur në kërkim, Stresi vetëdorëzohet në komisariatin e policisë së Pejës

    I shpallur në kërkim, Stresi vetëdorëzohet në komisariatin e policisë së Pejës
    Reperi i njohur, Stresi është vetdorëzuar në stacionin e Policisë në Pejë sot rreth orës 09:00.

    Artisti është paraqitur atje bashkë me avokatin e tij.

    Sipas mediave ai aktualisht eshte duke u intervistuar nga policia.

    Artisti ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë së Kosovë nën dyshimet se ishte përfshirë në një incident në një klub nate në Pejë.

  • “Tentuan të abuzojnë s*ksualisht”/ Deklarata tronditëse e Einxhel Shkirës, reagon ashpër modelja: Në biznesin tim…

    “Tentuan të abuzojnë s*ksualisht”/ Deklarata tronditëse e Einxhel Shkirës, reagon ashpër modelja: Në biznesin tim…

    Moderatorja e njohur, njëkohësisht dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Einxhel Shkira, disa ditë më parë dha një deklaratë tronditëse, në të cilën shprehej se kanë tentuar të abuzonin seksualisht me të kur ishte 15 vjeçe, kur ajo dëshironte të merrte pjesë në një aktivitet mediatik.

    Kjo deklaratë e saj, është shoqëruar nga disa komente negative në rrjete sociale, të cilat i ka “pikasur” modelja, njëherazi dhe ish-banore e Big Brother VIP, Sara Gjordeni.

    Përmes disa InstaStory, Sara ka dhënë një reagim të gjatë për këto komente që Einxhel Shkira ka marrë, duke i publikuar dhe me emra komentuesit.

    Sara i ka adresuar këto komente, por kërkon që personazhet publik të reagojnë kundër tyre. Modelja shprehet se kushdo që ka një platformë mediatike duhet të ngrejë zërin kundër këtyre komenteve, pasi në të kundërtën po i normalizojnë këto situata jo normale.

    Ish-banorja e BBV shkruan se çdo vajzë e cila është prezente në media po “sakatohet”, nga fjalori i papërshtatshëm dhe cilësime degraduese.

    Përmes retorikës, Sara shkruan:

    “Prishet lidhja, e tradhtoi ajo k….

    Krijohet lidhja, i ngeci ajo k….

    Përçahet lidhja, kushedi ca i ka bërë ajo k….

    Rimartohet, epo s’rri dot pa burrë kjo, u dogj

    Bëhet nënë dikush, epo e mori me zor kjo se ai s’e donte…

    Shprehet për ngacmim seksual, do vëmendje kjo k….

    Burri s’e ka kurrë fajin!

    Përdhunuesi s’e ka kurrë fajin.

    Burri që tradhton s’e ka kurrë fajin.

    Shfrytëzuesi s’e ka kurrë fajin.

    Fajtori mashkull s’e ka kurrë fajin.

    Është gjithmonë ajo, gruaja!

    Na lodhët, na mërzitet. Na bajatet pa limit!”

    Modelja, për shkak të këtyre komenteve denigruese ndaj femrave, ka marrë vendimin që në projektin e saj të biznesit të punësojë vetëm vajza.

    “Për këtë shkak unë sapo ndërrova mendje dhe kam dëshirë të punësoj vetëm vajza në biznesin e ri qe po hap.”, shkruan ajo

    Reagimi i plotë i Sara Gjordenit:

    Ore, a ka mundësi të ngrini zërin vetë ju figurat publike kundër këtij trendi kanceroz të komenteve? Po dalin të gjithë jashtë kontrollit, sidomos me vajzat. Çfarë po bëni kështu? Si i lini në heshje të kalojnë si diçka normale? Si guxojnë komentuesit të kthejnë përgjigje “Je figurë publike, duro!”

    Kjo nuk është më njerëzore. Ka kaluar çdo limit human, etik, nuk ka më shpirt njerëzor nëpër komente. A jeni në këtë tokë a ku jeni? Çfarë fitoni që përdorni këtë fjalor kaq të ndyrë dhe pa kufinj në çdo postim? Si ka mundësi? Kur u bëmë kaq të zinj, kaq të ulët? Kur?

    Shpesh herë ma thonë e mua, merr shembull X, merr shembull Y. merr shembull Z, se kur janë sharë nuk kanë folur por kanë heshtur si zonja.

    Jo o shok, jo!

    Nëse keni një platformë, ngrini zërin se po kalohen caqe në mënyrë të çmendur. Mos i kaloni këto fjalë e shumë të tjera si normale sepse i bie po kontribuoni në shtimin dhe normalizimin e tyre!

    Ka njerëz që vrasin veten.

    Ka reputacione që shkatërrohen pa kthim.

    Ka opinione që shtrembërohen.

    Flisni!

    Mos i lini më të kalojnë këto gjëra sikur të ishin normale!

    Në Shqipëri është normalizuar fjalori si: k*rvë, b*xhellë, prostitutë, eskortë.

    E kështu po quhet çdo vajzë prezente në media. Po sakatohen thuajse të gjitha, nuk e di a keni vënë re. Nën çdo post të një vajze figure mediatike sheh që ajo paska qenë “eskortë” apo “k*rvë”, një e p*rdalë p vlera që “vdes për vëmendje”.

    Nuk është aspak normale dhe realisht po përhapet një frymë konfliktuale që po vazhdon në ekran, në shoqëri, në familje, etj.

    Edukoni masën nqs keni një platformë, ju lutem, përndryshe në të ardhmen do kemi shtim të viktimave nga cyberbullying se jo të gjithë janë të fortë!

    Prishet lidhja, e tradhtoi ajo k….

    Krijohet lidhja, i ngeci ajo k….

    Përçahet lidhja, kushedi ca i ka bërë ajo k….

    Rimartohet, epo s’rri dot pa burrë kjo, u dogj

    Bëhet nënë dikush, epo e mori me zor kjo se ai s’e donte…

    Shprehet për ngacmim seksual, do vëmendje kjo k….

    Burri s’e ka kurrë fajin!

    Përdhunuesi s’e ka kurrë fajin.

    Burri që tradhton s’e ka kurrë fajin.

    Shfrytëzuesi s’e ka kurrë fajin.

    Fajtori mashkull s’e ka kurrë fajin.

    Është gjithmonë ajo, gruaja!

    Na lodhët, na mërzitet. Na bajatet pa limit!

    Çdo vend i botës ka shoubizz, çdo vend ka botë televizioni.

    Çfarë i bie të bëjmë tani? Të zhduket biznesi i medias? Të mos zgjedhim televizionin kurrë se duhet të bëhemi gati për t’u bërë kurban dhe të përdala nga masa?

    Nuk është mendësi e sakt “mbyll komentet nëse s’duron”, sepse i bie qe duhet të jemi ne në mnëyrë konstante në mbrojtje. E për çfarë? Nga çfarë më saktë? Kur duhet të jemi si shoqeri më të kujdesshëm me çfarë flasim, jo të vendosim të tjerët në pozitë mbrojtjeje pa faj derisa të mbarojë vreri ynë.

    Imagjino të kesh jetuar një jetë mëse të rregullt, por të durosh opinionin e lig mbi ty vetëm se je vajzë dhe je në media.

    Asnjë njeri që zgjedh median s’ka pse ndihet keq kur del në rrugë ose kur prezantohet diku.

    Është shumë lodhëse.

    S’po shkojmë gjëkundi!

    Për këtë shkak unë sapo ndërrova mendje dhe kam dëshirë të punësoj vetëm vajza në biznesin e ri qe po hap.

    Numrin e keni në bio, ju që i mbani mend kriterët nga hera e kaluar dhe keni talent në Creative Design, një diplomë në marketing, fotografi, financë, stilim, shitje dhe ju jepet në përgjithësi për organizim, koordinim, e qe e dini anglishtën shumë mirë, më shkruani!

    Deklarata tronditëse e Einxhel Shkirës

    Kujtojmë se moderatorja Einxhel Shkira bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se në moshën 15-vjeçare ndaj saj është tentuar të abuzohet seksualisht.

    “Që në fillimet e mia, besoj se njerëzit e dinë, ose dhe s’e dinë që kjo bota e shoëbizz-it, kjo fusha që kemi zgjedhur ne është e egër në format e veta dhe si një vajzë e vogël 15-vjeçare që kam dashur të merrem me aktivitete, këto programet kompetitive që kanë qenë, nuk e kam menduar kurrë që dikush që merret me ëndrrat e të rinjve dhe fëmijëve, do të dojë të abuzojë me këto ëndrra. Kur them abuzim, e kam fjalën për abuzim të mirëfilltë për motive përfituese seksuale të atyre që ti i ke marrë me mirëbesim. Unë si një person shumë i dedikuar te gjeja që doja të bëja nuk kam qenë as pak e fokusuar të devijoj nga ky rrugëtim.

    Po, më ka ndodhur kur kam qenë 15 vjeç. Më ka thënë: ‘Ti nuk di të shijosh jetën’, sepse donte të më jepte alkool. Nuk e kam denoncuar sepse atëherë mendoj se vërtet isha unë ajo që nuk dija të shijoja jetën. Mua më shumë mu bë mësim sesa traumë”, u shpreh ndër të tjera Einxhel Shkira në emisionin Goca dhe Gra.

    Ngjashmëria midis dy vajzave

    Si Einxhel Shkira, e po kështu Sara Gjordeni, kanë gjetur dashurinë e tyre në një reality shoë, njëra tek BBV2 e tjetra te BBV3.

    Sara Gjordeni, e lidhur me këngëtarin Bardhi Idrizi, së shpejti presin dhe një vajzë.

    Nga ana tjetër, Einxhel Shkira, në romancë me DJ Dagz, kanë një djal së bashku, të quajtur Trev.

    Të dyja vajzat, për shkak të prezencës së tyre në media, janë përballur me komente të ndryshme, e shpesh herë negative.

  • FOTO/ Arbana gati për rikthimin e saj, çfarë e lidh me Olta Gixharin?

    FOTO/ Arbana gati për rikthimin e saj, çfarë e lidh me Olta Gixharin?

    FOTO/ Arbana gati për rikthimin e saj, çfarë e lidh me Olta Gixharin?
    Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka nisur përgatitjet për një projekt të ri që do të sjellë surpriza për publikun.

    Ndërkohë që detajet për projektin ende nuk janë bërë publike, postimet e saj në rrjetet sociale sugjerojnë se një pjesë e xhirimeve do të jenë në natyrë, pasi ajo aktualisht ndodhet në veri të vendit duke punuar për këtë projekt misterioz.

    Ndjekësit kanë filluar të aludojnë se projekti mund të përfshijë edhe aktoren Olta Gixhari, pasi ajo ka shoqëruar Arbanën në xhirime dhe ka postuar një foto në Instastory me komentin “S’po them gjë.”

    Ky mesazh ka shtuar kuriozitetin rreth mundësisë së pjesëmarrjes së Oltës në këtë projekt të ri, megjithëse asnjëra prej tyre nuk ka konfirmuar ende ndonjë detaj specifik.

    Gjatë një interviste të fundit në programin “Oxygen” me Besim Dinën, Arbana foli për rikthimin e saj në ekran, duke lënë të kuptohet se publiku nuk do të presë gjatë për këtë projekt të ri.

    https://www.instagram.com/arbanao/?utm_source=ig_embed&ig_rid=566f0735-8728-4837-8258-e79fb3433ce0

  • Xuxi: Kam vajzën 18 vjeç, më vjen turp nga vetja

    Xuxi: Kam vajzën 18 vjeç, më vjen turp nga vetja

    Xuxi, që hyri vetëm pak ditë më parë në shtëpi, dhe Mevlani janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.
    Gjithçka nisi pas një rrëmuje që u krijua në shtëpinë e “Big Brother” nga Xheneta, por situata precipitoi deri në përplasje fizike. Xheneta Fetahu nxiti të gjithë banorët, kur tentoi t’i zgjonte banorët në dhomën e gjumit me tiganë, por kjo nuk u prit mirë nga të gjithë.Xuxi nuk u përmbajt dhe situata i doli jashtë kontrollit, derisa në një moment, ai e shtyu fizikisht ish-konkurrentin e “Përputhen”.

    Pas kësaj, këngëtari nuk është ndier mirë dhe i është dashur ndihma e mjekut. Reagimi i produksionit ishte i menjëhershëm, sepse transmetimi u ndërpre për disa minuta, pasi situata u qetësua.Xuxi ditën tjetër është zgjuar me pendesë dhe i turpëruar për situatën e krijuar . Rovena e pyeti nëse është më mirë, ky i konfirmon se është qetësuar megjithatë u shpreh i turpëruar.Por, gjatë ditës, Xuxi është ndier më i qetë, por i turpëruar. Ai tha se i vjen turp për situatën e krijuar, pasi e shikon edhe e bija nga televizori: “Turp i Zotit. Po më vjen turp prej vetes. Po më vjen turp, se e kam vajzën 18-vjeçare sa ajo, ajo me shikon. Prej turpit, po më dhemb zemra. Aq keq jam, sa nuk ta merr mendja. Vajza më shikon… Aq e kam vajzën, sa Xheneta.

  • Majk në telashe! Policia i sekuestron makinën, shoqërohet nga dy patrulla

    Majk në telashe! Policia i sekuestron makinën, shoqërohet nga dy patrulla

    Policia e Kosovës i ka sekuestruar automjetin me të cilin po lëvizte reperit Majk. Ai është shoqëruar nga dy makina të policisë për në stacion policor.

    Raportohet se mjeti e tij është sekuestruar pasi është kapur duke e drejtuar pa leje qarkullimi. Nuk dihet ende se çfarë mase do merret për reperin Majk.

    Në videon e mëposhtme shihet momenti kur mjeti i Majk-ut shoqërohet në stacion nga një patrullë policore që printe dhe një tjetër që i vihej prapa.

  • E papritur! Arbana Osmani dhe Olta Gixhari bëhen bashkë për një ‘mega’ projekt? Ja cfarë zbulon aktorja

    E papritur! Arbana Osmani dhe Olta Gixhari bëhen bashkë për një ‘mega’ projekt? Ja cfarë zbulon aktorja

    Arbana Osmani ka nisur përgatitjet për të sjellë për publikun projektin e saj më të ri surprizë. Moderatorja nuk ka ndarë ende detaje nga projekti që pritet të sjellë rikthimin e saj, ndërsa nga postimet e saj mund të kuptojmë se do të jetë në natyrë dhe jo në një studio televizive (të paktën një pjesë e tij), pasi aktualisht Arbana ndodhet në veri të vendit teksa po merret me xhirimet.

    Nga ana tjetër, Arbana dhe Olta kanë postuar foto së bashku gjatë kësaj kohe, ku aktorja ka shkuar në xhirimet e Arbanës, ndërsa në një postim në Instastory shkruan: “S’po them gjë“, duke e ruajtur deri në fund elementin surprizë të projektit të ri.

    Menjëherë pas këtij postimi, ndjekësit nisën të aludojnë se Olta do të jetë pjesë e projektit të ri të Arbanës, ndërsa asnjëra nuk ka konfirmuar ende asgjë, duke e shtuar edhe më shumë suspancën. Kujtojmë se në një intervistë të fundit në ‘Oxygen’ me Besim Dinën, Arbana foli lidhur me rikthimin e saj, e duket se koha e pritjes nuk do të jetë më shumë e gjatë.

  • U shtrua me urgjencë në spital, zbulohet nga çfarë vuan Neda Balluku

    U shtrua me urgjencë në spital, zbulohet nga çfarë vuan Neda Balluku

    Mëngjesin e sotëm opinionistja e njohur, Neda Balluku, ndau në rrjetet sociale një postim teksa tregoi e ishte shtruar në spital. Mirëpo nuk zgjodhi të ndante më tepër detaje deri pak momente më herët.

    Por Neda ka bërë një tjetër postim në “Instastory” ku ka treguar për ndjekësit e saj se i është shtruar një ndërhyrjeje për të hequr gurin në tëmth.

    Më tej ajo ka theksuar se muaji tetor ka qenë tepër sfidues për të, sidomos në aspektin shëndetësor dhe rrëfehet se tani është koha për t’u rikuperuar pikë së pari për veten dhe më pas për familjen apo gjërat e bukura që e presin më pas.

    “Nuk kam një diagnozë misterioze, gjatë ekos abdominale që bëra para disa javësh për shkak të disa shqetësimeve, mu konstatuan gurë në kolicist (tëmth) dhe u detyrova t’i nënshtrohem ndërhyrjes për t’a hequr.

    Tetori ka qenë vërtetë sfidues për mua, sidomos në aspektin shëndetësor dhe tani dua të rikuperoj për veten, familjen dhe gjërat e bukura që do të vijnë. Faleminderit për mesazhet tuaja”.