Category: Showbiz

  • U shtrua me urgjencë në spital, zbulohet nga çfarë vuan Neda Balluku

    U shtrua me urgjencë në spital, zbulohet nga çfarë vuan Neda Balluku

    Mëngjesin e sotëm opinionistja e njohur, Neda Balluku, ndau në rrjetet sociale një postim teksa tregoi e ishte shtruar në spital. Mirëpo nuk zgjodhi të ndante më tepër detaje deri pak momente më herët.

    Por Neda ka bërë një tjetër postim në “Instastory” ku ka treguar për ndjekësit e saj se i është shtruar një ndërhyrjeje për të hequr gurin në tëmth.

    Më tej ajo ka theksuar se muaji tetor ka qenë tepër sfidues për të, sidomos në aspektin shëndetësor dhe rrëfehet se tani është koha për t’u rikuperuar pikë së pari për veten dhe më pas për familjen apo gjërat e bukura që e presin më pas.

    “Nuk kam një diagnozë misterioze, gjatë ekos abdominale që bëra para disa javësh për shkak të disa shqetësimeve, mu konstatuan gurë në kolicist (tëmth) dhe u detyrova t’i nënshtrohem ndërhyrjes për t’a hequr.

    Tetori ka qenë vërtetë sfidues për mua, sidomos në aspektin shëndetësor dhe tani dua të rikuperoj për veten, familjen dhe gjërat e bukura që do të vijnë. Faleminderit për mesazhet tuaja”.

  • Rikthehet ‘Njerëz dhe Fate’, aktorët zbulojnë ndjeshmëritë kur publiku i thërret pas 20 vitesh me emrat e personazheve

    Rikthehet ‘Njerëz dhe Fate’, aktorët zbulojnë ndjeshmëritë kur publiku i thërret pas 20 vitesh me emrat e personazheve

    Ajo ishte ende studente në Akademinë e Arteve, kur iu besua që të luante rolin e Erës në serialin shqiptar “Njerëz dhe fate”. E ftuar në një program televiziv aktorja Eni Jani kthehet pas në nostalgjinë e kujtimeve të viteve 2000, teksa shton se rikthimi i filmit e ka lumturuar jashtë mase.

    Pas 20 viteve Era e vogël dhe çapkëne është nënë e dy fëmijëve, ky është roli që aktorja luan në filmin “Njerëz dhe fate 2”. Duke e cilësuar si një dhuratë pjesëmarrjen e saj në serial, ajo shprehet se ende sot e kësaj dite njerëz e njohin dhe e quajnë “Era”.

    Me sa duket, e njëjta gjë ndodh edhe me “thyesin e zemrave” të vajzave, Florin. Aktori Arben Derhemi tregon gjithashtu se për çudi shumë fëmijë dhe adoleshentë e njohin atë si “Flori i Njerëz dhe fate.”

    PJESE NGA BISEDA

    Eni Jani: Ka qenë një kohë shumë e bukur, unë për shembull e kam shijuar shumë. Unë isha akoma në Akademi dhe e shikoja si një gjë të pabesueshme, sepse akoma studente, mua mu tha një mundësi e tillë. Të të jepej mundësia në një serial që po bëhej për herë të parë dhe të ishe një personazh me jo pak peshë, për mua ishte një gjë e jashtëzakonshme, për mua ishte fat, e konsideroj fat. Normalisht e kam shijuar. Mbase sot do ta mendoja më tepër, do të isha me më shumë mendime, por në atë kohë unë e kam marrë si dhuratë dhe e kam shijuar si një të tillë.

    Moderatorja: Si një shans që t’u dha në jetë.
    Eni Jani: Dhe ashtu ka rezultuar vërtetë. Ka njerëz që më thërrasin Era sot e kësaj dite.
    Moderatorja: Sa role keni interpretuar ju ndër kohë, prapë së prapë ai personazh që keni pasur atëherë dhe që keni përfaqësuar ka mbetur në mendjen e të gjithë publikut dhe iu identifikojnë ende me personazhin atje.
    Arben Derhemi: Jo më larg se dje ishin disa fëmijë të vegjël atje tek semafori, mua nuk ma merrte mendja se ata do të më njihnin se ishin fëmijë të vegjël dhe moshë e vogël, ishin 6-vjeç, më thirrën “oooo Flori.”

    Moderatorja: Dhe ty të është bërë refleks që sa herë të thërrasin Flori ti kthen kokën.
    Eni Jani: Gjëja më e bukur është që sot e kësaj dite, sidomos tani që ka dalë dhe promo e filmit dhe më shkruajnë shumë vajza që më thonë; “Mua ma kanë vënë emrin Era nga filmi, dhe unë e kam ermin Era nga ai film.” Është shumë bukur kur të shkruajnë sepse impakti që ka pasur ai serial ka qenë aq i madh saqë dhe personazhe të ndryshëm t’i vënë emra tek fëmijët.

  • Cfarë po ndodh? Efi në Portokalli, po Kiara?

    Cfarë po ndodh? Efi në Portokalli, po Kiara?

    Gjatë qëndrimit në ‘Big Brother VIP Albania’ Luizi, Kiara dhe Efi krijuan raporte shumë të mira duke i argëtuar edhe një pjesë të publikut me momentet e tyre, por gjatë rrugës kjo marrëdhënie nuk shkoi siç duhet.

    Që nga ky reality show ata nuk u panë bashkë pasi i ndanë edhe rrugët. Pas shumë kohësh vajzat bëhen bashkë ku Kiara moderon ‘Portokallin’ e ftuar speciale është edhe Efi Dhedhes.Se cili do jetë reagimi i tyre përball njëra tjetrës, pritet të shohim në episodin qe do të transmetohet.]

  • Majk në telashe! Policia i sekuestron makinën, shoqërohet nga dy patrulla

    Majk në telashe! Policia i sekuestron makinën, shoqërohet nga dy patrulla

    Policia e Kosovës i ka sekuestruar automjetin me të cilin po lëvizte reperit Majk. Ai është shoqëruar nga dy makina të policisë për në stacion policor.

    Raportohet se mjeti e tij është sekuestruar pasi është kapur duke e drejtuar pa leje qarkullimi. Nuk dihet ende se çfarë mase do merret për reperin Majk.

    Në videon e mëposhtme shihet momenti kur mjeti i Majk-ut shoqërohet në stacion nga një patrullë policore që printe dhe një tjetër që i vihej prapa.

  • Plas sherri fizik në BBVK? Mevlani bën për spital banorin

    Plas sherri fizik në BBVK? Mevlani bën për spital banorin

    U bë pjesë e shtëpisë së BBVK vetëm pak ditë më parë, por Xuxi ka qenë një prej banorëve protagonistë këto ditë duke e ndarë edhe publikun në dy pjesë.

    Shumë e komentuar ka qenë situata e mbrëmshme e krijuar në BBVK, ku të gjithë banorët u përshinë në debate të ashpra.

    Madje Xuxi u përfshi në një përplasje fizike Mevlan Shabën, duke e shtyrë atë. Pas kësaj, Xuxi nuk është ndier mirë dhe u desh ndërhyrja e mjekëve.

    Fatmirësisht, gjendja e tij u përmirësua dhe ai u rikthye në shtëpi, ku banorët e pritën me duartrokitje.

  • Moderatorja e njohur shqiptare në zi, humb njeriun e saj të zemrës: Ma bërë shpirtin copë, do të dua deri në…

    Moderatorja e njohur shqiptare në zi, humb njeriun e saj të zemrës: Ma bërë shpirtin copë, do të dua deri në…

    Moderatorja dhe aktorja e njohur Jonida Vokshi pak minuta me parë ka ndarë lajmin e trishtë me ndjekësite saj në Instagram.

    Pas gjendjes të rëndë shëndetësore babi i saj ka ndërruar jetë.

    “Ma bërë shpirtin copë o ba, do të dua deri në frymën time të fundit, deri kur do takohemi serisht” ishin fjalët e Jonidës.

  • Çfarë ndodhi në “BBVK”? Ndalohet transmetimi pas mesnate

    Çfarë ndodhi në “BBVK”? Ndalohet transmetimi pas mesnate

    Duket se mbrëmja e djeshme nuk ka qenë e qetë për banorët e shtëpisë së “BBVK”. Kjo pasi pothuajse të gjithë konkurrentët janë përfshirë në debate të ashpra me njëri-tjetrin dhe situata pas mesnatës ka eskaluar. Ka qenë Xheneta, Rezi, Drenusha dhe Vullneti, protagonistë të këtij sherri, ku edhe në një moment për shkak të zhurmës nuk kuptohet se as për çfarë bëhet fjalë.

    Videoja është shpërndarë në rrjete sociale dhe thuhet se është ndalur transmetimi për shkak të momenteve të papërshtatshme që u krijuan.Pritet të mësohet në vazhdim se çfarë saktësisht ka ndodhur dhe përse nisi i gjithë ky sherr.

  • “Kungullesha e babs”/ Luizi ndan foton e ëmbël të Lunës

    “Kungullesha e babs”/ Luizi ndan foton e ëmbël të Lunës

    Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u bënë prindër për herë tē parë pak muaj më parë. Moderatorja solli në jetë vajzën e tyre Luna Ejlli, e cila ka marrë vēmendjen e ndjekësve. Çifti shpesh herë ka ndarë me ndjekësit foto dhe video të ndryshme të vogëlushes së ëmbël.

    Babi Luizi ka ndarë sot një foto të Lunës, ku është e veshur me ngjyrat portokalli dhe në formë kungulli, i cili simbolizon “festën e Halloween”.

    “Kungullesha e babs❤️”, – ka shkruar Luizi krahas fotos së vogëlushes.

  • Të gjithë më thonë falja”/ Xhensila fajtore? Bes Kallaku: Gabimisht u deshtëm, ja vlejti kur zemrën e shite…

    Të gjithë më thonë falja”/ Xhensila fajtore? Bes Kallaku: Gabimisht u deshtëm, ja vlejti kur zemrën e shite…

    Bes Kallaku është një ndër emrat më të lakuar të shtypit rozë sidomos pas ndarjes së bujshme me Xhensila Myrtezaj.

    Pak momente më parë Besi ka publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj.

    Ndjekësit e tij menjëherë kanë nisur aludimet se kjo këngë i dedikohet Xhensilës, duke parë se dhe teksti është shkruar nga aktori i njohur.

    “Falja, të gjithë më thonë falja, jo nuk ma bën zemra. Doja të ta falja. A ja vlejti kur zemrën e shite”, janë disa nga vargjet e këngës, ku nënkuptohet se fajtore e ndarjes mund të ketë qenë Xhensila.

  • “Durova vetëm për tim bir”, Maya thyen heshtjen, flet për raportin me ish-in: Ai as e takon djalin, videon e manipuloi

    “Durova vetëm për tim bir”, Maya thyen heshtjen, flet për raportin me ish-in: Ai as e takon djalin, videon e manipuloi

    Maya Aliçkaj ka thyer heshtjen mbi divorcin e bujshëm nga bashkëshorti i saj. Në programin televziv ajo foli për herë të parë rreth çështjes e cila ende nuk është finalizuar në një divorc. Maya rrëfeu se gjithçka e ka duruar për hir të familjes dhe djalit.

    Ajo tregoi se bashkëshorti i saj ka pasur dhe ka ende probleme me alkoolin dhe lëndët narkotike, por shqetësimi i saj kryesor mbetet djali. Këngëtarja thotë se nuk ka dashur asgjë prej bashkëshortit përveçse të ishin bashkë vetëm për djalin, por erdhi një pikë kur u ndienë të rrezikuar.

    Maya: Unë e kam dashur shumë familjen, jashtëzakonisht shumë dhe sakrifikova shumë, humba shumë nga vetja, durova shumë gjëra që s’kisha pse, s’kisha asnjë interes, zero fare në asnjë drejtim, as financiar, as dashuror, asgjë zero dhe doja vetëm që djali të rritej me baba dhe i kalova të gjitha këto duke luftuar, i kalova vetëm e vetëm për atë fëmijë dhe ai fëmijë m’u bë prapë se shkonte ma merrte prapë i pirë nga kopshti, m’u rrezikua jeta e djalit, s’kisha më mundësi tjetër, nuk kisha më, ishte jo te muri, por pas muri.

    Nuk funksiononte më, ishte rrezik vdekjeje. Shkon pastaj dhe merr një video që e bën vetë, vjen te shtëpia ime sepse ishte e imja, u mundua ta merrte, ta bënte, nuk e mori dot, bëri dokumente false, çfarë po bëhet kështu, e rregulluam prapë me hipotekën, e kthyem prapë në gjendjen e mëparshme.

    Maya shtoi se tanimë asgjë nuk mund të zhbëhet pasi është e pakthyeshme, ndërsa iu adresua edhe akuzave të ish-it se nuk e lejon të takojë djalin. Sipas këngëtares, në të vërtetë është ai që nuk vjen ta takojë fëmijën. Gjithashtu, Maya sqaroi se videoja që qarkulloi gjithandej ishte e manipuluar prej ish-it.

    Maya: Ai thotë s’më jep djalin ndërkohë që ai nuk vjen fare ta takojë.

    Moderatorja: Djali është mirë?

    Maya: Djali është mirë sepse unë mundohem të bëj çdo lloj roli, mos t’i lë kohë bosh. Natyrisht që nuk bëj dot dhe babain, por s’kam çfarë bëj.

    Moderatorja: Ke ndihmë?

    Maya: Ai nuk vjen, nuk vjen as ta takojë, thotë “s’ma jep”. Hajde takoje, kush po ta mban? Vetëm gjëra false, gënjeshtra, “jam ky, jam ai”, asgjë zero, nga A te Zh, gënjen. Po ç’ke? More një video, vjen te shtëpia ime, e manipulon, hoqi pjesën ku mua më shtyu, kastile e bëri videon, më shtyu mua, e ka hequr atë pjesë dhe më nxori mua sikur unë kërkova ndihmë kot. Por si do të kërkoj unë ndihmë kot kur s’më prek me dorë? Nejse, e bëri këtë gjë që t’i thoshte gjyqit e shikoni këtë që unë ta qëlloja, unë s’e qëllova normale se s’jam e çmendur dhe ai e nxori në atë mënyrë, më nxori mua gënjeshtare.