Category: Showbiz

  • “Durova vetëm për tim bir”, Maya thyen heshtjen, flet për raportin me ish-in: Ai as e takon djalin, videon e manipuloi

    “Durova vetëm për tim bir”, Maya thyen heshtjen, flet për raportin me ish-in: Ai as e takon djalin, videon e manipuloi

    Maya Aliçkaj ka thyer heshtjen mbi divorcin e bujshëm nga bashkëshorti i saj. Në programin televziv ajo foli për herë të parë rreth çështjes e cila ende nuk është finalizuar në një divorc. Maya rrëfeu se gjithçka e ka duruar për hir të familjes dhe djalit.

    Ajo tregoi se bashkëshorti i saj ka pasur dhe ka ende probleme me alkoolin dhe lëndët narkotike, por shqetësimi i saj kryesor mbetet djali. Këngëtarja thotë se nuk ka dashur asgjë prej bashkëshortit përveçse të ishin bashkë vetëm për djalin, por erdhi një pikë kur u ndienë të rrezikuar.

    Maya: Unë e kam dashur shumë familjen, jashtëzakonisht shumë dhe sakrifikova shumë, humba shumë nga vetja, durova shumë gjëra që s’kisha pse, s’kisha asnjë interes, zero fare në asnjë drejtim, as financiar, as dashuror, asgjë zero dhe doja vetëm që djali të rritej me baba dhe i kalova të gjitha këto duke luftuar, i kalova vetëm e vetëm për atë fëmijë dhe ai fëmijë m’u bë prapë se shkonte ma merrte prapë i pirë nga kopshti, m’u rrezikua jeta e djalit, s’kisha më mundësi tjetër, nuk kisha më, ishte jo te muri, por pas muri.

    Nuk funksiononte më, ishte rrezik vdekjeje. Shkon pastaj dhe merr një video që e bën vetë, vjen te shtëpia ime sepse ishte e imja, u mundua ta merrte, ta bënte, nuk e mori dot, bëri dokumente false, çfarë po bëhet kështu, e rregulluam prapë me hipotekën, e kthyem prapë në gjendjen e mëparshme.

    Maya shtoi se tanimë asgjë nuk mund të zhbëhet pasi është e pakthyeshme, ndërsa iu adresua edhe akuzave të ish-it se nuk e lejon të takojë djalin. Sipas këngëtares, në të vërtetë është ai që nuk vjen ta takojë fëmijën. Gjithashtu, Maya sqaroi se videoja që qarkulloi gjithandej ishte e manipuluar prej ish-it.

    Maya: Ai thotë s’më jep djalin ndërkohë që ai nuk vjen fare ta takojë.

    Moderatorja: Djali është mirë?

    Maya: Djali është mirë sepse unë mundohem të bëj çdo lloj roli, mos t’i lë kohë bosh. Natyrisht që nuk bëj dot dhe babain, por s’kam çfarë bëj.

    Moderatorja: Ke ndihmë?

    Maya: Ai nuk vjen, nuk vjen as ta takojë, thotë “s’ma jep”. Hajde takoje, kush po ta mban? Vetëm gjëra false, gënjeshtra, “jam ky, jam ai”, asgjë zero, nga A te Zh, gënjen. Po ç’ke? More një video, vjen te shtëpia ime, e manipulon, hoqi pjesën ku mua më shtyu, kastile e bëri videon, më shtyu mua, e ka hequr atë pjesë dhe më nxori mua sikur unë kërkova ndihmë kot. Por si do të kërkoj unë ndihmë kot kur s’më prek me dorë? Nejse, e bëri këtë gjë që t’i thoshte gjyqit e shikoni këtë që unë ta qëlloja, unë s’e qëllova normale se s’jam e çmendur dhe ai e nxori në atë mënyrë, më nxori mua gënjeshtare.

  • “Të gjithë më thonë falja”/ Bes Kallaku i “kthen kusurin”: Gabimisht u deshtëm, ja vlejti kur zemrën e shite…

    “Të gjithë më thonë falja”/ Bes Kallaku i “kthen kusurin”: Gabimisht u deshtëm, ja vlejti kur zemrën e shite…

    Bes Kallaku është një ndër emrat më të lakuar të shtypit rozë sidomos pas ndarjes së bujshme me Xhensila Myrtezaj.

    Pak momente më parë Besi ka publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj.

    Ndjekësit e tij menjëherë kanë nisur aludimet se kjo këngë i dedikohet Xhensilës, duke parë se dhe teksti është shkruar nga aktori i njohur.

    “Falja, të gjithë më thonë falja, jo nuk ma bën zemra. Doja të ta falja. A ja vlejti kur zemrën e shite”, janë disa nga vargjet e këngës, ku nënkuptohet se fajtore e ndarjes mund të ketë qenë Xhensila.

  • “Ku po shkon zemër”, reagon Romeo pasi Heidi Baci u largua nga Shqipëria

    “Ku po shkon zemër”, reagon Romeo pasi Heidi Baci u largua nga Shqipëria

    Marrëdhënia mes Romeos dhe Heidit ka shkaktuar konfuzion te ndjekësit e tyre, sidomos pas vendimit të papritur të Heidit për t’u rikthyer në Itali, duke lënë pas gjithçka që kishte ndërtuar në karrierën e saj në Shqipëri.

    Për këtë vendim të papritur të ish-banores së “Big Brother VIP Albania”, ka ardhur një reagim indirekt nga aktori Romeo Veshaj.

    Në “Story-n” e fundit në Instagram, ai shfaqet i prekur, duke kënduar një këngë me fjalët, “Çfarë po bën, ku je duke shkuar zemër”.

    Kjo e bën publikun të mendojë se vendimi i Heidit për të larguar nga Shqipëria ka ndikuar në ndjenjat e tij.

  • Arben Derhemi tregon pse “Njerëz dhe Fate” nuk u rikthye si seria dhe jep detaje nga filmi: Flori del nga burgu…

    Arben Derhemi tregon pse “Njerëz dhe Fate” nuk u rikthye si seria dhe jep detaje nga filmi: Flori del nga burgu…

    Arben Derhemi, në një intervistë për “Shije Shtëpie”, ka folur për “Njerëz dhe Fate 2” dhe ndër të tjera, për arsyen se pse po rikthehet si një film dhe jo si një serial, siç ishte përfolur fillimisht.

    Sipas aktorit, i cili luan rolin e Florit në film, fondi i pavarur për xhirimin e 10 serive u aprovua, por marrëveshja nuk përfundoi, pasi nuk u firmos kurrë.

    “U aprovua faktikisht një 10 serish me një minimum të mundshëm të fondeve nga Televizioni Shqiptar, nga Këshilli Drejtues dhe Bordi me një fond të pavarur. Në momentin që po nënshkruheshin letrat dhe po nënshkruhej kontrata, iku drejtori që ishte në atë kohë dhe erdhi një personazh tjetër. Ai iku gjithashtu për dy javë dhe erdhi personazhi që iku para pak kohësh. Ai nuk dëshironte që Televizioni Shqiptar të ishte autori i atij filizi që kishte bërë dhe atij filizit që i kishte kthyer gjithë spektatorin dhe telespektatorin Televizionit Shqiptar. Nuk donte për motivet e veta, nuk e di. Ai anuloi të gjitha fondet”, u shpreh Derhemi.

    “Këto fonde të pavarura nuk mund të shkojnë askund tjetër, kështu që të gjitha fondet në Shqipëri ndodh ajo teoria që “penalltia është e imja do ta gjuaj unë” dhe drejtori është ai që është dhe do ta gjuajë ai patjetër. Nuk u hodh firma kurrë, por vetëm gënjehej gjithë kohën dhe nuk e di se përse gënjente. Njeriu thotë “po” ose “jo”, nuk ka pse diskuton sepse ajo nuk ishte një gjë që m’u dha mua apo ia dhanë dikujt tjetër. Ishte një produkt që e donte publiku, e donte Televizioni Shqiptar që domosdoshmërish të kthente dhe një herë tjetër fytyrën e Televizionit Shqiptar”.

    Aktori tregoi gjithashtu dhe arsyet pse publiku e do shumë “Njerëz dhe Fate”, duke thënë se realiteti i pasqyruar i bëri njerëzit ta gjenin veten:

    “Ishte një histori aq reale saqë të gjithë e gjenin veten brenda saj, çdo kush e gjente veten brenda saj, të rinjtë që ishin meshkuj e gjenin veten brenda saj, në pamundësinë e tyre për të çarë në jetë. Familjarët që e gjenin veten brenda asaj amullisë të çuditshme familjare që ndodh në Shqipëri sot e kësaj dite dhe nuk duam ta tregojmë”, tha Derhemi.

    Më pas, shtoi: “Ai filmi ishte dhe në një farë mënyre dhe pasqyrë e pastër e realitetit, pasqyrë e thënë troç e asaj që ndodhte në Shqipëri dhe të viteve që shqiptarët ndiheshin në njëfarë mënyre mirë apo keq, në këtë aspekt”.

    Arsyeja e tretë, sipas tij ishte padiskutim aktrimi dhe qasja e re e të luajturit në një film:

    “E treta ishte dhe fakti që pati një lloj ndikimi në atë që u quajt telenovelë dhe mënyra se si u luajt, mënyra familjare, se si u komportonin aktorët ishte një qasje e re karshi të luajturit në film. Pavarësisht se teknikisht filmi linte për të dëshiruar, por në kuptimin më të ngushtë të fjalës, në kuptimin aktoresk, regjisorial ishte një film që ngjante shumë me realitetin, ky është fakti ndoshta që u dashuruan shumë me të”.

    Derhemi ndau edhe detaje sa i përket asaj që trajtohet në film. Ai sqaron se historia e personazheve do të kenë një rrjedhë logjike me serialin, por duke iu përshtatur kohës dhe aktualitetit.

    Rrjedha e ngjarjeve si vazhdon?

    Arben Derhemi: Domosdoshmërisht duke ardhur pas 20 vitesh, normalisht që personazhet nuk janë më ata që kanë qenë as historitë nuk janë më ato që kanë qenë, as dëshirat e publikut nuk janë më ato që kanë qenë, kështu që edhe filmi është zhvilluar në një anë pak më shumë aksion. Gjithsesi personazhet janë të mbetur në stanjacion në momentin e ikjes së “Njerëz dhe fate” dhe duke qenë që skenaristi bëri të mundur një volum të madh skenari për vazhdimësinë ne kemi zgjedhur gjërat më të mira të mundshme për publikun dhe për atë që ne mendojmë se për momentin është më e këndshme dhe ka më shumë kërkesë. Plus që personazhet domosdoshmërisht do të vinin nga një rrjedhë dhe nuk mund të ketë alogjizma në vazhdimësi të personazheve dhe në vazhdimësi të roleve e karaktereve të tyre.

    Sepse mendohet që kanë kaluar gjithë këto vite. Flori për shembull ka ndryshuar?

    Arben Derhemi: Flori domosdoshmërisht ka ndryshuar sepse kishte ikur nga burgu, kishte dalë jashtë. Pastaj dalja jashtë e tij dhe shkuarja e tij diku tjetër është zhvilluar në film.

  • Sara dhe Bardhi do të bëjnë dasmë?

    Sara dhe Bardhi do të bëjnë dasmë?

    Ish-banorja e BBV, Sara Gjordeni teksa është në pritje të vajzës së saj, të cilës i kanë bërë edhe emrin publik tashmë, Nea, ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram.

    Me anë të një “ask me questions” një ndjekës e ka pyetur Sarën “Të ka mbetur peng që nuk u bërë nuse me vello apo do e realizosh më vonë?”
    “Të ka lënë mendja nëse mendon se kaq ishte martesa jonë,” është përgjigjur ish-misi duke na lënë të kuptojmë se do të ketë patjetër një dasëm mes çiftit.Kujtojmë që çifti i njohur Sara Bardhi i patën fillesat e romances së tyre brenda Big Brother Vip, pas daljes nga shtëpia ata e vazhduan lidhjen e tyre dhe tashmë janë duke pritur të vijë në jetë e vogla e tyre.

  • Heidi largohet nga Shqipëria, reagon Romeo?

    Heidi largohet nga Shqipëria, reagon Romeo?

    Marrëdhënia mes Romeo Veshajt dhe Heidi Baçit, ka bërë konfuz ndjekësit, pasi shumë ndodhi në jetën e tyre së fundmi nuk po nxjerrin një konkluzion se çfarë ka ndodhur mes çiftit.

    Ishte Heidi ajo e cila vendosi të lërë gjithçka që po ndërtonte në lidhje me karrierën në Shqipëri duke iu rikthyer Italisë.

    Mirëpo ajo që vëmë re në “Story-n” e fundit të Romeos është një video në të cilën ai shfaqet i prekur dhe këndon një këngë e cila thotë “Çfarë po bën ku je duke shkuar zemër”.Menjëherë na shkon mendja tek vendimi që ish-banorja e BBV mori për t’u larguar nga Shqipëria, edhe pse asgjë nuk është e qartë nga dy protagonistët.Kujtojmë që ka gati dy muaj që përflitet për një ndarje mes Romeos dhe Heidit. Dy ish-finalistët e “Big Brother” ishin padyshim ndër çiftet më të dashura për publikun, ku vazhduan të konfirmonin dashurinë e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit.

  • “Ku je duke shkuar?”- Heidi Baçi ‘braktisi’ Shqipërinë pas ndarjes nga Romeo Veshaj dhe u rikthye në Itali! Aktori shfaqet i prekur?

    “Ku je duke shkuar?”- Heidi Baçi ‘braktisi’ Shqipërinë pas ndarjes nga Romeo Veshaj dhe u rikthye në Itali! Aktori shfaqet i prekur?

    Marrëdhënia mes Romeo Veshajt dhe Heidi Baçit, ka bërë konfuz ndjekësit, pasi shumë ndodhi në jetën e tyre së fundmi nuk po nxjerrin një konkluzion se çfarë ka ndodhur mes çiftit.

    Ishte Heidi ajo e cila vendosi të lërë gjithçka që po ndërtonte në lidhje me karrierën në Shqipëri duke iu rikthyer Italisë.

    Mirëpo ajo që vëmë re në “Story-n” e fundit të Romeos është një video në të cilën ai shfaqet i prekur dhe këndon një këngë e cila thotë “Çfarë po bën ku je duke shkuar zemër”.

    Menjëherë na shkon mendja tek vendimi që ish-banorja e BBV mori për t’u larguar nga Shqipëria, edhe pse asgjë nuk është e qartë nga dy protagonistët.

    Kujtojmë që ka gati dy muaj që përflitet për një ndarje mes Romeos dhe Heidit. Dy ishfinalistët e “Big Brother” ishin padyshim ndër çiftet më të dashura për publikun, ku vazhduan të konfirmonin dashurinë e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit.

    Por ishte fillimi i shtatorit, kur u fol për një krizë mes tyre. Që atëherë, dy protagonistët kanë zgjedhur që mos të flasin për historinë e tyre, duke vazhduar së shfaquri veç e veç. Vetëm javën e shkuar, “Panorama” publikoi disa fotografia të Heidit, ku shfaqej në Tiranë, në shoqërinë e një mashkulli.

    Nga ato çfarë mund të mësonim, bëhet me dije se djali në fjalë është një afërm i saj dhe nuk bëhet fjalë për një flirt të ri. E veshur me një palë xhinse dhe një xhaketë të bardhë, Heidi kishte vendosur një kapele dhe një palë syze dielli, si për t’ju shmangur disi syve të kureshtarëve, por duket se nuk ia ka dalë. Nga ana tjetër, Romeo kohët e fundit e ka ndarë kohën mes projekteve të reja. Sakaq, ai i është rikthyer edhe muzikës, duke pasur disa koncerte në agjendën e tij.
    heidi baci romeo veshaj4

    Miqtë e tij zbulojnë se, në fakt, historia me Heidin ka përfunduar dhe tashmë, Romeo është duke njohur një tjetër vajzë. Nuk dihen më shumë detaje në lidhje me këto thashetheme, duke na bërë të mendojnë se, në fakt, janë vetëm thashetheme, për të shtuar vëmendjen për historinë mes tij dhe Heidit.

    Deri më tani, në ato pak dalje që Romeo ka pasur, ka qenë gjithnjë i shoqëruar nga i vëllai apo nga miqtë e tij, duke mos u parë asnjë femër pranë. Nga ana tjetër, edhe në netët live që artisti ka pasur, është shoqëruar po me meshkuj, duke mos lënë vend për aludime. Nuk dihet nëse kjo histori e re që po nis po jetohet në fshehtësi të plotë, apo është vetëm një thashethem që qarkullon në njerëzit pranë Romeos, si për ta bërë këtë histori edhe më të bujshme.

    Zërat për një ndarje u vulosën edhe më tej, kur Romeo u shfaq në një dasmë, në shoqërinë e Donaldit dhe Borës, por Heidi mungonte. Ishte pikërisht kjo prova që fansat po prisnin, për të konfirmuar se dyshja e dashur, tashmë i ka dhënë fund. Tashmë, të shumtë janë ndjekësit që po kontrollojnë me imtësi rrjetet sociale të aktorit, për të parë nëse ka lëvizje që do të çonin në identifikimin e vajzës që ka nisur të shoqërohet me Romeon. Ishte fillimi i shtatorit, kur dhe vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donald festuan ditëlindjen e tyre, çfarë nxori në pah edhe krisjen mes dyshes.

    Në 29 vjetorin e lindjes së tyre të dy moderatorët morën urime të veçanta nga familjarët dhe miqtë. Por Heidi Baçi, e dashura e Romeos me të cilën u njoh brenda shtëpisë së “Big-Brother Vip”, nuk u pa ta uronte moderatorin në rrjetet sociale. Kjo ngriti dyshimet se çifti i njohur ndoshta po kalon një krizë në marrëdhënien e tyre. Po ashtu, prej disa kohësh ata nuk kanë postuar foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërkohë që më parë kanë qenë më aktiv dhe të pandarë në profilet e tyre. Dyshja shpesh herë ndanin në profilet e tyre çaste të bukura nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ku nuk mungonin as momentet romantike e gazmore.

    Mesa duket krisja mes çiftit është reale dhe shkak ka qenë pikërisht rruga e ndryshme që kanë zgjedhur. Planet e çiftit kanë sjellë edhe përplasjet e para, ku teksa Romeo duket një hap më larg televizionit, e ndërsa Heidi ka zgjedhur që të investohet tek ekrani. Kujtojmë që romanca mes çiftit filloi teksa të dy ata u bën pjesë e reality show-t të BBV, ata u përfolën mjaft nga publiku si dhe fituan dashurinë e tyre.

    Pas daljes nga shtëpia e famshme çifti filloi bashkëjetesën, ata u panë gjatë verës në vende të ndryshme me pushime. Shpesh dyshja u shfaq krahë Borës dhe Donaldit ku u duk se marrëdhënia mes tyre ishte e mirë. Këtë e ka shprehur edhe vetë Heidi në një intervistë teksa ka thënë që është e lumtur që i do shumë Romeon dhe Borën.

    /Panorama Plus

  • “Ti do ishe ‘mbretëresha e b*llizmit’”/ Ish-banorja e parë e bën ‘për një lekë’ Olta Gixharin para të gjithë publikut

    “Ti do ishe ‘mbretëresha e b*llizmit’”/ Ish-banorja e parë e bën ‘për një lekë’ Olta Gixharin para të gjithë publikut

    Spektakli i djeshëm nisi me debate të forta. Mes Oltës dhe banores së eliminuar javën e kaluar Arias. Ajo iu kthehu si kundër përgjigje nga e kaluar duke i thënë se ti e meriton kurorën e bullizuese në të gjitha Big Brother VIP, madje me epitetin mbretëresha e kësaj.

    “Nëse do të hapej një sondazh për bullizuese për Big Brother VIP Kosova Shqipëria ti do të kryesoje listën, do të ishe mbretëresha”, iu drejtua ajo.

    Gixhari nga ana tjetër reagoi ashpër duke kërkuar nga Aria që t’ia gjejë një video apo diçka të tillë ku ka qenë bullizuese. Pas ofendimeve që mori Olta iu kthye duke thënë se nuk është pishman për ato qe i tha javën e kaluar.

    Kjo përplasje mes dyshes u ndërpre nga moderatorët, me mundësi sqarimi pas këtij spektakli.

  • “Je mashtrues i paparë”/Olta Gixhari i kthehet keq Rezart Veleshnjës: Tallesh me sëmundjen e dikujt…

    “Je mashtrues i paparë”/Olta Gixhari i kthehet keq Rezart Veleshnjës: Tallesh me sëmundjen e dikujt…

    Me debate të shumta është shoqëruar mbrëmja e djeshme e “Big Brother VIP Kosova 3”. Opinionistja Olta Gixhari, ka kritikuar nivelin e fjalorit që aktori i humorit Rezart Veleshnja po përdor brenda shtëpisë.

    “Je mashtrues i paparë, e para për që je mashtrues është problem i yti, por që ti të tallesh me depresionin e dikujt, këtë nuk ta falë dot”, u shpreh ish-banorja e BBVA 2.

    Kjo deklaratë nisi për shkak të një debati që Rezarti kishte me aktorin Besfort Daka. Nga ana tjetër, aktori i përmendi disa gjëra Oltës, pasi e njeh shumë më para dhe kanë qenë në shkollë së bashku.

  • E ëma në gjendje të rëndë, banores së “BBVK” i kërkohet largimi nga shtëpia, ajo refuzon

    E ëma në gjendje të rëndë, banores së “BBVK” i kërkohet largimi nga shtëpia, ajo refuzon

    Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme të “BBVK”, një prej banoreve i ka ardhur një telefonatë e papritur. Bëhet fjalë për Ana Ejupin ku i është thënë në spektakël se duhet ta lë përgjysmë garën në bazë të kërkesës që ka bërë familja e saj.

    Kjo për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së saj, dhe për këtë banorja vendimin duhej ta merrte menjëherë.

    Konkurentja u shpreh se garën nuk do e linte përgjysmë por kërkoi t’i tregonin nëse gjendja e nënës së saj do të përkeqsohej.

    E më pas, Ana mori një telefonatë nga motra, ku në një formë i tregoi se nuk janë dakord për raportin me Kevinin.

    “Ne të duam me zemër, që ti me vazhdu lojën, me tregu çfarë vajze je me na bërë krenarë të gjithëve. Nuk ke nevojë për ndihmën e askujt”, ka thënë ajo.