Category: Showbiz

  • Të përfolur për ndarje, Romeo Veshaj fshin çdo postim me Heidin nga rrjetet sociale! Ish-banorja e BBV largohet nga Shqipëria, çfarë po ndodh mes dyshes

    Të përfolur për ndarje, Romeo Veshaj fshin çdo postim me Heidin nga rrjetet sociale! Ish-banorja e BBV largohet nga Shqipëria, çfarë po ndodh mes dyshes

    Mes Romeo Veshajt dhe Heidit Baci është përfolur për një ndarje të mundshme prej të paktën 1 muaji, një dyshim jo i kotë ky pasi vetë ish-banorja e BBV 3 ka marrë vendimin për të lënë Shqipërinë.

    Nëse bëhet një vëzhgim i thjeshtë në rrjetet sociale të kësaj dyshe, vihet re se Romeo ka fshirë çdo postim që ka pasur me Heidin, ndërsa kjo e fundit ka lënë çdo gjë si më parë, përfshirë këtu dhe fotot e çiftit.

    “Thashethemet” qarkullojnë se janë ndarë, por lëvizja e Heidit për të mos fshirë fotot me Romeon nga rrjeti social “Instagram” tregon të kundërtën. Nga ana tjetër, Romeo duket se po përpiqet të mbajë një profil më “profesional” në rrjete sociale, pasi ka vetëm 5 postime, e këto të lidhura me punën e tij si aktor por gjithashtu dhe planeve të tij për rikthimin në muzikë.

    Nuk mund të mohojmë se dyshja e ndjek njëri tjetrin në Instagram, duke lënë kështu pezull diskutimin nëse ata qëndrojnë së bashku apo jo.

    Sakaq, aktorja Egla Ceno, njëkohësisht fituesja e çmimit të madh të BBV, u pyet nga ndjekësit e saj se çfarë mendimi ka rreth largimit të Hedit nga Shqipëria.

    Ajo u shpreh se “është treguar e dobët”, duke shtuar kështu dyshimet për një ndarje të mundshme midis çiftit
    finalist të BBV 3.

    Nga pyetja e radhës së ndjekësve, nëse mendon që Heidi dhe Romeo janë ndarë apo jo, Egla është përgjigjur kështu: “As më hyn në xhep fare zemra”.

    Kujtojmë që ka gati një muaj që përflitet për një ndarje mes Romeos dhe Heidit. Dy ishfinalistët e “Big Brother” ishin padyshim ndër çiftet më të dashura për publikun, ku vazhduan të konfirmonin dashurinë e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit.

    Por ishte fillimi i shtatorit, kur u fol për një krizë mes tyre. Që atëherë, dy protagonistët kanë zgjedhur që mos të flasin për historinë e tyre, duke vazhduar së shfaquri veç e veç. Vetëm javën e shkuar, “Panorama” publikoi disa fotografia të Heidit, ku shfaqej në Tiranë, në shoqërinë e një mashkulli.

    Nga ato çfarë mund të mësonim, bëhet me dije se djali në fjalë është një afërm i saj dhe nuk bëhet fjalë për një flirt të ri. E veshur me një palë xhinse dhe një xhaketë të bardhë, Heidi kishte vendosur një kapele dhe një palë syze dielli, si për t’ju shmangur disi syve të kureshtarëve, por duket se nuk ia ka dalë. Nga ana tjetër, Romeo kohët e fundit e ka ndarë kohën mes projekteve të reja. Sakaq, ai i është rikthyer edhe muzikës, duke pasur disa koncerte në agjendën e tij.

    Miqtë e tij zbulojnë se, në fakt, historia me Heidin ka përfunduar dhe tashmë, Romeo është duke njohur një tjetër vajzë. Nuk dihen më shumë detaje në lidhje me këto thashetheme, duke na bërë të mendojnë se, në fakt, janë vetëm thashetheme, për të shtuar vëmendjen për historinë mes tij dhe Heidit.

    Deri më tani, në ato pak dalje që Romeo ka pasur, ka qenë gjithnjë i shoqëruar nga i vëllai apo nga miqtë e tij, duke mos u parë asnjë femër pranë. Nga ana tjetër, edhe në netët live që artisti ka pasur, është shoqëruar po me meshkuj, duke mos lënë vend për aludime. Nuk dihet nëse kjo histori e re që po nis po jetohet në fshehtësi të plotë, apo është vetëm një thashethem që qarkullon në njerëzit pranë Romeos, si për ta bërë këtë histori edhe më të bujshme.

    Zërat për një ndarje u vulosën edhe më tej, kur Romeo u shfaq në një dasmë, në shoqërinë e Donaldit dhe Borës, por Heidi mungonte. Ishte pikërisht kjo prova që fansat po prisnin, për të konfirmuar se dyshja e dashur, tashmë i ka dhënë fund. Tashmë, të shumtë janë ndjekësit që po kontrollojnë me imtësi rrjetet sociale të aktorit, për të parë nëse ka lëvizje që do të çonin në identifikimin e vajzës që ka nisur të shoqërohet me Romeon. Ishte fillimi i shtatorit, kur dhe vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donald festuan ditëlindjen e tyre, çfarë nxori në pah edhe krisjen mes dyshes.

    Në 29 vjetorin e lindjes së tyre të dy moderatorët morën urime të veçanta nga familjarët dhe miqtë. Por Heidi Baçi, e dashura e Romeos me të cilën u njoh brenda shtëpisë së “Big-Brother Vip”, nuk u pa ta uronte moderatorin në rrjetet sociale. Kjo ngriti dyshimet se çifti i njohur ndoshta po kalon një krizë në marrëdhënien e tyre. Po ashtu, prej disa kohësh ata nuk kanë postuar foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërkohë që më parë kanë qenë më aktiv dhe të pandarë në profilet e tyre. Dyshja shpesh herë ndanin në profilet e tyre çaste të bukura nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ku nuk mungonin as momentet romantike e gazmore.

    Mesa duket krisja mes çiftit është reale dhe shkak ka qenë pikërisht rruga e ndryshme që kanë zgjedhur. Planet e çiftit kanë sjellë edhe përplasjet e para, ku teksa Romeo duket një hap më larg televizionit, e ndërsa Heidi ka zgjedhur që të investohet tek ekrani. Kujtojmë që romanca mes çiftit filloi teksa të dy ata u bën pjesë e reality show-t të BBV, ata u përfolën mjaft nga publiku si dhe fituan dashurinë e tyre.

    Pas daljes nga shtëpia e famshme çifti filloi bashkëjetesën, ata u panë gjatë verës në vende të ndryshme me pushime. Shpesh dyshja u shfaq krahë Borës dhe Donaldit ku u duk se marrëdhënia mes tyre ishte e mirë. Këtë e ka shprehur edhe vetë Heidi në një intervistë teksa ka thënë që është e lumtur që i do shumë Romeon dhe Borën.

  • Upss! Olta Gixhari tregon më shumë se ç’duhet por e fshin postimin menjëherë (Foto)

    Upss! Olta Gixhari tregon më shumë se ç’duhet por e fshin postimin menjëherë (Foto)

    Olta Gixhari është rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes pasi u konfirmua si opinioniste në spektaklin “Big Brother VIP Kosova”.

    Përpos kësaj, aktoren e shohim aktive edhe në rrjetet sociale, ku shpesh poston momente nga e përditshmja e saj.

    Mirëpo në një nga postimet e saj të fundit, Olta ka treguar më shumë se ç’duhet. Megjithatë aktorja nuk vonoi shumë për ta fshirë postimin.

    Kujtojmë se eksperienca e Oltës në një spektakël si ai i “Big Brother VIP Kosova” nuk është për herë të parë — jo si opinioniste por si banore. Ajo ka qenë në “Big Brother-in” shqiptar dy vite më parë.

  • “I urren akoma Ilnisën dhe Meritonin”, habit me përgjigjen Egla Ceno

    “I urren akoma Ilnisën dhe Meritonin”, habit me përgjigjen Egla Ceno

    Aktorja Egla Ceno u shpall fituese e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.

    Ajo po vazhdon të jetë një personazh shumë i komentuar në rrjete sociale, teksa së fundmi u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

    E pyetje të shumta kishte për çiftin Ilnisa-Meriton, me të cilët nuk ruante raporte të mira në Big Brother.

    “I urren akoma Ilnisën dhe Meritonin?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

    “Unë nuk urrej askënd”, u përgjigj ish-banorja.

    E një tjetër i tha: “E prisje Meritonin dhe Ilnisën të zgjasnin kaq shumë si çift?”.

    “Nuk më hyn në xhep e dashur, për mua Big Brother mbaroi në 25 maj”, theksoi në vazhdim Ceno

    Egla fitoi plot 100 mijë euro, duke lënë në vend të dytë Julian Dedën e në të tretin Romeo Veshajn

  • Në natën e dasmës të Dafinës, DJ Geek prezanton partneren e re?

    Në natën e dasmës të Dafinës, DJ Geek prezanton partneren e re?

    Një ngjarje e bujshme për showbizin shqiptar ishte dasma e këngëtares së njohur Dafina Zeqiri, e cila u martua mbrëmjen e kaluar në një ceremoni që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

    Por ndërsa Dafina kremtonte momentin e saj të veçantë, një tjetër surprizë vinte nga ish-i i saj i famshëm, Dj Geek.
    Në një postim në Instagram Story, Geek ndau një foto ku shfaqet me një vajzë misterioze, duke ngritur spekulime se mund të bëhet fjalë për partneren e tij të re.

    Fotografia ka ngjallur kureshtje të madhe dhe ka ndezur spekulime në rrjetet sociale, pasi të gjithë pyesin nëse kjo është një formë e “hakmarrjes” së tij në ditën e dasmës së ish-të dashurës.

    Kujtojmë Dj Geek dhe Dafina kanë pasur një marrëdhënie të gjatë dhe publike në të shkuarën, ndaj ky postim është interpretuar si një deklaratë nga ana e tij.

    A është vajza në foto partnerja e re e Dj Geek, apo thjesht një shoqe?

  • Është ndarë nga Meritoni? Ilnisa e vulos me këtë foto

    Është ndarë nga Meritoni? Ilnisa e vulos me këtë foto

    Rrjeti po zien ditët e fundit pas dyshimeve se çifti Ilnisa-Meriton janë ndarë.

    Por jo! Vetë Ilnisa me një Insta story i ka hedhur poshtë këto zëra duke treguar se marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë e fortë.

    Dyshimet lindën pasi prej shumë ditësh tashmë, asnjëri prej të dyve nuk poston më foto e video në shoqërinë e njëri-tjetrit.

    Kujtojmë këtu, që pas përfundimit të “Big Brother”, çifti ishte ndër ata që më së shumti publikon së bashku, duke folur publikisht për dashurinë e tyre.

    Por u bënë disa javë, që këto postime tashmë po mungojnë.

    Ndonëse që të dy vijojnë të jenë aktiv në Instagram, pozat së bashku nuk janë publikuar më.

    Megjithatë, Ilnisa dhe Meritoni vijojnë të ndiqen në rrjetet sociale.

    Shiko foton:

  • Si rrallë herë, Gloria Meshi flet për vjehrrën e saj, Valbona Selimllarin

    Si rrallë herë, Gloria Meshi flet për vjehrrën e saj, Valbona Selimllarin

    Ashtu sikurse e dimë, ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Gloria Meshi, prej kohësh është në një marrëdhënie me djalin e Valbona Selimllarit. Në një intervistë të zhvilluar së fundmi, sa për ‘vjehrrën’ e ardhshme për të cilën ka folur herë pas here, modelja u shpreh me shumë vlerësim duke treguar edhe si është Valbona përtej ekranit.

    Pjesë nga intervista:

    Gloria Meshi: Është shumë e dashur, shumë e mirë siç e njohin të gjithë.

    -Është po kaq e mrekullueshme sa ç’e shohim ne nga ekrani.

    Gloria Meshi: Mendoj që pikën më të madhe e ka ajo për edukimin kaq të mirë që u ka bërë fëmijëve sepse është një djalë shumë i edukuar dhe unë gjtihmonë mendoj dhe ia kam thënë që duhet të jesh shumë falenderues për mamin që ke, je ky që je sot dhe ke këto vlera për shkak të saj.

    Por anën e kujt mban ‘vjehrra’ në debatet e dy të rinjve?

    Ajo mban anën e së drejtës duke qenë se edhe ne nuk debatojmë, na zgjat 5 minuta, më pak se 5 minuta nuk ke çfarë ane të mbash se e zgjidhim, 5 minuta e kemi.

  • Si qëndron e vërteta e divorcit, Arben Derhemi flet për herë të parë!

    Si qëndron e vërteta e divorcit, Arben Derhemi flet për herë të parë!

    Në muajin shtator, lajmi se Arben Derhemi dhe Iva Korumi ishin divorcuar mori dhenë. Mirëpo aso kohe nuk kishim asnjë deklaratë zyrtare nga asnjë prej të dyja palëve. Pa iu referuar asnjë burimi specifik informacioni, aktori i cilësoi të gjitha si shpifje për përfitime. Por në fund të fundit një gjë e vërtetë ishte në këtë mes. Dhe këtë e ka deklaruar vetë Arbeni i cili nëpërmjet një interviste të zhvilluar së fundmi deklaroi se është ndarë prej bashkëshortes që dy vite më parë.

    Gjithçka është mbajtur larg mediave dhe atij i është dukur i çuditshëm shpërthimi i lajmit. Sa për divorcin, ishte thjesht një vendim i marrë nga të dyja palët, për arsye që ai nuk i konkretizoi.

    “Është e gjitha një gënjeshtër e madhe sepse unë kam kohë që jam ndarë, kam gati dy vjet e gjysmë. Nuk e kuptoj, e gjitha ishte si me urdhër, e gjitha ishte e makinuar nga një makineri e çuditshme thashethemi, maskarallëku që nuk më bën shumë përshtypje sepse kam dëgjuar shumë gjëra për miq, shokë të mitë të cilët i njoh shumë mirë, i di shumë mirë. Por këtë radhë ishte shumë e çuditshme sepse e kam mbajtur larg jetën time private, larg televizionit, larg revistave, larg gjithçkaje sepse është e imja dhe e atyre që kanë qenë rreth meje. Kuptohet që ish-bashkëshortja ime ka të drejtën e vet që të revoltohet për një gjë të tillë sepse duam të mbajmë diçka jashtë kësaj. U vendos një moment që ne të ndahemi dhe kaq, s’ka asgjë të çuditshme.”

  • “U tregua e dobët”- Largimi i Heidit nga Shqipëria pas ndarjes me Romeo Veshajn, si reagon Egla Ceno kur pyetet për fundin e lidhjes së ish-çiftit të BBV

    “U tregua e dobët”- Largimi i Heidit nga Shqipëria pas ndarjes me Romeo Veshajn, si reagon Egla Ceno kur pyetet për fundin e lidhjes së ish-çiftit të BBV

    Egla Ceno, fituesja e Big Brother Vip3, ka komentuar vendimin e ish-rivales së saj, Heidi Baçi për t’u larguar nga Shqipëria.

    Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, aktorja është pyetur nga fansat për mendimin e saj rreth largimit të ish-finalistes së BBV.

    “U tregua e dobët”, është shprehur Egla Ceno teksa ka theksuar se këtë ja ka thënë edhe vetë Heidit Baçit në sy.

    Gjithashtu fansat e aktores kanë qenë kureshtarë rreth thashethemeve që qarkullojnë se Heidi dhe Romeon Veshaj, të cilët nisën romancën në BBV, janë ndarë.

    Mirëpo, aktorja është shprehur se nuk i intereson se çfarë ka ndodhur me marrëdhënien e tyre.

    “Mendon që Heidi dhe Romeo janë ndarë?” e pyet ndjekësi.

    “As më hyn në xhep fare zemra”, është shprehur Egla Ceno.

    Kujtojmë që ka gati një muaj që përflitet për një ndarje mes Romeos dhe Heidit. Dy ishfinalistët e “Big Brother” ishin padyshim ndër çiftet më të dashura për publikun, ku vazhduan të konfirmonin dashurinë e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit.

    Por ishte fillimi i shtatorit, kur u fol për një krizë mes tyre. Që atëherë, dy protagonistët kanë zgjedhur që mos të flasin për historinë e tyre, duke vazhduar së shfaquri veç e veç. Vetëm javën e shkuar, “Panorama” publikoi disa fotografia të Heidit, ku shfaqej në Tiranë, në shoqërinë e një mashkulli.

    Nga ato çfarë mund të mësonim, bëhet me dije se djali në fjalë është një afërm i saj dhe nuk bëhet fjalë për një flirt të ri. E veshur me një palë xhinse dhe një xhaketë të bardhë, Heidi kishte vendosur një kapele dhe një palë syze dielli, si për t’ju shmangur disi syve të kureshtarëve, por duket se nuk ia ka dalë. Nga ana tjetër, Romeo kohët e fundit e ka ndarë kohën mes projekteve të reja. Sakaq, ai i është rikthyer edhe muzikës, duke pasur disa koncerte në agjendën e tij.

    Miqtë e tij zbulojnë se, në fakt, historia me Heidin ka përfunduar dhe tashmë, Romeo është duke njohur një tjetër vajzë. Nuk dihen më shumë detaje në lidhje me këto thashetheme, duke na bërë të mendojnë se, në fakt, janë vetëm thashetheme, për të shtuar vëmendjen për historinë mes tij dhe Heidit.

    Deri më tani, në ato pak dalje që Romeo ka pasur, ka qenë gjithnjë i shoqëruar nga i vëllai apo nga miqtë e tij, duke mos u parë asnjë femër pranë. Nga ana tjetër, edhe në netët live që artisti ka pasur, është shoqëruar po me meshkuj, duke mos lënë vend për aludime. Nuk dihet nëse kjo histori e re që po nis po jetohet në fshehtësi të plotë, apo është vetëm një thashethem që qarkullon në njerëzit pranë Romeos, si për ta bërë këtë histori edhe më të bujshme.

    Zërat për një ndarje u vulosën edhe më tej, kur Romeo u shfaq në një dasmë, në shoqërinë e Donaldit dhe Borës, por Heidi mungonte. Ishte pikërisht kjo prova që fansat po prisnin, për të konfirmuar se dyshja e dashur, tashmë i ka dhënë fund. Tashmë, të shumtë janë ndjekësit që po kontrollojnë me imtësi rrjetet sociale të aktorit, për të parë nëse ka lëvizje që do të çonin në identifikimin e vajzës që ka nisur të shoqërohet me Romeon. Ishte fillimi i shtatorit, kur dhe vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donald festuan ditëlindjen e tyre, çfarë nxori në pah edhe krisjen mes dyshes.

    Në 29 vjetorin e lindjes së tyre të dy moderatorët morën urime të veçanta nga familjarët dhe miqtë. Por Heidi Baçi, e dashura e Romeos me të cilën u njoh brenda shtëpisë së “Big-Brother Vip”, nuk u pa ta uronte moderatorin në rrjetet sociale. Kjo ngriti dyshimet se çifti i njohur ndoshta po kalon një krizë në marrëdhënien e tyre. Po ashtu, prej disa kohësh ata nuk kanë postuar foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërkohë që më parë kanë qenë më aktiv dhe të pandarë në profilet e tyre. Dyshja shpesh herë ndanin në profilet e tyre çaste të bukura nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ku nuk mungonin as momentet romantike e gazmore.

    Mesa duket krisja mes çiftit është reale dhe shkak ka qenë pikërisht rruga e ndryshme që kanë zgjedhur. Planet e çiftit kanë sjellë edhe përplasjet e para, ku teksa Romeo duket një hap më larg televizionit, e ndërsa Heidi ka zgjedhur që të investohet tek ekrani. Kujtojmë që romanca mes çiftit filloi teksa të dy ata u bën pjesë e reality show-t të BBV, ata u përfolën mjaft nga publiku si dhe fituan dashurinë e tyre.

    Pas daljes nga shtëpia e famshme çifti filloi bashkëjetesën, ata u panë gjatë verës në vende të ndryshme me pushime. Shpesh dyshja u shfaq krahë Borës dhe Donaldit ku u duk se marrëdhënia mes tyre ishte e mirë. Këtë e ka shprehur edhe vetë Heidi në një intervistë teksa ka thënë që është e lumtur që i do shumë Romeon dhe Borën

  • E zhgënjyer nga lidhja me Romeo Veshaj? Habit Heidi Baçi: Dashuria e vërtetë është e rrallë

    E zhgënjyer nga lidhja me Romeo Veshaj? Habit Heidi Baçi: Dashuria e vërtetë është e rrallë

    Heidi Baci është larguar mbrëmjen e djeshme nga programi “Goca dhe Gra”, ku ishte në panel me disa emra të njohur të showbiz-it.

    Ish-banorja e BBV tregoi se po larghet nga Shqipëria dhe do rikthehet sërish për të jetuar në Itali, aty ku edhe e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës.

    E njëjta siç shihet ka ndarë rrugët edhe me partnerin e saj, Romeo Veshajn, me të cilin u njoh në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania.

    “Dashuria, ajo e vërteta është shumë e rrallë. Ndoshta ne nuk e kemi parë kurrë. Shumë njerëz nuk do e kenë, nuk do e shijojnë kurrë atë gjë . Dashurinë që themi me të vërtetë”, u shpreh Baci duke treguar se dashuria me Romeo nuk paska qenë shumë e fortë. Ish-konkurrentja theksoi: “Kështu varet edhe nga koncepti që kemi ne për dashurinë”.

    Dyshimet për ndarje erdhën pasi prej më shumë se një muaji nuk janë parë bashkë, ndonëse në rrjete sociale ndiqen akoma.

  • “Gjejini një burrë kësaj të qetësohet”, agravon debati mes Shqipes dhe Erjolës (Video)

    “Gjejini një burrë kësaj të qetësohet”, agravon debati mes Shqipes dhe Erjolës (Video)

    Një episod aspak i zakontë ka qenë ai i sotmi i “Pa Filtra” në E Diell në Top Channel.

    Një 63-vjeçar kërkoi ndihmën e programit për të gjetur një partnere pasi ndihet i vetmuar.

    Pas këtij rasti, Shqipja dhe Erjola kanë ngritur tonet mes njëra-tjetrës:

    “Gjejini një burrë kësaj të qetësohet”- u shpreh Erjola për Shqipen.