Category: Showbiz

  • Dalin pamjet nga dasma madhështore e Dafina Zeqirit, këngëtarja i jep fund beqarisë, kush janë të ftuarit VIP

    Dalin pamjet nga dasma madhështore e Dafina Zeqirit, këngëtarja i jep fund beqarisë, kush janë të ftuarit VIP

    Çifti më i përfolur kohët e fundit i showbiz-it shqiptar, Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji, festojnë sonte dashurinë e tyre me një dasmë madhështore.

    Siç duket edhe nga fotot që të ftuarit VIP kanë publikuar në rrjete sociale, Dafina dhe Kreshniku vezullojnë nga lumturia dhe dashuria.

    Në këtë mbrëmje të shënuar për të, Dafina ka zgjedhur një fustan elegant nusërie, me një vello madhështore të gjatë me detajin e luleve dhe kurriz të hapur.

    VIP-at që po festojnë sonte në mbrëmjen kushtuar dashurisë së Dafinës dhe Kreshnikut janë Ylli Limani, Festa Qoqaj, 2 Ton, Emina Cunmulaj, Remzie Osmani Osmani, Ronela Hajati, nëna e Rita Orës, e shumë artistë të tjerë nga Shqipëria e Kosova.

    Në dasmën e Dafinës e pranishme është sonte edhe ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

    Kujtojmë se Dafina është në lidhje me Kreshnik Gjergjin prej më shumë se një viti dhe propozimin për martesë e ka marrë me 14 prill.

    “Kreshnikun e njoh prej 15 vitesh, e kam shok shumë të mirë, e kam dashur shumë. Ai ka qenë gjithmonë aty për mua. E kam marrë në telefon edhe kur kam qenë zemërthyer. Në asnjë moment nuk e kam ditur që ai ka një pëlqim tjetër për mua.

    E kam konsideruar si familje, që në fillimet e mia të karrierës. Thonë ndonjëherë që e ke dashurinë e jetës aty, po s’e sheh. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë. Kur erdhi momenti që u lidhëm, në fillim, isha në shok. Është gjëja më e mirë që ka ndodhur në jetën time. Jam bashkë me shokun tim të jetës, që e di si të më bëjë të lumtur dhe të më mbështesë”, ka thënë në një prej intervistave të mëpërparshme, këngëtarja.

  • Mevlani në sulm, i shpreh ndjenjat konkurentes së BBVK3, ja reagimi i saj

    Mevlani në sulm, i shpreh ndjenjat konkurentes së BBVK3, ja reagimi i saj

    Këngëtari Mevlan Shaba mesa duket do që të zgjerojë raportin me Dianën.

    Ai e ftoi konkurenten që të pinë nga një kafe së bashku vetëm në oborrin e shtëpisë, teksa ajo pranoi.

    “Kur të shoh ty më vjen një lumturi e madhe. Sytë e mi janë vetëm për Dianën, po ajo është konfuze”, u shpreh Mevlani.

    Banorja është shprehur se e ka kuptuar nga veprimet që po bën ai.

  • Një vit pasi u bë baba, Arjon Muça fotografohet me vajzën e partneren për herë të parë! Si mbajti të fshehtë ardhjen në jetë të fëmijës dhe lidhjen

    Një vit pasi u bë baba, Arjon Muça fotografohet me vajzën e partneren për herë të parë! Si mbajti të fshehtë ardhjen në jetë të fëmijës dhe lidhjen

    Ishte tetori i vitit 2023, kur në rrjet qarkulloi lajmi se Arjon Muça ishte bërë baba për herë të parë. Moderatori simpatik, i cili ka preferuar që jetën private ta mbajë sa më diskret, u tha se jo vetëm se kishte gjetur dashurinë, por se çifti ishte bekuar edhe me një vajzë.

    Nëse deri tani nuk keni ditur asgjë për jetën e tij private, e motra, stilistja Frensi Muça, ka bërë një postim një vit më parë, duke zbuluar lajmin se ajo është bërë halla e një vajze.

    “Ma vodhe zemrën. Mirë se erdhe më e vogla e familjes Muça! Halla të premton se do të jetë gjithmonë pranë teje, shoqja e zemrës sime. Të duam pafund.”

    Bashkë me urimin, halla e vogëlushes ka zbuluar edhe datën kur moderatori Arjon Muça është bërë baba më 28 tetor. E tashmë, pas një viti, paparaci ynë sjell disa shkrepje të moderatorit, ku shfaqet me një vajzë dhe një vajzë të vogël në krah.

    Me gjasa kjo është familja e vogël e Arjonit, që ai zgjedh ta mbajë sa më diskrete dhe larg syve të publikut. Ashtu edhe si duket nga shkrepja, teksa familja është duke shijuar kafenenë, moderatori është edhe duke bërë babain shembullor, duke e mbajtur në krah përgjatë gjithë kohës vogëlushen.

    Teksa në rrjetet sociale ai është gjithnjë aktiv dhe ndan shumë me ndjekësit e tij, sa i përket familjes, ka preferuar që jo vetëmmos të publikojë asnjë detaj, por as mos të zbulojë me ndjekësit statusin e tij. I ftuar në studio televizive, ai ka zgjedhur që mos të përgjigjet rreth thashethemeve për ardhjen në jetë të vajzës së tij. Arjon Muça është angazhuar këtë sezon si opinionist i “Përputhen”, së bashku me Zhaklin Lekatarin.

    Lajmi që Arjoni është bërë baba u bë publik disa muaj më parë, por vetë moderatori nuk reagoi kurrë publikisht, madje i është shmangur kësaj teme. Sot, ai u pyet nga Neada për lajmin që ka qarkulluar se është bërë baba Përsëri, Arjoni iu shmang pyetjes duke dhënë një përgjigje të prerë.

    “Lajme qarkullojnë shumë! Edhe për ty kam dëgjuar së fundmi që je bërë nënë”, -tha Arjoni me shaka, duke e mbyllur temën me shpejtësi, “S’kam për të folur për këtë!”

    Më pas, gazetarët kaluan në një pyetje tjetër, duke e mbyllur këtë temë me kaq. Në intervistat e dhënë vite më parë, moderator shprehej se e dashura e tij vazhdon shkollën dhe nuk dëshiron që t’ia ndërpresë rrugëtimin prandaj e ka menduar që të shkojë të jetojë atje në të ardhmen. Arjoni ka treguar, gjithashtu, arsyen përse nuk publikon asnjëherë foto me të dashurën e tij.

    “Kanë qarkulluan disa foto në internet, por pasi t’i e vendos gishtin në prizë dhe të zë korrenti atëherë e kupton çfarë është privatësia. Isha më i vogël dhe mendoja që do ta ndaj nuk ka ndonjë problem. Por, kur ndan të mirat harron që në një moment do të ndash edhe të këqijat. Kur digjesh, mëson se ajo lidhje të përket ty. Gjithsesi, unë dal më të në rrugë dhe është diçka publike dhe në Instagram-in e saj jam shumë prezent”, shprehej ai.

    Tashmë që çifti janë bërë prindër për herë të parë, duket se privatësia është shumë e rëndësishme për ta, duke zgjedhur që ta mbajnë edhe vogëlushen e tyre sa më larg publikut. Teksa në ekran është ndër meshkujt më të pëlqyer dhe më jetëgjatët, jashtë ekranit, Arjoni është një partner i përkushtuar, por edhe një baba shembullor.

  • “Nuk ndihem i fyer nga një debil dhe budalla si ai”/ Rezi i ‘rrëfehet’ Mevlanit për Besfortin (Video)

    “Nuk ndihem i fyer nga një debil dhe budalla si ai”/ Rezi i ‘rrëfehet’ Mevlanit për Besfortin (Video)

    Inatet dhe tensionet vazhdojnë në Big Brother Vip Kosova 3.

    Aktori Rezart Veleshnja gjatë një bashkëbisedimi me Mevlan Shabën ka shpërthyer në ofendime ndaj kolegut të tij Besfortit.

    “Unë ndihem i fyer në momentin kur kam përballë një intelektual dhe i ditur.

    Të më fyejë një debill (Besforti) dhe një budalla si ai nuk e marr si fyerje”, u shpreh Rezi.

    Për më tepër ndiqni videon:

  • Sherri me Klea Prengës, si u bë “mollë sherri” partneri i motrës së Antonela Berishës, akuzat për tentativë vrasjeje

    Sherri me Klea Prengës, si u bë “mollë sherri” partneri i motrës së Antonela Berishës, akuzat për tentativë vrasjeje

    Historia e dhunës mes dy motrave Berisha ka qenë padyshim kryefjala e mediave për më shumë sesa 2 muaj. Aktualisht, Antonela dhe Mariela janë me masë sigurie, pasi vetëm javën e shkuar u dorëzuan.

    Gjyqtari vendosi “Arrest shtëpie” për Marielën dhe “Detyrim paraqitje” për Antonelën, pas dhunës ndaj blogeres Klea Prenga. Duket se kjo e fundit nuk është aspak e kënaqur me këtë vendim, ndaj edhe ka vijuar me denoncimet në rrjetet sociale. Ajo që nuk kishte sesi mos të vihej re ishte pikërisht akuza e rëndë që Mariela Berisha ka një denoncim edhe në Itali për dhunë.Klea Prenga ka shkruar se Mariela Berisha ka një gjyq të hapur në Itali me një person të quajtur Arben Kasemi, i njohur si administratori i faqes së Instagramit “Vipat e Bllokut”. Sipas dokumentit, Kasemi është personi i lënduar nga Mariela, ndërsa nën hetim është marrë edhe një person tjetër, Florian Berishaj.

    Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 21 mars 2022. Mariela e ka dhunuar Arbenin, pas disa postimeve që ky i fundit kishte bërë në rrjetet sociale për të. Dhuna, në atë kohë nuk u bë publike, por Kasemi, e ka denoncuar në Itali Marielën, duke qenë se është shtetas rezident në vendin fqinj.

    Në atë kohë edhe Antonela ka qenë e përfshirë në këtë konflikt të ashpër, por duket se ndaj saj nuk ka pasur një akuzë, duke qenë se në momentin e dhunës ajo nuk ka qenë prezente, por vetëm e motra dhe i afërmi i tyre. Klea ka shkruar se akuza që rëndon për Klean në Itali është “Tentativë Vrasje”, një akuzë kjo relativisht e rëndë.

    Teksa gjyqi vijon në Itali, Mariela ka mundur që në gjyqin që ka në vendin tonë, të jetë në arrest shtëpie dhe jo në qeli. Klea Prega, vajza që u godit me shishe qelqi në fytyrë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka reaguar pasi këto dy të fundit u vetëdorëzuan në polici rreth dy muaj pas ngjarjes.

    “Përshëndetje, Pas dy muajsh nga sulmi brutal që më është bërë, personat përgjegjës janë vetëdorëzuar. Disa media kanë spekuluar për një mundësi pajtimi mes nesh, por dua të jem shumë e qartë: nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë asnjë pajtim. Unë kërkoj drejtësi të plotë dhe dënimin e merituar për pasojat e rënda fizike dhe psikologjike që më kanë shkaktuar. Nuk mund të ketë falje për një akt të tillë dhune. Shpresoj që procesi gjyqësor të jetë i drejtë dhe transparent, dhe që drejtësia të vihet në vend, duke më dhënë mua dhe familjes sime qetësinë që meriton çdo qytetar”, u shpreh ajo.

    Klea Prenga, 24-vjeçarja e cila u dhunua brutalisht nga ishbanorja e “Big brother Vip”, Antonela Berisha, dhe motra e kësaj të fundit, Marinela Berisha, ka reaguar lidhur me ngjarjen, duke sqaruar dhe raportin me partnerin e saj, i cili ishte dhe ‘molla e sherrit’. Përmes në reagimi në rrjetet sociale, Klea Prenga shprehet se ajo nuk ka ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme të partnerit të saj dhe Marinela Berishën. Sipas saj, personi me të cilin ajo ka qenë në një lidhje, nuk ka qenë i martuar, por ka një fëmije nga marrëdhënia që ka pasur më parë, e cila sipas saj, ka përfunduar para se ata të njiheshin.

    “Marrëdhënia që ai kishte me ish-partneren e tij ishte e mbyllur shumë kohë më parë, dhe asnjë moment nga lidhja jonë nuk ka ndikuar në atë marrëdhënie. Unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë apo shkak i ndonjë konflikti apo mosmarrëveshjeje mes tij dhe ish-partneres së tij”, shkruan 24-vjeçarja. Nga ana tjetër, Mariela është shprehur e penduar duke kërkuar falje për atë që i bëri blogurës Klea Prenga, teksa kërkoi mëshirë pasi ka një fëmijë të vogël për të cilin duhet të kujdeset. Ajo shtoi se prej një viti po kalon një situatë të vështirë, që e ka rënduar psikologjikisht.

  • “Si u ndjeve me Noizy-n?”, ish-konkurrenti i Për’puthen akuza partneres se e tradhtoi me këngëtarin

    “Si u ndjeve me Noizy-n?”, ish-konkurrenti i Për’puthen akuza partneres se e tradhtoi me këngëtarin

    Ish -konkurrenti i Për’Puthen, Gerti Gjeci ka akuzuar vajzën me të cilën u njoh në programin e dashurisë, se e ka tradhtuar.

    Në një intervistë, ai ka pretenduar se Saide Buzi e ka tradhtuar me reperin e njohur, Noizy, teksa ka deklaruar se e zbuloi nga SMS-të në celular.

    “Sa të vërtetuar e ke që bëhet fjalë për tradhti, në rastin e Noizy-t të paktën?”, u pyet ai.

    “Unë e kam të vërtetuar me një video, ditën që u ndava unë i mora telefonin dhe pash pak nga biseda që Saidja po bënte me një person që kishte lidhje me Noizyn. Nuk munda të lexoj shumë pasi ajo më tërhoqi telefonin”, tha ish-konkurrenti i Për’Puthen.

    Gerti shtoi se: “Lexova vetëm mesazhin ku personi e pyeste ‘si u ndjeve me Noizyn’ dhe Saidja ishte përgjigjur ‘Absolutisht mirë’.”

    Ai rrëfeu se kishte tentuar t’i lexonte mesazhet, por ish-partnerja nuk e kishte lejuar.

    Më pas ish-konkurrenti është shprehur se i tha Saides të vazhdonte jetën e saj, pasi nuk ja falte dot tradhtinë.

    “I thashë ‘Ti duhet të kthehesh në Shqipëri, sepse unë çdo gjë e kam pranuar prej teje por tradhtinë nuk e pranoj dot’”, u shpreh Gerti.

  • “Je pe*vers”, ish-missi përplaset me banorin e Big Brother Vip: Ke kapur para meje…

    “Je pe*vers”, ish-missi përplaset me banorin e Big Brother Vip: Ke kapur para meje…

    Ish-Missi, Drenusha Latifi ka shpërthyer në akuza të forta ndaj konkurrentit të “Big Brother Vip”, Besfort Daka, të cilin e ka quajtur “pervers”.

    Gjatë prime të mbrëmshëm, këngëtarja deklaroi se banori i BBV ka kapur organin gjenital para saj.“Ti je pervers.

    Ke kapur organin gjenital para meje. Je një njeri pervers dhe bën sikur je viktimë. Duhet të të vijë turp”, tha ajo, ndërsa ndërhynë drejtuesit e emisionit për të qetësuar situatën.

  • Pas 2 vitesh në lidhje problematike me Endri Çekiçin, Megi Pojani pranon romancën me futbollistin! Si çifti e mbajtën të fshehtë romancën

    Pas 2 vitesh në lidhje problematike me Endri Çekiçin, Megi Pojani pranon romancën me futbollistin! Si çifti e mbajtën të fshehtë romancën

    Prej më shumë sesa 2 vitesh, Megi Pojani dhe Endri Çekiçi janë në një histori dashurie. Çifti, shpesh ka pasur ulje dhe ngritjet e veta, duke bërë që këtë histori shpesh edhe ta ndërpresin. Mes dinamikave të ndryshme që të dy kanë pasur në karrierën e tyre si dhe xhelozisë, çifti duket se ia ka dalë që të vijojë të mbajë gjallë ndjenjën.

    Ndonëse shumë shpesh kemi sjellë prova se kjo dyshe është së bashku, ata asnjëherë nuk kanë pranuar publikisht që të flasin për këtë histori dashurie. Megjithatë, moderatorja, tashmë ka folur për herë të parë për statusin e saj, duke pranuar se është e dashuruar. Pas disa vitesh me ulje dhe ngritje, mesa duket tashmë çifti e ka gjetur gjuhën e përbashkët, sa për të pranuar ndjenjat e tyre.

    Sipas saj, kur lidhjen e bën publike ka disa pasoja, ndaj ka zgjedhur që ta mbajë në fshehtësi. Ajo thotë se nuk është aq budallaqe sa të shesë të dashurin e saj.

    “Fakt është që unë gjej larva, i bëj flutura dhe krahët dua t’ia përdor vetë”-u shpreh moderatorja.

    “Shpresoj të jetë hera e fundit që unë them këtë, sepse unë nuk jam aq budallaqe sa të them publikisht marrëdhënien time. Nëse unë jam Megi Pojani, një influencer që shet kremra fytyre, a e dini ju si mund ta shes unë të dashurin tim. D.m.th. ai kalon në 1200 filtrat e mi dhe unë e them publikisht, vajza unë e miratoj këtë unë për ju. Po pse kaq budallaqe jam unë sa ta them. Nëse unë them po apo jo, hetimet e tjera vazhdojnë dhe të çojnë tek cili është ai?! Fakt është që unë gjej larva, i bëj flutura dhe krahët dua t’ia përdor vetë”, u shpreh moderatorja.

    Kujtojmë se vitin e shkuar, e ftuar në studio televizive, Megi shprehej se ishte single dhe nuk kishte asnjë lidhje, ndonëse historia me futbollistin vijonte. Por pas gati 1 vit nga këto deklarata, çifti mesa duket i ka dhënë fund njëherë e mirë problemeve që kishin, duke shijuar këtë histori dashurie të qetë dhe larg vëmendjes së mediave.

    Ndërsa e pyetur për gabimin më të madh që ajo ka bërë, Megi Pojani u përgjigj kështu: “Tre muaj të jetës sime unë kam qenë mbipeshë, në atë tre muaj unë vendosa të shtiresha si balerinë, ky është gabimi më i madh që kam bërë dhe kur e mendoj veten time tek Dancing With The Stars, them Megi nuk je njohur kurrë për një vajzë të mbushur bravo të qoftë, njëherë që t’u dha mundësia të veshësh kostumet e vogla, ishe ashtu”,-tha Megi.

    Sakaq, ne do të na duhet të presim të tjera detaje nga ky çift, për të zbuluar copëza të kësaj historie dashurie. Vitin e shkuar, të shpeshta kanë qenë udhëtimet e moderatores drejt Turqisë, ku edhe takohej me partnerin e tij. Ndërsa këtë sezon, ndoshta prej ngarkesës, apo ndoshta ka zgjedhur që mos ti postojë në rrjetet sociale, Megi ka udhëtuar më pak. Dyshja ka zgjedhur që ti ketë takimet edhe më të rralla, duke u fokusuar si prioritet tek karrierat e tyre.

    Më herët, futbollisti në intervistat e dhëna është ngacmuar edhe për thashethemet e kohëve të fundit lidhur me romancën me Megi Pojanin. Futbollisti tha se për momentin, statusi i tij është “complicated”, pra jo edhe aq i thjeshtë sa mund të mendohet, ndërkohë i pyetur nëse golat e tij ja dedikon “mamit me M”, Endri u përgjigj me “Po”, pasi në fakt edhe mamasë së tij emri i fillon me këtë shkronjë. Qëkur ka nisur kjo histori, çifti është ndarë dhe ribashkuar disa herë, duke e vendosur shpeshherë në pikëpyetje këtë marrëdhënie. Vetëm pak kohë më parë, Endri dhe Megi e shkëputën këtë lidhje.

    Por, duket se dyshja ka arritur të ribashkohet dhe arsyeja ishte pikërisht ditëlindja e futbollistit vitin e shkuar. Endri Çekiçi ka zgjedhur të festojë me miqtë dhe njerëz të dashur ditën e lindjes në një restorant afër Durrësit. Por sigurisht, në këtë festë nuk ka munguar edhe partnerja e tij, Megi Pojani.

    Ka qenë motra e saj Ina që ka postuar një foto nga i njëjti ambient ku shohim futbollistin me miqtë dhe familjarët e tij. E duket se kanë qenë pikërisht motrat e Megit që kanë ndikuar në këtë ribashkim. Tashmë, kur të gjitha këto i përkasin të shkuarës, Endri dhe Megi duken më të qetë në këtë lidhje, duke shijuar dashurinë në fshehtësi të plot.

  • Nisi te “Vipat e Bllokut”? Prapaskenat e bëmave të motrave Berisha

    Nisi te “Vipat e Bllokut”? Prapaskenat e bëmave të motrave Berisha

    Historia e dhunës mes dy motrave Berisha ka qenë padyshim kryefjala e mediave për më shumë sesa 2 muaj. Aktualisht, Antonela dhe Mariela janë me masë sigurie, pasi vetëm javën e shkuar u dorëzuan.

    Gjyqtari vendosi “Arrest shtëpie” për Marielën dhe “Detyrim paraqitje” për Antonelën, pas dhunës ndaj blogeres Klea Prenga. Duket se kjo e fundit nuk është aspak e kënaqur me këtë vendim, ndaj edhe ka vijuar me denoncimet në rrjetet sociale. Ajo që nuk kishte sesi mos të vihej re ishte pikërisht akuza e rëndë që Mariela Berisha ka një denoncim edhe në Itali për dhunë.

    Klea Prenga ka shkruar se Mariela Berisha ka një gjyq të hapur në Itali me një person të quajtur Arben Kasemi, i njohur si administratori i faqes së Instagramit “Vipat e Bllokut”. Sipas dokumentit, Kasemi është personi i lënduar nga Mariela, ndërsa nën hetim është marrë edhe një person tjetër, Florian Berishaj. Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 21 mars 2022. Mariela e ka dhunuar Arbenin, pas disa postimeve që ky i fundit kishte bërë në rrjetet sociale për të. Dhuna, në atë kohë nuk u bë publike, por Kasemi, e ka denoncuar në Itali Marielën, duke qenë se është shtetas rezident në vendin fqinj.

    Në atë kohë edhe Antonela ka qenë e përfshirë në këtë konflikt të ashpër, por duket se ndaj saj nuk ka pasur një akuzë, duke qenë se në momentin e dhunës ajo nuk ka qenë prezente, por vetëm e motra dhe i afërmi i tyre. Klea ka shkruar se akuza që rëndon për Klean në Itali është “Tentativë Vrasje”, një akuzë kjo relativisht e rëndë. Teksa gjyqi vijon në Itali, Mariela ka mundur që në gjyqin që ka në vendin tonë, të jetë në arrest shtëpie dhe jo në qeli. Klea Prega, vajza që u godit me shishe qelqi në fytyrë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka reaguar pasi këto dy të fundit u vetëdorëzuan në polici rreth dy muaj pas ngjarjes.

    “Përshëndetje, Pas dy muajsh nga sulmi brutal që më është bërë, personat përgjegjës janë vetëdorëzuar. Disa media kanë spekuluar për një mundësi pajtimi mes nesh, por dua të jem shumë e qartë: nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë asnjë pajtim. Unë kërkoj drejtësi të plotë dhe dënimin e merituar për pasojat e rënda fizike dhe psikologjike që më kanë shkaktuar. Nuk mund të ketë falje për një akt të tillë dhune. Shpresoj që procesi gjyqësor të jetë i drejtë dhe transparent, dhe që drejtësia të vihet në vend, duke më dhënë mua dhe familjes sime qetësinë që meriton çdo qytetar”, u shpreh ajo.

    Klea Prenga, 24-vjeçarja e cila u dhunua brutalisht nga ishbanorja e “Big brother Vip”, Antonela Berisha, dhe motra e kësaj të fundit, Marinela Berisha, ka reaguar lidhur me ngjarjen, duke sqaruar dhe raportin me partnerin e saj, i cili ishte dhe ‘molla e sherrit’. Përmes në reagimi në rrjetet sociale, Klea Prenga shprehet se ajo nuk ka ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme të partnerit të saj dhe Marinela Berishën. Sipas saj, personi me të cilin ajo ka qenë në një lidhje, nuk ka qenë i martuar, por ka një fëmije nga marrëdhënia që ka pasur më parë, e cila sipas saj, ka përfunduar para se ata të njiheshin.

    “Marrëdhënia që ai kishte me ish-partneren e tij ishte e mbyllur shumë kohë më parë, dhe asnjë moment nga lidhja jonë nuk ka ndikuar në atë marrëdhënie. Unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë apo shkak i ndonjë konflikti apo mosmarrëveshjeje mes tij dhe ish-partneres së tij”, shkruan 24-vjeçarja. Nga ana tjetër, Mariela është shprehur e penduar duke kërkuar falje për atë që i bëri blogurës Klea Prenga, teksa kërkoi mëshirë pasi ka një fëmijë të vogël për të cilin duhet të kujdeset. Ajo shtoi se prej një viti po kalon një situatë të vështirë, që e ka rënduar psikologjikisht. “Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Nuk e kam dëshiruar, dhe nuk e kam kërkuar apo planifikuar një situatë të tillë dhe aq më pak një pasojë të tillë. Kam mbi një vit që po kaloj një moment dhe një situatë të vështirë psikologjike. Jam në një bashkëjetesë, dhe kam një fëmijë 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë”,- tha ajo.

    Në këtë konflikt janë përfshirë edhe familjarët e të dyja palëve, ndërsa një përplasje virtuale ka nisur mes 24-vjeçares dhe nënës së dy motrave Berisha. Klea Prenga ka publikuar një koment të Donika Marashit, i cili është bërë në postimin e saj në rrjetin social Instagram, më 8 gusht, ku denonconte publikisht dhunën e ushtruar nga ishbanorja e BBV dhe motra e saj. 24-vjeçarja, e cila ka nisur një histori dashurie me ish-partnerin e Marinela Berishës, me të cilin kjo e fundit ka edhe një fëmijë, postoi foto të fytyrës së saj të shpërfytyruar pasi u godit me shishe qelqi në restorant më 6 gusht teksa po darkonte. Klea Prega në atë postim pretendoi se nuk i njihte motrat Berisha, ndërsa nëna e tyre i komentoi: “Sa mirë po e njihke moj zogu, i njeh mirë se ke qen edhe ti me motrën tende në Dubai… po t’u them ju unë, jeni k… të shtrenjta 500 euro nata”, por ky koment sipas 24-vjeçares është fshirë pas pak minutash.

    Reagimi i Klea Prengës vjen pas një postimi në InstaStory të nënës së ish-banores së “Big Brother Vip” dhe ishkonkurrentes së “Përputhen”, e cila shkroi: “Distancohemi publikisht nga çdo adresë që është hapur për të denigruar, gjithashtu, dhe palën tjetër: Personi që po mundohet të përfitojë nga situata do ndiqet penalisht nga shteti italian. Faleminderit”.

    Ndërkohë që vetëm pak kohë më parë, “Panorama” mësoi se gjatë kohës së arratisë, dy motrat kishin udhëtuar drejt Dubait. Në TikTok, persona të afërt me Antonelën dhe Marielën kanë bërë me dije, se pas ngjarjes në një nga lokalet e Tiranës, motrat janë larguar menjëherë, duke marrë me vete edhe djalin e vogël të Marielës. Në fakt, të shpeshta kanë qenë rastet kur në rrjet është përfolur se të dyja motrat janë larguar menjëherë nga vendi dhe tashmë janë strehuar në Dubai.

    Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe miqtë e afërt të dy motrave, duke bërë me dije se ndonëse në arrati, të dyja vazhdojnë të mbajnë kontakt me miqtë dhe bashkëpunëtorët në Shqipëri. Tashmë për dy motrat kjo histori është mbyllur dhe të dyja kanë vijuar me të përditshmen e tyre. Teksa Mariela është në shtëpi, së bashku me djalin e vogël, Antonela i është rikthyer edhe biznesit. Në rrjetet sociale, ajo ka publikuar foto e video teksa shihet në biznesin e saj. Të shumtë kanë qenë edhe miqtë që i kanë dërguar lule, si për ta përgëzuar pas ngjarjes./ Panorama

  • Pas planeve për biznes e fëmijë, ndahen Ilnisa dhe Meritoni? Brenda lidhjes së ish-banorëve të BBV, si gazetarja…

    Pas planeve për biznes e fëmijë, ndahen Ilnisa dhe Meritoni? Brenda lidhjes së ish-banorëve të BBV, si gazetarja…

    Vetëm javën e shkuar, shkruam për marrëdhënien e vështirë që Ilnisa dhe Meritoni kishin hasur me familjarët e këtij të fundit. Por teksa prisnim që raportet të sistemoheshin, duket se problemet kanë nisur edhe për vetë çiftin. Ajo që ditët e fundit po vihet re gjithmonë e më shumë është pikërisht mungesa e këtij çifti në praninë e njëri-tjetrit. Thuhet se dyshja është duke kaluar një periudhë krize, ku gjithnjë e më shpesh po përflitet për një ndarje.

    Nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale, prej shumë ditësh tashmë, asnjëri prej të dyve nuk poston më foto e video në shoqërinë e njëri-tjetrit. Kujtojmë këtu, që pas përfundimit të “Big Brother”, çifti ishte ndër ata që më së shumti publikon së bashku, duke folur publikisht për dashurinë e tyre. Por u bënë disa javë, që këto postime tashmë po mungojnë. Ndonëse që të dy vijojnë të jenë aktiv në Instagram, pozat së bashku nuk janë publikuar më. Megjithatë, Ilnisa dhe Meritoni vijojnë të ndiqen në rrjetet sociale. Miqtë e afërt nuk dinë të thonë se çfarë ka ndodhur mes këtij çifti, duke ngritur dyshimet se, në fakt, edhe dyshja është duke bërë gjithçka për famë, ashtu si edhe përflitet se ka ndodhur me Heidin dhe Romeon.

    Megjithatë, fakt është që prej kohësh Meritoni nuk është parë në Tiranë, ndonëse u tha se do të moderonte një emision në vendin tonë. Nga ana tjetër Ilnisa ka publikuar foto e video nga eventet e ndryshme ku edhe merr pjesë, por këtë herë e vetme, pa praninë e Meritonit. Nuk dihet nëse familjet e të dyve kanë ndikuar për këtë krisje që lidhja e tyre ka pasur, apo vetë të dy kanë ndeshur problemet e para.

    Të shpeshta kanë qenë aludimet se familjarët e moderatorit kosovar, nuk e kanë pranuar partneren e re të djalit. Dhe në fakt, pas disa muajsh nga bashkëjetesa e këtij çifti, duket se familja Mjekiqi, ende nuk pranon Ilnisën si të dashurën e djalit. Nga ajo çfarë dihet, Ilnisa nuk ka shkuar ende tek shtëpia e Meritonit, pasi familjarët e tij janë kundra kësaj lidhjeje. Në një intervistë të dhënë disa javë më parë, gazetarja e konfirmoi një gjë të tillë, duke u shprehur se ende nuk kishte gjetur kohën.

    “Vera ka qenë intensive për atë çfarë pritet të vijë dhe ende nuk kemi gjetur kohë”, tha shkurtazi Ilnisa, duke zgjedhur që mos të komentojë më gjatë raportin që ka me familjen e partnerit të saj. E teksa në Prishtinë situata është ende e nderë, në Tiranë, Meritoni është pranuar tashmë si ‘dhëndër’. Vetë gazetarja ka zbuluar takimin e tij me vajzën e tij, por nuk ka përmendur në asnjë sekondë takimin me prindërit e saj, duke ngritur dyshimet se kjo lidhje, ndonëse është pranuar nga familja e saj, nuk shihet me sy edhe aq të mirë.

    Ajo tregoi mes të tjerash se si është marrëdhënia e Meritonit, partnerit të saj me Anaisin, e bija e gazetares. Ilnisa u shpreh se takimi i tyre i parë shkoi shumë mirë, ashtu siç ajo e kishte pritur dhe menduar.

    “Ky ka qenë takimi i tyre i parë. Këta janë shumë shokë, bëjnë shumë gjëra që unë bëhem me nerva, bëjnë shumë lojëra. Anaisi është shumë e mirë, është një dritë. Takimi i tyre ishte siç e kisha pritur, i ëmbël, i qetë. E rëndësishme është që ka dashuri shumë në familjen tonë”- u shpreh Ilnisa.

    Ajo tha se me Meritonin po bashkëjetojnë, se ka projekte të mëdha dhe janë aq të zënë sa nuk u intereson se ç’bëhet përreth: “Më beso, nuk kemi kohë të shohim se ç’bëhet vërdallë. Unë një xhiro e bëj në Instagram dhe shoh ato që shkruhen për mua. Kur dëgjoj ndonjë deklaratë të ndonjë ‘zero me xhufkë’, zgjedh të hesht. Nuk ka përgjigje më të mirë se sa heshtja”.

    Ilnisa ceku edhe për lajmin e rremë për aksidentin e Meritonit: “Besoj që reagimi im nuk ka rënë në vesh të shurdhër, pasi duhet të kemi shumë kujdes me atë që shkruajmë dhe me atë që shesim. Duke ditur se në kohët e fundit gjithçka ka një centrifugë të përshpejtuar lajmit të rremë”. Ajo u shpreh se ata ishin në shtëpi kur lajmi mori dhenë: “Ne ishim në shtëpi dhe befas dëgjuam një trokitje që po shpërthente në një zhurmë ekstreme. Ishte Kevi, im vëlla, shumë i shqetësuar. Kishte shumë telefonata nga familja e tij”..,