Category: Showbiz

  • Plas keq mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë në BBVK, debate për gjuhën dhe flamurin

    Plas keq mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë në BBVK, debate për gjuhën dhe flamurin

    Debatet dhe ndarjet mes shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Shqipërisë në BBVK kanë qenë të pranishme që në ditën e parë. Situata ka qenë e tensionuar mes banorëve, të cilët kanë debatuar me njëri-tjetrin për gjuhën dhe flamurin. Pamjet janë transmetuar mbrëmë gjatë spektaklit dhe kanë sjellë reagim të ashpër të opinionistëve dhe moderatorëve.

    Alaudin Hamiti u revoltua me këto ndarje duke iu kthyer banorëve me fjalët:

    “A dini çfarë po më dukeni? Ju e keni vetëm për vota. As nuk jua ndien a jeni shqiptarë të Kosovës, a jeni shqiptarë të Shqipërisë. Po e shfrytëzoni patriotizmin si shumë hipokritë, të cilët duan të marrin vota.”

    Edhe pas diskutimeve të shumta në studio, banorët duket se nuk e gjetën gjuhën e përbashkët.

  • Zbulohet sherret ku janë përfshirë Antonela e Mariela Berisha, kush është mashkulli që akuzoi për tentativë vr*asjeje motrën e ish-banores së BBV!(Prapaskenat)

    Zbulohet sherret ku janë përfshirë Antonela e Mariela Berisha, kush është mashkulli që akuzoi për tentativë vr*asjeje motrën e ish-banores së BBV!(Prapaskenat)

    Historia e dhunës mes dy motrave Berisha ka qenë padyshim kryefjala e mediave për më shumë sesa 2 muaj. Aktualisht, Antonela dhe Mariela janë me masë sigurie, pasi vetëm javën e shkuar u dorëzuan.

    Gjyqtari vendosi “Arrest shtëpie” për Marielën dhe “Detyrim paraqitje” për Antonelën, pas dhunës ndaj blogeres Klea Prenga. Duket se kjo e fundit nuk është aspak e kënaqur me këtë vendim, ndaj edhe ka vijuar me denoncimet në rrjetet sociale. Ajo që nuk kishte sesi mos të vihej re ishte pikërisht akuza e rëndë që Mariela Berisha ka një denoncim edhe në Itali për dhunë.

    Klea Prenga ka shkruar se Mariela Berisha ka një gjyq të hapur në Itali me një person të quajtur Arben Kasemi, i njohur si administratori i faqes së Instagramit “Vipat e Bllokut”. Sipas dokumentit, Kasemi është personi i lënduar nga Mariela, ndërsa nën hetim është marrë edhe një person tjetër, Florian Berishaj. Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 21 mars 2022. Mariela e ka dhunuar Arbenin, pas disa postimeve që ky i fundit kishte bërë në rrjetet sociale për të. Dhuna, në atë kohë nuk u bë publike, por Kasemi, e ka denoncuar në Itali Marielën, duke qenë se është shtetas rezident në vendin fqinj.

    Në atë kohë edhe Antonela ka qenë e përfshirë në këtë konflikt të ashpër, por duket se ndaj saj nuk ka pasur një akuzë, duke qenë se në momentin e dhunës ajo nuk ka qenë prezente, por vetëm e motra dhe i afërmi i tyre. Klea ka shkruar se akuza që rëndon për Klean në Itali është “Tentativë Vrasje”, një akuzë kjo relativisht e rëndë. Teksa gjyqi vijon në Itali, Mariela ka mundur që në gjyqin që ka në vendin tonë, të jetë në arrest shtëpie dhe jo në qeli. Klea Prega, vajza që u godit me shishe qelqi në fytyrë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka reaguar pasi këto dy të fundit u vetëdorëzuan në polici rreth dy muaj pas ngjarjes.

    “Përshëndetje, Pas dy muajsh nga sulmi brutal që më është bërë, personat përgjegjës janë vetëdorëzuar. Disa media kanë spekuluar për një mundësi pajtimi mes nesh, por dua të jem shumë e qartë: nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë asnjë pajtim. Unë kërkoj drejtësi të plotë dhe dënimin e merituar për pasojat e rënda fizike dhe psikologjike që më kanë shkaktuar. Nuk mund të ketë falje për një akt të tillë dhune. Shpresoj që procesi gjyqësor të jetë i drejtë dhe transparent, dhe që drejtësia të vihet në vend, duke më dhënë mua dhe familjes sime qetësinë që meriton çdo qytetar”, u shpreh ajo.

    Klea Prenga, 24-vjeçarja e cila u dhunua brutalisht nga ishbanorja e “Big brother Vip”, Antonela Berisha, dhe motra e kësaj të fundit, Marinela Berisha, ka reaguar lidhur me ngjarjen, duke sqaruar dhe raportin me partnerin e saj, i cili ishte dhe ‘molla e sherrit’. Përmes në reagimi në rrjetet sociale, Klea Prenga shprehet se ajo nuk ka ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme të partnerit të saj dhe Marinela Berishën. Sipas saj, personi me të cilin ajo ka qenë në një lidhje, nuk ka qenë i martuar, por ka një fëmije nga marrëdhënia që ka pasur më parë, e cila sipas saj, ka përfunduar para se ata të njiheshin.

    “Marrëdhënia që ai kishte me ish-partneren e tij ishte e mbyllur shumë kohë më parë, dhe asnjë moment nga lidhja jonë nuk ka ndikuar në atë marrëdhënie. Unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë apo shkak i ndonjë konflikti apo mosmarrëveshjeje mes tij dhe ish-partneres së tij”, shkruan 24-vjeçarja. Nga ana tjetër, Mariela është shprehur e penduar duke kërkuar falje për atë që i bëri blogurës Klea Prenga, teksa kërkoi mëshirë pasi ka një fëmijë të vogël për të cilin duhet të kujdeset. Ajo shtoi se prej një viti po kalon një situatë të vështirë, që e ka rënduar psikologjikisht.

    “Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Nuk e kam dëshiruar, dhe nuk e kam kërkuar apo planifikuar një situatë të tillë dhe aq më pak një pasojë të tillë. Kam mbi një vit që po kaloj një moment dhe një situatë të vështirë psikologjike. Jam në një bashkëjetesë, dhe kam një fëmijë 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë”,- tha ajo.

    Në këtë konflikt janë përfshirë edhe familjarët e të dyja palëve, ndërsa një përplasje virtuale ka nisur mes 24-vjeçares dhe nënës së dy motrave Berisha. Klea Prenga ka publikuar një koment të Donika Marashit, i cili është bërë në postimin e saj në rrjetin social Instagram, më 8 gusht, ku denonconte publikisht dhunën e ushtruar nga ishbanorja e BBV dhe motra e saj. 24-vjeçarja, e cila ka nisur një histori dashurie me ish-partnerin e Marinela Berishës, me të cilin kjo e fundit ka edhe një fëmijë, postoi foto të fytyrës së saj të shpërfytyruar pasi u godit me shishe qelqi në restorant më 6 gusht teksa po darkonte. Klea Prega në atë postim pretendoi se nuk i njihte motrat Berisha, ndërsa nëna e tyre i komentoi: “Sa mirë po e njihke moj zogu, i njeh mirë se ke qen edhe ti me motrën tende në Dubai… po t’u them ju unë, jeni k… të shtrenjta 500 euro nata”, por ky koment sipas 24-vjeçares është fshirë pas pak minutash.

    Reagimi i Klea Prengës vjen pas një postimi në InstaStory të nënës së ish-banores së “Big Brother Vip” dhe ishkonkurrentes së “Përputhen”, e cila shkroi: “Distancohemi publikisht nga çdo adresë që është hapur për të denigruar, gjithashtu, dhe palën tjetër: Personi që po mundohet të përfitojë nga situata do ndiqet penalisht nga shteti italian. Faleminderit”.

    Ndërkohë që vetëm pak kohë më parë, “Panorama” mësoi se gjatë kohës së arratisë, dy motrat kishin udhëtuar drejt Dubait. Në TikTok, persona të afërt me Antonelën dhe Marielën kanë bërë me dije, se pas ngjarjes në një nga lokalet e Tiranës, motrat janë larguar menjëherë, duke marrë me vete edhe djalin e vogël të Marielës. Në fakt, të shpeshta kanë qenë rastet kur në rrjet është përfolur se të dyja motrat janë larguar menjëherë nga vendi dhe tashmë janë strehuar në Dubai. Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe miqtë e afërt të dy motrave, duke bërë me dije se ndonëse në arrati, të dyja vazhdojnë të mbajnë kontakt me miqtë dhe bashkëpunëtorët në Shqipëri. Tashmë për dy motrat kjo histori është mbyllur dhe të dyja kanë vijuar me të përditshmen e tyre. Teksa Mariela është në shtëpi, së bashku me djalin e vogël, Antonela i është rikthyer edhe biznesit. Në rrjetet sociale, ajo ka publikuar foto e video teksa shihet në biznesin e saj. Të shumtë kanë qenë edhe miqtë që i kanë dërguar lule, si për ta përgëzuar pas ngjarjes.

  • “Me opinionistët e keni dh*erë, s’dinë të…”/ Stresi bën deklaratën e fortë nga arratia: Ky nuk është Big! Këta VIP s’i njoh, kush janë

    “Me opinionistët e keni dh*erë, s’dinë të…”/ Stresi bën deklaratën e fortë nga arratia: Ky nuk është Big! Këta VIP s’i njoh, kush janë

    Edhe pse vazhdon të jetë në arrati, reperi Stresi është shumë aktiv në Instagramin e tij me postime.

    Së fundmi ai ka reaguar lidhur me emisionin e “BBVK” teksa e krahason me një tjetër reality show si “It’s my home’’ dhe shton se këta banorë nuk janë VIP pasi sipas reperit ai nuk njeh asnjë nga ata aty perveç Rezart Veleshnjas, i cili njihet si aktor humori.

    “VIP, vetëm 1 deriu më tani, Rezart Veleshnja, më reali nga të gjithë,” shkruan Stresi.

    Ndër të tjera ai shton: “Prej 2008 që kam dalë dhe kam shëtitur të gjithë Kosovën e deri në 2024, këta VIP si njoh, po ju a i njihni?”

    “Sa për opinionitët e keni dh*, nuk dinë të lidhin dy fjalë. Ky nuk është Big, ky është I’ts my home”, përfundon reperi.

    Kujtojmë që vetë Stresi mori pjesë në “Big Brother VIP 1” ku u shpall edhe fitues i atij edicioni

    Reperi u arratis pas sulmit në një klub në Pejë të Kosovës, ku një personazh Tik toku i njohur si Medi, emri i plotë i të cilit është Muhamet Iseni, u rrah nga disa të rinj, mori vëmendjen e opinionit publik, medias dhe organeve të drejtësisë në Kosovë pasi në ngjarje u përmend edhe Rigels Rajku, ose siç njihet me emrin e artit, Noizy.

    Pas deklaratave të Mediut ai akuzon Stresin, pasi sipas atij ishte reperi që e futi në grackë.

    Ndërsa Stresi ishte në arrsati, autoritet e Kosovës kapën Noizyn.

    Seanca gjyqësore për Rigels Rajkun u zhvillua më 16 gusht, ndërsa për t’u liruar reperi ofroi garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra. Vendimi u mor nga gjykata dhe sipas parashikimeve ligjore, garancia pasurore duhej të depozitohej brenda një afati 5 (pesë) ditor.

    Pas pothuaj 10 ditësh në paraburgim, Noizy la qelinë pas vendosjes së garancisë pasurore. Kujtojmë që pas arrestimit të tij në Lezhë, gjykata e la në burg artistin e njohur. Por pas gati 10 ditësh, çështja kaloi në Gjykatën e Durrësit, ku edhe Noizy ia doli që të fitojë lirinë.

    Noizy u arrestua në Shëngjin më 7 gusht, pasi u akuzua për plagosje të rëndë në një klub nate në Pejë. Në pranga bashkë me Rigels Rajkun ra edhe miku i tij Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax.

    Sherri mes pjesëtarëve të grupit OTR dhe personazhit të njohur të “Tik-Tok” Muhamet Iseni, i njohur si Medi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit në klubin e natës “Sancy” në Pejë. Shkak i përleshjes dyshohen videot të “Tik-Tok” të Medit, i cili prej kohësh ofendon reperat Noizy dhe Stresi. Vetë Stresi dhe Noizy kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me sherrin dhe nuk kanë ndërhyrë për të rrahur Medin Isenin, me të cilin kishin zënka në rrjetet sociale.

    Pasi Noizy u lirua nga prangat vetë reperi Stresi reagoi në rrjetet sociale teksa shfaqi një foto me Rigelsin duke u përqfuar dhe shkruante:

    “Happy for u Zin” shkruan Stresi. Ai po ashtu shton se Dj Crax, i cili u arrestua bashkë me Noizyn nuk është liruar pasi është shtetas kosovare dhe për të vendos Gjykata e Pejës. Vetë Stresi dhe Noizy kanë deklaruar më herët se nuk kanë lidhje me sherrin dhe nuk kanë ndërhyrë për të rrahur Medin Isenin, me të cilin kishin zënka në rrjetet sociale. Medi Iseni nga ana tjetër akuzon se “u pre në besë” nga Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Reperi i njohur Noizy ka reaguar pas akuzave ndaj tij se ka dhunuar personazhin e “TikTok”, Medi Iseni në një klub nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit.

    Noizy, në një postim në rrjetet sociale, ka deklaruar se “nuk preka asnjë person atë natë në Pejë”, duke shtuar se Medi Iseni është dhunuar nga djem që, sipas Noizyt “shumicën nuk i njoh dhe s’ia kam idenë se kush janë”.

    “Jam shtangur nga kjo gjë, sepse ndodhi aq shpejt dhe pa pritur, nuk pata shansin të them as një gjysmë fjale. Sapo nisi përleshja, sigurimi me shpejtësi më ka shoqëruar jashtë diskos në makinë dhe kemi ikur, bashkë me 2 shokët e mi që kisha me vete. Prandaj dhe në video nuk dukem unë, sepse nuk kam qenë aty në atë moment”, shkruan reperi.

    Ai shtoi se Medi Iseni e kishte sharë, duke shtuar se “këto janë pasojat kur goja s’të ndalet për aud iencë në ‘TikTok’. Mirëpo, nëse do m’u jepte mundësia me kthy prap atë moment, s’do e lejoja asnjë me e prek por do t’i thosha turp të të vijë se je 40 vjeç, baba me fëmijë. Por mësova më mbrapa, se aty në atë dhomë kishte sharë shumë njerëz të tjerë dhe jo veç mua, këto janë pasojat kur goja s’të ndalet për audience në TikTok”, – shkroi reperi.

    “Unë nuk preka asnjë person atë natë në Pejë. Në momentin kur ika nga skena dhe sapo kam hyrë në dhomën e ndërrimit dmth., (Backstage) (aty ku ishte personi në fjalë bashkë me 3 shokët e tij) është sulmuar nga plot djem që shumicën nuk i njoh dhe s’ia kam idenë se kush janë. Jam shtang nga kjo gjë se ndodhi aq shpejt dhe papritur dhe nuk pata shansin të them as një gjysmë fjalë. Sapo nisi përleshja, sigurimi me shpejtësi më ka shoqëruar jashtë diskos në makinë dhe kemi ikur, bashkë me 2 shokët e mi që kisha me vete. Prandaj dhe në video nuk dukem unë, sepse unë nuk kam qenë aty në atë moment”, shkroi ai.

  • Rigjetën dashurinë pas martesave të dështuara! Gent Lasku rrëfehet për romancën me Eneda Tarifën: Kemi vuajtur shumë

    Rigjetën dashurinë pas martesave të dështuara! Gent Lasku rrëfehet për romancën me Eneda Tarifën: Kemi vuajtur shumë

    Eneda Tarifa dhe Gent Lasku janë padyshim ndër çiftet që më së shumti kanë vëmendjen e ndjekësve. Historia e tyre e dashurisë u zbulua rreth 1 vit më parë, ku të dy, nga dy martesa të dështuara gjetën më në fund dashurinë.

    Që atëherë, çifti i ka pasur të rralla daljet televizive, por gjithnjë kur ishin prezent, nuk linin pa folur me shumë dashuri për njëritjetrin. Këtë herë ka qenë ish-sportisti, që ka ndarë me publikun detaje nga kjo histori dashurie. I ftuar në një emision televiziv për të folur rreth muzikës dhe ndikimit që ajo ka në gjendjen shpirtërore, ishte Gent Lasku, i cili ka shkruar tekstin e këngës “Më fort”, me të cilën partnerja e tij, këngëtarja Eneda Tarifa, konkurron në “Kënga Magjike”.

    Lasku u shpreh se muzika të bën që disa gjëra t’i përjetosh ndryshe. Ai u shpreh se si çift ndajnë histori të ngjashme dhe zbuloi se ishte vetë këngëtarja që donte të bënte një këngë e cila të tregonte historinë e saj dhe mënyrën se si ajo ia ka dalë të përballojë gjithçka.

    “Unë dhe Eneda jemi një çift që vjen së bashku me njëri-tjetrin me eksperiencë, pra kemi kaluar shumë. Në vlerësim dhe falënderim të plotë të gjithçkaje që kemi kaluar, sepse na ka shërbyer kjo eksperienca, dhe një nga gjërat që kemi bërë është që të flasim me njëri-tjetrin. Kështu që unë e di historinë e jetës së Enedës, e kemi shumë të ngjashme dhe kur po diskutonte, ajo donte të bënte një këngë për veten e saj, për jetën e saj dhe për “luftën” që ka bërë. Jo në mënyrën e tregimit, por se çfarë e shtyu të mësonte dhe t’i kalonte. Dhe kënga flet pikërisht për njohjen e dualitetit të gjendjes shpirtërore që ti ke, sepse nëse ti je një femër, ke dhe një mashkull brenda, dhe kjo i lind femrës në momentet më të vështira të jetës,” u shpreh Lasku.

    Nga ana tjetër, Eneda tha se ajo dhe Genti donin të bënin diçka të fortë, të bukur dhe frymëzuese, pasi është në një periudhë që dëshiron të bëjë këngë pozitive dhe motivuese.

    Kur u zbulua lidhja e Gentit me Enedën, menjëherë u bë me dije edhe divorci i vështirë nga i cili sportisti po dilte. Genti nuk ka shumë kohë që është ndarë nga bashkëshortja e tij, me të cilën ka tre fëmijë. Kujtojmë se lidhja e dyshes u zbulua muaj më parë, teksa prej disa kohësh e kishin mbajtur të fshehtë larg syrit të publikut. Madje ka qenë paparazzi i “Panorama Plus”, i cili herë pas herë ka publikuar foto të çiftit ku shfaqeshin krahë njëri-tjetrit në evente të ndryshme.

    “Kemi ca kohë, konsiderueshëm për të kuptuar që është një lidhje e bukur dhe serioze. Të tjerët nuk e kanë besuar. Po sigurisht, ne kështu e kemi marrëdhënien, ngacmohemi. Sa u përket rrethanave të njohjes, besoj që do jetë për një moment tjetër si u njohëm se edhe ajo ka bukurinë e vet, ishte shumë e bukur. Ne ishim shokë, pastaj më vonë lindi dashuria. Po kaq, pastaj sa u përket njerëzve që kemi vërdallë kemi vendosur që të mos dëgjojmë shumë, të mos marrim shumë energjinë e tyre sepse të them të drejtën sa herë që thua jam e lumtur, sikur marrin mësysh, nuk i bëhet njeriu qejfi, duhet të thuash jam keq, më kanë rrahur, jam viktimë e shoqërisë që të të duan”, u shpreh çifti në deklaratën e parë të tyre së bashku.

    Ish-basketbollisti ka zbuluar për ndjekësit Enedën që nuk e njohim.

    “Është pjekuria, maturia, gjërat që kemi kaluar dhe eksperiencat dhe dëshira që kjo histori për shkak të ndjenjës të shkojë ashtu siç duhet, të ketë komunikimin e duhur dhe atë idealin. Eneda është një njeri i drejtë, shumë i çiltër dhe shumë i pastër. Është një nga njerëzit më punëtorë që unë njoh. Ka shumë dashuri brenda dhe këtë nuk ma jep vetëm mua, por ua jep të gjithëve. Është një prind i shkëlqyer dhe unë kam mësuar edhe vetë nga ajo”, u shpreh Genti.

    Nga ana tjetër, edhe këngëtarja ka zbuluar anën romantike të partnerit të saj.

    “Nuk jemi as të parët dhe as të fundit. Të gjitha marrëdhëniet dhe lidhjet e tilla duan kohën e tyre. Nuk iu kemi fshehur gjë, s’iu kemi mbajtur gjë. E kemi bërë gradualisht duke pritur që të na kuptojnë dhe duke iu treguar se sa e rëndësishme është jeta e secilit dhe se sa të rëndësishëm janë ata mbi të gjitha. Mendoj se fëmijët na kanë kuptuar dhe na kanë mbështetur. Dhurata Genti më ka bërë shumë, por më një moment të caktuar është nisur nga larg ka ardhur dhe më ka dhënë një lule të freskët. Ajo ishte një kujtim shumë i bukur”,rrëfeu Eneda.

  • “Je p**vers”/ Ish-Missi shpërthen në akuza ndaj banorit të Big Brother Vip: Ke kapur organin gje*nital para meje dhe…

    “Je p**vers”/ Ish-Missi shpërthen në akuza ndaj banorit të Big Brother Vip: Ke kapur organin gje*nital para meje dhe…

    Ish-Missi, Drenusha Latifi ka shpërthyer në akuza të forta ndaj konkurrentit të “Big Brother Vip”, Besfort Daka, të cilin e ka quajtur “pervers”.

    Gjatë prime të mbrëmshëm, këngëtarja deklaroi se banori i BBV ka kapur organin gjenital para saj.

    “Ti je pervers. Ke kapur organin gjenital para meje. Je një njeri pervers dhe bën sikur je viktimë. Duhet të të vijë turp”, tha ajo, ndërsa ndërhynë drejtuesit e emisionit për të qetësuar situatën.

  • “Saidja MË TRADHËTOI ME NOIZY-n, ja mesazhet që i kapa në telefon”/ Trondit Gerti i “Perputhen”

    “Saidja MË TRADHËTOI ME NOIZY-n, ja mesazhet që i kapa në telefon”/ Trondit Gerti i “Perputhen”

    Gerti Gjici, ishte i ftuari i kësaj jave në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, ku ka treguar më shumë rreth ndarjes nga Saide Buzi, të cilën e njohu në emisionin e dashurisë “Përputhen”.

    Gerti: “Unë e kam të vërtetuar me një video. Ditën që u ndava në mëngjes, i mora telefonin dhe ishte duke folur me një person që kishte lidhje me Noizyn. Në momentin që unë e lexova, normal Saidja e mori telefonin direkt dhe unë si lexova dot të gjitha. Lexova: “Si u ndjeve për atë që bëre”. Dhe ajo i tha: “Absolutisht mirë”.

    Unë doja të shikoja sipër se për çfarë kishte lidhje, se normal ishte emri i Noizy-t. Ajo më mori telefonin. Ajo më thonte ‘jo nuk është asnjë’. Më jep telefonin i thoja. Jo nuk ta jap telefonin më tha. Këto janë tek video dhe e kam akoma save, e kam këtu. Ajo më thoshte nuk është asnjë, çfarë rëndësie ka për ty se kush është personi më thoshte. Pas kësaj i thash kthehu në Shqipëri, unë nuk pranoj dot të rri me ty. Tradhëtinë nuk e pranoj dot.”

  • Mashtrohet ish-banori i “BBV”! Bashkëpunëtori i mban peng 19 mln lekë, më pas e kërcënon (Video)

    Mashtrohet ish-banori i “BBV”! Bashkëpunëtori i mban peng 19 mln lekë, më pas e kërcënon (Video)

    Kërcimtari dhe koreografi Dritan Brama, ish-konkurent i “BBV”, ka rënë pre e një mashtrimi me vlerë 19 milionë lekë të vjetra.

    Bëhet fjalë për një projekt që titullohet “Tirana Open”, zhvilluar në Liqenin Artificial të Tiranës.

    Bashkëpunëtori i tij, më saktë personi që do bënte lidhjen mes shoqatës që fitoi projektin dhe artistit Brama, quhet Indrit Picalli, i njohur mes miqve me emrin Eni. Donatorët kanë bërë shlyerjen e pagesave, por Dritani nuk ka marrë asnjë lekë, ndërkohë që ka shumë detyrime pa shlyer, njëkohësisht dhe disa prej tyre i ka bërë me paratë e tij.

    Nga ana tjetër, Indrit Picalli ka firmosur dy deklarata noteriale, ku i njeh Tan Bramës dy detyrime me nga 9.5 milionë lekë, në total 19 milionë lekë. Indriti e kaloi afatin e premtuar në qershor 2024, ndaj së bashku me Tan Bramën, Piranjat lanë një takim sqarues me të riun, i cili dha justifikime të ndryshme lidhur me mungesën e korrektesës ndaj Tan Bramës. Megjithatë, ai premtoi se shumë shpejt do ta bënte shlyerjen e detyrimeve.

    Me anë të një mesazhi ai i premtoi Tan Bramës se do i jepte 7 milionë lekë të vjetra më datë 11 tetor, por nuk e mbajti fjalën. Për më tepër, dërgoi drejt koreografit një mesazh shantazhues, ku e udhëzonte Tanin të kishte kujdes për veprimet që kryente./PIRANJAT

  • “Nuk jeton dot më këtu” / Pas ndarjes me Romeon, Heidi “braktis” emisionin dhe largohet nga Tirana? Ja kush e zëvendëson (Foto)

    “Nuk jeton dot më këtu” / Pas ndarjes me Romeon, Heidi “braktis” emisionin dhe largohet nga Tirana? Ja kush e zëvendëson (Foto)

    Prej kohësh është diskutuar marrëdhënia e Heidit me Romeon, për të cilët flitet se janë ndarë.

    Ndonse Heidi kishte nisur programin “Goca dhe Gra”.

    Por gazetari Andi Vrapi ka zbuluar se Heidi jo vetëm që është ndarë nga Romeo, por ka vendosur të braktisë emisionin dhe qëndrimin në Tiranë, me arsyen se “është vetëm”.

    Gjithashtu thuhet se ajo do të zvendësohet nga Einxhel Shkira, për të cilën në faqen zyrtare të emisionit thuhet se do të jetë një ndër të ftuarat e ksaj jave.

  • ‘Mirë se u ktheve bisha!’ Antonela Berishën e ‘mbulojnë’ me buqeta me lule!

    ‘Mirë se u ktheve bisha!’ Antonela Berishën e ‘mbulojnë’ me buqeta me lule!

    Njëra nga motrat Berisha, Antonela Berisha i është rikthyer jetës normale dhe punës.

    Prej muajsh ajo ndodhej në arrati pasi së bashku me të motrën, Marielën, dhunuan barbarisht të renë, Klea Prenga, dy motrat Berisha vendosën të dorëzohen ku ishte Gjykata e Tiranës e cila dha masat e sigurisë “detyrim paraqitje” për Antonelën dhe “arrest në shtëpi” për të motrën.

    Epo si duket “ditët e këqija” për Antonelën kanë përfunduar dhe kështu ka vendosur t’i kthehet biznesit të saj dhe jetës aktive.

    Kjo mungesë e ish-konkurrentes së “Përputhen” është ndjerë dhe te miqtë e saj si dhe bashkëpuntorët të cilët së fundmi e kanë “mbuluar” në lule”.

    Ka qenë vetë Antonela ajo e cila në llogarinë e saj në “Instagram” ka publikuar disa buqeta me lule ku një prej tyre ishte e shoqëruar me mbishkrimin: “Mirë se u ktheve bisha”.

    Pas dhunës barbar që i bënë Klea Prengas teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet në zonën e Kodrës së Diellit, mbrëmjen e 6 gushtit 2024, dy motrat u larguan drejt Dubait ku dhe u fshehën gjat?ë gjithë kohës.

    Ka dyshime se Klea Prenga është vënë nën shënjestër të motrave Berisha, pasi ka tentuar që të prishë marrëdhënien e motrës së Antonelës me bashkëshortin e saj.

  • Rezarti e kritikoi,Hati i nxjerr mesazhet që tregojnë të kundërtën!

    Rezarti e kritikoi,Hati i nxjerr mesazhet që tregojnë të kundërtën!

    Rezart Veleshnja, e ka pyetur Feron lidhur me mendimin që artisti ka për vajzën me shami virale të TikTokut, Hatin.Nga pyetja e drejtuar, është mëse e kuptueshme ironia e fshehur mes fjalëve të tij. Por Hati nuk e lë me kaq! Ajo ka nxjerrë ‘bllof’ Rezartin teksa i ka publikuar disa mesazhe që banori i niste përpara pak kohësh asaj teksa rrëfehej se s’mund t’i duronte komentet negative që shkruheshin për të.