Category: Showbiz

  • ‘Çmendet’ aktori i njohur në BBVK3, ul të bren*dshmet para kamerave(Foto)

    ‘Çmendet’ aktori i njohur në BBVK3, ul të bren*dshmet para kamerave(Foto)

    Aktori i humorit Rezart Veleshnja ka habitur me gjestin e tij në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova.

    Rezarti sapo kishte dalë nga dushi dhe po kërcente nën ritmet e këngës së grupit legjendar Elita 5 “Sajzeza”.

    Teksa kërcente dhe këndonte së bashku me banorët e tjerë të BBVK, Rezart Veleshnja ka hequr brekët para kamerave.
    Ai ka zbuluar të pasmet dhe nuk është ndaluar, duke vazhduar që të performojë në ambientet e tualetit. Më pas, aktori i humorit është mbuluar me peshqir.

  • Detaje të reja nga vdekja tragjike e Liam Payne, zbulohen SMS-të e tij pak para se të hidhej nga ballkoni

    Detaje të reja nga vdekja tragjike e Liam Payne, zbulohen SMS-të e tij pak para se të hidhej nga ballkoni

    Liam Payne ishte duke biseduar me Nicole Scherzinger, pak para se të vdiste. Ish-ylli i One Direction ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të hotelit ku po qëndronte në Argjentinë, pasi kishte konsumuar alkool dhe drogë.

    Kompozitori Andrew Lloyd Webber, i cili po punon me Scherzinger në muzikalin “Sunset Blvd”, foli për marrëdhënien e këngëtarit me Liam Payne. Në një intervistë për Billboard ai tha: “Unë mendoj se është diçka që nuk është thënë dhe që mund të them është se në një kohë Nicole ishte mentore e Liam. Të mërkurën që ai vdiq, ata po flisnin me mesazhe.”

    Në fakt, sipas muzikantit britanik, Scherzinger u informua për vdekjen e Liam Payne, pak para se ajo të dilte në skenën e Broadway.

    “Ajo sapo mësoi se ai kishte vdekur dhe përsëri e bëri shfaqjen, e cila është e mahnitshme. Dua të them, ajo është një grua e mrekullueshme. Ajo është pa dyshim një nga interpretueset më të mira me të cilat kam punuar ndonjëherë”, ka theksuar ai.

  • Luizi dhe vogëlushja Luna, një ‘copy-paste’, këngëtari i ‘vjedh’… (Foto)

    Luizi dhe vogëlushja Luna, një ‘copy-paste’, këngëtari i ‘vjedh’… (Foto)

    Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u bënë prindër për herë tē parë pak muaj më parë.Moderatorja solli në jetë vajzën e tyre Luna Ejlli, e cila ka marrë vēmendjen e ndjekësve. Çifti shpesh herë ka ndarë me ndjekësit foto dhe video të ndryshme të vogëlushes së ëmbël.

    Sot babi Luizi ka ndarë një foto me vajzën, ku ai mban në kokë kordelen e Lunës, ndërsa bie në sy ngjashmëria e tyre si babë e bijë.

  • “5000 € c*ca e ti do…”- Fansi tentoi t’i fusë 50 euro në gjo*ks, reagimi i këngëtares shqiptare: Jo mor shpirt jo (VIDEO)

    “5000 € c*ca e ti do…”- Fansi tentoi t’i fusë 50 euro në gjo*ks, reagimi i këngëtares shqiptare: Jo mor shpirt jo (VIDEO)

    Këngëtarja shqiptare Eli Malaj, teksa ka qenë duke përformuar në skenë një fans ka tentuar t’i vendosë 50 euro në gjoks.

    Mirëpo Eli ka bërë një reagimi i cili i habiti të gjithë.

    “5000 euro c*ca, ti do me m’fut 50 euro, jo mor shpirt jo…” dëgjohet të thotë ajo në videon e rregjistuar.

    Më pas, këngëtarja ka nisur të qeshë duke vazhduar performancën.

  • Rezart Veleshnja bën gati valixhen dhe kërkon të largohet nga BBVK

    Rezart Veleshnja bën gati valixhen dhe kërkon të largohet nga BBVK

    Aktorja Gresa Gashi dhe aktori i humorit Rezart Veleshnja, janë përfshirë në debate të ashpra që në orët e para të hyrjes në shtëpinë e BBVK. Dy banorët kanë hedhur vazhdimisht akuza ndaj njëri-tjetrit, madje edhe duke bullizuar për pamjen e jashtme apo për anën profesionale.

    Kjo përplasje verbale mes tyre duket se po rrit tensionet ditë pas dite. Duket se dy banorët nuk po gjejnë dot mënyra për të zgjidhur konfliktet e tyre, por vazhdimisht provokojnë debate derisa kërkohet ndërhyrja e BB. Së fundmi, ish-aktorja e “O sa mirë” i thotë Rezit se e ka prekur, i ka futur duart. Kjo gjë e ka revoltuar aktorin, ndaj edhe ka kërkuar të shkojë në dhomën e rrëfimit për të kërkuar daljen nga spektakli.

    “Kujdes me duar, se do të penalizohesh. Më preke me duar”,- iu drejtua banorja.

    Rezarti iu kundërpërgjigj: “Unë po e bëj gati valixhen tani dhe tregoju këtyre se përse do të dal. Unë do të shkoj te dhoma e rrëfimit për të dalë”.

    Por megjithatë, ai u tërhoq nga kjo dhe po vazhdon sërish garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

  • “Evlad biri mamit, ti je ma i fortë se unë”- Fifi ndan foto nga spitali, Theo Mal në gjendje jo të mirë shëndetësore

    “Evlad biri mamit, ti je ma i fortë se unë”- Fifi ndan foto nga spitali, Theo Mal në gjendje jo të mirë shëndetësore

    Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Filloreta Raçi, e njohur ndryshe me emrin e artit Fifi, po kalon momente të vështira.

    Fifi ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram pamje nga spitali “Nënë Tereza”, pasi djali i saj i vogël Theo Mal është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

    Theo Mal duket se po kalon një sfidë shëndetësore e për këtë arsye është shtruar në spital.

    “Evlad biri mamit. Kalon edhe kjo se ti je i fortë, ma i fortë edhe se unë. Faleminderit krejt stafit të pediatrisë së spitalin Nënë Tereza për përkujdesin që jeni tu bo me bebin tim”, shkruan Fifi bashkangjitur me foton në Instagram.

    Fifi u bë nën për herë të në prill të vitit të kaluar. Theo Mal erdhi në jetën e këngëtares si fryt i dashurisë me partnerin e saj Adis Patushi.

  • “Pesë muaj pa ty” – Agron Llakaj bën dedikimin prekës për bashkëshorten e ndjerë: Endemi në lëndinën e lotëve dhe mallit të çmendur për Ty

    “Pesë muaj pa ty” – Agron Llakaj bën dedikimin prekës për bashkëshorten e ndjerë: Endemi në lëndinën e lotëve dhe mallit të çmendur për Ty

    “Sot, 5 muaj pa Ty, zemra jonë Konstandinë.., endemi në lëndinën e lotëve dhe mallit të çmendur për Ty”, ky është dedikimi prekës që Agron Llakaj bëri sot për bashkëshorten e tij të ndjerë, e cila u nda nga jeta pesë muaj më parë për shkak të një sëmundje të rëndë.

    Aktori i humorit, i cili ndan me publikun detaje nga jeta e tij personale, zgjodhi që të publikojë sot në Insta Story foto me bashkëshorten e ndjerë e cila bën sot pesë muaj që është ndarë nga jeta.

    Në një intervistë që Agron Llakaj bëri në fillim të këtij muaji, ai shprehu mallin e tij të madh për Konstandinën e tij.

    Ndarja nga jeta e Kostandinës ka qenë një moment i cili ka prekur thellë jo vetëm Agronin, por edhe të gjithë ata që e ndjekin dhe e duan.

    Aktori vazhdimisht ka rikujtuar bashkëshorten e tij në rrjetet sociale, ku ka treguar dhimbjen e madhe që po kalon, dhe mungesën e saj në jetën e tij dhe të familjarëve.

  • Sherri në Pejë/ Lirohet nga burgu DJ Crax, qëndroi mbi 3 muaj në qeli

    Sherri në Pejë/ Lirohet nga burgu DJ Crax, qëndroi mbi 3 muaj në qeli

    Bahtjar Bajraktari, i njohur me emrin e artit DJ Crax, është në liri pas më shumë se tre muajsh në burg, për shkak të një sherri në një nga klubet e Pejës ku u dhunua personazhi i famshëm në TikTok, Medi Iseni.

    Pas 75 ditësh qëndrimi në paraburgim në Shqipëri, Bajraktari është ekstraduar në Kosovë tri ditë më parë me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë, sipas medias vendase.

    Ai u dënua së bashku me mikun e tij, Rigles Rajkun (Noizy), por ky i fundit u lirua disa ditë pas arrestimit nga Gjykata e Durrësit, pasi ofroi garanci pasurore prej 5 mln lekësh.

  • “Evlad, biri i mamit…”/ Çfarë i ndodhi? Fifi ndan foto nga spitali, djali i saj në gjendje jo të mirë shëndetësore

    “Evlad, biri i mamit…”/ Çfarë i ndodhi? Fifi ndan foto nga spitali, djali i saj në gjendje jo të mirë shëndetësore

    Kjo periudhë me sa duket nuk ka qenë fare e mirë për këngëtaren Filloreta Raçi, e njohur si Fifi. Në orët e mesnatës ajo ka treguar qe po përballet me një vështirësi, pasi djali i saj është shtrirë në spital.

    Ajo tregon se djali saj Theo Mal është duke u përballuar me një problem shëndetësor, të cilin nuk e ka ndarë ende me publikun. Gjithashtu ka falënderuar stafin e spitalit për kujdesin ndaj te birit.

    “Evlad, biri i mamit kalon edhe kjo se ti je i forte , ma i forte edhe se unë” ishin fjalët e Fifit.

  • Gruan do e marrë me shami? Hoqi dorë nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame, Fero tregon a dëshiron që partnerja e tij të jetë personazh publik

    Gruan do e marrë me shami? Hoqi dorë nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame, Fero tregon a dëshiron që partnerja e tij të jetë personazh publik

    Ish-reperi Fero është shprehur se nuk dëshiron që partnerja e tij të jetë pjesë e televizioni.

    I ftuar brenda në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova, Fero u shpreh se arsyeja është xhelozia.

    “Të tregoj të vërtetën nuk do të kisha qejf ta kisha pjesë të TV sepse është puna e xhelozisë”, tha ai.

    I pyetur nga banorët nëse bashkëshortja e tij e ardshme duhet të mbajë shami, Fero u përgjigj: “Nuk pretendoj që patjetër të jetë e mbuluar. Unë i tregoj është obligim ndaj Allahut, a mbulohet ajo apo jo, është vendimi i saj.”

    Ish-reperi foli edhe për jetën e tij personale, teksa tregoi se është rritur nga prindër të ndarë.

    “Jam rritur me prindër të ndarë dhe kjo është një nga arsyet e devijimit tim. Po jam rritur me prindër të ndarë. Është një shkak sepse ka ndikuar tani. Por po mundohem të jem një prind sa më i mirë për vajzën time dhe një shok i mirë për shoqërinë, një djalë sa më i mirë për familjen time”, tha ai.