Category: Showbiz

  • “Jam me trauma, po luftoj për kujdestarinë e vajzës”- Fero tha se Nina ishte rikthyer tek e ëma, “shpërthen” Arbenita: Hipokrizi! Jam e frikësuar ende prej tij, vetëm unë e di ç’kam përjetuar

    “Jam me trauma, po luftoj për kujdestarinë e vajzës”- Fero tha se Nina ishte rikthyer tek e ëma, “shpërthen” Arbenita: Hipokrizi! Jam e frikësuar ende prej tij, vetëm unë e di ç’kam përjetuar

    Modelja Arbenita Ismajli ka “shpërthyer” pas deklaratave të ish-reperit Fero, i cili u shpreh se pas sherrit për kujdestarinë e vajzës, Nina ishte rikthyer tek nëna e saj dhe se me ish-partneren kanë marrëdhënie shumë të mirë, duke i konsideruar “hipokrizi”.

    Arbenita Ismajli, e cila deri më tani kishte qëndruar e heshtur duke mos komentuar akuzat e tij se i kishte rrëmbyer të bijën dhe kërcënimeve publike ndaj saj, u shpreh se vajza është nën kujdestarinë e Feros, ndërsa shtoi se është me trauma e ankth duke luftuar për të marrë vajzën.

    Modelja theksoi se Fero i bën presion asaj dhe familjes së saj çdo lloj forme, duke shtuar se ende ka frikë nga ish-reperi dhe se vetëm ajo e di çfarë ka përjetuar nga ai.

    “Kur ky e ka marr kujdestarine dhe vajzen une mund ta takoj vetem per fundjavë (por vajza disa here ka refuzu me qendru me te, normalisht eshte e lidhur me nenen)”, theksoi Arbenita.

    Modelja u shpreh se ish-partneri nuk ka kontribuar në rritjen e vajzës së tyre dhe i kërkoi ta lejonte të vazhdonte jetën e saj.

    “Mjaft me genjeshtra dhe presione psikologjike, me lejo te frymoje dhe te rimarr veten e te vazhdoj jetën sepse e meritoj”, shkroi ajo.

    Postimi i plotë:

    Cfare hipokrizie! Sinqerisht jam lodh me… Une ende jam me trauma dhe ankth duke luftu per kujdestarine e vajzes sime, per te cilen kam punuar dhe vazhdoj te punoj per ta mirembajtur edhe financiarisht edhe emocionalisht, prej dites kur e mora vesh se do t’behem nane dhe jo vetem, edhe me реграга.

    E dikush qe cdo sekond me ben presion mua dhe familjes sime ne cdo forme, personalisht dhe permes institucioneve, del edhe thote vajza i takon nenes.

    Kur ky e ka marr kujdestarine dhe vajzen une mund ta takoj vetem per fundjavë (por vajza disa here ka refuzu me qendru me te, normalisht eshte e lidhur me nenen).

    Doli me genjeshtra se une e kam rrëmbyer dhe falsifikuar dokumentet, e pa asnje deshmi mediat e perkrahen.

    Sidoqofte, asnjehere nuk jam shpreh, sepse e mendoj me te miren per te voglen time, per te cilen punoj dhe kujdesem realisht e jo vetem me fjale.

    Para publikut mund te dukesh mire, por para Zotit e dime kush eshte i, e drejti/a Une ende jam e frikesuar prej tij, sepse vetem une e di cfare kam perjetuar, dhe shume mire e kane pare edhe familjaret e tij qe kane qene deshmitare dhe pa turp jane bere bashke kunder meje.

    Ti per vajzen nuk je kujdes ne asnje forme dhe vazhdon te mos kontribuosh, sepse me rendesi e ke vetem veten. Nuk duhesh me qene fetar per me i pa keto.

    Sa per fe, vij nga nje familje me tradite fetare dhe te edukume. Mjaft me genjeshtra dhe presione psikologjike, me lejo te frymoje dhe te rimarr veten e te vazhdoj jetën sepse e meritoj.

    Ish-reperi i njohur Fero, i cili hoqi dorë nga muzika për t’iu përkushtuar fesë, ka rrëfyer raportin me Arbenita Ismajlin në një bisedë me banorët e Big Brother Vip Kosova, ku ishte i ftuar për të qëndruar për disa orë.

    Fero u shpreh se e ka zgjidhur problemin e kujdestarisë së Ninës, teksa tregoi se vajza është me Arbenitën, pasi do më shumë nënën e saj, por duket se deklaratat e tij s’kanë qenë të vërteta.

    “E zgjidhe problemin me vajzën sepse e ke bërë edhe publike?”, e pyetën banorët e BBVK.

    “Patjetër, e kam zgjidhur problemin. Vajza ka dëshirë si çdo fëmijë, do më shumë nënën, vajza qëndron me nënën e saj”, tha Fero.

    Ai tregoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Arbenitën dhe se ka respekt ndaj saj, pasi është nëna e fëmijës së tij. Fero theksoi se nuk do ta hedhë kurrë poshtë modelen, pavarësisht çdo gjëje, duke shtuar se i uron më të mirën.

    “Është marrëdhënie e mirë, kemi shumë respekt për njëri-tjetrin, kam dashuri dhe respekt për të, është nëna e vajzës time, asnjëherë nuk mund të hedh poshtë nënën e vajzës time. çfarëdo që të ndodhë. I shpresoj më të mirë e jetën”, tha ai.

    Ish-reperi tregoi se ka dashur të ribashkohet me Arbenitën, por nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

    Ai theksoi se respekton vendimin e saj për të mos u rikthyer më bashkë, teksa theksoi se ‘nuk e fajësoj’.

    “E kemi menduar, por ndonjëherë është më mirë që kur nuk gjen gjuhën e përbashkët. Unë mendoj që gjëja më e mirë për vajzën është bashkimi. Por, nuk e fajësoj ish të dashurën time që nuk e ka mendimin e njëjtë, Nuk e fajësoj, e vlerësoj mendimin e saj, e respektoj dhe nuk kam qejf që t’i ndërhyj në mendimin e saj”, tha Fero.

    Kujtojmë që javë më parë Fero tha se ishte në depresion dhe sipas tij, gjendja e rënduar emocionale iu krijua pikërisht se nuk ka takuar të bijën për një periudhë të gjatë.

    “Një njeri kur është i shkatërruar në një mijë mënyra, di një mijë rrugë për të rindërtuar veten edhe njëmijë mënyra të tjera, për të shkatërruar dikë,” shkroi ai së fundmi në Instagram.

    Sipas Feros, pas ndarjes nga Arbenita, vendimet që janë marrë për të bijën gjatë procesit të divorcit nuk respektohen nga ana e modeles.

    “Unë, si prind, po përjetoj padrejtësi të mëdha. Ka kohë që nuk më respektohen vendimet gjyqësore dhe nuk më lejohet të shoh vajzën time. Vajza udhëton në shtete të ndryshme pa lejen time, pa më informuar ku ndodhet. Sot, më është thënë se vajza ka ikur dhe nuk po marr asnjë informacion për të”, tha Fero. Ish-reperi iu drejtua prokurorisë duke thënë që ndodhet në gjendje të rënduar dhe paralajmëroi “çfarë ndodh në nuk i kontrolloj emocionet e mia?”

    Më pas shtoi: “Po bëj një thirrje për Prokurorinë e Gjilanit, veçanërisht për prokuroren që e ka rastin tim. Nuk po di si ta shpjegoj ndryshe që jam në një gjendje shumë të rëndë. Çka ndodh nëse unë nesër nuk mund t’i kontrolloj emocionet e mia?” Ndër të tjera Fero shprehet se nuk mund të flasë hapur lidhur me situatën, duke shtuar se “prokuroria mund të hakmerret dhe t’i heqë edhe ato pak ditë që i ka për të parë vajzën e tij”. Kujtojmë që ish-çifti pësuan një ndarje aspak të mirë nga njëri-tjetri, kjo pasi artisti dhunoi dhe kërcënoi me jetë modelen, ndërsa kjo e fundit e denoncoi ish-bashkëshortin, të cili gjykata e la në paraburgim për 30 ditë. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e çiftit, ku Fero ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin, ndërsa pas kësaj ai ka ushtruar dhunë mbi ish-partneren dhe e ka kërcënuar atë se “do të vrasë nëse ma merr vajzën.”

    Kujtojmë që ish-çifti pësuan një ndarje aspak të mirë nga njëri-tjetri, kjo pasi artisti dhunoi dhe kërcënoi me jetë modelen, ndërsa kjo e fundit e denoncoi ish-bashkëshortin, të cili gjykata e la në paraburgim për 30 ditë.

    Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e çiftit, ku Fero ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin, ndërsa pas kësaj ai ka ushtruar dhunë mbi ish-partneren dhe e ka kërcënuar atë se “do të vrasë nëse ma merr vajzën.”

  • Dafina Zeqiri pozon topless, fotot ‘hot’ të këngëtares pak ditë para dasmës

    Dafina Zeqiri pozon topless, fotot ‘hot’ të këngëtares pak ditë para dasmës

    Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka surprizuar ndjekësit e saj, duke postuar foto topless.

    E veshur vetëm një palë xhinse, këngëtarja me 2.1 milionë ndjekës në Instagram shfaqet sensuale dhe shumë provokuese.

    Këto foto janë shpërndarë nga ajo vetëm 3 ditë para dasmës, që pritet të zhvillohet ditën e shtunë (26 tetor) në Prishtinë.

    Dafina Zeqiri, e cila rreth një muaj më parë zhvilloi celebrimin, këtë fundjavë vesh fustanin e nusërisë, duke kurorëzuar dashurinë me biznesmenin Kreshnik Gjergji.

  • A ka marrë Klea Prenga mesazhe kërcënuese nga motrat Berisha? Përgjigjet avokati i modeles në “Vizioni i Pasdites”

    A ka marrë Klea Prenga mesazhe kërcënuese nga motrat Berisha? Përgjigjet avokati i modeles në “Vizioni i Pasdites”

    Avokati i Klea Prengës, Alfred Duka tha se modelja nuk ka pasur kurrë kontakte me motrat Berisha, si dhe nuk ka marrë as mesazhe kërcënuese.

    I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, avokati deklaroi se sulmi ishte i qëllimshëm, aspak rastësi, pasi kamerat e sigurisë tregojnë që Mariela dhe Antonela Berisha nuk ishin duke darkuar në restorant.

    Ai tha se modelja ishte e shoqëruar nga mikeshat e saj dhe nga një bashkëshort i njërës preëj shoqeve.

    “Nuk ka pasur kontakte më parë, as mesazhe kërcënuese, asgjë. Ngjarja nuk ka qenë rastësi, sepse gjithë dinamika është regjistruar në kamerat e sigurisë në ambientin e lokalit. Dy motrat zbresin në ca shkallë dhe e sulmojnë direkt e në fytyrë. Klea më ka thënë se motrat Berisha nuk i kanë thënë asgjë, por thjesht e kanë sulmuar direkt e në fytyrë. Klea ka qenë e shoqëruar nga mikeshat dhe nga bashkëshorti i njërës prej shoqeve të Kleas”, tha Alfred Duka.

    E pyetur nga moderatorja se nëse dyshohet se ndonjë nga mikeshat e Kleas ka bashkëpunuar me motrat Berisha, avokati tha se sipas dëshmisë së modeles nuk ka ndodhur diçka e tillë, por shtoi se mbetet për t’u hetuar.

    “Kjo është një çështje që i përket hetimit nëse do të shtrihet deri këtu. Por, as Klea nuk ka hedhur hije dyshimi se ndonjë prej personave ka pasur bashkëpunim me motrat Berisha”, tha Duka.

    Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 gusht 2024, kur Klea, e cila ishte duke darkuar në një restorant, u sulmua barbarisht nga motrat, të cilat e goditën me sende të forta, përfshirë shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë.

    Ishte vetë e dhunuara Klea Prenga e cila denoncoi rastin në polici dhe madje në rrjetet sociale nxorri edhe fotot duke treguar tmerrin që përjetoi./vizionplus.tv

  • Fero Fera bëhet pjesë e shtëpisë së “BBVK” sonte? Ja FOTOJA që ngjalli dyshime

    Fero Fera bëhet pjesë e shtëpisë së “BBVK” sonte? Ja FOTOJA që ngjalli dyshime

    U bë një kohë e gjatë që artisti Fero Fera është larguar nga bota e muzikës apo ajo e televizionit. Edhe pse prej tij pak kohë më parë pati një reagim se do të “zhdukej” dhe prej rrjeteve sociale, mesa duket Fero ka ndryshuar mendje.

    Kjo pasi mbrëmjen e sotme do ta shihni në “Big Brother VIP Kosova”. E dimë që menduat se do të hyjë si konkurrent, por jo. Në fakt ku i dihet? Kjo mbetet për t’u parë, deri më tani asnjë detaj më tepër…

    Çfarë mendoni se do të bëjë ai?

  • “S’janë këmbët e Luizit”/ A do ketë ‘Në Kuadër të Dashurisë 2’? Ja si përgjigjet Olta Gixhari

    “S’janë këmbët e Luizit”/ A do ketë ‘Në Kuadër të Dashurisë 2’? Ja si përgjigjet Olta Gixhari

    Në kinema është rikthyer filmi “Në Kuadër të Dashurisë”. E ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike në emisionin “Ndryshe” ka qenë Olta Gixhari, aktorja protagoniste e këtij filmi. Nisur nga posteri i ri i filmit, e pyetur nga Salsano nëse do të shtohet ndonjë skenë dashurie mes saj dhe aktorit tjetër protagonist Luiz Ejlli, ajo u përgjigj:

    “E para njëherë ato s’janë këmbët e Luizit, se ato janë dy palë këmbë aq të palestruara sa nuk kam parë ndonjëherë. Nuk janë, jo. I kanë montuar ato këmbë. Nuk e di. Duhet të pyesni producentin për këtë. Kurse përsa i përket skenave, unë nuk e mbaj mend më tani se çfarë kemi bërë në kuptimin se çfarë skenash që nuk janë transmetuar edhe do të jepen. Nuk e mbaj mend se kanë qenë shumë. Xhirimet kanë qenë aq intensive, edhe periudha ka qenë shumë intense dhe nuk mbaj mend se çfarë skenash”

    Nëse do të bëhej një “Në Kuadër të Dashurisë 2”, do ta pranonte Olta të ishte sërish pjesë?

    “Unë kam shumë besim që do të bëhet një “Në Kuadër të Dashurisë 2”, sepse ka pasur shumë sukses dhe jehona vazhdon ende për ne. Kurse përsa i përket me kë aktor do të luaj, unë kur e kam bërë në atë fazë që isha, se kam problem asnjë. Unë në çdo sheshxhirimi që shkoj unë pyes kush është kasti, kush është partneri im për ta ditur, për të krijuar një marrëdhënie, për të krijuar një korrektësi pune, një vazhdimësi edhe një energji që duhet patjetër në sheshxhirim, por unë jam profesioniste. Nuk vë asnjëherë kushte në kast”

  • Xhensila i përket të shkuarës/ Bes Kallaku poston ‘Trëndafilin e shpirtit’ të tij, ja për kë bëhet fjalë

    Xhensila i përket të shkuarës/ Bes Kallaku poston ‘Trëndafilin e shpirtit’ të tij, ja për kë bëhet fjalë

    Aktori i njohur Bes Kallaku është tejet aktiv në rrjete sociale. Ai është shumë i lidhur me familjen e tij, e këtë gjë nuk ka hezituar ta shpreh shpesh herë edhe nëpër daljet televizive.

    Ija e Besit është trëndafili i zemrës së tij, thotë aktori në një instastory të publikuar. Besi së fundmi është komentuar për divorcin me ish bashkëshorten Xhensila Myrtezaj.

  • Mos po na bëjnë sytë/ Kështu nuk e kemi parë asnjëherë Arbana Osmanin(Foto)

    Mos po na bëjnë sytë/ Kështu nuk e kemi parë asnjëherë Arbana Osmanin(Foto)

    Arbana Osmani është një nga moderatorët më të njohur dhe të komentuar në mediat shqiptare. Ajo ka arritur të fitojë zemrat e publikut jo vetëm për profesionin e saj, por edhe për personalitetin e saj të veçantë. Një moment i veçantë që është bërë temë diskutimi në rrjetet sociale ishte videoja e publikuar nga bashkëshorti i saj, Eduarti, ku ajo shfaqej duke vrapuar me disa kuti në duar. Kjo situatë e paparë nga publiku tregon se edhe figura të njohura si Arbana kanë momente të thjeshta dhe njerëzore në jetën e tyre të përditshme.

    Arbana është një grua që ka demonstruar se me punë të palodhur dhe përkushtim mund të arrish çdo gjë. Ajo ka kaluar nëpër shumë sfida gjatë karrierës së saj, por ka vazhduar të qëndrojë e fokusuar në objektivat e saj. Përveç karrierës së suksesshme, ajo është gjithashtu një nënë e përkushtuar dhe një bashkëshorte e dashur. Marrëdhënia e saj me Eduartin është një shembull i shkëlqyer i dashurisë dhe mbështetjes reciproke, e cila shpesh ndalet dhe ndjehet përmes postimeve të tyre të përbashkëta në rrjetet sociale.

    Për Arbana-n, çdo moment është një mundësi për të inspiruar të tjerët. Ajo ndan vazhdimisht mesazhe pozitive dhe motivuese, duke treguar se është e rëndësishme të besosh në vete dhe të ndjekësh ëndrrat tuaja. Ajo gjithashtu thekson rëndësinë e shëndetit mendor dhe fizik, duke promovuar një stil jetese aktiv dhe të shëndetshëm. Përmes veprimeve dhe mesazheve të saj, Arbana Osmani vazhdon të jetë një inspirim për shumë njerëz, duke treguar se me përkushtim, dashuri dhe punë, çdo gjë është e mundur.

  • “Nuk jam le**bike”/ Plas keq me vajzave në BBVK3, Xheneta ironizon Gresën: Jam lavazhiere jo aktore

    “Nuk jam le**bike”/ Plas keq me vajzave në BBVK3, Xheneta ironizon Gresën: Jam lavazhiere jo aktore

    Një përplasje e ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova 3.
    Ishin banoret Xheneta Fetahu dhe Gresa Gashi të cilat nuk lanë gjë pa i thënë njëra – tjetër.
    Gresa i drejtohet Xhenetës duke i thënë “pse po më shikon”.

    Gresa i afrohet Xhenetës, duke i thënë se po i afrohet me dashuri shoqërore, kurse kjo e fundit ia kthen se nuk është “lesbike”.
    Me ironi Gresa i thotë Xhenetës se nuk është aktore por “lavazhiere”.
    Ndiqeni videon për më shumë:

  • Me buzë të kuqe, fustan dhe flokë të gjata! Rezeart Veleshnja vishet si grua, banorët e BBV “shpërthejnë” së qeshuri (Video)

    Me buzë të kuqe, fustan dhe flokë të gjata! Rezeart Veleshnja vishet si grua, banorët e BBV “shpërthejnë” së qeshuri (Video)

    Aktori i humorit, Rezeart Veleshnja, duket se është një nga banorët më aktivë në edicionin e ri të Big Brother Vip Kosova, i cili nisi transmetimin javën e kaluar.

    Rezi siç e thërrasin shkurt banorët ka marrë detyrën e argëtuesit në shtëpinë e BBV.

    Këtë ditë “skeçi” i tij i radhës ishte të vishej dhe të sillej si grua.

    Dhe sigurisht veshja e tij si grua dhe imitimi që bëri shkaktoi të qeshura te banorët.

  • E papritur/ Konkurrenti i ‘Për’puthen’ akuzon një nga djemtë se e ka ngacmuar sek*ualisht

    E papritur/ Konkurrenti i ‘Për’puthen’ akuzon një nga djemtë se e ka ngacmuar sek*ualisht

    Në puntatën e sotme në “Për’Puthen” ndodhi një e papritur. Një nga konkurrentët, Ardi ka akuzuar një tjetër konkurrent për ngacmim seksual.

    Sipas tij, një nga djemtë e ka prekur në pjesët intime në prapaskena.

    “Kanë ndodhur disa gjëra në prapaskena, emrin do e them kur ta konfirmoj. Isha dike biseduar me një djalë, erdhi dikush dhe më preku në …. Një nga djemtë më ka ngacmuar seksualisht, nëse ka pëlqim për djemtë të dalë përballë. Nëse do ta nxjerri vetë veten ta nxjerri, unë kam dyshimet e mija. Jo se kam problemet e mija me këtë lloj gjëje”, tha Ardi.

    Disa nga konkurrentët reaguan të revoltuar nga deklarata, mes tyre Gridi, i cili pati edhe një përplasje me të duke i thënë: “E ke bastardu me këtë që ke thënë, jam dhe unë këtu. Kush je ti që flet kështu për ne?”

    Duke mos pranuar që të ulë tonet, moderatorja Megi Pojani e ka larguar nga studio.