Category: Showbiz

  • E papritur/ Konkurrenti i ‘Për’puthen’ akuzon një nga djemtë se e ka ngacmuar sek*ualisht

    E papritur/ Konkurrenti i ‘Për’puthen’ akuzon një nga djemtë se e ka ngacmuar sek*ualisht

    Në puntatën e sotme në “Për’Puthen” ndodhi një e papritur. Një nga konkurrentët, Ardi ka akuzuar një tjetër konkurrent për ngacmim seksual.

    Sipas tij, një nga djemtë e ka prekur në pjesët intime në prapaskena.

    “Kanë ndodhur disa gjëra në prapaskena, emrin do e them kur ta konfirmoj. Isha dike biseduar me një djalë, erdhi dikush dhe më preku në …. Një nga djemtë më ka ngacmuar seksualisht, nëse ka pëlqim për djemtë të dalë përballë. Nëse do ta nxjerri vetë veten ta nxjerri, unë kam dyshimet e mija. Jo se kam problemet e mija me këtë lloj gjëje”, tha Ardi.

    Disa nga konkurrentët reaguan të revoltuar nga deklarata, mes tyre Gridi, i cili pati edhe një përplasje me të duke i thënë: “E ke bastardu me këtë që ke thënë, jam dhe unë këtu. Kush je ti që flet kështu për ne?”

    Duke mos pranuar që të ulë tonet, moderatorja Megi Pojani e ka larguar nga studio.

  • “Më kap…”/ Megi “ngacmon” Andrean, ai i kërkon llogari: Këtë gjë e kemi vetëm në studio apo reale? S’të kshu dot…(VIDEO)

    “Më kap…”/ Megi “ngacmon” Andrean, ai i kërkon llogari: Këtë gjë e kemi vetëm në studio apo reale? S’të kshu dot…(VIDEO)

    Takimi mes Andreas dhe Rebekës duket se nuk ka shkuar ashtu siç pritej, kjo pasi konkurrentes nuk i ka pëlqyer sjellja e tij mbrapa kamerave.

    Sipas Rebekës, Andrea i ka kërkuar llogari se pse del me djem të tjerë.

    Megi, prezantuesja e emisionit “Përputhen”, për të sqaruar publikun se çfarë ka ndodhur prapa kamerave i kërkoi Andreas të fliste me të sikur i flet Rebekës pas kamerave.

    Pjesë nga biseda:

    Andrea: I kam kërkuar llogari. THjesht kam kërkuar ta di ku jemi ne të dy. Këtë gjë që kemi ne të dy e kemi veç në studio apo dhe reale.

    Megi: E kemi reale por kam nevoj për kohë. Dua të njoh edhe djem të tjerë, jemi në Përputhen.

    Andrea: Jemi në të njëjtën faqe, apo jo

    Megi: Unë kam kaluar një faqe para, ti je akoma një faqe para meje. Më kap lexo më shpejt

    Andrea: Se s’të kështu dot…

  • “Frikësohem për ditët e tua”, Morena Taraku bën dedikimin prekës për babain

    “Frikësohem për ditët e tua”, Morena Taraku bën dedikimin prekës për babain

    Këngëtarja Morena Tadaku ka bërë një postim në llogarinë personale të Instagram-it, një dedikim prekës për të atin e saj, me të cilin është tepër e lidhur.Ajo i trembet humbjes së pashmangshme të të atit një ditë dhe i kërkon që ai mos të dorëzohet kurrë duke luftuar për veten.

    “Ah, sa mall kam për ty… Ah, sa më lëndojnë vitet që po ikin e ti s’je si më herët e çdo ditë e më shumë frikësohem për shëndetin tënd e ditët e tua… Të kam në zemër me fjalën baba sepse ti e simbolizon atë më mirë se çdokush tjetër. Nuk ka diçka më të bukur se ti, nuk do ketë për mua diçka më të bukur se ty dhe të lutem asnjëherë mos u dorëzo sepse pa ty nuk jam një Morenë. Ti je gjithçka. Të dua me krejt shpirtin tim që vetëm ti e njeh.”Ndonse Morena shpeshherë nuk ngurron të tregojë lidhjen e ngushtë që ka me të atin.

  • Burgoset për tradhti “mbretëresha” ruse e kriptomonedhave, akuza se financoi ushtrisë ukrainase

    Burgoset për tradhti “mbretëresha” ruse e kriptomonedhave, akuza se financoi ushtrisë ukrainase

    Avokatët e Fedyakina insistonin se ajo “ka mbështetur sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës”, megjithë akuzat ndaj saj.

    Valeria Fedyakina akuzohet se ka krijuar milionat e saj brenda disa muajve me anë të një skeme piramidale nga katër persona të pasur, para se të kapej e të burgosej.

    “Ekspertja e kripto-valutave” raportohet se ishte shtatzënë por megjithatë është dërguar në kolonitë penale në Siberi, pas akuzave të mashtrimit financiar në rreth 20 milionë dollarë për të ndihmuar ushtrinë e Ukrainës.

    Policia tha se hetonte prej një viti Fedyakina – pasi Kremlini e akuzonte për skemën piramidale me të cilën kishte përvetësuar milionat.

    Gruaja është arrestuar prej vitit të shkuar kur një prej viktimave të saj tha se kishte humbur rreth 60 milionë dollarë prej mashtrimit të Fedyakina.

    Por hetuesit më vonë thanë se mund të konfirmonin vetëm rreth 17 milionë të vjedhura prej saj me anë të mashtrimit.

    Të gjitha paratë kishin ardhur nga katër klientë të saj në një periudhë prej dy muajsh në fund të vitit 2023.

    Fedyakina – e njohur online me pseudonimin ‘Bitmama’ – e portretizonte veten si një eksperte e kriptomonedhave, duke tërhequr individë të pasur për të shtuar fitimet e tyre me investime në kriptomonedha.Profili saj i rremë në rrjetet sociale thotë se “drejton zyrat globale të kompanisë” në Moskë, Dubai, Monaco, Serbi, edhe në Turqi.

    Pasi fitonte besimin e individëve Fedyakina i kërkonte investitorëve të dërgonin paratë te ajo “për të evituar kufizimet bankare” e me pas për të përfituar përqindjen e fitimit të tyre.

    Prokurorët thonin se paratë zhdukeshin pak pas përfundimit të komunikimit me “mbretëreshën e kriptovalutave”.

    Duke vijuar hetimet mbi Fedyakina, zyrtarët panë se paratë i kalonin me tej forcave të armatosura të Ukrainës.

    Fedyakina u gjurmua dhe u arrestua vitin që shkoi teksa përpiqej të largohej nga Rusia drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, teksa ishte gjashtë-muajshe shtatzënë.

    Avokatët e saj mohojnë akuzat dhe thonë se Fedyakina “e ka mbështetur pushtimin rus të lindjes së Ukrainës”.

    Ajo përballet tashme me deri në 10 vjet burg nëse shpallet fajtore ne gjyqin e pritur, shkruan rrjeti britanik The Sun.

  • Drenusha Latifi:Kam frikë se ish-bashkëshorti mund të mi marrë fëmijët

    Drenusha Latifi:Kam frikë se ish-bashkëshorti mund të mi marrë fëmijët

    Ish-Miss Kosova dhe këngëtarja, Drenusha Latifi ka folur mes lotëve sonte në Prime në “Big Brother Vip Kosova”. Drenusha është shprehur e merakosur për fëmijtë e saj dhe për gjendjen e tyre.Ajo tha se ish-bashkëshorti i saj nuk i do fëmijët e tyre, por i përdor ata, për hakmarrje ndaj saj.

    “E di që ata kanë pas me shku te babai i vet, une kam kërku, por jam frikësu, qe ka me pas tentativa me mi marrë fmitë. Para se me u fut në Big Brother ai ka pas tentativë për kujdestari të përkohshme të fëmijëve, ka pas gjana që si kom pritë që mundet me i bo ndaj femijeve, kjo ka qenë edhe frika ime. Spo du me bo ata të keq, mirëpo femijet janë të përfshirë në tentativat e tij, ai para një jave e ka tërhek padinë për kujdestarine e përkohëshme”, tha ajo ndër të tjera.

  • “Familjen s’e kemi për konsum dhe famë”/ Alketa Vejsiu flet për herë të parë për marrëdhënien me bashkëshortin

    “Familjen s’e kemi për konsum dhe famë”/ Alketa Vejsiu flet për herë të parë për marrëdhënien me bashkëshortin

    Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu, së fundmi ka publikuar “një ask me questions” në InstaStory teksa ka biseduar me fansat e saj rreth një sërë tematikash. Mirëpo, ajo çfarë ra më tepër në sy ishte një temë të cilën Alketa nuk e prek shpesh, siç është familja, bashkëshorti dhe fëmijët.

    “Pse nuk flet për bashkëshortin asnjë moment,” e ka pyetur një ndjekës moderatoren.

    “E vetmja gjë që kemi pasur me marrëveshje që në fillim. Familjen nuk e kemi për konsum dhe famë. Ai biznes, unë showbizz, nuk i kemi përzjerë. Përputhet me natyrën time të rezervuar kur bëhet fjalë për gjërat e shtrenjta dhe të shenjta,” është përgjigjur Alketa.

    Por kurioziteti i fansave rreth marrëdhënies së dashurisë së Alketës nuk mbaron me kaq.

    “Cili është çelësi i një martese afatgjatë sipas eksperiencës tuaj,” e ka pyetur një tjetër ndjekës Vejsiun.

    “Interpretohet nga unë si një romancë e përjetshme, jo si një kornizë institucionale. Dy njerëz janë miq, pastaj partnerë, pastaj prindër, pastaj jeta është aventurë, është qejf. Ai që ka më shumë bën për atë që ka mundësi më pak, pa kalkulator pa makinë llogaritëse. Bën thjeshtë se ndjen dhe do, dhe kur do ska llogari. Une jam tolerante si natyrë. Nuk prish qejf. Nuk provokoj konflikt. Jeta pranë meje duhet të jetë qejf, paqe, atmosferë,gëzim,” ka shkruar moderatorja.

    Teksa është pyetur nga një fans i tretë se “përse nuk i nxjerr fëmijët në rrjete sociale apo tv?”, Alketa është përgjigjur se kjo është mënyra e saj për ta mbrojtur familjen.

    “Është mënyra ime për të mbrojtur familjen, janë të tre si yje, s’dua t’i marrin mësysh”.

    Kujtojmë që bashkëshorti i Alketa Vejsiut është një biznesmen i njohur nga Vlora. Ardian Nelaj dhe moderatorja kanë më shumë se 20 vite bashkë dhe janë prindër të dy fëmijëve, Lionel dhe Nicole.

  • “Shtëpia më e famshme po rithehet”/ Zyrtarisht, ja kur do të startojë ‘Big Brother Vip Albania’

    “Shtëpia më e famshme po rithehet”/ Zyrtarisht, ja kur do të startojë ‘Big Brother Vip Albania’

    Edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania pritet të nisë në dhjetor të këtij viti, një lajm që ka ngjallur interes të madh në rrethin e fansave të këtij reality show. Konfirmimi i datës nga faqja zyrtare e TCH në Instagram ka nxitur diskutime dhe spekulime të shumta në rrjetet sociale, ku janë publikuar edhe emrat e parë të personazheve që mund të jenë banorë të rinj në shtëpinë e famshme.

    Këtë herë, megjithëse është folur se edicioni do të përfshijë vetëm VIP-a nga tri edicionet e kaluara, plani duket se është zhvendosur. Pjesëmarrësit e rinj do të kenë mundësinë të tregojnë personalitetin e tyre për herë të parë në këtë platformë, duke sjellë kështu një freski të re në format. Edhe pse disa emra janë ende të pakonfirmuar, rrjeti ka filluar të spekullojnë për disa figura të njohura të estradës shqiptare.

    Një nga emrat më të përfolur për këtë edicion është Young Zerka, i cili kohët e fundit është bërë baba. Kjo situatë mund të ketë ndikuar në vendimin e tij për të marrë pjesë, duke shtuar dyshime rreth pjesëmarrjes së tij. Megjithatë, shumë të tjerë janë në listën e mundshme, si Devi dhe Dori, dyshja e njohur e emisionit “Fiks Fare”, që pritet të sjellin humor dhe dinamikë në shtëpi.

    Emra të tjerë të përfolur për këtë edicion janë Visjan Ukcenaj, Cubi Metkaj, Enxhi Nasufi, Sara Hoxha, Kastro Zizo, Eugent Bushpepa, Bledi Beqiri, Ritvana Fetahu dhe Rinian Leka. Çdo emër sjell një histori dhe një stil të veçantë, duke rritur nivelin e interesit për atë që do të ndodhë në shtëpi. Disa nga këta artistë kanë një histori të gjatë në televizion dhe janë të njohur për karizmat e tyre, prandaj pritet që të krijojnë momente emocionuese dhe drama.

    Kjo sezon do të sjellë gjithashtu sfida dhe aktivitete të reja për banorët, duke i bërë ata të përballen me situata të ndryshme dhe të zhvillojnë marrëdhënie të reja. Fansat janë gjithashtu të etur për të parë se si këta personazhe do të bashkëpunojnë, rivalizojnë, dhe ndonjëherë do të përplasen me njëri-tjetrin.

    Një element tjetër interesant është se si do të reagojnë banorët ndaj ambientit të ri dhe kushdo që do të hyjë në shtëpi. A do të krijojnë aleanca, apo do të ketë tensione që do të ndihmojnë në rritjen e dramës? Big Brother është gjithmonë i njohur për dinamikën e tij, dhe çdo sezon sjell befasira.

    Me edicionin që pritet të fillojë në dhjetor, fansat po presin me padurim për të parë se çfarë do të ndodhë. A do të jenë këta personazhe në gjendje të krijojnë histori të reja dhe të mbajnë spektatorët të angazhuar? Koha do ta tregojë, por sigurisht, ky edicion premton të jetë i mbushur me emocione dhe surpriza.

  • Historia prekëse e banores së Big Brother: Nëna më ka lënë kur isha një-vjeçe

    Historia prekëse e banores së Big Brother: Nëna më ka lënë kur isha një-vjeçe

    Pas spektaklit të kaluar, Xheneta Fetahu, ka ndarë një histori të dhimbshme private me banorët brenda.

    Modelja shqiptare ka folur për jetën personale, ku thekson se nëna biologjike e kishte lënë kur ishte një-vjeçe e gjysmë.

    Më pas, ajo tregon se babai i saj u martua dhe se tani njerka i është bërë si nënë dhe se e do më shumë se gjithçka.

    “Nëna ime biologjike na ka lënë, nëna që na ka lindur. Edhe mua edhe binjakun tim. Është ndarë nga babai im, një vit e gjysmë na ka lënë. Babai im u martua kur i kam pasur unë pesë vjet edhe realisht emrin njerkë nuk e meriton por është”, u shpreh ajo.

    Mes lotësh, banorja theksoi: “Unë atë e dua më shumë se çdo njeri në botë. Për atë kur preket familja, për mua është zhgl. Unë jam krenare që e kam atë në jetën time. Krejt gjërat i lë për të. Ka shumë shumë prindër të këqinj. Është e rëndë të them si term, por ka”.

    Xheneta gjatë kësaj kohe u përfshi në tema të ndryshme me konkurrentët e tjerë.

    Në ndërkohë, janë bërë nominimet e para në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

  • Prej kohësh aludohet se ka nisur një romancë me Ledri Vulën, Rina Zaiti publikon foton e parë me reperin? Ja postimi që ngriti dyshime

    Prej kohësh aludohet se ka nisur një romancë me Ledri Vulën, Rina Zaiti publikon foton e parë me reperin? Ja postimi që ngriti dyshime

    Prej kohësh po flitet rreth një romance mes Ledri Vulës dhe Rina Zaitit. Mirëpo dyshja që aludohen të jenë bashkë nuk kanë deklaruar asgjë rreth situatës, por duket se pak nga pak po i japin sinjale publikut të cilat të lënë të kuptosh se lidhja mes tyre është e vërtetë.

    Së fundmi Rina ka publikuar disa pamje në Instagramin e saj dhe në mesin e tyre gjendet një foto e cila ka disa plane ku duket dora dhe kapelja e një mashkulli. Të gjithëve u shkon mendja tek reperi por përsëri nuk mund të themi diçka të sigurt.

    Kujtojmë që pas publikimit të fotove të reperit dhe Rinës në rrugët e Londrës, ish-çifti Sara-Ledri kanë “zhdukur” njëri-tjetrin nga Instagami, ndonëse blogerja ka ende disa nga fotografitë e tyre në profilin e saj.

    Pak kohë më parë, “Panorama Plus”, zbuloi se Ledri ishte në një lidhje të re. Pas gati 1 vit nga ndarja me Sarën, reperi mesa duket ka gjetur sërish dashurinë. Dhe më në fund u publikuan edhe imazhet e para të çiftit.

    Ledri u kap mat gjatë pushimeve në jug të vendit me të dashurën e tij, e cila quhet Rina Zaiti. Fotoja e fundit tregon çiftin duke shijuar momente relaksi pranë detit, duke u ulur pranë shkëmbinjve të plazhit. Duket se Ledri po shijon një kohë të qetë larg zhurmës dhe angazhimeve të karrierës së tij muzikore.

    Burime treguan se ata ishin gjatë gjithë kohës shumë afër duke shijuar kohën me njëri-tjetrin. Ndërsa lajmi se Ledri është në një romancë te re dashurie dhe e ka harruar plotësisht Sara Hoxhën bëri xhiron e rrjetit, u zbulua se kush ishte vajza në foton e publikuar nga paparaci. Të gjithë pyesnin për Rina Zaitin, ja disa të dhëna për vajzën e cila i ka ‘vjedhur zemrën’ reperit shqiptar.

    Si fillim, Rina është motra e Ron Zaitit. Ron Zaiti është një këngëtar i ri, i cili famën më të madhe e mori në bashkëpunimin me Dafina Zeqirin, “Murder on the dancefloor”. Më pas ai bashkëpunoi me Semi Jaupajn në “All your lovin’”, me DJ Geek në “Ganja”, sërish me Dafinën me “Boma ni tel” e kështu me radhë. Aktualisht ka vijuar me projektet e tij pasi siç dihet, bashkëpunimeve me Dafinën u erdhi fundi për arsye që nuk u bënë të ditura nga dyshja shkruan ‘Popart.’ Profesioni i Rinës është estetiste thonjsh. Ajo ka një studio me emër ku nuk mungojnë as klientet VIP. Sigurisht, gjatë kohës që vëllai i saj bashkëpunonte ende me Dafinën, artistja ia besonte asaj imazhin.

    Dukej se vajzat kishin miqësi shumë të mirë, por më vonë nuk janë parë më bashkë. Rina ka pasur edhe një raport miqësor me Sara Hoxhën, ish-partneren e Ledrit. Interesant është fakti që vetëm një muaj më parë, Rina kishte komentuar në postimet e Sara Hoxhës, duke e përshkruar atë si “mama të bukur”. Ky koment ka tërhequr vëmendjen e publikut, pasi lidhja e Rinës me Ledrin është pranuar si e vërtetë nga ndjekësit, duke ngritur pyetje për lidhjen e saj me ish-partneren e reperit. Një tjetër element intrigues është lidhja e Rinës me Dafina Zeqirin, një mikeshë e ngushtë e saj dhe ish-partnere e Ledrit.

    Kujtojmë se Dafina kishte pasur një debat publik virtual me Ledrin dhe Sarën kur ata ishin ende bashkë, dhe raportet mes Dafinës dhe Sarës ishin, gjithashtu, të ngarkuara. Megjithatë, edhe pse Sara dhe Dafina ishin mikesha të mirë për një kohë, miqësia e tyre u prish pas zënkës. Aktualisht Rina dhe Dafina nuk ndiqen në rrjete sociale. Kaq ka mjaftuar që rrjeti të ‘akuzojë’ Rinën si shkaktaren e ndarjes mes Ledrit dhe Sarës, ndonëse çifti ka shumë kohë që është ndarë dhe lidhja e re ka vetëm pak javë që ka nisur.

    Së fundmi çifti është parë përsëri së bashku në rrugët e Londrës, duke mos lënë vend më për dyshime për lidhjen e tyre.

  • “Ordiner, mashtrues t’i duhet të…!”- Plas sherri mes Rezart Veleshnjas dhe banores së Big Brother VIP, shpërthen aktorja: Më tha pr**titutë dhe…

    “Ordiner, mashtrues t’i duhet të…!”- Plas sherri mes Rezart Veleshnjas dhe banores së Big Brother VIP, shpërthen aktorja: Më tha pr**titutë dhe…

    Rezart Veleshnja dhe Gresa Gashi e kanë nisur këtë Big Brother në mes debatesh me njëri-tjetrin. Gjatë ditëve në shtëpi ata kanë pasur disa përplasje të cilat janë transmetuar edhe gjatë prime-t të mbrëmshëm.

    “Ordiner, mashtrues, manipulues. Duhesh me dalë direkt prej kësaj shtëpie”, iu drejtua Gresa aktorit.

    Ajo e akuzoi Rezart Veleshjan se ai e kishte konsideruar prostitutë, si edhe e kishte krahasuar me disa emra nga jashtë shtëpisë së BBV.

    Debati mes dy banorëve nuk pati një përfundim, biseda u la pezull duke u ngjallur kuriozitetin ndjekësve se çfarë do të ndodh mes tyre.