Category: Showbiz

  • “Ordiner, mashtrues t’i duhet të…!”- Plas sherri mes Rezart Veleshnjas dhe banores së Big Brother VIP, shpërthen aktorja: Më tha pr**titutë dhe…

    “Ordiner, mashtrues t’i duhet të…!”- Plas sherri mes Rezart Veleshnjas dhe banores së Big Brother VIP, shpërthen aktorja: Më tha pr**titutë dhe…

    Rezart Veleshnja dhe Gresa Gashi e kanë nisur këtë Big Brother në mes debatesh me njëri-tjetrin. Gjatë ditëve në shtëpi ata kanë pasur disa përplasje të cilat janë transmetuar edhe gjatë prime-t të mbrëmshëm.

    “Ordiner, mashtrues, manipulues. Duhesh me dalë direkt prej kësaj shtëpie”, iu drejtua Gresa aktorit.

    Ajo e akuzoi Rezart Veleshjan se ai e kishte konsideruar prostitutë, si edhe e kishte krahasuar me disa emra nga jashtë shtëpisë së BBV.

    Debati mes dy banorëve nuk pati një përfundim, biseda u la pezull duke u ngjallur kuriozitetin ndjekësve se çfarë do të ndodh mes tyre.

  • Pas akuzave për tradhti, Kiara e bën këtë veprim ndaj Luizit

    Pas akuzave për tradhti, Kiara e bën këtë veprim ndaj Luizit

    Një video që po qarkullon në rrjetë ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve ku sipas tyre është Luizi duke biseduar me një vajzë nga Kosova.

    Por sa janë të vërteta këtë e din këngëtari.

    Ai ka vendosur të mos reagoi mbi këtë, por bashkëshortja e tij Kiara ka bërë një postim në ‘Instagram’.

    Ajo ka treguar se emsionin e radhës do tí bashkohet edhe Luizi ku do të luhet në prani të tij në ‘Portokalli’.

  • E papritur në ‘BBVK’/ Debat i ashpër mes dy opnionisteve: Milaim Zeka i ‘kthehet keq’ Olta Gixharit

    E papritur në ‘BBVK’/ Debat i ashpër mes dy opnionisteve: Milaim Zeka i ‘kthehet keq’ Olta Gixharit

    Ndodh e papritura ne BBVK. Asnjehere me pare nuk kishte ndodhur ne prime e BBV si kete here. Dy opinionistet e ketij sezoni te BBVK Olta Gixhari dhe Milaim Zeka shperthejne ne nje debat te ashper me njeri tjetrin.

    Debati ka nisur ne nje moment kur Olta Gixhari i ka marre fjalen nga goja Milaim Zekes dhe nuk e ka lene te perfundoje mendimin tij. Kjo gje e ka acaruar Milaimin ku ky i fundit i eshte kthyer keq Oltes. Per te zbutur situaten qe po ndodhte mes dy opinionisteve, moderator Alaudin Hamiti ka hyre per ti qetesuar duke u thene qe po behen dhe keto si banoret Brenda. Por kjo gje nuk i ka ulur aspak gjakrat, debate mes tyre nuk ka ndaluar.

  • Pas lajmit me kosovaren, Luizi “kapet mat” në mes të lokalit duke “tradhtuar” Kiarën! (Video)

    Pas lajmit me kosovaren, Luizi “kapet mat” në mes të lokalit duke “tradhtuar” Kiarën! (Video)

    Mbrëmjen e djeshme me shpejtësinë e “erës” qarkulluan në rrjetet sociale disa mesazhe ku pretendohet se Luiz Ejlli ka shkëmbyer me një vajzë misterioze nga Kosova.

    Përveç mesazheve, vajzës misterioze i është nisur dhe një audio nga Luizi për ta vërtetuar që në të vërtetë ishte ai.

    Mirëpo, ende nuk dihet si qëndron e vërteta.

    Në botën që po jetojmë montazhi dhe Inteligjenca Artificiale kanë shtrirë “tentakulat” kudo.

    A janë të vërteta këto mesazhe apo të modifikuara kjo mbetet për tu parë në vijim dhe pse jo një reagim nga Luizi do t’i vinte “kapakun” kësaj teme.

    Ndërkohë, një tjetër video është duke qarkulluar në rrjetet sociale.

    Kasti i “Portokallisë” pas përfundimit të spektaklit ishin zhvendosur në një nga lokalet e kryeqytetit e sigurisht nuk kishte si të mungonte as bashkëshorti i Kiarës, i cili është dhe një ndër mbështetësit e saj kryesor.

    Në pamjet e publikuara Luizi shihet me një buqetë të madhe me lule.

    Por, ai nuk shkon t’ia japë Kiarës, por Salsanos duke e “tradhtuar” kështu partneren e tij. E kjo skenë ka shkaktuar mjaft të qeshura mes aktorëve të “Portokallisë”.

  • Megi Pojani pranon lidhjen e dashurisë me Endri Çekiçin?

    Megi Pojani pranon lidhjen e dashurisë me Endri Çekiçin?

    Megi Pojani ka pranuar për herë të parë lidhjen e saj të dashurisë, për të cilën përflitet prej kohësh.

    E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo nuk pranoi të fliste drejtpërdrejtë për partnerin.Megjithatë në një diskutim se pse nuk e poston atë në rrjetet sociale, Megi nuk mohoi se është në një lidhje dashurie, por u shpreh se ai nuk është mall “për t’u shitur” që ajo ta postojë në rrjetet sociale.

    Megi është përfolur se është në një lidhje dashurie me futbollistin Endri Çekiçi. Megjithatë dyshja nuk ka folur kurrë për këtë raport, edhe pse janë parë shpesh në publik, në shoqërinë e njëri tjetrit!

  • Një dorë burri në supin e saj, çfarë nënkupton postimi i fundit i Rozana Radit?

    Një dorë burri në supin e saj, çfarë nënkupton postimi i fundit i Rozana Radit?

    Prej kohësh Rozana Radi i është përkushtuar televizionit por nuk është larguar nga muzika. Shpesh ndan momente krijuese në studion e Kledi Bahiti teksa shkruan mbi melodinë e tij vargje këngësh për këngëtarë të tjerë.Mesa duket në këto momente është gati të vendosë zërin e saj mbi melodi. Pak ditë më parë ajo postoi në rrjetet sociale një foto mbi të cilën shkruhej: “Akoma” që do të vijë së shpejti.

    Ditën e sotme ka shtuar një detaj ku shihet dora e një burri mbi sup.Rozana ka qenë fituese e disa çmimeve, përfshi këtu edhe çmimin e parë në “Kënga Magjike”Mesa duket rikthimi i saj në një skenë së cilës i ka falur por edhe ka marrë shumë emocion do të jetë me një duet.“Akoma” duhet të presim për të zbuluar artistin që e shoqëron në këtë duet që duke ditur peshën e teksteve të Rozit por edhe muzikën e Kledi Bahitit, do të jetë një super këngë.

  • Jo Kiarës por…, ja kujt i’a dhuron buqetën e madhe me lule Luiz Ejlli(Video)

    Jo Kiarës por…, ja kujt i’a dhuron buqetën e madhe me lule Luiz Ejlli(Video)

    Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë një nga çiftet më të dashur dhe më të komentuar nga publiku. Çdo dalje e tyre publike apo postim i tyre në rrjetet sociale, përbën interes për fansat e shumtë.

    Në sezonin e ri të spektaklit më të madh të humorit, “Portokalli”, Kiarën e shohim në rolin e moderatores krah Nevina Shtyllës dhe Salsano Rrapit.

  • Olta Gixhari poston foton e ëmbël familjare në plazh

    Olta Gixhari poston foton e ëmbël familjare në plazh

    Në ditët e paharrueshme të verës, Olta Gixhari ka shpërndarë një foto të mrekullueshme në Instagram, ku ndan një moment të veçantë me djalin e saj.

    Në pamjen e saj, Olta e veshur me një fustan të zi, shfaqet duke e mbajtur për dore fëmijën e saj dhe duke ecur buzë detit, ndërsa dielli perëndon në horizont. Kjo fotografi jo vetëm që ilustron lidhjen e fuqishme mes nënës dhe djalit, por gjithashtu sjell një ndjenjë paqeje dhe lumturie.

    Ky postim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj, të cilët e vlerësojnë Olta-n si një nënë të dashur dhe një figurë frymëzuese. Pjesëmarrja e saj në Big Brother VIP Albania e ka bërë atë një nga personazhet më të njohura të mediave sociale, dhe tani ajo po tregon se si është të jesh një nënë e angazhuar dhe e dedikuar.

    Mënyra se si ajo e përjeton këtë moment të thjeshtë, por të ndjeshëm, reflekton angazhimin e saj për të krijuar kujtime të bukura me familjen. Shprehja ‘My perfect Sunday’ që Olta ka përdorur për të shoqëruar foton e saj, flet për rëndësinë e kohës së kaluar me ata që duam, dhe se si këto ditë të thjeshta bëjnë përvojat tona më të pasura.

    Me këtë postim, ajo inkurajon ndjekësit e saj që të gjejnë gëzimin në momentet e vogla, duke theksuar se kushdo mund të ndikojë pozitivisht në jetën e tyre duke e kaluar kohën me të dashurit. Kjo është një mesazh që resonon fort me shumë njerëz, sidomos në një kohë kur ndjenja e mirësisë dhe e dashurisë është më shumë se kurrë e nevojshme.

    Duke pasur parasysh që Olta është një nga figurat më të diskutuara në mediat shqiptare, postimi i saj tregon se përveç karrierës së suksesshme, ajo vlerëson edhe rëndësinë e familjes. Çdo herë që ajo ndan momente të tilla, ajo forcon lidhjen e saj me ndjekësit, duke krijuar një komunitet të ngrohtë dhe mbështetës.

    Përveç kësaj, me këtë foto, ajo ka kaq shumë potencial për ta bërë një thirrje për ndjekësit e saj që të ndajnë momente të ngjashme, duke krijuar kështu një valë pozitivizmi në rrjetet sociale. Në një botë që shpesh përqendrohet në të meta dhe probleme, Olta na kujton rëndësinë e dashurisë dhe lidhjeve të forta me ata që na rrethojnë.

    Në përfundim, ky postim nuk është vetëm një foto, por edhe një mesazh i fuqishëm mbi vlerat e jetës dhe se sa e rëndësishme është të festojmë momentet e bukura me të dashurit tanë. Olta Gixhari vazhdon të inspirojë dhe ti japë fund ndjekësve të saj një arsye për të buzëqeshur çdo ditë.

  • “Je si Fifi, balenë, derre”/ Gresa tregon ofendimet që mori nga Rezarti(VIDEO)

    “Je si Fifi, balenë, derre”/ Gresa tregon ofendimet që mori nga Rezarti(VIDEO)

    Dy banorët e “Big Brother VIP Kosova”, Gresa dhe Rezarti nuk e kanë nisur mirë lojën.

    Në një video të publikuar së fundmi, Gresa ka zbuluar tensionet mes saj dhe Rezartit, duke treguar disa nga ofendimet që ai i ka thënë.

    Gresa përmend se Rezarti e ka kritikuar ashpër, duke e quajtur “aktore të keqe” dhe duke përdorur terma si “Je si Fifi”, “Balenë” dhe “Derre”.

    Gresa duket tejet e irrituar me komentet e Rezit, duke shprehur se ato ishin tepër të rënda dhe se brenda 24 orëve ai i kishte thënë të gjitha këto.

    Në videot e publikuara, shihet se aktori Rezart Veleshnja ka bullizuar aktoren Gresa Gashi për shkak të peshës së saj. Por, ai nuk ndalet deri këtu pasi ka folur edhe për këngëtaren Fifi, e cila nuk ndodhet në “BBVK”, dhe përmendi peshën e saj.

    “Kjo është e pa edukume fare kjo goca e shëndoshë. Më kujton Fifin kur ishte e shëndetshme dhe u dobësua dhe nuk ishte si ty. Kjo është e sëmurë”, ka thënë ai.

  • “Ke kryer fakultet në rrugë”/ Gresa acaron Mevlanin, ja reagimi i këngëtarit në BBVK3(Video)

    “Ke kryer fakultet në rrugë”/ Gresa acaron Mevlanin, ja reagimi i këngëtarit në BBVK3(Video)

    Sfidat e jetës dhe shkollimi ishte tema e radhës në Big Brother Vip Kosova3 për të cilën nisi një debat mes Mevlanit dhe Gresës.

    Kjo e fundit e acaroi këngëtarin duke i thënë ‘ke kryer fakultet në rrugë’, teksa Mevlani i tregonte për jetën e vështirë që kishte kaluar.

    Për më tepër ndiqni videon: