Category: Showbiz

  • Me flokët e qethur/ Eneda Tarifa befason fansat, ja mesazhi i këngës që “fsheh” në veshje

    Me flokët e qethur/ Eneda Tarifa befason fansat, ja mesazhi i këngës që “fsheh” në veshje

    Këtë vit, një tjetër konkurrente në “Këngën Magjike” është dhe Eneda Tarifa. Këngëtarja vendosi të vijë gjysmë e veshur si grua, e gjysmë e veshur si burrë, por detaji i cili la pa fjalë një pjesë të mirë të fansave të saj, ishte koka gjysmë e qethur.

    Por cili është motivi pas këtij look-u?

    Nëpërmjet këngës “Më fort”, Eneda zgjedh të jetë zëri i shumë vajzave dhe djemve, të cilët kanë humbur forcën dhe motivin për të vazhduar përpara sfidat e jetës.

    Këngëtarja përcjell mesazhin që brenda nesh nuk duhet të triumfojë vetmia, si për vajzat, ashtu edhe për djemtë.

    Nëpërmjet këtij look-u, Eneda Tarifa, zgjedh të protestojë kundrejt çdo momenti të vështirë në jetën e çdokujt, duke u bërë një pikë frymëzimi për fansat dhe dëgjuesit e muzikës së saj.

  • Plas rrjeti! Publikohen mesazhet e Luiz Ejllit me vajzën misterioze nga Kosova

    Plas rrjeti! Publikohen mesazhet e Luiz Ejllit me vajzën misterioze nga Kosova

    Një prej personazheve VIP më të dashur për publikun, Luiz Ejlli, së fundmi është përballur me disa telashe.

    Kjo pasi nëpër rrjet janë shpërndarë disa mesazhe që pretendohet se Luiz Ejlli i ka folur me një vajzë misterioze nga Kosova.

    I vetmi detaj që mund të vërtetojë paksa se është vërtetë Luizi, është mesazhi zanor që ai i ka dërguar vajzës për ta vërtetuar që në të vërtetë ishte ai.

    Megjithatë ende nuk dihet se si qëndron e vërteta. A mendoni se janë mesazhe reale apo thjesht të modifikuara?

  • Letra emocionuese që bëri Kiara Titon të përlotet në emision

    Letra emocionuese që bëri Kiara Titon të përlotet në emision

    Kiara Tito e ftuar mbrëmjen e djeshme në “S’e luan Topi”, mori një letër surprizë nga i ati. Moderatorja ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me të dhe letra bëri që ajo të përlotej nga fjalët e të atit.

    “Gjithmonë e kam pasur në mendje babin, çfarë mendon ai, si ndihet. Me atë kam patur një lidhje shumë të veçantë. Kemi ngjashmëri të madhe me njëri tjetrin”, tha Kiara.

    Letra e babait të Kiarës:

    “E dashur Kiara, në këtë moment të jetës tënde duam të ta themi sesa krenarë ndihemi të gjithë për ty. Nuk mund ta harrojmë atë vajzën e vogël që vraponte në shtëpi, vajzën që mblidhte shoqe dhe organizonte sfilata dhe koncerte, ajo vajza plot ëndrra dhe ambicie. Edhe pse jemi shumë larg fizikisht dua ta dish që je gjithmionë me ne, në mendje dhe në zemrën tonë. Çdo sukses i yti është një dhuratë për ne.

    Nuk e vëmë në dyshim që do arrish cdo synim që i ke vendosur vetes sepse e kemi parë forcën dhe vendosëmrinë tëndë që kur ishe shumë e vogël. Jemi krenarë për çdo hap që ke marrë dhe çdo betejë që ke fituar. Të shohim në ekran dhe mbushemi me kaq shumë gëzim. Ti dhe Luizi keni krujuar tashmë një lidhje të fortë dhe të bukur.

    Është e mrekullueshme të shohësh sesi po e rrisni edhe Lunën, zemrën tonë, me kaq shumë dashuri. Ajo është mrekullia vetë, qershia mbi tortë, na e vuri statusin më të bukur, tashmë jemi gjyshër. Na mungon shumë dhe mezi presim që të shihemi sërish, të dërgojmë përqafime dhe urime për këtë kapitull të ri të jetës suaj. Babi, mami dhe Rajan.”

  • Zbulohet arsyeja e transformimit të Eneda Tarifës, ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve

    Zbulohet arsyeja e transformimit të Eneda Tarifës, ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve

    Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda Tarifa ka ndryshuar pamjen

    Burime të “IMA” kanë konfirmuar se Eneda do të marrë pjesë në festivalin e mirënjohur “Kënga Magjike 2024” me këngën e saj të re të titulluar “Më Fortë.”

    Ndryshimi i saj i flokëve, që për shumë dukej i pazakontë, është pjesë e një performace të veçantë skenike që këngëtarja ka përgatitur për festivalin. Për skenën dhe veshjen e saj është kujdesur stilisti i njohur Joni Peçi, i cili ka sjellë një pamje të guximshme për Enedën, duke e krahasuar me ikonën italiane Anna Oxa për shkak të stilit të saj të spikatur dhe transformimeve të guximshme.

    Në një video të publikuar pak minuta më parë, stilisti dhe këngëtarja shfaqen në dhomën e grimit, ku pritet të ndodhë transformimi përfundimtar që do të sjellë pamjen e re të Enedës për performancën në festival. Ky bashkëpunim mes Enedës dhe Jonit ka ngjallur shumë pritshmëri për atë që do të shohim në skenë, ndërsa publiku mezi pret ta shohë këngëtaren me imazhin e saj të ri dhe energjinë e fuqishme që pritet të përcjellë me këngën “Më Fortë”.

  • Yllit shqiptar të “Onlyfans” rrezikon t’i mbyllet “Instagram”-i nga… (Foto)

    Yllit shqiptar të “Onlyfans” rrezikon t’i mbyllet “Instagram”-i nga… (Foto)

    Ylli i “Onlyfans”, Faith Lianne, e cila e cilëson veten si gjysmë italiane dhe gjysmë shqiptare, është një nga modelet më të pëlqyera në “Instagram”, aty ku numëron 7.4 milionë ndjekës.

    21-vjeçarja nuk nguron të postojë foto të saj të nxehta, ku në pah nxjerrë gjithmonë format e saj bombastike.

    Së fundmi, Lianne ka postuar disa foto nga plazhi, duke mos i lënë aspak vend imagjinatës së fansave, duke rrezikuar të marrë dhe një paralajmërim nga “Instagram”, pasi ka shkuar në limite për thyerje të rregullave.

  • Megi Pojanit i hynë “mysafir” të rinj në shtëpi/ Ulërimat e moderatores ‘tmerrojnë’ pallatin: Jam… (Video)

    Megi Pojanit i hynë “mysafir” të rinj në shtëpi/ Ulërimat e moderatores ‘tmerrojnë’ pallatin: Jam… (Video)

    Emisioni “Goca dhe Gra” i ka bërë një kamera të fshehtë moderatores së njohur, Megi Pojani.

    Në bashkëpunim me motrën e saj, ata i bënë një rreng Megit, duke i future minj në shtëpi.

    Minjtë janë fobia më e madhe e Pojanit.

    Në një moment teksa ndodhej e ulur në divan dhe po fliste në telefon, ajo vë re minjtë dhe menjëherë ngrihet në këmbë duke bërtitur.

    “Minj në shtëpi, minj në shtëpi”, ulëret me të madhe moderatorja e njohur.

    Më pas ajo merr në telefon administratorin e pallatit dhe i thotë:

    “Kam dy minj në shtëpi. Jam shumë keq, mos janë future nga banja”.

    Në shtëpi me të ishte edhe e motra e saj, Ina, e cila e dinte shumë mire se çfarë po ndodhte. Pas ca minutash, ajo i jep Megit një zarf ku i tregonte se e gjithë kjo është një shaka dhe ato ishin brejtës.

  • Pse nuk ishte Roza Lati? Çfarë nuk u pa nga festa e ditëlindjes së Rike Roçit (Video)

    Pse nuk ishte Roza Lati? Çfarë nuk u pa nga festa e ditëlindjes së Rike Roçit (Video)

    Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Rike Roçi, festoi pak ditë më parë ditëlindjen. Rrjetet sociale u mbushën me foto dhe video nga festa që modelja e njohur kishte organizuar.

    Ndërkohë mbrëmë në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, u transmetuan disa pamje nga kjo festë e bukur. Por jo vetëm kaq, pasi i është marrë edhe një intervistë e shkurtër Rikes.

    Roçi tregoi se në festë ka ftuar ish-banorët e BBV3 që ka më xhan, por është vënë re mungesa e moderatores së njohur, Roza Lati. Ende nuk dihet se pse kjo e fundit nuk ishte pjesë e këtij festimi.

    Pjesë nga intervista:

    Si të gjeti kjo ditëlindje, beqare apo në një lidhje?

    Nuk jam vetëm, kjo mjafton

    Cilësitë që duhet të ketë partneri ideal?

    Të ketë shpirtin e bardhë, të jetë gentleman me mua

    Personi i parë që të uroi për ditëlindje?

    Mami, zemra ime. Është njeriu më i rëndësishëm për mua. Mami më thotë gjithëmonë ‘mos ndrysho kurrë’ dhe ‘je princesha e mamit’. Personi i parë publik është Erjola Doçi se jemi gjithmonë bashkë.

    Po shohim shumë prej banorëve të “Big Brother VIP3” por gjithsesi të tjerë mungojnë

    Unë kam ftuar njerëzit që kam qenë më afër, që i kam më xhan

    Me kë nga ish-banorët nuk ruan më kontakte?

    Ato që nuk janë prezent këtu

  • E pranon vetë/ Megi Pojani habit me deklaratën e saj: Ky është gabimi më i madh që kam bërë në jetë

    E pranon vetë/ Megi Pojani habit me deklaratën e saj: Ky është gabimi më i madh që kam bërë në jetë

    Moderatorja e Përputhen, Megi Pojani ishte e ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të shtunë.

    Ajo rrëfeu detaje nga jeta e saj private pasi i përgjigj disa pyetjeve nga Egla Ceno.

    Një ndër pyetjet që iu bë ishte edhe cili ishte gabimi më i madh që kishte bërë në jetë.

    “Tre muaj të jetës sime unë kam qenë mbipeshë, në ato tre muaj unë vendosa të shtiresha si balerinë, ky është gabimi më i madh që kam bërë dhe kur e mendoj veten time tek Dancing With The Stars, them Megi nuk je njohur kurrë për një vajzë të mbushur bravo të qoftë, njëherë që t’u dha mundësia të veshësh kostumet e vogla, ishe ashtu”, tha Megi.

  • “E ka tepruar!”-Përplasje mes banorëve në BBV, aktorja tregon ofendimet e Rezart Veleshnjas: Më tha ‘je si balenë’! Është i shpifur dhe me gjestet që bën

    “E ka tepruar!”-Përplasje mes banorëve në BBV, aktorja tregon ofendimet e Rezart Veleshnjas: Më tha ‘je si balenë’! Është i shpifur dhe me gjestet që bën

    Gara e Big Brother Vip Kosova, nuk ka nisur mirë për disa prej banorëve, pasi që ditët e pra kanë nisur përplasjet mes tyre.

    Ka qenë aktorja nga Kosova, Gresa Gashi, ajo e cila në një bisede me vajzë e tjera të shtëpisë, ka treguar se aktori i humorit, Rezart Veleshnja, e ka ofenduar.

    Sipas saj, Gresa ka zbuluar se Rezarti e ka kritikuar ashpër, duke e quajtur “aktore të keqe” dhe duke përdorur terma si “je si Fifi, si balenë”.

    “Më tha je si Fifi”, si balenë. Ca s’më ka thënë, por e kam lënë se nuk ja vlen të merresh me të, por e ka tepruar’, tha ajo.

    Gresa duket tejet e irrituar me komentet e Rezartit, duke shprehur se ato ishin tepër të rënda dhe se brenda 24 orëve ai i kishte thënë të gjitha këto.

    “Unë jam shumë njerëzore. Unë se di çfarë njeriu është. Brenda 24 orësh, tërë ato fjalë të më thotë… Është i tepër i shpifur dhe me gjestet që bën”, u shpreh Gresa.

    Më herët, aktori i njohur i “Portokalli”, i tha aktores nga Kosova, Gresës: “Mjerë teatrot e Kosovës që kanë kësi niveli të aktores.”

    Ndërkohë ajo iu përgjigj: “Kjo është shumë e rëndë ta thuash, pasi nuk më ka parë asnjëherë në shfaqje, serial as film.”

  • FOTO/ Nga Tom Doshi te Veliaj, kush ishin politikanët dhe vip-at në dasmën e Lori Hoxhës! Kënduan Elita 5 dhe Albëria Hadërgjonaj (DETAJE)

    FOTO/ Nga Tom Doshi te Veliaj, kush ishin politikanët dhe vip-at në dasmën e Lori Hoxhës! Kënduan Elita 5 dhe Albëria Hadërgjonaj (DETAJE)

    Trashëgimtarja dhe drejtuesja e “Top Channel”, celebroi dje në martesë në një dasmë me 200 të ftuar, dashurinë e saj disa vjeçare me Vis Bajraktarin.

    Siç thuhej edhe në ftesën e ndarë në Tiranë, ata i dhanë premtimin e përjetshëm njëri-tjetrit më 9 gusht të këtij viti në Meksikë, në një ceremoni me shumë pak të ftuar dhe kjo dasmë tashmë në Tiranë bëhej nga familja e dhëndrit. Duke respektuar kërkesën e çiftit, të shprehur edhe në ftesë, deri tani nuk ka qarkulluar asnjë foto në rrjet, ndonëse të ftuar në mbrëmje kishte shumë personazhe të njohur të jetës publike.

    Muzika dhe të ftuarit

    Artistët e përzgjedhur për të kënduar në dasmën e Lorit ishin Elita 5, të cilët sollën hitet e tyre për të gjithë të pranishmit dhe Albërie Hadërgjonaj, e cila u kujdes të ndizte atmosferën me këngë të gëzueshme dasmash. Dj Benito, ishte gjithashtu pjesë e gëzimit të çiftit, të cilët e shijuan çdo moment duke kërcyer në pistë.

    Prezentë në këtë event, kishte shumë personazhe të njohur nga bota e media dhe politikës. Kryetari i Bashkisë Tiranë me bashkëshorten Ajola Xoxa, bashkëshortja e Kryeministrit Linda Rama, Tom Doshi, ishin disa nga emrat e politikës; ndërkohë nga televizioni ishin prezentë: Grida Duma, Xhemi Shehu, Eno Popi, Bora Zemani, Ori Nebijaj, Armina Mevlani, Elvana Gjata, Valdrin Sahiti, etj. Ajo që u vu re ishte mungesa e moderatores ikonë të “Top Channel”, Arbana Osmani, e cila nga sa kuptohet në postimet në instagram, ndodhet në Londër me të gjithë familjen.

    Nusja

    Lori shkëlqente e veshur me një fustan të bardhë, të ngushtë pas trupit, që i vinte në pah linjat dhe e bënte të xixëllonte në skenë nga detajet e punuara me gurë dhe temina.

    Dekori

    Me një tavan floral, ndriçim të ulur, shandelierë dhe qirinj të ndezur, ishte menduar dekori i dasmës, që për nga investimi duket të ketë qenë shumë e kushtueshme./NEWSBOMB