Category: Showbiz

  • “Mbylle gojën”, kërcet debati mes dy banorëve të BBVK, ja kush ishte mollë sherri

    “Mbylle gojën”, kërcet debati mes dy banorëve të BBVK, ja kush ishte mollë sherri

    Eshte vetem dita e pare, por debatet mes banoreve te BBVK akane filluar.

    Dy konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 3, Gjesti dhe Ana kanë debatuar gjatë ditës së sotme.

    E mollë sherri ishte pastrimi i shtëpisë.

    Mirëpo, u përdorën dhe fjalë ofenduese, si “mshele gojën”.

    Shiko videon:

  • Dasëm së shpejti? Olta Gixhari shuan kuriozitetin për dashamirësit e saj: Tani që kam fëmijët, është koha për…

    Dasëm së shpejti? Olta Gixhari shuan kuriozitetin për dashamirësit e saj: Tani që kam fëmijët, është koha për…

    Aktorja Olta Gixhari ka zbuluar në natën e parë të Big Brother Vip Kosova 3 planet e saj për të bërë dasmë me bashkëshortin e saj Dorin.

    Ajo tha se pas fëmijëve, tashmë është gati për të bërë një festë me dashurinë e saj!

    Moderatori: Presim një dasmë nga ti Olta

    Olta: E kam në plan dhe me fëmijët e mbylla, e kam në plan.

    Aktorja e tha këtë fjali me humor, por ku i dihet…ndoshta së shpejti do të kemi dasmë!

    Olta u bë mbrëmjen e djeshme pjesë e rrugëtimit të “Big Brother Vip Kosova 3” si opinioniste, krah Milaim Zekës.

  • “Kjo është e sëmurë”/ Rezart Veleshnja bullizon këngëtaren në BBVK3: Më kujton Fifin e shëndoshë (Video)

    “Kjo është e sëmurë”/ Rezart Veleshnja bullizon këngëtaren në BBVK3: Më kujton Fifin e shëndoshë (Video)

    Nuk kanë kaluar 24 orë nga nisja e “BBVK” dhe banorët janë përfshirë shpesh në debate.

    Mirëpo situata më e agravuar ka qenë ajo mes Rezartit dhe Gresës.

    Në një video që tashmë është bërë virale, aktori dëgjohet teksa ofendon Gresën për kilet e tepërta.

    Madje një moment ai e krahason me këngëtaren Fifi.

    “Kjo është e pa edukume fare kjo goca e shëndoshë. Më kujton Fifin kur ishte e shëndetshme dhe u dobësua dhe nuk ishte si ty. Kjo është e sëmurë“, thotë ai ndër të tjera.

    Aktori rrezikon të dënohet ose të skualifikohet nga gara pas këtyre fjalëve. Pritet reagimi nga produksioni.

  • E tradhtoi fustani, banorja e re e BBVK tregon më shumë se ç’duhet (Foto)

    E tradhtoi fustani, banorja e re e BBVK tregon më shumë se ç’duhet (Foto)

    Një nga banoret e reja të Big Brother VIP Kosova është influencerja Ana Ejupi.

    Por, sapo ajo hyri në shtëpi, u përball me një incident të vogël.

    Fustani i saj i bukur, që kishte tërhequr vëmendjen e të gjithëve, e ‘tradhtoi’ atë duke i zbuluar më shumë se ç’duhet.

    Megjithatë, Ana ka treguar se është e fortë dhe e gatshme për të përballuar çdo sfidë në shtëpinë e BBVK-së.

  • U rrëzuan provat e sulmit nga motrat Berisha, reagon sërish Klea Prenga: Hedh akuza të forta ndaj gjyqtares

    U rrëzuan provat e sulmit nga motrat Berisha, reagon sërish Klea Prenga: Hedh akuza të forta ndaj gjyqtares

    Ditën e djeshme u zhvillua seanca gjyqësore për Antonela dhe Mariela Berishës që dhunuan modelen Klea Prenga. Dy motrat dhunuan me një gotë qelqi 24-vjeçaren, duke i lënë shenja të pariparueshme në fytyrë.

    Në një reagim në Instagram, Klea Prenga akuzon gjyqtaren e çështjes se i ka hedhur poshtë provat e sulmit ndaj saj.

    “Është e papranueshme dhe e turpshme që gjyqtarja e rastit tim hodhi poshtë çdo provë të sulmit brutal ndaj meje, përfshirë videon e sulmit të tmerrshëm. Për më tepër, avokati im nuk u lejua të përfaqësojë plotësisht interesat e mia gjatë seancës gjyqësore. Dy kriminelet që duhej të ishin pas hekurave, janë të lira me një dënim qesharak për shkak të korrupsionit që tashmë ka kapur sistemin tonë të drejtësisë. Ky vendim është një fyerje për drejtësinë dhe për të gjithë ata që kërkojnë mbrojtje nga ligji. Nuk do të hesht kurrë përballë kësaj padrejtësie!”, shprehet ajo.

    Më tej, nuk u kursye as ndaj gjykatëses së çështjes, duke publikuar një lajm për të:

    “Çuditërisht emri i kësaj gjyqtareje rezulton edhe në skandale të tjera. Sa e kishte vlerën mëshira juaj zonja Migena Laska? Nuk mund të injorohen regjistrimet e kamerave ku duket qartë se si kriminelet vijnë me qëllim për të më sulmuar, një goditje brutale që mund të kishte përfunduar në humbjen e jetës sime”.

    Më tej, rendit si një tjetër provë mesazhin kërcënues që kishte marrë nga Mariela Berisha:

    “Gjithashtu, u hodh poshtë mesazhi kërcënues ku Mariela thotë qartë: “dhuratën e ke nga unë”, ndërkohë që sot pretendojnë se ishin në restorant thjesht për darkë. Ky është një skandal i pastër dhe unë nuk do të hesht! Shteti shqiptar duhet të marrë masat e duhura kundër këtij korrupsioni dhe padrejtësie. Drejtësia nuk mund të bëhet viktimë e kërcënimeve dhe manipulimeve!”, përfundon ajo.

  • Sherri me Ledrin pas lajmit për lidhjen e re dhe përpjekjet për t’u bërë pjesë e ekranit, jeta e re e Sara Hoxhës në Tiranë

    Sherri me Ledrin pas lajmit për lidhjen e re dhe përpjekjet për t’u bërë pjesë e ekranit, jeta e re e Sara Hoxhës në Tiranë

    Që pas ndarjes nga Ledri Vula, jeta e Sarës ka pësuar ndryshim të madh. Blogerja u rikthye menjëherë në Tiranë, ku aktualisht po jeton me vajzën e saj.

    Me të vulosur këtë ndarje, ajo menjëherë mori një shtëpi të re, dhe nga rrjetet sociale kemi parë se po merret vetë me arredimin.

    Ashtu edhe si ka deklaruar në intervistat e saj të rralla, Sara po tenton të bëhet pjesë e kinematografisë, ku aktualisht ka xhiruar një film të dytë.

    Paralelisht, ajo prej disa kohësh ka hapur edhe një biznes të sajin, duke provuar veten edhe në sipërmarrje.

    Megjithatë, prioriteti i saj është absolutisht televizioni. Kohët e fundit, gjithnjë e më shpesh ajo është parë në korridoret e televizionit, ku dhe nga burime bëhet me dije se ajo ka kërkuar moderimin e një formati televiziv, por deri më tani emri i saj nuk është konfirmuar si moderatore.

    Në pamundësi për të qenë si drejtuese, Sara ka vendosur që të dalë në media, por jo në intervista, ku rrjedhimisht nuk do t’i shpëtojë pyetjeve për Ledrin. Kështu, nga të gjitha ato ftesa që ka marrë, Sara ka pranuar të jetë prezente në “Portokalli”, ku pjesëmarrja e saj do të kalojë me batuta dhe humor, duke i shpëtuar kështu pyetjeve për Ledrin.

    Ndonëse sezoni televiziv ka nisur, Sara ende është në pritje që në dhjetor të jetë pjesë e televizionit, si moderatore, ndonëse deri më tani nuk ka marrë një përgjigje pozitive. Teksa romanca e re e Ledri Vulës ka bërë bujë në mediat rozë, duket se reperi dhe ish-partnerja e tij Sara Hoxha kanë “vulosur” fundin e marrëdhënies së tyre.

    Edhe pse ish-çifti janë përfolur për ndarje prej më shumë se një viti, sërish vazhdonin të ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Por, pas publikimit të fotove të Ledri Vulës me të dashurën e re, Rina Zaiti në rrugët e Londrës, ish-çifti kanë “zhdukur” njëri-tjetrin nga Instagram, ndonëse blogerja ka ende disa nga fotografitë e tyre në profilin e saj.

    Duket se pas ‘zhdukjes’ nga rrjetet sociale qëndron edhe një debat i fortë që ish-çifti ka bërë pasi në media doli lajmi për lidhjen e Ledrit me Rinën.

  • Dua Lipa surprizon të gjithë, prezanton të dashurin e ri në Instagram! Këngëtarja shqiptare ndryshon edhe look-un

    Dua Lipa surprizon të gjithë, prezanton të dashurin e ri në Instagram! Këngëtarja shqiptare ndryshon edhe look-un

    Dua Lipa i ka surprizuar të gjithë, duke prezantuar të dashurin e ri Callum Turner në Instagram. Mes fotove të postuara, ylli i popit me origjinë shqiptare shfaqet duke u puthur me partnerin e saj.

    “Argëtim pas show-t dhe shumë dashuri ”, shkruan krah fotove ku janë edhe familja dhe miq e bashkëpunëtorë të saj.

    Por jo vetëm kaq, ajo që bie në sy janë dhe flokët e këngëtares. Dua i është rikthyer ngjyrës së zezë.

    Kujtojmë se lajmi për lidhjen e këngëtares dhe aktorit u publikua për herë të parë në janar.

    “Ata janë të çmendur për njëri-tjetrin ”, tha një burim në atë kohë.

    Që atëherë, Lipa dhe Turner janë kapur në disa dalje. Marrëdhënia e tyre u konfirmua teksa u fotografuan duke ndarë puthje në Los Angeles më vonë atë muaj.

    Turner më parë ishte në lidhje me Vanessa Kirby, ndërsa Lipa ishte në një lidhje me regjisorin Romain Gavras për 8 muaj, derisa u ndanë në dhjetor.

  • Nisin debatet në BBVK3, Rovena Stefa akuzohet për vjedhje kënge, ja si reagon këngëtarja (Video)

    Nisin debatet në BBVK3, Rovena Stefa akuzohet për vjedhje kënge, ja si reagon këngëtarja (Video)

    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Gresa Gashi veçse ka nisur thumbimet e saj karshi banorëve të tjerë.

    Preja e radhës ishte Rovena Stefa, të cilën ajo e akuzon për vjedhje të këngës.

    E Rovena është revoltuar rreth kësaj akuze.

    Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:

  • Valeri pretendon se “Baby G dhe Albano kanë bërë s*ks në Ferma VIP!”

    Valeri pretendon se “Baby G dhe Albano kanë bërë s*ks në Ferma VIP!”

    Valer Kolnikaj, një nga ish-banorët e Ferma VIP ka zbuluar detaje të pa ditura më parë nga reality show.I ftuar në në emisionin “Glamour” në “Ora News” Valeri ka treguar një sekret i cili u përfol shumë në mediat rozë, por asnjëherë nuk u zbulua e vërteta.
    Ai rrëfeu se dy ish-finalistët, Albano dhe Baby G kanë kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë.Esteri: Më trego nga 3 sekrete për secilin nga finalistët, por duke qenë se ishin gjashtë më trego për 3 prej tyre që i përzgjedh ti.Valeri: Për shembull ishte pikëpyetje a kryen marrëdhënie apo jo Albano me Baby G, realisht po. Kanë pasur marrëdhënie. Kanë pasur momente shumë të nxehta në “FermaVIP”.

  • Shifra marramendëse, sa kushtoi veshja e Jonida Vokshit natën e parë të “BBVK”

    Shifra marramendëse, sa kushtoi veshja e Jonida Vokshit natën e parë të “BBVK”

    Mbrëmjen e djeshme, (18 tetor) nisi edicioni i tretë i “BBVK”. Siç e dimë tashmë dy moderatorët e këtij spektakli janë Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti të cilët do të jenë për një kohë të gjatë në krye për të udhëhequr këtë reality show.

    Lind pyetja: Sa ka kushtuar veshja e moderatores bukuroshe Jonida Vokshi në natën e parë të “BBVK”? Epo pyetjes suaj i japim përgjigje vetëm ne…

    E veshur e gjitha me “Coperini”, fustani i kuq me lule kushton 590€ ndërsa takat e zeza të veçanta 890€.