Category: Showbiz

  • Stresi bën deklaratën e fortë për banorin e “Big Brother VIP Kosova 3“: Veç pa ko*kainë mos e lini!

    Stresi bën deklaratën e fortë për banorin e “Big Brother VIP Kosova 3“: Veç pa ko*kainë mos e lini!

    Vullnet Krasniqi është një nga personazhet që iu bashkua mbrëmjen e sotme shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”.

    Mirëpo hyrja e tij nuk është pritur aspak mirë nga reperi i njohur, Stresi.

    Ky i fundit ka bërë një postim në Insta story ku shkruan:

    “Veq pa kokainë mos e leni aty se sun rrin po garant ni zerro 5-she e ka me vete. Edhe ky do me la borxhet e dillerave prishtinës”.

    Reperi e fshiu më pas postimin.

  • Sh*kon ish-banori i “Big Brother”: “Bled Mane më dërgoi foto h*ot dhe…”

    Sh*kon ish-banori i “Big Brother”: “Bled Mane më dërgoi foto h*ot dhe…”

    Ish-banori i “Big Brother” dhe “Ferma VIP” Valer Kolnikaj ka rrëfyer publikisht një situatë të papritur që i ka ndodhur me gazetarin e njohur Bledi Mane.

    Sipas tij, Mane i ka dërguar një foto ‘hot’ dhe priste që Valeri t’ia kthente.

    I pyetur në një emision televiziv nëse i kanë kërkuar numrin në prapaskenë meshkujt shqiptarë të showbizit që hiqen si maço dhe ‘straight’, Valeri përmendi situatën me Manen.

    “Të them një, Bledi Mane.

    Ishim të ftuar në një emision dhe direkt sa dola po më sulmonte duke më orientuar drejt asaj gjëje.

    Ndoshta ngaqë unë mbaj dhe i shkoj gjërave deri në fund.

    Luaj pa komplekse.

    Sapo dolëm, vura re ‘ej po kur do vish të na takosh për këto emisione’.

    E më dërgoi një foto kështu.

    Është bërë e modës më dërgo një foto hot.

    Unë I them që të gjitha fotot hot që bëj i bëj që ti shoh e gjithë Shqipëria.

    Ai më dërgoi një foto hot dhe priste që t’ia ktheja.

    Nga ai moment nuk jemi takuar më”,- përfundoi Valeri duke lënë të kuptohet se kjo situatë i ka mbyllur çdo kontakt të mëtejshëm me gazetarin.

  • Incident mbrëmë në Big Brother Vip Kosova, banoren e ‘tradhton’ fustani

    Incident mbrëmë në Big Brother Vip Kosova, banoren e ‘tradhton’ fustani

    Një ndër banoret e reja e cila u bë pjesë e Big Brother Vip Kosova 3 është edhe influencerja, Ana Ejupi.

    Por, me të hyrë e njëjta u përball me një incicident të vogël.

    Fustani i saj i bukur e ‘tradhtoi’ duke i zbuluar më shumë se që duhet.

  • Prapaskenat e sherrit/ Si motra e ish-banores së BBV kapi mat ish-burrin biznesmen me Klea Prengën në Dubai! Përplasjet dhe kërcënimet përpara dh*nës br*utale

    Prapaskenat e sherrit/ Si motra e ish-banores së BBV kapi mat ish-burrin biznesmen me Klea Prengën në Dubai! Përplasjet dhe kërcënimet përpara dh*nës br*utale

    Antonela dhe Mariela Berisha janë dorëzuar në polici ditën e mërkurë, pas më shumë se 2 muajsh në arrati. Dy motrat akuzohen për plagosjen e blogeres Klea Prenga. Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Mariela Berishën dhe “Detyrim paraqitjeje” për motrën e saj Antonela Berisha, lidhur me dhunimin ndaj Klea Prengës, ngjarje e ndodhur më 6 gusht në një nga lokalet e kryeqytetit.

    Por si ka nisur përplasja mes motrave Berisha dhe Kleas? Disa muaj më parë, Mariela dhe partneri i saj i dhanë fund historisë së tyre 2-vjeçare. Në kohën kur ky raport ishte në ditët e fundit, partneri i saj u largua për disa ditë në Dubai. Mariela ka marrë vesh që në këto ditë, ka qenë edhe Klea. Kjo ka bërë që menjëherë, motra e banores së “Big Brother” të niset urgjent për në Dubai, për të ‘zënë mat’ partnerin dhe të dashurën e tij.

    Nuk dihet se çfarë ka ndodhur në Dubai, por ajo që dihet është se që pas atij udhëtimi, Klea dhe Mariela janë përplasur disa herë virtualisht. Në rrjetet sociale, por edhe me mesazhe, dy vajzat janë ofenduar shpesh me njëra-tjetrën, madje dy motrat e kishin kërcënuar më herët Klean, për lidhjen që ajo kishte nisur me ish-partnerin e Marielës. Situata precipitoi mbrëmjen e 6 gushtit, ku Mariela mori vesh mes miqve se ku gjendej Klea dhe shkoi ta dhunonte.

    Vetë Klea ka reaguar për këto lajme, duke u shprehur se në kohën që ajo ishte lidhur, partneri i saj ishte ndarë nga Mariela. Përmes në reagimi në rrjetet sociale, Klea Prenga shprehet se ajo nuk ka ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme të partnerit të saj dhe Marinela Berishën.

    Sipas saj, personi me të cilin ajo ka qenë në një lidhje, nuk ka qenë i martuar, por ka një fëmije nga marrëdhënia që ka pasur më parë, e cila sipas saj, ka përfunduar para se ata të njiheshin. Në dëshminë e saj para togave të zeza, Antonela u shpreh se gjithçka ka ardhur si pasojë e provokimeve nga ana e Prengës, duke e çuar Marielën të shpërthejë në të tilla veprime.

    “Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur. Nuk ka qenë aspak qëllim i yni që të ndodhte një ngjarje dhe aq më tepër një pasojë e tillë. Kemi shkuar në restorant, të dyja me motrën për të darkuar. Në një moment ajo është ngritur rrëmbyeshëm nga tavolina, e provokuar nga sjellja e viktimës. Në gjaknxehtësi e sipër, aty në moment, ka rrëmbyer një gotë dhe e ka qëlluar viktimën. Kam ndërhyrë mes tyre vetëm për t’i ndarë, dhe mbi të gjitha për të mbrojtur motrën time. Ka një vit që nuk ndihet aspak mirë. E provokuar në mënyra të ndryshme. Më vjen shumë keq dhe nuk e shikoj dot motrën time në këtë gjendje. Kërkoj ndjesë, dhe jam e gatshme të bëj gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet dhe për ta ndihmuar viktimën të rehabilitohet fizikisht, për sa na takon. Kërkoj ndjesë publike përpara Gjykatës”.

    Edhe Mariela në fjalën e saj para Gjykatës, kërkoi ndjesë për ngjarjen dhe u shpreh e gatshme të paguante dëmet.

    “Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Nuk e kam dëshiruar, dhe nuk e kam kërkuar apo planifikuar një situatë të tillë dhe aq më pak një pasojë të tillë. Kam mbi një vit që po kaloj një moment dhe një situatë të vështirë psikologjike. Jam në një bashkëjetesë, dhe kam një fëmijë 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë.”

    Klea Prenga ka reaguar në lidhje me pretendimet e motrave Antonela dhe Mariela Berisha, para gjykatës së Tiranës, në seancën ku u vendosën masat e sigurisë. Antonela Berisha deklaroi se ka qenë Prenga ajo e cila e ka provokuar të motrën, ndërkohë që ato të dyja ishin në lokal thjeshtë për të darkuar. Në videon e publikuar nga Klea Prenga në Instagram, pamje të marra nga kamerat e sigurisë shihen motrat të cilat zbresin nga automjeti dhe drejtohen drejt tavolinës ku Prenga po darkonte me mikeshat e saj.

    “Kamerat e sigurisë tregojnë qartë nëse ju keni qenë duke darkuar në restorant duke hedhur poshtë deklaratat që keni dhënë sot. A ke kërkuar mëshirë në Itali për tentativën për vrasje që kryer dhe që momentalisht je në proces gjyqësor në Itali Mariela Berisha, nëna pa precedentë penal? Fakti që ka fëmijë nuk e bën më të lehtë ose më të pranueshme shmangien e drejtësisë për një krim kaq të rëndë. Nuk ka asnjë justifikim që mund të ulë përgjegjësinë e tyre ligjore për dhunën që më shkaktuan. Këto kriminele, ndërkohë, janë, gjithashtu, në proces gjyqësor në Itali për tentativë vrasjeje ndaj një mashkulli, dhe nuk ka para që mund t’i shpëtojë nga pasojat e veprimeve të tyre. Do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar që drejtësia të triumfojë dhe këto kriminele të marrin dënimin e merituar”,-shkruan Prenga.

  • Bora Zemani dhe Heidi Baçi ‘ngrijnë’ marrëdhëniet me njëra-tjetrën? Çfarë ndodhi mes kunatave dhe si ndikoi kriza në lidhjen e çiftit të BBV

    Bora Zemani dhe Heidi Baçi ‘ngrijnë’ marrëdhëniet me njëra-tjetrën? Çfarë ndodhi mes kunatave dhe si ndikoi kriza në lidhjen e çiftit të BBV

    Ato ishin dy kunatat më të famshme në vend. Njëra moderatore dhe imazh shumë i dashur për publikun, ndërsa tjetra finaliste e “Big Brother” dhe tashmë moderatore. Përgjatë verës, Heidi Baçin dhe Bora Zemanin i pamë së bashku në shoqërinë e dy partnerëve të saj, Donaldit dhe Romeos.

    Megjithatë, prej gati 2 muajsh po përflitet për një ndarje mes Heidit dhe Romeos, çfarë duket se ka sjellë edhe problemet për dy kunatat. Gjithçka u duk se ishte perfekt mes dy bukurosheve, kur Bora ishte e ftuar në panelin që Heidi moderon. Duke ngritur dyshime se çifti është ende bashkë dhe se raporti mes tyre është shumë i mirë, Bora nuk harroi ta përmenden përgjatë intervistës që dha.

    “Do t’ju shikoj me shumë kureshtje, edhe pse kam përshtypjen do të jem më dakord me Heidin”, u shpreh Bora çfarë edhe na shtyu të mendojmë se dy vajzat kanë një raport perfekt mes tyre, ashtu si dy kunata duhet ta kenë.

    Por, në fakt, nuk qenka kështu. Vetëm pak ditë më parë, të dyja kanë qenë prezente në të njëjtën festë, ku kanë shijuar atmosferën me miqtë dhe bashkëpunëtorët deri në orët e para të mëngjesit. Por ajo që u vu re ishte fakti se vajzat nuk postuan asnjë foto së bashku. Madje, nga të pranishëm, zbuluam se vajzat as nuk janë përshëndetur me njëra-tjetrën, duke qenë se ishin në tavolina të ndryshme. Fakt ky që tregon se realisht, raporti i tyre nuk është më ai i para disa muajve.

    Që pas zërave për një ndarje mes Romeos dhe Heidit, Bora shpesh herë ka ndarë në rrjetet sociale foto nga e përditshmja e saj, ku gjithnjë është edhe Romeo, por duket se tashmë mungon Heidi, e cila është shkëputur nga ky raport, si dhe nga miqësia që kishte me çiftin Bora-Donald.

    Megjithatë, dy vajzat vijojnë ende që të ndiqen në rrjetet sociale. Marrëdhënia mes Heidi Baçit dhe Romeo Veshajt nuk dihet si po shkon pasi çifti po përfliten për një krizë në romancën e tyre, por vetë protagonistët nuk kanë reaguar deri më tani për situatën. Të shumta janë aludimet që thonë se çifti është bashkë, dhe se gjithçka po e bëjnë për më shumë famë dhe bujë në media. Përfshi këtu edhe lajmet se tashmë Romeo ka një tjetër të dashur.

    Kujtojmë që javën e shkuara, Panorama mësoi nga miq pranë Romeos se një vajzë po shfaqet gjithnjë e më pranë aktorit të humorit, duke zbuluar se tashmë ka një raport të ri. Së fundmi moderatorja ka deklaruar se arsyeja që po qëndron në Shqipëri nuk është puna apo profesioni, por arsye të tjera të cilat nuk preferoi t’i ndante me publikun.

    “Mua s’më mban në një vend profesioni ose puna. Ka shumë arsye të tjera që unë të rri në Shqipëri”,- tha Heidi Baci. Kaq u desh që fansat të kuptonin se lidhja mes çifti nuk ka marrë fund plotësisht, por duket se kriza në marrëdhënien e tyre ende vazhdon pasi dyshja kanë kohë që nuk shfaqen më së bashku. Aktori i njohur Romeo Veshaj, pak dite me pare ka fshirë nga profili i tij të gjitha fotot përfshirë dhe ato me Heidin. Kjo lëvizje e tij vjen një natë pas publikimit të një poezie të thurur nga ishbanorja e ‘BBV’, e cila u lexua nga Egla Ceno në emisionin “Goca dhe Gra”.

    Edhe pse, moderatorja tha se kishte dy vite që nga krijimi i asaj poezia e cila në fillim ishte shkruar në gjuhën italiane por më vonë ishte përshtatur në shqip, në thelb ajo shprehte shumë dhimbje të cilën ndjekësit e lidhën menjëherë me Romeon. Nuk dihet nëse këto dy ndodhi janë të lidhura me njëra-tjetrën, pasi dyshja ndiqen ende në rrjetet sociale dhe vetë Heidi ka në profilin e saj të gjitha fotot me aktorin. Kujtojmë që ka gati një muaj që përflitet për një ndarje mes Romeos dhe Heidit. Dy ish-finalistët e “Big Brother” ishin padyshim ndër çiftet më të dashura për publikun, ku vazhduan të konfirmonin dashurinë e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit. Por ishte fillimi i shtatorit, kur u fol për një krizë mes tyre.

    Që atëherë, dy protagonistët kanë zgjedhur që mos të flasin për historinë e tyre, duke vazhduar së shfaquri veç e veç. Vetëm javën e shkuar, “Panorama” publikoi disa fotografia të Heidit, ku shfaqej në Tiranë, në shoqërinë e një mashkulli. Nga ato çfarë mund të mësonim, bëhet me dije se djali në fjalë është një afërm i saj dhe nuk bëhet fjalë për një flirt të ri.

    E veshur me një palë xhinse dhe një xhaketë të bardhë, Heidi kishte vendosur një kapele dhe një palë syze dielli, si për t’ju shmangur disi syve të kureshtarëve, por duket se nuk ia ka dalë. Nga ana tjetër, Romeo kohët e fundit e ka ndarë kohën mes projekteve të reja. Sakaq, ai i është rikthyer edhe muzikës, duke pasur disa koncerte në agjendën e tij. Zërat për një ndarje u vulosën edhe më tej, kur Romeo u shfaq në një dasmë, në shoqërinë e Donaldit dhe Borës, por Heidi mungonte.

    Ishte pikërisht kjo prova që fansat po prisnin, për të konfirmuar se dyshja e dashur, tashmë i ka dhënë fund. Tashmë, të shumtë janë ndjekësit që po kontrollojnë me imtësi rrjetet sociale të aktorit, për të parë nëse ka lëvizje që do të çonin në identifikimin e vajzës që ka nisur të shoqërohet me Romeon. Ishte fillimi i shtatorit, kur dhe vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donald festuan ditëlindjen e tyre, çfarë nxori në pah edhe krisjen mes dyshes.Në 29 vjetorin e lindjes së tyre të dy moderatorët morën urime të veçanta nga familjarët dhe miqtë.

    Por Heidi Baçi, e dashura e Romeos me të cilën u njoh brenda shtëpisë së “BigBrother Vip”, nuk u pa ta uronte moderatorin në rrjetet sociale. Kjo ngriti dyshimet se çifti i njohur ndoshta po kalon një krizë në marrëdhënien e tyre. Po ashtu, prej disa kohësh ata nuk kanë postuar foto me njëritjetrin në rrjetet sociale, ndërkohë që më parë kanë qenë më aktiv dhe të pandarë në profilet e tyre.

    Dyshja shpesh herë ndanin në profilet e tyre çaste të bukura nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ku nuk mungonin as momentet romantike e gazmore. Mesa duket krisja mes çiftit është reale dhe shkak ka qenë pikërisht rruga e ndryshme që kanë zgjedhur. Planet e çiftit kanë sjellë edhe përplasjet e para, ku teksa Romeo duket një hap më larg televizionit, e ndërsa Heidi ka zgjedhur që të investohet tek ekrani. Kujtojmë që romanca mes çiftit filloi teksa të dy ata u bën pjesë e reality show-t të BBV, ata u përfolën mjaft nga publiku si dhe fituan dashurinë e tyre.

  • Valeri e thotë troç: Këto dy ish-banorë kanë bërë s**s në ‘Ferma VIP’

    Valeri e thotë troç: Këto dy ish-banorë kanë bërë s**s në ‘Ferma VIP’

    Ish-lojtari i “Ferma Vip” Valer Kolnikaj zbulon disa sekrete dhe prapaskena që ndodhën mes lojtarëve të emisionit “Ferma Vip”. Në intervistën për emisionin “Glamour”, Valeri tha hapur se Baby G dhe Albano kaluan momente të nxehta bashkë, në kohën kur ndodheshin në fermë. Valeri tha se dy ish-finalistët kanë kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë.

    “Për shembull ishte pikëpyetje a kryen marrëdhënie apo jo Albano me Baby G, realisht po. Kanë pasur marrëdhënie. Kanë pasur momente shumë të nxehta në “FermaVIP”, tha Valeri.

  • Prekëse! Shkoi të merrte trupin e të birit, babai i ish-yllit të One Direction i bashkohet homazheve të fansave në Argjentinë

    Prekëse! Shkoi të merrte trupin e të birit, babai i ish-yllit të One Direction i bashkohet homazheve të fansave në Argjentinë

    Vdekja tragjike e Liam Payne në Argjentinë ka tronditur të gjithë botën e muzikës, me ish-yllin e One Direction që u hodh nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Buenos Aires.

    Me qindra fansa u mblodhën jashtë hotelit, ku Payne humbi jetën për të kryer homazhe në nder të tij.

    Këtyre homazheve iu bashkua edhe babai i këngëtarit, Geoff Payne, i cili udhëtoi për në kryeqytetin argjentinas për të marrë trupin e të birit.

    Ai përshëndeti fansat djalit të tij, teksa lexoi disa nga mesazhet prekëse që ishin shkruar për Liam.

    Familja e këngëtares bëri homazhe për 31-vjeçaren të enjten e 17 tetorit. Ata thanë se ishin ‘zemërthyer’ pas vdekjes së tij, duke shtuar: “Liam do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona dhe ne do ta kujtojmë atë për shpirtin e tij të sjellshëm, qesharak dhe të guximshëm”.

  • Rovena Stefa “thumbon” keq Olta Gixharin, opinionistja mbetet pa fjalë

    Rovena Stefa “thumbon” keq Olta Gixharin, opinionistja mbetet pa fjalë

    BBVK startoi mbrëmjen e së premtes.

    Në moderim me Jonida Vokshin dhe Alaudin Hamiti, si dhe opinionistë Olta Gixharin dhe Milaim Zeken, ky edicion pritet te thyejë rekorde.

    Banorja e pare qe hyri në shtëpinë më të famshme në Kosovë ishte këngëtarja e njohur Rovena Stefa.

    Rovena Stefa duket se e ka nisur lojën e saj që natën e parë.

    Ajo ka pasur dy momente “përplasjhe” me organizatorët e këtij spektakli,, si dhe me moderatoren Jonida Vokshi dhe opinionisten Olta Gixhari.

    Rovena ka zgjedhur të thumbojë live dhe drejtpërsëdrejti Olta Gixharin duke i kujtuar asaj eksperiencën e saj në BBVA.

    “Unë hyra e para për të dalë e fundit, por kam parë dhe disa që hyjnë të parët dhe rrugës dorëzohen.’- tha ajo.

    Ky koment i ka djegur opinionistes, duke qenë se rasti i Oltës është i njëjtë me atë që Rovena deklaroi.

    Rikujtojmë këtu që Olta Gixhari ishte banore në BBV2A dhe ishte e para që hyri në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, dhe po ashtu ishte po vetë ajo që u dorëzua dhe vendosi ta linte në mes këtë rrugëtim.

    Rovena duket lojtare e fortë dhe me deklarata të bujshme, por nëse ajo do të bëjë bujë vërtet pritet për t’u parë në ditët në vazhdim.

  • ” Do të gjej dhe burrë këtu..”/ Banorja e parë e ‘BBVK’ habit me deklaratën e saj në klipin e prezantimit

    ” Do të gjej dhe burrë këtu..”/ Banorja e parë e ‘BBVK’ habit me deklaratën e saj në klipin e prezantimit

    Banorja e parë e Big Brother VIP Kosova 3 ishte këngëtarja e njohur Rovena Stafa. Ajo tha se ka arsye dhe logjikë të fortë për spektaklin, teksa i paralajmëroi banorët e tjerë që të ruhen.

    Rovena Stefa hyrjen e bëri me këngën ikonë të saj “Bini o ju tupana”, teksa u shpreh e lumtur që po hyn në Big Brother VIP Kosova 3. Asaj iu dhurua edhe një trendafil, ku tha se “do të gjej edhe burrë më duket”.

  • “Të dy këngëtarë!”- Nis edicioni i tretë i Big Brother Vip Kosova, ja kush janë banorët e parë që u bënë pjesë e garës

    “Të dy këngëtarë!”- Nis edicioni i tretë i Big Brother Vip Kosova, ja kush janë banorët e parë që u bënë pjesë e garës

    Janë zbuluar emrat e parë të banorëve që u bë pjesë e “Big Brother Vip Kosova”, i cili nisi mbrëmjen e sotme edicionin e tretë.

    Pjesë e lojës është bërë këngëtarja mjaft e njohur shqiptare, Rovena Stefa.

    Ajo tha se ka shumë për të dhënë nga vetja e saj në këtë edicion, ndaj është e gatshme për këtë aventurë.

    Po ashtu garës i është bashkuar edhe këngëtari Kevin Edmond. Ai jeton në Suedi, ndërsa ajo që e lidh me Kosovën janë rrënjët e nënës së tij, e cila është me origjinë nga Ferizaj.

    “Në BBV po hyj beqar, nëse do ketë ndonjë vajzë për mua, do jem shumë i lumtur”, tha ai.

    Plot banorë pritet të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, për një aventurë 100 ditore, në garë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë euro.