Category: Showbiz

  • I vëllai kreu vetëvrasje me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj reagon sërish pas tragjedisë familjare

    I vëllai kreu vetëvrasje me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj reagon sërish pas tragjedisë familjare

    Vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj, Henri, i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit, pak ditë më parë.

    37-vjeçari u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht punonjësi i Gardës humbi jetën disa orë më vonë.

    Këngëtarja bëri një reagim prekës për vëllain e ndjerë, ku thoshte se ‘motrën e ka marrë malli që tani’.

    Ndërkohë një ditë më parë, këngëtarja ka bërë një postim në “Instagram”, ku u drejtohet miqve, të afërmve dhe dashamirësve.

    Sheila falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe i kanë shkruar mesazhe ngushëllimi në këto ditë të vështira për të dhe familjen e saj.

    “Faleminderit nga zemra të gjithëve, miq, të afërm e dashamirës. Ndjej praninë e mbështetjen tuaj në çdo fjalë zemre që më keni shkruar në këto ditë të vështira për mua dhe familjen time. Në pamundësi për t’ju kthyer përgjigje të gjithëve, ju shpreh mirënjohjen time. Uroj më të mirat për ju e të dashurit tuaj. Faleminderit”, shkruhet në postimin e këngëtares së njohur.

  • Debatoi me një grua për çështje parash, dali në dritë informacione të reja mbi vdekjen e 31 vjeçarit Liam Payne

    Debatoi me një grua për çështje parash, dali në dritë informacione të reja mbi vdekjen e 31 vjeçarit Liam Payne

    Ndërsa e gjithë bota e muzikës është ende në tronditje dhe pikëllim për vetëvrasjen e Liam Payne, dyshimet për momentet e tij deri në vdekjen e tij vazhdojnë të rriten ndërsa gjithnjë e më shumë detaje dalin në dritë.

    Për herë të fundit është dëgjuar se muzikanti britanik është parë duke debatuar ashpër me një grua në hollin e hotelit ku po qëndronte në lagjen e Palermos, në qytetin e Buenos Aires.

    Një nga të ftuarit në hotel i dha shtypit detajet e asaj që pa dhe komentoi se gruaja i kërkoi para Payne, megjithëse pa që muzikanti u largua pa i dhënë asgjë. Michael Fleischmann, nga

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është personi që komentoi diskutimin me zonjën dhe tha se edhe Payne është parë duke qëndruar në hotelin luksoz dhe pretendon se vetëm tre orë para vdekjes së Payne, këngëtari dukej i acaruar. Fleischmann tha se dëgjoi Payne t’i thoshte gruas:

    Unë do t’ju jap 20,000 dollarë vetëm sepse mundem. Unë kam 55 milionë dollarë dhe më pëlqen t’i ndihmoj njerëzit. Shtetasi amerikan ka sqaruar se gruaja ka folur me Payne me ndihmën e një punonjësi hoteli në përkthim, pasi i është drejtuar vetëm në spanjisht.

    E pranishme ishte edhe nëna e Fleischmann-it, Toni, e cila tha për Buenos Aires Herald: Vajza linte përshtypjen se nuk ishte rehat me të. Kishte një ndjenjë ankthi në atë moment në holl.

    Nga ana tjetër, një emision i famshëm televiziv argjentinas dha informacionin se Liam Payne kishte qenë në dhomën e tij në momentet e fundit me dy femra që kishte punësuar. Madje, programi ‘Mañanisima’ i América TV tha se gratë që ishin me Payne quheshin Aldana (27 vjeç) dhe Lucila (31 vjeç). Pyetja që tani mbetet për t’u zbuluar është nëse gruaja që i ka kërkuar paratë muzikantit është vërtet një nga dy vajzat e përmendura në televizionin argjentinas.

  • Klea Prenga hedh poshtë pretendimet e motrave Berisha, publikon VIDEON që i nxjerr zbuluar: Fakti që ka fëmijë nuk e bën…

    Klea Prenga hedh poshtë pretendimet e motrave Berisha, publikon VIDEON që i nxjerr zbuluar: Fakti që ka fëmijë nuk e bën…

    Reagon sërish modelja Klea Prenga, e cila u dhunua nga dy motrat Antonela dhe Marinela Berishaj.

    Reagimi i saj ka të bëjë me pretendimet e motrave Berisha në Gjykatën e Tiranës, ku kanë dëshmuar që nuk kanë pasur për qëllim të demontojnë Klean, por janë provokuar nga ajo.

    Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Prenga ka publikuar një video ku tregon momentin e futjes së dy motrave në restorantin ku modelja po darkonte. Nëpërmjet kësaj videoje ajo hedh poshtë pretendimin e motrave Berisha se kanë qenë duke darkuar në të njëjtin restorant dhe më pas situata ka agravuar.

    “Kamerat e sigurisë tregojnë qartë nëse ju keni qenë duke darkuar në restorant duke hedhur poshtë deklaratat që keni dhënë sot”, shkruan ndër të tjera Prenga.

    Reagimi i plotë i saj:

    Kamerat e sigurisë tregojnë qartë nëse ju keni qenë duke darkuar në restorant duke hedhur poshtë deklaratat që keni dhënë sot.
    A ke kërkuar mëshirë në Itali për tentativën për vrasje që kryer dhe që momentalisht je në proçes gjyqësor në Itali Mariela Berisha, nëna pa precedentë penal ?

    Fakti që ka fëmijë nuk e bën më të lehtë ose më të pranueshme shmangien e drejtësisë për një krim kaq të rëndë. Nuk ka asnjë justifikim që mund të ulë përgjegjësinë e tyre ligjore për dhunën që më shkaktuan.
    Këto kriminele, ndërkohë, janë gjithashtu në proces gjyqësor në Itali për tentativë vrasjeje ndaj një mashkulli, dhe nuk ka para që mund t’i shpëtojë nga pasojat e veprimeve të tyre.

    Do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar që drejtësia të triumfojë dhe këto kriminele të marrin dënimin e merituar.

  • Çfarë i ndodhi? Kiara Tito poston videon e papritur duke qarë

    Çfarë i ndodhi? Kiara Tito poston videon e papritur duke qarë

    Moderatorja e njohur dhe e shume dashur nga ju, Kiara Tito, i eshte besuar moderimi ne spektaklin e humorit kete sezon te ri televiziv. Tashme prej disa muajsh mamaja e Lunes, Kiara ka ndare shpesh me ndjekesit e saj momente nga jeta dhe perditshmeria.

    Kete te shtune ish banorja e BBV eshte ftuar ne emisionin ‘Se luan Topi’. Me nje story te postuar ne Instagram ajo bene te ditur qe ka perjetuar shume emocione.Kiara ne kete video shfaqet duke qare, por dhe e lumtur njekohesisht! Per te zbuluara me shume se cfare ka ndodhur, na mbetet vetem te presim me padurim fundjaven dhe te ndjekim emisionin.

  • Stresi rrëfehet nga arratia për raportin me Noizy-n dhe mesazhi është shumë i qartë!

    Stresi rrëfehet nga arratia për raportin me Noizy-n dhe mesazhi është shumë i qartë!

    Që prej muajit gusht, Stresi ndodhet në kërkim nga Policia e Kosovës për sherrin famëkeq në një klub nate në Pejë.

    Nga arratia, ai ka deklaruar për “Prive” se nuk është marrë si dëshmitar dhe organet e drejtësisë nuk po ndjekin rrugën e duhur. Por përtej problemeve ligjore, Stresi u pyet edhe për raportin me Noizy-n, emri i të cilit gjithashtu është lakuar në këtë sherr.

    Por reperi e bëri të qartë se pavarësisht çfarë të dy servirin në rrjetet sociale, kanë raporte të ngushta me njëri-tjetrin që bazohen në respekt të mirësjellë. Ai shprehet se kanë komunikim mes tyre dhe nuk ka munguar ndihma, pavarësisht se është vendimi i tij që ta kalojë gjithçka vetë.

    Ndryshe njerëzit kanë reaguar 22 vjeç, ndryshe tani që jemi 38. Është krejt dekadë dhe epokë tjetër për tjetër dhe normalisht që s’kemi më kohë as ne nga pala jonë, as ai, as kurrkush dhe gjëja më e mirë është respekti dhe ajo i mbulon të gjitha. Kemi respekt më shumë dhe ajo është gjëja më e mirë. S’ka pasur asnjëherë ulje-ngritje, por thjesht njerëzit bien çdo ditë në kurthet tona.

    Jemi shumë mirë, familjarisht shkojmë mirë, kjo është gjëja më e mirë që ka ndodhur dhe vazhdojmë përpara. Qentë do të lehin, edhe për ne që na njohin, qeni leh edhe për dikë që s’e njeh kështu që s’po i vëmë rëndësi. Kemi komunikim patjetër, çfarë duhet, ku je, hajde, por unë jam dikush që çdo sprovë në jetë e kaloj vetë, pavarësisht se kam shumë shokë edhe këtu ku po intervistohem dhe kudo, por sprovat i kaloj vetë, s’kam qejf t’i rëndoj njerëzit, ia dal. Mjafton që shoku të ndihmon.

  • “Kisha frikë, 7 muaj isha në regjim shtrati”/ Aurela Gaçe flet për vështirësitë e shtatzënisë: Mami im fjeti në…

    “Kisha frikë, 7 muaj isha në regjim shtrati”/ Aurela Gaçe flet për vështirësitë e shtatzënisë: Mami im fjeti në…

    Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe, në një rrëfim ndryshe, ndau me publikun detaje nga jeta e saj personale, lidhur me dy vajzat dhe bashkëshortin. Në intervistën për moderatoren Orinda Huta, këngëtarja foli për dy shtatzënitë dhe vështirësitë që kaloi gjatë shtatzënisë së dytë. Aurela tha se ndenji në regjim shtrati për pothuajse shtatë muaj, pasi kishte rrezik dështimi dhe se pranë saj në atë periudhë të vështirë pati ndihmën e të shoqit, vjehrrës dhe nënës së saj.

    Teksa nuk fshehu frikën që kishte gjatë gjithë shtatzënisë, Aurela Gaçe tha se gjatë muajve të regjimit absolut nëna e saj ka ndenjur me atë gjatë gjithë kohës dhe si iu desh që të flinte në tokë për tre muaj, pasi Aurela jetonte në një shtëpi të vogël asokohe.

    Aurela Gaçe: Shtatzënia e parë ka qenë e lehtë, e qetë,. Kam punuar deri ditët e fundit, kam qenë shumë aktive….Shtatzënitë kanë qenë të ndryshme nga njëra tjetra. Me vajzën e dytë kam pasur rrezik dështimi. Filluan dhimbjet që pesë javëshe. Me Abin kam qenë pothuajse 6 muaj e gjysmë, 7 muaj në regjim shtrati absolut. Ki parasysh me shumë ilaçe dhe jo nuk ka të bëjë me moshën, ka vajza 20 vjeçare që humbasin fëmijë, se ndonjëherë edhe të lëndojnë. Dukem shumë tip i fortë por jam njeri, sa më e fortë të dukesh aq më e brishtë je. Sigurisht që më lëndonin, se ndoshta nga mosha, Jo!. Ke vajza 20 vjeçare që humbasin fëmijë, ose që nuk munden të mbeten shtatzënë.

    Është gabim kjo…nuk është kollaj, një jetë merr jetë nga një jetë, nuk e kupton deri kur e provon. Shtatzëninë e Abit e kam kaluar në mënyrë shumë të lodhshme të frikshme, isha gjithmonë në frikë. Mjeku më kishte thënë se mund të ndodh edhe nëse ti je ne regjim shtrati. Kisha mamin non stop gjatë gjithë kohës, kisha vjehrrën. Ne jetonim në një shtëpi të vogël dhe mami për tre muaj është shtrirë në tokë , ka fjetur në tokë deri sa është bërë shtëpia pak më e madhe që është zgjeruar, sepse nuk kishte vend. Numëroja ditët…

  • Rita Ora e shkatërruar pas ndarjes nga jeta të Liam Payne: Ky lajm tragjik më theu zemrën

    Rita Ora e shkatërruar pas ndarjes nga jeta të Liam Payne: Ky lajm tragjik më theu zemrën

    Industria muzikore është mbuluar nga trishtimi pas lajmit për vdekjen e ish-anëtarit të grupit “One Direction”, Liam Payne, i cili u raportua se ra aksidentalisht nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Buenos Aires.

    Vdekja e tij ka shkaktuar një reagim të fuqishëm në mesin e artistëve dhe fansave nga gjithë bota.

    Rita Ora, një nga kolegët e tij të afërt, ndau disa foto me Liamin duke u përqafuar, duke e përshkruar atë si një kujtim të paharrueshëm.

    “Jam e shkatërruar. Ai kishte shpirtin më të bukur, nuk do ta harroj kurrë. Më pëlqeu shumë të punoja me të – ishte thjesht një gëzim i madh të isha pranë tij në skenë dhe jashtë saj. Ky lajm tragjik më theu zemrën.

    Duke dërguar gjithë dashurinë dhe lutjet e mia për familjen dhe të dashurit e tij. Kënga jonë merr një kuptim krejtësisht të ri për mua tani. R.I.P,” shkroi Ora në postimin e saj.

    Kujtojmë se Ora dhe Payne kishin bashkëpunuar në këngën e suksesshme “For You”.

  • U akuzua se u viktimizua në këngën e fundit, Bardhi del me një sqarim

    U akuzua se u viktimizua në këngën e fundit, Bardhi del me një sqarim

    Kënga e Bardhit, dedikuar vajzës së tij, “Qikës Tem” shkaktoi reagime të shumta.

    Rreshtat e saj kanë prekur këdo dhe po me këtë projekt muzikor Bardhi u shpreh hapur lidhur me problemet që ka kaluar duke i shfaqur ato në rreshtat e këngës. Bardhi hapi zemrën duke treguar shumë prej këtyre problemeve, por teksa disa e pritën mirë, të tjerë e akuzuan për “viktimizim”.

    Siç duket, Bardhi është ndjerë “i detyruar” për një sqarim për publikun dhe nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it shkruan:

    “Duke parë shqetesimin tuaj te vazhdueshem per situaten time financiare dhe dashamiresine tuaj ndihem i obliguar t’iu them se familja ime e ka kaluar prej shume muajsh situaten e pershkruar ne kangen e vajzes.

    Nese kjo kange do ishte perdorur si viktimizim do e kisha lansuar ne muajin Prill ose Maj kur veshtiresite ishin aktuale, por un mendoj qe arti i mire gjithmone duhet me hap debate dhe me kriju pyetje.

    Jam mëse krenar per rreshtat qe i kom shkru ne kete kange per vajzen time sepse mendoj qe cdo femije menyren me te mire per te mesuar dicka e ka nepermjet eksperiencave te prinderve.

    Ju dua shume, Elhamdulilah prej Zotit jemi shume mire e Zoti ju rujt t gjithve”.

  • “Sa të mirë e paske gjoksin”, Megi Pojani komplimenton “live” konkurrenten e Përputhen

    “Sa të mirë e paske gjoksin”, Megi Pojani komplimenton “live” konkurrenten e Përputhen

    Në Përputhen pati debate të shumta pas një komplimenti që Gridi i bëri Ketrinës në lidhje me gjoksin e saj.

    Shumica e konkurrentëve e quajtën vulgar komentin që Gridi bëri ndaj saj, mes tyre ishte edhe Xhiliola.

    Ajo u shpreh se në këtë rast fajin mund ta ketë edhe femra e cila nuk i tregon limitet mashkullit.

    Ndërsa Megi iu afrua për të rivendosur edhe një here në jetë të gjithë skenën që shkaktoi kaq debat duke marrë rolin e Gridit.

    Moderatorja iu afrua Xhiliolës në vesh teksa ajo fliste dhe i tha: Sa të mirë e paske gjoksin”.

    Ky veprim shkaktoi shumë të qeshura në studio.

  • “Jam në një lidhje me partnerin ideal”/ Ish-banorja e BBV3 e pranon: E njoha nga…

    “Jam në një lidhje me partnerin ideal”/ Ish-banorja e BBV3 e pranon: E njoha nga…

    Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ishte ditën e sotme e ftuar në “Wake Up”, ku zbuloi një detaj për jetën e saj private. Teksa po fliste se ku mund të njihen dy persona që më pas bien në dashuri me njëri-tjetrin, ajo u pyet nëse vetë e ka gjetur ‘partnerin ideal’?

    “Me thënë të drejtën unë jam duke dalë me dikë, partneri ideal për mua, për momentin po. Mendoj se ai është partneri im ideal, por jeta është gjithmonë e gjatë, dalin surpriza. Ndoshta rrugës i njeh një kualitet që ndoshta nuk ia kishe vënë re më përpara. Me aq sa gjykoj unë, për momentin çdo gjë është ok”, tha Dea.

    E pyetur se ku e ka njohur djalin në fjalë, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri nuk ngurroi që të kthente përgjigje.

    “E kam njohur nga miqtë e përbashkët. Mua më pëlqen më shumë kjo mënyra se të jep atë kontaktin e parë. Edhe nga energjia që merr. Mund të ndodhë se kur flet me një njeri online, ai është shumë i zoti me mesazhe, pastaj kur të ulet në tavolinë ka një energji të keqe”, tha Vieri.