Category: Showbiz

  • “Do me shohësh kudo”/ Më e fortë se asnjëherë më parë, rikthehet Arbana Osmani: Ja çfarë paralajmëroi

    “Do me shohësh kudo”/ Më e fortë se asnjëherë më parë, rikthehet Arbana Osmani: Ja çfarë paralajmëroi

    Së shpejti moderatoren e njohur, Arbana Osmani do ta shohim në ekran. Në një intervistë për komedianin Besim Dina në emisionin “Oxygen Show”, ajo ka zbuluar shumë detaje nga jeta profesionale, projektet dhe se në cilin televizion do e shohim së shpejti. Teksa u pyet nëse do e jetë pjesë e një programi apo TV gjatë këtij sezoni, Arbana tha:

    “Po, do më shohesh në Televizion, në telefon, në frigorifer, tek soba kam me të dal, do më shofësh ku të kesh qejf ti”

    Më tej, Arbana u shpreh se do jetë një nga gazetaret më të mira në Shqipëri.

    “Unë mendoj se do jem, një nga gazetaret më të mira në këtë vend. Kështu që duhet të kesh besim tek unë se do ia dal se unë e kam me shumë qejf këtë punë.”

  • “Ai po thyen gjithçka në dhomë..” – Publikohet përmbajtja e telefonatës 911

    “Ai po thyen gjithçka në dhomë..” – Publikohet përmbajtja e telefonatës 911

    Publikohet transkripta e thirrjes së urgjencës të bërë mbrëmë nga hoteli ku po qëndronte Liam Payne, shkruan SkyNews.

    Shkëmbimi mes menaxherit të tavolinës së hotelit dhe operatorit 911 zbulon shkëmbimet e furishme në momentet para vdekjes së yllit:

    Operatori 911: “Çfarë po ndodh zotëri?”

    Menaxheri i hotelit: “Ne kemi një mysafir të dehur me dro gë dhe alk ool.

    Kur ai [ata, gjinia e paqartë në bisedë] është i vetëdijshëm, ai thyen gjithçka në dhomë.”

    Operatori i 911: “Ti thua alkool dhe drogë…”

    Menaxheri i hotelit: “Po, saktë.”

    Operatori 911: “Ju thatë se ku kryqëzohet Kosta Rika?”

    Menaxheri i hotelit: “Costa Rica 6032.”

    Operatori 911: “Përsëriteni”.

    Menaxheri i hotelit: “Costa Rica 6032.”

    Operatori 911: “Si quhet hoteli?”

    Menaxheri i hotelit: “Caza Azul Palermo.

    Duhet të dërgojmë dikë me urgjencë sepse nuk e di nëse është në rrezik jeta e mysafirit sepse ai është në një dhomë me ballkon dhe kemi frikë se mund të bëjë diçka që kërcënon jetën.”

    Operatori i 911: “Sa kohë ka qenë atje? A është një hotel me qëndrim të gjatë?”

    Menaxheri i hotelit: “(Mysafiri) ka qenë për tre ditët e fundit.”

    Operatori 911: “Nuk ke asnjë informacion tjetër sepse nuk mund të hysh. A po j?”

    Menaxheri i hotelit: “Jo”.

    Operatori 911: “Po njoftojmë gjithashtu (Shërbimi i Kujdesit të Urgjencës Mjekësore).”

    Menaxheri i hotelit: “Ne po kërkojmë të dërgojmë dikë me urgjencë sepse…”

    Operatori 911: “Po e bëjmë këtë. Ndonjë të dhënë tjetër për të më dhënë. Kush jeni ju?”

    Menaxheri i hotelit: “Unë jam menaxher i tavolinës.”

    Operatori 911: “Përgjegjës i vendit”.

    Menaxheri i hotelit – “Po”.

    Operatori 911: “Është njoftuar. Si e keni emrin, zotëri?”

    Menaxheri i hotelit: “Esteban”.

    Operatori 911: “Faleminderit për thirrjen. Jini në linjë.”

    Menaxheri i hotelit: “A po dërgoni edhe policinë”.

    Operatori 911: “Policia nga delegacioni… Më lejoni të konfirmoj.”

    Menaxheri i hotelit: “Jo, jo, vetëm, vetëm Shërbimin e Kujdesit të Urgjencës Mjekësore.”

    Operatori 911: “Mos u shqetësoni sepse tashmë janë njoftuar.”

    Menaxheri i hotelit: “Për shkak se siç thatë është nën ndikimin e alkoolit dhe drogës, i njëjti personel nuk mund të hyjë i vetëm.”

    Operatori 911: “Ju mund ta kërkoni këtë në polici, por nëse SAME ka nevojë për to, ata do t’ju njoftojnë.”

    Menaxheri i hotelit: “Mirë, në rregull, perfekt.”

    Operatori 911: “Kalofshi një ditë të mbarë.”

    Menaxheri i hotelit: “Faleminderit, edhe ju.”

  • Aktori i njohur i “Portokallisë” pjesë e “Big Brother Vip? Ja kush e zbuloi papritur

    Aktori i njohur i “Portokallisë” pjesë e “Big Brother Vip? Ja kush e zbuloi papritur

    “Big Brother Vip Kosova” do të nisë edicionin e tretë këtë të premte, ndërkohë që ende nuk është bërë publik asnjë emër i konkurrentëve që do jenë pjesë e këtij reality show.

    Së fundmi Bledi Mane ka publikuar në profilin e tij një postim të aktorit të njohur të “Portokallisë”, Rezart Veleshnja, duke lënë të kuptohet që ai do jetë një nga konkurrentët e BBV.

    “Të premten Rezi hyn diku”- ka shkruar ai.

  • Njëra në burg, tjetra në vëzhgim policor, çfarë po ndodh me Antonela Berishën dhe motrën e saj

    Njëra në burg, tjetra në vëzhgim policor, çfarë po ndodh me Antonela Berishën dhe motrën e saj

    Mariela Berisha, e cila dyshohet se i ka shkaktuar plagët me gotë qelqi Klea Pregës e ka kaluar natën e parë e izoluar në bllokun e sigurisë.

    Pas vetëdorëzimit te Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës ajo së bashku me të motrën janë njohur me provat dhe janë marrë në pyetje nga oficerët e Policisë së Tiranës.

    Kas këtij procesi, policia i ka vendosur në dispozicion edhe vendimin e Gjykatës, ku ndaj Mariela Berishës ishte vendosur masa e sigurë shtrënguese “arrest në burg”, e ndërsa për Antonelën “detyrim paraqitje”.

    Në këto kushte, Mariela Berisha pas përfundimit të proceduravë është dërguar në bllokun e sigurisë ku do të dalë para Gjykatës së Tiranës për t’u bërë dhe verifikimi i kushteve.

    Duke qënë se Mariela ka një fëmijë të mitur, me shumë mundësi gjykata do vendosë masa kufizuese.

  • “Është nën efektin e alko*olit dhe dro*gës”- Ra nga ballkoni i hotelit, detaje nga vdekja e Liam Payne! Këngëtari theu laptopin dhe…

    “Është nën efektin e alko*olit dhe dro*gës”- Ra nga ballkoni i hotelit, detaje nga vdekja e Liam Payne! Këngëtari theu laptopin dhe…

    Këngëtari Liam Payne ka ndërruar jetë pasi rënies nga ballkoni i hotelit në Argjentinë ku ishte akomoduar.

    Ish-ylli i One Direction u nda nga jeta pasditen e së mërkurës në moshën 31-vjeçare. Disa dëshmitarëve në hotelin ku ai po qëndronte në Buenos Aires, Liam Payne ra nga balloni i dhomës së tij në katin e 3-të të hotelit CasaSur Palermo.Nuk dihet nëse ka qenë e qëllimshme apo aksidentale. Ngjarja ndodhi pasi Liam kishte shfaqur sjellje të çrregullt në hollin e hotelit, ku theu laptopin e tij dhe më pas u kthye në dhomë, sipas TMZ.
    Sipas policisë në Buenos Aires, oficerët morën njoftim për “një burrë agresiv që mund të ishte nën efektet e drogës dhe alkoolit”.

    Kur mbërritën në hotel, zyrtarëve iu tha se një zhurmë e fortë ishte dëgjuar në oborrin brendshëm të hotelit.

    Drejtori i shërbimeve të urgjencës, Alberto Crescenti tha për mediat lokale se Payne kishte pësuar lëndime serioze dhe se do të kryhej autopsia.

    Ndërsa nuk komentoi rrethanat e rënies së këngëtarit nga ballkoni. Payne postoi në Snapchat vetëm disa orë para vdekjes së tij tragjike duke shkruar: “Është një ditë e bukur këtu në Argjentinë”.

    Liam Payne zbuloi në qershor 2021 se ai luftoi me varësinë nga alkooli dhe droga në një moment kur One Direction ishte në turne dhe gjërat u bënë aq keq sa kishte mendime të rënda vetëvrasëse.

  • Shpallet në kërkim doktori i ”VIP-ave”, akuzohet se…

    Shpallet në kërkim doktori i ”VIP-ave”, akuzohet se…

    Mbrëmjen e djeshme, Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion kundër kontrabandës së botoksit në qendrat estetike.

    Në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim disa persona, mes tyre, kirurgu i famshëm i operacioneve plastike, Skerdi Faria. Ky i fundit nuk dihet nëse ky i fundit ndodhet brenda Shqipërisë apo jashtë.

    Ndërkohë në pranga lidhur me operacionin janë vënë Mildon Kumaraku, administratori i kompanisë që kontrabandonte dhe magazinonte produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizonte me të klinikat, si dhe administratoret e 2 klinikave estetike, Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj.

    “Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. T., J. B., J. Z., L. C., K. B. dhe E. Sh, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit S. F., K. B. dhe A. F. B., të gjithë adminstratorë klinikash estetike ku injektohej ky produkt. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim”, ka njoftuar policia.

    Deri më tani nga ky aksion janë bastisur 30 qendra estetike dhe parukeri, si dhe janë sekuestruar sasi të mëdha të botoksit të kontrabanduar që më pas shpërndahej në këto pika dhe injektohej shpesh edhe pa licencën përkatëse.

  • Dhunuan bru*alisht Klea Prengën, vetëdorëzohen në polici dy motrat Berisha

    Dhunuan bru*alisht Klea Prengën, vetëdorëzohen në polici dy motrat Berisha

    Janë dorëzuar në policinë e Tiranës motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të shpallura në kërkim nga policia për dhunën ndaj Klea Prengës.

    Motrat Berisha raportohet se kishin qëndruar për një kohë në Dubai, duke reaguar herë pas here mbi ngjarjen e rëndë.

    Ato janë dorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, teksa në qeli është mbajtur vetëm Mariela Berisha, ndërsa Antonela është me masën “detyrim paraqitje”.

    Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berishaj teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet mbrëmjen e 6 gushtit 2024.

    Teksa ishte duke darkuar, motrat Berisha e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme dhe çarje në fytyrë.

    Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berishaj akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet. Fillimisht u dyshua se ato ishin larguar nga Shqipëria për në Dubai.

    Shkak i dhunimit të Klea Prengës, dyshohet se është bërë lidhja e saj me ish-të dashurin e Mariela Berishës.

    Njoftimi i Policisë:

    Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.08.2024, ku në një lokal te Kodra e Diellit, shtetaset A. B. dhe M. B. (motra) kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., ju njoftojmë se:

    Sot më datë 16.10.2024, rreth orës 19:00, këto dy shtetase janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

    Në vijim të veprimeve u bë ekzekutimi i vendimit penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj shtetases M. B., dhe masën e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj shtetases A. B.

    Materialet i kaluan Prokurorisë.

  • FOTO/ Aktori i “Portokallisë” pjesë e “BBVK”? Bledi Mane shton dyshimet…

    FOTO/ Aktori i “Portokallisë” pjesë e “BBVK”? Bledi Mane shton dyshimet…

    Startimi i edicionit të tretë të “Big Brother Vip” është vetëm tre ditë larg dhe dyert e shtëpisë më të famshme në Kosovë do të hapen më 18 tetor.

    Këtë vit, produksioni ia ka dalë të tregohet shumë diskret në lidhje me detajet e programit apo personazhet që do të marrin pjesë.

    Aludimet kanë qenë të shumta, ama deri tani asnjë emër i konfirmuar si banor i shtëpisë së BBVK.

    Mirëpo, duket se ish opinionisti i këtij formati na e zbuloi një personazh.

    Gazetari Bled Mane, ka ripostuar pak më parë një Story ku ishte taguar nga aktori i humorit Rezart Veleshnja, ndërsa ajo çka kishte shkruar shtoi dyshimet.

    “Të premten Rezi hyn diku”- ka shkruar Mane.

    Çfarë starton të premten? Pikërisht “Big Brother Vip Kosova”.

    Mbetet për t’u parë nëse Rezarti do të jetë me të vërtetë pjesë e BBVK, ama nëse do të ishte do të mund ta shihnim në të tjera dimensone që nuk kemi arritur t’i shohim si aktor i humorit në “Portokalli” për vite me rradhë.

  • Roza Lati nuk fshihet më! Del hapur me partnerin

    Roza Lati nuk fshihet më! Del hapur me partnerin

    Ish-banorja e Big Brother VIP, Roza Lati ka nisur një lidhje dashurise me Xhonatan Islamin. Ky i fundit, parashutist i njohur, po ashtu ka qenë pjesë e ‘Big Brother VIP Albania’, por edicion tjetër. Dyshja duket se kanë gjetur dashurinë në krahët e njëri-tjetrit, e duhet pranuar se shkojnë shumë.Pasi lidhja e tyre u zbulua, Roza ka vendosur të postojë një foto me Xhonatanin. Kjo selfie, ku partneri i saj duket shumë pak, u fshi për punë minutash.

    Jemi shumë kuriozë për të mësuar më shumë detaje rreth lidhjes së tyre.

  • Reagon Erjola:Bardhyl Idrizi quhet burrë!La interesat dhe lekun për partneren

    Reagon Erjola:Bardhyl Idrizi quhet burrë!La interesat dhe lekun për partneren

    Erjola Doçi ka treguar hapur se ka nevojë për dashuri.

    Në intervistën për “Canape”, Erjola rrëzoi të gjitha deklaratat e saj të mëparshme të cilat i përmendi edhe vetë duke thënë se dëshiron vetëm dikë që ta dojë vërtet. Thënë kjo, ajo dha si shembull Bardhin, duke vlerësuar publikisht veprimet e tij për partneren, Sarën.
    “Unë kërkoja shumë gjëra dikur, por sot në këtë pikë ku jam, duket klishe dhe s’më intereson aspak sesi e mendojnë njerëzit, por sot realisht vuan për dashuri, atë emocionin e vërtetë, për këtë vuan sot. Të gjitha të tjerat i gjen, ia mundëson vetes, më përpara thoja jo po mashkulli të jetë burrë me shumë ‘rr’, jo po të jetë nga veriu, jugu, vende të ndryshme, jo po të më japë siguri, do ti që të gjitha këto nuk e definojnë atë që quhet burrë?A të të jap një shembull kush quhet burrë? Quhet Bardhyl Idrizi, me këtë që bëri së fundmi. Megjithëse e kam shok, nuk po i flas si shoqe, por po ta them këtë si publik. Vajzën që ka në krah ia paragjykuan, la interesat, lekun, suksesin dhe një njeri që hedh poshtë suksesin, famën, të ecurën përpara, mundësitë ekonomike për dikë, kjo është dashuri. Ky është burrë me shumë pantallona dhe atribute për mua kështu që dua dikë që të më ndjekë në çdo hap të jetës sikurse unë atë. Nuk dua dikë që të më mbushë jetën me lule, por dua dikë që të më japë dashuri”