Category: Showbiz

  • Roza Lati nuk fshihet më! Del hapur me partnerin

    Roza Lati nuk fshihet më! Del hapur me partnerin

    Ish-banorja e Big Brother VIP, Roza Lati ka nisur një lidhje dashurise me Xhonatan Islamin. Ky i fundit, parashutist i njohur, po ashtu ka qenë pjesë e ‘Big Brother VIP Albania’, por edicion tjetër. Dyshja duket se kanë gjetur dashurinë në krahët e njëri-tjetrit, e duhet pranuar se shkojnë shumë.Pasi lidhja e tyre u zbulua, Roza ka vendosur të postojë një foto me Xhonatanin. Kjo selfie, ku partneri i saj duket shumë pak, u fshi për punë minutash.

    Jemi shumë kuriozë për të mësuar më shumë detaje rreth lidhjes së tyre.

  • Reagon Erjola:Bardhyl Idrizi quhet burrë!La interesat dhe lekun për partneren

    Reagon Erjola:Bardhyl Idrizi quhet burrë!La interesat dhe lekun për partneren

    Erjola Doçi ka treguar hapur se ka nevojë për dashuri.

    Në intervistën për “Canape”, Erjola rrëzoi të gjitha deklaratat e saj të mëparshme të cilat i përmendi edhe vetë duke thënë se dëshiron vetëm dikë që ta dojë vërtet. Thënë kjo, ajo dha si shembull Bardhin, duke vlerësuar publikisht veprimet e tij për partneren, Sarën.
    “Unë kërkoja shumë gjëra dikur, por sot në këtë pikë ku jam, duket klishe dhe s’më intereson aspak sesi e mendojnë njerëzit, por sot realisht vuan për dashuri, atë emocionin e vërtetë, për këtë vuan sot. Të gjitha të tjerat i gjen, ia mundëson vetes, më përpara thoja jo po mashkulli të jetë burrë me shumë ‘rr’, jo po të jetë nga veriu, jugu, vende të ndryshme, jo po të më japë siguri, do ti që të gjitha këto nuk e definojnë atë që quhet burrë?A të të jap një shembull kush quhet burrë? Quhet Bardhyl Idrizi, me këtë që bëri së fundmi. Megjithëse e kam shok, nuk po i flas si shoqe, por po ta them këtë si publik. Vajzën që ka në krah ia paragjykuan, la interesat, lekun, suksesin dhe një njeri që hedh poshtë suksesin, famën, të ecurën përpara, mundësitë ekonomike për dikë, kjo është dashuri. Ky është burrë me shumë pantallona dhe atribute për mua kështu që dua dikë që të më ndjekë në çdo hap të jetës sikurse unë atë. Nuk dua dikë që të më mbushë jetën me lule, por dua dikë që të më japë dashuri”

  • Skandal, skandal, por ja cilit reper i mungojnë festat e Diddy-t!

    Skandal, skandal, por ja cilit reper i mungojnë festat e Diddy-t!

    Reperi amerikan, Bow Wow, është nën kritika publike pasi ka thënë se i mungojnë festat e Diddy-t. Reperi e quajti Diddy-n “mbajtësi i lojës” dhe tha se i vjen keq që nuk është më në industrinë e muzikës. “Fundjava e BET Awards nuk ishte e duhura”, tha Bow Wow gjatë një paraqitje në podcast “More to the Story”, duke iu referuar BET Hip Hop Awards të javës së kaluar.

    Nuk ka pasur lëvizje, nuk ka pasur festa. Nuk kishte asgjë askund.Bow Wow shpjegoi më tej se ai ndjehet sikur ka një “boshllëk” pa ndikimin e Combs në industrinë e muzikës:

    Ai ishte gjithçka në hip-hop.

    Teksa kjo pjesë u shpërnda në rrjete sociale, fansat e kritikuan reperin për deklaratat e tij. “Pra, askush përveç Diddy-t nuk mund të bëjë një festë? Unë jam konfuz”, “Duke pasur parasysh rrethanat aktuale, duke thënë se e gjithë kjo është e çmendur”, “Kjo nuk është normale”, janë vetëm disa nga komentet.

    Rikujtojmë se, gjyqi i reperit Diddy është caktuar për 5 maj 2025. Por po në të njëjtën ditë do të mbahet edhe Met Gala, ku Diddy ka qenë i ftuar disa herë. Prokurorja Emily Johnson theksoi se provat do të zgjasin të paktën tre javë dhe avokati mbrojtës Marc Agnifilo tha se mbrojtja e reperit do të zgjasë rreth një javë.

    Siç pretendojnë mediat e huaja, Diddy do të qëndrojë në paraburgim deri në gjyq dhe ekipi i tij ligjor ka kërkuar tre herë të drejtën e lirimit me kusht, gjë që gjyqtari e refuzoi. Pak ditë më parë, Diddy doli për herë të parë para gjyqit, ku përqafoi avokatët e tij dhe u mbështet nga familjarët.

  • “Ka shumë arsye pse rri…”, Heidi flet pas thashethemeve për ndarjen nga Romeo

    “Ka shumë arsye pse rri…”, Heidi flet pas thashethemeve për ndarjen nga Romeo

    Heidi dhe Romeo nuk janë ndarë, ta paktën kjo nuk është pranuar publikisht nga asnjë prej tyre. Prej disa muajsh ata kanë vendosur të qëndrojnë të tërhequr sa i takon marrëdhënies së tyre duke mos treguar asnjë detaj për fansat e tyre.

    Ditën e sotme Heidi ishte e ftuar në TAR, ku në mënyrë të tërthortë deklaroi se arsyeja kryesore pse vazhdon të qëndrojë në Shqipëri është si puna në Top Channel, por mesa duket edhe Romeo.

    “Mua s’më mban në një vend profesioni ose puna. Ka shumë arsye të tjera që unë të rri në Shqipëri”, deklaroi Heidi Baci.Heidi la të kuptohet se mes tyre ka një krizë, në rreshtat e poezisë që Egla lexoi të shtunën në “Goca dhe Gra”. Ndërkohë ditën e djeshme, Romeo hoqi të gjitha fotot nga instagrami, mes tyre edhe fotot me Heidin.

  • “Më kanë përndjekur dhe…”, Heidi Baci tregon situatën e frikshme në rrugë

    “Më kanë përndjekur dhe…”, Heidi Baci tregon situatën e frikshme në rrugë

    Heidi Baci, ish-konkurrentja e Big Brother VIP ka folur për përndjekjet apo ngacmimet në jetën e përditshme.

    E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro, Heidi tregoi një rast kur e kanë përndjekur rrugëve të Tiranës.

    “Ka ndodhur kjo njëherë, që më kanë ndjekur dhe kanë dalë foto se ku isha unë dhe çfarë po bëja gjatë gjithë ditës. Një person që e kam pasur mbrapa meje dhe nuk e kam idenë. Njëherë po kthehesha nga Blloku, ishte ora 7 dhe më gjëmon një makinë, unë isha duke bërë xhiro. Unë jam shumë e qetë. Ka ndodhur shpeshherë. Duhet të jemi pak më të kujdesshëm”, tha ajo.

  • Me djalin duke u falur, Sinan Hoxha ndan foton e veçantë familjare në Xhaminë e Namazgjasë

    Me djalin duke u falur, Sinan Hoxha ndan foton e veçantë familjare në Xhaminë e Namazgjasë

    Këngëtari i njohur Sinan Hoxha ka ndarë me ndjekësit e tij disa momente të veçanta nga vizita e tij në Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë, një nga xhamitë më të reja që sapo ka hapur dyert për besimtarët. Kjo xhami, e cila u inaugurua para pak ditësh, është një hapësirë e rëndësishme për komunitetin mysliman dhe qytetarët e Tiranës, duke ofruar një vend për lutje dhe bashkëngjitur një ndjenjë komuniteti.

    Sinani ka postuar në rrjetet sociale një foto të djalit të tij duke bërë lutje në xhami, një moment që tregon thellësinë e lidhjes së tij me besimin dhe traditat. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të reflektuar mbi vlerat familjare dhe rëndësinë e edukimit të fëmijëve në një mjedis besimtar.

    Inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë ishte një ngjarje e veçantë, e cila mori pjesë edhe nga figura të njohura, përfshirë presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, i cili theksoi rëndësinë e ndërtimit të hapësirave për besimtarët dhe ruajtjen e traditave fetare. Kjo xhami jo vetëm që do të shërbejë si vend lutjeje, por gjithashtu do të kontribuojë në forcimin e bashkësisë dhe organizimin e aktiviteteve kulturore dhe edukative.

    Vizita e Sinan Hoxhës në këtë xhami tregon se si figura të njohura në art mund të luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e vlerave kulturore dhe fetare. Ai është një shembull i mirë për ndjekësit e tij, duke inkurajuar ata të lidhin besimin me jetën e përditshme dhe të angazhohen në aktivitete që promovojnë paqen dhe harmoninë.

    Xhamia e Namazgjasë, me arkitekturën e saj moderne dhe hapësirat e gjera, pritet të bëhet një qendër e rëndësishme për besimtarët në Tiranë. Ajo ofron një ambient të qetë për lutje dhe meditim, si dhe një mundësi për të organizuar ngjarje të ndryshme shoqërore dhe kulturore. Sinan Hoxha dhe familja e tij, duke vizituar këtë xhami, kontribuojnë në njohjen dhe mbështetje të këtyre iniciativave, duke u bërë një pjesë aktive e komunitetit.

  • “Kam nevojë për një femër që…”/ Ja çfarë thoshte Luizi 12 vite më parë

    “Kam nevojë për një femër që…”/ Ja çfarë thoshte Luizi 12 vite më parë

    Luiz Ejlli është padiskutim personazhi më i dashur dhe komentuar që pas eksperiencës në “Big Brother VIP Albania 2,” ku u shpall fitues në vetëm pak javë nga nisja e programit.

    Rrugëtimi i tij në këtë spektakël të madh ndryshoi jo vetëm jetën e tij, por edhe mënyrën se si publiku shqiptar e sheh dhe e vlerëson atë.

    Me talentin e tij në muzikë dhe aftësinë për të përcjellë emocione të forta, Luizi ka fituar zemrat e shumë shqiptarëve.

    Duke rikujtuar karrierën e tij muzikore, një nga këngët që ka shënuar një moment të rëndësishëm për Luiz Ejllin është bashkëpunimi i tij i 12 viteve më parë, “Rudi & Luiz Ejlli.”

    Në këtë këngë, Luizi shprehej me vargjet: “Kam nevojë për një femër që di të dashurojë,” duke përcjellë një mesazh për dashurinë.

    Sot, 12 vite më vonë, jeta e tij ka marrë një kthesë të madhe. Luiz Ejlli tashmë e ka gjetur atë që dikur ëndërronte. Kiara Tito, partnerja e tij e dashur, është femra që jo vetëm e ka kuptuar, por edhe e ka dashuruar me gjithë zemër. Marrëdhënia e tyre u forcua pas “Big Brother VIP,” dhe më pas erdhi në jetë edhe vajza e tyre e parë, Luna Mari, e cila është simboli i dashurisë dhe përkushtimit të tyre.

    Nëpërmjet këtij rrugëtimi, Luizi na tregon se si jeta mund të të surprizojë dhe të të sjellë atë që gjithmonë ke kërkuar, madje kur më pak e pret.

    Ai është dëshmi se ëndrrat mund të bëhen realitet dhe se dashuria e sinqertë është e mundur për këdo që e kërkon me zemër të hapur.

  • Fitoi betejën me sëmundjen, Çiljeta Xhilaga ndan momentin e ëmbël me nënën

    Fitoi betejën me sëmundjen, Çiljeta Xhilaga ndan momentin e ëmbël me nënën

    Gjatë qëndrimit në Ferma VIP, Çiljet Xhilaga rrëfeu se nëna e saj vuante nga kanceri dhe ky ishte meraku i saj më i madh gjatë qëndrimit në reality show.

    Pak javë më parë, nëna e saj, Majlinda Xhilaga ndau në rrjetet e saj sociale lajmin e mrekullueshëm se kishte fituar betejën me sëmundjen.

    Sot, Çiljeta ka ndarë një foto me nënën e saj teksa konsumojnë kafe. “Mama Linda”, shkruan ajo krahas fotos.

    Kujtojmë se gjatë qëndrimit në fermë, Çiljeta tha se dëshira e saj është shumë e madhe për tu rikthyer në muzikë dhe skenë, por gjithashtu në planet e saj dhe partnerit të saj është të bëhen prindër të një vajze.

  • “Kush na ka inatin iu q*** nona”, “Në burg do kesh plot mikrofona”- E ofendoi sërish publikisht, Dea Michelle vijon përplasjen me Luiz Ejllin!

    “Kush na ka inatin iu q*** nona”, “Në burg do kesh plot mikrofona”- E ofendoi sërish publikisht, Dea Michelle vijon përplasjen me Luiz Ejllin!

    Dea Mishel dhe Luiz Ejlli kanë thumbuar njëri-tjetrin nëpër rrjete sociale së fundmi. Pas postimit të Dea Michele rreth dënimit me burg të rivalit të saj Luiz Ejllit, për falsifikim dokumentesh për të justifikuar pasuritë e fituara nga aktiviteti kriminal të Fatmir Abdurramani, i dënuar për prostitucion në Itali, pak orë u deshën që këngëtari të reagonte.

    luiz ejlli dea michelle1

    Me anë të një postimi në “InstaStory” ai shkruante: Po ma kërkon me se s’bën që t’ia këndoj në koncertin e radhës: Kush na ka inatin ju q*** nona o!” teksa e shoqëroi postimin dhe me këngën në fjalë. Mirëpo pak minuta më vonë ky postim u fshi përsëri nga Ejlli për arsye të cilat ai nuk i ka bërë publike.

    E pas reagimit të fituesit të BBV, blogerja bëri një tjetër postim në InstaStory duke shkruar: “Nëse do të këndosh për limona, në burg do kesh plot mikrofona.”

    Kujtojmë që në një postim në InstaStory, Dea Michelle shkruan: “Paskemi pas lajme në dt 10 po hiç mendja unë e zënë me eventin”, para se të shpërndante lajmin e dënimit të Luiz Ejllit. “Thonë shokun zgjidhe më të mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi ke? Prostitucioni apo falsifikimi”, shtoi ish-banorja.

    Armiqësia mes tyre nisi pasi Dea Michelle çoi në një nominim Luiz Ejllin, Efi Dhedhes dhe Kiara Titon gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV. Pas televotimit, Efi u eliminua dhe këngëtari premtoi se do të “hakmerrej” ndaj saj.

    “Do të të shkel me këmbë, do të shtyp e ke parasysh do të të zhkarravis”, iu drejtua ai banores. Madje Luiz Ejlli deklaroi se do e nxirrte jashtë shtëpisë, por Dea ishte një nga 4 finalistet. Përplasja mes tyre ka vijuar edhe jashtë shtëpisë së BBV. Kur dukej se gjërat mes tyre u sheshuan pas përfundimit të ‘reallity show’-t, këngëtari duket se nuk i kishte harruar disa deklarata të blogeres, ku shprehej se ‘Shkodra është pronvincë’.Gjatë koncertit të tij, Luizi i i dedikoi këngën “Oj Lujlia me limona” duke e ofenduar kështu ish-banoren para publikisht.

    “Tani këtë këngë ia dedikoj një banoreje të shtëpisë së “BB VIP” se më tha je provincial se Shkodra është provincë. Ajo e kishte zakon që kur vinin djem në shtëpi, ia hidhte nga një sy. Edhe unë i kam thënë: kur të jem brenda do loz me gjërat që janë brenda. Ama kur të dal jashtë unë nuk të harroj, kështu që sot dua dhe ndihmën tuaj për me t’i bërë këtë dedikim asaj dhe kujtdo që thotë që Shkodra është provincë,” tha Luizi dhe më pas nisi këngën “O lulija jonë me limona o, kush na ka inatin ju q**** nona o”- tha si, duke nxitur edhe turmën e fansave që ta ofendonin.

    E pas momentit i cili është bërë viral në rrjet, erdhi dhe reagimi i Deas, e cila nëpërmjet disa postimeve në InstaStory, ajo nuk ia ka përtuar aspak këngëtarit me kundërpërgjigjen e saj.

  • “Nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë”, reagon Luiz Ejlli: Më keni keqpërdorur e përfituar nga unë, por…

    “Nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë”, reagon Luiz Ejlli: Më keni keqpërdorur e përfituar nga unë, por…

    Këngëtari dhe ish-fituesi i “Big Brother VIP Albania 3”, Luiz Ejlli, ka reaguar publikisht në rrjetet sociale pas ngjarjeve të fundit që kishin në fokus jetën dhe aktivitetin e tij.

    Përmes një postimi në Instagram, ai shprehet se ndonëse është ndjerë i përdorur nga disa njerëz, ka preferuar të qëndrojë i heshtur.

    Luizi ka ndarë një foto të tij, duke shkruar: “E di që më keni përdorur, keni përfituar dhe më keni marrë si të mirëqenë… Megjithatë unë zgjedh të hesht sepse nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë”.

    Ky reagim ka ngjallur shumë komente dhe spekulime, veçanërisht nga fansat e tij, të cilët e kanë lidhur këtë mesazh me lajmet e fundit që qarkulluan rreth dënimit të tij dhe reagimet e mëpasme.

    Gjykata e Fierit e kishte dënuar Luizin me një vit burgim, por ai nuk kishte reaguar publikisht për këtë vendim deri tani. Megjithëse fansat prisnin një koment nga këngëtari pas këtij vendimi, heshtja e tij vetëm sa e ka rritur kuriozitetin dhe shqetësimin e ndjekësve.

    Pavarësisht situatës, Luizi duket se ka zgjedhur të mbajë qetësi dhe të mos lejojë që “egërsia e tij e brendshme” të shpërthejë.
    Reagimi i tij është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë maturie dhe kontrolli emocional përballë sfidave të tij personale.