Category: Showbiz

  • “Ka shumë arsye pse rri…”, Heidi flet pas thashethemeve për ndarjen nga Romeo

    “Ka shumë arsye pse rri…”, Heidi flet pas thashethemeve për ndarjen nga Romeo

    Heidi dhe Romeo nuk janë ndarë, ta paktën kjo nuk është pranuar publikisht nga asnjë prej tyre. Prej disa muajsh ata kanë vendosur të qëndrojnë të tërhequr sa i takon marrëdhënies së tyre duke mos treguar asnjë detaj për fansat e tyre.

    Ditën e sotme Heidi ishte e ftuar në TAR, ku në mënyrë të tërthortë deklaroi se arsyeja kryesore pse vazhdon të qëndrojë në Shqipëri është si puna në Top Channel, por mesa duket edhe Romeo.

    “Mua s’më mban në një vend profesioni ose puna. Ka shumë arsye të tjera që unë të rri në Shqipëri”, deklaroi Heidi Baci.

    Heidi la të kuptohet se mes tyre ka një krizë, në rreshtat e poezisë që Egla lexoi të shtunën në “Goca dhe Gra”. Ndërkohë ditën e djeshme, Romeo hoqi të gjitha fotot nga instagrami, mes tyre edhe fotot me Heidin.

  • “E fryrë si petull”, Sara Gjordeni shfaqet pa pikë grimi në foton e fundit, ja si duket ajo ‘natyrale’

    “E fryrë si petull”, Sara Gjordeni shfaqet pa pikë grimi në foton e fundit, ja si duket ajo ‘natyrale’

    Sara Gjordeni dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Bardhi aktualisht ndodhen për vizitë në Prishtinë.

    Çifti i njohur i “showbizit” duket se po kalojnë ditë të lumtura krah njëri- tjetrit, teksa shumë shpejt edhe do të bëhen prindër për herë të parë.

    Është Sara ajo e cila sot ka publikuar një foto të saj ku shfaqet pa grim teksa shkruan “e fryrë si petull”, pasi sa është zgjuar.

    Sara njihet për sinqeritetin e saj, shpesh herë duke rrëfyer pa u rezervuar edhe për çështje personale si ajo me babain e saj të ndjerë dhe për problemet e fundit të Bardhit.

    Sara dhe Bardhi u njohën brenda Big Brother Vip Albania, në edicionin e fundit.

  • “I thashë sille në shtëpi”- Ilir Shaqiri tregon raportin me të dashurin e vajzës! Si balerini i punoi rrengun “dhëndrit” për të udhëtuar 8 orë vetëm me të: E sprovoja në disa gjëra

    “I thashë sille në shtëpi”- Ilir Shaqiri tregon raportin me të dashurin e vajzës! Si balerini i punoi rrengun “dhëndrit” për të udhëtuar 8 orë vetëm me të: E sprovoja në disa gjëra

    Koreografi i njohur Ilir Shaqiri, ka folur për marrëdhënien që ka me të bijën po ashtu edhe me të dashurin e saj që shpesh ajo vetë e poston në “TikTok.”

    Teksa ka treguar për romanin të cilin vajza e tij ka botuar së fundmi dhe ai nuk e ka lexuar ende, ai ka përmendur dhe raportin që ka me të partnerin e saj.

    Ai është shprehur se në momentin e parë që Emily i ka treguar se ka një të dashur, ai i ka thënë ta sjell në shtëpi.

    “E takova Emily-n, e shikoja që rrinte pak shtrëngueshëm. I thashë ke ndonjë gjë për të më thënë, si është puna?. Më tha jo. Bëmë dhe dy shkallë të tjera dhe i them zbraze se po e kuptoj se do të më thuash diçka. Jam njohur me një djalë, pëlqej një djalë. Unë ‘kush është ky? . I thashë që t’a sillte në shtëpi dhe ajo nuk e priste këtë. Më mirë t’a njoh më shpejt se sa më vonë,” tha Iliri.

    Ndër të tjera ai shtoi se ka bërë një hap tjetër duke e ftuar djalin për pushime në Siçili duke udhëtuar 8 orë vetëm për vetëm.

    “Gjëja e dytë superlative që kam bërë dhe jam krenar për këtë, kur do iknim në Siçili për Pashkë, kishim 1 javë pushime, i thashë që të vinte me ne. E di pse e mora me vete? Erdhi momenti i biletave, ne jemi me qen dhe mace. Makina nuk i merr të gjithë, unë e dija këtë. Ju thashë Emily-t dhe Emanuelës që të iknin me tren dhe të merrnin macet. Kurse unë, qeni dhe ky tjetri, po marrim makinën dhe po bëjmë 8 orë rrugë. Në makinë me një person njihesh në rrugë të gjata. 8 orë filloi një muhabet shumë i këndshëm. Kuptova atë që është ai djalë dhe vlerësova tipin sportiv, pjesëmarrës. E sprovoja në ca gjëra,” u shpreh fituesi i Big Brother Vip ne “Wake Up”.

    Ilir Shaqiri ka treguar shpesh herë si brenda dhe jashtë shtëpisë së “BBVIP”, marrëdhënien e ngushtë që ka me vajzën e tij, Emily. Disa vite më parë, para se të kishte një lidhje romantike bukuroshja realizoi në profilin e saj në Instagram një ‘ask me question’ me ndjekësit e saj ku i drejtuan pyetje nga më të ndryshmet.

    Dhe me këtë rast Emily gjeti momentin e duhur që të bëjë ‘shaka’ me balerinin, një shaka që ia ‘ngriu’ zemrën atij.

    “A je single”- e pyet një ndjekës ndërsa balerina është përgjigjur: “Jo jam në një lidhje”, dhe menjëherë kthen kameran nga ish-fituesi i “BBVIP” që menjëherë reagon dhe e pyet me kë.

    Më pas ajo e kthen telefonin nga macja dhe thotë: “Me të”, duke shkaktuar qeshura mes tyre. Ndërsa balerini e ka ripostuar videon dhe krahas saj shkruan: “Ai momenti kur qesh nga halli”.

    Kujtojmë se Shaqiri ka treguar më parë edhe një moment të “sikletshëm” me vajzën e tij ku i tregoi se pëlqente një djalë. Balerini u shpreh se në ato momente ishte ngrënë saqë dhe ushqimi i ngeci në fyt.

    “Në drekë tha, babi dua të të them diçka. Dhe unë siç isha duke ngrënë bukë, hë?! Hera e parë që vajza më thotë që më pëlqen një djalë. Thash se më plasi zemra. Ç’janë këto i thashë po vazhdo e ha bukë. Më ngeci kallamari në fyt. Po pse më tha s’kam të drejtë të më pëlqejë një djalë. Ç’ke pëlqe babin ti. Pastaj e përtypa kallamarin edhe pas 10 minutash e pyeta kush është ky tipi,”-tregoi ai.

    Kujtojmë se Emily është vajza e vetme e Ilir Shaqirit dhe bashkëshortes së tij, aktores italiane, Emanuela Morini. Ndonëse në moshë të vogël, Emily ka ndjekur hapat e prindërve të saj si balerinë, aktore dhe këngëtare pasi ka publikuar disa këngë. Sakaq, Iliri ka treguar gjatë “Big Brother VIP” se ai dhe bashkëshortja e tij kanë dëshirë të kenë edhe një fëmijë tjetër.

  • Nuk ka paqe mes Luizit dhe Dea Mishel:Nëse do të këndosh për limona, në burg do kesh plot mikrofona

    Nuk ka paqe mes Luizit dhe Dea Mishel:Nëse do të këndosh për limona, në burg do kesh plot mikrofona

    Dea Mishel dhe Luiz Ejlli vijojnë thumbimet ndaj njëri-tjetrit nëpër rrjetet e tyre sociale .

    Kjo nisi nga ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 pas lajmit për dënimin një vit me burg të artistit për falsifikim dokumentesh.
    Pas reagimit të Luizit, ajo bëri një tjetër postim në InstaStory duke shtuar: “Nëse do të këndosh për limona, në burg do kesh plot mikrofona”.

  • Erjola Doçi tregon se ka nevojë për dashuri, merr shembull Bardhin: Quhet burrë! La interesat dhe lekun për…

    Erjola Doçi tregon se ka nevojë për dashuri, merr shembull Bardhin: Quhet burrë! La interesat dhe lekun për…

    Erjola Doçi ka treguar hapur se ka nevojë për dashuri.

    Në intervistën për “Canape”, Erjola rrëzoi të gjitha deklaratat e saj të mëparshme të cilat i përmendi edhe vetë duke thënë se dëshiron vetëm dikë që ta dojë vërtet. Thënë kjo, ajo dha si shembull Bardhin, duke vlerësuar publikisht veprimet e tij për partneren, Sarën.

    Unë kërkoja shumë gjëra dikur, por sot në këtë pikë ku jam, duket klishe dhe s’më intereson aspak sesi e mendojnë njerëzit, por sot realisht vuan për dashuri, atë emocionin e vërtetë, për këtë vuan sot. Të gjitha të tjerat i gjen, ia mundëson vetes, më përpara thoja jo po mashkulli të jetë burrë me shumë ‘rr’, jo po të jetë nga veriu, jugu, vende të ndryshme, jo po të më japë siguri, do ti që të gjitha këto nuk e definojnë atë që quhet burrë?

    A të të jap një shembull kush quhet burrë? Quhet Bardhyl Idrizi, me këtë që bëri së fundmi. Megjithëse e kam shok, nuk po i flas si shoqe, por po ta them këtë si publik. Vajzën që ka në krah ia paragjykuan, la interesat, lekun, suksesin dhe një njeri që hedh poshtë suksesin, famën, të ecurën përpara, mundësitë ekonomike për dikë, kjo është dashuri. Ky është burrë me shumë pantallona dhe atribute për mua kështu që dua dikë që të më ndjekë në çdo hap të jetës sikurse unë atë. Nuk dua dikë që të më mbushë jetën me lule, por dua dikë që të më japë dashuri”

  • Pse ndryshoi Instagrami Romeos?Arsyeja nuk është Heidi,por një tjetër femër!

    Pse ndryshoi Instagrami Romeos?Arsyeja nuk është Heidi,por një tjetër femër!

    Mes gjithë aludimeve për ndarje nga Heidi Baci, ditën e djeshme Romeo duket se i ka hedhur ‘benzinë zjarrit’, duke larguar çdo postim nga Instagrami i tij.Veprimi i aktorit erdhi menjëherë pasi në “Goca dhe Gra” u publikua poezia e Heidit nga Egla, çka bëri që në rrjet të aludohej se ishte pikërisht kjo arsyeja e vendimit të Romeos për të larguar gjithçka nga Instagrami i tij.

    Mirëpo, duket se kjo nuk është e vërtetë, të paktën sipas disa burimeve të reja.Disa zëra thonë se ky veprim i Romeos nuk ka të bëjë aspak me Heidin, por me punën e tij. Mësohet se (ende e pakonfirmuar) Romeo do të sjellë këtë javë një bashkëpunim suprizë me këngëtaren Semi Jaupaj dhe ka marrë këtë vendim për t’i lënë këtij projekti muzikor gjithë vëmendjen e rrjeteve të tij sociale – një veprim ky i zakonshëm për këngëtarët kur duan të promovojnë një projekt të ri.Nga ana tjetër, edhe Semi ka bërë një postim në Instagram ku shkruan: “Këtë javë?”, duke lënë të kuptohet se një projekt i ri muzikor po vjen.

  • Prapaskenat e sherrit/ Përplasjet mes prodeucentes dhe Einxhel Shkirës, lënë moderatoren jashtë ekranit! Si u zëvendësua ditët e fundit prezantuesja me Olta Gixharin

    Prapaskenat e sherrit/ Përplasjet mes prodeucentes dhe Einxhel Shkirës, lënë moderatoren jashtë ekranit! Si u zëvendësua ditët e fundit prezantuesja me Olta Gixharin

    Kur mungojnë edhe pak ditë nga nisja e “Big Brother Kosova”, emri i Olta Gixharit si opinioniste ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

    E teksa asnjë prej banorëve pjesëmarrës nuk dihet zyrtarisht ende, produksioni ka konfirmuar emrin e aktores, e cila do të jetë përkrah Milaim Zekës në këtë eksperiencë të re për të. Përkrah gazetarit, në rrjet u përfol se do të ulet një tjetër emër mjaft i njohur për publikun — Einxhel Shkira.

    Mirëpo thuhet se pak para nisjes së spektaklit “Kryefjala” ka bërë të ditur se mes Shkirës dhe Producentes Ekzekutive, Olsa Muhameti ka pasur një përplasje të fortë. Nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur mes dyshes, sakaq një reagim publik për lajmin e qarkulluar në rrjet nuk ka ardhur as nga Einxhel dhe as nga Olsa. Sakaq faqja zyrtare e ka konfirmuar emrin e Oltës si opinioniste, duke mbyllur njëherë e mirë këtë kapitull. Vetëm pak ditë më parë, “Panorama” shkroi se tashmë Olta, së bashku me familjen e saj do të zhvendosen në Tiranë. Muajt e fundit, ajo dhe Dori kanë blerë një shtëpi në Tiranë, ku edhe pritet të zhvendosen së shpejti.

    Kështu, tashmë jeta e familjes do të jetë më intensive në Tiranë, sesa në Valencia, ku edhe jetonin deri disa muaj më parë. Aktorja ka qenë shumë diskrete në fotot që ka publikuar me partnerin e saj, duke preferuar që ta lërë atë larg vëmendjes së ndjekësve, megjithatë, tashmë imazhi i Dorit është zbuluar. Duket se edhe pjesëmarrja e saj në këtë edicion të “Big Brother” si opinioniste, është një ndër arsyet pse ajo ka vendosur që të rikthehet. Tashmë, për më shumë se 3 muaj, aktorja do ta organizojë jetën e saj mes Prishtinës dhe Tiranës, duke realizuar kështu një ëndërr të sajën.

    Kujtojmë që emri i saj u përfol si një ndër pretendentet për të qenë opinioniste në “Big Brother Vip 3” këtu në Tiranë. Por duket se në atë kohë, aktorja nuk mundi ta merrte këtë post, duke u zhvendosur nga Shqipëria për disa muajt. Tashmë, që ka sjellë në jetë edhe djalin e saj të dytë, Olta duket më së gati për t’u rikthyer ekranit. Por teksa emri i saj u konfirmua, të shumtë kanë qenë kuriozët që kanë pyetur se çfarë ndodhi me Einxhel dhe lajmet se, në fakt, do të ishte ajo në poltronën e opinionistet këtë vit.

    Moderatorja Einxhel Shkira është larguar nga ekrani që pas pjesëmarrjes së saj në shtëpinë e “Big Brother Vip 1”. Pas përfundimit të spektalit, ajo u zhvendos në Prishtinë dhe mirëpriti në jetën djalin e saj, Trevi, me partnerin Dj Dagz, me të cilin u njoh në BBV.Prej asaj kohe Einxhel Shkira është distancuar nga ekrani dhe iu është përkushtuar djalit të saj. Ndërkohë një ndjekës i ka dërguar mesazh moderatores ku i kërkon të prezantojë festivalin e RTSH-së këtë vit.

    Por, Einxhel Shkira ka ironizuar koleget e saj teksa shprehet se “s’të lë radhë njeri, jemi bërë 5 moderator për metër katror”. “Të lutem, prezanto këtë vit Festivalin e RTSH”, i shkroi ndjekësi në Instagram. Ndërsa Einxhel ka publikuar mesazhin në InstaStory dhe shkruan: “Kërkesa që s’më kishte ardhur ndonjëherë. Mirë e ke ti, bukur do të ishte, por s’të lë radhë njeri. Se ne jemi bërë pesë moderatorë për metër katror”.

  • Santiana nuk iu nda Luizit në dasmë? Dalin pamjet që po “çmendin” rrjetin

    Santiana nuk iu nda Luizit në dasmë? Dalin pamjet që po “çmendin” rrjetin

    Teksa po publikohen pamje të ndryshme nga dasma e çiftit Adri dhe Iliriana, ndjekësit kanë venë re një detaj.

    Në ambientet per rreth restaurantit se ku po ndodh dasma shihen së bashku Luizi dhe Santiana teksa po bisedojnë.

    Ky detaj u bë publik nga vet ndjekësit e dyshes.

    Luizi dhe Santiana muaj me parë kishin edhe raportë të mira pune ku bashkëpunuan për një projekt muzikorë.

  • I zuri vendin Xhemi Shehut, Olta Gixhari ‘thumbon keq’ Kiara Titon(Foto)

    I zuri vendin Xhemi Shehut, Olta Gixhari ‘thumbon keq’ Kiara Titon(Foto)

    Xhemi Shehu është padyshim një nga moderatoret më të dashura në vendin tonë. Prej disa sezonesh, ajo ishte moderatore e “Portokalli” ku fitoi zemrat e publikut përpos moderimit edhe me aftësitë si aktore dhe rolet që ka interpretuar.

    Megjithatë, Xhemi këtë sezon vendosi të marrë një tjetër rrugë në karrierën e saj, duke u shfaqur çdo mbrëmje në ekranin e TCH, në emisionin satiro-investigativ “Fiks Fare”, përkrah aktorit Jul Deda. Sa i përket pozicionit të Xhemit në “Portokalli”, këtë sezon iu besua moderatores Kiara Tito, e cila po ashtu është pritur me shumë dashuri nga publiku.

    Mirëpo, mbrëmjen e djeshme Xhemi është rikthyer sërish në shtëpinë e saj të vjetër, “Portokalli”, këtë herë si e ftuar speciale ku interpretoi edhe një herë numrin “bota paralele”. Të shumta kanë qenë reagimet e personazheve publikë të cilët e kanë pëlqyer shumë këtë rikthim të Xhemit, ndër to edhe aktorja Olta Gixhari. Mirëpo duke përfituar nga rasti, aktorja nuk nguroi ta hedh njëkohësisht edhe një ‘thumb’ për Kiarën

    Në postimin e saj në Instastory, teksa shihet duke ndjekur “Portokalli”, Olta shkruan: “S’ka dy si ti…”.

  • Nga mallkimet tek vështirësitë ekonomike, Sara Gjordeni rrëfehet mes lotësh: Bardhi ngeli pa lekë, ja çfarë më premtoi

    Nga mallkimet tek vështirësitë ekonomike, Sara Gjordeni rrëfehet mes lotësh: Bardhi ngeli pa lekë, ja çfarë më premtoi

    Sara Gjordeni, e cila pret që shumë shpejt të bëhet nënë, ka rrëfyer momente nga jeta e saj me partnerin, Bardhi Idrizi. Mes të tjerash ajo tregoi një episod mjaft urryes, që i ka ardhur nga disa ndjekës, duke e mallkuar për vajzën, të cilën pret t’i vijë ne jetë. Ish-banorja e Big Brother Vip u shpreh se pasi lexoi këtë koment, i humbi shpresat tek humanizmi, pasi nuk e priste që ta mallkonin në këtë formë.

    “Komenti më i rëndë që kam lexuar, përtej moralit dhe familjes që bëjnë të gjithë sikur më njohin më dinë rrënjë e dhëmballë, ka qenë koment nga fans i dikujt tjetër. “Urojmë që ti lexosh të gjitha komentet tona dhe të shqetësohesh aq shumë sa fëmija jot të dalë me probleme”. Ky është komenti mbi sharjet, jo po sa të dashur ke pasur ti…ky ishte realisht që unë humba shpresën në njerëzillik. Bardhi ishte ai që mori vendimin që ne të tregonim shtatzëninë kaq herët. Për fëmijën tim nuk e di ca ka ngelur pa thënë”.-tha Sara Gjordeni në emisionin “Goca dhe Gra”.

    Sara tregoi edhe për vështirësitë financiare që partneri i saj, Bardhi ka pasur pasi doli nga Big Brother VIP, kur edhe prishi marrëveshjen me menaxherin e tij. Ajo tregoi së Bardhi ngeli pa lekë, por ia kanë dalë falë punës që vetë ajo bëntë, por edhe mbështetjes familjare. Gjatë kësaj periudhe të vështirë financiare, Bardhi i ka premtuar Sarës se për çdo gjë që ajo ka bërë do t’ia kthejë dyfish. Ish banorja e BBVIP dhe modelja theksoi se kjo situatë tashmë ka kaluar, pasi Bardhi gjatë verës ka bërë shumë koncerte, duke fituar dhe mjaft të ardhura.

    “Është e pamundur që njerëzit ta imagjinonin Bardhin në pozicionin e një djali që realisht ka ngelur pa lekë. Por unë duke ardhur nga fusha e ligjit e di shumë mirë që kontratat e gabuara nuk është çudi të të lënë edhe zero. Gjatë kohës që Bardhi nuk ka punuar, dua të theksoj që kënga është shkruar në prill-maj. Ka qenë një periudhë kur Bardhi nuk ka punuar fare, nuk ka pasur asnjë të ardhur.

    E vetmja që punoja kam qenë unë. Unë kam një familje që më ka ndihmuar. Bardhi ka qëndruar një djalë zotëri dhe këtë të dalën më vete si çift e morëm të dy si sfidë dhe nuk donim ti zgjasnim dorën familjeve. Bardhin e ka munduar si kryefamiljar kjo pamundësia e tij. Jo se ne nuk kemi paguar qiranë, apo kemi mbetur pa bukë. Bardhi vetë si individ i ka pasur këto vështirësi, por kam qenë unë që edhe me ndihmën e fëmijës, sepse familja nuk të lë. Kjo situatë ka kaluar, nuk jemi më në atë situatë, sepse Bardhi ka bërë shumë koncerte gjatë verës, punoi fort dhe nuk jemi më në atë situatë.

    Bardhi ka shkuar në Kosovë për të mbyllur deal për herë të fundit. Më tha: Sara unë nuk e bëj dot më këtë gjë, por duhet të dish diçka, në rast se unë këtë deal e ndërpres jam vetëm unë. I thashë ca do të thotë vetëm ti? Ka kapur xhaketën dhe tha “vetëm unë”. Është kthyer nga Kosova dhe tek dera më tha: Të futem? Unë e mora e futa brenda dhe i thashë: Ça po thua?! Bardhi mendon se cdo gje e mirë që ka bërë do ti kthehet. Më thoshte Sara e di që tani nuk kam asgjë, por të premtoj se të gjitha gjerat që po bën ti për mua do ti kthej dy fish”, tregoi Sara Gjordeni.