Category: Showbiz

  • Fero u largua nga muzika, por ish-reperi bën deklaratën befasuese

    Fero u largua nga muzika, por ish-reperi bën deklaratën befasuese

    Pas largimit nga muzika, për t’ju përshkushtuar plotësisht fesë, Fero Fera ka bërë një deklaratë befasuese.

    Përmes një video të ndarë në rrjete sociale, ai shprehet se ka dëshirë të martohet me më shumë se një grua, duke theksuar se i lejohet kjo sipas besimit të tij të ri.

    “Është diçka që më lejohet dhe jam në një gjendje financiare të mirë për ta realizuar këtë”– tha Fero, duke iu referuar stabilitetit të tij ekonomik si një faktor që e mbështet këtë vendim.

  • Ish-banorët e ‘BBV’ kurorëzojnë dashurinë në martesë, pamjet nga dasma madhështore

    Ish-banorët e ‘BBV’ kurorëzojnë dashurinë në martesë, pamjet nga dasma madhështore

    Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Iliriana dhe Adri i kanë dhënë fund beqarisë, duke kurorrëszuar në martesë dashurinë e tyre. Në rrjet kanë nisur të shpërndahen pamjet nga ceremonia madhështore, e cila ka bërë bashkë edhe figura të njohura.

    Ndërkohë, dyshja deri në këto momente ende nuk ka bërë ndonjë njoftim, qoftë edhe përmes rrjeteve sociale për këtë ditë të madhe.

  • “Pr**titucioni apo falsifikimi”/ Dënimi me burg për Luiz Ejllin, nuk përmbahet Dea Mishel, ja reagimi i saj

    “Pr**titucioni apo falsifikimi”/ Dënimi me burg për Luiz Ejllin, nuk përmbahet Dea Mishel, ja reagimi i saj

    Dënimin e Luiz Ejllit me burg e ka dëgjuar edhe Dea Mishel… edhe pse me vonesë. Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania” ka komentuar vendimin, madje e ka ndarë edhe në rrjetet sociale.

    “Thone shokun zgjidhe me te mire se vetja. Jam kurioze kush nga keta zgjodhi ke? Pr*stitucioni apo falsifikimi”

    Edhe pse loja mbaroi dhe gjithçka e thënë brenda shtëpisë së madhe duket të mbetej aty, duket se gjërat nuk janë ashtu për Luizin dhe Dean. Kujtojmë se në një koncert nga qyteti i Shkodrës, Luizi përmendi deklaratën e Dea Mishel, e cila tha se Shkodra ishte një provincë e Shqipërisë. Ai tha se Shkodra nuk ishte provincë, ndërsa në kor kënduan vargjet “kush na ka inatin iu q*** nona”.

    Për këtë reagoi në Instagram Dea Michel, e cila shkroi se është e turpshme që ai e ka sharë nga familja. Duket se raporti i tyre është i krisur e nuk ka mundësi rikuperimi!

  • U përfol për romancë të re, Romeo bën veprimin e papritur ndaj Heidit(FOTO)

    U përfol për romancë të re, Romeo bën veprimin e papritur ndaj Heidit(FOTO)

    Aktori i humorit Romeo Veshaj, ka bërë një lëvizje të papritur duke fshirë të gjitha fotot nga profili i tij në “Instagram”, përfshirë ato me Heidi Bacin.

    Ky veprim vjen pas emisionit “Goca dhe gra”, ku u lexua një poezi nga Heidi, e cila fliste për lëndim të ndjenjave.

    Nuk është e qartë nëse fshirja e fotove nga Romeo lidhet me poezinë e Heidit, pasi çifti vazhdon të ndiqet ende në rrjetet sociale dhe Heidi ka ruajtur fotot e tyre të përbashkëta në profilin e saj.

    Heidi ka sqaruar se poezia është shkruar dy vite më parë, por kohët e fundit e ka përkthyer në shqip dhe e ka ndarë me panelistet e emisionit.

    Nga ana tjetër, së fundmi është përfolur se Romeo e ka lënë pas marrëdhënien me Heidin dhe ka nisur një njohje të re me një vajzë të panjohur për publikun.

  • Kush do të prezantojë në krah të Alaudin Hamitit? Zbulohet emri i moderatores së BBVK

    Kush do të prezantojë në krah të Alaudin Hamitit? Zbulohet emri i moderatores së BBVK

    Tashmë është zyrtare!

    Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti do të jenë përsëri prezantues të Big Brother VIP Kosova 3.

    Kështu bëri të ditur vetë Hamiti në një program televiziv.

    Jonida Vokshi

    “Kasti fantastik e ka bërë Big Brother-in, dinamikat, dhe kjo e bën Big Brother-in e Kosovës të veçantë, është mënyra organike e lojtarëve dhe produksionit i cili i ka lejuar lojtarët të jenë vetvetja pa pasur skema dhe skenare në prapavijë.”

  • Princ Leka shijon të dielën në Pogradec me vajzën dhe partneren e re (Foto)

    Princ Leka shijon të dielën në Pogradec me vajzën dhe partneren e re (Foto)

    U bë kohë që princ Leka dhe partnerja e tij e re, Blerta Celibashi nuk e fshehin më lidhjen e tyre.

    Kjo pasi tanimë ata shfaqen shpesh në publik bashkë.

    Edhe ditën e sotme çifti ka zgjedhur të dalë në publik dhe bashkë me to është bashkuar dhe vajza e tij.

    Burime ekskluzive për Iconstyle, bëjnë me dije se çifti është duke e shijuar të dielën në qytetin e Pogradecit.

    Krahë njëri-tjetrit, çifti duket më i lumtur se kurrë:

  • Luizi për Kiarën: Nuk kam parë kurrë grua më të bukur…

    Luizi për Kiarën: Nuk kam parë kurrë grua më të bukur…

    Këngëtari Luiz Ejlli, ka disa fjalë për bashkëshorten e tij, Kiara Tito.

    Ai ka thënë se nuk ka parë kurrë grua më të bukur se ajo.

    ‘’Respekt për gjininë femërore, por më të bukur se Kiarkuku, nuk kam parë. Shkëlqe sonte, shijoje dhe kokën lart dita e diellit’’, ka shkruar ai në një fotografi të postuar në Instatory, ku dyshja shihen duke zhvilluar një bisedë telefonike me kamerë.

  • Gaz Paja konfirmon ndarjen nga gruaja?

    Gaz Paja konfirmon ndarjen nga gruaja?

    Gaz Paja dhe Ira Seferi duket se i kanë dhënë fund martesës disa vjeçare nga e cila kanë edhe një djalë!

    Prej kohësh dyshja nuk shfaqen më bashkë në rrjetet sociale, pavarësisht se aktori ruan ende të gjitha postimet me nënën e djalit të tij.

    Lajmeve të disa kohëve më parë që flisnin për një ndarje të çiftit, duket se u eshte dhene konfirmimi me kete veprim te fundit të aktorit.

    Gazi është shfaqur i vetëm në një event që bëri bashkë personazhët e njohur në Pallatin e Operas në kryeqytet ku zhvillohej premiera e filmit serial “Prokurori”.

  • Fero: Me fe na lejohet me i marrë 4 gra

    Fero: Me fe na lejohet me i marrë 4 gra

    Ish-reperi i njohur nga Ferizaj, Feronit Shabani ka bërë një deklaratë interesante.

    Në një video live në TikTok, ai shprehet se ai, si njeri fetar, i lejohen të marr katër gra.

    “Ani me fe neve na lejohet me i marrë katër”, dëgjohet teksa shprehet Fero.

  • Jurgis Çyrbja në SPAK/ Gazetari: Kur drejtonte Hipotekën, një grup me 4 makina të blinduara i kanë shkuar te banesa

    Jurgis Çyrbja në SPAK/ Gazetari: Kur drejtonte Hipotekën, një grup me 4 makina të blinduara i kanë shkuar te banesa

    Gazetari Artan Hoxha ka komentuar thirrjen në SPAK të Jugis Çyrbjas, i cili për këtë shkak dorëzoi dhe mandatit e deputetit.

    I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, Hoxha tha se me rastin e ish-deputetit socialist kemi të bëjmë me një implikim më të madh sesa shpërdorimi i detyrës.

    Ai gjithashtu ka treguar dhe një rast, ku tha se në kohën kur drejtonte Hipotekën, një grup të fuqishmish nga Tirana i kanë shkuar te banesa e tij në Shijak, me 4 makina të blinduara.

    “Ne kemi të bëjmë me shpërdorim detyre. Duhet të presim një implikim më të madh se sa shpërdorimi i detyrës. Dorëzimi i mandatit të Çyrbjes është diçka që duhet ta shohim.

    Një grup nga më të fuqishmit në Tiranë i kanë shkuar Çyrbes te banesa e tij në Shijak kur ishte drejtor i hipotekës. Ishin 4 makina të blinduara dhe e kanë thirrur poshtë shtëpisë,” tregoi ai.