Category: Showbiz

  • ‘’Vajza më godiste dhe më thoshte babi i keq”/ Reperi ‘shpërthen’ ndaj ish-gruas: Arbenita dhe familja e saj…

    ‘’Vajza më godiste dhe më thoshte babi i keq”/ Reperi ‘shpërthen’ ndaj ish-gruas: Arbenita dhe familja e saj…

    Ditë pasi arriti të fitonte gjyqin për të takuar të bijën, reperi nga Kosova, Fero, sërish ka nisur problemet me ish-bashkëshorten e tij, modelen Arbenita Ismajli. Përmes një postimi në rrjete sociale Fero shprehet se kur e mori vajzën nga nëna e saj ajo kishte ndryshuar tërësisht dhe se për këtë akuzoi familjarët e Arbenitës dhe vetë atë. Sipas tij, kur është takuar me të bijën, ajo godiste dhe i thoshte ‘babi i keq’.

    “Deshta me ju lajmëru mediave që unë kam pasur te Qendra për Punë Sociale, kam pas me marrë vajzën të hënën, kur erdhi vajza nuk e njoha as vajzën time më thoshte babi i keq edhe më qëllonte, do të thotë e ndikuar prej familjarëve të Arbenitës dhe prej Arbenitës.

    Kështu që sot e premte, prapë kam pas me ardh në bazë të vendimit të gjykatës dhe kjo i bie që kanë kaluar të gjitha limitet e padrejtësisë, më është shkelur çdo e drejtë për vajzën time, pres nga organet e shtetit që të marrin masa. Edhe e di që doni të më lëndoni, fatkeqësisht nuk është më e suksesshme, nuk lëndohem lehtë dhe se betejat e mia do t’i fitoj një nga një. Nuk kam mbrojtës tjetër përveç Allahut, Allahu më mjafton. Ju përshëndes të gjithëve, ju dua fort”, u shpreh ai.

  • Brenda festës së beqarisë të Dafina Zeqirit, mikeshat e saj e surprizojnë

    Brenda festës së beqarisë të Dafina Zeqirit, mikeshat e saj e surprizojnë

    Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, janë në prag të një dasme të madhe për të kurorëzuar dashurinë e tyre.

    Pak ditë para këtij momenti të rëndësishëm, miket e ngushta të Dafinës kanë vendosur t’i bëjnë një surprizë të paharrueshme duke organizuar një festë beqarie.

    Ky moment special ndodhi pa dijeninë e Dafinës, e cila u kap e befasuar dhe e emocionuar sapo hyri në festë.

    Reagimi i saj tregon se mikeshat e kishin planifikuar gjithçka në mënyrë të shkëlqyer, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe argëtuese.

    Ajo që e bëri festën edhe më të veçantë ishte “prania” simbolike e Kreshnikut. Mikeshat e Dafinës kishin gjetur një mënyrë kreative për ta përfshirë atë në festë, duke krijuar një portret të tij, i cili ishte i pranishëm gjatë gjithë mbrëmjes.

    Festa e beqarisë, e mbushur me emocione dhe momente të paharrueshme, është një tjetër tregues i mbështetjes dhe dashurisë që Dafina ka nga rrethi i saj më të afërt, teksa ajo përgatitet për të hyrë në një fazë të re të jetës bashkë me Kreshnikun.

    Dasma e çiftit pritet të jetë një nga ngjarjet më madhështore të vitit, dhe kjo festë beqarie është vetëm një shenjë e fillimit të gëzimeve që i presin.

  • Ndarja e bujshme e showbizit, Sara Hoxha i jep ‘goditjen e fundit’ Ledrit pas ndarjes

    Ndarja e bujshme e showbizit, Sara Hoxha i jep ‘goditjen e fundit’ Ledrit pas ndarjes

    ‘Krisja’ në marrëdhënien e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë përgjatë muajve të fundit.

    Së fundmi, Ledri u pa me Rina Zaitin rrugëve të Londrës, duke i forcuar edhe më shumë spekulimet se ata janë bashkë, dhe jo vetëm.

    Reperi bashkë me (ish) gruan, Sara Hoxhën, i shtuan flakës së thashethemeve akoma më shumë benzinë për ndarje e lidhje të re me një veprim të fundit.

    Tanimë dyshja, Ledri e Sara, e kanë eliminuar njëri-tjetrin nga lista e personave që ndjekin në llogaritë e tyre të Instagramit.

    Kujtojmë se Ledri dhe Sara kanë një vajzë se bashku, e cila quhet Poema Blue.

  • ‘’Vajza më godiste dhe më thoshte babi i keq”, Fero ‘shpërthen’ ndaj ish-bashkëshortes: Arbenita dhe familja e saj kanë nxitur…

    ‘’Vajza më godiste dhe më thoshte babi i keq”, Fero ‘shpërthen’ ndaj ish-bashkëshortes: Arbenita dhe familja e saj kanë nxitur…

    Ditë pasi arriti të fitonte gjyqin për të takuar të bijën, reperi nga Kosova, Fero, sërish ka nisur problemet me ish-bashkëshorten e tij, modelen Arbenita Ismajli.

    Përmes një postimi në rrjete sociale Fero shprehet se kur e mori vajzën nga nëna e saj ajo kishte ndryshuar tërësisht dhe se për këtë akuzoi familjarët e Arbenitës dhe vetë atë.

    Sipas tij, kur është takuar me të bijën, ajo godiste dhe i thoshte ‘babi i keq’.

    “Deshta me ju lajmëru mediave që unë kam pasur te Qendra për Punë Sociale, kam pas me marrë vajzën të hënën, kur erdhi vajza nuk e njoha as vajzën time më thoshte babi i keq edhe më qëllonte, do të thotë e ndikuar prej familjarëve të Arbenitës dhe prej Arbenitës.

    Kështu që sot e premte, prapë kam pas me ardh në bazë të vendimit të gjykatës dhe kjo i bie që kanë kaluar të gjitha limitet e padrejtësisë, më është shkelur çdo e drejtë për vajzën time, pres nga organet e shtetit që të marrin masa”, u shpreh ai.

    Ndër të tjera Fero tha se do t’i fitojë të gjitha betejat me ndihmën e Zotit dhe se nuk i duhet askush tjetër.

    “Edhe e di që doni të më lëndoni, fatkeqësisht nuk është më e suksesshme, nuk lëndohem lehtë dhe se betejat e mia do t’i fitoj një nga një. Nuk kam mbrojtës tjetër përveç Allahut, Allahu më mjafton. Ju përshëndes të gjithëve, ju dua fort”, deklaron në fund.

  • “Jam refuzuar s**sualisht për shkak të peshës”/ Moderatori i njohur jep mesazhin e fortë

    “Jam refuzuar s**sualisht për shkak të peshës”/ Moderatori i njohur jep mesazhin e fortë

    Moderatori i njohur Ronaldo Sharka, ka ndarë me një postim në llogarinë personale të Instagram-it, duke rrëfyer se përgjatë kohës që ka qenë mbi peshë, shumë herë është refuzuar seksualisht. Referur këtij rasti, ai ka një mesazh për të gjithë personat që kanë qenë apo janë në gjendjen që ai ka qenë dikur.

    “Askush nuk flet për këtë por po e them unë: Jam ndjerë shpesh herë i refuzuar seksualisht për shkak të peshës sime. Të jesh mbipeshë nuk është ok! Ju gënjejnë kur ju thonë që duhet ta doni trupin tuaj sido të jetë ai. Ju meritoni trupin që ëndërroni ndaj ngrihuni nga ajo kafe dhe nisni palestrën.”-shkruan ai.

  • Ky është fundi! Ledri dhe Sara marrin vendimin e papritur ndaj njëri tjetrit

    Ky është fundi! Ledri dhe Sara marrin vendimin e papritur ndaj njëri tjetrit

    Ledri Vula dhe Sara Hoxha ka kohë që përfliten se janë ndarë.

    Mirëpo, asnjëri prej tyre nuk kishte pranuar të flas për ndarjen ndërsa Ledri së fundmi është parë pranë një vajzë që thuhet se është e dashura e tij e re.

    Madje, Ledri dhe Sara e kanë larguar njëri tjetrin edhe nga rrjete sociale.

  • ‘Shqiptarçe mo’, Einxhel tregon se çfarë po konsumon për drekë

    ‘Shqiptarçe mo’, Einxhel tregon se çfarë po konsumon për drekë

    Einxhel Shkira, një nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar, ka shpërndarë së fundmi një foto në rrjetet sociale që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj.

    Në këtë postim, ajo tregon një moment të thjeshtë, por të veçantë të jetës së saj: konsumimin e një pjate me oriz dhe qumësht.

    Duke shkruar “shqiptarqe mo” përkrah fotos, Einxhel jo vetëm që ndan një pjesë të përditshmërisë së saj, por gjithashtu sjell në vëmendje një traditë të njohur shqiptare.

    Postimi i saj ka marrë shumë reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët janë të entuziazmuar për të parë një anë më të zakonshme dhe të sinqertë të jetës së saj

  • Si rrallë herë, Fjoralba sjell foto në përqafimin e partnerit

    Si rrallë herë, Fjoralba sjell foto në përqafimin e partnerit

    Fjoralba Ponari është një nga figurat më të njohura të televizionit shqiptar, e njohur për stilin e saj të veçantë dhe prezencën e saj karizmatike në ekran.

    Megjithëse Fjoralba është mjaft aktive në rrjetet sociale, ajo është gjithmonë e kujdesshme në lidhje me jetën e saj private, sidomos kur bëhet fjalë për partnerin e saj.

    Së fundmi, ajo ka ndarë një foto të veçantë, ku shfaqet e lumtur në përqafimin e partnerit të sa

    Kjo fotografi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke shprehur një anë më të butë dhe personale të jetës së saj.

    Në këtë moment të kapur me dashuri, Fjoralba tregon se përtej angazhimeve të saj profesionale, ajo gjen kohë për të ndarë momente të bukura me ata që do.

    Kjo foto është një dëshmi e dashurisë së tyre, e cila, përkundër përkushtimit të madh në karrierë, arrin të mbajë një vend të rëndësishëm në jetën e saj

  • Çfarë i ndodhi? Bora Zemani shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore: Po shoh…

    Çfarë i ndodhi? Bora Zemani shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore: Po shoh…

    Bora Zemani, një nga figurat më të njohura në botën e showbizit shqiptar, ka zbuluar së fundmi se po përballet me disa probleme shëndetësore dhe emocionale.

    Në një postim në rrjetet sociale, moderatorja e njohur tregoi se ndjehet e lodhur, pa forcë, dhe po has vështirësi me gjumin dhe rutinën e saj të përditshme.

    Ajo pyeti ndjekësit nëse edhe ata ndjeheshin të njëjtë, duke përmendur se nuk po flinte mirë dhe se ëndrrat e saj ishin të çuditshme dhe të pakuptimta.

    Gjithashtu, Zemani përmendi një rritje të lehtë në peshë dhe vendime të vogla që po i vështirësonin përditshmërinë e saj, si për shembull zgjedhja e ushqimit.

  • A është në lidhje me Bes Kallakun? Ish-banorja e ‘BBV’ thyen heshtjen

    A është në lidhje me Bes Kallakun? Ish-banorja e ‘BBV’ thyen heshtjen

    Efi Dhedhes ka dhënë një intervistë për emisionin “Pardon My French”, ku ka folur për jetën private dhe atë profesionale. Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, i vuri kapakun thashethemeve se është në një njohje me aktorin e humorit, Bes Kallaku. Efi u shpreh se nuk e njeh personalisht Besin, ndërsa shtoi se nuk do të flasë më për jetën e saj personale.

    “Kam qejf të bëj diçka timen, e shoh veten edhe në gjëra që kanë të bëjnë me humorin. Një nga gjërat që dua të bëj është që të bëhem psikologe për të ardhmen. Kam një lloj zëri që mund të dëgjohem dhe jam e lumtur që nga ai Big Brother unë dëgjohem. Ka akoma njerëz që kanë mbetur 2 vite pas, që ofendojnë, por janë të paktë. Mua nuk më prek më asgjë.

    Në takimin tim të parë me psikologen më ka thënë që në momentin që miqtë e tu nuk bëjnë të njëjtën ecje me ty, do ndodhë vetvetiu që nuk do kuptoheni me. Mua më ka ndodhur me shoqe. Që tani pas famës, më është dashur ta mbaj këtë.

    Lajmi që ka më ka habitur është një lajm për Bes Kallakun, kishte dal një lajm që unë isha në njohje, më lidhën me Besin. Kjo ishte gjëja më ekstreme. Unë nuk e njoh personalisht. Unë sot deklaroj dhe them që kurrë me nuk do flas më për jetën time personale. Për burrë nuk është se jam në kërkim”, u shpreh Efi.