Category: Showbiz

  • “Dëmtimet e shkaktuar nga dhuna, të parikuperueshme”- U sulmua barbarisht nga dy motrat Berishaj, del ekspertiza për Klea Prengën: E reja ka probleme shëndetësore

    “Dëmtimet e shkaktuar nga dhuna, të parikuperueshme”- U sulmua barbarisht nga dy motrat Berishaj, del ekspertiza për Klea Prengën: E reja ka probleme shëndetësore

    Pak kohë më parë, Klea Prenga u dhunua barbarisht nga dy motrat Antonela dhe Mariela Berishaj, duke e shpërfytyruar, pasi e goditën me gota dhe shishe.

    Ndërkohë sipas ekspertizës së bërë publike, dëmtimet e shkaktuara ndaj Klea Prengës janë të parikuperueshme, edhe pse kanë kaluar disa kohë që nga sulmi.

    Shenja e cila i ka mbetur në fytyre nga thyerja e shisheve përkatësisht në zonën e mollëzës së njërës faqe, është e parikuperueshme dhe kjo i kë ndikuar edhe tek puna e saj si blogere.

    E reja kallëzoi motrat Berishaj pas ngjarjes, teksa edhe nga pamjet e publikuara e reja ka qenë duke konsumuar ushqim me disa shoqe, të cilat as denjuan të çohen nga tavolina dhe ti vijnë në ndihmë të resë, shfaqen motrat Berisha të cilat e sulmojnë barbarisht të renë.

    Teksa më herët Antonela Berishaj e njohur nga pjesëmarrja e saj në një emision, vijon aktivitetin e saj në rrjetet sociale edhe pse së bashku me motrën e saj, Marielën janë të shpallura në kërkim.

    Dy motrat, Berishaj akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim.

    NGJARJA

    Shkak i ngjarjes mësohet se kanë qenë dyshimet e Mariela Berishës se burri i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren.

    Si shenjë hakmarrje dy motrat, dyshohet se kanë shkuar në restorantin në kryeqytet ku ndodhej Klea Prenga dhe e kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë, duke i shkaktuar plagë të thella.

    Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e 6 Gushtit në një restorant në kryeqytet.

    Mësohet se dy motrat Antonela dhe Marinela Berisha e kanë goditur 24-vjeçaren me shishe në fytyrë duke i shkaktuar çarje të thella dhe më pas janë larguar nga ambientet e restorantit.

    Menjëherë pas ngjarjes Klea Prenga është transportuar nga policia me ambulancë te Spitali i Traumës, ku ka marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

    Policia ka bërë sekuestrimin e pamjeve filmike në restorantin ku ndodhi ngjarja dhe i është marrë deklarim 24-vjeçares si edhe personave që kanë dijeni për ngjarjen.

  • Merr fund misteri, ja ku do e shohim Arbana Osmanin me projektin e saj të ri

    Merr fund misteri, ja ku do e shohim Arbana Osmanin me projektin e saj të ri

    Pas një periudhe të gjatë angazhimi në botën e restoracionit me biznesin e saj, moderatorja e njohur shqiptare Arbana Osmani ka vendosur të rikthehet në fushën e saj të preferuar, atë të moderimit, përmes një podcasti të ri që pritet të ngjallë shumë interes.

    Ky është një hap i rëndësishëm për Arbanën, e cila ka munguar në ekran për shkak të angazhimeve të saj profesionale në biznes.

    Dita e sotme ka sjellë lajmin e bukur për ndjekësit e saj, teksa vetë Arbana ndau një foto nga zyra e re, duke ndjekur procesin e punës për projektin e saj të ri.

    Podcasti, për të cilin ende nuk është zbuluar emri, është një projekt i shumëpritur dhe sipas burimeve të InfoMedia Albania, ky do të jetë një format interaktiv dhe inovativ, ku Osmani do të vijë me stilin e saj të veçantë që ka fituar dashurinë e publikut ndër vite.

  • ‘Besi nuk është më’/ Kush është personi që Xhensilës po i dhuron lule?(Foto)

    ‘Besi nuk është më’/ Kush është personi që Xhensilës po i dhuron lule?(Foto)

    Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj pak me parë ka ndarë një postim me ndjekësit teksa tregon se ka marrë dhuratë të veçantë. Këngëtarja ishte surprizuar nga një fanse e saj më një lule dhe kartolinë.

    “Janë veprimet e vogla që bëjnë direnca të mëdha, sa herë që vizitoj një nga qendrat tregtare në Tiranë, një nga vajzat që punon pran këtyre ambienteve me surprizën vazhdimisht, sot me dhuroi një lule” ishin fjalët e këngëtares.

    Për ndryshe Xhensila ka një numër të madh ndjekësish që e dashurojnë muzikën e saj.

  • Pritja mori fund, Arbana Osmani i rikthehet punës dhe merr në dorë…

    Pritja mori fund, Arbana Osmani i rikthehet punës dhe merr në dorë…

    Arbana Osmani, publikoi një fotografi ku shihet se ka filluar punë të re. Me shumë fleta e shkrime Arbana, shihet më e angazhuar se kurrë.

    Moderatorja nuk tregoi ndonjë detaj se ku dhe kur do të shfaqet përsëri në ekrane televizive. Por, një gjë është e sigurtë se ajo punës ia nisi tani është qështje ditësh.

  • Roza Lati në një romancë me ish-banorin e ‘BBVA2’? Ja detaji që ngriti dyshimet

    Roza Lati në një romancë me ish-banorin e ‘BBVA2’? Ja detaji që ngriti dyshimet

    Moderatorja e njohur Roza Lati përflitet se është në një lidhje dashurie! Edhe pse po vazhdon të mbajë të fshehtë identitetin e partnerit të saj, sipas aludimeve në rrjet, thuhet se Xhonatan Islami, ish-banori i “Big Brother VIP 2” i ka marrë zemrën.

    Sikurse shihet edhe në këto foto, ora e djalit që ndodhet pranë Rozës, përkon me atë të Xhonatanit. Dyshja janë parë së bashku në Gjirokastër, ku Xhonatan po merr pjesë në një kampionat fluturimi dhe Roza ka qenë e pranishme për ta mbështetur. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një deklaratë publike për lidhjen e tyre. Fansat mbeten në pritje të konfirmimit të këtij çifti të përfolur, ndërkohë që spekulimet vazhdojnë të rriten.

  • “20 vite diferencë”/ Luizi tregon ditën dhe datën që i’a ndryshoi jetën(Foto)

    “20 vite diferencë”/ Luizi tregon ditën dhe datën që i’a ndryshoi jetën(Foto)

    Luiz Ejlli, do mbajë mend gjithë jetës së tij 1 datë të rëndësishme. Ditën e djeshme, ai ndau një datë dhe ditë që e përcjelli fati për dy gjëra të rëndësishme në jetë.

    Është, 30 Prilli 2004, kur Luizi fitoi Ethet e të premtes, dhe 30 Prilli 2024 kur ai morri epitetin baba për herë të parë nga Luna Mari. Rastësi apo jo, këto dy data ndryshuan jetën e Luizit!

  • “Mos i mashtroni të tjerët”/ Tha se i kanë anulluar koncertet, ky klub hedh akuza të forta mbi Bardhin

    “Mos i mashtroni të tjerët”/ Tha se i kanë anulluar koncertet, ky klub hedh akuza të forta mbi Bardhin

    Këngëtari Bardhi, i cili kohët e fundit ka lansuar këngën e tij të re “Qikes teme”, ku përmend edhe ish-menaxherët e tij, është përballur me akuza të reja. Një klub shqiptar në Austri ka bërë një postim në Instagram ku pretendohet se Bardhi ka anuluar koncertin e tij për një ofertë më të lartë financiare.

    Sipas klubit, Bardhi kishte pranuar të performonte më 12 tetor, por më pas e ka anuluar me justifikimin se i kishin humbur dokumentet e udhëtimit. Por, klubi pretendon se ai ka anuluar koncertin për të performuar në një tjetër lokacion, pasi i ishte ofruar një pagesë 500 euro më shumë.

    Postimi përfundon me fjalët: “Mua më mashtruat, por mos mashtroni të tjerët.”

    Ende nuk ka ndonjë reagim nga këngëtari Bardhi lidhur me këto akuza.

  • Habit opinionisti i BBV: Nëse këtë vit banorët s’bëjnë s*ks, do hyj vetë…

    Habit opinionisti i BBV: Nëse këtë vit banorët s’bëjnë s*ks, do hyj vetë…

    Milaim Zeka është konfirmuar si një nga opinionistët e këtij sezoni të “Big Brother VIP Kosova”.

    Ndërkohë që spektakli i njohur po përgatitet për një sezon të mbushur me surpriza, Zeka ka bërë një deklaratë provokuese që ka ngjallur shumë reagime.

    Zeka tha se ky vit do të sjellë shumë surpriza për publikun, por ajo që shkaktoi më shumë zhurmë ishte komenti i tij për çështjen e intimitetit brenda shtëpisë së “Big Brother”.

    “Nëse këtë vit nuk do të ketë seks brenda shtëpisë, unë vetë do të kërkoj të hyj për një javë,” tha Zeka.

    Kjo deklaratë duket se ka arritur qëllimin e saj: të rrisë pritshmëritë dhe të ndezë debatin për sezonin e ri.

  • Për kë e ka? Elvana Gjata rikthehet në ‘Twitter’ me një mesazh të koduar: Sot do ishe njeri më i lumtur nëse…

    Për kë e ka? Elvana Gjata rikthehet në ‘Twitter’ me një mesazh të koduar: Sot do ishe njeri më i lumtur nëse…

    Këngëtarja Elvana Gjata është rikthyer aktive në rrjetin social Twitter, të njohur si “X”, duke postuar një mesazh.

    Mbetet e paqartë nëse i drejtohet një personi specifik, apo e ka në formë këshille për ndjekësit e saj.

    “Nëse kohën që harxhon me urrejtje pa arsye për të tjerë, do ta ktheje në dashuri dhe punë për veten, sot do të ishe një njeri shumë më i lumtur… just open your eyes… let no one fool you”, ka shkruar ajo.

    Elvana numëron mbi 200 mijë ndjekës në Twitter dhe rikthimi i saj përkon me pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës dhe ambicien për të shkuar në skenën e madhe të Eurovision.

    Kujtojmë se në media, kohët e fundit është përfour se këngëtarja është në një lidhje të re dashurie me një inxhinier shqiptar në Britani, duke i dhënë kështu fund lidhjes së saj disa vjeçare me një personazh të njohur të botës së krimit dhe të rrjetit të trafikut ndërkombëtar të kokainës, që aktualisht ndodhet në arrati.

  • U tha se ishin ndarë/ Marina Vjollca flet pa ‘doreza’, zbulon të vërtetën në lidhje me aludimet e ndarjes nga Getoari

    U tha se ishin ndarë/ Marina Vjollca flet pa ‘doreza’, zbulon të vërtetën në lidhje me aludimet e ndarjes nga Getoari

    Në mediat sociale disa javë më parë u përfol se martesa e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit kishte marrë fund.

    Më pas moderatorja dhe reperi publikuan foto nga Milano, teksa morën pjesë në Javën e Modës, duke hedhur poshtë lajmet.

    Ndërkohë Marina është kthyer me programin “Për Shqiptarët” dhe këtë të diel ka qenë e ftuar në “Portokalli”, ku ka pohuar edhe njëherë se mes saj dhe reperit çdo gjë shkon më së miri.

    Teksa u pyet nga aktori Deivis Myslymi qe nëse njeh ndonjë reper, ajo tha se jo vetëm njeh por edhe fle. Më pas aktori me humor tha, ”Epo bashkë qenkan se na plasën”.

    Kujtojmë që Marina dhe Geti janë prindër të një vajze të quajtur Marget.