Category: Showbiz

  • Pas akullores me vaj ulliri, Dua Lipa ndan me botën recetën tjetër të çuditshme

    Pas akullores me vaj ulliri, Dua Lipa ndan me botën recetën tjetër të çuditshme

    Pas akullores me vaj ulliri, ylli shqiptar, Dua Lipa i ka prezantuar ndjekësve një tjetër recetë të çuditshme, Cola dietike me lëng turshie.

    Përveç hiteve të saj të njohura, duket se Dua Lipa po bëhet e famshme edhe për kombinimet e saj të pazakonta ushqimore.
    Në një video të postuar në TikTok, ajo filloi me fjalët: “Hapi i parë, ‘diet coke’ dhe pastaj lëng turshie, më pas disa turshi”.Por receta nuk përfundoi këtu. Ajo vazhdoi duke shtuar lëng speci djegës dhe disa copa speci për ta kompletuar pijen. Ndërsa përgatiti këtë përzierje të pazakontë, ajo u shpreh: “Të gjithë po më shikojnë. Zonja aty para po mendon ‘Çfarë po bën ajo?’”.Ky kombinim i pazakontë vjen pas zbulimit të saj të mëparshëm se ajo i pëlqen të shtojë vaj ulliri dhe kripë deti në akulloren me vanilje, në vend të shijes tradicionale të çokollatës. Sipas saj, shumë persona që kanë provuar këtë kombinim janë bërë fansa të tij.

    Në një video të postuar në TikTok, ajo filloi me fjalët: “Hapi i parë, ‘diet coke’ dhe pastaj lëng turshie, më pas disa turshi”.Por receta nuk përfundoi këtu. Ajo vazhdoi duke shtuar lëng speci djegës dhe disa copa speci për ta kompletuar pijen. Ndërsa përgatiti këtë përzierje të pazakontë, ajo u shpreh: “Të gjithë po më shikojnë. Zonja aty para po mendon ‘Çfarë po bën ajo?’”.Ky kombinim i pazakontë vjen pas zbulimit të saj të mëparshëm se ajo i pëlqen të shtojë vaj ulliri dhe kripë deti në akulloren me vanilje, në vend të shijes tradicionale të çokollatës. Sipas saj, shumë persona që kanë provuar këtë kombinim janë bërë fansa të tij.

  • Ledri Vula dhe Rina nuk fshihen më, dalin hapur bashkë në mes të Londrës (Foto)

    Ledri Vula dhe Rina nuk fshihen më, dalin hapur bashkë në mes të Londrës (Foto)

    Ka kohe qe reperi Ledri Vula perflitet se eshte ne lidhje me Rona Zaitin.

    Ky dyshim erdha pasi ata u pane duke kaluar pushimet bashke, ku u shpernda edhe nje foto.

    Por, duket se Ledri dhe Rina nuk po fshihen me.

    Ata jane pare rrugeve te Londres duke ecur krah njeri tjetrit.

  • Rudina Dembacaj: Mamaja e Mark Frrokut nuk është vjehrra më e dashur nga ato që kam pasur, ka një mentalitet ndryshe nga i imi

    Rudina Dembacaj: Mamaja e Mark Frrokut nuk është vjehrra më e dashur nga ato që kam pasur, ka një mentalitet ndryshe nga i imi

    Në puntatën e mbrëmshme, tema në emisionin “Goca dhe Gra”, kishte të bënte me vjehrrat dhe raportin që nuset kanë në ditët e sotme.

    Lidhur me këtë çështje, moderatoret e programit kanë rrëfyer historitë e tyre personale.

    Aktorja Rudina Dembacaj, siç e dimë është në lidhje me ish-deputetin Mark Frroku, ajo ka folur për raportin që ka me nënën e tij, duke krahasuar me dy vjehrrat që ka patur përpara vjehrrës aktuale.

    Ajo tha se vjehrra që ka aktualisht, nuk është më e dashura për të nga ato që ka pas më përpara dhe prandaj ka zgjedhur që të mos jetojë me të.

    “Unë faktikisht jam tek vjehrra e tretë. Nuk është vjehrra më e dashur nga ato që kam pasur me thënë të drejtën. Kam dashur më shumë një tjetër që nuk e kam më vjehrrë, por asaj nuk i doja më çunin. Edhe më mirë të dua djalin sesa të dua vjehrrën. Dhe zgjodha të rri me këtë djalin që dua. Kam jetuar një kohë të shkurtër me vjehrrën e fundit kur ishim në pandemi dhe vjehrra ime e treta, e vërteta, që me ç’duket po zgjat më shumë se të tjerat, ka shumë humor është grua shumë e këndshme, por ka një mentalitet ndryshe nga i imi. Dhe kam zgjedhur të mos jetoj me të me thënë të drejtën”,- shprehet Rudina.

  • Shfaqet rrallë/ Flet Drilona Boci pas aksidentit të bashkëshortit: Zoti më…(Video)

    Shfaqet rrallë/ Flet Drilona Boci pas aksidentit të bashkëshortit: Zoti më…(Video)

    Drilona Boçi, bashkëshortja e Kristian Boçit, i cili u aksidentua bashkë me dy fëmijët më 13 shtator ka bërë reagimin e parë pas ngjarjes së rëndë.

    Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, Drilona falenderon Zotin që i ka mbrojtur familjen dhe që të tre janë shëndoshë e mirë. Ajo gjithashtu falenderon ndjekësit për mesazhet e uratat që i kanë dërguar.

    Bizesmeni Kristian Boçi ndodhet prej ditësh në spital.

    Si pasojë e aksidentit Boçi ka humbur shikimin në syrin e majtë, ndërkohë që fatmirësisht, dy fëmijët e mitur që ishin në të njëjtën makinë me të, kanë pësuar dëmtime më të lehta.

  • “Kam marr borxhe me la qiranë”- Bardhi Idrizi thumbon ish-menaxherin në këngën për të bijën: Njerëzit që ndava bukën, sot po më anulojnë koncertet! Mamit ia kam nxirë shtatzëninë

    “Kam marr borxhe me la qiranë”- Bardhi Idrizi thumbon ish-menaxherin në këngën për të bijën: Njerëzit që ndava bukën, sot po më anulojnë koncertet! Mamit ia kam nxirë shtatzëninë

    Këngëtari Bardhi Idrizi, ka shokuar me këngën që ka publikuar së fundmi dedikuar së bijës, pasi ka tërhequr vëmendjen përmes tekstit dhe mesazhit të thellë.

    Kjo këngë duket se pasqyron lidhjen e tij me partneren e tij Sara Gjordeni dhe shtatzëninë e saj, duke treguar sakrificat e shumta dhe periudhën e vështirë që po kalojnë së bashku.

    “Po mamit ton me kto probleme t’mia, besom ja kam nxi shtatzanin”, thuhet në një varg të këngës.

    Në këtë këngë, ai ka shpalosur dhe detaje nga karriera profesionale, duke mos harruar edhe ‘kunjat’ për të tjerët.

    Siç është interpretuar edhe nga fansat e këngëtarit, në një varg të tij, këngëtari duket se thumbon ish-menaxherin e tij, Jetmir Agaj, me të cilin ka bashkëpunuar për më shumë se katër vjet.

    Ai hodhi akuza duke thënë se tani po ia anulojnë edhe koncertet dhe se kalon një periudhë të keqe financiare.

    “E di që ti po kan sa herë mami kan, se ajo po mërzitet që babin ton pe shajn. Ju thash vllazni, e bash qata m’vranë, e kohëve të fundit kam marrë borxhe me pagu qiranë, se me njerëzit që ndava bukën e i ndava dertet, sot po mi anulojnë koncertet, tmerr, m’than që kan mem kthy kamarier”, u shpreh ai në këngën “Qikes tem”.

    Kujtojmë që pas daljes nga Big Brother VIP Albania 3, Bardhi po shijon një romancë me modelen Sara Gjordeni, me të cilën po bashkëjeton në Tiranë dhe janë në pritje të një vajze.

    Që prej përfundimit të garës në BBV, Bardhi pati përplasje të shumta me menaxherin e tij, për të cilin thuhet se u bë shkak Sara Gjordeni. Artisti dhe Jetmir Agaj përfunduan bashkëpunimin mes tyre pak kohë më parë, por mesa duhet ndarja mes tyre nuk ka qenë aspak miqësore.

  • Kiara Tito zbulon për “Goca & Gra” shtëpinë e re luksoze: Kemi vendosur kamera sigurie për shkak se…

    Kiara Tito zbulon për “Goca & Gra” shtëpinë e re luksoze: Kemi vendosur kamera sigurie për shkak se…

    Moderatorja e njohur Kiara Tito ka zbuluar për “Goca & Gra” shtëpinë e saj të re. Gjatë prezantimit të shtëpisë, Kiara shprehet se në shtëpinë e saj janë vendosur kamera për çështje sigurie

    “Kemi vendosur kamera, për çështje sigurie. Bëj shaka. Në fakt plani ishte që kur të zhvendoseshim këtu, në rast se gjyshet nuk do kishin mundësi për t’u kujdesur për bebushen, do merrnim një dado, por falë Zotit e kemi rregulluar dhe kamerat do të hiqen shumë shpejt.”

    Më tej moderatorja rrëfeu se çfarë ka mësuar nga të qenit nënë.

    “Pritja e Lunës më ka mësuar që të mësoj te vetja një forcë të brendshme që nuk e dija që e kisha. Pas lindjes ka qenë e vështirë, e gjeja veten duke qarë nga gjërat më banale. Por falë familjarëve e kalova”, tha ajo.

  • “Kam kryer vetëm dy operacione”/ Bora Zemani flet pa ‘doreza’, tregon ndërhyrjet që i është nënshtruar

    “Kam kryer vetëm dy operacione”/ Bora Zemani flet pa ‘doreza’, tregon ndërhyrjet që i është nënshtruar

    Moderatorja Bora Zemani ka folur në lidhje me operacionet plastike që kaq shumë është përfolur. Ajo ka treguar dy operacione, por që nuk janë estetike.

    Ajo tha se ka bërë një operacion për lindjen e djalit, Arborin dhe një tjetër kur ka hequr apendicitin.

    Bora Zemani shprehet se nuk është kundër operacioneve plastike, por thotë se ka frikë nga rezultati, ndaj nuk e ka marrë këtë iniciativë, teksa ka shtuar se vetë ka bërë trajtime por jo ndërhyrje.

    Po ashtu ajo ka zbuluar se nëse do të bënte një operacion, do të dëshironte të zvogëlonte gjoksin.
    “Fakti që unë nuk kam bërë operacione plastike, nuk do të thotë që jam e lumtur me veten prandaj nuk i bëj këto. Më shumë është me faktin që kam frikë ti bëj sepse kam frikë të shikoj rezultatin”, tha Bora në emisionin “Goca dhe Gra”.

    Pjesë nga diskutimet:

    Pyetje: Bora ka bërë ndonjë ndërhyrje ti?

    Bora Zemani: Kështu ndërhyrje kirurgjikale, jo, nuk kam asnjë ndërhyrje kirurgjikale. Dy operacione kam bërë në jetën time, lindjen e Arborit dhe njëherë kam hequr apendicitin.

    Kaq operacione kam bërë, pastaj gjera të tjera për mirëmbajtje, patjetër që po. Ka ndryshim një ndërhyrje kirurgjikale me mirëmbajtjen. Jo se unë jam kundër operacioneve, përsa kohë që dikush do ta kryerje një ndërhyrje të tillë që të ndihet më mirë, patjetër që le ta bëjë.

    Pyetje: Për ty lexojmë vetëm që je e bërë Bora?

    Bora Zemani: E di, ma thonë shumë. Fakti që unë nuk kam bërë operacione plastike, nuk do të thotë që jam e lumtur me veten prandaj nuk i bëj këto. Më shumë është me faktin që kam frikë ti bëj sepse kam frikë të shikoj rezultatin.

    Pyetje: Ca do kishe bërë ndërhyrje kirurgjikale, që e ka frikë po do të doje ta bëje?

    Bora Zemani: Nëse do mendojë të bëja ndonjë ndërhyrje, do ishte gjoksi.

    Pyetje: Ca do i bësh gjoksit?

    Bora Zemani: Do doja ta zvogëloja

  • “Kjo është e treta, e vërteta”- Rudina Dembacaj flet për vjehrrën dhe tregon pse mamaja e Mark Frrokut s’është e preferuara e saj: Kam dashur një tjetër, por nuk i doja më çunin

    “Kjo është e treta, e vërteta”- Rudina Dembacaj flet për vjehrrën dhe tregon pse mamaja e Mark Frrokut s’është e preferuara e saj: Kam dashur një tjetër, por nuk i doja më çunin

    Aktorja Rudina Dembacaj, në një dalje të saj të fundit në televizion, ka folur si rrallë herë për vjehrrën e saj dhe raportin që ka me të.

    Rudina ka folur për raportin që ka me nënën e bashkëshortit të saj, ish-deputetit Mark Frroku, ku tha se ajo nuk është e preferuara e saj nga tre vjehrrat që ka pasur deri më sot dhe ndaj ka zgjedhur që të mos jetojë me të.

    Me ironi ajo tha që ka pasur të preferuar një vjehrrë tjetër, por tashmë asaj nuk i do më djalin, dhe zgjodhi të dojë një djalë tjetër.

    “Unë faktikisht jam tek vjehrra e tretë. Nuk është vjehrra më e dashur nga ato që kam pasur me thënë të drejtën. Kam dashur më shumë një tjetër që nuk e kam më vjehrrë, por asaj nuk i doja më çunin. Edhe më mirë të dua djalin sesa të dua vjehrrën.

    Dhe zgjodha të rri me këtë djalin që dua. Kam jetuar një kohë të shkurtër me vjehrrën e fundit kur ishim në pandemi dhe vjehrra ime e treta, e vërteta, që me ç’duket po zgjat më shumë se të tjerat, ka shumë humor është grua shumë e këndshme, por ka një mentalitet ndryshe nga i imi. Dhe kam zgjedhur të mos jetoj me të me thënë të drejtën”,- shprehet Rudina.

  • Po me Romeon ç’ka ndodhur?/ Ja çfarë i tha Bora Heidit në nisje të programit

    Po me Romeon ç’ka ndodhur?/ Ja çfarë i tha Bora Heidit në nisje të programit

    Një nga lajmet që shkaktoi pak zhurmë në lidhje me punatatën e parë të programit “Goca dhe Gra” ishte përzgjedhja e Bora Zemanit si e ftuara e parë e këtij sezoni.

    Kjo për shkak të prezencës së Heidi Bacit në panel si një prej moderatoreve të programit, e cila kohët e fundit është përfolur për ndarjen nga Romeo Veshaj.

    Mirëpo u duk se mes dy gocave ujërat ishin të qeta dhe marrëdhënia e tyre shkonte më së miri.

    Pas hyrjes në studio, Bora komplimentoi moderatoret dhe u uroi suksese për këtë startim të ri, ndërsa për Heidin tha duke qeshur: “Më shumë do jem dakort me Heidin, por do u dëgjoj të gjithave”.

    Më pas, dy vajzat folën për pushimet verore të cilat i kaluan së bashku në shoqëri të partnerëve të tyre, Romeo dhe Donald.

    Bora dhe Heidin thanë se ja kaluan shumë bukur, ndërsa teksa u pyetën se ku do të shkojnë për Vitin e Ri, ato u përgjigjen: “Nuk e dimë, ka kohë, është akoma larg”, duke e anashkaluar situatën.

    Të dyja vajzat nuk treguan se ç’ka ndodhur me romancën me Romeon, por e mbajtën bisedën normale dhe pa treguar detaje.

  • Çfarë ka ndodhur pas “Big Brother VIP”? Egla Ceno flet për herë të parë: Jam penduar për…

    Çfarë ka ndodhur pas “Big Brother VIP”? Egla Ceno flet për herë të parë: Jam penduar për…

    Mbrëmjen e djeshme, fituesja e “Big Brother VIP 3”, Egla Ceno, teksa fliste në emisionin “Goca dhe Gra”, ka rikujtuar përvojën e saj edhe pse kanë kaluar muaj që nga përfundimi.

    Ajo shprehet se do të kishte dashur që brenda shtëpisë të kishte qeshur më shumë, ndërsa la të kuptohej se më shumë ka qarë.

    “Katër muaj e gjysëm, një eksperiencë e ngjeshur, ky vit ka qenë shumë e fortë për mua. E dhunshme. Më vjen mirë që publiku, inteligjent, ka kuptuar të ndajë shapin nga sheqeri. Do të doja që në atë shtëpi të kishte 2 ose 3 Heidi.

    Do të kisha dashur të kisha qeshur në atë shtëpi, për të qarë qan vetëm, por për të qeshur duhen dy veta. Nuk ishte e mundur, ashtu ndodhën gjërat”, tha Egla Ceno.