Category: Showbiz

  • “Kam kryer vetëm dy operacione”/ Bora Zemani flet pa ‘doreza’, tregon ndërhyrjet që i është nënshtruar

    “Kam kryer vetëm dy operacione”/ Bora Zemani flet pa ‘doreza’, tregon ndërhyrjet që i është nënshtruar

    Moderatorja Bora Zemani ka folur në lidhje me operacionet plastike që kaq shumë është përfolur. Ajo ka treguar dy operacione, por që nuk janë estetike.

    Ajo tha se ka bërë një operacion për lindjen e djalit, Arborin dhe një tjetër kur ka hequr apendicitin.

    Bora Zemani shprehet se nuk është kundër operacioneve plastike, por thotë se ka frikë nga rezultati, ndaj nuk e ka marrë këtë iniciativë, teksa ka shtuar se vetë ka bërë trajtime por jo ndërhyrje.

    Po ashtu ajo ka zbuluar se nëse do të bënte një operacion, do të dëshironte të zvogëlonte gjoksin.
    “Fakti që unë nuk kam bërë operacione plastike, nuk do të thotë që jam e lumtur me veten prandaj nuk i bëj këto. Më shumë është me faktin që kam frikë ti bëj sepse kam frikë të shikoj rezultatin”, tha Bora në emisionin “Goca dhe Gra”.

    Pjesë nga diskutimet:

    Pyetje: Bora ka bërë ndonjë ndërhyrje ti?

    Bora Zemani: Kështu ndërhyrje kirurgjikale, jo, nuk kam asnjë ndërhyrje kirurgjikale. Dy operacione kam bërë në jetën time, lindjen e Arborit dhe njëherë kam hequr apendicitin.

    Kaq operacione kam bërë, pastaj gjera të tjera për mirëmbajtje, patjetër që po. Ka ndryshim një ndërhyrje kirurgjikale me mirëmbajtjen. Jo se unë jam kundër operacioneve, përsa kohë që dikush do ta kryerje një ndërhyrje të tillë që të ndihet më mirë, patjetër që le ta bëjë.

    Pyetje: Për ty lexojmë vetëm që je e bërë Bora?

    Bora Zemani: E di, ma thonë shumë. Fakti që unë nuk kam bërë operacione plastike, nuk do të thotë që jam e lumtur me veten prandaj nuk i bëj këto. Më shumë është me faktin që kam frikë ti bëj sepse kam frikë të shikoj rezultatin.

    Pyetje: Ca do kishe bërë ndërhyrje kirurgjikale, që e ka frikë po do të doje ta bëje?

    Bora Zemani: Nëse do mendojë të bëja ndonjë ndërhyrje, do ishte gjoksi.

    Pyetje: Ca do i bësh gjoksit?

    Bora Zemani: Do doja ta zvogëloja

  • “Kjo është e treta, e vërteta”- Rudina Dembacaj flet për vjehrrën dhe tregon pse mamaja e Mark Frrokut s’është e preferuara e saj: Kam dashur një tjetër, por nuk i doja më çunin

    “Kjo është e treta, e vërteta”- Rudina Dembacaj flet për vjehrrën dhe tregon pse mamaja e Mark Frrokut s’është e preferuara e saj: Kam dashur një tjetër, por nuk i doja më çunin

    Aktorja Rudina Dembacaj, në një dalje të saj të fundit në televizion, ka folur si rrallë herë për vjehrrën e saj dhe raportin që ka me të.

    Rudina ka folur për raportin që ka me nënën e bashkëshortit të saj, ish-deputetit Mark Frroku, ku tha se ajo nuk është e preferuara e saj nga tre vjehrrat që ka pasur deri më sot dhe ndaj ka zgjedhur që të mos jetojë me të.

    Me ironi ajo tha që ka pasur të preferuar një vjehrrë tjetër, por tashmë asaj nuk i do më djalin, dhe zgjodhi të dojë një djalë tjetër.

    “Unë faktikisht jam tek vjehrra e tretë. Nuk është vjehrra më e dashur nga ato që kam pasur me thënë të drejtën. Kam dashur më shumë një tjetër që nuk e kam më vjehrrë, por asaj nuk i doja më çunin. Edhe më mirë të dua djalin sesa të dua vjehrrën.

    Dhe zgjodha të rri me këtë djalin që dua. Kam jetuar një kohë të shkurtër me vjehrrën e fundit kur ishim në pandemi dhe vjehrra ime e treta, e vërteta, që me ç’duket po zgjat më shumë se të tjerat, ka shumë humor është grua shumë e këndshme, por ka një mentalitet ndryshe nga i imi. Dhe kam zgjedhur të mos jetoj me të me thënë të drejtën”,- shprehet Rudina.

  • Po me Romeon ç’ka ndodhur?/ Ja çfarë i tha Bora Heidit në nisje të programit

    Po me Romeon ç’ka ndodhur?/ Ja çfarë i tha Bora Heidit në nisje të programit

    Një nga lajmet që shkaktoi pak zhurmë në lidhje me punatatën e parë të programit “Goca dhe Gra” ishte përzgjedhja e Bora Zemanit si e ftuara e parë e këtij sezoni.

    Kjo për shkak të prezencës së Heidi Bacit në panel si një prej moderatoreve të programit, e cila kohët e fundit është përfolur për ndarjen nga Romeo Veshaj.

    Mirëpo u duk se mes dy gocave ujërat ishin të qeta dhe marrëdhënia e tyre shkonte më së miri.

    Pas hyrjes në studio, Bora komplimentoi moderatoret dhe u uroi suksese për këtë startim të ri, ndërsa për Heidin tha duke qeshur: “Më shumë do jem dakort me Heidin, por do u dëgjoj të gjithave”.

    Më pas, dy vajzat folën për pushimet verore të cilat i kaluan së bashku në shoqëri të partnerëve të tyre, Romeo dhe Donald.

    Bora dhe Heidin thanë se ja kaluan shumë bukur, ndërsa teksa u pyetën se ku do të shkojnë për Vitin e Ri, ato u përgjigjen: “Nuk e dimë, ka kohë, është akoma larg”, duke e anashkaluar situatën.

    Të dyja vajzat nuk treguan se ç’ka ndodhur me romancën me Romeon, por e mbajtën bisedën normale dhe pa treguar detaje.

  • Çfarë ka ndodhur pas “Big Brother VIP”? Egla Ceno flet për herë të parë: Jam penduar për…

    Çfarë ka ndodhur pas “Big Brother VIP”? Egla Ceno flet për herë të parë: Jam penduar për…

    Mbrëmjen e djeshme, fituesja e “Big Brother VIP 3”, Egla Ceno, teksa fliste në emisionin “Goca dhe Gra”, ka rikujtuar përvojën e saj edhe pse kanë kaluar muaj që nga përfundimi.

    Ajo shprehet se do të kishte dashur që brenda shtëpisë të kishte qeshur më shumë, ndërsa la të kuptohej se më shumë ka qarë.

    “Katër muaj e gjysëm, një eksperiencë e ngjeshur, ky vit ka qenë shumë e fortë për mua. E dhunshme. Më vjen mirë që publiku, inteligjent, ka kuptuar të ndajë shapin nga sheqeri. Do të doja që në atë shtëpi të kishte 2 ose 3 Heidi.

    Do të kisha dashur të kisha qeshur në atë shtëpi, për të qarë qan vetëm, por për të qeshur duhen dy veta. Nuk ishte e mundur, ashtu ndodhën gjërat”, tha Egla Ceno.

  • “Kam kryer vetëm 2 operacione”- Bora Zemani sqaron: Nuk jam kundër ndërhyrjeve estetike! Do të doja të zvogëloja…

    “Kam kryer vetëm 2 operacione”- Bora Zemani sqaron: Nuk jam kundër ndërhyrjeve estetike! Do të doja të zvogëloja…

    E përfolur si një nga moderatorët e cila ka kryer shumë ndërhyrje kirurgjikale, për të arritur pamjen që është sot, Bora Zemani sqaron se ajo nuk ka bërë asnjë operacion plastik.

    Ajo thotë se në jetë ka kryer vetëm dy operacione, kur ka lindur djalin dhe kur ka hequr apendicitin.

    Bora Zemani shprehet se nuk është kundër operacioneve plastike, por thotë se ka frikë nga rezultati, ndaj nuk e ka marrë këtë iniciativë.

    Nëse do të mendonte të bëntë ndonjë operacion plastik, ajo shprehet se do të donte të zvogëlonte gjoksin.

    “Fakti që unë nuk kam bërë operacione plastike, nuk do të thotë që jam e lumtur me veten prandaj nuk i bëj këto. Më shumë është me faktin që kam frikë ti bëj sepse kam frikë të shikoj rezultatin”, tha Bora në emisionin Goca dhe Gra.

    Pyetje: Bora ka bërë ndonjë ndërhyrje ti?

    Bora Zemani: Kështu ndërhyrje kirurgjikale, jo, nuk kam asnjë ndërhyrje kirurgjikale. Dy operacione kam bërë në jetën time, lindjen e Arborit dhe njëherë kam hequr apendicitin. Kaq operacione kam bërë, pastaj gjera të tjera për mirëmbajtje, patjetër që po. Ka ndryshim një ndërhyrje kirurgjikale me mirëmbajtjen. Jo se unë jam kundër operacioneve, përsa kohë që dikush do ta kryerje një ndërhyrje të tillë që të ndihet më mirë, patjetër që le ta bëjë.

    Pyetje: Për ty lexojmë vetëm që je e bërë Bora?

    Bora Zemani: E di, ma thonë shumë. Fakti që unë nuk kam bërë operacione plastike, nuk do të thotë që jam e lumtur me veten prandaj nuk i bëj këto. Më shumë është me faktin që kam frikë ti bëj sepse kam frikë të shikoj rezultatin.

    Pyetje: Ca do kishe bërë ndërhyrje kirurgjikale, që e ka frikë po do të doje ta bëje?

    Bora Zemani: Nëse do mendojë të bëja ndonjë ndërhyrje, do ishte gjoksi.

    Pyetje: Ca do i bësh gjoksit?

    Bora Zemani: Do doja ta zvogëloja

    created by photogrid
  • Tuneli i gjendur në shtëpinë e Diddy-t lidhej me shtëpinë e Michael Jackson?

    Tuneli i gjendur në shtëpinë e Diddy-t lidhej me shtëpinë e Michael Jackson?

    Disa postime në mediat sociale pretenduan se FBI gjeti tunele nën shtëpinë e Diddy-t, të cilat lidhen me një bodrum në rezidencën e Michael Jackson.

    Një video në TikTok sugjeronte se ekipi i Diddy-t ishte nervoz dhe bllokoi hyrjen, duke kërkuar që të mos hynin në tunel, dhe përmendte gjithashtu gjetjen e rrobave fëmijësh në atë tunel.

    Megjithatë, nuk ka asnjë burim të besueshëm që të vërtetojë këto pretendime. Në mars të vitit 2024, Reuters kontrolloi faktet mbi një imazh të fabrikuar që pretendonte se CNN kishte raportuar për gjetjen e tuneleve. Përfaqësuesja e CNN, Emily Kuhn, e mohoi këtë, duke thënë se imazhi ishte i manipuluar dhe nuk përfaqësonte asnjë raport të vërtetë.

    Gjithashtu, nuk duket se Diddy dhe Michael Jackson kishin një marrëdhënie të ngushtë. Të dy u fotografuan duke festuar së bashku në një festë të VMA në vitin 2003, por Diddy tha se ishte atje pa paralajmërim për të kërkuar Beyoncé. Ai e shprehu dëshirën për të punuar me Michael, por oraret e tyre nuk u përputhën kurrë.

    Kështu, është e rëndësishme të jemi skeptikë ndaj informacionit në mediat sociale dhe të verifikojmë burimet para se të besojmë ose të shpërndajmë informacion të tillë./ TAR

  • Nuk do i flasin njëra tjetrës? Bora dhe Heidi bashkohen në një emision

    Nuk do i flasin njëra tjetrës? Bora dhe Heidi bashkohen në një emision

    Emisioni i njohur “Goca dhe Gra” rikthehet në ekranin e TCH ditën e sotme, më 5 tetor, në orën 22:00. Ky program, i cili sjell në vëmendje temat më të diskutueshme nga një këndvështrim femëror, ka premtuar një fillim të fuqishëm për sezonin e ri.

    “Goca dhe Gra” do të prezantohet nga pesë moderatore: Heidi Baci, Rudina Dembacaj, Egla Ceno, Jorida Rustemi, dhe Xhilda Luzi.E ftuara speciale për këtë episod do të jetë moderatorja e njohur Bora Zemani. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të emisionit në Instagram, duke ngjallur entuziazëm mes ndjekësve të shumtë të programit.Duket se përgjigjen përfundimtare nëse çifti Heidi Baci dhe Romeo Veshaj janë ndarë do ta zbulojmë ditën e nesërme.

  • (Foto ekskluzive) Ledri Vula dhe Rina Zaiti dalin hapur në mes të Londrës

    (Foto ekskluzive) Ledri Vula dhe Rina Zaiti dalin hapur në mes të Londrës

    Ledri Vula pak kohë më parë u fol për një lidhje me Rina Zaitin, vajzën nga Prishtina. E gjitha nga një foto teksa Ledri pushonte në Jug të Shqipërisë.Por mesa duket tani më Ledri nuk fshihet më. Kryefjala.com ka siguruar një foto të Ledrit dhe Rinës duke ecur në rrugët e Londrës,

    Rikujtojmë se Rina u fol edhe për një miqësi me ish partneren e Ledrit Sara Hoxhën, edhe pse nga asnjëra palë nuk pati reagim.

  • Babai i Dua Lipës nominohet për çmimin e rëndësishëm në Britani

    Babai i Dua Lipës nominohet për çmimin e rëndësishëm në Britani

    Babai i këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë vëmendjen e skenës muzikore ndërkombëtare. Dukagjin Lipa, i cili është edhe menaxheri i yllit të muzikës, është nominuar për Çmimin “Menaxheri i Vitit” nga “Music Business UK Awards”.

    Bëhet e ditur se nominimi vjen si konfirmim i suksesit të tij si menaxher, veçanërisht si menaxheri i vajzës së tij, këngëtares me origjinë shqitpare, Dua Lipa.

    Nën menaxhimin e Dukagjin Lipës dhe si pjesë e “Radical Management”, Dua Lipa ka arritur sukses në mbarë botën dhe ka thyer rekorde si artistja më e dëgjuar femër me shumë këngë që kanë miliarda shikime e dëgjime në platformat si YouTube e Spotify, mes tjerash.

    Çmimet nga “Music Business UK Awards” vlerësojnë menaxherët që kanë bërë një ndikim të madh në karrierat e artistëve të tyre dhe që kanë treguar aftësi të jashtëzakonshme në promovimin e suksesit të tyre global.

    Ceremonia do të zhvillohet në mbrëmjen e së martës, më 5 nëntor, në ‘Grand Connaught Rooms’ në qendër të Londrës dhe do të njohë sukseset jo vetëm në fushën e menaxhimit, por në të gjitha fushat e industrisë muzikore në Mbretërinë e Bashkuar, me një fokus të veçantë te talentët britanikë.

  • Mes thashethemeve për ndarje nga Romeo Veshaj, Heidi Baçi “kapet mat” në shoqërinë e një mashkulli në Tiranë! Kush është djali në krah të ish-banores së BBV

    Mes thashethemeve për ndarje nga Romeo Veshaj, Heidi Baçi “kapet mat” në shoqërinë e një mashkulli në Tiranë! Kush është djali në krah të ish-banores së BBV

    Heidi Baçi është padyshim duke jetuar ditë të mira, ku fama, projektet kanë qenë kryefjala e mediave të shtypit rozë. Pas përfundimit të “Big Brother”, ish-finalistja u duk sikur u distancua disi nga ekrani, për të shijuar lidhjen me Romeon.

    Por tashmë, që prej javësh po përflitet se ky raport është në krizë, biondja simpatike është fokusuar totalisht tek karriera.

    Ashtu edhe si është bërë me dije, Heidi do të provojë veten si moderatore, ku edhe do të jetë në ekran me formatin “Goca dhe Gra”, një eksperiencë kjo tërësisht e re për të. Por teksa ende nuk ka nisur ky emision, paparaci ynë ka mundur ta fotografojë në rrugët e Bllokut, në një ditë të zakonshme të sajën. Ashtu edhe si mund të shquhet nga fotot, Heidi është në shoqërinë e një mashkulli.

    Nga ato çfarë mund të mësonim, bëhet me dije se djali në fjalë është një afërm i saj dhe nuk bëhet fjalë për një flirt të ri. E veshur me një palë xhinse dhe një xhaketë të bardhë, Heidi kishte vendosur një kapele dhe një palë syze dielli, si për t’ju shmangur disi syve të kureshtarëve, por duket se nuk ia ka dalë. Me gjasa, ajo ka dalë të bëjë blerjet e fundit, para se të nisë sezonin televiziv, që do të jetë vërtet i ngarkuar për të.

    Sa i përket jetës private, ajo ka preferuar që të mbajë të ndezur thashethemet se mes saj dhe Romeos gjithçka ka marrë fund. Ishte fillimi i shtatorit, kur dhe vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donald festuan ditëlindjen e tyre, çfarë nxori në pah edhe krisjen mes dyshes. Në 29 vjetorin e lindjes së tyre të dy moderatorët morën urime të veçanta nga familjarët dhe miqtë. Por Heidi Baçi, e dashura e Romeos me të cilën u njoh brenda shtëpisë së “Big-Brother Vip”, nuk u pa ta uronte moderatorin në rrjetet sociale.

    Kjo ngriti dyshimet se çifti i njohur ndoshta po kalon një krizë në marrëdhënien e tyre. Po ashtu, prej disa kohësh ata nuk kanë postuar foto me njëritjetrin në rrjetet sociale, ndërkohë që më parë kanë qenë më aktiv dhe të pandarë në profilet e tyre. Dyshja shpesh herë ndanin në profilet e tyre çaste të bukura nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ku nuk mungonin as momentet romantike e gazmore.

    Megjithatë, ata ende vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale si dhe fotot që ata kanë bërë së bashku gjenden në profilet e tyre. Mesa duket krisja mes çiftit është reale dhe shkak ka qenë pikërisht rruga e ndryshme që kanë zgjedhur. Planet e çiftit kanë sjellë edhe përplasjet e para, ku teksa Romeo duket një hap më larg televizionit, e ndërsa Heidi ka zgjedhur që të investohet tek ekrani.

    Angazhimi i fundit televiziv për aktorin do të jetë “Tenxherja me kapakun”, një komedi me Elvana Gjatën. Më pas, Romeo ka preferuar që ta shohë veten larg ekranit të madh, duke preferuar që të angazhohet në biznes, apo edhe në produksionin e një filmi. Nga ana tjetër Heidi, duket se është më e interesuar të bëjë karrierë, këtë herë si moderatore, duke vendosur në vend të parë karrierën dhe jo lidhjen. Natyrisht që në këto muaj që kanë bashkëjetuar, dyshja ka pasur këndvështrime të ndryshme për shumë tema, duke bërë që të ketë edhe një ftohje mes tyre.

    Që në kohën e “Big Brother”, të dy kishin treguar se i mendojnë gjërat tërësisht ndryshe, duke pasur të tjera qëllime, por gjithçka u duk se u zgjidh kur dolën. Më të dashuruar se kurrë, dyshja madje bënte plane edhe për martesë. Por gjithçka tashmë ka ngrirë në këtë çift, pas disa përplasjeve që kanë pasur. Megjithatë, kjo është vetëm një periudhë ftohje dhe çifti ende nuk e ka thënë fjalën e fundit. Kujtojmë që romanca mes çiftit filloi teksa të dy ata u bënë pjesë e reality show-t të BBV, ata u përfolën mjaft nga publiku si dhe fituan dashurinë e tyre. Pas daljes nga shtëpia e famshme çifti filloi bashkëjetesën, ata u panë gjatë verës në vende të ndryshme me pushime.

    Shpesh dyshja u shfaq krahë Borës dhe Donaldit ku u duk se marrëdhënia mes tyre ishte e mirë. Këtë e ka shprehur edhe vetë Heidi në një intervistë teksa ka thënë që është e lumtur që i do shumë Romeon dhe Borën. “Jam shumë e lumtur që i dua shumë”, tha Heidi asokohe, por mungesa e një urimi për Romeon, ka bërë që shumë të mendojnë që ata nuk janë më bashkë.

    Ish-banorja e “BigBrother Vip” Heidi ka festuar ditëlindjen e saj pak ditë më parë, ku urimin më të veçantë e mori nga partneri Romeo Veshaj, i cili shkruante: “Edhe 100 vite të qeshura vajza me flokët e arta! Të dua! Mirëpo në mes postimeve të ditëlindjes Heidi u shfaq me një unazë në duar ndërsa etiketonte aktorin në InstaStory dhe shkruante: “Të dua”. Ky postim ngriti dyshimet se Romeo mund t’i ketë bërë një propozim partneres së tij ditën e ditëlindjes së saj, megjithatë deri më tani çifti nuk na ka dhënë asnjë detaj. Kujtojmë që në një intervistë, Heidi ka thënë se është duke e pritur propozimin e Veshajt. Ndoshta kjo unazë, është edhe propozimi i shumë pritur që vetë finalistja e “Big Brother” ishte duke pritur.

    Megjithatë, çifti deri më tani ka preferuar që mos të deklarojë asgjë në lidhje me planet e tyre në jetën private. Megjithatë, ka pasur nga ata që kanë thënë se në fakt dyshja nuk është ndarë, por gjithçka është duke u bërë mes çiftit që të mbajnë fansat të përqendruar tek ata. Një ndër personazhet që ka bërë këto deklarata ka qenë edhe gazetari Ronaldo Sharka. Deklarata e fundit e Ronaldo Sharkës mbi ndarjen e supozuar mes Romeo Veshajt dhe Heidi Baçit ka tërhequr vëmendjen. Ai u shpreh se ndarja mund të jetë thjesht një taktikë për të tërhequr vëmendjen.

    “Më duken skenarë të rinj. Romeo ndjek gjithë fisin e Heidit në Instagram. Kur dikush ndahet, prishet edhe me fisin. Nuk besoj që janë ndarë, thjesht i erdhi një ditë lajmi në dorë dhe po e mbajnë të karikuar”, tha Ronaldo gjatë intervistës së djeshme. E si duket deklaratat e Sharkës kanë arritur në veshin e Romeos, i cili ka reaguar duke hequr Ronaldon nga lista e ndjekësve në Instagram, ndërkohë që Sharka vazhdon ta ndjekë Romeon.