Category: Showbiz

  • Mes thashethemeve për ndarje nga Romeo Veshaj, Heidi Baçi “kapet mat” në shoqërinë e një mashkulli në Tiranë! Kush është djali në krah të ish-banores së BBV

    Mes thashethemeve për ndarje nga Romeo Veshaj, Heidi Baçi “kapet mat” në shoqërinë e një mashkulli në Tiranë! Kush është djali në krah të ish-banores së BBV

    Heidi Baçi është padyshim duke jetuar ditë të mira, ku fama, projektet kanë qenë kryefjala e mediave të shtypit rozë. Pas përfundimit të “Big Brother”, ish-finalistja u duk sikur u distancua disi nga ekrani, për të shijuar lidhjen me Romeon.

    Por tashmë, që prej javësh po përflitet se ky raport është në krizë, biondja simpatike është fokusuar totalisht tek karriera.

    Ashtu edhe si është bërë me dije, Heidi do të provojë veten si moderatore, ku edhe do të jetë në ekran me formatin “Goca dhe Gra”, një eksperiencë kjo tërësisht e re për të. Por teksa ende nuk ka nisur ky emision, paparaci ynë ka mundur ta fotografojë në rrugët e Bllokut, në një ditë të zakonshme të sajën. Ashtu edhe si mund të shquhet nga fotot, Heidi është në shoqërinë e një mashkulli.

    Nga ato çfarë mund të mësonim, bëhet me dije se djali në fjalë është një afërm i saj dhe nuk bëhet fjalë për një flirt të ri. E veshur me një palë xhinse dhe një xhaketë të bardhë, Heidi kishte vendosur një kapele dhe një palë syze dielli, si për t’ju shmangur disi syve të kureshtarëve, por duket se nuk ia ka dalë. Me gjasa, ajo ka dalë të bëjë blerjet e fundit, para se të nisë sezonin televiziv, që do të jetë vërtet i ngarkuar për të.

    Sa i përket jetës private, ajo ka preferuar që të mbajë të ndezur thashethemet se mes saj dhe Romeos gjithçka ka marrë fund. Ishte fillimi i shtatorit, kur dhe vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donald festuan ditëlindjen e tyre, çfarë nxori në pah edhe krisjen mes dyshes. Në 29 vjetorin e lindjes së tyre të dy moderatorët morën urime të veçanta nga familjarët dhe miqtë. Por Heidi Baçi, e dashura e Romeos me të cilën u njoh brenda shtëpisë së “Big-Brother Vip”, nuk u pa ta uronte moderatorin në rrjetet sociale.

    Kjo ngriti dyshimet se çifti i njohur ndoshta po kalon një krizë në marrëdhënien e tyre. Po ashtu, prej disa kohësh ata nuk kanë postuar foto me njëritjetrin në rrjetet sociale, ndërkohë që më parë kanë qenë më aktiv dhe të pandarë në profilet e tyre. Dyshja shpesh herë ndanin në profilet e tyre çaste të bukura nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ku nuk mungonin as momentet romantike e gazmore.

    Megjithatë, ata ende vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale si dhe fotot që ata kanë bërë së bashku gjenden në profilet e tyre. Mesa duket krisja mes çiftit është reale dhe shkak ka qenë pikërisht rruga e ndryshme që kanë zgjedhur. Planet e çiftit kanë sjellë edhe përplasjet e para, ku teksa Romeo duket një hap më larg televizionit, e ndërsa Heidi ka zgjedhur që të investohet tek ekrani.

    Angazhimi i fundit televiziv për aktorin do të jetë “Tenxherja me kapakun”, një komedi me Elvana Gjatën. Më pas, Romeo ka preferuar që ta shohë veten larg ekranit të madh, duke preferuar që të angazhohet në biznes, apo edhe në produksionin e një filmi. Nga ana tjetër Heidi, duket se është më e interesuar të bëjë karrierë, këtë herë si moderatore, duke vendosur në vend të parë karrierën dhe jo lidhjen. Natyrisht që në këto muaj që kanë bashkëjetuar, dyshja ka pasur këndvështrime të ndryshme për shumë tema, duke bërë që të ketë edhe një ftohje mes tyre.

    Që në kohën e “Big Brother”, të dy kishin treguar se i mendojnë gjërat tërësisht ndryshe, duke pasur të tjera qëllime, por gjithçka u duk se u zgjidh kur dolën. Më të dashuruar se kurrë, dyshja madje bënte plane edhe për martesë. Por gjithçka tashmë ka ngrirë në këtë çift, pas disa përplasjeve që kanë pasur. Megjithatë, kjo është vetëm një periudhë ftohje dhe çifti ende nuk e ka thënë fjalën e fundit. Kujtojmë që romanca mes çiftit filloi teksa të dy ata u bënë pjesë e reality show-t të BBV, ata u përfolën mjaft nga publiku si dhe fituan dashurinë e tyre. Pas daljes nga shtëpia e famshme çifti filloi bashkëjetesën, ata u panë gjatë verës në vende të ndryshme me pushime.

    Shpesh dyshja u shfaq krahë Borës dhe Donaldit ku u duk se marrëdhënia mes tyre ishte e mirë. Këtë e ka shprehur edhe vetë Heidi në një intervistë teksa ka thënë që është e lumtur që i do shumë Romeon dhe Borën. “Jam shumë e lumtur që i dua shumë”, tha Heidi asokohe, por mungesa e një urimi për Romeon, ka bërë që shumë të mendojnë që ata nuk janë më bashkë.

    Ish-banorja e “BigBrother Vip” Heidi ka festuar ditëlindjen e saj pak ditë më parë, ku urimin më të veçantë e mori nga partneri Romeo Veshaj, i cili shkruante: “Edhe 100 vite të qeshura vajza me flokët e arta! Të dua! Mirëpo në mes postimeve të ditëlindjes Heidi u shfaq me një unazë në duar ndërsa etiketonte aktorin në InstaStory dhe shkruante: “Të dua”. Ky postim ngriti dyshimet se Romeo mund t’i ketë bërë një propozim partneres së tij ditën e ditëlindjes së saj, megjithatë deri më tani çifti nuk na ka dhënë asnjë detaj. Kujtojmë që në një intervistë, Heidi ka thënë se është duke e pritur propozimin e Veshajt. Ndoshta kjo unazë, është edhe propozimi i shumë pritur që vetë finalistja e “Big Brother” ishte duke pritur.

    Megjithatë, çifti deri më tani ka preferuar që mos të deklarojë asgjë në lidhje me planet e tyre në jetën private. Megjithatë, ka pasur nga ata që kanë thënë se në fakt dyshja nuk është ndarë, por gjithçka është duke u bërë mes çiftit që të mbajnë fansat të përqendruar tek ata. Një ndër personazhet që ka bërë këto deklarata ka qenë edhe gazetari Ronaldo Sharka. Deklarata e fundit e Ronaldo Sharkës mbi ndarjen e supozuar mes Romeo Veshajt dhe Heidi Baçit ka tërhequr vëmendjen. Ai u shpreh se ndarja mund të jetë thjesht një taktikë për të tërhequr vëmendjen.

    “Më duken skenarë të rinj. Romeo ndjek gjithë fisin e Heidit në Instagram. Kur dikush ndahet, prishet edhe me fisin. Nuk besoj që janë ndarë, thjesht i erdhi një ditë lajmi në dorë dhe po e mbajnë të karikuar”, tha Ronaldo gjatë intervistës së djeshme. E si duket deklaratat e Sharkës kanë arritur në veshin e Romeos, i cili ka reaguar duke hequr Ronaldon nga lista e ndjekësve në Instagram, ndërkohë që Sharka vazhdon ta ndjekë Romeon.

  • Nis përzgjedhja e banorëve të ‘BBVA4’? Ja lista me emrat që përfliten të bëhen pjesë, mes tyre dhe dyshja e Fiks Fare

    Nis përzgjedhja e banorëve të ‘BBVA4’? Ja lista me emrat që përfliten të bëhen pjesë, mes tyre dhe dyshja e Fiks Fare

    Kur kanë mbetur dhe më pak se dy muaj nga startimi i “Big Brother”, kanë nisur të dalin edhe emrat e parë të konkurrentëve që pritet të bëhen pjesë e lojës. Në rrjet një interes të madh ka pasur në lidhje me emrat që do të futen në shtëpinë e famshme për të garuar për çmimin e madh.

    Një emër surprizë që duket se këtë vit do të bëhet pjesë e lojës është Lei Kraja. Moderatorja simpatike, është ndër emrat e parë që përflitet si pjesë e garës.

    Një tjetër emër është edhe ai i Drilon Hoxhës. Aktori dhe regjisori, vitet e fundit ka qenë shumë i angazhuar me projektet e tij filmike që ka sjellë për publikun. Por tashmë, është momenti që publiku ta njoh edhe atë si personazh, krahas filmave që ai prodhon dhe luan. Bëhet me dije se aktori do ti bashkohet kastit në lojë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

    Tiri Gjoci është një artist i ri në tregun muzikor, por që shumë shpejt ai ka bërë fansa, duke vlerësuar muzikën e mirë, por edhe natyrën e tij prej playboy. Një ftesë për këtë spektakël ka edhe për Tirin, që me gjasa do të jetë një ndër artistët që bëhet pjesë e këtij formati. Për Tirin, kjo do të jetë një mundësi e mirë, që të njihet nga publiku edhe si karakter dhe jo vetëm nëpërmjet muzikës së tij.

    Një tjetër emër i lakuar është edhe ai i Visjan Ukcenajt. Aktori, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e “Portokalli” është një ndër emrat e lakuar për të qenë pjesë e spektaklit. Si një personazh me shumë humor, por edhe ironi, jemi të sigurt që Visjani do ta gjente shpejt rrugën e suksesit në këtë reality.

    Nga ana tjetër, Cubi Metkaj ishte aktorja që vitin e shkuar u përfol gjatë si një konkurrente e mundshme. Madje në ato muaj, vetë aktorja në deklaratat e saj linte të kuptohej se do të bëhej pjesë e lojës. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Natyrisht që edhe për Cubin ka pasur një ftesë, ndaj tashmë është në dorën e saj për të parë nëse do ta pranojë këtë herë ftesën për t’u bërë pjesë e reality për më shumë se 100 ditë.

    Dori dhe Devi, ishprezantuesit e “Fiks Fare”, mund të jenë dy nga konkurrentët e fshehtë të këtij sezoni. Dyshja është zëvendësuar papritur nga Jul Deda dhe Xhemi Shehu, duke ngritur spekulime të mëdha.
    Thashetheme lart e poshtë ka se Dori dhe Devi do jenë pjesë e shtëpisë së famshme, por ende asgjë nuk është zyrtarizuar.
    Një tjetër emër i përfolur është edhe ai i Sara Hoxhës. Ish-partnerja e Ledrit, tashmë është e angazhuar me biznesin e saj, duke mos pas më angazhime televizive. Dhe ndoshta tashmë, si single dhe me një dëshirë të madhe për të vijuar të qëndrojë një figurë e dashur për publikun, Sara do të tentojë edhe famën që ky reality ka. Megjithatë, blogerja ende nuk ka dhënë një përgjigje në lidhje me ftesën e mbërritur nga produksioni.

    Dy emra të tjerë që deri ditët e fundit ishin komplet të fshehtë janë edhe Eugent Bushpepa dhe Kastro Zizo. Dy djemtë, pritet që këtë vit t’i thonë po garës për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

    Kastro Zizo është i njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh herë edhe ironike. Ndaj edhe prania e tij në këtë format po pritet me interes. Nga ana tjetër Eugenti është një artist shumë i dashur për publikun, por që rrallë e kemi parë të dalë nga arti i tij për të folur për jetën private. Ndaj edhe kjo mundësi për të do të ishte një pikë e rëndësishme takimi mes tij dhe ndjekësve të tij.

    Një tjetër emër është edhe ai i Rinian Lekës. Ish-pjesëmarrës në Përputhen, djaloshi bëri për vete publikun. Me pamjen e tij prej modeli dhe me natyrën e djalit xhentil, ai mesa duket është gati që të provojë edhe këtë eksperiencë. Teksa organizatorët janë ende duke punuar për detaje të tjera, duket se kasti i emrave po plotësohet, duke lënë edhe disa emra surprizë, që me gjasa do të zbulohen në javët e fundit para fillimit të spektaklit./

  • Kush janë VIP-at që do te jene banorët e ‘BBVA4’?

    Kush janë VIP-at që do te jene banorët e ‘BBVA4’?

    Kur kanë mbetur dhe më pak se dy muaj nga startimi i “Big Brother”, kanë nisur të dalin edhe emrat e parë të konkurrentëve që pritet të bëhen pjesë e lojës. Në rrjet një interes të madh ka pasur në lidhje me emrat që do të futen në shtëpinë e famshme për të garuar për çmimin e madh.

    Një emër surprizë që duket se këtë vit do të bëhet pjesë e lojës është Lei Kraja. Moderatorja simpatike, është ndër emrat e parë që përflitet si pjesë e garës.

    Një tjetër emër është edhe ai i Drilon Hoxhës. Aktori dhe regjisori, vitet e fundit ka qenë shumë i angazhuar me projektet e tij filmike që ka sjellë për publikun. Por tashmë, është momenti që publiku ta njoh edhe atë si personazh, krahas filmave që ai prodhon dhe luan. Bëhet me dije se aktori do ti bashkohet kastit në lojë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

    Tiri Gjoci është një artist i ri në tregun muzikor, por që shumë shpejt ai ka bërë fansa, duke vlerësuar muzikën e mirë, por edhe natyrën e tij prej playboy. Një ftesë për këtë spektakël ka edhe për Tirin, që me gjasa do të jetë një ndër artistët që bëhet pjesë e këtij formati. Për Tirin, kjo do të jetë një mundësi e mirë, që të njihet nga publiku edhe si karakter dhe jo vetëm nëpërmjet muzikës së tij.

    Një tjetër emër i lakuar është edhe ai i Visjan Ukcenajt. Aktori, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e “Portokalli” është një ndër emrat e lakuar për të qenë pjesë e spektaklit. Si një personazh me shumë humor, por edhe ironi, jemi të sigurt që Visjani do ta gjente shpejt rrugën e suksesit në këtë reality.

    Nga ana tjetër, Cubi Metkaj ishte aktorja që vitin e shkuar u përfol gjatë si një konkurrente e mundshme. Madje në ato muaj, vetë aktorja në deklaratat e saj linte të kuptohej se do të bëhej pjesë e lojës. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Natyrisht që edhe për Cubin ka pasur një ftesë, ndaj tashmë është në dorën e saj për të parë nëse do ta pranojë këtë herë ftesën për t’u bërë pjesë e reality për më shumë se 100 ditë.

    Dori dhe Devi, ishprezantuesit e “Fiks Fare”, mund të jenë dy nga konkurrentët e fshehtë të këtij sezoni. Dyshja është zëvendësuar papritur nga Jul Deda dhe Xhemi Shehu, duke ngritur spekulime të mëdha.

    Thashetheme lart e poshtë ka se Dori dhe Devi do jenë pjesë e shtëpisë së famshme, por ende asgjë nuk është zyrtarizuar.

    Një tjetër emër i përfolur është edhe ai i Sara Hoxhës. Ish-partnerja e Ledrit, tashmë është e angazhuar me biznesin e saj, duke mos pas më angazhime televizive. Dhe ndoshta tashmë, si single dhe me një dëshirë të madhe për të vijuar të qëndrojë një figurë e dashur për publikun, Sara do të tentojë edhe famën që ky reality ka. Megjithatë, blogerja ende nuk ka dhënë një përgjigje në lidhje me ftesën e mbërritur nga produksioni.

    Dy emra të tjerë që deri ditët e fundit ishin komplet të fshehtë janë edhe Eugent Bushpepa dhe Kastro Zizo. Dy djemtë, pritet që këtë vit t’i thonë po garës për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

    Kastro Zizo është i njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh herë edhe ironike. Ndaj edhe prania e tij në këtë format po pritet me interes. Nga ana tjetër Eugenti është një artist shumë i dashur për publikun, por që rrallë e kemi parë të dalë nga arti i tij për të folur për jetën private. Ndaj edhe kjo mundësi për të do të ishte një pikë e rëndësishme takimi mes tij dhe ndjekësve të tij.

    jë tjetër emër është edhe ai i Rinian Lekës. Ish-pjesëmarrës në Përputhen, djaloshi bëri për vete publikun. Me pamjen e tij prej modeli dhe me natyrën e djalit xhentil, ai mesa duket është gati që të provojë edhe këtë eksperiencë. Teksa organizatorët janë ende duke punuar për detaje të tjera, duket se kasti i emrave po plotësohet, duke lënë edhe disa emra surprizë, që me gjasa do të zbulohen në javët e fundit para fillimit të spektaklit.

    Burimi:Panorama.Plus

  • A ka marrë pjesë në ndonjë nga festat e P. Diddy? Rihanna thyen heshtjen: Kjo është çmenduri

    A ka marrë pjesë në ndonjë nga festat e P. Diddy? Rihanna thyen heshtjen: Kjo është çmenduri

    Emri i saj është lakuar nëpër media ndërkombëtare, si pjesë e listës së yjeve botërore që kanë marrë pjesë në festat famëkeqe të reperit Sean “Diddy” Combs. Së fundmi, Rihanna është pyetur drejtpërdrejt nga një gazetar, teksa këngëtarja po dilte nga një festë.

    “A keni marrë pjesë në ndonjë nga festat e P. Diddy ?” Teksa këngëtarja e ka injoruar pyetjen e parë, gazetari ka këmbëngulur sërish në marrjen e një përgjigje duke e pyetur sërish: “A keni qenë e përfshirë në ndonjë nga ‘freak off-et’? “Rihanna nuk e ndaloi ecjen e saj drejt makinës, ndërsa përgjigja e saj e vetme ishte duke buzëqeshur, teksa tha: “Kjo është çmenduri”.

    Diddy u arrestua më 16 shtator 2024, në një hotel në New York disa javë më parë. Ai u ndalua në Park Hayatt, pas një hetimi federal, i cili çoi edhe në bastisjen e shtëpive të tij në Miami dhe Los Angeles, ku u zbuluan mbi 1,000 shishe lubrifikantë dhe lëndë të ndryshme narkotike.

  • “Gjithmonë duke të kapur dorën”/ Ish-banorja e “BBV” na prezanton me të dashurin e saj

    “Gjithmonë duke të kapur dorën”/ Ish-banorja e “BBV” na prezanton me të dashurin e saj

    Ish finalistja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, e njohur si Xhuli, përmes një postimi të fundit, ka zbuluar se po shijon një romancë të re dashurie. Juliana postoi një fotografi e ulur në natyrë, teksa shihet me duar të shtrënguara me një burrë me tatuazhe.

    “Gjithmonë duke të ta kapur dorën”, shkroi ajo, krahas postimit, teksa shihet e buzëqeshur dhe e lumtur.

  • U largua nga ekrani pas Big Brother Vip, Einxhel Shkira rikthehet në ekran! Ja ku do ta shohim moderatoren

    U largua nga ekrani pas Big Brother Vip, Einxhel Shkira rikthehet në ekran! Ja ku do ta shohim moderatoren

    Milaim Zeka do të zërë sivjet karrigen e opinionistit në “Big Brother VIP Kosova”. Megjithatë, kjo nuk u konfirmua asnjëherë nga ana e tij, pavarësisht se pati edhe disa emra të tjerë.

    E së fundmi doli që Einxhel Shkira është një tjetër personazh që po përflitet se do të marrë rolin e opinionistes në këtë format. Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës duket se ka konfirmuar këto thashetheme me anë të një postimi të fundit të ndarë në Facebook. Ai ka publikuar një postim, ku thotë se Einxhel do të jetë një nga opinionistët, kurse në tjetrin një verë.

    E më këtë ka lënë të kuptohet se do të jenë së bashkë në këtë reality shou. Moderatorë edhe këtë vit do të jenë Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, gjersa në rolin e producentes është Olsa Muhameti. Kujtojmë se edhe Einxhel Shkira ka dalë nga një program si “Big Brother Vip 1”, ku në fund fitoi dashurinë e DJ Dagz, me të cilin ka një djalë. Ky format pritet të startojë këtë javë, ndaj ka mbetur edhe shumë pak ditë deri kur të zbulojmë se kush do jenë banorët.

    Moderatorja Einxhel Shkira është larguar nga ekrani që pas pjesëmarrjes së saj në shtëpinë e “Big Brother Vip 1”. Pas përfundimit të spektalit, ajo u zhvendos në Prishtinë dhe mirëpriti në jetën djalin e saj, Trevi, me partnerin Dj Dagz, me të cilin u njoh në BBV.Prej asaj kohe Einxhel Shkira është distancuar nga ekrani dhe iu është përkushtuar djalit të saj.

    Ndërkohë një ndjekës i ka dërguar mesazh moderatores ku i kërkon të prezantojë festivalin e RTSH-së këtë vit. Por, Einxhel Shkira ka ironizuar koleget e saj teksa shprehet se “s’të lë radhë njeri, jemi bërë 5 moderator për metër katror”.

    “Të lutem prezanto këtë vit Festivalin e RTSH”, i shkroi ndjekësi në Instagram. Ndërsa Einxhel ka publikuar mesazhin në InstaStory dhe shkruan: “Kërkesa që s’më kishte ardhur ndonjëherë. Mirë e ke ti, bukur do të ishte, por s’të lë radhë njeri. Se ne jemi bërë pesë moderatorë për metër katror”.

  • Në arrati prej 2 muajsh, Antonela Berisha dhe e motra strehohen në Dubai! Si u larguan nga vendi bashkë me djalin e mitur

    Në arrati prej 2 muajsh, Antonela Berisha dhe e motra strehohen në Dubai! Si u larguan nga vendi bashkë me djalin e mitur

    Antonela dhe Mariela Berisha, vijojnë të mbeten në arrati këtu e 2 muaj që nga sulmi brutal që i bënë influenceres Klea Prenga në një lokal të kryeqytetit, të cilën e goditën me shishe qelqi në fytyrë. Që prej fillimit të gushtit, nuk dihet asgjë për fatin e dy motrave, duke u bërë dy nga emrat më të kërkuar nga policia.

    Teksa konflikti, këtë herë virtual, vijon mes palëve, duket se dy motrat janë arratisur në drejtim të Dubait. Në TikTok, persona të afërt me Antonelën dhe Marielën kanë bërë me dije, se pas ngjarjes në një nga lokalet e Tiranës, motrat janë larguar menjëherë, duke marrë me vete edhe djalin e vogël të Marielës. Në fakt, të shpeshta kanë qenë rastet kur në rrjet është përfolur se të dyja motrat janë larguar menjëherë nga vendi dhe tashmë janë strehuar në Dubai.

    Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe miqtë e afërt të dy motrave, duke bërë me dije se ndonëse në arrati, të dyja vazhdojnë të mbajnë kontakt me miqtë dhe bashkëpunëtorët në Shqipëri. Që nga fillimi i gushtit, ku Antonela dhe e motra u shpallën në kërkim, policia nuk ka reaguar në lidhje me ecurinë e hetimeve apo rreth vendndodhjes së tyre.

    Por përtej kësaj, një përplasje në rrjete sociale ka nisur midis 24-vjeçares dhe nënës së motrave Berisha, ditët e fundit. Klea Prenga, ka publikuar një koment të Donika Marashit, i bërë më 8 gusht, kur dhe ka denoncuar publikisht sulmin brutal të ish-konkurrentes së “Përputhen” dhe motrës së saj ndaj 24- vjeçares.

    Klea Prega në atë postim pretendoi se nuk i njihte motrat Berisha, ndërsa nëna e tyre i komentoi: “Sa mirë po e njihke moj zogu, i njeh mirë se ke qenë edhe ti me motrën tënde në Dubai… po t’u them ju unë, jeni … të shtrenjta 500 euro nata”, por ky koment sipas 24-vjeçares është fshirë pas pak minutash.

    Reagimi i Klea Prengës vjen pas një postimi në InstaStory të nënës së ish-banores së “Big Brother Vip” dhe ish-konkurrentes së Për’Puthen, e cila shkroi: “Distancohemi publikisht nga çdo adresë që është hapur për të denigruar, gjithashtu, dhe palën tjetër: Personi që po mundohet të përfitojë nga situata do ndiqet penalisht nga shteti italian. Faleminderit”.

    Por, Klea Prenga e akuzon se ka hapur dhjetëra profile të rreme në TikTok duke postuar komente fyese dhe denigruese ndaj saj. Ajo shton se nga këto profile të rreme janë postuar edhe imazheve të familjarve të saj.

    “Marr shkak të bëj këtë postim pasi mamaja e dy personave që kryen sulmin brutal ndaj meje ka vendosur të postojë në Instagram story një deklaratë ku përmend faktin që distancohet publikisht nga çdo adresë që është hapur për të denigruat palën tjetër që jam unë. Kjo e njëjta person, në momentin kur unë publikova fotot e plagëve pas sulmit, ishte një ndër komentueset e para, koment të cilin e fshiu brenda 5 minutash. Ajo përdori një gjuhë të degjeneruar dhe të pahijshme kundër meje dhe motrës time, duke vërtetuar se fjalët dhe veprimet e saj janë krejt të ndryshme nga ajo që pretendon publikisht. Po i rikujtoj zonjës komentin e saj dhe fjalorin e përdorur me foton më poshtë. Prej disa javësh, jam përballur me dhjetëra profile të rreme në Tik Tok të hapura nga i njëjti person, të cilat postojnë komente fyese dhe denigruese ndaj meje në mënyrën më të ulët të mundshme.

    Për më tepër, janë postuar edhe foto të familjarëve të mi. Unë qëndroj gjithmonë e hapur dhe e sinqertë përballë publikut, pa u fshehur pas identiteteve të rreme. Ndryshe nga disa njerëz, unë nuk përdor fjalë të ulëta apo komente fyese për t’u mbrojtur apo për të sulmuar dikë tjetër. E vërteta ime është publike dhe e qartë për këdo që ka parë dhe do të shohë faktet. Drejtësia dhe e vërteta gjithmonë dalin në dritë, pavarësisht se sa kohë mund të marrë”, shkruan 24-vjeçarja.

    Pas ngjarjes, Panorama raportoi se para disa muajsh motra e Antonelës është ndarë nga partneri me të cilin ka edhe një djalë. Mariela duket se nuk e ka pranuar këtë ndarje dhe prej disa kohësh vijon të kontaktojë me vajza, për të cilat dyshon se partneri e ka tradhtuar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Klean, e cila është dhunuar pikërisht se dy motrat dyshonin se ishte shkaku i ndarjes së Marielës nga partneri i saj.

    Djali në fjalë është një emër i njohur në qarqet e biznesit në Tiranës, si dhe të shumta i ka pasur historitë e dashurisë edhe me vajzat e famshme. Por prej më shumë sesa një viti dukej sikur kishte krijuar familje dhe ishte larguar nga fama e djaloshit që merrej me vajza të njohura. Të paktën deri para pak muajsh, ku dhe raporti i tij me motrën e ish-banores së “Big Brother” ka përfunduar. Kjo e fundit, të shumta i ka pasur skenat edhe në ambiente të tjera, duke mos pranuar kështu ndarjen nga partneri.

  • Reagon sërish Ronela pas postimit për persona shqiptar si Diddy:”Mjaft targetuat njerëz!”

    Reagon sërish Ronela pas postimit për persona shqiptar si Diddy:”Mjaft targetuat njerëz!”

    Ronela Hajati ka folur sërish pas reagimeve të shumta që mori pas Story-t të saj ku shkruante se njeh disa emra shqiptarësh, sinonim të atyre të Diddy-t.
    “I kam ca emra shqiposh, sinonim të atyre të P. Diddy!” -shkroi këngëtarja disa ditë më parë.

    Kaq u desh që të nisnin spekulimet dhe të supozoheshin emra të showbizit shqiptar. Kjo ka bërë që Ronela të bëjë një reagim tjetër në rrjetet sociale, ku kërkon që të ndalojë targetimi i njerëzve dhe thashethemet.
    Diddy është një manjak me miliarda. Te ne i gjen që nëpër autobusa. Në showbizin tonë artistët dhe eventin më bazik ku shkojnë e nxjerrin nëpër dyqind story se paguhen. Stop targeting people kot dhe stop të vënit në gojët e të tjerëve, thashetheme të ndyra që i fryni vetë. Dhe po, ka emra sa të duash sinonim e mbase më keq se ai. I gjeni nëpër gazeta përditë!”

  • Me ndihmën e Kim Kardashian,vëllezërit Menendez kanë një tjetër mundësi pas 34 vitesh burg për vrasjen e prindërve

    Me ndihmën e Kim Kardashian,vëllezërit Menendez kanë një tjetër mundësi pas 34 vitesh burg për vrasjen e prindërve

    Dënimet e Erik dhe Lyle Menendez, të cilët u burgosën më shumë se tre dekada më parë për vrasjen e prindërve të tyre në SHBA, do të rishikohen.Vëllezërit qëlluan Jose dhe Kitty Menendez në rezidencën e tyre në Beverly Hills në vitin 1989, vrasje që prokurorët thanë se ishte një komplot për të trashëguar pasurinë e babait të tyre.
    Të enjten, avokati i qarkut LA, George Gascon tha se kishte “një detyrim moral dhe etik” për të shqyrtuar provat e paraqitura nga vëllezërit vitin e kaluar, të cilat pretendonin se ata ishin abuzuar seksualisht nga babai i tyre dhe vepruan në vetëmbrojtje.Ka pasur një interes të madh publik për vrasjet që kur një serial i Netflix që përshkruan ngjarjet u publikua në shtator.Gjatë gjyqit fillestar, prokurorët thanë se vrasjet ishin të motivuara nga lakmia. Ata thanë se vëllezërit shpenzuan pjesën më të madhe të trashëgimisë së tyre në ora Rolex, makina dhe prona luksoze përpara se të bëheshin të dyshuar. Këto akuza për shpenzime të mëdha, të transmetuara në një gjyq të ndjekur gjerësisht në televizion, e bënë çështjen famëkeqe në SHBA.Në një gjyq të dytë, pretendimet e abuzimit u mbajtën dhe vëllezërit u shpallën fajtorë dhe u dënuan me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht në vitin 1996.Lyle Menendez ishte 21 vjeç dhe Erik Menendez ishte 18 vjeç në kohën e vrasjeve.Provat e reja që po shqyrtohen tani përfshijnë një letër të vitit 1988 nga Erik Menendez drejtuar kushëririt të tij, e cila thuhet se i referohet abuzimit të babait të tij.“Asnjë nga këto informacione nuk është konfirmuar,” tha Gascon – prokurori më i lartë në LA Country – në një konferencë shtypi. “Ne nuk jemi, në këtë pikë, të gatshëm të themi se ne ose e besojmë ose nuk e besojmë atë informacion. Por ne jemi këtu për t’ju thënë se ne kemi një detyrim moral dhe etik për të rishikuar atë që na paraqitet.”
    Ai shtoi se ekipi i tij nuk po thoshte se kishte ndonjë gjë të gabuar me gjykimin origjinal. Gascon tha se një rishikim mund të çojë në rigjykim ose një gjykim të ri. Një seancë dëgjimore është caktuar për më 26 nëntor, raporton CBS News.Drama kontroverse e Netflix, “Monsters”, e bazuar në krimet vjen me yjet kryesorë Nicholas Chavez si Lyle Menendez, Cooper Koch si Erik Menendez dhe Javier Bardem si babai i tyre Jose Menendez. Drama ka shkaktuar polemika, me të afërmit që thonë se vëllezërit ishin “viktimizuar nga kjo dramë groteske shokuese”.Krijuesi i serialit Ryan Murphy e ka mbrojtur serialin dhe e ka përshkruar reagimin negativ të familjes si “të parashikueshëm në rastin më të mirë”.Të enjten, ylli i realitetit televiziv, Kim Kardashian, shprehu mbështetjen e saj për vëllezërit, duke nxitur më tej interesin e ripërtërirë popullor për këtë rast.
    “Ata nuk janë monstra. Ata janë njerëz të sjellshëm, inteligjentë dhe të ndershëm”, tha ajo në një artikull për NBC News.

  • Nuk do i flasin njëra tjetrës? Bora dhe Heidi bashkohen në një emision, ja cfarë pritet të ndodh në spektakël

    Nuk do i flasin njëra tjetrës? Bora dhe Heidi bashkohen në një emision, ja cfarë pritet të ndodh në spektakël

    Emisioni i njohur “Goca dhe Gra” rikthehet në ekranin e TCH ditën e sotme, më 5 tetor, në orën 22:00. Ky program, i cili sjell në vëmendje temat më të diskutueshme nga një këndvështrim femëror, ka premtuar një fillim të fuqishëm për sezonin e ri.3

    “Goca dhe Gra” do të prezantohet nga pesë moderatore: Heidi Baci, Rudina Dembacaj, Egla Ceno, Jorida Rustemi, dhe Xhilda Luzi.

    E ftuara speciale për këtë episod do të jetë moderatorja e njohur Bora Zemani. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të emisionit në Instagram, duke ngjallur entuziazëm mes ndjekësve të shumtë të programit. Duket se përgjigjen përfundimtare nëse çifti Heidi Baci dhe Romeo Veshaj janë ndarë do ta zbulojmë ditën e nesërme.