Dënimet e Erik dhe Lyle Menendez, të cilët u burgosën më shumë se tre dekada më parë për vrasjen e prindërve të tyre në SHBA, do të rishikohen.Vëllezërit qëlluan Jose dhe Kitty Menendez në rezidencën e tyre në Beverly Hills në vitin 1989, vrasje që prokurorët thanë se ishte një komplot për të trashëguar pasurinë e babait të tyre.
Të enjten, avokati i qarkut LA, George Gascon tha se kishte “një detyrim moral dhe etik” për të shqyrtuar provat e paraqitura nga vëllezërit vitin e kaluar, të cilat pretendonin se ata ishin abuzuar seksualisht nga babai i tyre dhe vepruan në vetëmbrojtje.Ka pasur një interes të madh publik për vrasjet që kur një serial i Netflix që përshkruan ngjarjet u publikua në shtator.Gjatë gjyqit fillestar, prokurorët thanë se vrasjet ishin të motivuara nga lakmia. Ata thanë se vëllezërit shpenzuan pjesën më të madhe të trashëgimisë së tyre në ora Rolex, makina dhe prona luksoze përpara se të bëheshin të dyshuar. Këto akuza për shpenzime të mëdha, të transmetuara në një gjyq të ndjekur gjerësisht në televizion, e bënë çështjen famëkeqe në SHBA.Në një gjyq të dytë, pretendimet e abuzimit u mbajtën dhe vëllezërit u shpallën fajtorë dhe u dënuan me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht në vitin 1996.Lyle Menendez ishte 21 vjeç dhe Erik Menendez ishte 18 vjeç në kohën e vrasjeve.Provat e reja që po shqyrtohen tani përfshijnë një letër të vitit 1988 nga Erik Menendez drejtuar kushëririt të tij, e cila thuhet se i referohet abuzimit të babait të tij.“Asnjë nga këto informacione nuk është konfirmuar,” tha Gascon – prokurori më i lartë në LA Country – në një konferencë shtypi. “Ne nuk jemi, në këtë pikë, të gatshëm të themi se ne ose e besojmë ose nuk e besojmë atë informacion. Por ne jemi këtu për t’ju thënë se ne kemi një detyrim moral dhe etik për të rishikuar atë që na paraqitet.”
Ai shtoi se ekipi i tij nuk po thoshte se kishte ndonjë gjë të gabuar me gjykimin origjinal. Gascon tha se një rishikim mund të çojë në rigjykim ose një gjykim të ri. Një seancë dëgjimore është caktuar për më 26 nëntor, raporton CBS News.Drama kontroverse e Netflix, “Monsters”, e bazuar në krimet vjen me yjet kryesorë Nicholas Chavez si Lyle Menendez, Cooper Koch si Erik Menendez dhe Javier Bardem si babai i tyre Jose Menendez. Drama ka shkaktuar polemika, me të afërmit që thonë se vëllezërit ishin “viktimizuar nga kjo dramë groteske shokuese”.Krijuesi i serialit Ryan Murphy e ka mbrojtur serialin dhe e ka përshkruar reagimin negativ të familjes si “të parashikueshëm në rastin më të mirë”.Të enjten, ylli i realitetit televiziv, Kim Kardashian, shprehu mbështetjen e saj për vëllezërit, duke nxitur më tej interesin e ripërtërirë popullor për këtë rast.
“Ata nuk janë monstra. Ata janë njerëz të sjellshëm, inteligjentë dhe të ndershëm”, tha ajo në një artikull për NBC News.
Category: Showbiz
-
Me ndihmën e Kim Kardashian,vëllezërit Menendez kanë një tjetër mundësi pas 34 vitesh burg për vrasjen e prindërve
-
Nuk do i flasin njëra tjetrës? Bora dhe Heidi bashkohen në një emision, ja cfarë pritet të ndodh në spektakël
Emisioni i njohur “Goca dhe Gra” rikthehet në ekranin e TCH ditën e sotme, më 5 tetor, në orën 22:00. Ky program, i cili sjell në vëmendje temat më të diskutueshme nga një këndvështrim femëror, ka premtuar një fillim të fuqishëm për sezonin e ri.3
“Goca dhe Gra” do të prezantohet nga pesë moderatore: Heidi Baci, Rudina Dembacaj, Egla Ceno, Jorida Rustemi, dhe Xhilda Luzi.
E ftuara speciale për këtë episod do të jetë moderatorja e njohur Bora Zemani. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të emisionit në Instagram, duke ngjallur entuziazëm mes ndjekësve të shumtë të programit. Duket se përgjigjen përfundimtare nëse çifti Heidi Baci dhe Romeo Veshaj janë ndarë do ta zbulojmë ditën e nesërme.
-
Do të bëhen prindër për herë të parë, Sara Gjordeni dhe Bardhi zbulojnë se si do të quajnë vogëlushen e tyre!
Çifti i njohur Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi, së fundmi kanë zbuluar emrin e vogëlushes së tyre e cila pritet të vi në jetë së shpejti.
Ishte Bardhi ai që në këngën e tij të re ka përmendur emrin e vajzës “Noa”. Pas publikimit të këngës menjëherë ish-banorja e Big Brother Vip, shpjegoi kuptimin e këtij emri në llogarinë e saj personale “Instagram”.
“Dikush që do të ringrihet gjithë jetën si versoni më i fortë i vetes nga fatkeqësitë. Nea, e re në greqishten e lashtë, nënkupton një individ i cili qëndron gjithmonë i ri, në shpirt, në pamje dhe që nuk rresht së përmirësuari veten.
Në islam: Dhuratë e frutshme, një person i cili sjell dritë e që jeton një jetë të gjatë dhe të gëzueshme,” shpjegoi Sara.
Dy ditë më parë teksa Sara po promovonte projektin e ri të partnerit tek ndjekësit, ai i kërkoi falje publike që kishte zbuluar emrin e foshnjës në këngën e tij.
“Ja kam përmend emrin vajzës tek kënga, më fal,” komentoi Bardhi. “Gabimi yt më i bukur,” u përgjigj Sara.
-
Kush janë personazhet VIP që do të hyjnë në “Big Brother Vip Albania” (Emrat)
Kur kanë mbetur dhe më pak se dy muaj nga startimi i “Big Brother”, kanë nisur të dalin edhe emrat e parë të konkurrentëve që pritet të bëhen pjesë e lojës. Në rrjet një interes të madh ka pasur në lidhje me emrat që do të futen në shtëpinë e famshme për të garuar për çmimin e madh.
Një emër surprizë që duket se këtë vit do të bëhet pjesë e lojës është Lei Kraja. Moderatorja simpatike, është ndër emrat e parë që përflitet si pjesë e garës. Kujtojmë që edhe vitet e shkuara, ajo është përfolur për t’u bërë pjesë e formatit, por vetë Lei ka bërë me dije se nuk e ka pranuar ftesën. Vitin e shkuar, Lei u shpreh se është tip shumë emotive dhe nuk do të mund ta duronte mbylljen në shtëpi.
“Jo, në fakt, nuk do të jem. Që në fillim kur ma kanë bërë kërkesën vitin e kaluar vendosa që nuk do të jem. Ju më njihni shumë mirë që unë jam natyrë shumë e brishtë, emocionale dhe do qaja. Unë do ta bëja atë shtëpi si lumi i Shkodrës. Nuk e përballoj dot të jem e mbyllur. Kur e pashë atë kamper jashtë ditën e djeshme nuk e imagjinoja dot si Zhaklina dhe Ronaldo kanë kaluar aty. Nuk e di, unë nuk e përballoj dot. 2022 nuk ka qenë viti im në shumë drejtime. Nga ana emocionale, shumë s bujë kam pasur këtë vit prandaj nuk besoj që do të ishte viti im dhe të futesha në “Big Brother”. Megjithatë do të doja të isha për shembull pjesë e ‘Fan Club’, të isha opinioniste aty çdo të diel, do e shijoja sepse e ndjek me shumë pasion “BBV” e kam shumë qejf. E shijoj shumë spektaklin, po nuk do të jem pjesë e “Big Brother VIP””, tha Lei vitin e shkuar duke i dhënë kështu fund dyshimeve. Por këtë vit, prezantuesja e ka rikonsideruar ofertën.
Një tjetër emër është edhe ai i Drilon Hoxhës. Aktori dhe regjisori, vitet e fundit ka qenë shumë i angazhuar me projektet e tij filmike që ka sjellë për publikun. Por tashmë, është momenti që publiku ta njoh edhe atë si personazh, krahas filmave që ai prodhon dhe luan. Bëhet me dije se aktori do ti bashkohet kastit në lojë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Tiri Gjoci është një artist i ri në tregun muzikor, por që shumë shpejt ai ka bërë fansa, duke vlerësuar muzikën e mirë, por edhe natyrën e tij prej playboy. Një ftesë për këtë spektakël ka edhe për Tirin, që me gjasa do të jetë një ndër artistët që bëhet pjesë e këtij formati. Për Tirin, kjo do të jetë një mundësi e mirë, që të njihet nga publiku edhe si karakter dhe jo vetëm nëpërmjet muzikës së tij. Një tjetër emër i lakuar është edhe ai i Visjan Ukcenajt. Aktori, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e “Portokalli” është një ndër emrat e lakuar për të qenë pjesë e spektaklit. Si një personazh me shumë humor, por edhe ironi, jemi të sigurt që Visjani do ta gjente shpejt rrugën e suksesit në këtë reality.
Nga ana tjetër, Cubi Metkaj ishte aktorja që vitin e shkuar u përfol gjatë si një konkurrente e mundshme. Madje në ato muaj, vetë aktorja në deklaratat e saj linte të kuptohej se do të bëhej pjesë e lojës. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Natyrisht që edhe për Cubin ka pasur një ftesë, ndaj tashmë është në dorën e saj për të parë nëse do ta pranojë këtë herë ftesën për t’u bërë pjesë e reality për më shumë se 100 ditë.
Dori dhe Devi, ishprezantuesit e “Fiks Fare”, mund të jenë dy nga konkurrentët e fshehtë të këtij sezoni. Dyshja është zëvendësuar papritur nga Jul Deda dhe Xhemi Shehu, duke ngritur spekulime të mëdha. Thashetheme lart e poshtë ka se Dori dhe Devi do jenë pjesë e shtëpisë së famshme, por ende asgjë nuk është zyrtarizuar.
Një tjetër emër i përfolur është edhe ai i Sara Hoxhës. Ish-partnerja e Ledrit, tashmë është e angazhuar me biznesin e saj, duke mos pas më angazhime televizive. Dhe ndoshta tashmë, si single dhe me një dëshirë të madhe për të vijuar të qëndrojë një figurë e dashur për publikun, Sara do të tentojë edhe famën që ky reality ka. Megjithatë, blogerja ende nuk ka dhënë një përgjigje në lidhje me ftesën e mbërritur nga produksioni.
Dy emra të tjerë që deri ditët e fundit ishin komplet të fshehtë janë edhe Eugent Bushpepa dhe Kastro Zizo. Dy djemtë, pritet që këtë vit t’i thonë po garës për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Kastro Zizo është i njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh herë edhe ironike. Ndaj edhe prania e tij në këtë format po pritet me interes. Nga ana tjetër Eugenti është një artist shumë i dashur për publikun, por që rrallë e kemi parë të dalë nga arti i tij për të folur për jetën private.
Ndaj edhe kjo mundësi për të do të ishte një pikë e rëndësishme takimi mes tij dhe ndjekësve të tij. Një tjetër emër është edhe ai i Rinian Lekës. Ish-pjesëmarrës në Përputhen, djaloshi bëri për vete publikun. Me pamjen e tij prej modeli dhe me natyrën e djalit xhentil, ai mesa duket është gati që të provojë edhe këtë eksperiencë. Teksa organizatorët janë ende duke punuar për detaje të tjera, duket se kasti i emrave po plotësohet, duke lënë edhe disa emra surprizë, që me gjasa do të zbulohen në javët e fundit para fillimit të spektaklit.
-
E pabesueshme! Për herë të parë në Për’puthen, dy konkurrentët shokojnë studion dhe publikun, zbulohet lidhja mes tyre
Sezoni i ri i Për’puthen në Top Channel ka nisur me risi të shumta, teksa një surprozë e papritur ndodhi në puntatën e të premtes.
Për herë të parë në historinë e këtij emisioni, dy konkurrentë janë motër e vëlla.
Ata janë Rebeka dhe Ardi. Rebeka nuk e ka ditur që ka aplikuar dhe Ardi, e ka marrë vesh pasi është pranuar, duke surprizuar të gjithë në studio.
-
Bardhi zbulon emrin e vajzës pa e ditur Sara, ja çfarë thotë ajo
Mbrëmjen e djeshme, këngëtari i njohur Bardhi ka ndarë në rrjete sociale një postim me ndjekësit e tij.
Ky postim lidhej me projektin e tij muzikor i cili do të publikohet mbrëmjen e sotme dhe ka të bëj me vajzën e tij dhe të Sara Gjordenit e cila vjen në jetë së shpejti.
Nuk kishte si të mungonte një postim prej partneres së tij.Kjo e fundit ka ndarë një pjesë tepër të shkurtër të këngës teksa i ka dedikuar sy fjalë zemre dhe emocionuese bashkëshortit të saj.
Mirëpo në komentet e postimit të Sarës, Bardhi ka zbuluar se e ka thënë emrin e vajzës tek kënga. Cila ishte përgjigjia e Sarës?
“Gabimi yt më i bukur”- shkruan ajo. Për të zbuluar emrin e bebushes së çiftit na ndajnë edhe pak orë…
-
Diçka që lëviz, nuk do ta besoni se çfarë mban në çantë ish-banorja e BBVK-së(Foto)
Modelja e njohur dhe ish-banorja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Gresa Hoti është mjaft aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.
Gresa përmes postimit të fundit ka treguar se macen e saj e merr edhe nëpër udhëtime.
Modelja kësaj radhe macen e ka futur në çantë, ku njëjtë sot ka vepruar edhe këngëtarja e njohur, Kida.
-
Adrola Dushi sjell “tërmet” në rrjete, vë në pah të p*smet e saj në super formë, ndjekësit: Mu ndal fryma..
Adrola Dushi është tejet aktive në rrjete sociale.
Modelja e njohur ka publikuar një fotosesion të ri në rrjetin social Instagram, duke vënë në pah të pasmet.
Ky postim ku shfaqen linjat e saj trupore në super formë, mori me mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit e jo vetëm.
-
Genta Ismajli përfshihet në një aksident të rëndë në Amerikë. Foto
Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Genta Ismajli, është përfshirë në një aksident automobilistik në Amerikë.
Sipas burimeve për emisionin ”IN & Out”, këngëtarja u godit nga një polic në Shtetet e Bashkuara, konkretisht në Çikago.
Pas momenteve të vështira, mësohet se tani ka filluar të marrë veten dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Vetë këngëtarja nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për lajmin e ditëve të fundit, por nga burimet afër saj mësohet se gjendja shëndetësore është nën kontroll.
Megjithatë, aksidenti e ka ndalur për momentin realizimin e koncertit të saj, për të cilin ka kohë që ka nisur përgatitjet.
-
Nuk do ta besoni ndryshimin ‘drastik’ të Arjola Demirit
Arjola Demiri, një nga emrat më të njohur të industrisë së showbizit shqiptar, po bëhet temë diskutimi në mediat rozë dhe platformat sociale për një arsye të veçantë: ajo ka realizuar një transformim të jashtëzakonshëm fizik që ka lënë të gjithë pa fjalë.
Së fundmi, Arjola ka publikuar disa fotografi që tregojnë linjat e saj të reja, duke e çuar pamjen e saj në një tjetër nivel.
Në foton më poshtë, ajo shfaqet në top formë, duke theksuar angazhimin e saj për një stil jetese më të shëndetshëm dhe më aktiv. Rrobat që ajo ka zgjedhur për të përshkruar këtë transformim janë të zgjedhura me kujdes, duke i dhënë asaj një pamje elegante dhe moderne.
Ky ndryshim ka shkaktuar një valë komentesh pozitive nga ndjekësit e saj, të cilët e kanë mbështetur dhe lavdëruar për përkushtimin e saj.
Me mijëra pëlqime dhe komente entuziaste, Arjola ka dëshmuar se ajo është më shumë se një figurë e njohur; ajo është një inspirim për shumë njerëz që dëshirojnë të bëjnë ndryshime pozitive në jetën e tyre.