Category: Showbiz

  • Reagon Ronela Hajati pasi bëri lëmsh rrjetin për deklaratën se njeh shqiptarë si Diddy

    Reagon Ronela Hajati pasi bëri lëmsh rrjetin për deklaratën se njeh shqiptarë si Diddy

    Reagon Ronela Hajati pasi bëri lëmsh rrjetin për deklaratën se njeh shqiptarë si DiddyPak ditë më parë, këngëtarja Ronela Hajati shkaktoi zhurmë të madhe në rrjetet sociale pasi bëri një koment për festat e famshme të reperit Diddy dhe duke i lidhur ato me situatën në industrinë e muzikës në Shqipëri.

    Sot, Ronela ka bërë një tjetër reagim sërish në llogarinë e saj të Instagramit.“E si gjithmonë abuzohet, prandaj unë prej kohësh kam zgjedhur të mos nxjerr asnjë fjalë për asgjë çfarë ndodh. I vetmi aktivitet është të nxjerr këngë sepse dhe intervista më bazike përherë shoqërohet nga tituj që s’kanë kurrë lidhje me ç’flas apo me komente të hipotetikuara sepse keni kureshtje jo të shëndetshme.

    Më vjen kaq keq ku për çdo gjë që ndodh – Showbizi është i targetuar për veprimet më të ulëta nga një mentalitet i përgjithshëm që zor se mund të rregullohet në vendet tona.

    Diddy është një manjak me miliarda. Te ne i gjen që nëpër autobusa. Në showbizin tonë artistët dhe eventin më bazik ku shkojnë e nxjerrin nëpër dyqind story se paguhen. Stop targeting people kot dhe stop të vënit në gojët e të tjerëve, thashetheme të ndyra që i fryni vetë. Dhe po, ka emra sa të duash sinonim e mbase më keq se ai. I gjeni nëpër gazeta përditë!”

  • Reperi Fero fitoi çështjen mbi kujdestarinë e vajzës, reagon për herë të parë Arbenita Ismajli: Fëmijët do rriten dhe do kuptojnë se kush ishte…

    Reperi Fero fitoi çështjen mbi kujdestarinë e vajzës, reagon për herë të parë Arbenita Ismajli: Fëmijët do rriten dhe do kuptojnë se kush ishte…

    Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, ka reaguar për herë të parë lidhur me çështjen mbi kujdestarinë e vajzës së saj me reperin e njohur, Fero.

    Pas bujës së madhe në rrjet dhe pas një dekoratave të reperit se ajo nuk e linte të takonte të bijën, ajo ka thyer heshtjen duke dhënë një mesazh të qartë për të gjithë.

    Bukuroshja ka postuar një video në TikTok, ku shfaqet përkrah vajzës së saj, Ninës, ndërsa shkruan: “Fëmijët do rriten dhe do kuptojnë se te cili prind ishte problemi”.Kjo natyrisht se ka qenë një thumb për ish-partnerin e saj, me të cilin ka qenë bashkë për disa vite. Fero më herët tregoi se ka fituar kujdestarinë e vajzës.

    “Për të gjithë baballarët dhe nënat që nuk janë pranë fëmijëve të tyre, e lus Allahun e Madhërishëm të ju bashkojë sa më shpejt me fëmijët tuaj,” u shpreh ish-reperi.Ndër të tjera ai shtoi se është shumë i lumtur që ka pranë vogëlushen e tij duke u shprehur se është “duke fluturuar”.

    “Nuk e keni idenë se sa i lumtur jam pas bashkimit me vajzën, jam duke fluturuar.”Kujtojmë që disa ditë më parë Fero ka thënë se është në depresion dhe sipas tij, gjendja e rënduar emocionale iu krijua pikërisht se nuk ka takuar të bijën për një periudhë të gjatë.

    Sipas Feros, pas ndarjes nga Arbenita, vendimet që janë marrë për të bijën gjatë procesit të divorcit nuk respektohen nga ana e modeles.

    “Unë, si prind, po përjetoj padrejtësi të mëdha. Ka kohë që nuk më respektohen vendimet gjyqësore dhe nuk më lejohet të shoh vajzën time. Vajza udhëton në shtete të ndryshme pa lejen time, pa më informuar ku ndodhet. Sot, më është thënë se vajza ka ikur dhe nuk po marr asnjë informacion për të”, tha Fero.Kujtojmë që ish-çifti pësuan një ndarje aspak të mirë nga njëri-tjetri, kjo pasi artisti dhunoi dhe kërcënoi me jetë modelen, ndërsa kjo e fundit e denoncoi ish-bashkëshortin, të cili gjykata e la në paraburgim për 30 ditë.

    Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e çiftit, ku Fero ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin, ndërsa pas kësaj ai ka ushtruar dhunë mbi ish-partneren dhe e ka kërcënuar atë se “do të vrasë nëse ma merr vajzën.

  • Tha se njeh shqiptarë si Diddy, reagon sërish Ronela Hajati: I gjeni në..

    Tha se njeh shqiptarë si Diddy, reagon sërish Ronela Hajati: I gjeni në..

    Pak ditë më parë, këngëtarja Ronela Hajati shkaktoi zhurmë të madhe në rrjetet sociale pasi bëri një koment për festat e famshme të reperit Diddy dhe duke i lidhur ato me situatën në industrinë e muzikës në Shqipëri.

    Sot, Ronela ka bërë një tjetër reagim sërish në llogarinë e saj të Instagramit.

    “E si gjithmonë abuzohet, prandaj unë prej kohësh kam zgjedhur të mos nxjerr asnjë fjalë për asgjë çfarë ndodh. I vetmi aktivitet është të nxjerr këngë sepse dhe intervista më bazike përherë shoqërohet nga tituj që s’kanë kurrë lidhje me ç’flas apo me komente të hipotetikuara sepse keni kurreshtje jo të shëndetshme. Më vjen kaq keq ku për çdo gjë që ndodh – Showbizi është i targetuar për veprimet më të ulëta nga një mentalitet i përgjithshëm që zor se mund të rregullohet në vendet tona.

    Diddy është një manjak me miliarda. Te ne i gjen që nëpër autobusa. Në showbizin tonë artistët dhe eventin më bazik ku shkojnë e nxjerrin nëpër dyqind story se paguhen. Stop targeting people kot dhe stop të vënit në gojët e të tjerëve, thashetheme të ndyra që i fryni vetë. Dhe po, ka emra sa të duash sinonim e mbase më keq se ai. I gjeni nëpër gazeta përditë!”

  • E përfol në një lidhje me Elvana Gjatën dhe i martuar,reagon inxhinieri: “Do të përballeni…”

    E përfol në një lidhje me Elvana Gjatën dhe i martuar,reagon inxhinieri: “Do të përballeni…”

    Inxhinieri Elson Bajrakurtaj që përflitet se ka nisur një histori dashurie me këngëtarenElvana Gjata, ka reaguar për herë të parë mbi këto thashetheme në rrjetet sociale.Gjatë ditës së djeshme, në rrjetet sociale, kanë qarkulluar disa foto të tij, ku shihej pranë një vajze me fustan të bardhë, duke aluduar se ishte i martuar.
    Por në fakt, pamjet në fjalë ishin nga dasma e motrës së tij.Pas këtyre thashethemeve, Bajrakurtaj ka reaguar në rrjetet sociale, ku u shpreh se nuk ka asgjë për të fshehur, dhe në momentin që do të ketë dikë në krahë, vetë ai do ta ndajë këtë lajm me ndjekësit dhe miqtë.“Ky postim është për të gjitha pseudo-portalet që, edhe pse s’e meritojnë vëmendjen, përhapin fake news dhe tituj bombastik vetëm për disa klikime. Kur të vijë momenti që të kem dikë në krah, do jem unë i pari që do e ndaj lajmin me krenari. Nuk kam asgjë për të fshehur e as për t’ju frikësuar, aq me teper nga ju! Edhe pse nuk e meritoni energjinë time, nga ky moment ekipi im ligjor po mbledh fakte për të gjitha këto portale që përhapin mashtrime, dhe do përballeni me mua në gjyq”, shkruan Bajrakurtaj në rrjetet sociale.lllllllllllll

  • Pa prisni pak, Milaim Zeka dhe Einxhel Shkira do jenë opinionistët e ‘BBV’?

    Pa prisni pak, Milaim Zeka dhe Einxhel Shkira do jenë opinionistët e ‘BBV’?

    Prej disa kohësh është përfolur se Milaim Zeka do të jetë pjesë e ‘Big Brother Vip Kosova’ në këtë edicion, në rolin e opinionistit. Mirëpo, në rrjet po thuhet se edhe Einxhel Shkira do jetë po ashtu opinioniste.

    Tashmë produksionit i është bashkuar Olsa Muhameti në rolin e producentes ekzekutive. Nga ana tjetër moderatorët do vijojnë të mbeten Alaudin Hamiti dhe Jonida VokshiDeri tani mes emrave që janë përfolur për t’u bërë pjesë e këtij formati janë Meda, Bashkim Sahiti, Mevlan Shaba, Diona Fona, Fatlume Popovci, Arbër Zeka etj. Por në një intervistë, Olsa tha se asnjë prej emrave të përfolur nuk do jetë pjesë e BBVK3, duke shtuar se ky kast do jetë përtej të gjitha pritshmërive.

    Kujtojmë se edhe Einxhel Shkira ka dalë nga një program si Big Brother Vip 1, ku në fund fitoi dashurinë e DJ Dagz, me të cilin ka një djalë.

    Ky format pritet të startojë këtë javë, ndaj ka mbetur edhe shumë pak ditë deri kur të zbulojmë se kush do jenë banorët, moderatorët dhe opinionistët.

  • Jul Deda kritikon ashpër Albano Bogdon: Më ka ardhur keq që ka arritur në atë derexhe

    Jul Deda kritikon ashpër Albano Bogdon: Më ka ardhur keq që ka arritur në atë derexhe

    Aktori Julian Deda ka reaguar pas një intervistë të dhënë nga kolegu i tij Albano Bogdo, në të cilën ky i fundit gjatë bisedës përdorte fjalë banale.

    Në një reagim të bërë në rrjetet e tij sociale, Deda shprehet se ndihet i keqardhur kur shikon që kolegu i tij “ka rënë në këtë derexhe”, duke i thënë se nuk ka nevojë të bjerë në këtë nivel të të folurit sepse ka talent dhe është i formuar, e se publikun e ka fituar me talent dhe mënyrën si ka tejçuar humorin tek ta.

    Albano dhe Roberti e fyejnë rëndë, Buçko reagon duke recituar një poezi teksa gatuan: Ma sillni adresën e shtëpisë…

    Televizioni ka etikë thotë Juli, aq më tepër orari kur transmetohet.

    “Kam parë shumë video virale të bëra kohët e fundit, ku në qendër të videove është kolegu im, që kam bërë humor. Me thënë të vërtetën më ka ardhur keq që e kam parë në atë derexhe fjalori, jo se unë jam ëngjëll në të folur, por ka një gjë, ekrani në përgjithësi ka një lloj etike. E kërkon një lloj etike, për të cilën unë tregoj kujdes.

    Nuk jam kundër përmendjes së disa fjalëve tek tuk, aty ku shkon, rri fiks, por nëse bëhet qëllim në vetvete nuk është më art. Prandaj them që duhet të kemi shumë kujdes. Unë personin në fjalë e kam pasur koleg dhe e kam koleg, është shumë i talentuar, por kur e shikoj në këto lloj rrethanash them pse, arsyet pse është në këtë derexhe.

    Ti vëlla nuk ke nevojë të shkosh në këtë lloj niveli sepse ti ke talent. E ke fituar publikun me talentin dhe humorin tënd. E kuptoj kur je nëpër lokale, ose ambiente më intime, por në televizion, ka etikë, aq më tepër orari kur transmetohet”, tha ai.

  • “Pse më hoqe nga Portokallia, mbaje mend…”, përballja live mes Salsano Rrapit dhe Kiara Titos

    “Pse më hoqe nga Portokallia, mbaje mend…”, përballja live mes Salsano Rrapit dhe Kiara Titos

    Disa ditë më parë në media qarkulluan zërat se Salsano Rrapi nuk do të ishte më pjesë e Portokalli, dhe shkak për këtë duket se ishte bërë përzgjedhja e Kiara Titos si moderatore.

    Aludimet nga publiku ishin të shumta, duke nisur nga mos prania e aktorit dhe moderatorit në promon e “Portokallisë” e deri te ‘zënkat’ e Salsanos me Luiz Ejllin. Por këto thashetheme janë hedhur poshtë një ditë më parë nga Salsano dhe Kiara. Kjo e fundit ishte në një lidhje telefonike me emisionin “Ndryshe”, në Top Albania Radio, me Elona Duron dhe Rrapin.

    “Me thënë të drejtën jam habitur kur u zgjova atë mëngjes që kishin shpërthyer lajmet. Më thanë ‘pse ke hequr Salsanon, ç’punë ke me Salsanon?”. U thashë ‘as vetë nuk e dija këtë gjë, edhe vetë po e shoh për herë të parë’. E konfirmoj se nuk e kam hequr Salsanon”, tha Kiara Tito.

    Ndërkohë aktori ‘paralajmëroi’ moderatoren se “tani që më hoqe mua mbaje mend se ç’ke për të hequr ti në “Portokalli””.

    Pjesë nga biseda:

    Elona: Më trembi lajmi, është Salsano, nuk është Salsano. Po vjen Kiara, mos ndoshta ka spostuar Salsanon. Çfarë ka ndodhur mes Kiarës dhe Salsanos?

    Salsano: Mund t’a sqarojmë këtë histori?

    Elona: Kiara Tito mirëmbrëma

    Kiara: Përshëndetje

    Salsano: Kiara pse më hoqe nga “Portokalli”?

    Kiara: Me thënë të drejtën jam habitur kur u zgjova atë mëngjes që kishin shpërthyer lajmet. Më thanë ‘pse ke hequr Salsanon, ç’punë ke me Salsanon?”. U thashë ‘as vetë nuk e dija këtë gjë, edhe vetë po e shoh për herë të parë’. E konfirmoj se nuk e kam hequr Salsanon

    Salsano: Edhe para dy sezoneve ka ndodhur e njëjta gjë. Unë nuk isha në spot dhe thjesht aluduan. Por nuk e di se pse këtë vit u bë lidhja me ty, erdhe ti dhe më hoqe mua. E gjithë logjika nuk shkon, pse duhet të më hiqje ti?

    Kiara: Mbase ngaqë isha unë që mbaja portokallin, e thanë ‘ç’ne kjo këtu’.

    Elona: Thellë-thellë Kiara ti ke menduar se ardhja jote në “Portokalli” mund të ketë spostuar moderatorë, është e vërtetë?

    Kiara: Jo, kurrë, kurrë

    Salsano: E para e punës unë i duhem Kiarës. Se pastaj thanë edhe për Luizin, ka thënë hiqe atë.

    Kiara: Jo, i hedhim poshtë edhe këto zëra. Madje jam shumë e lumtur që do të prezantojmë bashkë dhe besoj se do ia dalim më së miri.

    Salsano: Kiara, tani që më hoqe mua mbaje mend se ç’ke për të hequr ti në “Portokalli”. Shpresoj t’ia kalojmë shumë mirë sepse prurjet e reja janë dhe më të mira në “Portokalli”, vjen një frymë e re. Me Nevinën do të merremi vesh shumë mirë, pavarësisht Nevina ka një sezon që ka ardhur, besoj se do të bashkëpunojmë shumë mirë dhe do të kemi një sezon të mrekullueshëm bashkë.

  • “Vjehrrë e lumtur, nuse e lumtur”, Loredana publikon foto me vjehrrën!

    “Vjehrrë e lumtur, nuse e lumtur”, Loredana publikon foto me vjehrrën!

    Loredana prej një kohë të gjatë është në lidhje dashurie me futbollistin e Dortmundit, Karim Adayemi. Që nga dita që bën publike romancën e tyre çifti nuk është ndalur së postuari së bashku.Mirëpo së fundmi reperja ka bërë një postim në “InstaStory” me mamanë e partnerit.
    Mesa duket lidhja e dyshes ka shkuar deri në stadin ku Loredana del me familjarët e Karimit dhe e quan nënën e tij “vjehrrë”.Të dyja ato shfaqen teksa ndjekin futbollistin kur luan në ndeshjen kundër Celtic, në kuadër të Ligës së Kampionëve.’Vjehrrë e lumtur, nuse e lumtur’’, ka shkruar Loredana.

  • “Ma sill ta q*”/Albano Bogdo dhe Robert Berisha tallen keq me ish-fermerin

    “Ma sill ta q*”/Albano Bogdo dhe Robert Berisha tallen keq me ish-fermerin

    Albano Bogdo ka qenë i ftuar në episodin e fundit të Robert Berishës, “Robi Plaket Kur Don Vet”. Mirëpo nuk dihet se çfarë e ka nxitur dyshen që të tallen dhe të ofendojnë ish-fermerin, Gledis Gegaj. Gjatë intervistës, Albano e pyet papritur Robertin se si do të reagonte nëse do të niste një romancë të re dhe partnerja e tij do t’i thoshte se e ka tradhtuar duke bërë seks me ‘Buçkon’ dhe Valerin.

    Në përgjigjen e tij, Roberti shprehet si fillim me shaka duke iu drejtuar partneres imagjinare se pas këtij veprimi e do më shumë pasi më mirë ta tradhtojë me Buçkon dhe Valerin sepse janë “burra” e më pas thotë: “Ma sill ta q*”.

    Kujtojmë se Albano, Roberti, Valeri dhe Gledisi kanë qenë konkurrentë në “Ferma VIP” dhe shpesh kishin përplasje me njëri-tjetrin.

  • Tregon me ngulm pranimin nga familja e Bardhit, Sara Gjordeni poston bisedën me vjehrrën

    Tregon me ngulm pranimin nga familja e Bardhit, Sara Gjordeni poston bisedën me vjehrrën

    Sara Gjordeni, së fundmi ka zbuluar marrëdhënien që ka me nënën e këngëtarit, Bardhi Idrizi. Në fillesat e lidhjes së Sarës dhe Bardhit, familja e këtij të fundit nuk ka qenë dakord por duket se gjërat kanë ndryshuar.

    Këtë e ka bërë të ditur vetë ish-banorja e Big Brother, teksa ka postuar disa mesazhe me vjehrrën e saj në “InstaStory” ku shkruan: Nani Selvush, vjehrra që i uroj çdo vajze.”
    Në bisedën e publikuar duket se nëna e Bardhit po thur një palë doreza për bebushen e çiftit e cila pritet të vi në jetë së shpejti.

    Kujtojmë që raporti mes çiftit Bradhi Idrizi dhe Sara Gjordeni prej muaj është përfolur në median rozë por jo vetëm. Shpeshherë është përmëndur edhe marrëdhënia e ish-misit me familjarët e Bardhit.