Category: Showbiz

  • Jul Deda kritikon ashpër Albano Bogdon: Më ka ardhur keq që ka arritur në atë derexhe

    Jul Deda kritikon ashpër Albano Bogdon: Më ka ardhur keq që ka arritur në atë derexhe

    Aktori Julian Deda ka reaguar pas një intervistë të dhënë nga kolegu i tij Albano Bogdo, në të cilën ky i fundit gjatë bisedës përdorte fjalë banale.

    Në një reagim të bërë në rrjetet e tij sociale, Deda shprehet se ndihet i keqardhur kur shikon që kolegu i tij “ka rënë në këtë derexhe”, duke i thënë se nuk ka nevojë të bjerë në këtë nivel të të folurit sepse ka talent dhe është i formuar, e se publikun e ka fituar me talent dhe mënyrën si ka tejçuar humorin tek ta.

    Albano dhe Roberti e fyejnë rëndë, Buçko reagon duke recituar një poezi teksa gatuan: Ma sillni adresën e shtëpisë…

    Televizioni ka etikë thotë Juli, aq më tepër orari kur transmetohet.

    “Kam parë shumë video virale të bëra kohët e fundit, ku në qendër të videove është kolegu im, që kam bërë humor. Me thënë të vërtetën më ka ardhur keq që e kam parë në atë derexhe fjalori, jo se unë jam ëngjëll në të folur, por ka një gjë, ekrani në përgjithësi ka një lloj etike. E kërkon një lloj etike, për të cilën unë tregoj kujdes.

    Nuk jam kundër përmendjes së disa fjalëve tek tuk, aty ku shkon, rri fiks, por nëse bëhet qëllim në vetvete nuk është më art. Prandaj them që duhet të kemi shumë kujdes. Unë personin në fjalë e kam pasur koleg dhe e kam koleg, është shumë i talentuar, por kur e shikoj në këto lloj rrethanash them pse, arsyet pse është në këtë derexhe.

    Ti vëlla nuk ke nevojë të shkosh në këtë lloj niveli sepse ti ke talent. E ke fituar publikun me talentin dhe humorin tënd. E kuptoj kur je nëpër lokale, ose ambiente më intime, por në televizion, ka etikë, aq më tepër orari kur transmetohet”, tha ai.

  • “Pse më hoqe nga Portokallia, mbaje mend…”, përballja live mes Salsano Rrapit dhe Kiara Titos

    “Pse më hoqe nga Portokallia, mbaje mend…”, përballja live mes Salsano Rrapit dhe Kiara Titos

    Disa ditë më parë në media qarkulluan zërat se Salsano Rrapi nuk do të ishte më pjesë e Portokalli, dhe shkak për këtë duket se ishte bërë përzgjedhja e Kiara Titos si moderatore.

    Aludimet nga publiku ishin të shumta, duke nisur nga mos prania e aktorit dhe moderatorit në promon e “Portokallisë” e deri te ‘zënkat’ e Salsanos me Luiz Ejllin. Por këto thashetheme janë hedhur poshtë një ditë më parë nga Salsano dhe Kiara. Kjo e fundit ishte në një lidhje telefonike me emisionin “Ndryshe”, në Top Albania Radio, me Elona Duron dhe Rrapin.

    “Me thënë të drejtën jam habitur kur u zgjova atë mëngjes që kishin shpërthyer lajmet. Më thanë ‘pse ke hequr Salsanon, ç’punë ke me Salsanon?”. U thashë ‘as vetë nuk e dija këtë gjë, edhe vetë po e shoh për herë të parë’. E konfirmoj se nuk e kam hequr Salsanon”, tha Kiara Tito.

    Ndërkohë aktori ‘paralajmëroi’ moderatoren se “tani që më hoqe mua mbaje mend se ç’ke për të hequr ti në “Portokalli””.

    Pjesë nga biseda:

    Elona: Më trembi lajmi, është Salsano, nuk është Salsano. Po vjen Kiara, mos ndoshta ka spostuar Salsanon. Çfarë ka ndodhur mes Kiarës dhe Salsanos?

    Salsano: Mund t’a sqarojmë këtë histori?

    Elona: Kiara Tito mirëmbrëma

    Kiara: Përshëndetje

    Salsano: Kiara pse më hoqe nga “Portokalli”?

    Kiara: Me thënë të drejtën jam habitur kur u zgjova atë mëngjes që kishin shpërthyer lajmet. Më thanë ‘pse ke hequr Salsanon, ç’punë ke me Salsanon?”. U thashë ‘as vetë nuk e dija këtë gjë, edhe vetë po e shoh për herë të parë’. E konfirmoj se nuk e kam hequr Salsanon

    Salsano: Edhe para dy sezoneve ka ndodhur e njëjta gjë. Unë nuk isha në spot dhe thjesht aluduan. Por nuk e di se pse këtë vit u bë lidhja me ty, erdhe ti dhe më hoqe mua. E gjithë logjika nuk shkon, pse duhet të më hiqje ti?

    Kiara: Mbase ngaqë isha unë që mbaja portokallin, e thanë ‘ç’ne kjo këtu’.

    Elona: Thellë-thellë Kiara ti ke menduar se ardhja jote në “Portokalli” mund të ketë spostuar moderatorë, është e vërtetë?

    Kiara: Jo, kurrë, kurrë

    Salsano: E para e punës unë i duhem Kiarës. Se pastaj thanë edhe për Luizin, ka thënë hiqe atë.

    Kiara: Jo, i hedhim poshtë edhe këto zëra. Madje jam shumë e lumtur që do të prezantojmë bashkë dhe besoj se do ia dalim më së miri.

    Salsano: Kiara, tani që më hoqe mua mbaje mend se ç’ke për të hequr ti në “Portokalli”. Shpresoj t’ia kalojmë shumë mirë sepse prurjet e reja janë dhe më të mira në “Portokalli”, vjen një frymë e re. Me Nevinën do të merremi vesh shumë mirë, pavarësisht Nevina ka një sezon që ka ardhur, besoj se do të bashkëpunojmë shumë mirë dhe do të kemi një sezon të mrekullueshëm bashkë.

  • “Vjehrrë e lumtur, nuse e lumtur”, Loredana publikon foto me vjehrrën!

    “Vjehrrë e lumtur, nuse e lumtur”, Loredana publikon foto me vjehrrën!

    Loredana prej një kohë të gjatë është në lidhje dashurie me futbollistin e Dortmundit, Karim Adayemi. Që nga dita që bën publike romancën e tyre çifti nuk është ndalur së postuari së bashku.Mirëpo së fundmi reperja ka bërë një postim në “InstaStory” me mamanë e partnerit.
    Mesa duket lidhja e dyshes ka shkuar deri në stadin ku Loredana del me familjarët e Karimit dhe e quan nënën e tij “vjehrrë”.Të dyja ato shfaqen teksa ndjekin futbollistin kur luan në ndeshjen kundër Celtic, në kuadër të Ligës së Kampionëve.’Vjehrrë e lumtur, nuse e lumtur’’, ka shkruar Loredana.

  • “Ma sill ta q*”/Albano Bogdo dhe Robert Berisha tallen keq me ish-fermerin

    “Ma sill ta q*”/Albano Bogdo dhe Robert Berisha tallen keq me ish-fermerin

    Albano Bogdo ka qenë i ftuar në episodin e fundit të Robert Berishës, “Robi Plaket Kur Don Vet”. Mirëpo nuk dihet se çfarë e ka nxitur dyshen që të tallen dhe të ofendojnë ish-fermerin, Gledis Gegaj. Gjatë intervistës, Albano e pyet papritur Robertin se si do të reagonte nëse do të niste një romancë të re dhe partnerja e tij do t’i thoshte se e ka tradhtuar duke bërë seks me ‘Buçkon’ dhe Valerin.

    Në përgjigjen e tij, Roberti shprehet si fillim me shaka duke iu drejtuar partneres imagjinare se pas këtij veprimi e do më shumë pasi më mirë ta tradhtojë me Buçkon dhe Valerin sepse janë “burra” e më pas thotë: “Ma sill ta q*”.

    Kujtojmë se Albano, Roberti, Valeri dhe Gledisi kanë qenë konkurrentë në “Ferma VIP” dhe shpesh kishin përplasje me njëri-tjetrin.

  • Tregon me ngulm pranimin nga familja e Bardhit, Sara Gjordeni poston bisedën me vjehrrën

    Tregon me ngulm pranimin nga familja e Bardhit, Sara Gjordeni poston bisedën me vjehrrën

    Sara Gjordeni, së fundmi ka zbuluar marrëdhënien që ka me nënën e këngëtarit, Bardhi Idrizi. Në fillesat e lidhjes së Sarës dhe Bardhit, familja e këtij të fundit nuk ka qenë dakord por duket se gjërat kanë ndryshuar.

    Këtë e ka bërë të ditur vetë ish-banorja e Big Brother, teksa ka postuar disa mesazhe me vjehrrën e saj në “InstaStory” ku shkruan: Nani Selvush, vjehrra që i uroj çdo vajze.”
    Në bisedën e publikuar duket se nëna e Bardhit po thur një palë doreza për bebushen e çiftit e cila pritet të vi në jetë së shpejti.

    Kujtojmë që raporti mes çiftit Bradhi Idrizi dhe Sara Gjordeni prej muaj është përfolur në median rozë por jo vetëm. Shpeshherë është përmëndur edhe marrëdhënia e ish-misit me familjarët e Bardhit.

  • Çmendet rrjeti! Beyonce ka rrëmbyer Sia-n?

    Çmendet rrjeti! Beyonce ka rrëmbyer Sia-n?

    Thashetheme po qarkullojnë gjerë e gjatë në media. Shumë persona pretendojnë se Beyonce ka rrëmbyer këngëtaren e mirënjohur Sia dhe këtë të fundit po e mban rob në një strehë të fshehur, ndërsa po i bën presion që të shkruajë këngë. Për më tepër hashtagu #SaveSia, është trend në X (i njohur më parë si Twitter) dhe shumë përdorues po dëshifrojnë tweet-et e Sia-s për të kërkuar lutjet e fshehura për ndihmë.Megjithatë është ende e paqartë se si gjërat kanë filluar. Sipas një artikulli të Buzzfeed të korrikut 2016, mund të ketë filluar me intervistën e Sia-s në 2015, me Rolling Stones. Asokohe Sia iu referua bashkëpunimit të saj me Beyonce si një “kamp shkrimi.” Duke marrë shkas dhe nga skandali i fundit i Diddy-t ku thuhet se bashkëpunëtor me të janë edhe Beyonce me Jay Z, fansat kanë ngritur dyshimet e tyre nëpër rrjet duke marrë gjithashtu shkas nga postimet e bëra prej Sias nëpër rrjete sociale të tilla si:

  • “Kjo e reja më mori vendin” Ç’po ndodh mes Kiara Titos dhe Cubi Metkaj?

    “Kjo e reja më mori vendin” Ç’po ndodh mes Kiara Titos dhe Cubi Metkaj?

    Aktorja e njohur e humorit, Esmeralda Metkaj e njohur si Cubi, duket se ka konfirmuar zërat që kanë qarkulluar në mediat rozë, që moderimi i Portokallisë nga Kiara Tito, nuk është pritur dhe aq mirë në radhën e trupës së humorit.

    E ftuar në Top Albania Radio, Cubi ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e moderimit të emisionit “Portokalli” i cili nis më 6 tetor.
    Salsano: Do doje të ishe prezantuese e Portokallisë?Cubi: Sigurisht që po! Por ma morën ma morën në moment të fundit.Elona Duro: Kush ta ka marrë Nevina apo Kiara?Cubi: Kiara, kjo e reja. (qesh).Elona Duro: Prandaj e dua Cubin unë, bam bam aty.Salsano: Po ti e kishe shfaqur më përpara këtë dëshirë apo kurrë?Cubi: E kisha shfaqur nëpër ëndrrat e mia. Ja thash dikujt por s’ma dëgjoi…Edhe përse Cubi e bëri deklaratën me shaka, shakaja është gjysma e së vërtetë. Pak ditë më parë u përfol se edhe Salasano ishte i pakënaqur me përzgjedhjen e Kiarës, por më në fund është konfirmuar drejtimi i tij krah dy vajzave.

  • Njihuni me opinionistin e parë të “Big Brother VIP Kosova”

    Njihuni me opinionistin e parë të “Big Brother VIP Kosova”

    “Big Brother VIP Kosova” do të vijë këtë edicion me disa risi, duke përfshirë ndryshime në strukturën organizative dhe emra të rinj që do t’i bashkohen produksionit.

    Këtë sezon, spektakli do të ketë Olsa Muhametin në rolin e producentes ekzekutive, duke sjellë një frymë të re në program.

    Ndërsa thuhet se Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi do të vazhdojnë të jenë moderatorët, një figurë e njohur e ekranit është konfirmuar si opinionist. Bëhet fjalë për Milaim Zeka.

    Ai do të ulet në karrigen e një prej opinionistëve të këtij programi.

    Për sa i përket pjesëmarrësve të mundshëm, janë përfolur emra si Bashkim Sahiti, Mevlan Shaba, Diona Fona dhe Arbër Zeka.

  • “Ma sill ta q*”- Albano dhe Roberti e fyejnë rëndë, Buçko i thur poezi teksa gatuan: Ma sillni adresën e shtëpisë…

    “Ma sill ta q*”- Albano dhe Roberti e fyejnë rëndë, Buçko i thur poezi teksa gatuan: Ma sillni adresën e shtëpisë…

    Albano Bogdo ka qenë i ftuar në episodin e fundit të Robert Berishës, “Robi Plaket Kur Don Vet”.

    Mirëpo nuk dihet se çfarë e ka nxitur dyshen që të tallen dhe të ofendojnë ish-fermerin, Gledis Gegaj.

    Gjatë intervistës, Albano e pyet papritur Robertin se si do të reagonte nëse do të niste një romancë të re dhe partnerja e tij do t’i thoshte se e ka tradhtuar duke bërë seks me ‘Buçkon’ dhe Valerin.

    Në përgjigjen e tij, Roberti shprehet si fillim me shaka duke iu drejtuar partneres imagjinare se pas këtij veprimi e do më shumë pasi më mirë ta tradhtojë me Buçkon dhe Valerin sepse janë “burra” e më pas thotë: “Ma sill ta q*”.

    Pas këtyre fyerjeve, ka ardhur menjëherë reagimi i Buçkos i cili ka përgatitur disa biskota në formën e dorës. Ajo që vihet re është se me anë të biskotave ai i ka drejtuar gishtin e mesit, teksa ka treguar dhe recetën me anë rtë një poezie teksa shpesh flet edhe për dy ish-fermerët

    VIDEO KETU

  • “Ma sill ta q*” – Albano Bogdo dhe Roberti shpërthejnë në ofendime dhe tallen keq me ish-fermerët

    “Ma sill ta q*” – Albano Bogdo dhe Roberti shpërthejnë në ofendime dhe tallen keq me ish-fermerët

    Albano Bogdo ka qenë i ftuar në episodin e fundit të Robert Berishës, “Robi Plaket Kur Don Vet”.

    Mirëpo nuk dihet se çfarë e ka nxitur dyshen që të tallen dhe të ofendojnë ish-fermerin, Gledis Gegaj.

    Gjatë intervistës, Albano e pyet papritur Robertin se si do të reagonte nëse do të niste një romancë të re dhe partnerja e tij do t’i thoshte se e ka tradhtuar duke bërë seks me ‘Buçkon’ dhe Valerin.

    Në përgjigjen e tij, Roberti shprehet si fillim me shaka duke iu drejtuar partneres imagjinare se pas këtij veprimi e do më shumë pasi më mirë ta tradhtojë me Buçkon dhe Valerin sepse janë “burra” e më pas thotë: “Ma sill ta q*”.

    Kujtojmë se Albano, Roberti, Valeri dhe Gledisi kanë qenë konkurrentë në “Ferma VIP” dhe shpesh kishin përplasje me njëri-tjetrin.